DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR/
Gazeta 106 vjecare, DIELLI, zeri i Vatres,me e vjetra e Botes shqiptare, qe ende botohet ne SHBA,me rastin e 103 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, do te publikoje nje numer special, festiv, me ngjyra, kushtuar Dites se Flamurit.Gazeta do te kete 120 Faqe. Pa mbeshtjen e shqiptareve, dalja e ketij numri eshte e pamundur.Pranojme shkrime origjinale qe lidhen me Pavaresine, Flamurin Kombetar, firmetaretetj. Klikoni mbi titull dhe do te lexoni detajet dhe thirrjen e Editorit te Gazetes”Dielli”. Falenderojme bashkepunetoret tane ne vendlindje apo ne Mergate, korrespondentet,mbeshtetesit,te gjithe vatranet dhe biznesmenet, qe me kontributin e tyre kane mbajtur gjalle kete regjister historik te shqiptareve te Amerikes, qe nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca –
DIELLI NE SHERBIM TE KOMUNITETIT-The Albanian-American Educators Association
VEPRIMTARI NE NDIHME TE MESUESEVE SHQIPTARO-AMERIKANE. Kliko siper titullit dhe lexo flyerin.Folesi kryesor Profesor Shinasi Rama. Veprimtaria organizohet te Premten me 23 Tteor 2015, ora 4-6 pm. Organizator i Veprimtarise:The Albanian-American Educators Association
Dielli
DIELLI, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR
DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR/
Gazeta 106 vjecare, DIELLI, zeri i Vatres,me e vjetra e Botes shqiptare, qe ende botohet ne SHBA,me rastin e 103 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, do te publikoje nje numer special, festiv, me ngjyra, kushtuar Dites se Flamurit.Gazeta do te kete 120 Faqe. Pa mbeshtjen e shqiptareve, dalja e ketij numri eshte e pamundur.Pranojme shkrime origjinale qe lidhen me Pavaresine, Flamurin Kombetar, firmetaretetj. Klikoni mbi titull dhe do te lexoni detajet dhe thirrjen e Editorit te Gazetes”Dielli”. Falenderojme bashkepunetoret tane ne vendlindje apo ne Mergate, korrespondentet,mbeshtetesit,te gjithe vatranet dhe biznesmenet, qe me kontributin e tyre kane mbajtur gjalle kete regjister historik te shqiptareve te Amerikes, qe nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca
FLET PER DIELLI-N ISMAIL KETA, 3 HERE KAMPION BOTE
Bisedë me shqiptarin me origjinë nga Bulqiza z.Ismail Keta tri herë kampion bote në Taj e Kik Boks/
Të ndihmosh dhe bësh mirë është detyrë njerëzore. Duhet ta bëj çdo njeri, mbi të gjitha ne shqiptarët që njihemi për bujari dhe fisnikëri. – Ismail Keta/
Biesedoi Keze Kozeta Zylo/
Ismail Keta ka lindur në Bulqizë, më 1 dhjetor 1976 dhe ka fituar tri herë radhazi titullin kampion bote. Është një rast unik jo vetëm për një sportist shqiptar, por dhe për një sportist në gjithë botën. Ismail Keta jo vetëm që është një sportist i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha ai është NJERI! A nuk ishte Ismail Jonny Keta që doli në ring në Gjermani dhe të gjitha fitimet ja dhuroi vajzës 16 vjeçare me origjinë nga Peshkopia Ambra Medës për ta shëruar nga një sëmundje e rëndë? Kurimi i saj jashtë shtetit kërkonte shuma të mëdha eurosh, por të dy ja dolën mbanë: ISMAILI NË RING ME RIVALIN E TIJ DHE AMBRA NË RING ME SËMUNDJEN!
Ismail Keta ka qenë krah i fuqishëm dhe për vëllain e tij të famshëm Gjetan Keta, kampion i Euroazisë i cili do të përballet në ring, më 21 Nëntor të këtij viti në Madiosn Square Garden për kampion bote.
Le ta lexojmë historinë e jashtëzakonshme të shqiptarit Keta nëpëmrjet intervistës që realizuam në New York.
Pyetje- Të marrësh titullin tri herë kampion bote është një punë kolosale, kërkon vullnet titanik, mundime, talent, a mund te na flisni ju lutem si arritët deri këtu?
Pergjigje:- Gjithmonë ndihem mirë të flas, të tregoj për njerëzit e mi dhe shqiptarët, pasi historia e jetës dhe karrierës time sportive është shumë e dhimbshme, e egër, por dhe inkurajuese për të rinjtë, fëmijët, prindërit shqiptarë që dinë të kuptojnë vuajtjet dhe rezultatet e mia.Nga që nuk mundem t’ju shkruaj gjithë historinë time për arsye kohe, dua ti përgjigjem pyetjes tuaj me pak fjalë. Me punë dhe sakrificë, arrihet lumturi dhe çdo gjë në jetë.
Pyetje- Ju jetoni në Gjermani, kur keni ikur nga Shqipëria dhe si u integruat kaq shpejt në Gjermani?
Pergjigje- Une kam ikur nga Shqipëria në vitin 1996. Une jam i njejti Ismail, ashtu si në vitet 1996 me të njejtin karakter, vetëm më i kalitur me dashurinë për punën dhe atdheun nga që kam qenë larg tij dhe kështu jam edukuar nga Gjyshi dhe familja ime.
Pyetje- Në ndeshjen e parë në Munih krahas sportdashësve të huaj keni pasur mbeshtetes dhe shqiptarë si jeni ndjerë për këtë?
Pergjigje- Po e vërtetë. Kam pasur shumë shqiptarë. Me njeriun tënd ndihesh gjithmonë mirë, më i fortë dhe krenar, këto janë, tri gjëra që mua më kanë sjellë suksesin në ringun e Boksit. Për këto arsye gjithë shqiptarëve dhe Atdheut u jam gjithë jetën mirënjohës.
Pyetje- Ju keni rifituar titullin kampion Bote në Kik dhe Taj Boks duke mundur hollandezin Remo Arnst më 2012. Ju keni përshëndetur në shqip, na flisni ju lutem për emocionet tuaja dhe luftën tuaj për ta mundur rivalin tuaj?
Pergjigje- Në këtë luftë sportive kundra Hollandezit më 1 dhjetor 2012 (ditën që unë kisha ditëlindjen), fitorja e asaj dite ishte shumë më e rëndësishme se jeta ime! Ai më kishte marrë titullin në maj të po atij viti dhe kishte deklaruar që unë nuk mund tja arrij për t’i marrë titullin atij.Përveç kësaj ishte 100 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë dhe unë doja t’i bëja gjithe shqiptarët krenarë. Krenaria është çelësi i suksesit.
Pyetje- Aktualisht me çfarë merresh në Gjermani dhe për sa kohë do e vazhdoni ta ushtroni sportin?
Pergjigje- Unë pata fatin falë Zotit dhe përpjekjes sime prej 25 vitesh, të bëhem 3 herë kampion Bote. Hera e tretë ishte në dhjetor 2013 ku kjo ndeshje ishte për bamirësi për jetën e një vajze shqiptare 16 vjeçare. Falë Zotit ajo jeton dhe ështe mirë, unë vendosa ta lë ringun e boksit si sportist profesionist, me obligimin për të punuar shumë, dhe nxjerrë kampionë të tjerë shqiptarë me përvojen time 25 vjeçare në sport. Për momentin po merrem më shumë me vëllain (Gjetanin) i cili është kampion Europe dhe Azie në Federatën WBC për ndeshjen e tij në New York në prag të festave të Nëntorit në Madison Square Garden.Pra nuk jam larguar nga ëndrra ime (Ringu/Sporti i boksit.)
Pyetje- Ju keni ndihmuar mjaft shqiptarë, por ajo më e bujshmja ka qenë me vajzën dibrane Ambrën për të sensibilizuar bashkatdhetarët kudo për ta ndihmuar këtë vajzë që vuante gati nga një sëmundje shumë e rëndë? Dy vëllezërit, Ismail dhe Gjetan Keta u ngjitën në ring për Ambrën! Na flisni ju lutem për këtë histori?
Pergjigje- E preka dhe më lart. Historia e titullit tim të tretë botëror ka si arsye shpëtimin e jetës së Ambrës. Per mua, Gjetanin si dhe familjen time, Ambra është bërë mbesë, ajo dhe gjithë motrat, si dhe vëllai i vogël 3 vjeçar, na thërrasin Daja. Nuk kam dëshirë të flas për bamirësitë e mia, sepse unë jam vetë prind (kam 2 djem, një 5 vjeç dhe një 9 muajsh). Të ndihmosh dhe bësh mirë është detyrë njerëzore. Duhet ta bëj çdo njeri, mbi të gjitha ne shqiptarët që njihemi për bujari dhe fisnikëri.
Pyetje- Si ndihej Ismail Keta në ring përballë me kundërshtarët e tij?
Pergjigje- I pamposhtur dhe shpeshherë më obligues seç duhej nga respekti për shqiptarët si detyrë për të fituar. Gjë e cila ka sjellë dhe humbje në karrierën time sportive.
Pyetje- Ju jeni dy vëllezër që e ushtroni këtë sport sa me fat ndiheni për këtë?
Une që luaj dhe rolin e trainerit për Gjetanin si vëlla, nuk mund të them që ndihem me fat! Çdo goditje që ai merr është goditje në zemër, dhe njokohësisht ngarkesë e pa imagjinueshme, për të ruajtur qetësinë si vëlla dhe ruajtur rolin e trainerit, për të qenë strateg që ai të fitojë, të nderojë veten, mua, prindërit tanë dhe Flamurin.
Pyetje- Cila është familja juaj dhe lidhjet tuaja me Atdheun, Bulqizën?
Pergjigje- Kur më pyet dikush për familjen, nuk mund të rri pa kujtuar ata që ndiej me zemër që janë fëmijet e mi, prindërit, vëllezër e motra, bashkëshortja, kushërinjtë dhe kurshërirat pasi i dua shumë dhe jemi shumë të lidhur. Por nënkuptimi i pyetjes veçon dy djemtë e mi, Gjergjin 5 vjeç, Arianitin 9 muajsh dhe bashkëshorten time Bruna. Nuk mund të rri pa përmendur dy prindërit e mi që i dua shumë dhe ndihem obligues pasi më kanë rritur dhe mbajtur merakun gjithmonë sado i fortë dhe i vjetër unë bëhem në jete, ata vazhdojne te kene merakun e prindit.
-Faleminderit i nderuar Ismail për bashkëbisedimin tonë.
-Faleminderit juve znj.Kozeta, gazetave, medieve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.Pa respektin e tyre dhe emrin “Shqiptar” nuk isha sot ky që jam. Shfrytëzoj rastin t’ju uroj e kujtoj bashkatdhetarëve të mi se: “Sporti është jetë, shëndet, vlerë, bashkim dhe mirësi për njeriun!
1 tetor, 2015
Staten Island, New York
NËNË TEREZA SI SIMBOL I DASHURISË NJERËZORE
Nga Dalip GRECA/*
Sot, me 26 gusht, Nënë Tereza mbush 105 vite nga lindja, ndërsa në 5 shtatori na kujton ditëvdekjen. Në nderimin që i bëjnë jetës dhe veprës së saj të përbotshme,humane, shqiptarët ndjehen krenarë, që simboli i tyre, vitin që vjen, më 4 shtator do të shënjtërohet. Në fakt në optikën e shqiptarëve ajo ishte shenjtë që në gjallje të saj, tek luftonte për të rikthyer në jetë ata që kishin marrë rrugën e vdekjes, tek ndihmonte të varfërit, tek mjekonte lebrozët, të gjymtuarit, tek u bëhej nënë të braktisurve, tek u shuante urinë të varfërve. Kur Nënë Tereza merrte Cmimin”Nobel” për Paqe, nga Roma, korrespondenti i Diellit, Petro Vucani, shkruante se Nënë Tereza ishte shenjtëreshë. Dhe ai si të tillë e përcjell tek lexuesit ndërsa e interviston me plot dashuri e krenari.
Ne shqiptarët jemi fatlum, që ajo, Nënë Tereza,që ngriti të fuqishëm Tempullin e dashurisë njerëzore, i përket racës tonë, gjakut tonë, ajo mbetet arbërore, dhe e thoshte me plot gojë se ishte shqiptare. Natyrisht që personaliteti i saj i kalon kufijët e një Kombi, ajo i përket njerëzimit mbarë sepse e atillë është vepra që i la trashëgim njerëzimit:Dashuria njerëzore!
Shqiptarët e Amerikës kanë arsye të ndjehen krenarë që iu bënë mbështeje, ndërkohë që vendi amë, e kishte mohuar dhe ia kishte ndaluar hyrjen, madje nuk e lejoi as për t’i hedhë një dorë dhe’ nënës.Por ajo i fali persekutorët e saj në emër të dashurisë njerëzore. Kur do të vinte në Kombet e Bashkuara, kur prijësi i OKB e cilësonte Nënë Terezën një OKB më vete, për turp ambasadori shqiptar do të braktiste seancën në shenjë “proteste” a mosnjohje, ndërsa shqiptarët e Amerikës do të zinin radhën tek kangjellat që ta shihnin, ta preknin, ta përshëndesnin. Lume Juka e ka sjellë me shpirt e emocion atmosferën e asaj kohe. Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që e pritën me padurim në qershor 1988 kur ajo do të vinte në Kishën e Bronxit dhe do takohej me bijtë e bijat e gjakut të vet. Shumë prej atyre që e patën fatin ta takojnë atë ditë ruajnë kujtime, fotografi.
Intervista që i dha Gjekë Gjonlekës, ish gazetar i Zërit të Amerikës, edhe sot dëgjohet me krenari nga shqiptarët, kur ajo përcjell Lutjen në gjuhën e gjakut të saj, arbënor, gjuhën shqipe. Kur u organizua seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan mes serbëve dhe shqiptarëve, serbët, që përfaqësoheshin me qarqet me të larta shkencore, akademike dhe fetare- shtërngonin në gjokse kryqe,ndërsa shqiptarët mbanin në xhaketa dhe ndër duar portretin e Nobelistes me gjak shqiptar,simbolit të Paqës, Nënë Tereza. Fituan shqiptarët në atë përballje. Dobrica Ćosić ishte i pari që e kuptojë se Washingtoni kishte nisë të fliste shqip, dhe se kishte ikë koha e serbëve në Amerikë, kishte ardhë koha e shqiptarëve.
Shqiptarët e Amerikës,me 5 shtator 1997, ishin në Kalkuta, kur pushoi së rrahuri zemra e dobësuar e Nënës Terezë. E qanë me Lot, sic qajnë bijtë për nënat. E përcollën me lutje duke patur në krye të meshës një prift atdhetar shqiptar, dom Anton Kcirën.
Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që do të ngrinin të parët Shtatoret e përjetësisë për Nënën e përbotshme, simbolin e dashurisë njerëzore. Vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojcaj, do të bëheshin ideatorët e realizuesit e shtatoreve të përjetësimit të Saj në Amerikë dhe në trojet Kombëtare: Në Malësi(Tuz), Prishtinë, Mitrovicë, Strugë, në Nju Jork, në Detroit, në Ohio, po ashtu edhe Elmi Berisha Klinë, Mhill Gjuraj në Pejë etj.
Janë po shqiptarët e Amerikës ata që janë bërë promotorët e mbledhjes së fondeve për ndërtimin dhe përfundimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, jo vetëm pse ajo mbanë emrin e shenjtëreshës. Jemi Komb i vogël dhe kemi nevojë për simbole, që i respekton Bota. Ditën e 26 Gushtit 2005, pikërisht në ditëlindjen e Nënës Terezë, dy simbolet e mëdha të Kosovës dhe kombit shqiptar, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe Ipeshkëvi i Kosovës Mark Sopi, tek vendosnin gurthemelin e Katedrales, kishin pranë edhe shqiptarët e Amerikës. Dhe ishin ata, shqiptarët e Amerikës, që i prinë fushatës për mbledhjen e fondeve duke grumbulluar më shumë se 1, 3 milionë dollarë dhe vazhdon cdo vit të shtohen fondet përmes Turneut të Golfit, nën drejtimin e Qendrës Kulturore”Nëna Terezë”, pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” me organizator veprimtarin e palodhur, Anton Raja dhe shokët e tij.
Nënë Tereza na ka lënë pas kryeveprën e saj, Tempullin e Dashurisë njerëzore, që ngrihet mbi urrejtjen, mbi përcarjen. Tempulli që ajo na la ngrihet mbi fetë, mbi kombet, mbi shtetet. Mesazhi:Ta duam njeri-tjetrin, ta duam jetën, të ndihmojmë njëri-tjetrin, duhet të na ushqejë shpirtrat dhe mendjet. Vetëm kështu do t’i bëjmë ballë sfidave.Këshillat që ajo la pas janë një testament i ri për mbarë njerëzimin.
Coni ndërmend vetëm disa nga thëniet e saj të urta dhe do të ndjeheni të pasur në shpirtra:- Nese vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!, ka thënë ajo. Ose:
-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Unë, thoshte ajo, shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?
-Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.
-.Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar,që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.
-Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
-Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
-Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
Ne, Shqiptarët, të shpërndarë në shumë shtete te Ballkanit dhe të mërguar, thuajse në të gjithë kontinentet, duhet të ndjehemi krenarë për shënjtëreshën tonë. Jo vetëm, kaq, por të përpiqemi të bëhemi pjesë e trashëgimisë së saj, të përfitojmë nga Tempulli i Dashurisë Njerëzore, dhe të mos bëhemi mbartës të urrejtjes, të mos bëhemi mish për top për ideologi që nuk janë në traditën shqiptare,të mos bëhemi merecenarë të luftrave ekstremiste fetare. Jo urrejtjes!Për ne,shqiptarët, harmonia fetare është vlerë e trashëguar dhe duhet të mbetet e shenjtë si e tillë.
* Editorial i Diellit
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 14
- Next Page »