• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çun Lajçi, një artist i merituar-Merr pjesë Kryeministri Haradinaj

September 30, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi/

1 Cuni

PRISHTINË, 29 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/

2 Haradinaj Thaci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi.Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë këtë përmbledhje poezish, duke e quajtur artist të merituar aktorin dhe poetin Lajçi.  “Te Çuni e shoh një artist të merituar, por që jeta e ka sfiduar shumë. Si pjesëtar i një populli të vuajtur, por që nuk është dorëzuar, Çunin e shoh edhe si luftëtarë që me armët e veta lufton dhe nuk e ndalë luftën për temat që i ka të vetat, i ka të popullit të vet, të bindjeve të veta”, tha kryeministri Haradinaj.Duke përgëzuar autorin Lajçi për këtë vepër, kryeministri Haradinaj tha se ai e ka pasuruar kombin dhe Kosovën me vlerat artistike dhe me qasjen e tij ndaj artit skenik.Para të pranishmëve, për librin e Çun Lajçit, folën edhe Besnik Mustafaj, shkrimtarët Jonuz Fetahaj, Abdullah Zeneli, ish-ambasadori Islam Lauka. Në fund aktori dhe poeti Lajçi i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje./b.j/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Cun Lajci, Haradinaj, promovim

Çun Lajçi, “Mjeshtër i Madh”

July 18, 2017 by dgreca

 20170718153444221600Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin kosovar Çun Lajçi, shkruan KultPlus. Në arsyetimin e këtij titulli, thuhet se titulli “Mjeshtri i Madh”, i është ndarë për veprimtarinë e tij profesionale si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Kinematografisë shqiptare në përgjithësi: për realizimin e rreth 200 roleve në teatër dhe mbi 30 role në filma të ndryshëm artistik në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Kroaci, Serbi, Holandë…Dhe po në këtë dedikim është spikatë edhe roli i Çun Lajçi në vitet e 90-ta, i cili është treguar me rolin e tij “Kosova djep lirie”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Cun Lajci, Mjeshter i Madh

“FJALËS NESËR I BËHET VONË”

January 6, 2016 by dgreca

Shkruan: Dr. Islam LAUKA/
Ky është një libër që kur e lexon, nuk të le rehat, të fut në mendime. Ndodh kjo, sepse ai është një libër thellësisht aktual. Në të nuk flitet askund, për shembull, për marrëveshjen e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi, por kur lexon vargje të tilla si ” atdheu nuk shitet as nuk blihet”, atdheu po rrudhet, po grimcohet”, se “po ua hedhin qenve mishin e gjakun” e tij, mendja të shkon menjëherë tek ajo marrëveshje, në bazë të së cilës, për fat të keq, Malit të Zi po i falen mbi 8200 hektarë tokë që i përkasin Kosovës.
Poeti Çun Lajçi është tejet kritik ndaj pushtetit, i cili, sipas tij, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për realitetin e hidhur në Kosovë. “Kush i ik popullit, i ik atdheut e Zotit”, thotë poeti. Milan Kundera ka shkruar se lufta kundër pushtetit, në thelb, është luftë e kujtesës kundër harresës. Çun Lajçi na ndihmon të mos harrojmë traditat tona, kulturën dhe gjuhën tonë.
Poezia e tij, duke qënë kritike, shpesh është edhe tragjike. Në të ka shumë dhimbje. Poezia “ikja e çlirimtareve” është e tillë. Midis refugjatëve shqiptarë, Çun Lajçi nuk u drejtohet të rinjve, as të rejave, madje as intelektualëve (trurit të kombit), por një kategorie krejt të veçantë, luftëtarëve të UÇK-së, që, pasi bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, tani nuk kanë bukë për të ushqyer fëmijët, sepse, siç thotë poeti, “ata nuk hanë vargje, as poezi”.
Përse ndodh kjo hemoragji ? Çun Lajçi e ka një përgjigje: sepse pushtetarët “po hanë liri”, ndërsa çlirimtarët “po blejnë robëri”. A ka gjë më tragjike se sa ata që dje me gjakun e tyre çliruan Kosovën, sot detyrohen të marrin rrugët e botës?
Poezia e Çun Lajçit është e ngrohtë, njerëzore, ai bisedon me të vdekurit si me të gjallët dhe lexuesi, pa e ndjerë, futet edhe vetë në bisedë me ta.
Poezia e Çun Lajçit është shumë shprehëse, e pasur me figura letrare, sidomos metafora. Kur poeti ngjitet bjeshkës, të duket sikur së bashku me të, ngjitesh edhe ti, mes këngës së zogjve (shpesh të qyqes), gurgullimës së rrëkeve, barit të gjelbër, liqeneve alpine.
Çun Lajçi është misionar. Në një vjershë të tij, ai shkruan se “ka pi tamel ulkonjash”. Po edhe ujku është misionar, thonë në Tropojë. Misioni i Çun Lajçit është mision në shërbim të kombit, të atdheut. Ai është kundër relativizimit të moralit, për të e keqja është e keqe dhe e mira, e mirë, tek ai ato janë të ndara qartazi dhe jo sic thonë pseudomodernistët, se ato janë njëlloj dhe mund të alternohen.
Këto ditë, në Tiranë, në prani të Kryeministrit Rama, iu dha çmimi autores Rita Petro, për librin e saj “Vrima”. U tha se ky çmim është dhënë për kopertinën, pra për bibliofili. Mbase, kështu është, po kur hap kopertinën, veç “vrimës”, nuk gjen asnjë vlerë tjetër. Në këtë kontekst, më shumë se çmim për bibliofili, në gjykimin tim, ai është një cmim për përversofili.
Libri i Çun Lajçit është dicka krejt tjetër. Ai është një libër me vlerë, që himnizon vlerat tona, pa të cilat, nuk do të ishim këta që jemi.
Unë u jam mirënjohës mikut tim Çun Lajçit dhe shtëpisë botuese “Buzuku” që, në prag të vitit të ri 2016, na kanë bërë një dhuratë kaq të bukur, si libri “Fjalës nesër i bëhet vonë”.

Prishtinë, 27 dhjetor 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Cun Lajci, Fjales neser, i behet vone

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT