• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA”RUGOVA” NE NJU JORK FESTOI VITIN E RI

December 31, 2016 by dgreca

3-rugova1-adem-muriqi1-rugova-halil-sami1-sot-rug2-a-rugova

Shoqata “Rugova” në Nju Jork, në vijim të traditës së vet të përvitshme, e ka festuar vitin e ri me një kokteil të pasur me ushqime dhe pije, me pak fjalime, organizuar mbrëmjen e së Premtes, 30 Dhjetor 2016, ne zyrat e saj në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork…Mirëseardhjen , të pranishmëve ua ka uruar z.Adem Muriqi, ndërsa fjalimin e shkurtër në emër të Kryesisë së Shoqatës, e ka mbajtë zv/Kryetari Sami Kelmendi. Ai renditi disa nga evprimtaritë e vitit 2016 që ka organizuar Shhoqata Rugova në drejtim të ruajtjes së kulturës dhe traditave të trashëguara si dhe veprimtari në shërbim të vendlindjes. Në emër  të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , ka uruar e përshëndetur anëtari i Këshillit Drejtues  të Vatrës, z. Zef Balaj. Ai e uroi shoqatën për veprimtaritë e zhvilluara, duke thënë se shoqatat dhe fondacionet krahinore, bëjnë shërbime të cmuar për krahinat e tyre, por kur vjen problemi për veprimtaritë Kombëtare, ato duhet të bashkëpunojnë me Vatrën, sic ka ndodhën ë vazhdimësi me Shoqatën “Rugova”. Një përshëndetje të vecantë ka bërë i ftuari nga Kosova z. Osman Gashi. Më pas të gjithë së bashku kanë festuar e uruar njëri-tjetrin. Këtë aktivitete  mbuluan Gazeta Dielli dhe TV 21.(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FESTOI VITIN E RI, ne Nju Jork, SHOQATA"RUGOVA"

GAZETA DIELLI: GEZUAR VITI I RI 2017!

December 30, 2016 by dgreca

1-dielli-gezuarGAZETA “DIELLI”, Organ i Federates Panshqiptare te Amerikes”VATRA” u uron te gjithe vatraneve, bashkepunetoreve te saj, korrespondenteve, abonenteve, lexueseve :Gezuar Vitin e Ri 2017! Pacit gezime e urime neper Familjet tuaja.Lusim Zotin dhe falenderojme Ameriken, per dite me te mira per Kombin tone te shperndare ne 6 shtete te Ballkani.Zoti i dhente me shume mend Politikes qe te vetepastrohet, te dekriminalizohet, te demokratizohet, dhe te vendose Demokracine e vertete ne vend te nje tranzicioni te eger, sa gjysma kohore e Diktatures Komuniste…. Nje falenderim i vecante shkon per mbeshtetesit e Gazetes Dielli, pa te cilet do ta kishim te veshtire respektimin e ciklit te botimit! Ne vend te Kartolines , abonenteve tane ne Amerike, Kanada dhe Europe, sapo u postuam numrin e fundit te Diellit per vitin 2016 …..Urimet me te mira per 2017!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Gazeta Dielli, Gezuar, Viti i Ri 2017

URIMI I VATRES & GAZETES”DIELLI”

December 26, 2016 by dgreca

1-urimi-i-vatresFEDERATA”VATRA” NE SHBA DHE GAZETA DIELLI, U DERGOJNE URIMET ME TE PERZEMERTA PER KRISHTLINDJE E VITIN 2017, TE GJITHE SHQIPTAREVE, VATRANEVE DHE LEXUESEVE TE GAZETES DIELLI, NE SHBA E KANADA,NE TROJET AMTARE, NE EUROPE, AUSTRALI E ZELANDEN E RE, KUDO QE NDODHEN

Filed Under: Featured Tagged With: & GAZETES"DIELLI", dalip greca, URIMI I VATRES

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK

December 13, 2016 by dgreca

1-gjonaj-klain-fam1-mark-klain-benedeto1-diell-zef1-diell-salle-e-amrk1-diell-interv

Anëtari i Asamblesë për Shtetin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj shpalli para Medias dhe Komuniteve të Zonës Nr. 13, kandidaturën për Këshillin Bashkiak, mandat që deri tani e mbanë z.James Vacca./

1-diell-kjo-nene1-edhe-kjo-prind1-diell-plakat-per-mark1-diell-salle1-diell-vesh

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK/

Nga Dalip Greca/

Anëtari i Asaamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, bashkatdhetari Mark Gjonaj, njoftoi të Hënën me 12 Dhjetor 2016, para medias dhe para një auditori entuziast paraelktoral kandidaturën e tij për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.
Ditën e hënë, 12 dhjetor, në orën 12 të drekës, Asambelmeni Mark Gjonaj, në prani të medias dhe të komuniteteve, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. Konferenca e publikimit të kandidimit u organizua në Klubin e Demokratëve, Club Chippewa, që ndodhet në Sheshin Westchester, në Bronx. Kandidatura e z. Mark Gjonaj paraqitet në zonën elektorale nr. 13 për të zëvendësuar anëtarin e Këshillit Bashkiak aktual, mikun e shqiptarëve, sponsorizues i emëritmit të rrugicës “Nënë Tereza” në Lydig Avenue, në Bronx, James Vacca.
Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj ka pasur mbështetjen e thujase të gjithë komuniteteve, që mbështesin demokratët. I shoqëruar dhe i mbështetur nga senatori i shtetit Jeff Klein, Ansambëlmeni Michael Benedetto, udhëheqësit e komunitetit, familja, komuniteti i grave, mesueseve, dhe shumë kategorive të tjera, me një prani të konsiderueshem të komunitetit shqiptar, Gjonaj tha se duke vënë kandidaturën për në Këshillin Bashkiak, ai dëshiron që të jetë më afër qytetarëve dhe më në shërbim të tyre. Kjo është dhe arsyeja ka spjeguar ai, pse po kandidon për këtë pozicion, që është më i ulët, pavarësisht se ka gati dyfishin e pagesës vjetore, krahasuar me atë të asambëlmenit.Gjithësesi z. Gjonaj tha se nuk janë paratë, ato që e motivojnë për të kandiduar për në Këshillin bashkiak, por devocioni i tij për t’u shërbyer më mirë dhe në menyrë më të drejtëpërdrejtë zgjedhësve.
“Unë kam qenë shumë me fat për t’ju shërbyer juve në Ansamblenë e Shtetit dhe jam duke kërkuar për një mundësi tjetër për t’ju shërbyer më mire dhe për të qenë më afër jush, për të vazhduar që t’ju shërbej me të gjitha forcat e mia, tha z. Gjonaj.
Ai premtoi në fjalimin e tij prezantues se do të luftojë për t’u ofruar më shumë shërbime cilësore qytetarve, për t’i adresuar më mirë dhe më drejt fondet, për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve, për të adresuar më mirë cilësinë e jetës së banorëve në një shpërndarje më të drejtë të fondeve, në Staten Island, Pelham Bay, Throggs Naks, dhe Morris Park . Ai shtoi se në këshillin Bashkiak do të jetë në një pozitë më të mirë për të ndikuar që të krijohen më shumë vende pune, për të rritur nivelin e jetesës, për të rritur shërbimin policor, dhe për të luftuar më shumë për të pastrehët.
Gjatë katër viteve të fundit, ansambelmeni Gjonaj ka qenë një avokat mjaft i mirë për komunitetin dhe ka luftuar fort për strehim të përballueshëm dhe të moshuarit.(Për më shumë do të lexoni në Gazeten Dielli www.gazetadielli.com. Per fotografite, kush i perdor te citoje autorsine)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK, Mark Gjonaj, ne New York

NJË VIT PËR KONICËN-FITUESIT E KONKURSIT

December 8, 2016 by dgreca

Për një vit, nga Dhjetori i Vitit 2015 e deri në 26 Nëntor 2016, Federata Vatra, organizoi veprimtari kushtuar Faik Konicës. Finalja ishte të Shtunën me 26 Nëntor 2016 me tre veprimtari të përbashkëta: Simpozium kushtuar Veprës dhe Jetës së Konicës, Promovimi i romaneve të Faik Konicës “Martesa e Lejlës” e “Sotiri dhe Mitka”, si dhe Ekspozita për Faik Konicën.Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe disa prej tyre e ndoqën në këmbë në fund të sallës, madje dhe në korridor. Kishin ardhë edhe nga Florida, Michigani, Bostoni, Nju Xhersi, dhe Kënektikat.

Simpoziumin e ka hapë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe prezantoi moderatorin e veprimtarisë Profesorin Mithat Gashi, i cili ftoi  Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit, për të përcjellë Lutjen Fetare. Ishin te pranishëm edhe Imam Elez Osmani si dhe dom Fran Kola.

Simpoziumi kushtuar Faik Konicës solli kumtesa me nivel shkencor falë punës serioze të studiuesve: Ilir Ikonomi-gazetar në Zërin e Amerikës, autor i librave “Faik Konica- jeta në Washngton”, “Pavarësia-Udhëtimi i Paharruar i Ismail Qemalit” dhe libri i sapobotuar “Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”… Z. Ilir Ikonomi solli një kumtesë interesante për Faik Konicën- Diplomat(sa keq që nuk patën rast ta dëgjonin diplomatët tanë në Nju Jork a Washington!), Neka Doko,drejtoreshë e Bibliotekës Fan S Noli pranë Kryekishës së Shëngjergjit në Boston,  studiuese e “shkollës franceze”,-solli Kumtesën për Faikun në Harvard; studiuesi Fotaq Andrea,ardhur nga Franca, që solli në këtë vit të Konicës edhe dy librat e tij” Faik Konica-Përlindësi Modern”, një libër i ndërtuar me fletore Koniciane me 450 faqe, si dhe librin me dy romanet e panjohura të Faik Konicës, alias Gjoni i Krujës”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Milka”, sponsorizuar nga VATRA(fitues i cmimit “Konica”),u paraqit me kumtesën” Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane “.

– Anton Cefa, ish Editor i Diellit, studiues, kritik letrar, poet e publicist, autor  i librit fitues të cmimit Konica” Faik Konica:”Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, dhe shumë librave të tjerë,solli një kumtesë interesante, duke depërtuar në shpirtin konician, studiusja e bibliotekës”Luigj Gurakuqi” në Shkodër, doktorante,kritike letrare, autore librash Arjeta Ferlushkaj,-solli një kumtesë interesante për Albaninë e Faik Konicës, Studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zëri të Amerikës, dhe autor i shumë librave me studime historike,solli kumtesën”MERITA E FAIK KONICËS PËR PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR”, studiuesi Agron Alibali, autor i librit fitues të Konkursit të Vatrës” Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” solli kumtesën ” BIBLIOTEKA E FAIK KONICËS, që u lexua nga Asllan Bushati), studiuesi Thanas Gjika,autor librash e një mori studimesh, pjesmarrës në konkursin e Vatrës me librin”“Mosdënimi i krimit është krim i ri”, – solli kumtesën “DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.” e lexuar nga Fotaq Andrea) dhe Editori i Diellit, Dalip Greca solli Kumtesën”Faik Konica dhe Gazeta Dielli”. Studiesit sollën këndvështrime dhe interpretime të reja, fakte, dokumente, letërkëmbime, argumente dhe zbulime të reja rreth veprës dhe jetës së Faik Konicës.

Në seancën e dytë u bë promovimi i romaneve të Faik Konicës. Autori-përkthyes që i solli romanet nga frëngjishtja në shqip, Fotaq Andrea, tregoi me detaje se si ra në gjurmë të romave, këshillimet dhe bashkëbisedimet e gjata me ekspetrtë të historisë dhe të Letërsisë, dhe më pas përkthikmi dhe botimi i romaneve. Ekspertja Neka Doko, në fjalën e saj evidentoi vlerat e romaneve.

Vatrani nga Bostoni, Sotir Pani, i biri i ish kryetarit të Vatrës Vasil Pani, dhe i nipi i Josif Panit, nga pionierët e organizimit të Lëvizjes Kombëtare në SHBA, prezantoi librin”At e bir për mëmëdhenë”, libër që i kushtohet babait dhe gjyshit të tij, me botues Kolec Traboini. Edhe ky libër ishte paraqitë në konkursin për Faik Konicën.

***

Në emër të Jurisë të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi. Po ashtu iu ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.

Z.Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.

Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.

Çmimi Konica  iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.

Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.

Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”

***

Kolec Ndoja, Kryetar i degës së Vatrës në South Florida, pasi përshëndeti organizatorët, ligjërusit, vlerësoi figurën e Faik Konicës. Ai u zotua se do të merrte përsipër që me shpenzimet e veta do të vendosë një Bust të Faik Konicës në Shkodër, pranë Kolegjit, ku mësoi Faiku. Inisiativa e tij mori duartrokitjet e të pranishmëve.

Z.Ndoja u zotua se së shpejti do të jepte lajmin e blerjes së shtëpisë të Fan S. Nolit dhe kthimin e saj në shtëpi muze.

Ilir Ikonomi, i dhuroi Kryetarit të Vatrës me dedikim librin e tij më të fundit”Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”. Z. Ikonomi tërhoqi vëmendjen për shtëpinë e Faik Konicës në Konicë, të cilën ai e kishte vizituar dhe fotografuar në vitin 2010. Ikonomi kërkoi që Vatra të bëjë përpjeke, duke i kërkuar shtetit shqiptar, që kjo shtëpi në Konicë, së paku të ketë një pllakë ku të shkruhet se aty ka lindë Faik Konica. Autoritetet greke e ruajnë atë shtëpi thjesht si një ndërtesë muslimane për të tërheqë turistët, por nuk japin identitetin e saj.

Pas simpoziumit u shtrua një kokteijl në Bibliotekn e Vatrës.Në fund të veprimtarisë u vizitua Ekspoziat për Konicën.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, nje vit per Konicen, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT