• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GËZUAR DITËN KOMBËTARE TË SHKOLLËS, MËSUES TË DIASPORËS!

March 7, 2021 by dgreca

NJË URIM I VEÇANTË PËR MËSUESIT SHQIPTARË NË DIASPORË

Sokol PAJA – DIELLI/

Sot është një ditë shumë e veçantë për kombin tonë, dita e mësuesit, heroit sakrifikues, heroit që hedh themelet e forta e të shëndosha të shtetit dhe të ardhmes së ndritur të kombit tonë. Shkolla është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie, shteti dhe themeli i një kombi të zhvilluar.

Në këtë ditë feste dhe krenarie kombëtare, më shumë se kurrë dhe më fort se asnjëherë tjetër duhet të shprehim mirënjohjen për rilindasit tanë të shquar, për patriotët e nderuar, për korifejtë e lartë të dijes, për trimat e pushkës e të penës që na trashëguan ndër breza këtë gjuhë të bukur të Perëndisë. Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887 ishte fillimi i daljes nga errësira 5 shekullore osmane. Sot përulemi para sakrificës që bëjnë qindra mësues çdo ditë duke përshkruar me këmbë orë të tëra fshatrat e largët, të vetmuar e të harruar të Shqipërisë duke mësuar shqip. Falenderim nga zemra për mësuesit shqiptarë në çdo cep të trojeve amtare por sidomos mirënjohje të veçantë sot iu shkon mësuesve të mërgatës shqiptare në çdo cep të botës. 

Gjuha e bukur shqipe sot flitet, mësohet dhe trashëgohet denjësisht në çdo shtet dhe kontinent ku jetojnë shqiptarë. Nga Amerika në Kanada, nga Australia në Angli, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Spanjë, Kroaci, Turqi e kudo ku shqipet punojnë, gëzojnë e jetojnë. Emigrimi masiv, zhvillimi teknologjik, presionet e asimilimit në vendet ku jetojnë, nevoja e përshtatjes dhe integrimit e ka vënë në rrezik harrese dhe asimilimi gjuhën shqipe, por falë punës së jashtëzakonshme të mësuesve shqiptarë në diasporë, gjuha shqipe jo vetëm nuk harrohet por lëvrohet dhe kultivohet për mrekulli.

Mësues të certefikuar në hapsirën ndërshtetërore shqiptare, profesionistë të licensuar e mirëtrajnuar me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies në shtetet ku jetojnë, eksperiencat pedagogjike ndërkombëtare i ka bërë mësuesit e diasporës shqiptare kompetentë, virtuozë dhe dinjitozë në mësimin e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare. Këta mësues janë shndërruar në personalitete kombëtare dhe gëzojnë një reputacion të lartë dhe në shtetet ku punojnë e jetojnë. Mësuesit shqiptarë në diasporë, me pasionin, krenarinë dhe përkushtimin për të mësuar gjuhën shqipe bashkatdhetarëve, përveç se ruajnë identitetin, kulturën, traditën, shpirtin shqiptar, ata janë shndërruar në ambasadorë të pazëvëndësueshëm të etnitetit dhe identitetit tonë në botë. Mësuesit e diasporës shqiptare mbajnë gjallë flakën e dashurisë për Mëmëdhenë, zjarrin e shpirtit të bukur arbëror dhe  krenarinë e të qënit shqiptar. Falë mësuesve të përkushtuar, distancat shpirtërore atdhetare i kanë mundur distancat gjeografike. Nga fryma e tyre atdhetare, prej duarve të tyre të bekuara, prej dijes që përcjellin, mësuesit e diasporës trashëgojnë dhe shënjojnë vazhdimësinë e kombit tonë. Mësuesit shqiptarë në diasporë na bëjnë krenarë ndër kombe e shtete tjera. Mësuesit shqiptarë janë shndërruar në fidanishte ku këndojnë bilbila dhe rriten dallëndyshe që pasi fluturojnë në qiejt blu të botës kozmopolite, përsëri nuk e harrojnë dhe kthehen në folenë e ngrohtë: Mëmëdhe. Mësuesit shqiptarë në diasporë janë ambasadorët e vërtetë të kombit shqiptarë. Ata janë krenaria jonë, vazhdimësia jonë, identiteti ynë, më të vlefshëm se diplomacia parlamentare, ministrore apo konsullore qoftë. Mirënjohje e nderim. Respekte e vlerësim sot, nesër dhe përgjithmonë.

Filed Under: Featured Tagged With: Diaspora-Shkolla shqipe, shkolla, Sokol Paja

Diaspora-Shkolla shqipe në Itali

June 13, 2016 by dgreca

-Angazhime për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë/

-Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati në aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në rajonet e Venetas dhe të Lombardisë/

PRISHTINË, 13 Qershor 2016/ Gjatë qëndrimit në Itali, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar në rajonet e Venetas dhe të Lombardisë.

Në Trevizo, ai pati një takim pune me Këshillin e Arsimtarëve të rajonit të Venetos, ku morën pjesë edhe aktivistë të komunitetit dhe prindër. Në takim u bisedua për rezultatet, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet mësimi shqip në këtë pjesë të Italisë. Njoftimi i dërguar sot thekson se, ministri Murati i përgëzoi prindërit dhe mësuesit, të cilët në mënyrë vullnetare po e mbajnë gjallë shkollën shqipe. Ai  tregoi për punët që po bën Ministria e Diasporës për ta ndihmuar mësimin shqip në diasporë, si dhe angazhimin për realizimin e marrëveshjes për arsimin shqip në diasporë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në Trevizo, ministri Murati mori pjesë edhe në një manifestim të organizuar nga shkolla shqipe për nder të përfundimit të vitit shkollor të mësimit të gjuhës shqipe. Në këtë manifestim ishin prezentë edhe përfaqësues të autoriteteve italiane komunale, rajonale dhe kishtare. Në këtë takim, ministri Murati, përveç falënderimit për mësuesit dhe nxënësit për një organizim të mirë të manifestimit, i falënderoi edhe autoritetet italiane për gatishmërinë që kanë për bashkëpunim me komunitetin shqiptar.

Ministri Murati pati një takim edhe me përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, me shoqatat dhe mësuesit e rajonit të Lombardisë, me të cilët bisedoi për domosdonë e një bashkëpunimi edhe më të mirë të të gjitha shoqatave në Itali, si dhe nevojën e krijimit të një organizimi të përbashkët të arsimtarëve shqiptarë në nivel të Italisë./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora-Shkolla shqipe, Minsitri Murati, ne itali

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT