• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE LETER NGA KROACIA PER 110 VJETORIN E DIELLIT DHE APELI I EDITORIT

January 22, 2019 by dgreca

1 Aqif Permeti, darke ne hotel George Washington

NJE LETER NGA KROACIA PER 110 VJETORIN E DIELLIT DHE APELI I EDITORIT/

Ashtu sic kemi njoftuar që nga viti i shkuar, Viti 2019 shënon 110 vjetorin e Gazetës më të vjetër të botës shqiptare, Dielli-t, që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare. Thirrjes së Editorit për të kontribuar me dokumente arkivore rreth Diellit dhe Editorëve, me fotografi, me shënime biografike, me studime, etj, i janë përgjigjur edhe pasardhës të editorëve dhe menaxherëve të Diellit.

Një prej atyre, znj. Mirjam Deponte, me banim në Kroaci, mbesa e ish menaxherit të Diellit, komandantit të Trupave Vullnetare të Vatrës( Gardës Civile) Aqif Përmeti, pasi lexoi në Dielli online njoftimet për konkursin e Gazetës Dielli, për Konferencën shkencore dhe Ekspozitën fotografike, reagoi dhe është duke bashkëpunuar me editorin duke dërguar fotografi e materiale të tjera rreth gjyshit të saj. Së fundi ajo dërgoi fotografi intersante si: Betimi i oficereve me 12 mars, Shtepia e Oficereve, rruga e Kavajes, Tirane; foto Aqif Permeti me te birin Feti Permeti, ne inspektim te kufirit jugor, Hani i Delvinaqit, nentor 1940; foto nga SHBA: Darke per nder te kolonelit Akif Permeti nga Shqiperia , nga miqte himarjote ne hotel George Washington, 12 maj 1934 etj.

Edhe zonja Donika Omari, ka vënë në dispozicion materiale të ish editorit të Diellit , Bahri Omari.

Po ashtu ka reaguar znj. Burbuqe Panda, mbesa e ish Editorit të Diellit për vitet 1936-1940, Nelo Drizari, e cilia gjithashtu po bashkëpunon me editorin dhe po dërgon materiale.

Një falenderim i vecantë i shkon edhe gazetarit Ilir Ikonomi për ndihmesën që po jep, dhe gazetares Laura Konda.

Mesazhi i Editorit: U lutemi personave që kanë fotografi, dokumente arkivore, relike të ish editorëve të Diellit, menaxherëve, ish ndihmës editorëve, janë të lutur që t’i përcjellin pranë komisionit të festimit të 110 vjetorit të Diellit që funksionon pranë Vatrës, duke shfrytëzuar Email: gazetadielli@gmail.com(duke i scanuar fotografite ose materialet) ose duke i dërguar me postë në adresën:

VATRA

24 37 Southern BLVD

Bronx, NY, 10458

USA

***

KUJTESË PËR PJESMARRËSIT NË KONKURS

I kujtojmë edhe një herë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në Konkursin e Organizuar nga Gazeta Dielli për Librin, -Essenë më të mirë-në shqip ose anglisht, artikull studimor, Përkthimin, Dossierin, portretet etj. se afati i fundit është 31 Mars 2019, fituesit shpallen në darkën festive që përmbyll veprimtaritë, 6 Prill 2019. Për këtë qëllim është ngritur Juria e përbërë nga : Idriz Lamaj, Merita B. McCormack, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Bujar Skendo, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti dhe Dalip Greca.

Në fotografi: Darke per nder te kolonelit Akif Permeti nga Shqiperia , nga miqte himarjote ne hotel George Washington, 12 maj 1934

Filed Under: Featured Tagged With: AQIF PËRMETI, dalip greca, Leter nga Kroacia, Mirjam Deponte

PJETËR ARBNORI PËRBALLË KADARESË

January 18, 2019 by dgreca

1 Pjetër_ArbnoriPJETËR ARBNORI PËRBALLË KADARESË: LUFTA PËR LIRI E ÇOI TEK LETËRSIA, JO E KUNDËRTA/

Përsiatje rreth studimit të Prof. Giuseppe Gradilione”Pjetër Arbnori-Shkrimtari”, si homazh për shkrimtarin në 84 vjetorin e Lindjes/

1 faqet 2Nga Dalip GRECA/

Ka ca kohë që përmes mikut tim Anton Çefa, poetit, stdiuesit dhe ish Kryeredaktorit të Gazetës “Dielli” mora librin e Profesorit Giuseppe Gradilone të Institutit të Studimeve Shqiptare të Universitetit”La Sapienza” të Romës-Pjetër Arbnori-Shkrimtar, botuar në të gjallë të shkrimtarit Arbnori.

Libri i përkthyer nga i ndjeri Daniel Gazulli me parathënie të shkrimtarit Lazer Stani, botuar nga Enti Botues ”Gjergj Fishta”.

Profesor Gradilone sjell një studim serioz dhe të thelluar për veprën e shkrimtarit që e krijoji veprën e tij në kushtet e mungesës së lirisë, duke u ndalë në anilizën artistike të çdo vepre dhe rrethanat kuu u shkruan.

Që në krye të studimit të veprës të Pjetër Arbnorit profesor Gradilone nxjerr përfundimin se shkrimtari nuk ka pasë mëdyshje në luftën e tij kundër diktaturës komuniste,njeriu dhe shkrimttari Arbnori e ka pranuar me vetëdije përballjen dhe dyluftimin. Natyrisht që i ka marrë në sy pasojat e rrezikshme për jetën dhe i ka hedhur dorashkën regjimit antiliri.

Përfundimi i dytë i studiuesit për veprën e Arbnorit dhe kushtet ku dhe kur u krijua, që si renditje mund të ishte i pari, është: Kërkimi i lirisë dhe përballja me mungesën e saj, e çoi tek Letërsia. Duke e përballë Arbnorin me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, studiuesi arrin në përfundimin logjik se intenerari i rrugëtimit drejt letërsisë për të dy,- është jo në të njëtën kahje. Citoj: Në se intenerari i tregimtarit të madh Ismail Kadare-citimi është i detyrueshëm për përmasat e tij si shkrimtar- ka qenë nga Letërsia tek Liria (Ka qenë Letërsia që më udhëhoqi drejt lirisë. Nuk njihja liri kur fillova të shkruaja, ka shkruar Ismail Kadare në bisedë me Erik Faye.)…Pjetër Arbnori ka ndjekur rrugën e kundërt: Ka qenë lufta për liri ajo që e çoi tek Letërsia, ajo që e frymëzoi dhe i dha kuptim;një koherencë shembullore njerëzore dhe artistike ajo e tij.

Njeriut Pjetër Arbnori ia mohuan lirinë duke e burgosur në moshën 26 vjeçare (1961), e tronditën duke e dënuar fillimisht me vdekje, e kthyen më pas në 25 vjet burg, dhe kur kishte kryer 18 vjet burg, e trondisin sërish duke i dhënë 10 vjet plus se kishte shkelë kufijtë e lirisë, kishte guxuar të shkruante në studion-burg, (që ishte katërcipërisht e ndryshme nga studio Kadare) romanin “Shtëpia e mbetur përgjysëm”. Studio ku krijoi imagjinata dhe fantazia e Pjetër Arbnorit për 28 vite ishte në kushtet e mjerushme, në errësirën qelive dhe burgut, por pikërisht ajo lloj lerësie shpëtoi njeriun Arbnori. Në atë lloj laboratori shkrimtari krijoi korpusin e veprës së tij, që u botua pas rrëzimit të komunizmit, si një vepër që sillte shpirtin e paepur nga zgafellat e Burrelit.

Realiteti tragjik i krijuar nga diktatura komuniste e çoi pjetër Arbnorin në krijimin e romanit të parë të tij ”E bardha dhe e zeza”, e cila është shkruar në vitin 1964, viti i tretë pasi e kishin mbyllur në burgun famkeq. Iu desh që ta maskonte romanin nën një emër tjetër dhe se ai ishte vetëm përkthyesi.Romani ka si motiv luftën kundër racizmit. Paralelizmi mes racizmit në Afrikën e Jugut nuk ka shumë dallim nga realiteti shqiptar. Citojmë nga përcjellja që i bën vetë autori Pjetër Arbnori librit ”E bardha dhe e zeza” botuar më 1996: Në Afrikën e Jugut ndodhi një masakër më 1960, ku u vranë zezakë pa dallim.Në Shqipëri kanë ndodhë disa Shapërvile, që nga Postriba në 1946, deri tek revolta e të burgosurve të Spaçit në 1973. Këtë jam përpjekur ta pasqyroj në romanin tim që keni para duarsh, ku emrin tim e kam maskuar me një autor të paqenë që shtjellon ngjarjet në një vend të largët, por që nga fati ishte i afërt me Shqipërinë.”

Arbnori ka stilin e tij të veçantë të të shkruarit, ku shquhet densiteti i mendimit në fjali me strukturë të veçantë sintaksore. Studiuesi arrin në mendimin se fundi i masakrës është përshkruar me një dendsi të rrallë, veti dalluese kjo e stilit të tij, me tri fjali të bashkërendituara pa lidhëza e në një progresion numerik të viktimave: Të vrarët ishin të shumtë, të plagosurit edhe më të shumtë, të arrestuarit pa numër”- “E bardha dhe e zeza”.

Dy novelat e Arbnorit”Vdekja e Gëbelsit” shkruar më 1972 dhe “E panjohura” e shkruar më 1975, studiuesi Gradilione i konsideron si akt-padi kundër diktaturës. Novela”E panjohura” ka në qendër të subjektit historinë e një gruaje të re që ndiqet nga Sigurimi i Shtetit komunist. Ema, kështu quhet gruaja, e vënë në qendër të novelës, është prurësja e një letre që ia ka besuar një autor i shquar, i dhënë pas saj që ndiqej prej Sigurimit. Gradilone veçon stilin e rrëfimit të autorit, që përmes letrës organizon shtjellën e gjithë novelës. Rrëfimi shquhet për zbërthimin e karakterit psikologjik të vajzës, për të sjellë më pas tronditjen nga skenat çnjerëzore të persekutimit të saj. Studiuesi arrinë në përfundimin se detajet e dramës së Emës janë përshkruar mjeshtërisht me artin e përkorë të autorit. Citojmë nga novela:

  • Zhvisheni!-bërtiti ai, aq befas dhe egër, sa vajza e re kryqzoi duart në krahëror e u mbështet për muri, e trembur për të parën herë prej tyre… e më tej: “Njëra grua u mor me kontrollin e imtë të rrobave, tjetra i kontrolloi birat e veshit, gojën, fijet e hundës, ia zhdrivilloi flokët e artë fije-fije, vrejti nën sqetulla, i preku dy gjinjtë e fortë, e bëri të hapte mbarë e prapë shuplakat e duarve, shojet e këmbëve, dhe gishtat, pastaj e urdhëroi të hapte shalët në një pozicion të turpshëm.Vajzës i rrodhën gjatë kurrizit dy-tri pika djerse akull e dëborë dhe kundërshtoi për të parën herë duke u përqethur shtatit. Por me bashkëpunëtoren e Sigurimit nuk bëhej shaka. Ajo ia përdrodhi dorën si pulës dhe kontrolloi me dorën tjetër para mbrapa sa deshi….

E veçantë në korpusin e veprës së Arbnorit është novela”Vdekja e Gëbelsit”, ku qeni trajtohet si qenie njerëzore, sa ta drithëron shpirtin. Të burgosurit kishin harruar të gëzoheshin, të qeshnin, dhe sjellja ilegale e qenit dukej se ndryshoi jetën e tyre. Shkrimtari Arbnori e përshkruar kështu gjendjen e krijuar mes të burgosurëve me këtë mysafir të rrallë(vini re përshkrimin fizik të burgosurëve): Grumbuj-grumbuj erdhën njerëzit te krevati i të dënuarit…Gjithë ato fytyra të rreshkuara, me rrudha të thella,me kocka të dala, me sy të groposur, sa shikonin qenin e vogël në mes të batanijes, zbuteshin, qeshnin e zgjateshin nga qenia e vogël që kishte qejf t’i mbante sytë mbyllur e që çdo gisht që iafrohej te goja e pandehte si thithën e gjirit të së sëmës. Ata njerëz të lodhur dukeshin tashti si fëmijëa që mblidhen rreth një lodre që do t’ju sjell gëzim e zbavitje…

Studiuesi ka vënë re ecurinë e subjektit sipas gjendjes që kalonte qenushi i vogël ”Gëbelsi” se si përcillte torturat e të burgosurëve prej xhelatëve të burgut, se si sulej përmes televe me gjemba duke marrë plagë nga telat që i nguleshin në trup, e deri në fundin e tij heroik përballë xhelatit. Ja si e përshkruan Pjetër Arbnori fundin e krijesës së vet:” Gëbelsi i vogël s’u rrëzua as dhe një herë, nuk lëshoi asnjë britmë vajtimi a frike gjatë torturës. Vetëm tashmë reagonte, jo aq shpejt, hunguronte më kërcënushëm, por më rrallë dhe mezi merrte frymë. Hasan Dida që s’e priste një qëndresë të tillë, ishte zbehur e përçudnuar më keq se qeni dhe vetëm turpi e mbante në këmbë, kaq ishte këputur. Herën e fundit kur i mëshoi hurit, qeni ia shtërngoi aq fort me dhëmbë sa i rrëshqiti këmba e qe duke rënë. Dikush qeshi. Ai u ngrit, tërhoqi hurin e mezi ia shkuli goje. Dhe kur u përgatit që t’i jepte goditjen tjetër, qeni vari kryet dhe frymën e mbrame. Trupi i mbeti si në fillim, në pozicion mbrojtjeje, ulur në bisht, mbështetur drejt në dy këmbët e para si statuja”Vdekja e Centaurit” të Antuan Burdel…

Për studiuesin Giuseppe Gradilone, qeni ngrihet si symbol i rezistencës të paepur të një populli të tërë. Një nga novelat e arrira të Pjetër Arbnorit është ajo me titull” Kur dynden Vikingët”. I gjithë subjekti është ngritur mbi metaforën e dhimbjes dhe përshkohet nga ideja: Diktaturat të gjithë kanë një emërues të përbashkët, Vikingët e djeshëm janë të njëllojtë me ata të sotmit.

Për studiusin vjen logjik konstatimi se shtjella e novelës zhvillohet mes intrigash që të ngrijnë gjakun, duke shkelur drejtësi, e të vërtetë, duke trazuar pafajsinë, dënojnë duke i mbyllë në çmendinë ata që i denocojnë (rasti i Elenës) apo në kampe përqëndrimi (rasti i Karlit) duke shkelur çdo të drejtë njerëzore (rasti i të paprekshimt Vikingu i madh, avokatit von Shvajcer).

Ndiqeni rrëfimin e trishtë , të hidhur dhe të pafuqishëm të Karlit: Më se njëmijë e pesëqind anëtarë me përgjegjësi të reparteve të sulmit, bashkë me shefin e tyre të shtabit, ministrin Rem, u vranë pa gjyq. Edhe trajtimi mizor që u bëhej çifutëve nuk më pëlqente, por nuk isha i zoti të gjykoja mbi vlerat e argumenteve që paraqiste kundër tyre Fyhreri ynë. Thashë se përpiqesha të mos vija re ç’bëhej rrotull meje, por edhe padashur njeriu vëren.

Në përgjithësi subjektet e veparve të Pjetër Arbnorit përshtateshin me studion e tij burg, subjekte të ashpra, por kishte dhe raste të daljes jasht studios së errët të burgut, kur imagjnata ç’burgosej dhe merrte arratinë përtej burgut. E kësaj natyrë është novela ”Bukuroshja me hijen-idil nga plazhi”, e shkruar në vitin 1974 dhe e botuar më 1994 në Tiranë. Studiuesi Gradilone konstaton se dëshira për t’u arratisur drejt hapsirave të paanë të detit është shenjë e kujtesës dhe pritjes, por sidomos e ruajtjes të pacënuar të ndjenjës së përjetshme të dashurisë. Po në ç’kushte u krijua kjo novelë? Ndiqeni rrëfimin e Pjetër Arbnorit:” megjithëse e kam shkruar shtrirë mbi çimenton e birucës në grevë urie, besoj se më ka dalë një tregim dashurie i këndshëm, shumë njerëzor.”

Vepra që i ka kushtuar më shumë kohë dhe mund shkrimtarit Pjetër Arbnori është”Muzgujt e Mesjetës”. Nëpër roman lëvizin ngjarje tronditëse, përshkruhen Aventura të protagonistit Mark Topia.

Për studiuesin e Arbnorit, boshti qëndror i romanit është egzaltimi i lirisë e i rezistencës së popullit shqiptar ndaj çdo sundimi të jashtëm e të brendshëm përmes ngjarjesh të stuhishme të historisë së tij… Personazhi i Mark Topisë, forca centrifugale rreth së cilës sillen gjithë të tjerët, secili fiksuar në një personalitet njerëzor të vetin, të gjallë e të spikatur, mbrojtja me xhelozi dhe egzaltim i vlerave tradicionale, ajo ç’ka i bën ato të qëndrushme e kompakte në gjithçka, vlera që gjithësesi nuk përjashtojnë hapjen ndaj së resë, dënimi haptaz i vetëizolimit që Shqipëria e vuajti gjysëm shekulli.

Dy romanet e Arbnorit më me vlerë për studiuesin Italian Gradilone janë “Shtëpia e mbetur përgjysëm”- e mbruar së shkruari në mars 1969, dhe “Vorbulla”-shkruar në burg që nga 1 dhjetori 1971 deri në 18 shkurt 1972, që u botuan të dy më 1997. Shtëpia e mbetur përgjysëm” është një roman kujtesë, po ashtu edhe romani Vorbulla, ku ngjarjet janë vendosë në Shkodrën  e pas Lidhjes së Prizrenit.

Vepra e Pjetër Arbnorit, ashtu si e shumë shkrimtarëve e poetëve të dënuar nga diktatura, apelon dhe kërkon më shuëm vlerësim dhe më shuëm vëmendje nga studiuesit dhe kritika e munguar shqiptare.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Arbnori Pjeter, dalip greca, Kadare, perballje

16 JANAR 1986, VËLLEZËRIT LUC & GJEK GJONLEKAJ DHE DIELLI

January 16, 2019 by dgreca

DIELLI, 110 VJET- Veçojmë nga Historia e Diellit/

1 a Gjeka e Luca.JPG

16 JANAR 1986, VËLLEZËRIT LUC DHE GJEK GJONLEKAJ NISËN TË PAGUANIN SHPENZIMET PËR BOTIMIN E DIELLIT PËR 6 MUAJ/

* Nga 16 Janari deri në 1 Korrik vëllezërit Luc dhe Gjek Gjonlekaj paguan shpenzimet për botimin e gazetës “Dielli”, duke e botuar me 8 faqe dy herë në muaj./

*Xhecat Kallajxhi: Për 6 muaj Luc dhe Gjek Gjonlekaj paguan për çdo numër 950 dollarë dhe për 6 muaj 11, 400 dollarë.

* Nga 16 Korriku deri me 1 Nëntor Zef Camaj pagoi shpenzimet e Diellit prej 7,600 dollarë.

NGA DALIP GRECA*/

Gazeta ”Dielli” në udhëtimin e saj të gjatë ka hasur shumë pengesa, sidomos financiare. Jo rrallë gazeta është përgjumur, ka pushuar, por nuk është dorëzuar. Dielli nuk i kishte ndodhë më parë që të botohej 3 ose 4 herë në vit siç ndodhi në vitet ’90-2006,pcr tc pushuar nc njc gjum letargjik nga mesi i vitit 2006 deri në gusht 2009, ku nuk doli asnjë numër. Në fakt Dielli shfaqi shenja lodhje që në mesvitet ’80. Konkretisht në vitin 1985, ku editori i tij, Xhevat Kallajxhi, ish gazetar i Zërit të Amerikës, ngriti zërin duke dhënë kushtrimin: Mos e lini Diellin të fiket! Në fakt Kuvendi Vjetor i mbajtur me 5-6 tetor ishte karakterizuar nga një frymë pesimizmi. Reporteri e përshkruan kështu atmosferën: Ky Kuvend u mblodh një muaj me vonesë në restorantin “Pier Four” të Anthony Athanas në Boston, që atë kohë ishte Kryetar Nderi i Vatrës. Kuvendi u hap në orën 11 paradite me një fjalë të shkurtër të kryetarit të asaj kohe, Harry Stoja. Një delegat përfaqësonte 25 anëtarë. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Fehmi Kokalari me ndihmës Gjon Kelmendi, ndërsa sekretar Din Derti. Zotërinjtë Fehmi Kokalari, Tonin Mirakaj dhe Xhavat Kallajxhiu, mbajtën nga një fjalë të shkurtër. Të tre fjalimet karakterizoheshin nga një frymë dëshpërimi. Kjo frymë tregonte se punët e Vatrës nuk kishin shkuar fort mirë, për të mos thënë se ishte kohë e vështirë për Vatrën dhe Diellin. Edhe diskutimi i delegatit nga Nju Jorku, z. Agim Karagjozi, përshkohej nga fryma e dëshprimit. Kryetari Stoia e lëshoi postin duke dhënë dorëheqjen. Të njëtën gjë bëri nënkryetari Tonin Mirakaj. Zgjedhjet e Kuvendit votuan ekipin e ri: Paulinë Loukas-Kryetare, Sekretare u zgjodh Florenca Pano(Kirka), ndihmës sekretare u zgjodh Besi Konari, ndërsa arkëtare u rivotua Luiza Anastas.

Problemi i Diellit ishte kryetema e Kuvendit. Pikërisht aty në Kuvend u shfaq bujaria e vëllezërve Gjonlekaj nga Nju Jorku. Gjek Gjonleka u ngrit dhe premtoi se merrte përsipër shpenzimet e Diellit për 6 muaj, duke filluar nga 16 Janari 1986 deri ne 1 Korrik. Gjithësesi pas Kuvendit Dielli doli me 4 faqe, edhe pse kishte materialet e kuvendit për të botuar. Në pjesën më të madhe të vitit 1985 Dielli kiishte dalë me 4 faqe.Vatra  ishte përpjekur që të nxiste përkrahje, por arriti të sigurontë vetëm disa kontributorë Golden Membership dhe asgjë më shumë. Kriza po shtohej. Editori i Dielli, Xhevat Kallajxhiu, një rilindas i vvërtetë, kishte më shumë se 9 vjet në krye të gazetës, vazhdonte të shërbente vullnetarisht, edhe pse e kishte dhënë formalisht dorëheqjen. Madje në numrin e nëntorit ai e përsëriti kërkesën me shkrim në gazetë për një editor të ri, por nuk po gjendej.Viti 1985 kishte qenë vit i mbrapshtë për Diellin. Nga një letër prej një vatrani nga Nju Jork-u, botuar në numrin e Shkurtit 1986, në faqen 7, me titullin ”Dielli arriti përsëri”, mësojmë se gazeta nuk është botuar prej katër muajësh. Vatrani  njujorkez shkruante:

”I dashur z. editor

Në javët e fundit kam marrë njëri pas tjetrit të gjithë numrat e Diellit, që kanë dalë nga 16 qershori e deri më 1 Dhjetor 1985. Dielli nuk kishte dalë për më tepër se katër muaj dhe kjo gjë na kishte dëshpëruar, si mua ashtu edhe shumë të tjerë, që jemi anëtarë të Vatrës dhe pajtimtarë të Diellit…. Gazetën Dielli e presim me gëzim dhe padurim dhe e kërkojmë siç kërkojnë ujin e ftohtë të gjithë ata që udhëtojnë në vapë….”

VËLLEZËRIT GJONLEKAJ MBAJTËN PREMTIMIN QË MORËN NË KUVEND

Shpëtimi i Diellit për atë kohë erdhi nga vëllezërit Gjonlekaj.. .Duke shfletuar koleksionin e gazetës, në numrin e 16 Janarit 1986, e cila është botuar me 8 faqe, gjeta në faqen e parë këtë shënim:” Ky numër botohet me shpenzimet e paguara nga vëllezërit Luc dhe Gjek Gjonlekaj, banues në New York, të cilët kanë marrë gjithashtu përsipër të paguajnë shpenzimet edhe për të gjithë numrat e tjerë të Diellit që do të dalin gjatë gjashtë muajëve të ardhshëm deri më 1 Korrik 1986. Ata e morën këtë angazhim përpara Kuvendit të Vatrës, që u mblodh në Boston me 5 dhe 6 të tetorit që kaloi. Kuvendi çmoi dhe e pranoi këtë inisiativë të tyre. Vëllezërvet Luc dhe Gjek Gjonlekaj u shkojnë lavdërimet dhe përgëzimet e shumë shqiptarëve për këtë gjest patriotik të tyre.”

– Redaksia e Diellit.

Dielli kishte pasë edhe më parë ngërçet e tij dhe kishte dalë prej tyre me angazhim kolektiv, nga pak të gjithë, por këtë herë vinte një inisiativë e veçantë, dy vëllezërit merrnin mbi shpinë të gjitha shpenzimet e shtypshkronjës dhe të shpërndarjes.

Edhe pse pati debate nga të tjerët, vëllezërit Gjonlekaj nuk u tërhoqën nga besa e dhënë. Debatet ishin të kësaj natyre: Vatra vërtetë po jepte alarmin e krizës, por nga ana tjetër në faqet e Diellit botoheshin njoftime për kontribute që shkonin në disa mijëra dollarë. Kështu një letërshkrues nga Springfield, Illinois, i shkruante Diellit: Ndërsa ju bëni fjalë për krizën financiare të Vatrës dhe Diellit, unë lexova në edicionin e 1 qershorit 1985, shpalljen e bërë nga kryetari i Fondit të Vatrës, z. Agim Karagjozi, në të cilën ai boton listën me emrat e atyre që kanë dhënë ndihma për Fondin. Sipas listës deri në atë kohë ishin dhënë ose premtuar $ 41.576.00, sasi kjo që mund të jetë shtuar. Tani pyes: Përse nuk përdoren ndihmat e këtij Fondi për të nxjerrë Vatrën nga kriza dhe për të siguruar vazhdimësinë e botimit të gazetës Dielli?

Editori, Xhevat Kallajxhi, poshtë letrës jep këtë përgjigje: Mbi funksionin dhe qëllimin e Fondit të Vatrës ka dhënë në Dielli shpjegime të hollsishme vetë kryetari i fondit z. Agim Karagjozi. Duket ju u ka shpëtuar nga syri artikulli i z. Karagjozi. Sidoqoftë, duhet të dini, se Fondi permanent i Vatrës nuk mund të preket aspak. Përndryshe, po të prekej ose po të përdorej, brenda dy vjetëve, do të merrte fund, dhe kriza e Vatrës, do të vazhdonte përsëri. Ideja e këtij fondi u shtrua për herë të parë nga  Agim Karagozi dhe qëllimi ka qenë ky: Të hapet një fushatë në krejt shqiptarët e Amerikës, dhe të mblidhen nja  200 mijë dollarë ose më shumë, të cilat të depozitoheshin në bankë dhe nga interesi i tyre, që mund të arrijë nja 20 mijë dollarë në vit, të sigurohet një bazë financiare për Vatrën….

Në këtë mënyrë sqaronte Editori, me nja 20 mijë dollarë interest në vit, dhe me 25 a 30 mijë dollarë anëtarësi dhe pajtimet në Dielli, apo pagesa të reklamave, do të dilte normalisht Dielli dhe do të merrte frymë lirisht Vatra.

Sqarojmë se fondi permanent që u mbrojt me fanatizëm nga z. Karagjozi(sekretar Tonin Mirakaj), u përdor dhjetë vite më vonë për të blerë ndërtesën e Vatrës.

Le të kthemi tek gjesti i vëllezërit Gjonlekaj, që vazhdonin të dërgonin rregullisht çekun tek editori dhe ky e përcillte në shtypshkronjë. Shembulli i dy vëllezërve ngjalli reagime pozitive në Vatër. Herë pas here në Dielli botoheshin letra falenderimi, madje edhe Editorial për buajrinë e tyre.

Në Diellin e 1 Majit 1986 botohej letra e z. Halim Idrizi nga Illinois, ku përgëzoheshin publikisht vëllezërit Gjonlekaj për aktin e tyre patriotik. Letërshkruesi theksonte: Unë nuk i njoh vëllezërit Gjonlekaj  dhe marr me mend se ata mund të mos jenë pasanikë në xhep, por me gjestin e tyre bujar tregojnë se janë pasanikë në zemër dhe kjo ka rëndësi të madhe. Prandaj i përgëzoj vëllezërit Luc dhe Gjek Gjonlekaj dhe, duke shtërnguar dorën, u them: U LUMTË!

Dhe uroj e shpresoj që shembulla e tyre fisnike të pasohet edhe nga të tjerë, sidomos nga ata që janë pasanikë edhe në xhep!

Një letër tjetër u botua në numrin e 16 majit, faqe 7, dërguar prej Floride nga Enver Shapllo. Ai lavdëron me zemër gjestin atdhetar të vëllezërve Gjonlekaj për bujarinë dhe patriotizmin që treguan duke dhënë kontribute të kondisderuara për të mbajtë gjallë Diellin. Gjesti i tyre duhet të inspirojë shqiptarët e tjerë se duhet bërë diçka që barra e gazetës të mos mbetet vetëm në disa njerëzve.

ANDREW D. ELIA: NDIHMA E TYRE VJEN NGA ZEMRA DHE BINDJA

Në të njëjtën gazetë, në faqen 8, botohet edhe shënimi në gjuhën angleze, shoqëruar me fotografinë e dy vëllezërve Gjonlekaj që mbajnë në duar gazetën Dielli, shkruar prej Dr. Andrew D. Elia, ish kryetar i Vatrës, në atë kohë kur shkroi letrën ishte pjesë e bordit këshillimor të Presidentes së Vatrës zonjës Pauline M. Loukas, së bashku me Anthony Athanas, Nick Kreshpani dhe Harry Stoia. Në shënimin e Dr. Elias theksohet se Vatra dhe gazeta e saj Dielli kanë shërbyer dhe kanë mbijetuar gjatë në sajë të bujarisë së anëtarësisë së saj dhe miqëve të saj në të gjithë botën shqiptare. Ai e trajton aktin patriotik të dy vëllezërve Gjonlekaj në përputhje me traditën e së kaluarës. Ata u ngritën në konferencën e fundit vjetore të Vatrës dhe u ofruan të ndihmonin Vatrën e tyre financiarisht duke dhuruar fondet e nevojshme për të botuar Diellin dy herë në muaj për gjashtë muaj. Oferta e tyre u pranua me gëzim. Kjo është hera e parë që bëhet një ofertë e tillë nga dy persona. Vëllezërit Gjonlekaj e kanë mbajtë fjalën e tyre. Ne po u botojmë dhe fotografinë në mënyrë që të gjithë ti shohin dhe të binden për çfarë ata kanë bërë. Ne, shkruan Dr. Elia, nuk e fshehim mirënjohjen tonë për ndjeshmërinë dhe bujarinë e tyre, ata kanë mbajtë premtimin e dhënë. Ajo, që ata thanë, e bënë, dhe gjithçka vjen nga bindja dhe nga zemra. Oferta e tyre nuk ka motive të fshehura dhe na dikton ne, të marrim detyrime të ngjajshme. Për Luc dhe Gjek Gjonlekaj ky është një akt patriotik. Ne i falenderojmë dhe i përgëzojmë ata për këtë projekt të dobishëm.

LETRA E VËLLEZËRVE GJONLEKAJ:QËLLIMI YNË ËSHTË KOMBËTAR

Pas përgëzimit të Dr. Elias, botohet dhe letra e vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj, e kërkuar nga Dr. Elia, ku spjegohen motivet që i nxitën ata të vepronin në këtë mënyrë.

Letra i drejtohet Doktor Elia-s.

 I dashur Dr. Elia

       Ju na kërkuat disa hollësi mbi të shkuarën dhe iniciativën tonë për të ndihmuar Gazetën ”Dielli”.

       Ne u lindëm në Triesh që është një trevë në Malësi të Mbishkodrës afër Bregut të lumit Cem-pushtuar nga jugosllavët. Në fillim të 70-ave imigruam në SHBA. Ç’prej at’herë kemi qenë përkrahës të sinqertë të gazetës ”Dielli”, për të cilën mësuam gjatë shkollimit tonë në vendlindje dhe në Kosovë. Shqiptarët etnikë janë krenarë për veprimtarinë e kësaj gazete, e cila për pothuaj se 80 vjet me radhë jetoi me të mirat dhe të vështirat e popullit tonë të shumëvuajtur.

   Në çerekun e parë të këtij shekulli, Dielli, dhe Vatra, kontrubuan në mënyrë të shkëlqyshme për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Megjithatë për fatkeqsinë tonë gjysma e tokave arbërore dhe e popullit shqiptar mbetën nën pushtimin jugosllavo-grek. Qëllimi më i shejtë dhe më ideal i racës shqiptare -domethenë bashkimi kombëtar- akoma nuk është realizuar. Ky është dhe do të jetë misioni kryesor i racës shqiptare. Dihet mirfilli se kjo kauzë kaq e shejtë, kërkon sakrifica dhe përpjekje të panumërta.

               Dielli në çerekun e fundit të këtij shekulli duhet të përjetojë një rilindje tjetër, duke i caktuar vetes si mision bashkimin e katër vilajeteve të dikurshme, kauzë kjo për të cilën u krijua në shkurtin e vitit 1909…

          Sot bota ecën përpara me hapa gjigantë dhe po përgatitet për mijëvjeçarin e tretë të mrekullive shkencore dhe teknologjike. Shtimi jashtzakonisht i shpejtë natyror i racës arbërore është një faktor që na bën shumë të lumtur.Numri i shqiptarëve në trojet tona arbërore, tani ka arritur në 6 milionë veta. Tani koha dhe historia është me ne. Kolonitë arbëreshe të Italisë po përjetojnë një rilindje të dytë. Diaspora shqiptare është përgatitur qoftë në pikpamje kulturore dhe ekonomike. Të gjithë këta faktorë duhet të luajnë rol me rëndësi për realizimin e aspiratave tona të shejta kombëtare.

S’ka dyshim se ç’prej ca vitesh Dielli po lëngon, kryesisht për çështje financiare. Do të ishte mëkat që pothuaj 300 mijë shqiptarë të Amerikës të lejonin që një gazetë si kjo të mbyllej. Duhet të ndjekim shembullin e grupeve të tjera etnike të cilat nxjerrin gazeta pothuaj edhe të përditshme. Zotimin për ta ndihmuar Diellin e morëm në Kuvendin e fundit të Vatrës që u mbajt në Boston. Jemi shumë të lumtur që patëm mundësi ta mbajmë këtë premtim. Qëllimi ynë është ashtu sikurse do të shihet edhe në të ardhmen, kombëtar, fetar, njerëzor dhe shoqëror. Dëshirojmë që ky hap të frymëzojë edhe atdhetarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, si dhe Diasporën në përgjithësi. Megjithatë duhet të jemi modestë dhe të mos pretendojmë se kontributet tona mund të krahasohen me trimëritë dhe përpjekjet e luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën në fushë-beteja dhe atyre që po dergjen në burgje për bashkimin dhe lirinë e tokave arbërore.

Rroftë Shqipëria Etnike dhe e Lirë!

Vëllezërit Luc dhe Gjek Gjonlekaj

PROF. SAMI REPISHTI: GJEST BUJARIE DHE PATRIOTIZMI

Profesor Sami Repishti shkruante në numrin e 16 qershorit  në artikull të shkurtër me titull: ”Një shënim i vogël për një vepër të madhe- Gjesti Bujar i Vëllezërve Gjonlekaj.”

Shkëpusim një fragment: Në numrin 18 të Fletores “Dielli”(16 Janar 1986), lexova nji shënim pak rreshtash, në të cilin thuhej se vëllezërit Gjek dhe Luc Gjonlekaj, kanë marrë përsipër të paguajnë shpenzimet e botimit dhe shpërndarjes së Dielli-t për një periudhë gjashtëmujore.

Shkurtësia e shënimit nuk paksoi rëndësinë e veprës: gjesti fisnik i vëllezërve Gjonlekaj u kuptue mirë e shpejt nga të gjithë lexuesit e Dielli-t. Kjo vepër buajre më mbushi me gëzim, dhe në këto ditë të vështira për shtypin shqiptar në Amerikë, e Dielli-n veçanërisht, gjesti i dy vëllezërve merr një kuptim të dyfishtë: bujari dhe patriotizëm.”

Më pas Prof. Sami Repishti merr shkas nga bujaria e dy vëllezërve,jo vetëm për të treguar prejardhjen e  tyre nga Malësia e Madhe,por edhe për të argumentuar se gjesti i tyre nuk ishte rastësor, por buronte nga traditat e krahinës nga vinin.

  • Marre nga Libri nga proces-Dielli dhe Editoret -110 Vjet Histori-Te plote lexojeni ne Diellin ne print)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Sponsor te Diellit, Vellezerit Gjonlekaj

FALEMINDERIT BIBLIOTEKES KOMBETARE PER INDEKSIN E KATALOGIMEVE TE SHKRIMEVE

January 15, 2019 by dgreca

GJURMET E SHKRIMEVE TE MIA NE ME SHUME SE 2 DEKADA, BASHKEPUNIM ME 17 GAZETA TE TIRANES,RRETH 300 SHKRIME TE BOTUAR/

dalipi ne kompjuter

Duke kërkuar në indeksin online të Blibliotekës Kombëtare në Tiranë, gjeta edhe gjurmët e shkrimeve të mia në me shume se 2 dekadat e pas viteve ’90. Shumë shkrime për dy dekadat e fundit janë shkruar në SHBA dhe janë botuar jo vetëm në gazetat Illyria(Gusht 1999- korrik 2009) dhe në Dielli që nga shtatori 2009-2019 , por pjesa më e madhe e tyre janë botuar edhe në Tiranë. Në disa prej gazetave i kam dërguar me dëshirën time pasi botoheshin këtu, por ka shumë syresh që paralelisht janë marrë nga më shumë se sa një gazetë. Ndjehem mirë se nuk kam munguar në Shqipëri, tek lexuesi im në këto dy dekada mërgim. Sic tregon indeksi i mëposhtëm numri i artikujeve te indeksuar ne katalogim eshte rreth 300, ndersa numri i gazetave në Shqipëri, përjashtuar ato të Kosovës është 17: Ora e Fjalës, Republika, Albania, Rilindja Demokratike, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Gazeta 55, Shekulli, Gazeta Sot, Gazeta “Tema”, Korrieri, Kult-Celesi, Standard, Ndryshe, Tirana Observer, Telegraf, Shqiptarja.com,Bulevard . I falenderoj të gjitha ato gazeta që i kanë vleresuar dhe botuar artikujt e mi.
Per miqtë e mi dhe veten po e publikoj indeksin e shkrimeve, thjesh për Kujtesë, jo per-Doni më për Belulin e Pëllumb Kullës….

