• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA- NJË FOTOGRAFI-NJË HISTORI- DEGA NR.4 MANCHESTER, N.H.

June 1, 2020 by dgreca

2 Qershor 1912, Manchester, New Hampshire. Në dekadën e fundit të shkullit XIX dhe dekadat e para të shekullit XX Shqiptarët e Jugut kur emigruan grupe-grupe në Tokën e lirisë, i mbanin këmbët në Massachusetts, që ishte një nga qendrat më të mëdha mikrpitëse për shqiptarët. Një masë jo e vogël shqiptarësh kishin zënë vend edhe në qytetin e Manchester-New Hampshire, qytet i ndërtuar pranë lumit Merrimack në jug të New Hamshire.Nuk dihet se cfarë i tërhoqi shqiptarët drejt Machesterit, ndoshta një fabrikë e vjetër pëlhurash, që i ka dhënë emër Manchesterit për Industrinë tekstile. Gjithësesi pas themelimit të Federatës, dega e Manchesterit ishte ndër të parat që u planifikua që të formohej në fillim të qershorit 1912.

Kryesia e Deges ne Manchester.

Organizator i kësaj dege ishte vetë Faik Konica, që së bashku me Imzot Nolin dhe editorin e Diellit Kristo Floqi ishin përgjegjës për ngritjen e degëve.

Para se të formohej dega e Vatrës, në Manchester egzistonte Klubi ”Zgjimi”, në sallën e të cilit u organizua formimi i degës nr.4, degës së Manchesterit. Faik Konica që shquhej për gojtari u tregoi arsyen përse ishin bashkuar shqiptarët në Federatën Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” dhe Misionin e saj Kombëtar. Pastaj bënë zgjedhjet. Pleqësia u zgjodh kështu: Kryetar z. Theodos P. Spiro, Sekretar u zgjodh z. Toli Josif, arkëtar u zgjodh z. Lambi Vangjel Polena, ndërsa pleq u zhjodhën:Z. Haxhi Adem, Spiro Postoli dhe Josif Blushi.

Një degë tjetër në New Hampshirë u themelua kohë më pas, ajo në Laconia. N.H, që mbante numrin 37. Por le të kthehemi tek dega nr.4.

Pesë vjet pas themelimit dega numëronte më shumë se 60 anëtar. Në Ditën e Madhe të 3 Qershorit 1917,në nisjen e Fushatës për Shpëtimin e Shqipërisë nga kjo degë kontribuan 64 vatranë, kontributet e të cilëve ishin sipas kësaj liste:

1-Jace S. Selenica  $10.00

2- Qani Sulejman   $10.00

3- Hysen Xheladin  $10.00

4-  Isuf Bejko          $10.00

5-  Veli Sami           $10.00

6-Haxhi Adem         $10.00

7-Krati Vangjel        $10.00

8-Kosta Isaak          $ 10.00

9-Serafim Blushi     $ 10.00

10-Emin Kurti          $10.00

11- Islam Kurti         $10.00

12-Avni Grapshi      $10.00

13-Kaman Angoni   $ 10.00

14-Qazim Angoni    $  10.00

15-Muhedin Kalo     $  10.00

16- Kadri Çipi          $10.00

 17- Kareman Çipi   $10.00

 18- Ymer Hysen     $ 10.00

 19-Shasho Selo      $10.00

 20-Miçe Pando       $ 5.00

 21-Luka L. Blushi    $15.00

 22- Mihal Nikolla     $10.00

 23-Vellazeria Filip   $10.00

 24- Hysen  Bido      $10.00

 25- Qazim Grapshi  $10.00

 26-Ihmet Poshi        $10.00

 27-Islam K. Çenko   $10.00

 28-Serjan Abdall       $10.00

 29- Xhevdet Harxhi   $10.00

 30- Siri A. Karagjozi  $10.00

 31-Ali J. Mertinji         $10.00

 32-Hasbi Tahir           $10.00

 33-Ibrahim Xheladin  $ 5.00

 34-Alex Petro             $2.00

 35.Muharrem Haasan$ 5.00

 36-Koli Lazi                $10.00

 37-Toli Josif                $10.00

 38-Adem Ajas             $ 5.00

 39-Refat Xhemal        $ 5.00

 40. Nani Dh. Treska   $ 5.00

41- Mehmet Jaup         $10.00

42- Lili J. Adams           $5.00

43-Kosta Vasil              $ 2.00

44-Gaqi S. Bellovoda   $ 5.00

45. Islam Shasho’         $10.00

46-Toli Naum                $12.00

47- Vangjel Kona          $ 5.00

48- Kristo Petro             $5.00

49-Hamit Hysen            $ 10.00

 50- Goni P. Spiro         $ 5.00

 51-Lili Nini                    $2.00

 52- Rrapi Theodor        $ 2.00

 53-Kristo Grigor            $ 5.00

 54-Saliko Reso             $10.00

 55-Isuf Dhrami              $10.00

 56-Spiro John                $2.00

 57-John Petro                $1.00

 58.Thimi Dh. Katundi      $3.00

 59- Kosta Dimçe             $ 1.00

 60- Aleks Z. Luarasi        $2.00

 61-Ali Manastiri               $5.00

 62-Duçe Ali Manastiri      $5.00

 63-Andrea Stefan            $ 5.00

 64- Hysen Abdall            $ 10.00

PS: Shuma e përgjithshme e ndihmave të degës Manchester N. H $ 494.00, numri i ndihmëtarëve 64, ndihma mesater $7.84 për person. rekordin e kolonisë në Manchester e mbajti Luka L. Blushi me $15.00.

(Vijon) -Përgatiti:Dalip Greca

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Dega nr 4, Manchester, NH

NE VATER- MYSAFIRË DHE DHURATA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT

May 31, 2020 by dgreca

Ditën e Dielë, 31 Maj 2020, në selinë e Vatrës ishin për vizitë Gëzim Shantolli, Sekretar i Shoqatës”Association of Skenderbej” si dhe anëtar i bordit e inisiator i krijimit të shoqatës z. Veri Talushllari. Shoqata ka kryetar z. Bujar Hasanaj, nënkryetar Gezim Mustafaj e Dirka Xhakolli si dhe arkëtar Flutura Zeka.

 Zotërinjtë u pritën nga Kryeredaktori i Gazetës DIELLI, anëtar i kryesisë së Vatrës, Dalip Greca, i cili i falenderoi për vizitën dhe i informoi rreth veprimtarive të Vatrës dhe funksionimin e përditshëm të Gazetës DIELLI në kohën e Pandemisë, i përforcuar me nje ekip te zgjeruar gazetaresh e bashkëpunëtorësh.

   Mysafirët dorëzuan për Vatrën një paketë maskash për mbrojtjen nga Covid-19, dhuratë nga bashkatdhetari Subi Çako, me banim në Boston, Massachusetts.

 Z. Veri Talushllari dhuroi për bibliotekën e Federatës VATRA librin e tij me poezi dhe tregime”Tabllo e çngjyrosur”, botuar në New York.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Gezim Shentolli, Vatra Koronavirus, Veri Talushllari

VATRA- NJË FOTOGRAFI-NJË HISTORI- DEGA E VATERËS NË BROCKTON, MASS-19 MAJ 1912

May 30, 2020 by dgreca

Dega e Vatrës në Brockton Massachusetts, ashtu siç ishte planifikuar në Kalendarin e Federatës u formua me 19 Maj 1912 nën drejtimin e Imzot Fan S.Noli. Ai ishte përgjegjësi i organizimit të degës. Kjo degë u emërtua me numrin rendor 8.

Kryetar i degës u zgjodh z.Andrea KRISTO, Sekretar z. Pandi BOGDANI, arkëtar Fazllli Frashëri. Pleqësia përbëhej edhe nga tre Pleq: Zejnel MUKE, Louis STEFAN, dhe Ismail TELHAI.

 Po e shoqërojmë lajmin me dy fotografi.  E para paraqet Pleqësinë e plotë, kryetarin, sekretarin, arkëtarin dhe tre pleqtë, e dyta prezanton degën në Brockton gjatë fushatës për Shpëtimin e Shqiëprisë me 3 Qershor 1917.

Dega në Brockton dha një kontribut modest në atë fushatë, kur Federata mblodhi 150 mijë dollarë për të mbrojtur Pavarësinë e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore.

Duke qenë se nuk e kemi listën e themelimit të degës të 19 majit 1912, sepse nuk ndodhet në arkiv , po shfrytëzojmë listën e fushatës së 3 Qershorit 1917, ku janë emrat e anëtarëve të degës, që kontribuan krahas degëvve të tjera.

Duke qenë se Lista ka emrat e kontributorëve të nisjes së fushatës, po përmendim shumat, të cilat nuk janë përfundimtare, thjesht po i rendisim për efekt informacioni emror. Keni parasysh faktinqë një punëtor i asaj kohe paguhej jo më shumë se 5-7 dollarë në Javë. Pra ai që paguante $10.00 kishte hequr nga kursimet e veta pagesën e e një javë e gjysëm. Në listë ka dhe emra të vëllazërive, që përfshinin grupime të dy ose më shumë vëllezërve, që kishin krijuar shoqëri biznesi.

          DEGA BROCKTON MASS-3 QERSHOR 1917

  1. Vëllazëria Argjir $17.00
  2. Andon Prifti $ 51.00
  3. Diogjen Gava $11.00
  4. Vëllazëria Postoli $30.00
  5. Vëllazëria Tane $22.04
  6. Vëllazëria Qeleshi $18.00
  7. Ilo Vangjel $ 12.00
  8. Teni Frashëri $17.42
  9. Peter Melka $ $12.00
  10. M.Andon $ 11.00
  11. Kole Pançe $17.51
  12. Vëllezëria Pappa $21.00
  13. Nasi Tane $ 15.00
  14. Ali Telat $ 10.00
  15. Vëllazëria Margarit $ 10.00
  16. Pandi Xhamo $10.00
  17. Nasi Mano $ 10.00
  18. Vangjel Çiçko $ 11.00
  19. Pali Josif $ 10.00
  20. Vëllazëria Adams $ 15.00
  21. Josif Tako $ 10.00
  22. Sotir Koleci $10.00
  23. Taqe Borova $ 5.00
  24. Pandi Koço $ 10.50
  25. Zenel Muke’ $10.00
  26. Kristo Josif $10.00
  27. Pulo Progri $10.00
  28. Pandi Gloxheni $ 15.00
  29. Kali Tane $ 10.00
  30. Lewis Miti $10.00

SHËNIM: Shuma e përgjithshme e degës me 3 qershor është $432.40 Numri i ndihmëtarëve 30. Ndihma mesatare ëshët $14.04 për person. Rekordin për Koloninë shqiptare në Brockton , Massachusetts e shënoi Andon Prifti me $51.00.

                                  Pergatiti:Dalip Greca

Filed Under: Featured Tagged With: Brockton Ma, dalip greca, Dega e Vatres

VATRA- NJË FOTOGRAFI-NJË HISTORI- DEGA E PARË

May 29, 2020 by dgreca

DEGA E PARË E VATRËS U KRIJUA NË BOSTON ME 12 MAJ 1912, KRYETAR KRISTO KIRKA/

Fotografia e parë shoqëruse e kësja kronike historike prezanton degën e Parë të Vatrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po si u krijua dega e parë e Vatrës dhe të tjerat që e pasuan?

Imzot Noli ishte Chairman i mbledhjes themeluese.

Projekti i krijimit të degëve të Vatrës u bë menjëherë pas mbledhjes themeluse të 28 Prillit 1912. 

Dega e parë u krijua me 12 Maj 1912, u themelua në qytetin e Bostonit, dhe mbante NR.1, pasi që aty nisi numerimi i degëve, nga 1-86. Ishte dega e parë e Vatrës. Mbledhja u organizua nga Imzot Fan S. Nolit, që ishte edhe Chairman i asaj mbledhje themeluse.

Takimi u organizua në Phoenix Hall, 724 Washington Street. Takimin e hapi me Lutje Imzot Fan S Noli. Folën edhe Faik Konica dhe Kristo Floqi.Kryetari j ri Kristo Kirka, falenderoi për besimin që iu dha për të drejtuar të parën degë të Federatës.

Kristo Kirka u zgjodh kryetar i pare i deres nr.1

Mbledhja themeluse e degës NR.1 zgjodhi këtë Pleqësi: Kryetar Z. Kristo Kirka, (ishte edhe menaxheri I parë i Gazetës Dielli pas themelimit të Federatës.). Arkëtar i parë i degës u zgjodh Kristo Aristidi, Sekretar z. Elia Zografi, Pleq- Kosta Ratska, Efthim Natsi, Nikolla Caknaqi dhe Petro Lazar.

Degët e tjera do të hapeshin më pas sipas një kalendari të detajuar dhe u caktuan personat përgjegjës. JA KALENDARI I THEMELIMIT TË TYRE:

1-FAN S. NOLI

 Imzot Fan S. Noli do të ishte përgjegjës dhe organizator për krijimin e dëgëve Federale në :

  1. Dega Nr 1 Boston, 12 Maj 192
  2. Brockton, Mass, të Dielën me 19 Maj 1912, 
  3. Dega e Natick, Mass, e Dielë 9 qershor, 1912,
  4. Dega në Cochituate, Mass, e Dielë 16 qershor 1912.

2-FAIK KONITZA: Do të ishte përgjgjës dhe organizator për degët:

Faik Konica.
  1.  Worcester, Mass, të Dielën me 19 Maj 1912
  2. Lynn, Mass, të Dielë 26 Maj 1912
  3. Manchester, N.H, të Dielë 2 Qershor
  4. Central Falls. Rohd Island, të Dielë, 9 Qershor 1912
  5. Southbridge Mass, të Dielë, 16 Qershor 1912.

            3-       EDITORI I DIELLIT, KRISTO FLOQI 

Kristo Floqi.

U ngarkuar si organizator dhe përgjegjës për degët Federale të Vatrës :

I-Milford dhe South Framingham, Mass, qendra do të vendosej ku të regjistroheshin më shumë anëtarë, data 19 Maj 1912

II Marlboro dhe Hudson, Mass, të Dielën me 26 Maj 1912(edhe për këtu qendra do të vendosej pas regjistrimit të anëtarëve. Më shumë u regjistruan në Marlboro.

III- Dega në Taunton , të dielën me 2 Qershor.

!V- Dega në New Bedford  Mass, të Dielën 9 qershor.

V-Bidford dhe Saco.Me,të dielën 16 Qershor, qendra u vendos në Bidford.

  • Lewiston, Sanford dhe Augusta Me, të Dielë me 23 Qershor (dega u vendos që ta kishte qendrën në Lewiston.
  • Concord, Franklin dhe Penacook, N.H, të Dielën me 30 Qershor.

Rubrika VATRA-NJE FOTOGRAFI-NJE HISTORI, Vijon

Përgatiti: Dalip Greca

Filed Under: Ekonomi, Featured Tagged With: dalip greca, dega nr1, Vatra

VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT-DEGA NE HARTFORD

May 28, 2020 by dgreca

VATRA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT- FLET KRYETARI I DEGËS TË HARTFORDIT CT, PEDAGOGU MILAIM TAHIRI/

Dega e Vatrës në Hartford është krijuar me 13 prill 2014, me nisimin dhe nën organizimin e z. Adriatik Spahiut, sot nënkryetar i Federatës, me praninë e ish kryetarit të Federatës Vatra, Dr. Gjon Buçaj.

Që nga 20 prilli i vitit 2019, kohë kur u organizua Kuvendi zgjedhor i degës në kuadër të Kuvendit të Federatës Pan Shqiptare “VATRA” për vitin 2019, dega drejtohet nga pedagogu Milaim Tahiri. Në Kuvendin zgjedhor të degës me 20 prill, nga i cili doli kryesia e re dhe kryetari i ri, ishin të pranishëm të deleguarit e qendrës, nënkryetari i atëhershëm i Federatës “VATRA” z. Agim Rexhaj dhe anëtari i Këshillit të Vatrës z. Ramadan Gashi.

Pak HISTORI: 

Dega në Hartford është sot e vetmja degë e Vatrës që vepron në Shtetin e Connecticut, por që dikur ka pasë tri degë pararendëse, shumë të fuqishme dhe aktive.

Dega e parë e Vatrës në Shtetin e Connecticut është krijuar në Bridgeport. Dega mbante numrin 24 dhe ka si datë formimi 10 gusht 1913. Kryetar i parë i degës u zgjodh asokohe Zoti Kostë Hotova, një figurë e njohura vatrane, që për urtësi, gjakfohtësi e zgjuarsi, iu besuan disa herë drejtimet e Kuvendeve të Federatës. Z. Kostë Hotova u emërua nga Federata Vatra si i dërguari i saj zyrtar në Ellis Island, NY, porta ku hynin emigrantët në SHBA. Kostë Hotova u emërua në vitin 1917 për të pritur bashkatdhetarët shqiptarë që emigronin dhe kishin nevojë që të orientoheshin ,e dikush duhej t’ju përkthente. Në këtë portë gjigande emigrantësh, nga viti 1892 deri në vitin 1954, zbritën në Tokën e Lirës, mbi 12 milionë emigrantë, ndër ta dhe shumë shqiptarë, emrat e të cilëve ndodhen në muzeun e ishullit. Hotova ka qenë edhe kandidat për kryetar i Federatës VATRA. Arkëtar i parë i degës u zgjodh z. Kol J. Gode, sekretar z. Vangjel Girard dhe pleq u zgjodhën: z. Nastas L.Tolkuçi, Vasil Naum dhe Kosta Xhega.

Dega e dytë e Vatrës në Connecticut ishte ajo me numër 48 në Williamsville-Killingly, Conn, e cila e nisi procesin e formimit me 2 qershor 1915. Pleqësia e parë përbëhej nga: Kryetar Kasem Abedin Cangonji, sekretar Ali Maliq Zvezda, arkëtar Kadri Daut Belortaja, dhe pleq- Muharrem Adil Vashtemia, Mane Bitincka, Beqir Myslim Pojani.

Dega e Tretë e Vatrës në këtë shtet, ajo më me aktivitet deri vonë, ishte dega në Waterbury, e cila u formua të Dielën e 14 Shtatorit 1915. Dega mbante numrin 51 dhe kryetar i parë i saj u zgjodh Hasan Biticka, një figurë e njohur vatrane, që u përzgjodh shumë herë kryetar i Kuvendeve. Më 1925 ai shkoi në Shqipëri dhe u vendos në Korçë nga drejtonte gazetën e dytë të vatrës “Shqiptari i Amerikës”. Bitincka pati një fat tragjik, u vetëvra në rrethana misterioze në Shqipëri. Dielli dhe Vatra e vajtuan dhe e respektuan me nderime vatranin që kishte dhënë aq shumë për Shqipërinë. Arkëtar i parë i degës u caktua Hysen Aliko, sekretar Zenel H. Drizari, (I njohur si Nelo Drizari), i cili më vonë do të bëhej kryetar i degës së Vatrës me nr. 29 në New York, dhe një nga figurat qendrore të Vatrës, dishepull i Faik Konicës, mbrojtës i figurës së Mbretit Zog nga sulmet e kunërshatrëve të Shqipërisë në shtypin amerikan të kohës, Iishte i pari gazetar shqiptar i diplomuar në Columbia University më 1926, krijoi të parën katedër të gjuhës shqipe në Columbia University(1927) ndërsa nga 1936- 1939 ai do të ishte Editor i Diellit të Bostonit,më vonë(1942) ishte promovuesi i Zërit të Amerikës në gjuhën Shqipe. Pleq të parë të kryesisë të degës në Waterbury  u zgjodhën në kohëformimin e degës Zotërinjtë Dhimitri S. Noli, Ali H. Çorrushi, dhe Zenel Çorrushi. Vatranët e Waterbury-t ishin pjesa më aktive e komunitetit të atjeshëm. Ali Demirali me rrethin e tij familjar, vëllezërit Bushka, Sami Kulla dhe shumë të tjerë dhanë gjithçka për vatrën. Ndoshta dega e Hartfordit do të ishte mirë që t’u afrohej pasusve vatranë të atjeshëm dhe të rikrijojë degën.

Dega e sotme e Vatrës në Hartford ka rreth vetes 30 anëtarë, duke pasur në radhët e veta një grup intelektualësh dhe shumë simpatizantë.

Po si është gjendja e sotme e degës, ndërkohë që edhe Hartfordi ashtu si i tërë shteti i Coneccticut u prek nga Koronavirusi?

Ndiqeni bisedën që organizuam me kryetarin e degës pedagogun Milaim Tahiri:

DIELLI: Përshëndetje z. Milaim! Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes në këtë kohë Pandemie? A ka njeri nga rrethi juaj familjar e miqësor të prekur  nga COVID-19 ?


MILAIM TAHIRI- Ju falenderoj për interesimin. Unë dhe familja ime jemi mirë. Po ashtu edhe pjesa tjetër e familjes, që jetojnë në Europë janë fare mirë. Me informacionet që kemi edhe familjet e vatranëve dhe të miqëve këtu, në përgjithësi janë mirë. Ka 3-4 familje që janë prekur me Covid 19, mirëpo në përgjithësi e kane kaluar pa komplikime infeksionin.


DIELLI: Si është situata pandemike në Connecticut në përgjithësi, dhe në Hartford, ku ju jetoni?


MILAIM TAHIRI: Shteti Connecticut, gjeografikisht si pjesë e zonës veri- lindore, eshte godituar me fortë se pjesët tjera. Ka rreth 41 mijë e 288 të infektuar(deri ditën e djeshme, e mërkurë 27 Maj) dhe diku rreth 3 mijë e 803 te vdekur deri me tani( 34 ishte numri i viktimave për të mërkurën), rreth 30 mijë e 863 janë mbartësit aktiv të COVID-19, por duke e pasur parasysh numrin e popullsise ( rreth 3.5 million banorë) kemi numer te lartë te vdekjeve për banor. Pas shtetit te New York-it dhe New Jersey, jemi shteti i trete me mbi 1050 vdekje për 1 Milion banorë. Më së keqi eshte Fairfield county qe eshte me afër New Yorkut me diku 15 mijë te infektuar, New Haven me 11 mijë, e pastaj vjen Hartford county me rreth 10 mijë te infektuar, kurse te vdekur rrethi i Hartfordit i ka rreth 1200.

DIELLI: A u izolua Hartfordi? A u morën atje masa strikte kufizuse? 


MILAIM TAHIRI:  Masat u morën, por une mendoj se pak me vonesë. Masat janë deri diku strikte, por nuk mendoj se janë respektuar me seriozitet nga popullata.

DIELLI: Si i keni mbajtë lidhjet me anëtarët e kryesisë së degës, lidhjet me vatranët dhe familjet e tyre?


MILAIM TAHIRI: Natyrisht i kemi mbajtë lidhjet dhe jemi intersuar për vatranët dhe familjet e tyre. Lidhjet me kryesinë dhe anëtaret tjere te Vatres kryesisht i kemi mbajtur përmes telefonëve.

DIELLI: Ka pasë të infektuar nga radhët e vatranëve?


MILAIM TAHIRI: Fatmirsisht jo. Nuk ka pasur te prekur direkt nga anëtarët e degës së Vatrës, por siç êshtë cekur më lart, ka pasur të prekur nga komuniteti i ynë. Me informacionet që kemi, të gjithë te prekurit nga virusi e kaluan sëmundjen pa komplikime të mëdha dhe në përgjithësi me trajtim shtëpiak.

DIELLI: Me qendrën e Federatës, i keni ruajtë lidhjet?

MILAIM TAHIRI:  Me kryesinë e Vatrës i kemi mbajtur lidhjet dhe kemi pasur disa biseda telefonike e shkëmbim mesazhesh.

DIELLI: Cila është gjendja e anëtarësisë në degën tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rnj?

MILAIM TAHIRI:  Nuk kemi ndonjë ndryshim të anëtarësisë në degën e Hartfordit krahasuar me giendjën që e kishim para Covid 19, nuk kemi ndryshim të anëtarësisë as pas Kuvendit.
DIELLI: Ishte kënaqësi që biseduam. Faleminderit për bisedën!MILAIM TAHIRI: Kënaqësia ishte imja.Faleminderit prej Jush!

PERGATITI:DALIP GRECA

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, hartford, Miliam Tahiri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT