• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dështimi i Gjukanoviqit dhe paqartësitë për bashkëpunimin e opozitës së deritashme

August 31, 2020 by dgreca

Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) shënuan dështim në zgjedhjet parlamentare të së dielës (30 gusht), shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Por, sipas tyre, mbetet e paqartë se si do të bashkëpunojnë tre partitë opozitare – të cilat duket se kanë fituar një shumicë së bashku – por programet e të cilave ndryshojnë dukshëm – duke nisur nga mbrojtja e lidhjeve më të ngushta me Rusinë e deri te përpjekja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

DPS-ja pro-perëndimore mund të rrëzohet nga pushteti pas tre dekadash, pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë, që i dhanë një përparësi të vogël kampit të opozitës, shkruan agjencia France-Presse (AFP).

Sipas këtij mediumi, nëse rivali kryesor i DPS-së, blloku pro-serb, bashkohet me dy listat tjera të opozitës, mund të çojë në rrëzimin e DPS-së nga pushteti, që do të shënonte një tërmet politik në Mal të Zi.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, DPS kurrë nuk i ka humbur zgjedhjet, por, sipas AFP, këtë vit kjo parti u sfidua fuqishëm nga e djathta e mbështetur edhe nga kampi pro-serb, i cili dëshiron lidhje më të ngushta me Beogradin dhe Moskën.

AFP thekson se një rezultat të dobët të DPS-së, analistët ia atribuojnë përplasjeve me Kishën Ortodokse Serbe, e cila për muaj të tërë ka mbizotëruar debatin politik në këtë vend.LEXONI EDHE KËTË:Rezultatet paraprake: Garë e ngushtë në Mal të Zi

Rezultatet e zgjedhjeve janë një dështim i madh për DPS-në, e cila ka qenë në pushtet për tre dekada, si dhe Gjukanoviqin, i cili e drejtoi vendin përgjat shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, shkëputjes nga Serbia më 2006 dhe anëtarësimit në NATO më 2017, shkruan agjencia Reuters.

Qeveria pro-serbe mund ta afrojë vendin më pranë Serbisë dhe Rusisë, por nuk pritet që ta largojë atë nga NATO-ja ose të heqë dorë nga planet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, thekson Reuters.

Liderët e opozitës dhe drejtuesit e organizatave për demokraci dhe të drejtat e njeriut, shkruan Reuters, kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviqin dhe PDS-në se po drejtojnë Malin e Zi si një feud të tyre korruptiv përmes lidhjeve me krimin e organizuar.

“Çdo qeveri e ardhshme do të duhet të angazhohet për të zgjidhur situatën e rënies ekonomike që filloi në vitin 2019, e cila më pas u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit, që përfshiu të ardhurat e turizmit”.

Të dhënat e zgjedhjeve ende mund të çojnë në rezultate të ndryshme, por, secila prej tyre është një goditje për Gjukanoviqin, vlerëson BBC në një analizë.

Vendimi i Gjukanoviçit për të hyrë në një konflikt me Kishën Ortodokse Serbe u dha kundërshtarëve të tij një mundësi për të deklaruar se ata kanë Zotin në anën e tyre, thekson shërbimi publik britanik.

Përfshirja e kishës ka inkurajuar pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje, dhe shumë votues duket se kanë dëgjuar këshillat e priftërinjve për të votuar kundërshtarët e qeverisë, situatë kjo, që sipas BBC-së, ka krijuar mundësinë për një ndryshim të parë të qeverisë në Mal të Zi.

Sidoqoftë, do të ketë shqetësime për shkak të elementëve pro-rusë, dhe nacionalistë serbë midis partive opozitare nëse arrijnë të formojnë një qeveri koalicioni, shkruan BBC, duke shtuar se një ndryshim i qeverisë pas gati 30 vjetësh do të dërgonte një mesazh botës për Malin e Zi.

Në anën tjetër, Bloomberg raporton se nga burime të afërta, nuk është sqaruar se kush do të udhëheqë qeverinë e ardhshme në vendin që është e përfshirë në luftën për ndikim në Ballkan midis, mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, Rusisë dhe aleatëve të saj.

Sipas parashikimeve fillestare, të tre partitë e opozitës mund të marrin së bashku 41 nga 81 vendet në parlament, por, thekson Bloomberg, mbetet për tu parë nëse ata do të jenë në gjendje të bien dakord për një qeveri të përbashkët, siç ishte premtuar, duke pasur parasysh programet e tyre të kundërta.(Kortezi-Evropa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dështimi i Gjukanoviqit

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT