Julia Gjika/
DESHMI AKUZE/
(Kushtuar Elena Gjika Merlika dhe shoqeve të saj, që kaluan jetën në kampet e dëbim it Tepelenë, Grabian, Savër, etj)/Në Foto:Elena Gjika Merlika/
Shi, bie shi i dëndur./
I dëndur është dhe pylli./
Vajza dhe nuse ngarkuar me dru të rënda,/
– ”Na jep fuqi o Zot, të mos thyhemi!”/
Lutej Elena duke çapitur nëpër rrëpira.
Psherëtimat i bashkohen ajrit që dridhet.
Mbi shpatullat e tyre lëkunden vandakët
e mbirënduar nga shiu.
Me zjarrin e tyre do të ngrohen te kampi, xhelatët.
Shi, bie shi i dendur në Tepelenë
Rrëshqet me djersën dhe lotët,
rinia që humbi rrëpirave.
Aty brenda telave me gjëmba,
arritën ato si zogjt e dimrit.
Pleq, plaka dhe fëmijë
presin brenda gazermave
t’i ngrohin me zjarrin e shpirtit.
Në qiellin e mbyllur u gdhëndën emrat e tyre,
akuzë për kohën.