– Artistes së Popullit i mohojnë pronat :[Vaçe Zela dhe familja e saj] / Dalip Greca- Republika. – Nr. 72, 25 korrik, 1995, f.5

– Kush e prishi imazhin e shqiptarëve në Greqi? : Sipas bisedës me minoritarin e emigruar në Greqi me 1990, Vangjel Loli / Vangjel Loli; Dalip Greca-Republika. – Nr. 47, 28 maj, 1995, f. 3

– Shteti nuk mund t’i braktisë qytetaret e vet!: Fshati “Pilot” katandiset në një grumbull barakash [Banorët e fshatit Kolsh të Kukësit, vendosur në Stravec të Lushnjes] / Dalip Greca-1996, shtator 18-Republika
– Larg parlamentit të marionetave :[Intervistë] / Dalip Greca-Koha jonë. – Nr. 35, 21 qershor, 1997, f.7
– KATOVICA- [Brenda pjesë nga fjalimi i Gorbaçovit në Katovicë në 1986] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 141, 20 qershor, 1998, f.4-

– Një 33 vjeçar përkujton 20 vjetorin e arrestimit :[Artur Kice] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 202, 13 korrik, 1996, f. 7

– Belortaja kthehet me Çmim Special nga Stambolli: [Karikaturisti Medi Belortaja] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 245, 21 tetor, 1998, f.13

– Traktet që tronditën shtetin…. dhe historia e vajzës emigrante që nuk mund të kthehet në Shqipëri: [Ngjarja është e 11 marsit 1989, Tiranë. Xhuljeta Çuka, Petrit Ishmi, Alfred Berisha] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 229, 14 nëntor, 1996, f. 7-

– Rrahman Uruçi – prijës popullor demokrat antifashist / Dalip Greca- 1995-Botoi- Myzeqeja- Nr. 5, F.6

– Divjaksja që i imponon vëmendje kryeqytetit :Studentja nga Divjaka, Brixhilda Ndini me tre librat poetik ka sfiduar moshatarët e vet kryeqytetas. Specialistët e kanë etiketuar si poete magjike / Dalip Greca-Botoi Ora e fjalës. – Nr. 140, 27 nëntor, 1995, f.2
– SOS Anija po mbytet / Dalip Greca-Republika. – Nr. 19, 27 janar, 1999, f.1, 3
– Mbijetesa e kombit, në rrezik / Dalip Greca-Republika. – Nr. 13, 19 janar, 1999, f.1, 6
– Fshatarët e Ballagatit tri herë të gënjyer / Dalip Greca- Republika. – Nr. 22, 19 mars, 1995, f.2
– Pesënjakët, braktisja e frikshme e shtetit / Dalip Greca-Republika. – Nr. 55, 10 mars, 1999, f.2

– Majko, i fshehur pas Nënë Terezes: [Projekti i VEVE për Qender bizneso-kulturor në qendër të Tiranës] / Dalip Greca- Republika. – Nr. 59, 14 mars, 1999, f.10

– Dora serbe trazon politikën shqiptare / Dalip Greca-Republika. – Nr. 134, 10 qershor, 1999, f.1, 3
– Në Shqipëri të besojnë kur gënjen: Në vend të përcielljes të librit “Një jetë fallco” [E autorit Luan Laze] / Dalip Greca- Republika. – Nr. 131, 6 qershor, 1999, f.9
– Fshatarët e Ballagatit, tri herë të gënjyer / Dalip Greca- Ora e fjalës. – Nr. 120, 20 mars, 1995, f.4

– Poeti që këndon dhimbjen e mërgimit :[Mbi librin “Gurë kundër erës” të poetit Gëzim Hajdari] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 75, 1 gusht, 1995, f.7

– Kush po e ngre murin e Mitrovicës?: [Rreziku i ndarjes në Kantenc thërret për kujdes!] / Dalip Greca- Republika, Mars 7, 1999
OSBE shtyn “vrapin për Kushtetutën” / Dalip Greca-Republika. – Nr. 258, 5 nëntor, 1998, f. 1, 3
– Çmimi i marrëveshjes dhe gracka e demokratëve / Dalip Greca- Republika. – Nr. 301, 26 dhjetor, 1998, f.1,3
– Desidenca shqiptare – monopol i njerëzve që bien nga fiku / Dalip Greca
– Shtypi në kurth / Dalip Greca-Republika. – Nr. 282, 4 dhjetor, 1998, f.1,3
– Gjenerali i Atdheut, me eshtra të mërguara : [Abaz Kupi] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 80, 7 prill, 2000, f. 6
– Dosje e pazbuluar e Ahmet Zogut : Zogu – njeriu që fiset i bashkoi në komb, ndërsa kombit i dha shtetin / Dalip Greca- Albania. – Nr. 86, 14 prill, 2000, f. 6
– Flamurtari i moçëm, Kristo Kirka / Dalip Greca-Albania. – Nr. 101, 3 maj, 2000, f. 6-

– Uashingtoni i bën radiografinë politikës së Tiranës : [Nga takimi i parë i Albanian Forum, mbajtur në SHBA] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 79, 6 prill, 2000, f. 6
– Epilogu i një regjisori : [Viktor Stratobërdha] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 124, 30 maj, 2000, f. 10
– Si u vra Prof. Fehmi Agani truri i LDK-së : [Dëshmon i biri, Mentori] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 43, 23 shtator, 2000, f. 8
– Masakra çame : [Vështrime historike] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 145, 23 qershor, 2000, f. 10
– Marrëdhëniet pozitë-opozitë, turpi i Shqipërisë së sotme : Intervistë e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare / Ismail Kadare; Dalip Greca-Albania. – Nr. 147, 25 qershor, 2000, f. 4

– Në penelin e Alush Shimës, Shqipëria… : [SHBA] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 163, 14 korrik, 2000, f. 10
– Të orientohemi nga Atdheu : [Zenun Halili me banim në SHBA] / Dalip Greca- Republika. – Nr. 50, 2 mars, 2000, f. 10
– Antonio Belushi : “Të mos strukemi në mbretërinë e harresës” : [Anton Belushi dhe aktiviteti i tij mes shqiptarëve jashtë atdheut] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 184, 4 gusht, 2000, f. 10

– Bisnesi amerikan i basketbollistit të “Dinamos” : [Lulzim Tela ndërton rrobaqepsinë SHBA] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 186, 10 gusht, 2000, f. 4

– Lufta për statujat e politikës…Politika jo gjithmonë e largon topin nga vetja për ta pasuar…- (Në prag të zgjedhjeve lokale) / Dalip Greca- Republika. – Nr. 8, 13 janar, 2000, f. 9

– Piktori i shpirtrave në Nju Jork : [Piktori Arben Morina] / Dalip Greca- Albania. – Nr. 61, 15 mars, 2000, f. 10

– Varen eshtrat e shqiptarëve nëpër sqepat e sqifterit … : Ali Asllani, atdhetari, diplomati, shtetari, këngëtari magjik i dashurisë, mjeshtri i përsosur i poezisë shqipe / Dalip Greca- Albania. – Nr. 254, 28 tetor, 2000, f. 10

– Familja DILO- Nga Sheperi në Amerikë : Historia tragjike e një familje me rrënjë tek Rilindja Kombëtare … : [Familja Dilo] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 270, 16 nëntor, 2000, f. 10

– Rugova : “Kosova e ka fituar pavarësinë, pritet vetëm akti formal i shpalljes” / Dalip Greca-Albania. – Nr. 270, 16 nëntor, 2000, f. 4

– Jemi t’birtë e Skënderbegut,… Qitni pushkë, o djelm të Malëcisë!: figura e Mehmet Shpendit në shtypin e kohës, në vargjet e poetëve dhe këngët e rapsodëve / Dalip Greca- Illyria. – Nr. 971, 15-18 shtator, 2000, f. 20-21

– Mid’hat Frashëri, profet e misionar i kohëve të reja : [Libri “Gjeniu i kombit”] / Uran Butka; Dalip Greca-Rilindja demokratike. – Nr. 2711, 10 dhjetor, 2000, f. 21

– Dy akuzat e mia për klasën politike / Ismail Kadare; Dalip Greca-Albania. – Nr. 32, 9 shkurt, 2001, f. 4

– Demokracia nuk presupozon pushtet të pazevëndësueshëm : [Intervistë me botuesin e gazetës “Illyria”] / Ekrem Bardha; Dalip Greca- Albania. – Nr. 85, 14 prill, 2001, f. 4

– Të mjekohesh nga kompjuteri : [Mjeku Rifat Latifi dhe idea e tij për krijimin e spitalit ndërkombëtar virtual elektronik të Kosovës] / Dalip Greca- Albania. – Nr. 88, 18 prill, 2001, f. 6
– Pse e kujtojnë shqiptarët Mbretin e tyre ? : [Ahmet Zogu] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 82, 11 prill, 2001, f. 4

– Sislej Xhafa mes pikturës dhe performancës / Dalip Greca- Koha. – Nr. 53, 1 prill, 2001, f. 25 – 29

– 100 vjet nga historia e një familje dhe pengu që nuk e tret koha : [Familja Lepenica] / Dalip Greca-Gazeta 55. – Nr. 147, 2 qershor, 2001, f. 20

– PD-ja të rishikojë marëdhëniet me SHBA-në : [Intervistë] / Pjetër Arbnori; Dalip Greca- Albania. – Nr. 283, 2 dhjetor, 2001, f. 4

– Koha për të konkuruar alternativat jo grindjet : [Me biznesmenin, botuesin e gazetës “Illyria” Ekrem Bardha] / Ekrem Bardha; Dalip Greca- Albania. – Nr. 18, 24 janar, 2002, f. 6

– Presidenti të vijë nga diaspora : Ish-kryeministri demokrat, komenton krizën politike në vend / Aleksandër Meksi; Dalip Greca-Albania. – Nr. 26, 2 shkurt, 2002, f. 4-

– Italiani që për 13 vjet mashtroi shtypin shqiptar dhe atë botëror / Dalip Greca-Illyria. – V. 12 Nr. 1118, 1-4 mars, 2002, f. 18

– Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë dhe zhdukja e mistershme e kolonelit që e denoncoi / Dalip Greca-Illyria. – V. 12 Nr. 1120-1121, 8-11, 12-14 mars, 2002

“Shqipëria i ka rihapur dyert e Zotit; Zoti nuk i braktis ata që besojnë në të” : Simpozium në qendrën “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” ne Nju Jork / Dalip Greca- Illyria. – V. 12 Nr. 1147, 11-13 qershor, 2002, f. 30-31

– Një amerikan tregon aventurën shqiptare : [Pjestarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri] / Dalip Greca- Illyria dhe -Albania. – Nr. 146, 23 qershor, 2002, f. 22

– Mihal Zallari : Atdheun dhe kombin t’i duam pa kondita! / Dalip Greca- Illyria. – Nr. 1140-1142, 17-27 maj, 2002

– Emigrantët, “delja e zezë” për politikën dhe median italiane / Dalip Greca-Albania. – Nr. 148, 26 qershor, 2002, f. 16 – 17

– 825 fëmijë të ngujuar nga gjaku / Dalip Greca-Albania. – Nr. 171, 23 korrik, 2002, f. 12 -13
– Vatra, zemra e lëvizjes kombëtare : [Beqir Meta “Federata Panshqiptare “Vatra”] / Dalip Greca- Albania. – Nr. 198, 23 gusht, 2002, f. 21

– Mirëkuptimi, sfida që krijon shpresë për të ardhmen e Shqipërisë : [Presidenti takohet me një komunitet gazetarësh shqiptarë në Nju York] / Alfred Moisiu; Dalip Greca–Albania. – Nr. 218, 15 shtator, 2002, f. 8 – 9

– Vajza shqiptare qe studion per mjeke….aktorja e re që u zbulua nga Stan Dragoti / Dalip Greca- Shekulli. – Nr. 20, 23 janar, 2003, f. 17

– Pena, revista e frymëzimit shqiptar : [Revistë e shkrimtarëve të diasporës] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 25, 2 shkurt, 2003, f. 20.

– Bashkim Muhedini : “Porta e futbollit, jeta dhe drama ime” / Dalip Greca- Albania. – Nr. 30, 8 shkurt, 2003, f. 22 – 23.

– Natë shqiptare në New York : [Spektakli- Inva Mula-Ardit Gjebrea- Pirro Cako] / Dalip Greca- Gazeta Sot. – Nr. 43, 26 shkurt, 2003, f. 20.

– Botohet “Pena” në Amerikë : Revista e shkrimtarëve në diasporë / Dalip Greca- Gazeta Tema. – Nr. 812, 4 shkurt, 2003, f. 12.

– Bashkim Muhedini : porta e futbollit u bë dera e jetës sime, ajo ishte dhe drama ime plot ankth / Dalip Greca-Illyria. – V. 13 Nr. 1206, 10-13 janar, 2003, f. 18-19

– Kledi Kadiu, ylli shqiptar i spektakleve italiane që ndërton ura miqësie mes dy brigjeve / Dalip Greca-Illyria. – V. 13 Nr. 1213, 4-6 shkurt, 2003, f. 16

Jeronim De Rada, pararendësi i Rilindjes Kombëtare, vigani i botës
italo- shqiptare, “vjen” në Amerikë, 100 vjet pas vdekjes Dalip Greca-Illyria. – V. 13 Nr. 1219, 28 shkurt – 3 mars, 2003, f. 23

– Poeti mes reales dhe absurdes : [Eqrem Basha, “Neither nor a song” ose “As plagë, as këngë”] / Dalip Greca- Albania. – Nr. 128, 3 qershor, 2003, f. 20 – 21

-Qerim Haxhiu, memoria e mërgatës shqiptare në Egjipt / Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1222, 11-13 mars, 2003, f. 24

– Mid’hat Frashëri, udhërrëfyes dhe shërbestar i kombit : me rastin e përvjetorit të lindjes, 25 mars 1880-25 mars 2003 / Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1226-1229, 25 mars – 7 prill, 2003

– Një letër e panjohur e Abas Kupit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë, Anthony Eden / Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1231, 11-14 prill, 2003, f. 24

– Historia e Amerikës vjen në shqip : Albana Mëlyshi, shkrimtarja, poetja, gazetarja që vendos ura lidhjeje me Shqipërinë dhe shqiptarët në botë / Albana Lifschin (Mëlyshi); Dalip Greca- Koha jonë. – Nr. 162, 15 qershor, 2003, f. 21.

– Djemtë e Abas Kupit rikthejnë tablonë e Luftës së II-të Botërore në Shqipëri : Julian Amery, oficeri anglez “flet” shqip për pozicionin e palëve në luftën e partizanëve, ballistëve dhe legalistëve kundër italianëve dhe gjermanëve / Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1242, 20-22 maj, 2003, f. 23

– Poeti Eqrem Basha, mes reales dhe absurdes, një zë i veçantë i poezisë shqipe / Dalip Greca-Illyria. – V. 13 Nr. 1244, 27-29 maj, 2003, f. 22

– Anton Çefa – poeti i disidencës së heshtur / Anton Çefa; Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1268, 22-25 gusht, 2003, f. 28

– Shuhet mjeshtri i instrumenteve muzikore që fitoi të drejtën për të konkuruar në Londër… / Dalip Greca-Illyria. – V. 13 Nr. 1274, 12-15 shtator, 2003, f. 24

– Dëshmia e rrallë e Gjekë Gjonlekës : Nënë Tereza u lut në gjuhën shqipe gjatë meshës me shqiptarët e Amerikës / Dalip Greca- Albania. – Nr. 173, 25 korrik, 2003, f. 18 – 19.

“Shqiptarët e Amerikës” i Vehbi Bajramit, enciklopedia e diasporës më të vjetër shqiptare / Dalip Greca- Illyria. – V. 13 Nr. 1292, 14-17 nëntor, 2003, f. 18-21

” Dilemat e mëdha” ballkanase që po shoqërojnë shenjtërimin e Nënë Terezës / Dalip Greca- Gazeta”Korrieri”. – Nr. 186, 9 gusht, 2003, f. 14 – 15.

– Një histori në tre shekuj : [Vehbi Bajrami, “Shqiptarët e Amerikës”] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 287, 5 dhjetor, 2003, f. 20 – 21.

– Sadik Rama nuk e ndërroi Atdheun për flori e grada / Dalip Greca- Illyria. – V. 14 Nr. 1321, 2-4 mars, 2004, f. 25

– A i dëgjon diaspora shqiptare këmborët e helenikëve të Amerikës?! / Dalip Greca- Illyria. – V. 14 Nr. 1325, 16-18 mars, 2004, f. 10

– Shtatë gjuhët e Frederik Ndocit : [artistët shqiptarë në SHBA] / Dalip Greca-Albania. – Nr. 181, 6 gusht, 2004, f. 20 – 21.

– Laureta Meçi, shqiptarja në “Shadow Kill” / Dalip Greca-Albania. – Nr. 186, 12 gusht, 2004, f. 18 – 19.

– Arbërori i parë që u mor me historigrafinë shqiptare : [Athanas Gegaj] / Dalip Greca-Gazeta “Korrieri” – Nr. 47, 26 shkurt, 2005, f. 14 – 15.

Lamtumirë Anthony Athanas legjenda shqiptare e Amerikës / Dalip Greca-Albania. – Nr. 125, 31 maj, 2005, f. 16 – 17.

– Marinsi shqiptar – hero i Amerikës, që u vra ditën e bombës në Nagasaki : 9 gusht 1945 – 9 gusht 2005, 60 vjet nga hedhja e bombës atomike në Nagasaki, Odise Koleka / Dalip Greca- Koha jonë. – Nr. 218, 9 gusht, 2005, f. 12 – 13.

– Teprimi me lirinë dhe histeria prodiktatoriale / Dalip Greca- Albania. – Nr. 245, 18 tetor, 2005, f. 14 – 15.

– Zbulimi japonez me “Prillin e thyer” : [studiuesi Kazuhiko Yamamoto njohu Kanunin përmes librit të shkrimtarit Ismail Kadare dhe botoi librin “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”] / Dalip Greca- Albania. – Nr. 247, 20 tetor, 2005, f. 14 – 15.

– Safete Juka, Dora D’Istria e mosnjohur nga shteti Shqiptar / Dalip Greca- Gazeta Tema. – Nr. 1643, 11 – 12 dhjetor, 2005, f. 16.

– Zemra e Nexhatit digjej për Shqipërinë… : duke përkujtuar Nexhat Peshkëpinë që ndërroi jetë në Detroit, shkurt 1970 / Dalip Greca- Republika. – Nr. 40, 19 shkurt, 2006, f. 10 – 11.

– Si u përgatit pushtimi i Shqipërisë dhe versioni i vrasjes së Mbretit Zog / Dalip Greca-Illyria. – V. 17 Nr. 1637, 10-12 april, 2007, f. 28-29

– Pushtimi i Shqipërisë u vendos që me 6-7 shkurt 1939 / Dalip Greca-Illyria. – V. 17 Nr. 1638, 13-16 April, 2007, f. 19

– Nënë Tereza u lut në gjuhën shqipe gjatë meshës me shqiptarët e Amerikës / Dalip Greca-Kult nga çelësi. – Nr. 153, 23 gusht, 2006, f. 23.

Odhise Paskali : artisti mit që krijoi në katër regjime / Dalip Greca-Illyria. – Nr. 1634, 30-2 prill, 2007, f. 36-37

– Shqiptarë, ruani familjen se ajo është më e pasur se Amerika! : [intervistë e Ipeshkvit të Kosovës] / Imzot Dodë Pashku Gjergji; Dalip Greca- Illyria. – 21-27 dhjetor, 2007, f. 10-11
– Blerim Destani, në një rol në Hollywood : po vjen “Koha e Kometës” me mesazhin: “Mos kërko luftën, ajo mund të të gjejë vetë ty” / Blerim Destani; Dalip Greca-Illyria. – Nr. 1709, 28-3 dhjetor-janar, 2007-2008, f. 24-25

– Duke përkujtuar Hysen Mulosmanajn : jeta dhe poezia e Hysen Mulosmanajt, testamenti, ku janë hipotekuar dashuria për atdheun, dhe pengu për Kosovën e lirë / Dalip Greca-
Illyria. – Nr. 1709, 28-3 dhjetor-janar, 2007-2008, f. 27

– Shqiptarja e parë që synon Parlamentin Evropian : prej tre vitesh Mirela Bogdani është anëtarësuar në Partinë Konservatore Britanike, dhe ka kapërcyer me sukses dy faza të konkurimit drejt Parlamentit Evropian / Mirela Bogdani; Dalip Greca- Illyria. – 8-10 janar, 2008, f. 34-35

– Ish kampioni i Shqipërisë, zv/trainer në SHBA : [intervistë me Janko Markon] / Janko Marko; Dalip Greca-Illyria. – Nr. 1726, 29-3 shkurt-mars, 2008, f. 38

– Kur mbi tryezat e OKB hidhej Çështja e Kosovës : intervistë me z. Pëllumb Kulla, ish kryetar i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë OKB në vitet 1993-1997 / Pëllumb Kulla; Dalip Greca- Illyria. – Nr. 1730, 14-17 mars, 2008, f. 29

– Lirio Nushi : Edhe në fund të botës do të them se jam shqiptar: këngëtari i denjë si ambasador i kulturës duke shpalosur artin shqiptar / Dalip Greca- Albania. – Nr. 65, 24 mars, 2007, f. 19.

– Formati botëror i regjisorit Pirro Mani : me rastin e 75 vjetorit të lindjes së regjisorit të madh të Teatrit Shqiptar / Dalip Greca- Albania. – Nr. 84, 15 prill, 2007, f. 23.

– Mjeshtri i madh Pëllumb Kulla fafenderon nga larg : [Presidenti i Shqipërisë dekoron Pëllumb Kullën me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”] / Pëllumb Kulla; Dalip Greca-Albania. – Nr. 99, 3 maj, 2007, f. 13.

– Odhise Paskali, artisti mit që krijoi në katër regjime : flet e bija e artistit :Ju tregoj sekrete e atit tim… / Floriana Paskali; Dalip Greca- Albania. – Nr. 143, 23 qershor, 2007, f. 10.

– Sikur ta meritonim Kadarenë president! / Dalip Greca- Albania. – Nr. 143, 23 qershor, 2007, f. 10.

– Ali Kuçi, vatrani që dha shpirt në hetuesinë e Beratit… : diktatura komuniste nuk i kurseu bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e Nolit dhe të Konicës / Dalip Greca-Albania. – Nr. 179, 4 gusht, 2007, f. 18.

– Një lidhje shkrimtarësh shqiptare në Nju Jork : Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikane ndan çmimet letrare / Dalip Greca- Albania. – Nr. 183, 9 gusht, 2007, f. 21.

– Nano, bashkëpunëtor shumë i mirë i i Berishës : [ish – presidenti Moisiu flet për gazetën “Illyria” të Nju Jorkut] / Alfred Moisiu; Dalip Greca- Shekulli. – Nr. 2075, 11 tetor, 2007, f. 5.

– Kolec Traboini, “Bukuri shkodrane” dhe “Koha e Prostitutave” / Dalip Greca-Republika. – Nr. 264, 15 nëntor, 2007, f. 19.

– Kërkohet një klasë e re politike që të çojë Shqipërinë në BE : Mirela Bogdani konkurron në radhët e konservatorëve britanikë drejt Parlamentit Evropian / Mirela Bogdani; Dalip Greca- Republika. – Nr. 3, 10 janar, 2008, f. 10 – 11.

– Parashqevi Qiriazi, një grua mes diplomatëve burra në Konferencën e Paqes në Paris…. / Dalip Greca- Republika. – Nr. 12, 20 janar, 2008, f. 18.

– Qëndrimi ndaj hebrejve i bën nder kombit shqiptar : kur hebrejve ju kërcënohej jeta, shqiptarët u ofruan miqësinë sipas kodit të lashtë të besës / Dalip Greca- Republika. – Nr. 29, 9 shkurt, 2008, f. 14 – 15.

– Urat matanë dhe këndej oqeanit që ndërton Albana Mëlyshi Lifschin : [“Ura mbi oqean : tregime nga Amerika”] / Dalip Greca- Republika. – Nr. 59, 14 mars, 2008, f. 18.

– Kur Kongresisti Tom Lantosh vizitoi Kosovën dhe Shqipërinë komuniste : bisedë me aktivistin, i cili siç thotë ai ishte ndërmjetës i vizitës në Tiranë / Shaqir Gashi; Dalip Greca- Republika. – Nr. 66, 22 mars, 2008, f. 14 – 15.

– Testamenti i Safete Jukës si akt shqiptarie dhe leksion për shtetin shqiptar – Jeta dhe veprimtaria e Safete Jukës. Fondi prej 40 000 $ dhuratë për
Bibliotekën Kombëtare. Letra e motrës së S. Jukës, Lume Juka, drejtuar
drejtorit të këtij institucioni, z. Aurel Plasari. / Dalip Greca
Dielli. – V. 100 Nr. 2, , october, 2009, f. 17-18

– Dobrescu : “România a fost pentru albanesi o a doua patrie” : Intervistë me shkrimtarin rumun dhe studiuesin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Marius Dobrescu, për vëllimin me tregime “Atdheu prej dëbore” të shkrimtarit Ramiz Gjini. / Dalip Greca- Prietenul albanezului = Miku i shqiptarit. – Nr. 92, , Iunie, 2009, f. 20-22

– Pasardhësit e heronjve të “Lahutës së Malësisë” e zhvendosën betejën në Amerikë : [pasardhësit e Vocërr Balës] / Dalip Greca- Gazeta “Standard” – Nr. 945, 13 korrik, 2008, f. 18 – 19.

– Pasardhësit e heronjve të “Lahutës së Malësisë” e zhvendosën betejën në Amerikë : [pasardhësit e Vocërr Balës] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 946, 14 korrik, 2008, f. 18 – 19.

– Çamëri moj Çamëri na mbeti loti në sy… veprimtaria që u organizua në Nju Xhersi nga Shoqata për të Drejtat e Njeriut “Çamëria” në SHBA / Dalip Greca-Gazeta “Ndryshe”. – Nr. 660, 9 korrik, 2008, f. 13.

– Shqiptarët në “Kohën e kometës” : [intervistë me aktorin mbi filmin e tij të fundit] / Blerim Destani; Dalip Greca- Gazeta Standard. – Nr. 987, 23 gusht, 2008, f. 18 – 19.

– Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha / Dalip Greca- Gazeta Standard. – Nr. 980, 17 gusht, 2008, f. 18 – 19.

– Operacioni i CIA-s dhe Mi6 kundër komunizmit : rrëfimi i parashutistit të mbijetuar, dëshmon nga Cleveland i Ohio-s, SHBA, / Zef Luka; Dalip Greca- Gazeta Standard. – Nr. 967, 4 gusht, 2008, f. 18 – 19.

– Historitë e grupit parashutist, që do të rrëzonte Enver Hoxhën : rrëfimi i parashutistit të mbijetuar, dëshmon nga Cleveland i Ohio-s, SHBA-II, / Zef Luka; Dalip Greca- Standard. – Nr. 968, 5 gusht, 2008, f. 18 – 19.

– Ramiz Dani, roja besnike e Abaz Kupit dhe shoqërues i anglezëve : [kujtimet e dy oficerëve anglezë: Julian Amery dhe David Smiley] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 971, 8 gusht, 2008, f. 18.

– E vërteta e vdekjes së parashutistit që do të rrëzonte Enver Hoxhën : rrëfimi i parashutistit të mbijetuar, dëshmon nga Cleveland i Ohio-s, SHBA, III / Zef Luka; Dalip Greca-Standard. – Nr. 969, 6 gusht, 2008, f. 18 – 19.

– Ramiz Dani, roja besnike e Abaz Kupit dhe shoqërues i anglezëve : [kujtimet e dy oficerëve anglezë: Julian Amery dhe David Smaley] / Dalip Greca-Illyria, 2 Gusht 2008

– Dr. Fuad Myftia, shkodrani që udhëhoqi legalistët në emigrim për më shumë se 30 vjet / Fuad Myftia; Dalip Greca- Gazeta Standard. – Nr. 1016, 21 shtator, 2008, f. 18 – 19.

– Korrieri partizan në Oborrin e Mbretit : [Hajdar Tonuzi] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 997, 2 shtator, 2008, f. 20 – 21.

– Hajdar Tonuzi i internuar në Korsikë me Abaz Ermenjin : [Hajdar Tonuzi] / Dalip Greca- Standard. – Nr. 998, 3 shtator, 2008, f. 20 – 21.

– Aventura drejt Italisë [dhe Egjiptit] : [Dr. Fuad Myftia, shkodrani që udhëhoqi ilegalistët në emigrim për më shumë se 30 vjet] / Fuad Myftia; Dalip Greca- Standard. – Nr. 1017, 22 shtator, 2008, f. 18 – 19.

– Si depërtoi agjenti i Sigurimit i shtetit shqiptar në udhëheqjen e lartë të legalistëve : [Dr. Fuad Myftia, shkodrani që udhëhoqi ilegalistët në emigrim për më shumë se 30 vjet] / Fuad Myftia; Dalip Greca- Standard. – Nr. 1018, 23 shtator, 2008, f. 18 – 19.

– Njëmbëdhjetë kongreset e legalistëve në emigrim : [Dr. Fuad Myftia, shkodrani që udhëhoqi ilegalistët në emigrim për më shumë se 30 vjet] / Fuad Myftia; Dalip Greca- Standard. – Nr. 1019, 24 shtator, 2008, f. 18 – 19.

– ” Kulla”, fisi që u ndëshkua se priti Mbretin kur la Shqipërinë / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1002, 7 shtator, 2008, f. 20 – 21.

– Si e masakruan komunistët familjen Kulla / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1003, 8 shtator, 2008, f. 20 – 21.

– Historia e dhimbshme e familjes Çoku / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1032, 7 tetor, 2008, f. 18 – 19

– Historia e dhimbshme e familjes Çoku-2 / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1033, 8 tetor, 2008, f. 18 – 19.

– Fati i mbrapshtë, por poezi me fat : [Vaid Hyzoti, “Jemi të pandehur”] / Dalip Greca-Albania (“Albania e vogël”, suplement). – Nr. 44, 2 nëntor, 2008, f. 19.

– 100 vjetori i Kongresit të ABC-së u përkujtua në Nju Jork / Dalip Greca-Republika. – Nr. 275, 22 nëntor, 2008, f. 16.

– Kombi ndihet krenar me diasporën shqiptare në Amerikë / Flamur Gashi; Dalip Greca-Republika. – Nr. 296, 18 dhjetor, 2008, f. 16 – 17.

– I mbijetuari : Ju rrëfej çetën antikomuniste të Kurbinit / Bardhok Ndreu; Dalip Greca-Standard. – Nr. 1111, 26 dhjetor, 2008, f. 18 – 19.

– Sigurimi i dha Zefit helm që të helmonte Mark Pirolin : familja Qypi e Kurbinit, që humbi 9 pjesëtarë në luftën kundër komunizmit / Bardhok Ndreu; Dalip Greca-Standard. – Nr. 1112, 27 dhjetor, 2008, f. 20 – 21.

– Pengu i madh i të birit të Abaz Kupit : dëshmi dhe kujtime për jetën e Abaz Kupit dhe të birit të tij Fatbardh Kupi / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1134, 23 janar, 2009, f. 18 – 19.

– Kur Fan Noli bënte paqe me Mbretin Zog : [marrëdhëniet e Ahmet Zogut me anëtarët e shoqërisë “Vatra” në SHBA, qëndrimi i Faik Konicës dhe ngjarjet që pasuan në fund të viteve ’50] / Dalip Greca-Shekulli. – Nr. 2549, 11 shkurt, 2009, f. 22 – 23.

– Kur artisti i bindet fatit dhe jeton me shpresa / Zoi Shyti; Dalip Greca- Shekulli. – Nr. 2560, 22 shkurt, 2009, f. 23.

– Leka Zogu pritej si “Mbret” në Amerikë : [vizita e Leka Zogut në SHBA me anëtarët e shoqërisë “Vatra” në vitin 1967] / Dalip Greca-Shekulli. – Nr. 2554, 16 shkurt, 2009, f. 20 – 21.

– A mundet ky shekull ta shpallë shenjtë Imzot Nolin? : [veprimtaria që u organizua në varrin e Fan S. Noli me rastin e 100 -vjetorit të Meshës së parë në gjuhën shqipe] / Dalip Greca-Republika. – Nr. 46, 26 shkurt, 2009, f. 18 – 19.

–
– Jonuz Ndreu, Dibrani që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA-ja në Gjermani : [Jonuz Ndreu] / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1216, 16 prill, 2009, f. 18 – 19.

– Si e bëri kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait [Pertef Agaj] : ditari i Reshat Agajt / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1233, 3 maj, 2009, f. 18 – 19.

– Takimi me Kadri Hazbiun : -E more Reshat, a e fitove luftën? : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1234, 4 maj, 2009, f. 18 – 19.

– Rrefimi: Vasil Mano spiunoi shokët, por e vranë bashkë me ta : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1235, 5 maj, 2009, f. 18 – 19.
-Muajt e ferrit në Kënetën e Maliqit : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1236, 6 maj, 2009, f. 18 – 19.
– Takime me vëllanë peng para arratisjes në Greqi, ku u njoh me Hamit Matjanin : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt] / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1237, 7 maj, 2009, f. 10 – 11.
– Rrëfehet tek amerikanët : sigurimi më ka mbujtur vëllanë peng : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt] / Dalip Greca-
Standard. – Nr. 1238, 8 maj, 2009, f. 18 – 19
-Kadri Hazbiu i shkruan në SHBA me emër të rremë : [Si e bëri Kadri Hazbiu agjent në këmbim të jetës së vëllait Pertef Agaj, ditari i Reshat Agajt] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1240, 10 maj, 2009, f. 18 – 19.

– Gazeta “Dielli”, pas një mungese dyvjeçare, tashmë e përmuajshme / Dalip Greca; Astrit Lulushi- Zeri i Amerikes- Republika. – Nr. 206, 2 shtator, 2009, f. 18.

– Përkthimi i parë i kujtimeve të Ismail Qemalit është kryer nga Reshat Agaj : ju tregoj vlonjatin që solli i pari në gjuhën shqipe “Kujtimet” e Plakut të Vlorës / Dalip Greca- Gazeta -55. – Nr. 4, 8 janar, 2010, f. 15.

– Ekspozita e piktorit Nazmi Hoxha u fal buzëqeshje njujorkezëve : një udhëtim me penel përmes stinëve në Nju-Jork / Dalip Greca- Gazeta DIELLI, Gazeta “Metropol”. – Nr. 2035, 19 prill, 2010, f. 22.

– Dyluftimi Noli-Konica, “Dielli” : Fan Noli, bolsheviku republikan : [përmes gazetës “Dielli’] / Dalip Greca-Standard. – Nr. 1525, 25 prill, 2010, f. 10 – 11.
– ” Vetëvrasja” politike e Nolit, admiroi paradën e ushtrive të Stalinit [1927] : [përmes gazetës “Dielli’] / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1526, 26 prill, 2010, f. 18 – 19.

– ” Dorëzimi” pa kushte i Nolit dhe paqja me Konicën : [përmes gazetës “Dielli’] / Dalip Greca- Standard. – Nr. 1527, 27 prill, 2010, f. 14 – 15.

– Kur atdhetarizmi ndëshkohej me plumba : [98 vjetori i themelimit të Federatës Panshqiptare “Vatra”] / Dalip Greca- GAZETA 55. – Nr. 135, 19 maj, 2010, f. 6.

Gazeta “Dielli”, shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare / Dalip Greca- Republika. – Nr. 166, 22 korrik, 2010, f. 14 – 15.

Operacioni i CIA-s dhe Mi6 kundër Shqipërisë : flet nga SHBA një nga parashutistët e dërguar në Shqipëri nga CIA / Zef Luka; Dalip Greca-Tirana observer. – Nr. 494, 17 gusht, 2010, f. 10 -11.

– ” Ju rrëfej si na futi në kurth Sigurimi i Shtetit” : flet nga SHBA një nga parashutistët e dërguar në Shqipëri nga CIA / Zef Luka; Dalip Greca- Tirana observer. – Nr. 495, 18 gusht, 2010, f. 10 -11.

– ” E vërteta e vdekjes së Alush Lleshanakut” : flet nga SHBA një nga parashutistët e dërguar në Shqipëri nga CIA / Zef Luka; Dalip Greca- Tirana observer. – Nr. 496, 19 gusht, 2010, f. 10 -11.

– Historia e marinsit nga Vunoi që luftoi për amerikanët në Japoni : kush janë shqiptarët që kanë rënë për luftërat e SHBA-ve / Dalip Greca-Tirana observer. – Nr. 524, 21 shtator, 2010, f. 10 – 11.

– Shuhet prof. Peter R. Prifti, ndër të fundit e kohës noliane / Dalip Greca- Gazeta Dielli, Gusht 2010

– Poezitë e Faslli Halitit botohen në New York / Dalip Greca-Gazeta “Metropol” – Nr. 2149, 2 shtator, 2010, f. 18 – 19.

– Shqiptarët e Amerikës e shpallën shenjtëreshë Nënë Terezën, që në vitet ’80-të / Dalip Greca- Republika. – Nr. 32, 10 shkurt, 2011, f. 18.

– Kristo Floqi, i harruari bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i “Diellit” : në prag të 100 vjetorit të “Vatrës” / Dalip Greca- Gazeta 55. – Nr. 277, 6 tetor, 2011, f. 6.

Kristo Floqi, i harruari bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”2 : në prag të 100 vjetorit të “Vatrës” / Dalip Greca-55. – Nr. 278, 7 tetor, 2011, f. 8.

– Zbardhet enigma e Himnit të federatës “Vatra” : cilët ishin krijuesit e himnit të Federatës / Dalip Greca-Gazeta 55. – Nr. 280, 9 tetor, 2011, f. 6.

– Avokati shqiptar, në radhët e avokatëve milionerë në ShBA / Ylber Dauti; Dalip Greca-Gazeta “Telegraf” – Nr. 304, 19 dhjetor, 2011, f. 24-25.

– Nelo Dizdari, editori i Diellit, gazetari i parë shqiptar i diplomuar në SHBA : 100 vjet Federata “Vatra” / Dalip Greca- Gazeta 55. – Nr. 300, 29 tetor, 2011, f. 8.

– Pj II- Nelo Dizdari, editori i Diellit, gazetari i parë shqiptar i diplomuar në SHBA : 100 vjet Federata “Vatra” / Dalip Greca–55. – Nr. 301, 30 tetor, 2011, f. 14.

– Ja përse shqiptarët e Amerikës duhet të mblidhen rreth “Vatrës” 100 vjeçare / Dalip Greca-55. – Nr. 27, 31 janar, 2012, f. 4.

– Kujtojmë Kostë Çekrezin, gazetarin që e bëri “Diellin” të përditshëm : (Kostë Çekrezi 1892 – 1959) / Dalip Greca-55. – Nr. 30, 3 shkurt, 2012, f. 6.

– PJ II- Kujtojmë Kostë Çekrezin, gazetarin që e bëri “Diellin” të përditshëm : (Kostë Çekrezi 1892 – 1959) / Dalip Greca- 55. – Nr. 31, 4 shkurt, 2012, f. 18.

– Pj III- Kujtojmë Kostë Çekrezin, gazetarin që e bëri “Diellin” të përditshëm : (Kostë Çekrezi 1892 – 1959) / Dalip Greca-55. – Nr. 32, 5 shkurt, 2012, f. 14.

– Gjon Mili, i madh si fotograf, por edhe si patriot : letra e përkthyer në shqip nga origjinali që ruhet në arkivin e Federatës “Vatra” / Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 76, 2 prill, 2012, f. 18.

– Kostë Çekrezi, një kapacitet intelektual që nuk u vlerësua kurrë për ato që bëri për Shqipërinë : [gazetari, përkthyesi, shkrimtari] / Dalip Greca- Telegraf. – Nr. 78, 4 prill, 2012, f. 14 – 15.

– Një foto e rrallë dhe 100 – vjetori i themelimit të Vatrës : takim me Presidentin Wilson gjatë homazheve në varrin e presidentit të parë të Amerikës, George Washington. Krahas përfaqësuesve të Kombeve të tjerë edhe Fan Noli / Dalip Greca-Shqiptarja.com. – Nr. 34, 12 shkurt, 2012, f. 19.

– Historia e gazetës “Dielli” që u bë 103 vjeç ! / Dalip Greca-Tirana observer. – Nr. 859, 16 shkurt, 2012, f. 8.

– Sot ditëlindja – Dielli u bë 103 vjeç : [përvjetori i gazetës Dielli] / Dalip Greca-55. – Nr. 45, 18 shkurt, 2012, f. 22 – 23.

– Historia e Kostë Çekrezit, antizogistit që pati kundërshtarë Faik Konicën dhe Fan Nolin : [gazetari, përkthyesi, shkrimtari] / Dalip Greca- Tirana observer. – Nr. 866, 24 shkurt, 2012, f. 10 – 11.

– Tonin Mirakaj i “Vatrës” që priti presidentët e Shqipërisë në Amerikë : është një nga aktivistës e shoqatës “Vatra” dhe komunitetit shqiptar në kontinentin e largët / Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 138, 19 qershor, 2012, f. 18 – 19.

– Nelo Dizdari, editori i Diellit, gazetari i parë shqiptar i diplomuar në SHBA : 100 vjet Federata “Vatra” / Dalip Greca- 55. – Nr. 299, 28 tetor, 2011, f. 8.

– Nelo Dizdari, editori i Diellit, gazetari i parë shqiptar i diplomuar në SHBA : 100 vjet Federata “Vatra” / Dalip Greca- Telegraf. – Nr. 113, 17 maj, 2012, f. 16

– Nelo Drizari : gjuhëtar, përkthyes dhe… / Dalip Greca-55. – Nr. 298, 27 tetor, 2011, f. 6.

– Kronika e vonuar e një vdekje të papritur : më 11 dhjetor 1947, 65 vite të shkuara, u nda nga jeta Vasil Pani, ish-kryetar dhe arkëtar i Vatrës, ish luftëtar i çetës së Themistokli Gërmenjit / Dalip Greca-55. – Nr. 343, 13 dhjetor, 2012, f. 6.

– Si e rilinda gazetën “Dielli” të Nolit e Konicës : kryeredaktori i gazetës flet për median dhe organizatën “Vatra” / Dalip Greca; Raimonda Moisiu-Tirana observer. – Nr. 2337, 25 janar, 2013, f. 10 – 11.

– Prof. Nelson Çabej, shqiptaro-amerikani që ka tronditur opinionin shkencor me teorinë e tij të evolucionit / Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 185, 8 gusht, 2013, f. 10 – 11.

– Vatra dhe vizita e Mehmet Shehut në New York, përleshja e shqiptarëve me grekët / Dalip Greca-Republika. – Nr. 199, 14 shtator, 2013, f. 16 – 17.

– Venizellos i hodhi benzinë zjarrit dhe Mehmeti u kthye krejtësisht i vetmuar : shqiptarët e Amerikës harrojnë Mehmet Shehun dhe i vërsulen grekërve : [shtator 1960, manifestim proteste i shqiptarëve para Kombeve të Bashkuara] / Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 202, 25 gusht, 2013, f. 14 – 15.

– Zbulohet letra e “Vatrës” për Mehmet Shehun : letra e botuar para se të shkonte në OKB. Si u hakmor Mehmet Shehu me vatranët e Nju Jorkut përmes Radio-Tiranës. Historia e panjohur e tri kryengritjeve që u bën kundër Shehut në vitet ’60 / Dalip Greca-Shqiptarja.com. – Nr. 202, 27 gusht, 2013, f. 12 – 13.

– Si e denoncuan Mehmet Shehun për krimet në OKB : [Nju-Jork 1960, manifestim proteste i shqiptarëve] / Dalip Greca-Shqiptarja.com. – Nr. 203, 28 gusht, 2013, f. 20 – 21.

– Konica, letër Nju York Tajmsit : nuk mbulohen të gjitha gratë shqiptare : Konica reagon ndaj gazetës prestigjioze. Ishte koha kur shtypi amerikan po shkruante për Shqipërinë si për një vend musliman fanatik / Dalip Greca-Shqiptarja.com. – Nr. 16, 23 janar, 2014, f. 19.

– Përkujtohet me nderim Abaz Kupi në Nju York / Dalip Greca- Gazeta 55. – Nr. 8, 14 janar, 2014, f. 6 – 7.
– Asgjë e re në deklaratën e Servet Pëllumbit për Ramiz Alinë, Gorbaçovin dhe Katovicën shqiptare : Tomorr Malasi e ka publikuar 15 vjet të shkuara dokumentin e Katovicës shqiptare të Ramiz Alisë në gazetën “Republika”… / Dalip Greca- Republika. – Nr. 227, 17 tetor, 2013, f. 15.

– KADARE- Viti 2001 : takimi i fshehtë Nano-Kostunica gjë e keqe : asnjë lider partiak s’ka mandate të përfaqësojë shtetin / Ismail Kadare; Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 126, 4 qershor, 2014, f. 10 – 11.

– Dr. Agim Leka, mjeku që kuroi plagët e kombit dhe shërbeu për 50 vjet shqiptarëve të Amerikës / Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 133, 12 qershor, 2014, f. 16 – 17.

– Keqardhje për gazetarinë e sotme : rrëfim ekskluziv i ish-sportistit / Gavrosh Levonja; Dalip Greca-Telegraf. – Nr. 252, 23 tetor, 2014, f. 10 – 11.

– Lirika fushore : poezi / Baki Nezha; Dalip Greca- Parathenie- Botoi – Mendimi i lirë, 1995
– Udhëtim në historinë amerikane / Albana Lifschin (Mëlyshi); Dalip Greca-Republika)
– Shqiptarët e Amerikës / Vehbi Bajrami; Dalip Greca, Illyria,
– Vëllai i pengut : ditar i mbajtur në Amerikë / Reshat Agaj; Dalip Greca-Vlorë : Europrint, 2009-
– Paskal Milos i vjedhin pallton në Ambasadën Shqiptare në Ankara : Intimitete, flirte, incidente të delegacionit presidencial në Turqi. / Dalip Greca-Republika. – Nr. 36, 15 shkurt, 1998, f.10
***
SHKRIME NGA ORA E FJALES 1991-1996
– Une nuk i mbaj meri Atdheut- Ora Fjales,11 Tetor 1991- Dalip Greca & Prenjo Imeraj

-Zoti Ju dhashte! – Dalip Greca- Ora e Fjales, 27 Djetor 1991

– Opozita nuk Premton Parajsen, por do te beje Shqiperine-Ora e Fjales- 24 Janar 1992

-Kombi ne provim perballe Demokracise-Ora e Fjales- 7 Shkurt 1992

-Mos e Vrisni Demokracine!- Dalip Greca- Ora e Fjales- 6 Mars 1992

-C’deshen Portretet e Enverit ne Pluk? Dalip Greca- Ora e Fjales, 6 Mars dhe 13 Mars

-Jemi kunder Bejlere te Kuq!- dalip Greca-Ora e Fjales, 13 Mars 1992

– Demokracia do te fitoje- Dalip Greca- Bisede me shqiptaro-Amerikanin Adem Rushit- Ora e Fjales-13 Mars 1992

– Kur Nderron duart Pushteti- Dalip Greca- Ora e Fjales- Qershor 1992

– Nena Ime Doli Njerke– Guzhina e Beogradit Gatuante Edhe Per Tiranen…Dalip Greca , Ora e Fjales Qershor 1992

– Ata qe vrane Friken dhe ata qe vrane Shpirtin- Dalip Greca, Ora e Fjales, Qershor 1992

– Gorbacovi dhe Jaruzeski Po shkruajne Kujtimet, Po Ramizi cafre do te shkruaj?- Ora e Fjales-Gusht 1992
– Partite jane shume, Shqiperia eshte vetem Nje- Dalip Greca Gusht 1992.
– Kush i hodhi ne Greven e Urise Ballgatasit?- Dalip greca-Ora e Fjales-19 Mars 1993
– Kush e dogji dhe e shkaterroi Lushnjen? -Dalip Greca- Ora e Fjales- 18 qershor 1993
– Ores se Fjales kerkojne t’i heqin Fjalen!-Dalip Greca-Ora e Fjales- 20 Korrik 1993
– E burgosen pse kerkoi te jetoje- Dalip Greca- 20 Korrik 1993
– Kronike e vonuar e nej vdekje tragjike- Dalip Greca- Ora e Fjales- 2 Gusht 1993…
– Mesazhe Paqeje ne Kohe nervoze- Ora e Fjales, 31 Gusht 1993
– Nje Grua Paralajmeron- Do te Digjem me Benzine po me nxoren nga shtepia- Ora e Fjales- 14 Shtator 1993
–
Bisede me Visar Zhitin- Dalip Greca: Ne jemi Antifunerali qe po sjellim Konicen nga varri i harrimit-Ora e Fjales-10 nentor 1993

– Si tek Maria Oktober- Dalip Greca- Ora e Fjales- 2 Prill 1994

– Lushnja kundershton Qeverine- Ora e Fjales Gush 1994

– Kushtetuta nuk i shpetoi Kurthit Politik- Ora e Fjales- 11 Nentor 1994

– Mbjellja e Vetetimave e Visar Zhitit- D. G”Ora e Fjales” Dhjetor 1994

– Bomba Plasi ne Durres, Tymi ne Lushnje- Dalp Greca- Myslym Murrizi, mbahet Peng- Ora e Fjales- 11 Shkurt 1995
– Pakti i se Djathtes-Dalip Greca- Ora e Fjales- Shkurt 1995

– C.I.C.A.L, Ambasador i dy Brigjeve- Bisede me Frfanko Bruno(D greca)-Ora e fjales nr 118, 25 Shkurt 1995

-Hija e Blerimit nuk tremb njeri ne Lushnje- dalip greca-Ora e fjales- Mars 1995

– Para qe pikojne gjak- Dalip Greca-vMars 1995

– Ka Pushtetare qe nuk duan t’i shohin me sy ish te persekutuarit- dalip greca-Bisede me Deputetin Esat Coku. Ora e Fjales Prill 1995

– Bisede me Sabri Godon: Askush nuk niset ne Lufte per te humbur- dalip Greca -Ora e Fjales -Prill 1995
– Deputete e pushtetare t’i kerkojini falje mesuses Liri Kazazi-dalip Greca- Ora e Fjales 1 Korrik 1995-

– Nga Brindisi ne Torino, mes emigranteve shqiptare ne Itali-Dalip Greca-Ora e Fjales, Gusht 1995

– 19 vjet pas aventures qe e coi ne qeli kur ishte 13 vjec- dalip Greca- bisede ma Artur Kice-Ora-nentor 1995

– Etiketojne Komunist edhe Ylberin pse ka ne spekter edhe ngjyren e kuqe- Bisede me poetin(ish kulak) Sherf Bali-dalip Greca- Ora e Fjales-10 Dhjetor 1995
* Natyrisht ne ktalogim mungojne shume shkrime te botuara si ne Illyria ashtu edhe ne Dielli.

Filed Under: Histori Tagged With: Biblioteka Kombetare, dalip greca, i shkrimeve, Katalogim

U NDERUA GJENERAL ABAZ KUPI NË PËRVJETORIN E VDEKJES

January 13, 2019 by dgreca

*Në mesditën e së Shtunës, 12 Janar 2019, në varrezat Maple Grove në Queens, NY, u përkujtua përvjetori i 43-të i ndarjes nga jeta të heroit të 7 Prillit, Gjeneral Abaz Kupi./

1 a abazi varri1 a ne fund bashke1 a ahmet flet 11 a Ndreca prezanton mysaf1 a folesi kryesor1 a dritan me dore1 a Haxhiu me drit1 a Hakiku pershendetje1 a sokoli flet

NGA DALIP GRECA/ Më shumë foto shihni në facebook(dielli vatra)

* Z. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë botërore…

– Kryetari i Vatrës, Z. Dritan Mishto shtroi idenë e krijimit të një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësi për ta përcjellë figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.

– Folësi kryesor z. Fatmir Keqi, vlerësoi figurën e Abaz Kupit përgjatë historisë së Shqipërisë dhe përshkroi bëmat e tij nga rinia derisa mbylli sytë në Nju Jork.

– Z. Muharrem Hudënishti paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kyçur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve.

– Z. Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan përgëzoi organizatorët dhe Vlerësoi figurën e Gjeneral Abaz Kupit.Dauti mbështeti idenë e kryetarit të Vatrës.

– Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA solli përshëndetjen e Kryetarit të PLL, z. Shpëtim Axhami…dhe mbështeti protestën e studentëve duke iu kërkuar atyre që të dalin nga kërkesat thjesh ekonomike dhe t’i japin orientim Kombëtar  asaj.

– Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

– Tek Varri i Abaz Kupit u bënë homazhe dhe u vendos kurorë me lule.Homazhe u bënë edhe tek varret e Legalistëve që kanë ndërruar jetë.

– Për të pranishmit organizatorët shtruan drekë në Queens Beerhouse në 92-50  59th Ave, Elhurst NY.

***

KUJTESA- Prijësi popullor, udhëheqësi i Legalistëve, Gjeneral Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar.

Komuniteti Shqiptar, vecanërisht ai nacionalist, e përcolli me nderim heroin dhe udhëheqësin legalist. Në varrimin e Tij pat marrë pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit, avokatin Selim Damani. Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar,dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e gazetës Dielli, që përshkroi me detaje shërbimet funerale dhe ceremoninë e varrimit, shënonte se në varrim ishte i pranishem edhe z. Alexander Macmillan; i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili pati udhëtuar nga Londra, enkas për këtë rast, Julian Emery, dhe te tjere miq nga Anglia dhe Amerika, ishin pjesë e nderimeve që iu bënë Heroit të 7 Prillit. Shqiptarët kishina rdhë për te nderuar Gjeneral Abaz Kupin nga të gjitha shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadasë, Australisë së largët, Evropës. Besimet fetare të tria feve ishin të pranishëm dhe u lutën për shpirtin e heroit….Në ceremonitë e organizuara në Nju Jork ishte e pranishme edhe Vatra sepas Abas Kupi dhe shumë vatranë të tjerë, me udhëzim nga Mbreti Zog, qenë bërë pjesë e Vatrës në kohët e vështira të saj, kur Tirana Komuniste nxiste shqiptarët e Amerikës të braktisnin “Vatrën reaksionare” dhe të shkonin tek Shqipëria e Lire. Në emër të Vatrës përshëndeti gazetarja, shkrimtarja Nexhmie Zaimi, në atë kohë kryetare e Degës së Vatrës për Nju Jork -Nju Xhersi, ku ishte i anëatrësuar edhe Abas Kupi. Zonja Zaimi e pat cilësuar në elegjinë e saj Abas Kupin Hero Kombëtar dhe vatran besnik. Vdekja e Abaz Kupit u përcoll edhe nga media amerikane, madje edhe gazeta presitigjioze The New York Times.

KRONIKA PËRKUJTIMORE E 12 JANARIT 2019

Aktivitetin përkujtimor që u organizua në sallën e madhe të adminstratës së varrezave qytetare ne Kew Gardens, u moderua nga numrin dy i  Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Ahmet Hoti. Në sfond të sallës qëndronte portretiiI Abaz Kupit, kurorat me lule dhe Flamuri Kombëtar, kuq e zi, që ishte simboli që e shoqëroi gjatë të gjithë jetës heroi Abaz Kupi, e përskaj tij Flamuri Amerikan.

Të pranishmit kanë përcjellë me soleminitet Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas një minut heshtje për Heroin dhe për të gjithë Legalistët e ndarë nga jeta kohët e fundit.

  1. Ahmet Hoti e ka alternuar veprimtarinë mes ligjërusve dhe informacionit historik rreth veprimtarisë të Abaz Kupit dhe Legalistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke iu referuar një raport ekskluziv të Abaz Kupit dhe Gaqo Gogës të gushtit 1945 dërguar nga Kajro, drejtuar Mbretit Zog , që ndodhej aso kohe në Londër si dhe pjesë nga Memorandumi i 3 oficerëve britanikë ; Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery për Luftën Civile në Shqipëri, si dhe detajet e raportit për bashkëpunimin e anglezëve me Lëvizjen Zogiste në Shqipëri.

I pari folës në tubimin përkujtimor ishte Fatmir Keqi nga një familje e respektuar antikomuniste që kaloi nëpër ferrin e vuajtjeve të komunizmit, dhe dha luftëtarë antikomunistë, që nuk kursyen as jetën.Mysafirin e prezantoi legaliste veteran Ndrece Gjergji.

Folësi Fatmir Keqi falenderoi orgaizatorët, Familjen Kupi, Dani, Cupi,  dhe Legalistët për këtë veprimtari nderuse për udhëheqësin e Legalistëve dhe Heroin e rezistencës së 7 prillit 1939. Abaz Kupi, tha folësi, është simbol i traditave më të bukura e më të pastra shqiptare si besa, burrëria, drejtësia, por edhe simbol i mbrojtësit luftëtatrit të vendosur të krahinës,dalëzot i Atdheut. Ai u shqua për trimëri, u shqua si komndant, nacionalist i paepur e largpamës, por edhe si një politikan konseguent kombëtar, një diplomat i rangut të parë. Z. Fatmir Keqi shpalosi fletë nga jeta trimërore plot bëma të Abaz Kuptit, duke filluar nga rinia, e deri tek 7 Prilli, ku shkëlqeu si simbol i qëndresës dhe besës shqiptare, duke i zbardhur faqen Shqipërisë përballë fashistëve pushtues. Ai u ndal gjatë në veprimtarinë e Abaz Kupit gjatë Luftës së Dytë Botërore, renditjen në frontin e përbashkët kundër pushtuesëve, qëndrimi në Mukje, largimit nga Fronti, vazhdimi i përpjekjeve për të bashkuar forcat Kombëtare, takimet në Prezë, Mat, Mal i Bardhë, Lurë etj. Më pas u ndal në kohën e mërgimit, përpjekjet e vazhdueshme për të arritë bashkëpunimin dhe unifikimin e veprimtarive të të gjitha forcave antikomuniste, roli i tij i spikatur në Komitetin Shqipëria e Lirë, bashkëpunimi me Mid’hat Frashërin etj.

Me shumë interes ishte dhe kumtesa e z. Muharrem Hudënishti, i cili i paraqiti vlerat Gjeneral Abaz Kupit, në kujtesën e ish të burgosurve politikë në Spaç të Mirditës, burgun e tmerrshëm, ku ishin kycur kundërshtarët e regjimit dhe bijtë e tyre. Ai solli në kujtesë gjykimet dhe vlerësimet e ish bashkëvuajtësve: Eugjen Merlika, Ahmet Kolgjini,Lek Syku,Fadil Dema, Asllan Allamani, Kudret Lika, Sami Kupi e të tjerë. Secili prej tyre evidentoe në bisedat rreth heroit virtytet, cilësitë e rrallë të heroit të 7 Prillit. Z. Hudënishti e mbylli kumtesën e tij me thirrjen: Abaz Kupi le të shërbejë si model frymëzimi, le të jetë ushqim moral dhe qëndrese për ne dhe brezat që do të vijnë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto ka përshëndetur në emër të Federatës Panshqiptare dhe vatranëve, ka vlerësuar figurën e Abaz Kupit me përmasat e saj.Vatra është pjesë e veprimtarive tuaja, u tha ai Legalistëve, pasi dhe vetë Abaz Kupi ishet një vatran besnik, ashtu si shumë legalistë si, Ramiz Dani, Abedin Mulosmani, Hysen Mulosmani, Musli Mulosmani, Ndrecë Gjergji,i cili ende është aktiv në Vatër, Ahmet Hoti, që është edhe anëtar i këshillit të Vatrës dhe shumë legalistë të tjerë. Kryetari i Vatrës shtroi idenë që të krijohet një Fondacion me emrin e Abaz Kupit, me qëllim që të krijohen mundësia për ta përcjell figurën dhe veprën e tij tek rinia dhe të stimulohen studentët për studmin e kësaj figure kombëtare.Besoj, tha ai, se ky do të ishte vlerësim i duhur për figurën e heroit të 7 prillit.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, ka vlerësuar veprimtarinë përkujtimore, kushtuar figurës Kombëtare Abaz Kupit, që ia zbardhi faqen Shqipërisë në kohë të vështira. Është hera e dytë , tha ai që marr pjesë në tubimin tuaj të përvitshëm dhe ju përgëzoj që mbani gjallë fiura të tilla si Gjeneral Abaz Kupi. Po ashtu z. Haxhi Dauti përkrahu idenë e Kryetarit të Vatrës për krijimin e një fondacioni me emrin e Abaz Kupi dhe nxitjen e stimulimin e studentëve për të studiuar figura të tilla Kombëtare. Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, z. Hakik Mena, ka sjellë përshëndetjen e Kryetarit të Legalistëve shqiptarë  Z. Shpëtim Axhami.

Në emër të familjeve Dani, Çupi dhe Kupi, falenderoi dhe përshëndeti nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.

PËRSHËNDETJA E KRYETARIT TË PLL, Z. SHPËTIM AXHAMI

Kam nderin që në rolin e kryetarit të PLL dhe në emër të Kryesisë PLL të përshëndes aktivitetin e degës tuaj në nderim të figurës së heroit kombëtar të rezistencës antifashiste gjeneral Abas Kupit.
Dega PLL Amerikë ka mbajtur gjallë frymën mbretërore-zogiste-legaliste për vite me rradhë gjatë diktaturës më të egër komuniste të vendosur në Shqipëri pas vitit 1944.
Pa tjetër ajo që ju sot bëni për të përkujtuar figurën e Abaz Kupit na nderon të gjithëve ,na bën optimist dhe na jep kurajo në punën tonë të përbashkët në interes të Kombit tonë.
Kjo merr vlera të vecanta aq më tepër duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli që ai ka patur për gjatë gjithë jetës së Tij.
Aty ku e kërkonin interesat Kombëtare aty gjendej gjeneral Abaz Kupi.
I lindur në 1892 në rrethin e Krujës.
Deri në 1924 mori pjesë aktive në gjithë luftërat kundër okupatorëve që donin tjetërsimin e trojeve tona.
Pas vitit 1924 deri në 1939 shërbeu si komandant xhandarmarie duke u bërë besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombëtare të organizuar kundër regjimit të Mbretit Zog.
Më 1939 nën besimin e Mbretit të shqiptarve Zogu I priti me luftë okupatorin fashist duke treguar se kush ishte në të vërtetë Mbretëria Shqipëtare.
Gjatë LDB bashkë me forcat e tij kërkonte një bllok të përbashkët antifashist kombëtar kjo e mëshiruar në Marrëveshjen e Mukjes .
Tradhëtia që ju bë kësaj marrëveshje ,fryma që po krijohej me ndërhyrjen e jugusllavëve për të kthyer luftën për clirim në luftë për pushtet nën këmbën serbo-ruse komuniste me cdo cmim vëllavrasës bëri që Abaz Kupi të vazhdonte luftën nën direktivat e focave aleate duke krijuar në Nëntor të 1943 OKLL si frymë e Triumfit të Legalitetit të viti 1924 .
Formacioni politiko -ushtarak i krijuar kishte si qëllim të fitohej lufta.
Kthimin në pushtet të Mbretit Zog I i larguar në mënyrë jolegjitime si rezultat i pushtimit  fashist .
Vazhdimin e luftës deri në bashkimin kombëtar Kosovë – Camëri.
Mbështetje perëndimore te forcat aleate.
Rrjedhat që mori lufta bënë që si shumë nacionalistë të tjerë për të shmangur një vëllavrasje më të thellë të largohej në ekzil.
Në emigrim duke qëndruar gjthmonë besnik i Mbretënisë Zogiste dhe i filozofisë Zogiste gjithë kontributin dhe mundin e tij ja kushtoj PLL programit të saj , rolit për shembjen e diktaturës në Shqipëri , kjo si kryetar i PLL i përhershëm ,si aktivist i Komitetit “Shqipëria e Lirë “ si president i projektit “Valualba” etj .
Familja e Abaz Kupit për meritat e Tij u denigrua e persekutua,u burgos, u internua sepse ky ishte regjimi komunist antikombëtar serbo-sllav.
Por duke kërkuar mirkuptimin tuaj nuk po zgjatem më tepër ,sepse cfardo të themi ngelet shumë pa thënë për këtë atdhetar nacionalist lagalist, zogist, mbretëror .
I përjetshëm kujtimi i Abaz Kupit në këtë përvjetor ku dhe ka ndërruar jetë. Edhe një herë respekte suksese për punën tuaj në vazhdimësi dhe respekte për aktivitetin e degës tuaj
Përzemërsisht në emër të Kryesisë PLL
Shpëtim Axhami kryetar i PLL

****

Pas veprimtarisë pjesmarrësit shkuan tek varri i Abaz Kupit dhe bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Nderohet Abaz Kupi, pervjetori 43 i Vdekjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT