• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy rrëfenja në një

May 24, 2015 by dgreca

Dhjetëshja e kuqe/
Nga Përparim Hysi/
Rrallë kalohet më andej. Autostrada e ka nxjerr, pothuajëse, jashtë vëmendjes, po se po, por dhe nga sytë e njerëzve. Unë jam vendali atyre anëve dhe, si i moshuar, kërkoj rrugë ku nuk ka rrugë, vetëm e vetëm të kujtoj jo vetëm fëmijërinë time, por dhe ca më shumë. Nuk kam lënë asnjë pëllëmbë vend pa shkelur dhe, tek shoh tjetërsimin të të gjithë imazheve të së shkuarës, zë e ndaloj si për t’i bërë fresk kujtesës dhe është për t’u çuditur: mallngjehem. Jam i ndërgjegjshëm se “nxjerrja jashtë loje” e xhadesë së vjetër, është bërë për mirë, por, sidoqoftë, unë zë e shkel rrugën me këmbë dhe, nëse kish mundësi të më lexoje “teskeretë e shpirtit”, jo vetëm nuk do shihje këndellje, por, përkundrazi, pa e zbutur fare, dhëmbje. Epo ndjej dhëmbje jo pa shkak: mu këtu mbi xhadenë e vjetër (jam në fshatin Vajkan të Fierit), ka qenë një pyll shekullor ( i gjelbër në të katër stinët), që dhe emrin kështu e kish: pylli i Vajkanit dhe me një sipërfaqe dhjetra e dhjetra hektarësh, që është zhdukur pa nam e nishan, sikur e ka përpirë dheu. Dhe si mos ndjej dhëmbje se kjo “përpirje” ndodhi, për fat të keq, në vitet e demokracisë. Nuk gjen qoftë dhe një shkop për t’i rënë një qeni. E shkulën se pylli nuk qe “demokrat” apo pse kishim me vete genet e shkatërrimit. E njihja mirë atë pyll ku jo vetëm duhet të çaja përmjet tij, për të vajtur tek shtëpia ime, në Petovë të re të Fierit, por në këtë pyll gjuaja me moshatarët dhe “frirarçe” xhëku prisnim ndonjë dru për t’u ngrohur. Natyrshëm, më lindi pyetja:po pse e prenë pyllin apo dhe atë do na “rimbursonin” përmjet atij “Çekut të bardhë?!”.
Më ka marrë fëmijëria prej dore dhe nuk më lëshon. Zbres atë kodrën dominuese ku kisha shtëpinë ( jam në vitin 1953) dhe, pasi ngjit një malore që nuk është aspak e”butë” mbrrij mu tek kodra ku fillon pylli, çaj mes drurëve ku vetëm qiell shikon (përmes pyllit bëj një km rrugë) dhe dal në xhade. Xhadeja Fier-Lushnje. Unë zbres mu tek çesma e Vajkanit (për fat të mirë, është dhe sot). Çezma është me portik, me një culinë që hedh ujë goxha dhe zor se ka udhëtar që mos lag buzët atje. Rreth pesëdhjetë metro nga çezma është Kisha që jo vetëm është kujdesur, të ngrejë një portë të madhe apo një portik me çimento dhe mbi portikun ka vendosur një arkë me kyç. Secili që dëshëron, hedh në arkë ndonjë lek. Dhjaku apo kujdestari i kishës kontrollojnë arkën çdo mbrëmje dhe “vergjia” shkon për kishën.
Jam mu mbi platformën e portikut dhe, tek hedh sytë atje tek qe arka, vjen dhe më bëhet si tani një “dhjetëshe” e kuqe. Pra, jemi vjete para se të ndërroheshin lekët.

* * *
Çezma qe si stacion ku ndalonin makinat (ato qenë të rralla fare), po për të qenë më i saktë: ndalonin karrocat që vinin nga Fieri. Unë po shkoja në Lushnje dhe, meqë karroca i zbriti udhëtarët aty tek çezma, u bëra dëshmitar i kësaj “dhjetëshes” së kuqe. Një udhëtar zbriti, nxori nga xhepi një dhjetëshe të kuqe dhe po e fuste në arkë.
Tjetri u afrua dhe i tha:
-Ç’po bën ashtu?
-Po hedh një dhjetëshe për kishën.
-Nëma mua ta ble simite në Lushnje.
-Unë po e fus këtu, ty, po ta mbajti, merre.
Këtij, tjetrit, duket ia “mbajti”. Në sy të gjithëve, me pak marifet ( me ndihmën e një shkarpe), e tërhoqi dhejtëshen nga arka dhe, pa u skuqur fare,e futi në xhep. Si pinë ujë ata që donin, karrocieri na bëri thirrje që të hipnim në karrocë. Zura vend dhe unë.
Rruga na shkoi mirë, po, sa arritëm tek ka qenë fabrika e letrës dikur, nuk di pse kuajët u trembën dhe, nga të gjithë sa qemë, ra nga karroca ai i “dhjetëshes” së kuqe. U lëndua ca dhe, tek ankohej nga dhimbjet, i zoti i dhjetëshes, i tha:- Të të bëjë mirë simitja! Ndërsa ne qeshëm me batutën e mikut, pamë që tjetrit sikur i pushuan dhimbjet.

* * *
Shtatori i vitit 1955, mua më gjeti në Elbasan. Qeshë nxënës konviktor në vitin e parë të shkollës së mesme pedagogjike. Për herë të parë, larg shtëpisë dhe, gati më i vogëli nga bashkëshokët e mi . Kisha hyrë, vullnetarisht, 5-vjeç në shkollë dhe tani po paguaja “doganën”. Këtë”doganë” nuk e paguaja nga mësimet (as i kam patur problem), por po paguaja “doganën” e mallit që qe e papërballueshme. Aq isha i malluar, sa, shpesh, më bëhej që të rrëmbeja valixhen time prej druri dhe frymën atje, në fshat. E vuaja këtë mall, por, tek tentoja të ikja “firarçe”, tak më ravijzohej fytyra e timeti, që jo vetëm do rebelohej nga kjo sjellje, por do më kthente, pothuaj, prej veshësh përsëri në shkollë e konvikt. Kështu që i vija zemrës një gur dhe, tek dilja në qytet, me sy përpija gjithë rrugët,se mos shihja qoftë dhe një të njohur nga ana ime. Po aq sa mund të gjeje një gjëlpërë në kashtë, aq qe dhe mundësia ime për të gjetur ndonjë nga ana ime.
Gjumin në konvikt ( sa kishim vajtur), të gjithë me ëndrra, Dhe të gjitha ëndrrat me Petovën. Se aq i dalë isha unë. Mbaronim ato 6-orë mësim dhe, sa hanim drekë, fillonim studimin. Kjo ishte jeta në konvikt. Me një disiplinë të tillë që nga “ari”, bëheshe njeri. E, ndërsa ditët e muajët kalonin, malli rritej dhe, shpesh, më kujtohej Balua, qeni i shtëpisë, qëkur e lëshoja nga zinxhiri, bëhej plumb me vrap. Dhe unë me mend, kështu si Balua, doja të zija vrapin për në fshat.
I mbytur nga ky mall (epo, pse mos e them: kam qarë nga malli), kur një mbasdite roja i konviktit më lajmëron se dikush më kish ardhur. Shkallët e katit të tretë i zbrita nga dy njëherësh. Pa tjetër, imatë,sekush tjetër. Plumb për tek dikushi. Dhe kush qe? O Perëndi! Po si mos befasoshesha. Ishte xha Zeqoja. Sa e pashë, i kërceva në qafë sikur atë mezi e kisha pritur. Por dhe ai, zemërmadh si qe, më përfshsiu në krahët e tij prej plaku dhe më puthi në të dy faqet.
Xha Zequa i mirë! Qe nga arixhinjtë (tani u thonë rom) e fshatit tonë. Kish qenë në llixha dhe më tha:
-Aha, nuk kisha faqe t’i dilja Hazizit( im atë) përpara, pa të takuar. Dhe ashtu, buzëqeshur dhe babaxhan siç qe, nxori nga portofoli i tij, një dhjetëshe të kuqe. E ke nga Xha Zeqo, të keqen,- tha. Dhe mua m’u duk, sikur më fali gjithë Elbasanin. Xha Zeqoja qe gërnetaxhi me emër në Myzeqe dhe shpesh më kujtonte atë Makar Çudrën e Gorkit.
Ja, këto qenë rrëfenjat e mia për “dhejtëshet” e kuqe.Dhjetëshja

(dy rrëfenja në një)

Nga Përparim Hysi

Ja, këto qenë rrëfenjat e mia për “dhejtëshet” e kuqe.

Filed Under: Featured Tagged With: dhjeteshja e kuqe, perparim Hysi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT