• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATË E VATRËS PËR NGJARJET NË MAQEDONI

April 27, 2017 by dgreca

 

1 Logo vater

“VATRA” DËNON DHUNËN NË KUVENDIN E MAQEDONISË DHE I BËN THIRRJE FAKTORIT SHQIPTARË TË TREGOJË MATURI/

*Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike./

Nju Jork, 27 Prill 2017- Fedearata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” po e ndjek me brengosje të thellë situatën në Maqedoni, ku jetojnë një shumicë e madhe shqiptarësh .Vatra, prej kohësh, ka paraljmëruar  rrezikun e shpërthimit të dhunës në shtetin e brishtë, ku shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare, si gjuha shqipe, Flamuri Kombëtar, pjesmarrja e barabartë në administratë, veçanërisht në polici,Drejtësi, ushtri etj. E ashtuquajtura”Marrëveshje e Ohrit” mbeti një dokument pa vlerë pasi në shumë pika nuk gjeti zbatim.

Vatra gjykon se ushyqerja e tensioneve etnike patjetër do të sillte dhunën, që nuk është e para, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, plagosja e më shumë se dhjetë deputetëve dhe liderit të opozitës Zoran Zaev si dhe lëndimi i kryetarit të Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela, përbën pikën kulmore të shpërthimit të tensioneve  të ushqyera nga ish Partia në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj nacionalist-ekstremist  Nikola Gruevski, ndërkohë që presidenti Ivanov, nuk u shkëput dot nga Partia, që e ka nominuar, dhe në vend që të qetësonte situatën, i hodhi benzinë zjarrit, nuk i dha Mandat Zaevit të qeveriste me shqiptarët, nxiti protestat, duke e trasferuar konfliktin e partive maqedonase në konflikt etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, madje duke akuzuar Tiranën, si shkaktare e krizës maqedonse.

Maqedonia, e cila vuan mungesën e identitetit shtetëror, duket se nuk është ende e përgatitur për  bashkëqeverisje demokratike me të gjitha etnitë shtetformuese dhe nuk është e gatshme që të respektojë parimet demokratike për zgjidhjen e mospajtimeve politike.

Turmat e egërsuar, që lëshonin thirrje nacionalsite dhe që përgjakën opozitën, janë të dirigjuara nga ata që po humbin pushtetin, nga nacionalistët ekstremë, që e quajnë fundin e Botës, pse një shqiptar zgjidhet në krye të Parlamentit, me procedurë tepër të rregullt, trasparente, në sytë e publikut dhe të medias. Ishte pikërisht ky momenti kur turmat e egërsuara iu vërsulën deputetëve të shumicës, të pambrojtur, dhe i gjakosën. Ku ishte shteti i Ivanovit, që nuk respektoi Ligjin dhe Kushtetutën e Shtetit pa emër? Në vend që Presidenti të bëhej faktor zgjidhjeje, ai e cilësoi zgjedhjen shqiptarit e Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, si jo të rregullt, duke i ndërsyer më shumë turmat nacionaliste. Mbështetja dhe nohja që i dhanë Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi, shefja e Diplomacisë Europiane Federika Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han,duke e cilësuar procesin pozitiv,  janë të mjaftueshme për ta cilësuar të ligjshëm procesin e zgjedhjes, në përshtaje me Kushtetutën, i cili u ndoq drejtëpërsëdrejti edhe nga publiku. Interpretimet e tjera, nuk i shërbejnë qetësimit të situatës, por ushqejnë konfliktin.

VATRA e sheh tensionimin ekstrem në Maqedoni edhe me burime e investime të jashtme. Dora e Rusisë duket se është tepër e zgjatur në Gadishullin Ballkanik, përfshi dhe Maqedoninë,ku demokricia është ende e brishte dhe përplasjet etnike, përherë në shpërthim.

Gjithësesi, Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Deklarate e vatres, ngjarjet ne Maqedoni

Deklaratë e Vatrës mbi arrestimi e Ramush Haradinajt

June 19, 2015 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e priti me habi lajmin e arrestimit të ish kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga policia sllovene në aeroportin e Lubljanës dje, ndërsa po këthehej nga nji vizitë zyrtare në Gjermani.

Ramush Haradinaj njifet si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për shpëtimin dhe për lirinë e popullit të vet të cilit, ma vonë në liri, i shërbeu me përkushtim edhe si Kryeminstër. Kur u thirr në Hague, i akuzuem për krime lufte, ai e la pozitën e Kryeminstrit, shkoi atje vullnetarisht dhe dëshmoi pafajsinë.

Akuzat për krime lufte kundër Haradinajt i kishte ngritë Serbia, në përpjekje për të fshehë kriminelët e vet dhe krimet e papërshkrueshme, si dhe për të komprometue luftën e drejtë të shqiptarëve, tue i pasqyrue ata si agresorë.

Ndërsa Mladiq, Karaxhiq e të tjerë kriminela fshiheshin për t’i shpëtur drejtësisë, Komandant Haradinaj tregoi superioritetin moral të shqiptarit liridashës dhe, me ndërgjegjen e luftëtarit të lirisë dhe me dinjitetin e shtetarit të vërtetë, u paraqitë në Tribunalin e Hagës dhe dëshmoi pafajsinë.

Kur Millosheviqi kishte sjellë forcat policore nga të gjitha republikat në Kosovë, për të ushtrue dhunën kundër shqiptarëvet në emën të Federatës së Jugosllavisë, zani i parë kundërshtues u ndigjue nga Lidhja e Shkrimtarëve të Sllovenisë, e cila i bani publikisht thirrje qeverisë së republikës që të tërhiqte policët e vet nga Kosova. Dihet, gjithashtu, se profesorët e Universitetit të Lubljanës u kanë hapë dyerët shqiptarëve të Kosovës, kur këta janë ndeshë me pengesa nga profesorët shovenista serbë, gjatë ngritjes së tyne në shkallat e nalta të arsimit.

Tue dijtë këto fakte, nga nji anë, arrestimi i Haradinajt në Slloveni na habitë dhe ngacmon ndjenjen e indinjatës s’onë; ky akt nuk e nderon shtetin demokratik as popullin e qytetnuem slloven. Shpresojmë se qeveria e Sllovenisë do t’i kërkojë falje ish Kryeministrit Haradinaj dhe do t’a përcjellë si mik për në vendin e vet. Nga ana tjetër, qeverija dhe populli i Kosovës nuk duhet të tolerojnë vandalizma as gjeste të tjera joligjore që shkojnë kundër principeve dhe kundër interesit të shtetit të Kosovës. Kemi besim se shqiptarët do t’a ruejnë të pacenueme miqsinë dhe mirënjohjen për popullin slloven.

New York, 18 qershor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: arrestimi, Deklarate e vatres, Ramush Haradinaj

DEKLERATE E FEDERATES VATRA-GJENDJE ALARMUESE NË LUGINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJA PO JEP SHPIRT

March 6, 2015 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh shqetesimin e thellë për gjendjen në të cilën ndodhet Lugina e Preshevës në përgjithësi dhe Medvegja në mënyrë të veçantë.
Para pakë ditësh erdhën në New York nga Fully i Zvicrës, përfaqësuesat e Shoqatës Humanitare Medvegja të cilët, krahas me monografinë e Shoqatës “30 vjet në shërbim të Kombit”, ku pasqyrohet bukur historia e veprimtarisë kombëtare të kësaj shoqate dhe e cila u promovue në Monroe College, sollën edhe brengën e madhe të vendlindjes.
Gjendja e vështirë ekonomike, politika diskriminuese e qeverisë së Beogradit dhe mungesa e sigurisë, janë faktorë të vazhdueshëm që shtërngojnë shqiptarët të largohen nga trojet e veta.Mohimi i të drejtavet njerzore të shqiptarëvet nga ana e organevet qeveritare, ushtrohet në mënyrë sistematike, pa frikë se do të japin dikujë llogari. Kontrolli i fortë policor mbi gjithçka hyn ose del nga zonat e banueme me shqiptarë, bahet me qellim për t’a mbajtë popullsinë gjithënji nën presion dhe në gjendje frike. Pritja disa orëshe në kalimin kufitar në mes Kosovë e Medvegjes asht e pajustifikueshme, por bahet me qellim.
Vizitorët lëshuen alarmin se në Medvegje kanë mbetë vetëm pak qinda shqiptarë, edhe ata në gjendje vorfnie dhe të pa sigurtë.
Përpjekjet e bashkatdhetarëvet që jetojnë jashtë për t’u ndimue, dikujë që të mos largohet dhe dikujë tjetër të këthehet në vendlindje, si dhe përpjekjet e përfaqësuesavet shqiptarë në vend, nuk mjaftojnë me përmirësue gjendjen dhe me ndalë zbrazjen e vendbanimevet shqiptare. Prandej duhet nji përkrahje ma e madhe nga të dy shtetet shqiptare.
Kosova duhet të kërkojë nga Serbia, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të gjitha ato të drejta dhe privilegje që i jep minoritetit serb në Kosovë. Ky asht nji obligim të cilit udhëheqja e Kosovës nuk mund t’i bajë lak, por duhet ta zbatojë me kambëngulje gjatë bisedimevet me Beogradin.
Të dy qeveritë duhet t’a marrin me seriozitetin ma të madh mprojtjen e të drejtave të shqiptarëvet që jetojnë në shtetet per rreth, si dhe kujdesjen për shpëtimin e tokavet shqiptare nga shpopullzimi. Udhëheqsat shqiptarë duhet të jenë të vetëdijshëm se ketë e kanë për detyrë dhe historia ka për t’i gjykue!
5 mars 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: Deklarate e vatres, GJENDJE ALARMUESE, MEDVEGJA PO JEP SHPIRT, NË LUGINËN E PRESHEVËS

SHTETI POLICOR I MAQEDONISE PO I FRYNE ZJARRIT TE URRJETJES ETNIKE

July 5, 2014 by dgreca

DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES “VATRA” PËR PROTESTAT NË MAQEDONI/
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA po i ndjek me shqetësim protestat e shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup dhe dënon me indinjatë dhunën e egër, ushtruar nga autoritetet policore të qeverisë Maqedonase. Pamjet e përgjakura që vijnë nga vidot dhe nga media, tregojnë se Maqedonia për shqiptarët mbetet shtet policor dhe demokracinë e ka fasadë për Perëndimin dhe të drejtë vetëm për maqedonasit.
Vatra konstaton se qeveria Maqedonase po i frynë zjarrit të përcarjes dhe urrejtjes etnike kur i akuzon shqiptarët e Maqedonisë si terroristë, në vend që t’i trajtojë ata si pjesë integrale dhe shtetformuese e shtetit problematik, që ende nuk ka zgjidhur problemet e të drejtave të etnive. E ashtquajtura “Marrveshja e Ohrit” duket se ka mbetur në sirtarë.
Shteti multietnik i Maqedonisë duhet të garantojë drejtësi për të gjithë, jo vetëm për maqedonasit.
Vrasja e të riut maqedonas, u dha shkas ultranacionalistëve maqedonas, për të djegur, shkatërruar, dhe plackitur dyqanet e shqiptarëve, ndërsa shteti, që ka për detyrë mbrojtjen e pasurisë së shtetasve, ndërhyri me shumë vonesë, thjesht si alibi për të mos u bërë publikisht palë me shkatërrusit, por dëmi u bë dhe zemrata në palën tjetër, ishte maksimale. Mosdënimi i ultranacionalistëve maqedonas e kompromenton vetë shtetin.
Ndersa dhuna qe u ushtrua nga policia gjate protestes te se premtes, ishte barbare dhe e denushme. Shteti te denoje ushtrusit e dhunes.
Në gjendjen kaotike që është krijuar, politika shqiptare, vecanërisht ajo që është pjesë e bashkqeverisjes, por edhe opozita, duhet t’u dalë për zot bashkatdhetarëve dhe t’i orientojnë ata për të mos rënë në kurthin që u ka ngitur vetë Shteti, duke përkëdhelur ultranacionalistët, e duke i përdorë gjyqet dhe dënimet e përjetshme vetëm për shqiptarët.
Nga ana tjetër, Vatra, u lutet bashkatdhetarëve tanë, që të ruajnë gjakftohtësinë në mënyrë që ngjarjet të mos percipitojnë në dëm të atyre vetë dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Bashkatdhetarë!
Vatranët janë me ju për të kërkuar të drejtat që ju takojnë, por Vatra ju lutet, që të shmangni violencën, mos bini viktima të provokimeve, por tregohuni të përmbajtur dhe ruhuni nga kurthet, vecanërisht kurthet fetarë , që sllavët i mbajnë gjithmonë ngrehur për të shuar zërat tuaj. Po ratë në këto kurthe protestat tuaja do të keqpërdoren.
New York, 5 Korrik 2014

Filed Under: Vatra Tagged With: Deklarate e vatres, dhe dhunen policore, në Shkup, per protestat

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT