• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë, mos humb kohë… Thuaj “PO” ftesës së kryeministrit Netanjahu!

March 3, 2021 by dgreca

      DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA/

VATRA: KOSOVA NUK KA KOHË PËR HUMBUR PËR HAPJEN E AMBASADËS NË JERUZALEM/

Kosova nuk ka rrugë tjetër përveçse ta hapë sa më parë ambasadën pranë asaj Amerikane në Jeruzalem…./

New York, 3 Mars 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” po i ndjek me vëmendje dhe shqetësim presionet që po i bëhen kandidatit fitues  për Kryeministër të Kosovës z. Albin Kurti. Urimi dhe Thirrja e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu: Të pres në Izrael për të inauguruar Ambasadën në Jeruzalem; përballë kundërshtimeve të ashpra të Turqisë, Palestinës,si dhe të Lidhjes Arabe, apo dhe të Bashkimit Europian, nuk kanë pse e konfuzojnë as ta frikësojnë Kosovën, qeverinë e pritshme të saj, institucionet shtetërore apo klasën politike!

Shteti i ri Kosovës nuk ka më kohë të eksperimentojë tërheqjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Washington nën kujdesin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe të nënshkrimit të marrdhënieve diplomatike me Izraelin me 1 Shkurt 2021.

          Bashkimi Europian ka pasë mjaftushëm kohë për ta ndihmuar Kosovën në integrimin e saj, por ka zgjedhur izolimin e shtetit të ri, duke mos e lejuar as të udhëtojnë në Europë qytetarët e Kosovës, siç ka bërë me agresorin e Kosovës, Serbinë- e  përkëdhelura e Brukselit.

              “VATRA” e mirëkupton Kurtin në lëvizjet e  tij për të fituar kohë për t’u përballur me presionin e BE-së, por vonesa nuk është në favor të tij dhe qeverisë së pritshme, as të qytetarëve të Kosovës. Ishte pozitive deklarata e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Kurti  se “… vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”, ndërsa deklarata e 1 marsit 2021 gjatë takimit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar, se :”.. do ta shqyrtoj çështjen se në cilin qytet do të vendoset Ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem…”, krijon dyshime e mëdyshje.Vendime të tilla, natyrisht që duan kohë për t’u peshuar, por dita e mirë duket që në mëngjes. Washingtoni ka kërkuar qartazi që ambasada duhet hapur në Jeruzalem. Atje është edhe ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Administrata e re amerikane e dha “vizën” dhe fondet për qëndrimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem. Kaq mjafton.

  Në dilemën të dëgjojë Amerikën , që i kërkon ta hapë ambasadën në Jeruzalem, përballë Europës kërcënuse: Jo në Jeruzalem, por në Tel Aviv!- Kosova duhet ta peshojë me balancën e prakticitetit dhe diplomacisë se kujt do t’i thotë ”PO” dhe kujt’JO”, por logjika dhe praktika diplomatike ndërkombëtare e shkarkon Kurtin nga përgjegjësia e PO-së sepse vendimin e kanë marrë paraardhësit e tij dhe së dyti- vendin se ku do të vendoset ambasada e Kosovës në Izrael i takon shtetit pritës dhe jo Kosovës.

Kosovë, mos humb kohë! Thuaj “PO” ftesës së kryeministrit Netanjahu!

Për Krysinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës

KRYETARI

ELMI BERISHA

New York, 03/03/2021

Filed Under: Politike Tagged With: ambasada e Kosoves, ambasada ne Jeruzalem, Deklarate e vatres, Elmi Berisha, Jeruzalem

VATRA BESON SE AGRESORI NUK DO TË BARAZOHET ME VIKTIMËN

November 5, 2020 by dgreca

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA”\

             New York, 5 nëntor 2020- Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën që po kalon Republika e Kosovës dhe institucionet e saj pas konfirmimit të aktakuzave nga Dhomat e Specializuar në Hagë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e  PDK Kadri Veseli, ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe personave të tjerë nën akuzë. Vatra e vlerëson pozitivisht dorëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi si dhe delegimin e kompetencave tek ushtruesja e detyrës së presidentit, Dr. Vjosa Osmani.

             Vatra e shqiptarëve të Amerikës e ndjen për obligim Kombëtar, që t’i bëj thirrje aktorëve politik në Kosovë që të forcojnë bashkëpunimin, të rrisin unitetin dhe të respektojnë institucionet shtetërore.                   Qytetarët e Kosovës duhet të ruajnë gjakftohtësinë dhe të besojnë se askush nuk mund të kriminalizojë ushtrinë e një populli që kërcënohej me gjenocid. I gjithë faktori shqiptar në Ballkan kërkohet të jetë i bashkuar dhe në një zë për çështjen tonë Kombëtare.

          Federata Vatra shpreh bindjen se të akuzuarit, ish drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jenë në gjendje të mbrojnë kauzën e drejtë të Luftës për Liri  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , aleate e NATO-s, kundër gjenocidit serb nën drejtimin e kriminelit Sllobodan Millosheviç dhe bashkëpunëtorëve të tij.

             Vatra i apelon Gjykatës Nderkombëtare të Hagës që të mos ushtrojë standarte të atilla hetimi e gjykimi, që barazojnë agresorin serb, që ushtroi gjenocid mbi popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar, –  dhe viktimën Kosovë, e cila luftoi për mbijetesë. Janë 1643 të pagjetur, varrhumbur, që ia kanë lënë të hapura plagët e Luftës popullit të Kosovës. Ku është Drejtësia. Përse nuk heton Gjykata e Hagës?

          Pasuesit e agresorëve në Serbi janë hedhur në ofensivë dhe ia kanë arritë të barazojnë agresorin me viktimën. Kjo është e padrejtë dhe e dhimbshme. Shqiptarët nuk sulmuan, por u mbrojtën. Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve Perëndimor, u shmang katastrofa humanitare dhe spastrimi etnik,që kërcënonte popullin e Kosovës. Nuk kishte ndodhë që në kohën e nazizmit që të kryheshin masakra çnjerëzore, vrasje masive, djegie, përdhunime çnjerëzore, dëbim i dhunshëm i një populli të tërë, siç ndodhi me shqiptarët e Kosovës.

             Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” shpreh bindjen se Qeveria e Kosovës do të jetë e aftë për të përballuar sfidat që i dikton situate e krijuar, dhe se të akuzuarit do të jenë të aftë të mbrojnë kauzën e  drejtë të Lirisë…

                                                                                  KRYETARI:ELMI BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Deklarate e vatres, Gjykata e Hages, Vatra

DEKLARATË E VATRËS PËR KOMUNËN E TUZIT

March 4, 2019 by dgreca

 

1 Vatra Logo

FEDERATA PAN-SHQIPTARE NE AMERIKE “VATRA” URON FITOREN E FORUMIT SHQIPTAR NË KOMUNËN E TUZIT/

1 Fiotre Shqiptare

–Urime për Fitoren në Komunën e Tuzit. Festa e fitores mbaroi. Drejtuesit e rinj të Komunës të tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e  detyrës, larg korrupsionit administrativ e politik dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjitëh qytetarët e Komunës, pavarësisht kombësisë.

– Për Diasporën,që rriti entuziazmin në ditën e votimeve, Vatra mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve Shqiptare!

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” e ndoqi nga afër ecurinë e fushatës së Kualicionit shqiptar, të bashkuar rreth”Forumit Shqiptar” në përbërje të të cilit lidhën”Besën” për fitore: Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar. Vatar e përkrahu këtë bashkim që në nisje dhe ndjehet mirë që parashikimi i saj u konkretizua me fitore. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj, anëtar edhe i këshillit Kombëtar të Vatrës, përfaqësoi Vatrën në zgjedhjet e së djelës në Komunën e Tuzit. Kjo fitore tregoi se sa i domosdoshëm dhe sa efektiv është bashkimi i partive shqiptare që veprojnë në Mal të Zi dhe kudo në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët jashtë trungut të Shqipërisë Londineze.

Vatra këshillon drejtuesit e ri të Komunës që tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e  detyrës, larg korrupsionit politik e administrativ si dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit, pavarësisht kombësisë. Vetëm ëkshtu ata do të fitojnë besimin edhe të votuesëve kundër.

Për Diasporën,e cila duhet përgëzuar për pjesmarrjen dhe rritjen e entuziazmit në ditën e votimeve, VATRA mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, me qëllim që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve shqiptare!

Federata Pan- shqiptare e Amerikës “VATRA”

Nju Jork, 4 Mars 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Deklarate e vatres, PËR KOMUNËN E TUZIT

VATRA I KËRKON QEVERISË SHQIPTARE TRANSPARENCË

February 5, 2018 by dgreca

VATRA I KËRKON QEVERISË SHQIPTARE TRANSPARENCË PËR KUFIRIN DETAR DHE ÇËSHTJEN ÇAME/

1-logo-vatra

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka ndjekur me kujdes dhe interes të vecantë bisedimet e Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe atij të Greqisë Niko Kotzias, zhvilluar në Kretë dhe në Korçë,në dy raunde 3-ditore për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes dy vendeve të mbartuara që para 70 vitesh.
Duke qenë se Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë detaje dhe informacionin e nevojshëm për shqiptarët rreth asaj që u quajt “Marrëveshje Historike” nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Bushati, Vatra ndjehet e shqetësuar për atë çfarë deklaroi Mnistri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias se “Shqipëria ka rënë dakord që Greqia të zgjerojë kufirin detar në 12 milje.”
Mospërballja e qeverisë shqiptare me këtë deklaratë, moskundërshtimi, e shton shqetësimin e Vatrës dhe të vatranëve.
Vatra që 105 vitet e jetës së saj ia ka kushtuar mbrojtjes së tërësisë së Shqipërisë, Vatra që mbrojti Korçën dhe Gjirokastrën në kohë të vështira, në Konferencën e Londrës dhe në atë të Parisit, i apelon qeverisë që të mos hyjë në pazare që cënojnë kufijtë shqiptarë dhe t’u japi detaje shqiptarëve për marrëveshjen, që pritet të nënshkruhet në Tiranë gjatë vizitës së Kryeministrit Aleksis Tsipras në Tiranë në muajin prill.
Vatra sjell në kujtesë të shqiptarëve edhe lëshimin që ka bërë qeveria shqiptare për lejimin e ndërtimit të varrezave greke në territorin shqiptar. Do të mjaftonte një Memorial në kujtim të viktimave të asaj lufte që nuk e bënë shqiptarët, por italianët dhe grekët.
Po ashtu Vatra sjell në kujtesë edhe çështjen e pazgjidhur Çame, për të cilën Ministri i Jashtëm Grek deklaroi, në kundërshtim me atë çfarë deklaroi Ministri ynë, se nuk është shtruar fare në tryezën e bisedimeve.
Deklarata e fundit e Presidentit Grek Prokopis Pavlopulos, i cili e konsideron Çështjen Çame të pakuptimtë, e kyç problemin përfundimisht në “Kalendrat Greke”. Kërcënimi i presidenti Pavlopulos se Greqia do të bllokojë çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE nëse shtrohet Çështja Çame, nuk përcjell frymën Europiane të një vendi anëtar i BE, siç është fqinji ynë jugor.
Vatra është e interesuar që marrëdhëniet me fqinjin jugor të jenë të mira dhe problemet e mbartuara të gjejnë zgjidhjen e duhur, por jo duke “dhuruar” hapësira detare, apo pasuri të shqiptarëve. Shqipëria nuk mund ta “blejë” votën e Greqisë për çeljen e negociatave për anëtarsimin në BE duke dhuruar pasuritë Kombëtare apo duke braktisur Çështjen Çame.

Filed Under: Featured Tagged With: ceshtja came, dalip greca, Deklarate e vatres, kufiri detar

DEKLARATE E VATRES PER LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJ

April 28, 2017 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, si të gjithë shqiptarët dhe shumë simpatizues nga bota, gëzohet për lirimin e Ramush Haradinajt dhe e përshëndetë me falënderime vendimin e drejtë të gjykatës së Colmar-it.

Me këtë vendim Drejtësia franceze refuzoi të bëhej bashkëpuntore e Serbisë në përpjekjet e vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës e të rajonit, si dhe delegjitimizimin e luftës për mbijetesë e për liri të pupullit të saj të martirizuem.

Le të shpresojmë se, mbas katër arrestimesh në bazë të një fletë-arresti serb me motive politike dhe të katër herët i gjetun i pafsjshëm, Zoti Haradinaj do të  lihet në paqë pranë familjes për tu kujdesë dhe pranë popullit të vet për t’i shërbye.

Shtetet e civilizueme nuk duhet t’i respektojnë fletë-arrestet e pa baza juridike të Serbis,  dhe Serbia duhet të ndërpresë provokimet me të tilla fletë-arreste kundër ish luftarëve të UÇK-së dhe zyrtarëve të shtetit të ri të Kosovës.

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, Deklarate e vatres, per Lirimin, Ramush Haradinaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT