• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FORUMI EKONOMIK BOTËROR NË DAVOS TË ZVICRËS 2018

January 23, 2018 by dgreca

   Nga Frank Shkreli/

Takimi vjetor më i njohur në botë i udhëheqsve politikë, ekonomikë dhe të biznesit — “Forumi Ekonomik Botëror, 2018 në Davos” të Zvicrës — zhvillon punimet më 23 deri më 26 Janar.  Ashtu si çdo vit edhe sivjet, Forumi Ekonomik Botëror — një ent zviceran i pavarur dhe jo-fitimprurës – organizoi këtë takim i cili zyrtarisht filloi punimet të martën  me pjesëmarrës nga mbarë bota.  I themeluar në vitin 1971 në Gjenevë të Zvicrës, Forumi ka si mision të vetin, “Përmirësimin e gjëndjes së përgjithsme në botë” dhe deklarohet si ent “I pavarur, i pa-anshëm, objektiv i cili nuk ka lidhje me interesa të veçanta”, ekonomike ose politike.  Përveç tjerash, Forumi normalisht boton raporte akademike dhe shkencore, ndërkohë që ndërmerr një numër nismash, në përpjekje për të zgjidhur sfidat dhe problemet me të cilat përballet globi, siç deklarohet, nepërmjet bashkpunimit publik dhe privat.

Historikisht, në këtë forum marrin pjesë më shumë se 2500 përfaqsues nga fusha të ndryshme ekonomike, politike dhe të biznesit ndërkombëtar.  Nuk mungojnë gjithashtu as përfaqësues të njohur botërorë të shoqërisë civile dhe të botës intelektuale, akademikë, përfaqsues sindikatash, aktivistë dhe mbështetës të kauzave të lloj-llojshme nga mbarë bota, me qëllimin për të sfiduar përfaqsuesit e elitës politike, ekonomike dhe financiare të botës të mbledhur aty, jo vetëm ata nga Perëndimi por edhe përfaqsuesit politikë dhe ekonomikë të vendeve në zhvillim.

Është e vërtetë pra se në këtë mbledhje vjetore tradicionalisht marrin pjesë edhe kapitalistë të dalluar nga mbarë bota, përfaqsues dhe drejtues të firmave më të mëdha botërore, njerëz të fuqishëm dhe të njohur të politikës dhe të ekonomisë e financave ndërkombëtare por edhe të fushave dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë në përgjithësi, për të cilët, me këtë rast, shtrohen darka e dreka dhe kokteje, ekskluzive për të ftuarit.

Është një takim ky i cili tërheq gjithashtu edhe qindra gazetarë, përfaqsues të mediave më të njohura botërore.   Forumi ndërkombëtar në Davos mund të jetë i vetmi takim botëror ku – megjithë praninë e përfaqsuesve të lartë ndërkombëtarë të fushave të ndryshme — nuk negociohen as nuk arrihen marrëveshje të asnjë natyre dhe as nuk merren vendime për asgjë, por është — sipas Profesorit Klaus Schwab, i cili ka themeluar “Forumin Davos”, 43 vjetë më parë — një platformë kjo për shkëmbimin e lirë të mendimeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve të mundëshme për problemet me të cilat përballet bota, në një atmosferë të izoluar dhe larg nga presionet e jetës së përditëshme  politike, ushtarake dhe ekonomike botërore.  

Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve në Forumin e këtij viti, themeluesi   Klaus Schwab tha se, “Ky takim është një mbledhje me shumë rëndësi që lidhë të gjitha komunitetet tona.  Është në duartë e juaja që të përdorni këtë platformë që kemi krijuar, jo vetëm për tu bashkuar me këtë rast, por për të sugjeruar dhe përpiluar zgjidhje të problemeve dhe sfidave që mund të dalin nga idetë dhe pikëpamjet tuaja të çkëmbyera këtu.”   Ai u bëri thirrje përfaqsuesve të botës së biznesit, që me “pasion dhe me angazhim” serioz, të luajnë rolin udhëheqës, përballë krizave kritike me të cilat përballen sot shoqëritë, anë e mbanë botës.  Por, biznesi vetëm nuk mund ta bëjë këtë, shtoi Profesori Schwab, duke nenvijuar se, është e qartë që “Qeveritë dhe shoqëria civile duhet të jenë partnerë të domosdoshëm në këtë përpjekje, me të vërtetë multilaterale”, thuhet në mesazhin e tij, ndërsa  në të njëjtin mesazh drejtuar pjesëmarrësve botërorë, citon Papa Françeskun i cili ka thënë se, “Bota e biznesit posedon mundësi të mëdha për të bërë ndryshimet e nevojshme në botë, duke rritur cilësinë e produktivitetit, duke krijuar vende të reja pune, duke respektuar ligjet e punësimit, duke luftuar korrupsionin publik dhe privat dhe duke promovuar drejtësinë shoqërore dhe duke ndarë të ardhurat, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”. 

Në të kaluarën, në mbledhjet e Forumit në Gjenevë kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetesh dhe qeverishë.  Ashtu pritet që edhe këtë vit, megjithë kohën e keqe me borë që ka prekur Davos-in dhe Alpet zvicerane, udhëheqës nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në takimin e kësaj jave, përfshirë edhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku pritet që të premten — ditën e katërt dhe të fundit të Forumit –udhëheqsi amerikan të mbajë një fjalim para politikanëve, biznismenëve dhe bankierëve botërorë të mbledhur atje me këtë rast.  Javën e kaluar, zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u tha gazetarëve se gjatë qëndrimit të tij në Davos, Presidenti Trump pret të takohet me udhëheqsit politikë botërorë dhe me përfaqsues të njohur të biznesit ndërkombëtar, me qëllim të “Promovimit të politikave të tija pët të fuqizuar bizniset, industrinë dhe puntorët amerikanë.”

I pyetur nga përfaqsues të medias nëse ishte i shqetësuar se koha e keqe mund të pengonte pjesëmarrjen në Forum, Profesori Klaus Schwab u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për këtë, sepse Forumi përbën — atë që, në të vërtetë, duhet të jetë në realitet, dmth. — aspektin e një fshati botëror, “Pra të një fshati global, ku atmosfera natyrore klimaterike luan një rol shumë të rëndësishëm, ndërkohë që në diskutimet tona e gjithë çeshtja e mbrojtjes së mjedisit është në krye të listës së problemeve me të cilat do të merremi”, shtoi themeluesi i Forumit Davos.

Në thelb, Forumi Davos është një mundësi vjetore për udhëheqsit më të lartë politikë, ekonomikë dhe bankarë të botës, që të takohen në një atmosferë krejt jo-formale — për një dialog dhe shprehje të lirë mendimesh e pikëpamjesh për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me të cilat përballet bota.  Ky është një mesazh i vlefshëm për të gjithë, qoftë në nivel kombëtar si dhe në atë  ndërkombëtar:  që si fillim drejtë zgjidhjes së problemeve, duhet të ketë një dialog pa marrë parasyshë se sa të vështira mund të jenë ato sfida, nga protagonistë të cilët mund t’i shohin gjërat nga përspektiva krejt të ndryshme, por që  kemi shumë të përbashkëta duke qenë pjesë e të njëjtit vend ose një shoqërie dhe pjesëtarë të kësaj bote të përbashkët, në të cilën jetojmë.   Në cilin do nivel të shoqërisë, shtetëror ose botëror, “Është në dorën tonë të merremi me rreziqet dhe me problemet me të cilat përballet bota e sotëme e fragmentuar.  Por ne do ia dalim vetëm nëqoftse i bashkojmë forcat tona si bashkpuntorë për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë globale.  Ne jemi mbledhur këtu (në Davos) si përfaqsues të kulturave dhe kombeve të ndryshme, të punojmë në një frymë bashkpunimi dhe respekti të ndërsjelltë”, përfundoi mesazhin e tij dërguar pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, 2018 në Davos të Zvicrës, themeluesi i këtij enti, Klaus Schwab.

Fryma dhe porosia e këtij Forumi botëror, ç’prej fillimit ka qenë dhe është dialogu dhe mirëkuptimi midis palëve me pikëpamje të ndryshme politike e filozofike në nivel botëror, si hap i parë për identifikimin dhe për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve botërore nepërmjet dialogut dhe respektit të ndërsjelltë.  Por, kjo frymë e dialogut të Davos-it mund të përdoret si shembull i vyer edhe në nivel lokal e shtetëror – si një mjet dhe mundësi për një dialog dhe mirëkuptim të shkëmbimit të lirë të mendimeve dhe pikëpamjeve midis protagonistëve të ndryshëm politikë — në frymë respekti për njëri tjetrin, si objektiv interesin dhe mirëqenjen e përbashkët — duke identifikuar fillimisht sfidat dhe problemet dhe pastaj për të rekomanduar zgjidhjen e mundëshme të tyre, në frymën e bashkpunimit dhe të respektit reciprok, për mendimet e njëri tjetrit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Davos 2018, Frank shkreli

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT