• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-Sporti në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar

October 21, 2016 by dgreca

-Ministri Valon Murati priti anëtarët e ekipit futbollistik SC “Drita-Kosova” nga Gjermania, fitues të Kupës së Diasporës për futboll/

-Takimi u realizua pas ndeshjes që ekipi i futbollit nga diaspora zhvilloi me fituesin e Kupës së Kosovës në futboll  FC “Prishtina” për Kupën Diasporë-Kosovë/

PRISHTINË, 21 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Sot  në Prishtinë, në Ministrinë e Diasporës të qeverisë së Kosovës, ministri Valon Murati priti anëtarët e ekipit futbollistik SC “Drita-Kosova” nga Gjermania, fitues të Kupës së Diasporës për futboll.Ministri Murati, pasi i përgëzoi anëtarët e këtij ekipi për angazhimin, sukseset dhe punën që bëjnë, tha se sporti është shumë i rëndësishëm, sepse nuk është vetëm një aktivitet i dobishëm fizik, por edhe një aktivitet social, ngase përmes tij mbahen lidhjet shoqërore dhe  krijohen lidhje të reja,  e që ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga asimilimi.

“Për neve si ministri, po edhe si shtet është shumë e rëndësishme që ju organizoheni, takoheni mes vete dhe kështu e e mbani gjallë frymën shqip dhe identitetin kombëtar shqiptar në diasporë. Ne do t’ju mbështesim dhe do t’i shikojmë të gjitha mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen, duke përfshirë edhe institucione të tjera”, theksoi ministri Murati.Enver Musli-Ukaj, kryetar i klubit SC “Drita-Kosova”, njëherësh nënkryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit për Gjermani, tha se i janë shumë mirënjohës MeD-së për përkrahjen që u jep  klubeve shqiptare në diasporë. “Të gjithë lojtarët luajnë vullnetarisht dhe kjo na shtyn të punojmë edhe më shumë për t’u krijuar kushte sa më të mira”,  tha Ukaj. Sipas tij, “Drita-Kosova” , përveç sportit, prezenton edhe kulturën shqiptare, në veçanti në vendin ku jetojnë. Ai theksoi se në kuadër të këtij ekipi funksionon edhe radioja në gjuhën shqipe, roli i së cilës është ta luftojë asimilimin e fëmijëve tanë.

Ky takim u realizua pas ndeshjes që ekipi i futbollit nga diaspora zhvilloi dje me fituesin e Kupës së Kosovës në futboll  FC “Prishtina” për Kupën Diasporë-Kosovë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: DIASPORA-Sporti, Identiteti Kombetar

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT