• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria” ne VATER

January 22, 2017 by dgreca

1 agim avni malDrejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Z. Avni Ponari, Vizitoi FEDERATEN “VATRËN”/3 rexh agim avni

Të dielën me 22 Janar 2017, z. Avni Ponari, drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Bronx, NY. Z. Ponari shoqërohej nga ambasadori, studiuesi i njohur, z. Mal Berisha dhe nga nënkryetari i Vatërs, z. Agim Rexhaj.3 dalip

Zotërinjte Avni Ponari dhe ambasador Mal Berisha ishin të pranishëm në ceremoninë e 2 agim av dalbetimit të presidentit amerikan Donald Trump.

2 avni rexha dal

Z. Rexhaj u uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës dhe u prezantoi aktivitet më të fundit të Federatës Vatra, shrirjen e saj, nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada, dhe prezantoi qëndrimet për zhvillimet më të fundit në trojet etnike shqiptare.

Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me rrugëtimin historik të Vatrës përgjatë 105 viteve të saj, duke e shoqëruar bisedën me pamje fotografike dhe dokumentet arkivore. Mysafirët vizituan edhe bibilotekën e Vatrës dhe arkivin e saj.Editori prezantoi shkurtazi dhe historikun e Gazetës”Dielli”, gazetës së fundit rilindase, që vazhdon të publikohet n mysafirëve SHBA. Me 15 Shkurt Dielli feston Ditëlindjen e 108-të, ndërkohë që me 28 Prill 2017, Vatra fetson 105 vjetorin e themelimit të saj.
Mysafiri Avni Ponari, dhuroi për Vatrën 500.00 dollarë. Zv/Kryetari Rexhaj dhe Editori Greca e falenderuan mysafirin për bujarinë e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Drejtori i Përgjithshëm, i "SIGAL UNIQA Group Austria", ne Vater

VATRA, PETICION AMBASADES FRANCEZE NE WASHINGTON

January 10, 2017 by dgreca

-Një kontribut të veçantë për mbarvajtjen e këtij manifestimi të Federatës Vatra, dhanë familjet e Dr. Gjon Buçaj (që kishin ardhë në protestë të përfaqësuar nga tre breza) dhe Rrustem Gecaj (anetar i Keshillit te Vatres), që kishin udhëtuar në masë nga Nju Jorku, me djemtë, kushërinjtë, dhe të afërm të tij/

1-bucaj-ne-balle1-bucaj-flet2asllani-flet

1-bucaj-family1-franc-we-love

1-emire-ok1-balaj-zef-ok

1hasani-flet

1-bajraktari-foli*VATRA DOREZOI PETICIONIN NE AMBASADEN FRANCEZE PER LIRIMIN E HARADINAJ/

1-marrja-e-peticionit-Autoritetet e Ambasadës Francezë pranuan Peticionin e Vatrës, ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj./1-turme

Nga Dalip Greca/1-bucaj-e-mire-me-turme

Washington, 9 Janar 2017-  Edhe pse temperaturat ishin shumë të ulta të Hënën e 9 Janarit në Washington, rrugët me ngrica dhe borë,  Vatra e realizoi protestën e paralajmëruar para ambasadës Franceze.

1-marjani-fletVatranët, një pjesë e të cilëve udhëtuan nga Nju Jorku,e përballuan të ftohtin dhe për më shumë se dy orë qëndruan para ambasadës Franceze duke hedhur parulla në kor për lirimin e Ramush Haradinaj dhe duke mbajtur fjalime në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Shqiptarët protestuan duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë, amerikanë dhe atë të Kosovës, si dhe pankarta, ku shkruhej: Ne protestojmë për arrestimin e paligshëm të heroit tone Kombëtar, Ramush Haradinaj është hero, Lirojeni heroin tone, Ramush Haradinaj ëshë luftëtar i lirisë, jo kriminel, Lejeni atë të lirë, France, unë të dua,  liroje heroin tone etj….

1afer-flamuje

Pjesmarrësit në tubim ishin nga të gjitha moshat, që nga fëmijët që i mbanin prindërit në krah, të rinjë e të moshuar. Një kontribut të veçantë për mbarvajtjen e këtij manifestimi të Federatës Vatra, dhanë familjet e Dr. Gjon Buçaj (që kishin ardhë në protestë të përfaqësuar nga tre breza) dhe Rrustem Gecaj, që kishin udhëtuar në masë nga Nju Jorku, me djemtë, kushërinjtë, dhe te aferm të tij. Që nga Nju Jorku udhëtuan edhe dy nënkryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj, Asllan Bushati (me të bijën Ela), Zef Balaj, Idriz Lamaj, Marjan Cubi me bashkëshorten Dila dhe editori i Diellit, ndërkohë që dhe dega e Vatrës në Washington dha kontributin e saj.

1-gjoni-fletMe protestën u solidarizuan degët e Vatrës në Tampa, Michigan dhe degët e tjera.

2-gra-2

Dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, përmes fjalimit të tij para protestuesëve, e quajti të paligjshëm arrestimin e Heroit të luftës për liri, Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. Arrestimi nga autoritetet franceze, sqaroi ai, është i paligjshëm sepse bazohet mbi një fletë-arresti të paligjshme, lëshuar nga Serbia 12 vite të shkuara. Haradinaj jo një herë, por dy herë, e ka shkarkuar veten nga akuzat në Gjykatën Ndërkomëbtare të Tribunalit të Hagës. Qëllimi i Serbisë, tha dr. Buçaj, është që të destabilizojë Kosovën, të rrezikojë paqen në shtetin e brishtë, të njollosë imazhin e Kosovës duke njollosur heronjët e saj. Për kryetarin Buçaj, ashtu si për të gjithë shqiptarët, Ramush Haradinaj, nuk është kriminel siç përpiqet ta trajtojë Serbia, por është hero kombëtar. Lufta e tij ishte në një vijë me NATO-n, ku bën pjesë edhe Franca, si kontributore e Lirisë së Kosovës, për çlirimin nga regjimi kriminel i Serbisë, për t’i dhënë fund represionit dhe gjenocidit. Akuzat e Serbisë bëhen për të diskretituar luftën për liri të Kosovës, për të diskretuar luftën për liri të një populli të masakruar e viktimizuar nga regjimi kriminel i Serbisë. Ramush Haradinaj ka udhëheqë popullin e vet të viktimizuar, mbi të cilin u ushtrua gjenocid, tha dr. Buçaj.

1-shaqiri-flamur-id

Arrestimi në Francë, si akt na dhemb dyfish sepse na ka ardhë nga një shtet mik, që ka ndihmuar në çlirimin e Kosovës, tha dr. Buçaj. Ky tubim, sqaroi ai pjesmarrësit, organizohet për të protestuar për arrestimin e padrejtë të Haradinajt dhe së dyti për të dorëzuar peticionin për lirimin e tij në ambasadë dhe ajo ta përcjellë tek shteti i saj.

q-albanian-plis

Më pas e kanë marrë fjalën edhe oratorë të tjerë: Nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, ish gazetari i Zerit të Amerikës Shaqir Salihu, Zef Balaj, i cili tha se kjo protestë ka dhe mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Avni Gecaj iu drejtua protestusve në gjuhën angleze, Dr. Hasan Ademaj, Marjan Cubi, Kryetarja e degës së Vatrës në Washington Merita B McCormack, po ashtu përshëndeti protestuesit në gjuhën angleze, editori i Diellit Dalip Greca, të cilët njëzëshëm kanë shprehur protestën për arrestimin e padrejtë të heroit të luftës së Koosovës, komandantit Ramush Haradinaj, dhe kanë denocuar politikën destabilizuese të Serbisë, e cila ende nuk ka kërkuar ndjesë për krimet e ushtruara në Kosovë, dhe me akuza fallso përpiqet të njollosë luftën dhe heronjtë e një populli të viktimizuar, me qëllimin e vetëm: Të destabilizojë Kosovën dhe të njollosë luftën për liri dhe heronjtë e saj.1-ok-avni-3

Oratorët janë duartrokitur dhe mbështetur me thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt, duke e cilësuar atë “heroi ynë”.1-ok-asllani-flet

Në fund të protestës, autoritetet franceze kanë pranuar Peticionin nga protestusit të dorëzuar nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj. Në peticion shprehet protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan për arrestimin e z. Ramush Haradinaj dhe këkresa për lirimin e menjëhershëm të tij. Në peticionin e shkruar në gjuhën angleze, denocohej fakti se arrestimi i 4 janarit 2017 i Ramush Haradinaj, është bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Urdhëri i arrestit i Serbisë akuzon zotin Haradinaj për krime lufte të kryera gjatë luftës së përgjakshme të viteve 1998-99 në Kosovë, të imponuar nga regjimi kriminal i Beogradit, që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare një gjenocidi brutal dhe spastrimi etnik;

Makina e fuqishme ushtarake e regjimit të Millosheviçit ka ushtruar gjenocid e spastrim etnik, ka kryer vrasje në masë, pa dallim, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, ka vrarë e përdhunuar gra, ka vrarë të pafajshëm, duke mos kursyer as kafshët shtëpiake, ka djegë shtëpitë, ka shkatërruar fshatra dhe qytete të tërë.

Popullsia e Kosovës, shkruhej në peticion, u ngrit për të mbrojtur veten nga asgjësimit, të rinj dhe të rritur morën armët dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu si Haradinaj me vëllezërit e tij dhe burra të tjerë të familjes, ndërsa qindra mijëra qytetarë të Kosovës janë zhvendosur dhe kaluan kufijtë në Shqipëri dhe Maqedoni;

– Aleanca e NATO-s, me Francën, si një partner themelues, ndërhyri për të ndaluar gjenocidin dhe pastrimin etnik,- të njëjtën gjë bëri dhe zoti Haradinaj, i cili luftoi  së bashku me popullin e tij të viktimizuar;

– Gjenocidi u ndalua dhe spastrimi etnik u përmbys, Kosova u çlirua dhe u shpall një shtet i pavarur, që është njohur menjëherë nga aleatët më të rëndësishme perëndimore, përfshirë edhe Francën.

Më pas peticionin radhiste vështirësitë me të cilat u përball dhe po vazhdon të përballet Kosova në periudhën e pasluftës, për rindërtimin e vendit të shkatërruar e për të mjekuar plagët e luftës, që i shkaktoi Serbia, e cila vazhdon të bëjë përpjekje për destabilizimin e shtetit të Kosovës.Ajo po vazhdon të hedhë kripë në plagët e hapura të Kosovës. Edhe qindra urdhërat e arrestit me  akuza të rreme ndaj qytetarëve dhe udhëheqësve politikë  të Kosovës, me qëllimin për ta paraqitur popullsinë e Kosovës si agresore, për të diskredituar luftën e tyre dhe për të destabilizuar jetën e Kosovës.

Në peticion jepen fakte rreth përballjes së Ramush Hardinaj me drejtësinë: Më 4 mars të vitit 2005, zoti Haradinaj, i cili ishte kryeministër në atë kohë, ishte akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, mbi bazën e të njëjtit urdhër të vitit 2004, që ishte shkaku i tij arrestimi i kohëve të fundit;

– Më 8 mars të vitit 2005, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit dhe vullnetarisht, u dorëzua në gjykatën në fjalë, me dinjitetin e një luftëtari të lirisë dhe ndërgjegje të pastër të një njeriu të pafajshëm, ndërsa udhëheqësit kriminalë serbë ishin fshehur nën maska, si Mlladiç, Karaxhiç dhe kompani, duke u përpjekur që t’i shpëtonin drejtësisë;

– Tribunali Ndërkombëtar e ka pastruar z. Haradinaj jo një herë, por dy herë, duke qenë të thirrur për herë të dytë nga e njëjta gjykatë, për shkak të provave gjoja të reja “serbe”.

– Ky arrestim i fundit i zotit Haradinaj, shkruhet në peticion, kundërshton vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar dhe nuk duhet të kishte ndodhur, pasi, vetëm e bën më të vështirë vazhdimin e  negociatave për dialog në mes të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin dhe e përkeqëson atmosferën politike, që në vazhdimësi është helmuar nga provokimet e Serbisë.

– Z. Haradinaj është një hero i luftës së drejtë, ai është duke u persekutuar nga qeveria serbe për arsye politike…

Në peticion shkruhej se arsyeja përse jemi sot këtu ne Shqiptaro-Amerikanët, të udhëhequr nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, është që të protestojmë kundër arrestimit të zotit Haradinaj dhe për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm;

– Sot, shkruhet në Peticion, në të njëjtën orë, po ndodh një tjetër protestë e komunitetit shqiptaro-amerikan para Misionit të Përhershëm të Serbisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, për të protestuar kundër provokimeve të vazhdueshme serbe, për të mbajtur aktiv urdhrër arrestin kundër Z. Haradinaj dhe shumë të tjerëve për destabilizimin e vendit.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Gjon Bucaj, PARA AMBASADËS FRANCEZE, Ramush Haradinaj, Vatra proteste

PËRKUJTIMI NË NJU JORK: ABAZ KUPI E KA VENDIN NË VARREZAT E KOMBIT

January 8, 2017 by dgreca

1-nderim-hakikSHQIPTARËT E AMERIKËS I KËRKOJNË QEVERISË SHQIPTARE TË KTHEJË ESHTRAT E ABAZ KUPIT NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE DËNOJNË ARRESTIMIN E RAMUSH HARADINAJ/

Nga Dalip GRECA/

1-katershja-em-dore-ne-zemer     Edhe pse moti ishte i ftohtë, me stuhi bore,tradita e përkujtimit të përvjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, nuk u ndërpre as në përvjetorin e 41-të. Të Shtunën me 7 Janar 2017, në një nga sallat e  ndërtesës së varrezave në Kew Gardens, ku prehet Abaz Kupi dhe dhjetëra nacionalistë të tjerë shqiptarë, u organizua përkujtimi i përvitshëm në nderim të heroit të 7 Prillit, Legjendës së Luftës së Dytë Botërore, qëndrestarit antikomunist në mërgim, Abaz Kupi. Organizimi përkujtimor u bë nga dega e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” për SHBA dhe Familja Kupi. Krahas legalistëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organizatave të Komunitetit: Federata “Vatra”, që u përfaqësua me zv/Kryetarin Asllan Bushati, anëtarët e Këshillit Sergio Bitiçi, Idriz Lamaj, Ramiz Mujaj dhe editori i Diellit, Dalip Greca. Morën pjesë edhe- Rrënjët Shqiptar , që u përfaqësuan me presidentin Marko Kepi, organizata e Grave” “Hope & Peace” e përfaqësuar nga Kryetarja Mimoza Dajçi, ndërsa komuniteti Çam, si çdo vit, u përfaqësua me aktivistin e saj Sali Bollati, Lidhja e Prizrenit me sekretarin e saj Tom  Mriaj.

1-salle-nga-pas

I pranishëm në veprimtari ishte edhe historian i njohur, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, i cili i dhuroi familjes Kupi Librin e tij për Historinë e Popullit Shqiptar gjatë luftës së Dytë Botërore.

Tubimin e ka hapë nënkryetari i degës së Lëvizjes Legalitetit , z. Ahmet Hoti, I cili ka kryer edhe rolin e moderatorit të veprimtarisë.

2-ahmet-ok

Pas ekzekutimit të Hymneve Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, është mbajtë 1 minut heshtje në nderim të Heroit të 7 Prillit, Abaz Kupi dhe të gjithë të rënët e Kombit shqiptar dhe amerikan.

Moderatori Ahmet Hoti ka sjellë shifra, fakte, beteja, thënie, dokumente arkivore, që provojnë kontributin e Legalistëve dhe Abaz Kupit në veçantë në shërbesën ndaj Kombit, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1-a-muharremiABAZ KUPI, KUNDËR VËLLAVRASJES

Fjaliminkryesor, që përkujtoi e vlerësoi heroin, e mbajti z. Muharrem Xhydollari(Hudënishti), veprimtar i njohur legalist, përfaqësues i një familje shembullore në shërbim të Atdheut dhe Mbretit Zog.  Z. Xhydollari  në fillim ka tërhequr vëmendjen për arrestimin e Ramush Haradinaj nga autoritet franceze dhe kërkoi që komuniteti shqiptar të reagojë me vendosmëri. Duke u fokusuar tek përvjetori i 41-të i vdekjes së Abaz Kupit, folësi tha se “Jemi mbledhur sot këtu, për ta kujtuar këtë ditë të shenjtë,që ka të bëjë me personalitetin e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, politikanit,diplomatit dhe luftëtarit legjendar Abaz Hasan Kupi. Ai, me sakrificën e tij bëri që të mos  e njohë asnjëherë qetësinë dhe rehatinë e familjes për shkak të luftrave dhe aktiviteteve për Kombin, si në përballjen me armiqtë pushtues, ashtu edhe me demagogjitë e brendshme shqiptare.“

  1. Xhydollari tha se roli i Abaz Kupit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i përmasave Kombëtare. Ai vuri në dukje shqiptarizmin e Abaz Kupit, që u bashkua me Frontin për t’i shërbyer Kombit, dhe u largua prej tij, kur e pa se Jugosllavët manipulonin Lëvizjen shqiptare në kurriz të Kosovës. Abaz Kupi iu largua luftës vëllavrasëse që pat nisë në Shqipëri në kërkim të marrjes së pushtetit. Folësi komentoi një letër të dërguar nga Abaz Kupi për Legalistët e zonës së Pogradecit. Organizata Lëvizja e Legalitetit në Pogradec,që drejtohej nga akademiku Nuri Hudenishti, organizoi në fshatin Dunicë të Mokrës një nga Kuvendet e rëndësishme të këtij grupimi politik më 14 Shkurt të vitit 1944. Në Kuvend u evidentuan të gjitha udhëzimet e dërguara nga komandanti i përgjithshëm i Lëvizjes së Legalitetit z. Abaz Kupi. U lexua aty edhe letra përshëndetse që u kishte dërguar Abaz Kupi. Ndër të tjera në të shkruhej: “Nuri, veç të tjerash duhet të bësh kujdes, forca që drejtohet prej jush duhet të kenë në shenjë vetëm armikun, jo vëllezërit shqiptarë.Ju porosis, që jo vetëm të mos bini në vëllavrasje, por mundojuni që me ndikimin tuaj ta ndaloni vëllavrasjen. Kujdes nga përplasjet me grupimet e tjera, mbasi tash në Shqipëri, ajo ka filluar hapur.” Kjo këshillë dhe ky udhëzim i Abaz Kupit u përshëndet nga Kuvendi. Edhe përfaqësuesit britanikë që ishin në Shqipëri e lëvduan këtë qëndrim të Abaz Kupit. Abaz kupi luftonte për një rend që të respektonte njeriun, fenë dhe pronën, por aleatët e përkohshëm të tij, partizanët i merrnin porositë nga emisarët jugosllavë.Lufta vëllavrasëse u bë-platformë për partizanët e Enver Hoxhës. Abaz Kupi, nuk pranoi që pushka e tij të vishte me të zeza nënat dhe motrat shqiptare, tha Xhydollari.

Folësi kritikoi ashpër tranzicionin shqiptar, ku ish komunistët  trashëguan pushtetin edhe në demokraci, ata aministuan vetëveten me justifikimin se në diktaturë paskëshin bërë vetëm detyrën sipas ligejve të kohës! Edhe drejtësinë ata e kanë në dorë, gjithçka.

Folësi e mbylli ligjëratën e tij me këshillën që vjen nga Abaz Kupi:”Lufta jonë, na këshillon Abaz Kupi, mbaron vetëm kur Shqipëria të dekomunizohet plotësisht.”

BUSHATI: NDERIM PER GJENERAL ABAZ KUPIN

1-asllani

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës përshëndeti nënkryetari i saj Asllan Bushati. Po e sjellim të plotë përshëndetjen e tij: Që nga 9 Janari i  1976, bëhen 41 vite pa Gjeneral  Abaz Kupin, këtë legjendë të Krujës e gjithë shqiptarisë. Por si për asnjë person apo personalitet tjetër, bashkësia shqiptaro-amerikane e NY, është mbledhur dyzet herë pas vdekjes  për ta kujtuar e vlerësuar,  këtë burrë të madh të Kombit Shqiptar. Kjo nuk ka ndodhur edhe në trojet etnike për  asnjë  njeri  tjetër. Statistika ndoshta nuk është e përshtatëshme për tu përdorur në një evendiment  të tillë siç është përkujtimorja e sotme, por brendija e faktit është se Gjeneral Abaz Kupi ka lënë gjurmë të thella në  kujtesën , shpirtin ,ndërgjegjen dhe  ndienjat e shqiptarëve kudo qe jane.

Për një periudhë të gjatë  kohe, shteti  totalitar komunist në Shqipëri dhe veçanërisht vetë  diktatori  Enver Hoxha ,u përpoqën me të gjitha mënyrat ,për ta tjetërsuar figurën, veprën dhe kontributin e madh të Abaz Kupit në historinë e Kombit tonë. Hodhën shumë baltë mbi të, nëpërmjet makinës tyre të   propagandës , përhapën shumë gënjeshtra, trilluan e tjerërsua ngjarje, data, ndodhi, takime e konferenca . I  burgosën, interrnuan e torturuan familjen, por nuk ja arritën qëllimit. Balta e llumi që ata gatuan e ngritën kundër  Abaz Kupit, u ra atyre që e bënë. Sot figura dhe vepra e Abaz Kupit shkelqen e ndrit siç ju ka hije  heronjëve të vërtetë.

Kjo erdhi sepse Abaz Kupi nuk u vetlavdru, nuk shtoi e tjetërsoi  fakte e ngjarje siç bene komunistet, por përkundrazi  foli me shumë modesti për luftën, përpjekjet, kuvendet dhe mundimet e veta e të familjes së tij. Sepse i tillë ishte ai në gjithë jetën e tij, i thjeshë i matur, modest e shumë trim, i  gatuar e formësuar në odat e burrave të kupëve, krutanëve dhe shqiptarisë.

Në librin e tij “Bijtë e shqipes”, britaniku Julian Amery duke përshkruar figurën e Abaz Kupit thotë:..”Kupi ishte i qetë dhe i rezervuar nga natyra, ai kishte sjellje të përsusur dhe kurrë nuk i tradhëtoi ndjenjat me ndonjë gjest apo shenje të dukshme. Sa më shpesh e takoja, aq më shumë më hynte në zemër dhe midis nesh u lidh një miqësi që ai e përshkroi me këto fjalë:”Këta janë tre majorë, dy për politikë dhe një për luftë “ kur na paraqiste te ndonjë shok i tij shqiptar…Kupi ishte njeri i jashtzakonshëm. Përveç  trimërisë së tij, që u bë legjendare, saqë për të u kënduan  këngë, kishte një kujtesë të habitshme”.

Ka njerëz që hyjnë në histori me një akt të vetëm dhe kjo është normale dhe  e pranushme kur dikush jep jetën me vetëdije për diçka që e vlerëson si të shenjë ose madhore. Por ka të tjerë që hyjnë në histori  dalngadalë, pa zhurmë, pa bujë, pa mburrje, por me vepra , beteja, kuvende të njëpasnjëshme, të cilat ndryshojnë rrjedhat e historisë. Abaz Kupi u përket atyre që hyjnë ngadalë sepse  ai ka bërë shumë beteja në jetën e tij dhe dashuria për atdheun e besa, kanë qenë motivet që e kanë shtyrë përpara . Ato i kanë  përsosur karakterin si burrë zakoni e si udhëheqës popullor,  e i  kanë shumëfishuar  energjine dhe elementët e trimërinë, duke e bërë hero në të gjallë e në jetën e përtejme.

Fillimisht- siç dihet, Abaz Kupi pati kontradita me Ahmet Zogun (ish Ministër i Brendëshëm), por kur ai e kuptoi se çfarë përfaqësonte dhe çfarë donte të bëntë Zogu për Atdheun, mori  vendime të rëndsishme  për tu rreshtuar përjetësisht  në krah të tij. Kjo këthesë filloi që në qëndrimin me ish shokun e tij te ngushte  ku i thotë:”Dëgjo këtu o Halit Lleshi!  Me që e do e mira e Shqipërisë unë do të kthehem. Përpara Shqipërisë nuk pyes as për miqtë, as për mijtë dhe as për fëmijtë. Unë pyes vetëm për Shqipërinë…Kur Ahmet Zogun e njoftuan se si kishte reaguar krutani, kishte thënë-Abaz Kupi është njeri i mirë”. Pas këtij moment këta dy burra të medhej te Kombit Shqiptar, lidhën besë me njeri tjetrin, Ahmet Zogu Kryeministër, President dhe Mbret i shqiptarëve, kurse Abaz Kupi bashkpunëtor i ngushtë i tij dhe luftëtar  i lirisë e prijës i madh popullor.

Të nderuar bashkatëdhetar, bëjmë mirë që  mblidhemi  këtu në NY, pranë varrit të gjeneralit Abaz Kupit çdo vit. Me këtë  nuk i bëjmë nder vetëm atij, sepse të gjitha nderet ai i bart me vete edhe brenda mermerit të grinjta ku flenë në përjetësi, por i bëjmë ndere  vehtes tonë e gjeneratave që vijnë pas, me respektin ndaj heronjëve që dhanë çdo gjë për Atdheun.

I nderuar qoftë për mot e jetë kujtimi dhe vepra madhore e Heroit, Gjeneralit dhe atdhetarit të madh  të Kombit Shqiptar Abaz Kupi.

13-sali-bNë emër të komunitetit çam përshëndeti Sali Bollati.

13-tomaNë emër të Lidhjes së Prizrenit sekretai Tom Mrijaj.10-gjeka

Ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj solli mbresat dhe kujtimet personale nga njohja dhe bashkëpunimi me legalistët dhe komunitetin e Queens-it, me djemtë e Abaz Kupit, (veçanërisht Rustemin-Semi, që me shërbimin ndaj Nënë Terezës hyri në memorjen kombëtare), me Ramiz Danin dhe Ndrec Gjergjin me vëllezërit, me Bardhok Ndreun, e të tjerë. Ai veçoi kontributin e professor Nderim Kupit dhe shuëm legalistëve të tjerë. 2-mozaNë emër të organizatës së grave” “Hope & Peace”, përshëndeti sekretarja Mimoza Dajçi…

1marko

Në emër të Rrënëjve shqiptare përshëndeti Marko Kepi.

1-muharremi-flet

Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu solli një përshëndetje të veçantë dhe prezantoi librin e tij”Shqipëria nën pushtimin Italian 1939-1943”, ku zë një pjesë të mirë e zë edhe kontributi i Abaz Kupit. Ahmet Hoti premtoi se së shpejti do të organizohet nga Legaliteti promovimi i këtij libri. Një kopje e librit iu dhurua familjes Kupi. Duke e marrë librin, djali i Fatbardh Kupit, nipi i Abazit, Arbeni tha se kjo ishte një dhuratë  me shumë vlera për familjen. Ai falenderoi Prof. dr. Muharrem Dezhgiun për kontributin e tij në rishkrimin e Historisë Kombëtare.

1-arben-muharrem

***

MESAZH I KRYETARIT TË LEGALISTËVE SHQIPTARË

2-hakik

Kryetari I degës së Legalitetit Hakik Mena solli për të pranishmit përshëndetjen e Kryetarit të Partisë  Lëvizja e Legalitetit, drejtuar degës për sHBA dhe familjes kupi. Në të shkruhej: I nderuar Kryetar i degës PLL në SHBA, z. Hakik Mena,

E nderuar Familja Kupi,

Të dashur Legalistë, miq dhe të ftuar,

Me rastin e ceremonisë përkujtimore që organizoni sot për 41-vjetorin e vdekjes së Heroit të rezistencës së 7 prillit 1939 dhe figurës së shkëlqyer të nacionalizmit dhe patriotizmit , Gjeneral Abaz Kupit, kam nderin t’ju drejtohem nëpërmjet këtij mesazhi për t’ju shpreh se të gjithë legalistët bashkohen dhe përulen bashkë me ju para veprës së udhëheqësit historik të “Levizjes së Legalitetit” dhe nacionalizmit shqiptar.

Me plot arsye, PLL është krenare për trashëgiminë që na ka lënë Gjeneral Abaz Kupi, për rezistencën që organizoi kundër pushtimit fashist në zbatim besnik të urdhërave të Mbretit Zog, për luftën e pa kompromis që zhvilloi dhe udhëhoqi kundër diktaturave nazi-fashiste dhe sllavo-komuniste, për angazhimin e tij për t’ju ofruar Shqiptarëve lirinë, demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin në një shtet unitar, me institucione legjitime e legale, dhe për vendosmërinë e tij për ta radhitur Shqipërinë në kampin perendimor.

Jemi krenarë sepse veprimtaria e Gjeneral Abaz Kupit, në Shqipëri dhe në mërgim, ishte shembullore dhe e pa përlyer dhe si e tillë do të mbetet gjithmonë referencë dhe frymëzim për shqiptarët e ndershëm se si mund t’i shërbehet Atdheut dhe Kombit.

Në këtë vit jubilar të 41-vjertorit të vdekjes së personalitetit që bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij e emëruan “Kryetar nderi të përjetshëm i Legalitetit”, ne jemi më të vendosur se asnjëherë tjetër për të vazhduar përpjekjet tona derisa të realizohen idealet e Gjeneral Abaz Kupit dhe të Etërvë tanë shpirtërorë.

Pavarësisht se Legaliteti dhe legalistët kanë dijtë të vlerësojnë figurën e Gjereral Abaz Kupit duke organizuar në çdo përvjetor të vdekjes së tij një ceremoni përkujtimore në shtetin mik Amerikan ku prehen akoma eshtrat e Tij, nuk mund të fshehim keqardhjen tonë për faktin që qeveritarët Shqiptarë të tranzicionit, ende nuk janë shkëputur plotësisht nga mendësia komuniste sepse, po të ishte ndryshe, do të kishte qenë në nderin e tyre dhe të Shtetit Shqiptar që të riatdhesoheshin zyrtarisht eshtrat e Gjeneral Abaz Kupit dhe të shkruhej emëri i Tij në historinë dhe historiografinë zyrtare, krahas emërit të atdhetarëve dhe patriotëve më të mëdhenjë të vendin tonë,

Në këto kushte është pra detyrë e jona dhe e djemve dhe vajzave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar dhe e mbrojtën pavarësinë, lirinë dhe nderin e Shqiptarëve në kohërat më të vështira, që të tregojmë se sakrificat e të parëve tanë ishin të drejta.

Duhet të vazhdojmë të mbrojnë, promovojmë dhe jetësojmë vlerat morale, politike dhe kombëtare të nacionalistëve si Gjeneral Abaz Kupi dhe të ndjekim shembullin e Tij dhe të patriotëve të tjerë me në krye Mbretin Zog, pasi vetën kështu do të kryejmë detyrën tonë ndaj Atdheut dhe Kombit dhe do të kontribuojmë që brezat e ardhshëm të gëzojnë një Shqipëri të lirë, të sigurt, të zhvilluar dhe të bashkuar; – atë Shqipëri për të cilën lindi dhe jetoi Gjeneral Abaz Kupi.

I paharrueshëm qoftë kujtimi i Tij !

Vëllaznisht i juaj,

Sulejman Gja1-grupVeprimtaria është mbyllë me falenderimin e nipit të Abaz Kupit, Arben Kupit ,në emër të familjes. Për të pranishmit si në çdo vit u organizua një koktejl. Një grup të rinjësh çuan kurora me lule tek varri i heroit të 7 Prillit, Abaz Kupit.

Veprimtaria u regjistrua nga Televizioni Kultura Shqiptare ne Nju Jork i Adem Belliut dhe u ndoq nga Gazeta “Dielli”.

Filed Under: Politike Tagged With: 7 Janar 2017, dalip greca, perkujtimi i Abaz Kupit

HISTORIA-Familja Mrnaçaj, mes Kelmendit dhe Amerikës

January 4, 2017 by dgreca

3-proklamata

HISTORI E RRALLË SHQIPTARO-AMERIKANE: FAMILJA KELMENDASE, MES DIKTATURËS SHQIPTARE DHE DEMOKRACISË AMERIKANE/

4-mrija

*  Familja Mrnaçaj, mes Kelmendit dhe Amerikës, përballja me Diktaturën komuniste…/

1-ok-marashi

* Arrestimi i Nikollë Mrnaçaj,arratisja e familjes Mrnaçaj në ish Jugosllavi me dy pleqtë 90 vjeçarë, dy fëmijët 9 muajësh e 3 vjeç, me bagëti e mushka./

8-i-gezuar-mes-nipave-e-mbesave

* Historia e Nënë Mrikës, që mori shtetësinë amerikanë në moshën 111 vjeçare dhe arrestimi i dytë i Nikollë Mrnaçajt në Savër të Lushnjës./

6-marash-i-egzuar

* Vdekja e Nikollës me 20 Janar 1989 pas 20 vjetë burg, e 20 vjetë internim, protestat në Amerikë, vdekja misterioze me 22 Janar 1990 e Nik Mrnaçajt, nderimi i përvitshëm i Heroit në Ditën e Lirisë Shqiptare në Nju Jork./

5-dalipi-interviste

NGA DALIP GRECA/

2-happy-birthday

90 VJETORI I LINDJES SE MARASH MRNAÇAJ, SI SHKAS/

Të Dielën, me 18 Dhjetor 2016, tek shtrohej me bujari “Sofra e Kelmendit” në Eastwood Manor, në Bronks,NY, organizatorët kelmendas kishin përgatitë një surprizë për të parin e familjes Mrnaçaj, Marashin: Një Tortë për 90 vjetorin e Lindjes. U emocionua Marashi, Mrija, djemtë dhe vajzat, nipërit dhe mbesat, dhe e gjithë familja e madhe Mrnaçaj,që si çdo vit ishin pjesë e Sofrës kelmendase, plotë këngë epike e valle të traditës. Të Mërkurën e 21 dhjetorit, në Zuppa Restaurant në Yonkers, u mblodh familja e madhe dhe miqtë, të gjithë së bashku e festuan 90 vjetorin e lindjes së tij….

…Kisha kohë që mendoja për një bisedë me Marashin, për të hyrë në kujtesën e tij dhe për të rrugëtuar në historinë e familjes, simbol i demokracisë dhe e antikomunizmit, e përmendur deri edhe në Shtëpinë e Bardhë, e deri tek presidentët e Amerikës(kur presidenti Ford firmosi dhënien e shtetësisë amerikane nënës Mrikë në moshën 111 vjeçare, apo kur në Kapitol u ngrit Flamuri shqiptar në nderim të Heroit shqiptar të Demokracisë, Nik Marash Mrnaçaj)… Kur, më mirë se tani që përjeton 90 vjetorin e lindjes, më jepej rasti për ta zvilluar bisedën?! Së bashku me nipin e Marashit, Mark Mrnaçaj, të enjten me 22 dhjetor, në mesditë trokita në shtëpinë e tij në Yonkers. Pa u ulur mirë, Mrija, zonja e shtëpisë e mbushi tavolinën plot. Sa herë e kam takuar Mrijen, kam konstatuar fisnikëri e shpirtmirësi në fytyrën e saj, në sjelljen e saj, në bujarinë tipike kelmendase, por mjafton të hysh në botën shpirtërore të saj dhe do të zbulosh,se sa dhimbje dhe tragjedi, të shkaktuar nga diktatura komuniste mbart shpirti i malësores fisnike: Babën e saj, Dedë Bajraktarin, komunistët e kapën dhe tek lëngonte nga plagët e plumbave e kanë futë në shtëpi dhe e kanë djegë të gjallë, ndërsa kushërinj të saj, i kanë masakruar; njërit prej tyre,i kanë torturuar mizorisht, i kanë nxjerrë sytë, dhe e kanë mbuluar me gurë….Plaga e fundit e Mrijes, që ende rrjedh dhimbje, është Nika, që tek i jepte që nga Amerika goditjen e fundit diktaturës shqiptare, që i kishte shkaktuar aq plagë, Kelmendit dhe familjes Mrnaçaj, humbi jetën në mënyrë misterioze, me një goditja nga pas prej një traku, tek kthehej nga demonstrata antikomuniste, ku kishte shkuar me 20 shokë nga Nju Jorku në Detroit….Mrija ende ruan imazhin e buzqeshjeve dhe puthjeve, që Nika i jepte në ballë, kur shkonte apo kthehej nga puna.Edhe atë ditë të fundit… Sa i ishin lutë që të mos shkonte në atë mot të ashpër dimëror në demonstratë në Detroit! Ah, pengu i nënës dhe i babës! Shpirti dhemb….

…Marashi, sikur nuk do t’ia dijë për 90 vitet e jetës, qëndron si lis, pa u përkulur aspak nga pesha e viteve.Memorien e ka  të kthjellët. I ulur përballë Flamurit kombëtar, ai nis të më tregojë për jetën e tij 90 vjeçare. Në ballë të dhomës së pritjes, përbri Flamuri Kombëtar, është vendosë një polifoto me 5 portretet e familjarëve: Në qendër është baba i tij Nue, i rrethuar nga djemtë: Nikolla, që vdiq nga vuajtjet e diktaturës, 20 vjet burgim dhe po aq internim,vdiq pak ditë pasi doli nga burgimi i dytë, Rroku, që ka ndërruar jetë në SHBA dhe më tej, të gjallët: Marashi dhe Pjetri….

Trokas në memorien e  këtij burri të moçëm, që vjen nga fisi i qëndresës antikomuniste kelmendase dhe kërkoj gjurmët e  jetës së tij…

Nga fëmijëria e largët ai sjell ndërmend rrëfimet e të atit për qëndresën e Kelmendit ndaj sllavëve, që e kallën në flakë dhe e mbytën në gjak Kelmendin, por që kurrë nuk e pushtuan, po ashtu dhe turqit, nuk arritën ta bënin për vete Kelmendin, as italianët e gjermanët, ndërsa nga rinia e vet sjell imazhet e luftës dhe qëndresës kundër komunistëve, që deshën ta nënshtronin me dhunë Kelmendin. Në sytë e tij u zhvillua lufta vëllavrasëse e Kelmendit, Janar 1945. Ishte i ri 18 vjeçar atë kohë. Memoria e tij është e mbushur me pamje makabre: përgjime,kurthe,arrestime, vrasje, pushkatime, dëbime….

– “Lufta e Kelmendit” e ndau përgjithmonë Kelmendin nga komunistët, thotë Marashi…

Historianët ende diskutojnë , debatojnë dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin nëse ishte apo nuk ishte Kryengritje ajo përballje e përgjakshme e Kelmendasve me diktaturën që po instalohej dhunshëm. Ç’donin forcat e  ndjekjes në Kelmend? Nga kush do ta çlironin kurorën e trimërisë shqiptare? Gjermanët kishin ikur me kohë.Por ç’mund të ishte tjetër ajo luftë, ku pati 83 të vrarë (pushkatuar), 69 të plagosur, më shumë se 30 shtëpi të djegura, dhjetëra kelmendas të arrestuar, dhjetëra të burgosur,qindra të dëbuar në kampet e internimit(kampet e vdekjes)? Që nga paslufta e Kelmendit, Kelmendasit, nisën kalvarin e vuajtjeve nëpër burgjet e diktaturës dhe kampet e internimit. Komunizmi u përpoq t’ua mposhtëte krenarinë e maleve, por ata nuk u nënshtruan.Tipik është Nikolla, vëllai i Marashit…

Pikërisht pas luftës së Kelmendit e morën ushtar Marash Mrnaçajn dhe vëllanë Rrokun. 200 djem të Kelemndit i ngritën ushtarë menjëherë pas asaj lufte. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, plot 3 vjet,(5 vjet e bëri ushtrinë vëllai i tij,Rroku), Marashi kujton përplasjet e  forcave të ndjekjes me forcat nacionaliste. Sjell ndërmend qëndresën e Muharrem Bajraktarit dhe ndjekësve të tij, rrëfen për vrasjen e Destan Rexhepit e trimave të tjerë nacionalistë.Ishte dhe ai ushtar në disa nga përndjekejt e Bajraktarit trim.

–   Ishte trim me eksperiencë dhe i zgjuar Muharrem Bajraktari. Dinte të ruhej, tregon Marashi dhe kujton një moment, kur  forcat e ndjekjes, kanë kapë të plagosur djalin e Bajraktarit,që e transportuan deri në Kukës të gjallë. Aty ka ndërruar jetë.

Shkuan pas gjurmëve drejt e tek vendqëndrimi i Muharremit (duket se u dekonspirua nga një zjarr i ndezur ditën për të gatuar). Një spiun kishte raportuar. Komandanti partizan urdhëronte ushtarët: Nëse ndokush kthehet mbrapsht kur ta rrethojmë, kam për ta vrarë unë me këtë kobure, dhe kishte çuar dorën në brez. Po ç’ndodhi? Muharremi nuk qëndronte në një vend me luftëtarët e tij, por pak i larguar, përgjonte, madje edhe kur flinin luftëtarët e tij, ai qëndronte zgjuar për t’iu ruajtur ndjekjësve. Dhe përdorte mjeshtrisht bombat për të çarë rrethimet. Kështu ndodhi dhe atë ditë. Plumbat e Muharrem Bajraktarit palosën për tokë të parin komandantin partizan….Thoshin, se Muharrem Bajraktari vriste vetëm oficerë nga forcat e ndjekjes, jo ushtarë… Kur kisha kaluar në perëndim, tregon Marashi, shkova dhe e takova në Bruksel Muharremin dhe biseduam gjatë. Ia tregova se si e kisha përjetuar kohën kur ai përndiqej maleve të Shqipërisë.Gjatë bisedës sollëm hollësi nga ato ngjarje. Në fund, kujton Marashi, i thashë:- A je gati të kthehemi tash e të shkojmë e të luftojmë komunistat? Unë bëhem ushtar i juaj…Ai ma ktheu: -Nuk është nevoja, bir, se ata po vrasin njëri-tjetrin. Nuk e kanë të gjatë….

13-pjetri-marku

ARRESTIMI I VËLLAIT, NIKOLLËS

Tregon Marashi: Në vitin 1952 arrestuan vëllanë, Nikollën, babanë e Markut. Ngjarja ndodhi kështu:Ishte i sëmurë Nikolla, qëndronte i shtrirë në shtresa. Vjen komandanti i Postës së Tamarës me pesë ushtarë.E presim. Kishte ardhë dhe herë tjetër.I uruam mirëseardhjen si zotë shtëpie. Ngrihet dhe Nikolla nga që ishte shtrirë nga sëmundja dhe i jep dorën.Ai menjëherë ia kthen:

– Kam një fjalë me ty, Nikollë!

Çohet Nikolla dhe pa u veshur, me këmishë, i shkon pas.Minutat mezi kalojnë. Ne po prisnim në ankth, pse u vonuan? Kur vjen motra e dytë nga që kishte shkuar për të mbushë ujë, dhe e zbehtë në fytyrë, duke iu marrë fryma, na pyet:- Çfarë ka bërë Nikolla, që e kanë lidhë?

– Ku?,- e pyesim ne të shqetësuar….

– E kanë lidhë tek shkambi…thotë ajo.

Marashi kujton detaje nga ngjarja: Ishte një strehëz shkëmbi, poshtë shtëpisë, atje e kishin lidhë. Pas pak vjen tek ne, në shtëpi, komandanti me dy ushtarë, dy të tjerët i kishte lënë për të ruajtë Nikollën. Na jep urdhër të gjithëve që të dilnim jashtë sepse kishte urdhër të kontrollonte shtëpinë. Mori veç nënën Mrikë dhe nisi kontrollin. Gjeti vetëm një armë gjahu,(që Marashi e kishte me leje).E morën armën. Gjetën 2-3 libra fetare në gjuhën italiane, që i mbante Nikolla dhe ato i morën, pa e ditur se ç’ishin. Shkuam atje ku ishte Nikolla, por çfarë të shihnim: Gati kishte ngrirë prej të ftohtit. Edhe teshat që i çuam nuk po i vishte dot vetë, e ndihmuam. U ndamë me lot ndër sy. E morën duarlidhur dhe shkuan…

…Po vazhdonte reprezalja komuniste. Bashkë me Nikollën kishin arrestuar dhe 12 të tjerë atë natë. Kishin arrestuar edhe një grua me katër fëmijë. Të nesërmen i pamë kur po i largonin varg.Ajo grua me katër vocrrakë ta këpuste shpirtin. Ç’faj kishin ata fëmijë, po nëna e tyre? Kishin ardhë më shumë se 50 forca policore me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, sadistin Ilmi Seiti.

– Po përse e arrestuan Nikollë Mrnaçajn, çfarë kishte bërë?- e pyes Marashin.

– Kurrgja. U akuzua se kishte bashkëpunuar me fashizmin. Si shumë të tjerë ,në kohën e pushtimit Italian, Nikollën e kishin ngritë ushtar në vitin 1939(njësoj siç ngritën komunistët Marashin dhe Rrokun më 1945-46). Më pas, Nikollën, e kishin angazhuar me Gardën Italiane së bashku me shumë shqiptarë të tjerë. Më pas e kanë çuar në Torino. Pushtimi gjerman bllokoi rrugët e kthimit dhe ai mbeti rrugëve të Italisë. Kur u hapën rrugët, u kthye si shumë të tjerë në Selcën e tij, ku pat lindë, dhe kjo ishte e gjithë veprimtaria”fashiste” e Nikollës, që as vrau e as preu kënd, por regjimit komunist i duhej armiku për të terrorizuar Kelemendin. E dënuan 15 vjet Nikollën, bëri 10 vjet. E torturuan më shumë se 6 muaj në hetuesi.Hetuesia kishte qenë tepër e rëndë. I kërkonin të pranonte faje që nuk i kishte kryer. I kishin shkulur thonjët.Gishtërinjët i ishin shtremëbruar ,përthyer nga torturat, që prodhonin hetuesit sipas shkollës bolshevike. Burgimi ishte i rëndë, punonin si skllevër, e torturoheshin gjatë punës. I kaloi vitet e burgut në kampet-burgje të Vlashukut, Semanit, Rinasit, Lushnjës, Urës Vajgurore etj.

12-aleksi

“KURTHI” I PUSHTETIT DHE ARRATISJA E MRNAÇAJVE

Ndërkohë që po afrohej lirimi i Nikollës,i kishte mbetë 1 muaj e gjysëm, që të plotësonte dënimin, familja merr sinjale nga miqtë e vet, që ishin afër pushtetit, se po përgatitej kurthi i arrestimeve të reja për burrat e asaj shtëpije. Sinjali u dha hapur kur në një mbledhje rinie në Tamarë,e nxjerrin jasht vëllanë e Marashit, Pjetrin. Në atë mbledhje merrte pjesë edhe Kryetari i degës së Brendshme të Shkodrës Ilmi Seiti. I thonë Pjetrit:- Dil jashtë,ti Pjetër, por mos shko në shtëpi para se të dalin shokët.

Një shok i Pjetrit, kur del nga mbledhja, i thotë:- kujdes, duhet të ikësh.

Kumti është marrë. Ata kanë diskutuar për Mrnaçajt gjatë mbledhjes.Furtuna po afronte.

Pas kësaj vjen një mik tjetër i familjes,që kishte marrë pjesë në mbledhje dhe i paralajmëron:Kujdes, jeni në shenjë!

Kujton Marashi: Në prag të festës së 29 Nëntorit që bënin komunsitët, na thirrën ata të Këshillit dhe na kërkuan që t’u jepnim kontribute për festën e çlirimit. Baba më paralajmëroi që të mos kundërshtonim, por të jepnim gjithçka,që ata do të kërkonin. Kërkuan dy dhi me nga mbi 25 kg mish, 5 kg djathë, ushqime të tjera, raki etj.Ua dhamë të gjitha.

Rrëfimi i Marashit është drithërues: Pas shumë sinjalesh që na erdhën, dhe vetë po e shihnim, se po na shtërngohej konopi. Çfarë të bënim? Problem ishin prindërit e moshuar, babai Nua ishte gati  90 vjeç, nëna pak më e re, por e plakur dhe ajo…. A do të mundnin ata ta përballonin rrugëtimin e vështirë nëpër male të thepisun në mot të ashpër dimëror? Pjetri më tha me vendosmëri: Gjallë a vdekë, unë do të iki! Ma mirë i vdekun se në burg!

Bisedonim vëlla me vlla, kujton Marashi: Ç’vendim të merrim? Vëlla Rroku propozoi që të qëndronim, le të arrestoheshim ne, burgu për burra është, por shpëtonin pleqtë. Po kush na siguronte që dhe ata nuk do t’i syrgjynosnin në ndonjë kamp internimi në atë moshë? Aty nuk mund të qëndrohej sepse dera e burgut ishte hapë për të gjithë. Si t’ia thonim babës ikjen? -Unë e pata të vështirë, thotë Marashi.E mori përsipër Pjetri t’ia thoshte. E thirrëm babën dhe Pjetri ia tha copë: Babë, kemi dy rrugë; ose të presim të na çojnë tek Nikolla në burg, ose të ikim, të arratisemi.

Baba u mendua dhe na tha: Ikim, në mundshim me kalue ,mirë. Edhe nëse më gjenë gjë,mua plakun, më shtini rrëzë ndonjë gardhi matanë kufinit, dhe e keni kryer detyrën…Këtu nuk rrihet ma…

E poqëm mendimin dhe ndërtuam planin e arratisjes. E shoqja e Nikollës, Dranja me të bijën, Diellën, nuk u ndodhën në Selcë, kishin shkuar në Vermosh, tek familja e vëllait të saj. Në ato kushte nuk kishte kohë për ti marrë me vete, nga që vendimi u mor aty për aty.Pasatj, duhej folë dhe me Nikollën.Në mëngjes baba dhe vëllau nxorën bagëtitë në kullotë dhe i afruan sa më pranë pikave të lejushme të kufirit. Ushtarët ruanin dhe vështronin me dylbi gjatë të gjithë kohës duke kontrolluar lëvizjet e njerëzve dhe të bagëtive. Në mbrëmje, kur ra errësina, vëllau la babën afër kufirit me gjysmat e bagëtive dhe gjysmat i ktheu në shtëpi. Ishte alibia për ikje.E kishim menduar mire lojën: Ne dinim me saktësi kohën dhe vendin ku ndërroheshin rojet. Ndërrimi i shërbimit bëhej pranë burimit, ku mbushnim ujë. Pikërisht në këtë moment bëhemi gati me gra e fëmijë dhe marrim rrugën nëpër natë. Kishim të fshehura dhe dy pushkë. Një i ishte lënë babës tek kullota me delet, tjetrën, e mora unë, tregon Marashi. Ishte 21 Dhjetor 1959….

Po si mundët të largoheshit?, e nxis rrëfimin e bashkëbiseduesit.

-Zoti e di se si shpëtuam…dhe Marashi e sjell në kujtesë atë udhëtim që normalisht, po ta bëje ditën, nuk ishte më shumë se 1 orë larg, por atyre u kushtoi jo pak, por 22 orë…

Marashi tregon: Dolëm nëpër natë dhe me kujdes, pa u ndjerë, u kaluam pas shpine rojeve, që po ndërroheshin tek burimi. Pasi u bashkuam me babën e morëm bagëtinë përpara, ecnim ngadalë. Ishte frikë e madhe sepse kishim edhe dy fëmijë të vegjël, njërin 3 vjeç dhe tjetrin 9 muajësh. Po sikur ata të qanin? Gjithçka përfundonte aty…Ishte terr i thellë. Ecja nëpër pyll u vështirësua shumë. U hymë në hak edhe mushkave të ngarkuara, ato pengoheshin nga degët e pemëve. Asgjë nuk shihej para këmbëve. Hapat hidheshin kuturu. Vdekja përgjonte në çdo hap. Rrëzoheshim, ngriheshim me mundim dhe vazhdonim.  Qëndruam pak se menduam, ndoshta do të na ndihmonte hëna që duhej të lindëte në ato çaste, por për fatin tonë të keq, terri u shtua, ia nisi shiu. Ecja u vështirësua shumë.

Marashi, kujton se kishte një elektrik të vogël, me të cilin ndriçonte para këmbëve që të vazhdonin mundimshëm ecjen. Pas shiut nisi bora.Keq e më keq. Dukej se po përjetonim një tmerr ferri. Fëmijët kishin ngrirë, duart u ishin ënjtur. Nisën të qanin. Diku, gjatë ditës së nesërme, rrëzë një shkëmbi,u përpoqëm të ndezim zjarrin, nga që fëmijët nuk pushonin së qari, por ishte e vështirë, lagështia, bora pengonin. Na ka parë në ato momente një treshian dhe na është ofruar. Duke zbërthyer fishekët, u morëm barutin dhe e ndezëm zjarrmin. Treshiani, që u përvëlua nga baruti, na tha se duhej të lëviznim sepse ushtarët shqiptar vinin deri aty për kontroll. Në ato çaste na doli dhe një problem me bagëtinë, që na u kthyen mbrapa, hynë në pjesën shqiptare. Shkoi treshiani dhe i ktheu mbrapsht. Pastaj erdhi dhe na mori e na çoi në shtëpinë e vet në Bekaj të Trieshit. Morëm frymë të lehtësuar. Ishim të lagur deri në kockë. Na veshën me rrobat e tyre, edhe pse na rrinin të mëdhaja, nga që ata ishin trupmëdhenj.Na ushqyen. Pasi e kishim marrë disi veten, mikpritësi njoftoi policinë malazeze. Na shoqëruan gati 20 trieshianë për në zyrat e policisë. Fëmijët vazhdonin e qanin nga që trupi u ishte ënjtur e fytyrat u ishin bërë plagë. Bagëtinë, s’mund ta merrnim me vete, ia lamë atij që na kishte ndihmuar. Na çuan në Titograd, ku na mori në pyetje UDB-ja. Çdo i rritur i qëndronte më vete në një dhomë, ku ballafaqoheshin përgjigjet e intervistave që na bënin. Pyetjet vazhduan për dy javë.

UDB-a dinte gjithçka për ne, tregon Marashi, dhe shton; madje më provokuan edhe për një ngjarje që kishte ndodhë 6 muaj para arratisjes.

– Çfarë mbanë mend se të ka ndodhë 6 muaj më parë?… Kishin ndodhë shumë ngjarje, ç’tu thosha më parë? Ata më orientuan. U kujtova. Ja ç ‘kishte ngjarë: Marashi me vëllanë kanë zbritë në tregun e Shkodrës me shitë disa dele,që të blenin grurë për bukë. Dikur kanë ardhë inspektorët e shtetit dhe ua kanë marrë me forcë bagëtinë,siç kanë sekuestrua dhe mallra të tjerë, edhe pse i kishin shlyer detyrimet e shtetit. Pas ankesës ua kishin kthyer sërish, por pazari nuk shkoi mirë atë ditë. Vetëm dikush iu dha një mundësi këmbimi të deleve me grurë, por pazari iu duk shumë i ulët. Më kot pritën deri në darkë. Kur po errej, menduan që të gjenin personin që u kishte dhënë pazarin e vetëm.Nuk mund të ktheheshin pa grurë. Me të pyetur e gjetën shtëpinë e personit, ishte vrakaçor. Shkuan në Vrakë, por kur e panë grurin që nga lagështia kishte marrë ngjyrën e gjelbërt, i thonë të zotit se ai grurë nuk mund të hahej, ishte i mykur. Unë këtë  grurë përdor, u tha ai, lajeni dhe thajeni. S’kishin rrugë tjetër, pranuan. Atë natë bujtën tek vrakaçori. Pikërisht aty u zhvillua  biseda për të cilën po pyeste intervistusi i UDB-së. E ka pyetë Marashin i zoti i shtëpisë:- Nga je, or mik?

-Nga Selca,- është përgjigjë Marashi.

-Sa larg e ke kufirin?

– Një orë,- i është përgjigj Marashi.

– Dhe ti vazhdon të rrish aty? Të isha si ti, do të ikja sa më parë, qoftë duke falë dhe dy fëmijët e mi…

– Ka hyrë dhe një tjetër në bisedë, unë do t’i falja të katër fëmijët e mi, vetëm të ikja….

Pikërisht këtë ngjarje e kishin verifikuar zyrtarët e UDB-së dhe e pyetën, e ripyetën Marashin, fill e për pe’ se si u zhvillua biseda…Pastaj kanë qeshë me të madhe, si si? Të katër fëmijët do t’i jepnin për të ikë nga ai ferr?…

Pas formaliteteve Mrnaçajt i lanë të qetë. I vendosën në Titogard. Marashi dhe vëllezërit ishin të zotë të punës. Punonin fort dhe fitonin. Digjnin gëlqere edhe pse ishte me rrezik për shëndetin, veçanërisht për mushkëritë, por s’kishte rrugë tjetër. U jepnin të zotërve të fshatit, ku merrnin lëndën, 1/3 e fitimit, por mbetej edhe për ta.Shtatë vjet qëndroi Marashi aty.Ndërtoi dhe shtëpi, sa ia patën zili vendasit, që i thoshin njëri-tjetrit: Si more, ky shqiptari i Kelmendit, tash erdhi dhe tash e ndërtoi shtëpinë?! Dhe shih sa të mirë!…

Në vitin 1966 u largua vëllau,Pjetri për në Itali.Pas një viti shkoi edhe Marashi me familjen. Në shtëpinë në Titograd la vëllanë Rrokun me dy pleqtë. Më pas baba Nue ndërroi jetë në Titograd dhe u varros në varrezat e Tuzit. Më 1967 Marashi me familjen mbërritën në Nju Njork. Deri në vitin 1978 jetuan në Bronx, më pas blenë shtëpinë në Yonkers, shtëpi që e kanë ende. Punoi në një fabrikë që prodhonte rezistenca dhe mjete ngrohëse. Më pas ka hyrë si sikjuriti në një Bankë, ku punoi 20 vjet. Sot, kanë ndërtesa, që i japin me qera dhe ndjehet i kënaqur me jetën në 90 vjetorin e lindjes, teksa shtëpinë e ka plot me 14 nipër e mbesa, vetëm nga fëmijët e tij.

HISTORIA E NËNË MRIKËS DHE BURGOSJA E DYTË E NIKOLLËS

Marashi vijon rrëfimin: Pasi baba vdiq dhe u varros në Tuz, erdhi në Amerikë dhe vëllau Rrok me nënën Mrikë. Nëna kërkoi strehim politik. Shkoi djali tek avokati dhe u këshillua. Kur avokati pa datën dhe vitin e lindjes, tha se ky ishte rast i veçantë në të gjithë Amerikën, një 111 vjeçare kërkonte shtetësinë amerikane! Lajmi u përhap shpejt, gruaja më e moshuar, që kishte zbritë në Nju Jork, kërkonte të bëhej shtetase amerikane! Ishte viti 1974 kur ajo mbërriti në Nju Jork. Lajmi mori dhenë nëpër gazeta e Televizione, kur ajo brenda një kohe të shkurtër mori shtetësinë amerikane. Deklarta e nënës Mrikë: “dua të jetoj dhe të vdes e lirë në tokën e lirë amerikane”, kishte bërë xhiron e lajmeve. Shtetësia e saj u firmos nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gerald Ford brenda në një kohe fare të shkurtër, duke e trajtuar si rast të veçantë. Ndërkohë që lajmi i 111 vjeçares bëri xhiron në mediat amerikane, Misioni Shqiptar në Nju Jork, raportonte në Tiranë: Mrika Mrnaçaj ka lënë shtetësinë shqiptare në moshën 111 vjeçare dhe është bërë shtetase e imperializmit amerikan….Makineria e diktaturës jep alarmin:Kujdes se do të ketë efekt lajmi tek të internuarit dhe të burgosurit!Merrni masa…Operativët lëvizën. Hetuesit bënë gati akuzat dhe hapën Dosjet. Përgatitet burgimi i dytë i Nikollës, djalit të Mrikës, që kishte mbetë peng i shtetit komunist, ku pas 10 viteve burg  prej 20 vitesh vuante internimin në Savër të Lushnjës me gjithë familjen.Përgatisin dëshmitarët e rremë dhe procesi montohet. Nikolla dënohet me 10 vjet burg. Nis sërish kalvari i ferrit.Kur i kishte mbetur dhe një vit e nxjerrin se ishte i sëmurë rëndë. Vdes sapo del nga burgu me 20 Janar 1989. I biri, Marku,arrin përmes një aventure plot vuajtje ta dërgojë arkivolin me trupin e babës për varrim në Shkodër, por u detyrua që ta varroste natën, nga që nuk ia dhanë lejën e varrimit.

Edhe të vdekur, ia kishin frikën, pat shkruar gazetari i ndjerë Bujar Muharremi, pas përmbysjes së diktaturës.

DËSHMORI I DEMOKRACISË NIK MRNAÇAJ

Kalvari i familjes Mrnaçaj, përgjakja e saj nga diktatura,burgosja dhe riburgosja e axhës së tij Nikolla, dhe së fundmi vdekja e tij me 20 Janar 1989, pas vuajtjeve nëpër burgje e kampe internimi, e kishin mbushur shpirtin e djalit të Marashit dhe të Mrijës, Nikës plot mllef kundër komunizmit. Veçanërisht pas vdekjes së Nikollës ai u bë më aktiv kundër shtetit komunist dhe dhe merrte pjesë në tubimet antikomuniste si në Nju Jork, Uashington, Michigan dhe kudo ku tuboheshin shqiptarët. Viti 1990 ishte plot shpresa për nacionalistët shqiptarë të Amerikës. Ata iu kundërvunë me të gjitha forcat shtetit komunist, që po përpiqej të kamuflohej. Pas tubimeve të fuqishme në Nju Jork(kur erdhi Ramiz Alia), një grup shkoi edhe në Michigan ku kryediplomati i shtetit komunist shqiptar në OKB, po organizonte një manifestim në mbrojtje të qeverisë komuniste që ishte në grahmat e fundit. Nika ishte në krye, por në kthim mdodhi tragjedia.Ishte 22 Janar 1990… Po sjell në këtë shkrim dëshminë që i pata marrë në maj 2015, kur po organizohej Dita e Lirsë shqiptare, për të 25-tin vit radhazi në White Plains, NY, bashkëudhëtarit të Nikës, Mark Tinaj, që e pa vdekjen me sy.

Rrefimi i Markut: “Në Detroit kishte shkuar ambasadori i atëhershëm shqiptar, Bashkim Pitarka.Nika e mësoi lajmin dhe na ftoi që t’i bashkoheshim dhe të shkonim atje për të protestuar në mënyrë paqësore. Kemi shkuar në Detroit dhe konstatuam se situata ishte shumë e acaruar. Ne të Nju Jork-ut nuk morëm armë me vete se menduam të shmangnim ndonjë tragjedi,por kur shkuam atje pati provokime dhe shkrepje armësh në ajër. Kishte nga ata që na qëlluan me gurë të mbështjellë me borë. Gjithësesi ne ruajtëm gjakftohtësinë. Shmangëm sa mundëm përplasjen vëlla me vlla.Ambasadori Pitarka dështoi në misionin e tij falë qëndrimit burrëror të Nikës dhe të tjerëve. Kthimi ynë për në Nju Jork ishte tejet i vështirë.Bënte mot i keq. Rrugët ishin vështirësuar nga bora dhe ngrica. Aksidenti ndodhi diku në Pensilvani. Mbaj mend një shpërthim të fuqishëm,një goditje e rëndë që erdhi nga pas prej një traku të rëndë, ishte një zhurmë e frikshme, që ngjasoi me një shpërthim të fuqishëm ekspolozivi.Traku nuk qëndroi, iku. Erdhi policia dhe më nxori nga makina.Unë po thërrisja për Nikën. Policia kërkoi gjatë. Trupi i Nikës nuk po gjendej. Nga forca e shpërthimit ai kishte dalë jashtë makinës dhe kishte hyrë mes gomave të mëdha të trakut. E kishte tërheqë zvarrë…Ishte e tmerrshme….”.

Tregimi i Markut është tronditës, ende dridhej nga përjetimi i atij aksidenti që i mori shokun e tij. Ai përmend detaje që ta bëjnë shpirtin copë.Tregon se si e shpërndau lajmin përmes telefonit dhe si e përjetoi ngjarjen tragjike…

Nika u përcoll si hero. Ishte vetëm 31 vjeç. Ceremonia qe madhështore, e përvajshme, solemne. Në respekt të Nikës-hero, në maj të vitit 1990,u ngrit Flamuri kuq e zi, para zyrave të Bashkisë në White Plains të Nju Jork-ut. Ceremonia organizohet çdo vit në Parkun“Kensico Dam Plaza”, në Valhalla, Westchester, Nju Jork, duke ngritë Flamurin shqiptar përbri atij amerikan dhe familjes Mrnaçaj i dorëzohet proklamata e bashkisë.

Emrin e dëshmorit të lirisë e mbanë edhe Shkolla e Mesme ne Tamarë, Kelmend, nga ku Nika qe larguar foshnjë 9 muajësh.Pas rënies së diktaturës, presidenti i Qeverisë Demokratike shqiptare, dr.Sali Berisha  i akordoi më 1993, medaljen “Martiri i Demokracise” me motivacionin. :” Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”….

 

Filed Under: Featured Tagged With: -Familja Mrnaçaj, dalip greca, dhe Amerikës, historia, mes Kelmendit

31 DHJETOR, NE ASTORIA NE SHKOLLEN”KUQ E ZI”

December 31, 2016 by dgreca

ME NXËNËSEIT E SHKOLLËS SHQIPE”KUQ E ZI”, ASTORIA- NY,  NË DITËN E FUNDIT TË VITIT 2016/

1-alabania-kjo-shkoll1-e-bukur-vetem-femije1-elsa-gezuar1-kristaqi-qeshgrupi-pop

ASTORIA, QUEENS, NY, 31 DHJETOR 2016- Paraditen e së Shtunës, së bashku me Adem Belliun e Televizionit Kultura Shqiptare në Neë York, ishim të ftuar në koncertin e organizuar nga nxënësit e shkollës Shqipe”Kuq e Zi” në Astoria, Queens, nju Jork. Me praninë e prindërve nxënësit kishin përgatitë një koncert të bukur  feativ për të përcjellë Babagjyshin e vitit të vjetër, dhe për të pritë Vitin e Ri 2017. Tabloja muziko-letrare nga me skenar dhe realizim të drejtueist të Shkollës Kristaq Papa, është konceptuar  me ardhjen e  Babagjyshit nga vendlindja, nga viset shqiptare përtej Oqeanit, me mbresat e tij të një viti të ëvshtirë , dhe bisedën e tij të ngrohtë me fëmijët, që simbolizojnë muajët e vitit, ku secili portretizohet me sfondin karakteristik stinor dhe historik. Fëmijët, në kapelat e ët cilëve janë shkquar mujaët e vitit, por edhe simbolet tona Kombëtare me Shqiponjën dhe Falmurin Kuq e Zi, sjellin përmes recitimeve vecorit klimatike të  cdo muaji. Përmes një shqipeje të bukur, ata portretizojnë muajët dhe natyrën.

1-a-nene-terzea1-gushti1-kristaqi-ule1-dhurata1-kristaqi-interviste1-salal

Babagjyshi, tregon se vjen nga larg, nga Shqipëria,nga Tirana, tetova, Prishtina, Ul;qini, nga viset e vendit të  dashur, nga ku kanë mërguar prindërit e tyre… Ai tregon se ka takuar në Krujë,Prishtinë, tiranë, Shkup, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, se ka takuar Shën Terezën…..Fëmijë të veshur në mënyrë festive, me dekoracione kombëtare dhe stinore, tregojnë në gjuhën e bukur shqipe, para Babagjyshit për karakteristikat e muajëve:- Ia nis Tomas i pari, që përfaqëson muajin e  parë të vitit: Janari….Janari, si muaj është i pari, vec ka shi, acar e borë..të ngrin hundë, veshë e dorë…Pranë mikrofonit afrohet Joana, që përfaqëson muajin Shkurt:-Në një pemë në majë të degës/ Zog i vogël cicëron,/Do të haj, t’i coj dhe nënës,/Po…rri mbërthyer e s’fluturon….Ernea, përfaqëson marsin: Kur vij unë/ Gëzon njerëzia/ Rritet sythi/ Shkrin bora/ Ngrohet hunda/ Këmba e dora….

Klara, përfaqëson prillin: Por kur vij unë, sjell dallëndyshe, Vesh me lule bukuri/ Kumbull, moll, pjeshkë, Qershi…/Dal unë, del dhe ti/ Luan në  Park, cdo fëmi/…Eroni, simbolizon muajin Maj: Unë Jam Maj, Qerratai, sjell vec bukuri/ pë të rriturit dhe fëmi…/   Elca, duke fole në emër të Qershorit thotë se: Unë s’doja të vija/ Po më solli Vera/Dola nga dritarja/ Më futi nga dera/Rri aty-më urdhëron:/Me ty shkolla mbaron…..

Elca e ka të evcantë ditën e sotme, ajo ka ditëlindjen, ndaj surpriza për të pranishmit,fëmijë dhe prindër,  zbulohet sapo ajo mbaron recitimin. Sakaq futet torat me qirinjët e ndezur të 11 viteve dhe të gjithë e urojnë:Gëzuar Elca! Prindërit e saj kanë surprizuar fëmijët me dhuratat që kanë përgatitë me këtë rast…

Enriku, përfaqëson Muajin Korrik, Aeda, sjell freskinë e detit dhe lojrat në rërë, Rioni,i këndon Gushtit, që përfaqëson:Bashkë me gjyshin edhe nënën/ Shkoj në Durrës e Prishtinë, Në Tetovë, Prizren e Ulqin/ Sa mall ndjej e sa gëzim/ Në Shqipëri, në vendin Tim!/.

Mason, ka të shkruar në kapelen e vitit t ri, muajin shtator: Në Shtator, dorë për dorë/ Nisemi për në Shkollë,/ Të flasim të lexojmë/Gjuhën shqipe, Ta mësojmë……Amela, është Tetori:- Shihni rrugët në tetor, Shihni parqet gjithandej/ veshur me ngjyra Ylberi/ Natyra stolisur si me dorë/….

Nailja, ndjehet e privilegjuar sepse ajo përfaqëson Nëndorin,muajin e Festës tonë Kombëtare:- Me Flamur të kuq në dorë/ Dal me babin cdo Nëndor/Është muaji më i mirë/Shqipërinë e shpalli të LIRË!

ALBA, vjen me furinë e borës e ftohtësinë e Dhjetorit:- Erdhi përsëri Shiu/ Era dhe dëbora/ Tak-tak-tok…-bije dera/ S’ka njeri-e tund Era/…Lajmëron Baba Dimri….Tregojnë përralla-pranë oxhakut/ Baba Gjyshi e Baba Plaku…..

Këngët në gjuhën shqipe shpërthejnë nga gjokset e fëmijëve, ndërsa nëna e Elcës i gëzon me pakot e vitit të Ri. Kristaq Foto, pronari i Klubit”Kuq e Zi” sjell Tortën dhe ëmbëlsira dhe gëzimi i fëmijëve nuk ka kufi….Tv Kultura shqiptare merr urimin në kor të Fimëjve për Natën e Vitit të Ri; GEZUAR VITI I RI 2017!-Një urim u fuqishëm në gjuhën shqipe nga grupi i fëmijëve, që mësojnë në shkollën shqipe në Astoria. Koncerti i tyre ishte një dhuratë simbolike për prindërit e tyre!

Kristaq Papa, organizatori i këtij aktiviteti emocionues ndjehet i gëzuar për emocionet që u përcollën, ndërsa prindërit  shprehin krenarinë për fëmijëte  tyre, që komunikojnë , këndojnë, bisedojnë në gjuhën e bukur shqipe!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Astoria, dalip greca, Kristaq papa, Shkolla Kuq e Zi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT