• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARЁT DHE TAKSAT

April 13, 2018 by dgreca

“Tё rёgjohen taksat nё tё drejtёn e nё tё arsyeshmen”- NICCOLÓ  MACCHIAVELLI (1469 – 1527), shtetist italian/

1-eugjen-merlika

NGA EUGJEN MERLIKA/Mё 27 mars vajza ime, Elena, qё punon nё njё agjensi amerikane tё Sigurimit tё bankave nё Milano, mё dёrgoi linkun e portalit “Exit”, nё tё cilin kishte njё shkrim tё shkurtёr me titull : “Tarifa pёr rrugёn e Kombit, mё e larta nё Evropё”. Sipёr linkut ishte komenti i vёllait tё saj, qё punon nё njё agjensi tё Komisionit evropian nё Barcelonё : “grabitje me armё nё dorё”. Ndodh herё pas here qё komunikimi familjar pёr ngjarje a shkrime qё na bёjnё pёrshtypje nё gazetat e ndryshme, kryesisht italiane, bёhet nёpёrmjet postёs elektronike, qё asgjёson hapёsirat qё na ndajnё.

Po e nis kёtё shkrim me njё episod familjar qё nuk i intereson askujt, por pёr tё dhёnё pёrshtypjen qё ky lajm shkaktoi tek bijtё e mij, tё cilёt janё t’integruar plotёsisht nё jetёn evropiane, kanё vite qё punojnё mbas mbarimit tё studimeve, por qё nuk e kanё humbur interesin edhe pёr Vendin e tyre tё lindjes. Gjykimi tepёr kritik e negativ i djalit, Besandrit, qё punon nё sektorin financiar tё agjensisё sё Barcelonёs, mё bёri tё thellohem nё pёrsiatjen time rreth dukurisё qё, nё kёto ditё fillimi pranvere, pushtoi gjithё jetёn politike e shoqёrore tё Shqipёrisё.

A ishte me tё vёrtetё “njё grabitje me armё nё dorё” vendimi i Qeverisё pёr tё zbatuar nё rrugёn e kombit, njё hapёsirё qё nuk arrin as njёqind kilometrat, njё taksё prej 5 euro pёr çdo udhёtim? A e kishte peshuar mirё Qeveria vendimin e pasojat e tij tё mundёshme? A ishte ai vendim frut i njё shqyrtimi t’imtё e me dorё nё zemёr i mundёsive financiare tё banorёve t’atyre anёve tё cilёt, pёr njёmijё arsye, nuk kanё asnjё mundёsi tjetёr veçse tё kalojnё nё tё, apo llogari burokratike e ndonjё zyre konsulence tё huaj?

Protesta e organizuar nga banorёt e zonёs verilindore tё Shqipёrisё, sё cilёs i u bashkuan edhe mjaft qytetarё kosovarё, pёrfundoi me skena tё shёmtuara e tё panevojshme dhune e kundёrdhune. Mё vonё, nё orёt e para tё ditёs sё nesёrme,kur njerёzit flinin, organet e rendit me urdhёr tё prokurorsё hynё nёpёr shtёpitё e demonstruesve, duke arrestuar 23 prej tyre. A nuk mund tё kurseheshin ato skena llahtarije pёr fёmijёt dhe gratё e t’arrestuarve, duke i u komunikuar tё nesёrmen vendimin e arrestit shtёpiak e gjykimin nё gjёndje tё lirё?. Ata njerёz qё kanё kryer vandalizma duhet tё pёrgjigjen para gjyqit, por nuk mё duket se pёrbёjnё njё rrezikshmёri tё lartё shoqёrore apo tё zhdukin provat, pёr t’u arrestuar mbas disa orёsh. Por pёrse fillimi i zbatimit tё taksёs sё re shkatoi gjithё atё pёshtjellim kombёtar? A mund tё ishte shmangur njё provё e tillё force ndёrmjet popullit dhe pёrfaqёsuesve tё Shtetit?

Duke bёrё krahasime me tё njёjtёn dukuri nё Vendet e tjera pёrqark nesh, objektivisht dilet nё pёrfundimin se tarifa e vendosur nё rrugёn e kombit ёshtё tepёr e lartё dhe, nё krahasim me mundёsitё financiare tё shumicёs dёrmuese tё automobilistёve qё do tё kalojnё nё tё, krejtёsisht e papёrballueshme. Duke marrё njё shembull nga Vendi fqinj i jugut, Greqia, e cila ka njё standard jetese mё tё lartё se i yni, tarifa e autostradёs Kapёshticё – Selanik, gjithsej 231 km., ёshtё 5,7 euro. Po tё respektohej ai çmin nё rrugёn e kombit, do tё kishim vlerёn 2,5 euro, pra gjysmёn e vlerёs. Po tё hidhemi nё Itali, njё nga shtatё Vendet mё tё industrializuara tё botёs, shohim tarifa tё ndryshme. Autostrada A1, nё pjesёn e saj qёndёr-veriore Milano – Romё prej 630 km., kёrkon njё pagesё prej 40 euro, qё do tё thotё 6,3 euro pёr 100km. Ёshtё njё nga tarifat mё tё larta, por me kushte udhёtimi shumё tё mira. Por ka dhe autostrada si Salerno – Reggio Calabria, zonё e jugut mё tё prapambetur, rreth 500 km., nё tё cilёn ende nuk paguhet taksё. Njё tjetёr autostradё Milano – Bergamo, rreth 60 km., ka njё tarifё prej 3,6 euro. Pa u thelluar mё nё hulumtime tё kёtilla, mendoj se pёrfundimi i arritur pёr tarifёn pesё euro ёshtё jashtё çdo lloj logjike ekonomike.

Qeveria Rama sot pohon se Qeveria Berisha kishte vendosur njё tarifё prej 6,7 eurosh pёr rrugёn e kombit. Nuk e di sa ёshtё e vёrtetё kjo shifёr, mbasi tani Basha kёrkon heqjen e plotё tё saj, por tё bёhet levё mbi atё shifёr, pёr t’a quajtur sukses atё 5 euro, ёshtё me tё vёrtetё e dhimbёshme. Akoma mё i dhimshёm ёshtё konstatimi i papёrgjegjshmёrisё dhe paaftёsisё sё atyre qё drejtojnё tё pёrdorin arsyen. E kuptoj se ministri i Ekonomisё, qё ka studjuar pёr gjuhё tё huaja, nuk mund tё ketё njohuri tё thella nё fushёn qё drejton, por ministrat e kryeminstri kanё kёshilltarёt qё janё tё profilit teknik e duhet tё dijnё t’u shtjellojnё atyre problematikat e ndryshme.

Sot nuk jemi nё kohёn, kur ish kryeministri shqiptar shpallte me krenari :”Ne vemё njё hu, i themi tё na e bёjё punёn dhe ai na e bёn”. Ka kaluar gjysmё shekulli nga ajo kohё e Shqipёria, fatmirёsisht, ka plot njerёz tё rinj me diploma universitetesh tё njohura tё botёs qё mund t’i shёrbejnё. Apo ndoshta qeveritarёt tanё nuk kanё nevojё pёr kёshilla sepse janё tё gjithёdijshёm?

Arsyet mbeten tё panjohura, por fakti ёshtё se me atё taksё e me ato nё pёrgjithёsi, ёshtё krijuar njё katrahurё qё nuk dihet se çfarё pёrfundimi mund tё ketё, aq mё tepёr qё ekziston njё Opozitё, qё i shfrytёzon tё gjitha kёto tё meta e dobёsi, pёr tё fituar kapitalin e saj politik, siç ёshtё edhe e natyrshme. Kryeministri bёri mirё qё kёrkoi zyrtarisht falje banorёve tё zonave veri-lindore dhe e pezulloi pagesёn pёrkohёsisht. Por ministri Ahmetaj ritheksoi se taksa e rrugёs nuk ndryshon, por do tё shihet problemi i banorёve tё zonёs sё Kukёsit. Mёndja e do qё nё kёtё rishikim tё bёjnё pjesё edhe banorёt e zonave tё tjera tё Veriut, tё cilёve u duhet t’udhёtojnё n’atё rrugё. Besoj se skenat e tre marsit janё tё mjaftueshme pёr tё parё me sy objektiv e jo burokratik zgjidhjen e dёshiruar tё problemit nga tё gjithё. Por vetёm kjo nuk mjafton, duhet njё shqyrtim me thikё kirurgu e kёsaj gjendjeje, e politikёs ekonomike nё veçanti, e pёrqёndruar mё shumё nё sistemin e taksimit.

Ky i fundit ёshtё njё nga problemet mё tё lashta tё shoqёrisё njerёzore, sepse çdo bashkёsi e organizuar njerёzish ka nevojё pёr fonde tё pёrbashkёta, qё plotёsohen nёpёrmjet taksave, tё cilat janё ndihmesat vetiake tё secilit pёr çёshtjen e pёrbashkёt. Ai nuk mund tё kopjohet tёrёsisht nga shtete tё tjerё, qofshin kёta edhe tё suksesёshёm nё botёn e sotme. Vetё Evropa, qё synon tё shkojё drejt njё bashkimi, edhe mbas dhjetёvjeçarёsh bashkёpunimi e bashkёrendimi tё politikave ekonomike, nuk ka arritur tё ketё njё unjisim taksash. Ne, shqiptarёt, si pasojё e mungesёs sё shtetit tё pёrqёndruar nё historinё tonё, kemi patur gjithёnjё kundёrshti edhe ndaj tё huajve qё na administronin, si romakёt, bizantinёt apo turqit. Mjafton tё kujtojmё kryengritjet e kohёs sё Tanzimatit, qё bёheshin pёr tё kundёrshtuar reformёn fiskale tё perandorisё otomane.

Pa u thelluar mё shumё nё vёshtrimn historik tё lashtё, nё gjysmё shekullin komunist ne fituam nё dy breza njerёzorё edukatёn e mos njohjes sё taksave. Nё vitet e para tё regjimit, mbasi shqiptarёve tё pasur e tё mesёm  i u grabit çdo pasuri nga Shteti, mbasi puna vetiake erdhi duke u pakёsuar deri nё zhdukjen e plotё, ne mbetёm me vёshtrimin nga ai, i cili ishte zoti i plotfuqishёm nё tё mirё e nё tё keqe. Deri sa vazhdoi kjo periudhё e parё e regjimit taksat e trashёguara nga periudha e Mbretёrisё, vazhduan tё paguheshin , duke patur njё karakter tё spikatur klasor. Mё pas ato u hoqёn e kjo vlente pёr opinionin e jashtёm ku lёvdoheshim pёr njё “shoqёri pa taksa”, ndёrsa brёnda i shёrbente thjeshtimit tё aparatit burokratik tё panevojshёm, mbasi tashmё Shteti vendosi njё sistem qё bazohej mbi kontrollin e t’ardhurave nёpёrmjet mёditjeve qё pёrcakoheshin nga vetё ai simbas kategorive tё punёve. Duke kontrolluar pagat nuk kishte mё nevojё tё kёrkoheshin taksat. Kjo mendёsi, qё vazhdoi me dhjetёvjeçarё, nguliti nё psikologjinё tonё idenё se fjala “taksё” duhej zhdukur nga fjalori. Me kёtё bagazh psikologjik e mendor ne hymё nё dhjetёvjeçarin e fundit tё shekullit tё shkuar, kur gjithshka ndryshoi e ajo fjalё filloi tё kёrkojё tё drejtёn e qytetarisё edhe nё shoqёrinё shqiptare.

Sot ajo ёshtё bёrё sinonim i sё keqes nё Shqipёri, e jo vetёm. Problemi ёshtё tepёr i ndёrlikuar dhe duhet njё politikё e zgjuar dhe largpamёse pёr t’a pёrballuar. Pёrvoja e shteteve tё tjerё dhe porositё e organizmave ekonomike ndёrkombёtare kanё njё peshё tё madhe nё politikёn ekonomike tё Shtetit tonё, pёr mё tepёr qё ne synojmё t’i bashkohemi Vёndeve tё Bashkёsisё evropiane. Por zbatimi shabllon i kёtyre porosive, pa i kaluar nё filtrin e mundёsive reale tё qytetarёve tanё, do tё çonte nё njё gjёndje pasigurie tё brёndёshme, si pasojё e njё varfёrimi skajor tё popullsisё. Prandaj, nё kёtё drejtim, çdo rekomandim, nё ujdi me pёrvojat e tjera tё Evropёs e botёs, duhet marrё me rezervё, madje i duhet pёrshtatur tё dhёnave reale tё tё ardhurave tё popullsisё shqiptare. Me qё kёto t’ardhura vazhdojnё tё jenё ndёr mё t’ultat n’Evropё, nuk mund tё zbatohen mbi to taksa me tё njёjtat shifra e pёrqindje qё zbatohen nё Vendet me t’ardhura shumё mё tё larta. Kёshtu p.sh. TVSh nё 20 %, njёsoj me Vende si Gjermania, Italia, Franca etj. mbi produktet e konsumit tё gjёrё, mё duket njё anakronizёm, pёr tё mos thёnё njё marrёzi.

Si pasojё e njё politike dritёshkurtёr ekonomike, Shqipёria ёshtё kthyer nё njё Vend konsumator, shumё mё tepёr se sa prodhues. Po t’i shtojmё çmimeve tё tregut tё jashtёm qё  eksporton nё Shqipёri mallrat e tij me shumicё, njё TVSH 20%, do tё thotё tё shesim ato me çmime mё tё larta se sa shiten nё Vendet prodhuese. Kjo, pёrballё t’ardhurash qё janё, pёr ata qё punojnё, sё paku katёr herё mё tё ulta e pёr ata qё janё nё pension, e janё shumica, edhe gjashtё herё mё tё ulёta. Nuk ka asnjё arsye, as shumica nё Kuvend, as integrimi n’Evropё, as kёshillat e ekspertёve tё huaj qё tё detyrojnё vendime tё kёtilla, tё cilёt venё nё gjunjё pjesёn e stёrmadhe tё popullsisё. Kurse nga ana tjetёr, pёr njё vendim, sa tё paarsyeshёm po aq edhe imoral, pёrjashtohen nga taksat pёr dhjetё vjet pronarёt e hoteleve me shumё yje nё bregdet!!!

Ka njё parim tё shёnjtё tё lёnё nga tё parёt tanё : “shtriji kёmbёt sa ke jorganin”. Me fjalё tё tjera harxho aq sa fiton. Shteti ka nevojё pёr nikoqirllёk e jo pёr hovarda e duhet t’udhёhiqet nga parimi se kush ka mё shumё duhet tё paguajё mё shumё. Ky ёshtё njё ligj moral sё pari, por dhe ekonomik e, nё kёtё drejtim, strategjia e Opozitёs pёr taksёn e sheshtё 9% ёshtё vetёm njё demagogji zgjedhore e, po tё vihet nё zbatim, mund tё rrezikojё falimentimin e plotё tё Vendit. Nёse, pёr mendimin tim modest, kriteri i taksimit tё tё ardhurave ёshtё i drejtё pёr kushtet e Shqipёrisё, taksat e tёrthorta kanё nevojё pёr njё rishikim rrёnjёsor, pёrfshirё kёtu TVSH apo taksat pёr rrugёt qё, simbas kryeministrit, do tё shtrihen nё tё gjithё Vendin.

Besoj se asnjё shqiptar nuk do tё kundёrshtonte njё sistem taksash qё do t’ishte i arёsyeshёm e i pёrballueshёm. Krahas kёsaj duhet tё shkojё hetimi i pasurive qё janё vёnё nёpёrmjet veprimeve tё paligjёshme. Si ka mundёsi tё jenё krijuar pasuri nё Shqipёri me milionё euro e dhjetra apo qindra tё tillё, qё investohen nё objektet faraonike tё Tiranёs? Njё Shtet qё nuk ёshtё nё gjёndje tё zbulojё e tё marrё masat pёrkatёse pёr kёta kategori qytetarёsh, nuk ka tё drejtё as morale as ligjore tё kёrkojё shlyerjen e detyrimeve krejtёsisht tё papёrballueshme nga shumica e popullsisё.

Ndёrmjet shtetit pa taksa, siç mund tё bёjё demagogji ndonjeri dhe Shtetit me taksa tё shpёrpjestuara me mundёsitё, siç mёtojnё ata qё qeverisin, duhet gjetur rruga e mesme, ajo e taksave t’arsyeshme. Taksat e arsyeshme janё ato qё, tё bazuara nё kritere tё drejta, mbajnё parasysh gjithmonё mundёsitё reale tё taksapaguesve e nё raste shtrёngesash ekonomike veprojnё nё drejtim tё pakёsimit tё shpenzimeve e jo tё shtimit artificial tё tё ardhurave, nёpёrmjet vendimesh arbitrare dhe imorale qё rrezikojnё tё kalojnё nё gjёndje urie kronike shtresa tё tёra tё popullsisё. Ky ёshtё njё problem i madh, me tё cilin pёrballemi nё nivel politik e shoqёror e njё papёrgjegjshmёri apo arrogancё vetёkёnaqёsie, mund tё na çojё nё pasoja dramatike.

E keqja shtohet, sepse nё nivelin e pёrgjithshёm politik nuk mendohet se si tё gjindet rruga pёr tё pajtuar shumё kёrkesa, si tё Shtetit ashtu edhe tё qytetarёve, por shfrytёzohen mangёsitё e gabimet pёr tё zhvilluar luftёn politike qё, nё fund tё fundit, nuk ёshtё tjetёr veçse pёrpjekje pёr tё zaptuar kolltuqet e Shtetit, e pёr tё pёrfituar nga dobitё e shumta e tё mёdha q6 sigurojnё ata kolltuqe.

 

Prill 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE TAKSAT, Eugjen Merlika, SHQIPTARЁT

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT