• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Hazirit, Departamenti i Shtetit: Gjykata Speciale duhet të ndodhë!

July 22, 2015 by dgreca

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Washington, DC, kryetari i komunës së gjilanit Lutfi Haziri, ka patur një takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë edhe Thomas Yazdgerdi, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore.
Në takim u biseduan disa çështje të rëndësisë nacionale për Kosovën, dhe ndër më kryesoret ishte çështja e Gjykatës Speciale, bën të ditur sot njoftimi nga Komuna e Gjilanit.
Yazdgerdi shprehu insistimin e thellë të SHBA-ve si miku më i madh dhe më kryesor i Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ne kërkojmë me ngulm që Gjykata Speciale të krijohet përmes institucioneve të Kosovës dhe besojmë se kjo do të ndodhë. Përndryshe, çështja do të mbetej në duartë e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit dhe kjo nuk do të ishte fare e mirë për Kosovën”, ka thënë Yazdgerdi.
Tutje ai ka shtuar se, “mosvotimi eventual i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës do të vinte në pikëpyetje të madhe kredibilitetin e SHBA-ve, dhe ne këtë nuk e meritojmë nga Kosova”.
Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, tutje ka falënderuar kryetarin Haziri dhe LDK-në për përkushtimin e tyre për këtë çështje, duke kërkuar që të njejten gjë ta bëjë edhe partneri tjetër i koalicionit, Thaçi.
Lutfi Haziri pasi ka falënderuar z. Yazdgerdi për përkushtimin dhe përkrahjen e parezervë të SHBA-ve ndaj Kosovë e ka siguruar atë se, “Kosova është ballafaquar me sfida të vështira edhe në të kaluarën dhe me sukses i ka kaluar ato. Edhe kësaj rradhe, unë besoj se Kosova do të dalë faqebardhë nga ky proces dhe Gjykata Speciale do të krijohen nga Kuvendi ynë”.
Ai me tej ka shtuar se, “ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë jetike që kanë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes SHBA-ve dhe Kosovës dhe se asnjë politikan apo përfaqësues i denjë i popullit të Kosovës nuk do të merrte ndonjë veprim që do t’i lëndonte as edhe pak këto marrëdhënie”.
Në fund, duke kujtuar bashkëpunimin e suksesshëm të tij me Hazirin që nga koha e bisedimeve për statusin në Vjenë, drejtori Yazdgerdi ka thënë se, “esenca e lidershipit të mirë e të suksesshëm mbërthen në vete marrjen e vendimeve të vështira dhe jopopullore, duke vënë në rend të parë interesin kombëtar dhe atë shtetëror para çdo interesi tjetër, duke përfshirë edhe atë personal apo partiak”./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Departamenti i Shtetit: Gjykata Speciale, duhet të ndodhë!, Kosovë-Hazirit

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT