• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin

February 7, 2018 by dgreca

1 engel

 Zv. kryeministri/ ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Uashington D.C., në ambientet e Capitol Hill, është takuar me kongresistin, njëherësh  përkrahësin e madh të Kosovës, Elliot Engel.

Engeli e përgëzoi Gashin për detyrën e re, njëherësh e siguroi se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.

“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh qartë kongresisti Engel, ndërsa shtoi më tej se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër, gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon tash për tash Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, e informoi zv. kryeministri Gashi kongresistin Engel.

 “Kur po e festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po i falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe shtetësinë e saj, ku vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë kongresisti Engel. Ai ishte zëri i Kosovës në Capitol, në kohën e spastrimit etnik të shqiptarëve, por edhe në kohën e pavarësisë të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se Kosova tash, si shtet i pavarur, është hapur dhe është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime. Kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri nga kompania amerikane, në vlerë të 1.2 miliardë dollarë.

Takimet në Uashington D.C. do të vazhdojnë me Bankën Botërore dhe me komunitetin shqiptar, ndërsa zv. kryeministri Gashi do të marrë pjesë edhe në festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, bashkë me zyrtarë të lartë të State Departamentit dhe krerët e shtetit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dardan Gashi, Eliot Engell, Ministri i Daspores, Takim me kongresistin

VATRA PRITI MINISTRIN E KOSOVES PER DIASPOREN

February 5, 2018 by dgreca

 

1 a gashi minist1 D Gashi Dritani1 agimi flet1 salle me Gashin1 Besimi flet11 leka

Vatra e  interesuar për projektet e Ministrisë së Diasporës së Kosovës/

2 adem

Të Shtunën pasdite , 3 Shkurt 2018, në Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës u organizua një takimI kryesisë së Vatrës Me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Dardan Gashi, i shoqëruar nga këshilltarët e tij dhe diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork; Fatmir Zajmi dhe Ylber Kryeziu.

Në median e Kosovës u publikua kronika e Ministrisë së Diasporës: Në vazhdën e takimeve të vizitës së Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Dardan Gashi, u realizuan takime me njërën nga shoqatat më të vjetra shqiptare në Diasporë, përkatësisht me kryesinë e kësaj shoqate, si dhe me profesionistët e rinj shqiptarë nga Neë Yorku.

Gjatë takimit me drejtuesit e shoqatës pan shqiptare të ShBA-ve në Neë York, Vatra, Ministri Gashi i informoi për punën e Ministrisë dhe projektet të cilat presin të realizohen gjatë këtij viti, përderisa falënderoi Vatrën dhe mbarë anëtarësinë e kësaj organizate të rëndësishme për punën e palodhshme.

Gashi i njoftoi të pranishmit për marrëveshjet e nënshkruara me Republikën e Shqipërisë të cilat lidhen drejt për së drejti me diasporën duke u koncentruar në themelimin e Qendrave të përbashkëta në diasporë ashtu që këto të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë.

“Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Neë York”, porositi Gashi.

Nga ana tjetër drejtuesit e Vatrës, informuan Ministrin për punën e tyre, në veçanti mësimin e gjuhës Shqipe në diasporë, të cilën e quajtën si “detyrë të shenjtë”.

***

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, pasi i uroi mirëseardhjen Zv/ Kryeministrit Gashi,Ministër i Diasporës,i prezantoi veprimtaritë dhe projektet strategjike të Vatrës për diasporën. Realisht, Historia e Diasporës Shqiptare në Amerikë pasqyrohet dhe identifikohet me historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatrës 105 vjeçare dhe Gazetës së saj Dielli, që me 15 shkurt 2018 përjeton 109 vjetorin e nisjes së botimit këtu në SHBA, tha Kryetari Mishto.

Federata Vatra , duke qenë më shumë se sa një organizatë, me shumë degë të saj nëpër shtetet e Amerikës dhe në Kanada, me miq të saj në Europë e veçanërisht në Ballkan, po synon që ta udhëheqë Diasporën në veprimtari të përbashkëta.

Për Vatrën ka nisë një periudhë e re për forcimin e marrdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë shpëtimtarët e Kombit. Në këndvështrimin e Vatrës, Vota kundër  SHBA e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ka qenë një votë e gabuar, një votë që bie ndesh me interesat Kombëtare të shqiptarëve, me Vizionin dhe strategjinë e Vatrës, por ishte dhe votë  kundër dëshirës së shqiptarëve të Amerikës.

Vatra, tha z. Mishto, ka marrdhënie të shkëlqyera me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, dhe vlerëson kontributin e Konsulles së përgjithshme Teuta Sahatçija dhe stafit të saj.Ne kemi një bashkëpunim të mirë, veçanërisht për shkollat shqipe, që Vatra i ka prioritet.

Ne jemi këtu, për të dëgjuar, diskutuar çdo ide tuajën, çdo projekt për Diasporën shqiptare të Amerikës. Na thoni se çfarë prisni nga Vatra dhe ne jemi gati të japim kontributin tonë.

Në debatin pas ekspozesë së Ministrit Gashi dhe Kryetarit të Vatrës Mishto, janë përfshirë në debatin e lirë zv/Kryetari i Vatrës Agim Rexhaj, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi, Zef Balaj, Besim Malota, Ibrahim Kolari, Lek Përlleshi, Dritan Haxhia, Tasim Ruko, Dalip Greca, Kujtim Pore etj.

Në fund të takimit zv.Kryeministri, njëkohësisht Minstri i Diasporës për Kosovën dha një intervistë për TV Kultura Shqiptare.

***

Më vonë Gashi takoi edhe profesionistët e rinj shqiptar në Neë York, me të cilët u diskutua për projektet e punës praktike në administratën  e Qeverisë së Kosovës, shkollën e përbashkët verore që do të organizohet sivjet dhe projekte të tjera që lidhen me të rinjtë.Së bashku u dakorduan që rinia profesioniste në diasporë, duhet të jetë motor kryesor i promovimit të vlerave dhe identitetit shqiptar në botë, si dhe promotor i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dardan Gashi, dritan Mishto, Vatar Priti Ministrin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT