*Kryetari i ri u zgjodh, Z. Mondi Rakaj, Nenkryetar Z. Julian Cefa, sekretar Z. Ilir Myftiu,anetare te bordit: Nevruz Nazarko ,Kujtim Qafa, Luvigj Sterbyqi dhe Valentin Lumaj./
*Kuvendi zgjodhi edhe shtate delegate per ne Kuvendin e Vatres/
- Z. Alfons GRISHAJ njezeri u zgjodh kryetar nderi i deges se Vatres/
NGA VALENTIN LUMAJ/
Ne prag te Kuvendit te Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, qe do te organizohet me 10 qershor 2017, ne shtetin e Michiganit, me 2 prill, zhvilloi punimet Kuvendi i degesse Vatres.
Me date 2-04-2017, ne nje nga lokalet e njohura te qytetit Sterling Heights, Michigan, zhvilloi punimet Kuvendi vjetor i Federates Vatra, Dega Michigan. Kjo Konference perveç se nje rutine e pervitshme kalendarike, kete rradhe u mbajt me 2 Prill, date, e cila perkujton revolten popullore dhe masakren e shtetit diktatorial ne ikje, kundrejt popullit te Shkodres. Ne kete proteste mbeten te vrare pabesisht kater te rinj shkodrane te shpallur “Heronj te Demokracise” pas vdekjes.
Punimet e kesaj Konference u hapen nga Kryetari ne detyre i deges Vatres Michigan Z. Alfons Grishaj. Ai, edhe me cilesine e Kryetarit te “Unionit Antikomunist Shqiptar”, kërkoi fillimisht që në shenjë respekti të mbahej një minute heshtje për viktimat e 2 Prillit 1991.
Pastaj Z. Grishaj ju transmetoi te pranishmeve, pershendetjet dhe urimet e perzemerta per Konferencen nga Kryetari i qendres se Vatres ne New York, Z. Gjon Buçaj dhe stafit te tij, veçanerisht Zv/Kryetarët Bushati dhe Rexha , editorit te Diellit Z.Dalip Greca dhe Z. Dritan Mishto, antar i Kryesise. Ai vleresoi rolin dhe kontributin e Dr. Buçaj, si nje njeri i devotshem e patriot, me kulture dhe horizont te gjere, qe se bashku me familjen e tij, ka dhene shume per Vatren. Ai theksoi se Vatra nen drejtimin Dr. Gjon Buçaj, ka arritur ne ato nivele qe vete Noli dhe Konica do te deshironin qe ajo te ishte. Me tej z, Grishaj, shtoi se mardhenjet me Degët e Vatres ne Amerike dhe Kanada kane qene te shkeqyera, duke permendur Z. Kolec Ndoja ( West Palm FL), Merita Bajraktari (Washington DC), Adriatik Spahiu (Jacksonville FL), Tony Kastrati (Toronto) etj…
Me pas Z. Grishaj, theksoi mungesen per arsye shendetsore te Z. Kujtim Qafa dhe i uroi atij sherim te shpejte. Zotin Qafa, komuniteti shqiptar ne Detroit, e njeh si nje njeri te ndershem e kurajoz, nje mik i mire e i dashur me te gjithe, por edhe kritik qe di ta thote te verteten ballas. Ai eshte bir i nje familje te nderuar te Fush-Arrezit, tradicionalisht antikomuniste, dhe me nje aktivitet shoqeror te hershem ne diaspore.
Z Grishaj, pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, u fokusua ne punen e suksesshme e Vatres ne vitet e fundit. Ai theksoi se anetaresia ne Vater ka njohur vetem rritje, dhe perberja e larmishme e anetaresise se saj nga itelektuale, biznesmene, shkrimtare, kengetare e njerez te thjeshte, shfaq me se miri edhe karakterin e saj gjithperfshires, duke i kaluar kufijte lokale e krahinore, me nje shtrirje perfaqesimi pa kufij te shqiptareve ne diasores ne MI. Ai uroi edhe anetaret e rinj te sapo pranuar ne Vater. Po ashtu ai përgëzoi punën e madhe dhe përfaqësimin dinjitoz ne komunitet te Kryesise se Vatres, dhe i ftoi te gjithe qe t’a forcojnë edhe më shumë Federatën dhe caktoi si detyre qe secili anetar i Kryesise, qe te zgjeroje kontaktet me rrethet shoqerore qe te thithin dhe afrojne per anetaresim sa me shume individe me potenciale dhe enregji pozitive, pa dallim feje, krahine apo edhe ideje hershme, per sa kohe qe idete e tyre aktuale perputhen me vlerat e lirise dhe demokracise si dhe ata te plotesojne kriteret e anetaresimit ne Vater.
Ne vazhdim, Z. Grishaj falenderoi dhe vleresoi edhe kundershtite brenda dhe jashte Vatres. Ai theksoi se mendimet ndryshe dhe kritikat e kane ndihmuar Vatren duke i dhene asaj nje dimension te ri dhe shtoi se te gjithe pa perjashtim e me zemer “e duam Shqiperine, por ne secili ne menyra te ndryshme”. Rendesi ka qe ne Vater te mos egzistoje koncepti i “unit”, por te zhvillohen idete e debatet, te merren ne konsiderate mendimet e gjithsecilit, dhe ne fund te prevaloje e mira kundrejt smires, vlera dhe jo antivlera.
Ne perfundim te fjales se tij Z. Alfons Grishaj paraqiti para Kryesise doreheqjen nga posti i Kryetarit te Vatres, dega Michigan, per shkak te perkushtimeve te tij familjare the letrare. Po ashtu ai theksoi se me kete doreheqje te vullnetshme, ai synon qe t’i hape rruge elementeve te rinj, figurave te reja, me qellim qe elitat te qarkullohen, dhe Vatra te vazhdoje rrugen e saj drejt suksesit ne sherbim te komunitetit dhe çeshtjeve shqiptare. Mbas fjales se tij shumica e te pranishmeve shfaqen rezerva dhe shprehen keqardhjen per doreheqjen e Z.Alfons Grishaj, si nje njeri me aftesi te jashtezakonshme drejtuese, dhe i kerkuan atij qe te qendroje afer dhe te keshilloje Kryesine sipas nevojes. Ne fund te debateve, anetaresia e pranoi doreheqjen e tij.
Mbledhja vazhdoi ne forme debati dhe diskutimesh.
Z. Sotir Laço, nder te tjera tha se ndihet i lumtur qe eshte anetar i Vares dhe qe merr pjese ne kete Konference, dhe premtoi se edhe ai ne gjurmet e te atit, si je aktivist i hershem i Vatres, do t’i ndjeke aktivitetet dhe zhvillimet ne vazhdim.
Z. Julian Çefa, si nje anetaret me te vjeter te Vatres, me rreth 40 vite te vazhdueshme anetaresi, theksoi se vitet e fundit, ne Vater ka patur nje ringjadhje dhe gjalleri te vertete, dhe i uroi suksese Konferences.
Z. Valentin Lumaj, pjesemarres aktiv ne demostraten e 2 Prillit 1991, po ashtu ish-kryetar i Unionit Studentor ne Univeritetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder ne vitet 1997-99, tha se 2 Prilli eshte një ngjarje që nuk ka kaluar dhe nuk do të kalojë asnjëherë në heshtje, dhe se meriton me shume respekt mbasi perkujton diten ne te cilen ne hirin e germadhave e Komiteit te Partise te perzier me gjakun e paster te djelmnise Shkodrane, leshuan jete filizat e pare te demokracise shqiptare.
Z.Lumaj tha se Vatra eshte themeluar dhe rritur nga mendje te ndritura te kombit, prandaj çdo vatran duhet te qendroje ne nivelin e pergjegjesise dhe integritetit, dhe theksoi se ne vazhdimesi ne Vater duhet te mbizoteroje fryma e mirekuptimit, paqes, respektit reciprok dhe faljes.
Z. Gjon Kaçaj, ish Kryetar i Shoqates se Perndjekurve politike ne rrethin e Malesise se Madhe, shkrimtar dhe botues i disa librave, i aferm i tenorit me fame boterore Luke Kaçaj dhe poetit Dode Kaçaj, kerkoi qe, per shkak se ai vjen nga nje prej Shtepive me te persekutuara nga sistemi komunist, Vatra te mbaje jashte dhe te mos lejoje depertimin e personave qe e i kane sherbyer sistemit komunist, qe kane paditur apo deshmuar padrejtesisht ne gjykatat shqiptare gjate diktatures.
Z. Mondi Rakaj, nenkryetari ne detyre i deges se Vatres, biznesmen the aktivist i vazhdueshem, ne fillim te fjales se tij, lexoi nje leter falenderimi qe Kryetari i Vatres dega Florida, Z. Kolec Ndoja “Pishtar i Demokracise” i dergoi Konferences, ne pamundesi per te marre pjese. Pastaj Z. Rakaj lexoi listen e plote te anetaresise se
deges MI. Ne vazhdim ai theksoi nevojen e takimeve me te shpeshta te Kryesise, si dhe angazhimin e burimeve intelektuale dhe monetare, ne sherbim te gjallerimit te aktiviteteve me karakter letrar dhe shoqeror ne komunitet.
Z. Luigj Sterbyqi, biznesmen, patriot dhe aktivist i Vatres, tha se çdo anetar duhet te paguaj kuoten e antaresise siç e parashikon Kanunorja e Vatres. Ai nenvizoi se Vatra eshte nje organizate jo fitim- prurese, prandaj eshte e nevojshme te shtohen kontributet e antaresise, ne menyre qe te rritet fondi i Vatres dhe mundesisht te investohet per ndonje projekt ne Vendlindje. Ai theksoi se Dukagjini i ka dhene shume figura te shquara kombit, dhe si bir i kesaj treve, do te vazhdoje te mbeshtese Vatren ne aktivitetet e saj.
Z. Gjeto Ivezaj, studjues, biznesmen, patriot dhe anetar i hershem i Vatres, theksoi se te gjitha deget e Vatres ne pergjithesi dhe Vatra ne qender ne veçanti duhet ti shtojne perpjekjet qe i sherbejne çeshtjeve shqiptare etnike ne Mal te Zi, Kosove e Maqedoni. Bashkimi kombetar, – theksoi ai, duhet te jete alfa dhe omega e çdo aktiviteti te vogel apo te madh ne diaspore; sikurse Vatra dhe diaspora shpetuan Shqiperine nga zhdukja si komb, po ashtu Vatra dhe diaspora do te realizojne qellimin e tyre final Bashkimin Kombetar te shqiptareve.
Po ashtu diskutuan, patrioti i ghithkund-ndodhur ne aktivitete shoqerore Z. Vasel Ujkaj, biznesmeni Z. Sokol Kalaj dhe poeti Z. Pal Rakaj.
Me pas Konferenca i vazhdoi punimet me zgjedhjet e reja.
Mbas votimit, me shumice votash u zgjodh Kryesia e re, si me poshte vijon:
Kryetari i ri u zgjodh, Z. Mondi Rakaj. Nenkryetar u zgjodh Z. Julian Cefa Sekretar u zgjodh Z. Ilir Myftiu Nevruz Nazarko Anetar
Kujtim Qafa Anetar,
Luvigj Sterbyqi anetar,
Valentin Lumaj anetar .
Me propozim te Z. Mondi Rakaj, Konferenca zgjodhi Z. Alfons Grishaj Kryetar Nderi te Vatres MI.
Gjithashtu, ne baze te antareve te Deges se Vatres Michigan, u zgjodhen shtate delegatet per ne Kuvendin e ardhshem.
Vlen te theksohet se ne votim konfirmuan voten e tyre nepermjet pjesmarrjes virtuale me telefon anetare te tjere te deges se Vatres
Z. Alfons Grishaj propozoi, qe me rastin e 105 Vjetorit te Vatres, duhet te dekorohen disa figura qe kane milituar ne vite per Vatren dhe çeshtjen Kombetare. Ai sqaroi se, ne menyre qe te mos kete hater-mbetje, keto dekorime qe propozohen, behen si mirenjohje per kontributet angazhuese te tyre dhe jo si favore.
Me pas Vatra procedoi punimet me zgjedhjen e Keshillit te te Urteve, sa me poshte vijon:
Everest Haxhi, Gjeto Ivezaj, Gani Vila , Menyr Nazifi, Luan Kuçi, Vasel Ujka , Sotir Laço, Nikoll Hysa, Gjon Kaçaj, Mehdi Karamuça , Gjovalin Gjelaj , Mark Sallaku.
Keshilli i te Urteve duhet te bashkepunoje ngusht me Kryesine per te zgjidhur problemet e deges se Vatres. Ata kane peshen e ndergjegjshme dhe pjekurine per vendim-marrje.
Vendimet e marra ne kete Konference u protokolluan ashtu siç e kerkon rregulli i Kanunores.
Pas kesaj, Konferenca e deges se Vatres Michigan, i mbylli punimet dhe mes urimesh dhe pergezimesh u shtrua nje darke falenderimi me ushqime dhe pije tradicionale.