• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CIA dhe raporti i Senatit

December 12, 2014 by dgreca

Gjatë një konference të rrallë për shtyp, John Brennan, drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, mori në mbrojtje agjencinë, pas publikimit të një raporti të Senatit ku thuhet se agjentët kanë përdorur torturën në luftën kundër terrorizmit. Por ai tha gjithashtu se agjencia disa herë nuk veproi siç duhet. Është një pohim i cili vjen ndërkohë që po shtohen thirrjet për t’i vënë CIA-n dhe Shtetet e Bashkuara para përgjegjësisë.
Drejtori i CIA John Brennan mbrojti agjencinë e tij, duke thënë se ajo u përpoq të bënte atë që duhej ndërsa përballej me alternativa tejet të vështira.
Por ai pranoi se disa agjentë i kaluan caqet.
“Në një numër të kufizuar rastesh, zyrtarët e agjencisë kanë përdorur teknika të marrjes në pyetje që nuk ishin të autorizuara, që ishin të neveritshme dhe që me të drejtë duhet të kritikohen nga të gjithë. Gjithashtu, ne nuk vepruam si duhet kur erdhi puna për t’i vënë para përgjegjësisë disa oficerë për gabimet e tyre.”
Zoti Brennan përsëriti argumentet se të ashtuquajturat “seanca të zgjeruara të marrjes në pyetje” – duke përfshirë simulimin e mbytjes me ujë dhe privimin e gjumit – mund të kenë sjellë ndryshim përsa i përket rezultatit.
“Të paraburgosurit të cilët ishin viktima të këtyre teknikave të marrjes në pyetje dhanë informacione që ishin të dobishëm dhe që u përdorën në operacionin përfundimtar për ndjekjen e bin Ladenit.”
Zoti Brennan nuk tha nëse ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë midis këtyre seancave të marrjes në pyetje dhe vrasjes së kreut të al-Kaidës, Osama Bin Laden.
Pohimet e shefit të CIA-s nuk ka të ngjarë të ndalin thirrjet për të mbajtur përgjegjës CIA-n dhe persona të tjerë për praktikat që edhe OKB-ja i cilëson si tortura.

“Kjo duhet të jetë fillim i një procesi.Çështja e përgjegjësisë është me rëndësi kritike.”

Përgjegjësia mund të jetë e vështirë të dalë brenda SHBA. Dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se Departamenti i Drejtësisë i ka parë tashmë provat në raportin e Senatit.

“Prokurorët federalë kanë thënë se nuk kanë prova të mjaftueshme për të paditur dikë.”
Sa për përpjekjet e mundshme ndërkombëtare, edhe kjo është e ndërlikuar, thotë Richard Kelsey i Universitetit George Mason nëpërmjet Skype-it.
“Çfarëdo që mund të bëhet ligjërisht është gjithmonë ndryshe nga sa mund të arrihet praktikisht dhe politikisht.”
Ndonëse nuk ka gjasa, hetimet e reja në vendet ku CIA operonte të ashtuquajturat “objekte të zeza”, si Polonia, Rumania dhe Afganistani, mund të bëjnë që çështja t’i çohet Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Por vendet që kanë ligje lidhur me atë që njihet si juridiksion universal mund të përpiqen të kërkojnë drejtësi në gjykatat e tyre.
Profesorja e Universitetit Amerikan dhe ish-zyrtare e Departamentit të Drejtësisë Jennifer Daskal, komentoi nëpërmjet Skype-it:”Sigurisht po të isha ndonjë prej zyrtarëve të cituar në raport si dikush i përfshirë në krijimin dhe mbikëqyrjen e këtij programi, nuk do të udhëtoja në Evropë, të paktën tani.”
Është madje e mundur që raporti i Senatit të lejojë të ndaluarit të kërkojnë dëmshpërblim në SHBA. Zëvendës Drejtorja e organizatës Human Rights Watch, Andrea Prasow, thotë se ata mund ta bënin këtë duke ngritur padi civile për të kërkuar kompensim.
“Janë 500 faqe që dokumentojnë me shumë hollësi çdo shkelje. Viktimat e përmendura në raport duhet të jenë në gjendje të ngrejnë padi në gjyq.”
Tani për tani, kemi të bëjmë me një gjykim të një lloji tjetër për SHBA dhe për CIA-n, në gjykatën e opinionit publik.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: CIA, dhe raporti i Senatit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT