• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Populli shqiptar, identitet dhe histori të pandashme

December 20, 2016 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nderohet me medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Populli shqiptar ka një identitet dhe një histori të pandashme, pavarësisht shteteve, ku ata gjenden, në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës në radhë të parë, por edhe shtetet fqinjë, ku ka vise shqiptare/

0020030050061-akademiku

TIRANË, 20 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar sot me medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.Presidenti Thaçi ka falënderuar anëtarët e Akademisë për akordimin e kësaj mirënjohje, duke shprehur respekt për të gjithë akademikët shqiptar që jetën ia kanë kushtuar kërkimit shkencor.Këtë nderim, presidenti Thaçi ka thënë se e konsideron si një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me kontributin dhe emrin e tij, por edhe me simbolikën gjithëpërfshirëse e përfaqësuese që përmban institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës.“Prandaj e konsideroj çmimin tuaj një shprehje nderimi e vlerësimi për lidhjen e fortë që na bën të ndihemi të njëjtë, në gjithë hapësirën historike shqiptare, pavarësisht disa dallimeve e pengesave që ka krijuar historia”, ka shtuar ai.Sipas tij, populli shqiptar ka një identitet dhe një histori të pandashme, pavarësisht shteteve, ku ata gjenden, në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës në radhë të parë, por edhe shtetet fqinjë, ku ka vise shqiptare.Para akademikwve, Presidenti ka theksuar se populli shqiptar ka një gjuhë të pandashme, studiuesit në Kosovë e në Shqipëri kanë hapësirë të madhe kërkimi për pasuritë gjuhësore, për trashëgiminë gojore, për thesarin e larmishëm shpirtëror që ruhet ende prej njerëzve.“Janë bërë shumë përpjekje për t’i ndarë shqiptarët edhe në identitet, ashtu si i ka ndarë padrejtësisht në shekullin e kaluar historia me kufij të imponuar. Por, ju mbeteni gardianët e këtij identiteti, që u krijua nga shekujt e mijëvjeçarit, ju jeni gardianët e simboleve kombëtare”, ka shtuar ai.Sipas tij, bota e sotme është jo vetëm  e pavarësisë, por  edhe e ndërvarësisë, ku Evropa e sotme, që është synimi i aspiratave gjeopolitike në Kosovë e në Shqipëri, është modeli i kësaj ndërvarësisë.Duke folur për aspiratat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së, presidenti Thaçi ka theksuar se përveç identitetit kombëtar shqiptar, ne kemi edhe identitetin evropian.Ai ka thënë se duhet ta kuptojmë këtë realitet, ta njohim dhe ta pranojmë, të mësohemi të jetojmë në ndërvarësi ashtu si gjithë vendet e qytetëruara, por duke ruajtur gjuhën, identitetin, traditën, specifikat historike.“Kush më mirë se shkencëtarët e albanologjisë mund të na japin mësime dhe këshilla si t’i ruajmë këto pasuri, në kushtet e reja në të cilat jetojmë dhe përballë sfidave që na presin. Prandaj roli i akademive dhe akademikëve në këtë aspekt do të rritet, përgjegjësia e shkencave kombëtare do të fuqizohet”, ka thënë Thaçi.Në fund ka theksuar se është shumë e rëndësishme për dy akademitë shqiptare, për institucione të tjera shkencore, që të kontribuojnë maksimalisht për të hequr çdo pengesë, që të kemi një hapësirë të vetme kulturore, gjuhësore, letrare, shpirtërore.“Nëse për kufijtë shtetërorë nuk mjaftojnë dy palë për të marrë vendime, për kufijtë e hapësirës kulturore e shkencore kombëtare shqiptare gjithçka është në dorën tonë”, ka thënë ai.Ndërsa, Prof. Dr. Muzafer Korkuti, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka thënë se me këtë mirënjohje, ne duam të vlerësojmë misionin tuaj në krye të shtetit të Kosovës, një mision që ju e keni kurorëzuar në kohë të mbara e në kohë të vështira.“Vendimin për të çmuar në një shkallë shumë të lartë kontributet tuaja, që janë historike, ne e formatizojmë sot, duke ju akorduar me solemnitet mirënjohjen “Nderi i Akademisë”. Akademia jonë e Shkencave ka qenë e para që, përmes botimit në disa gjuhë të librit “Kosova, një vështrim enciklopedik”, bëri të njohura botërisht meritat tuaja si njeriu që qëndroi në krye të procesit të pavarësimit të Kosovës”, ka shtuar ai. Akademiku Korkuti ka theksuar se në krye të këtyre misioneve, si kryetar i qeverisë e si kryetar i shtetit, Thaçi ka qenë po aq i ndjeshëm sa dhe bota akademike e universitare në Kosovë e në Shqipëri për ruajtjen dhe përurimin e trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar.“Dy akademitë tona po bashkëpunojnë me projekte e programe, me nisma dhe organizma të përbashkët. Duke e ditur shumë mirë se ju i takoni atij brezi që vetëdijen kombëtare e kishin parësore ndaj çdo faktori tjetër: politik, shtetëror, fetar, rajonal, kulturor, jemi plot bindje se institucionet që janë të ngarkuara me çështjet primare të botës shqiptare dhe bashkëpunimi ynë i ndërsjellët do të kenë praninë e ndikimit Tuaj pozitiv”, ka thënë ai.Në motivacionin e dhënies së mirënjohjes “Nderi i Akademisë” për Presidentin Thaçi ndër të tjera thuhet ”Figurë me rëndësi vendimtare në mbrojtje të njësisë së identitetit kombëtar, gjuhës dhe vlerave themelore shqiptare”./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe histori, identitet, Populli shqiptar, të pandashme

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT