KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK I DHA LAMTUMIRËN MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!/
Komuniteti shqiptar në New York ka përcjellë të mërkurën, me 5 ershor 2013, për në banesën e fundit 44 vjecaren Manjola Mirakaj Libohova, bijën e Lekë dhe Doloreza Mirakaj, bashkëshorten e Agjah Libohoves, nënën e dashur të Anës dhe Emës,Manjola Miraka Libohova. Cdo vdekje është e dhimbshme, por ikja e Manjolës ishte tepër e rëndë, përballja me sëmundjen e rëndë, ishte një betejë e vështirë, që Manjola nuk mundi ta fitojë me gjithë kurajon e madhe, me gjithë dëshirën për jetën. Manjola u lind në kampin e internimit të Gradishtës më 24 janar 1969 dhe ndërroi jetë me 31 maj 2013. Fëmijëria e saj u përballë me absurdin e diktaturës, ku në vend të lodrave i afruan apelin e detyruar. Në bisedat e moshatarëve të saj Hakik Mena, Sokol Kupi e të tjerë, të cilët janë rritur bashkë,kanë shkuar bashkë në shkollë, e kupton se cfarë vajze e rrallë ishte Manjola.
Esseja që përcolli Eugen Mërlika përmes gazetës Dielli ishte një homazh shpirtëror i përkryer, ishte një homazh që përcillte Manjolën, por që përgjithësonte të gjithë rininë nacionaliste të lindur dhe të vuajtur në kampet e internimit, ishte mesazh për të gjitha vajzat si Manjola.
Leka dhe Dolorezi gjejnë forca që ta përmbajnë veten dhe të presin ngushëllimet edhe të mërkurën në mëngjes në Shtëpinë Mortore Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Është momenti ndarjes më bijën e tyre të dashur, që e deshën aq shumë, që i dhanë gjithcka për t’ia lehtësuar sëmundjen, por që ja në ato caste u duhet të ndahen prej saj dhe i thonë nja dy fjalë përmes dhimbjes duke u përkulur mbi arkivol.
Më pas kortezhi i gjatë me shumë pjesmarrës i drejtohet Kishës St. Thomas, ku mbahet Mesha e Dritës, ku do të përcillen lutjet për shpirtin e Manjolës. Meshën e drejtoi Dom Nikolin Përgjini, i cili edhe vetë e ka përjetuar internimin dhe fjalët e tij depërtojnë në cdo shpirt që është ulur aty në ndenjëset e sallës së lutjeve. Ai kujton se si para katër vitesh Manjola përcillte mesazhe shprese tek përcillte njeriun e dashur të familjes,por ja, sot lutjet bëhen për shpirtin e asaj vete, Manjolës. Predikohet shpresa dhe besimi për të kapërcyer dhimbjen.
Pas meshës një orëshe kortezhi merr rrugën drejt Varrezave Saint Charles Cemetery at 2015 Wellwood Ave Farmingdale.
Dom Nikolin Përgjini aty mbi varrin e hapur, ku është vendosë arkivoli me trupin e pajetë të Manjolës mban lutjen e fundit. Dënesa dhe lot, pshertima dhimbjeje dëgjohen në turmë. Të gjithë vendosin lule mbi arkivol. Sa shumë lule! Lule ishte dhe vetë vajza e bukur e kampeve të internimit. Nëna Dolorez, i ka ulur sytë e përlotur mbi arkivol dhe përcjell dhimbjen. Leka, i ati vajzës, që ka përballuar situata të vështira në hetusinë dhe burgjet e diktaturës, në kampet e internimit, dhe ka treguar karate te forte, arrin ta mbajë veten dhe përcjell tek pjesmarrësit e shumtë në varrim mesazhe falenderimi e mirësie. Pas varrimit familja shtroi drekën e fundit për Mnajolën!
Lamtumirë Manjola, vajza me karakter të fortë e kampeve të internimit! Shpirti në Paqë!