Departamenti i Shtetit: Mr. Donald Lu, Ambasador në Shqipëri deri në gusht 2018/
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018. Lajmin e konfirmojnë burime pranë Departamentit Amerikan të Shtetit. Faktikisht Zotit Lu e ka mandatin deri në janar 2018, por Ai do të jetë përfaqësuesi i Washingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm. Ndërkohë muajt në vijim do të jenë të rëndësishëm për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Ambasadori Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.
Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.{SH.K}.