Sic informon “Ora News TV”, Ikën dhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit. Kjo nuk ishte e papritur.Ishte parashikuar se do te digjej dhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Seanca e mbledhur në orën 15:00 zgjati vetëm 5 minuta, dhe ishte thjesht formale, dhe u ezaurua pa asnjë kandidat të propozuar.
Edhe sot dy bashkryetarët e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, thanë se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që Presidenti i ri të jetë mbi palët.
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
Me 19 Prilli Parlamenti zhvilloi raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri pa asnjë kandidat të propozuar. Në të njëjtën mënyrë do të zhvillohet dhe raundi i radhës të enjten në orën 15:00, ndërsa dy bashkryetarët e mazhorancës kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, thanë se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që presidenti i ri të jetë mbi palët. Si tentative për t’i dhënë mundësi opozitës dhe dialogut për zgjidhjen e krizës poltike, Rama dhe Meta cilësuan dhe kërkesën në KQZ, për shtyrjen e afatve për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Tirane- Parlamenti zhvilloi pa kandidat raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet të enejten në orën 15, sërish pa një emër për t’u votuar. Dy bashkryetarët e mazhorancës, kryemisnitri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, thanë në përfundim të parlemntit se po presin opozitën që të përfshihet në proces, në mënyrë që presidenti i ri të jetë mbi palët.
Edi Rama: Ne sikundër e kemi thënë për t’i dhënë hapësirë e mundshme brenda korinizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike PD dhe atyre që bashkë me të janë ngujuar në çadrën e frikës nga drejtësia nuk paraqitën një kandidat.
Ilir Meta: Ishte tregues u vullnetit për të respektuar procedurat, por edhe durimit dhe vullnetit për të pasur mundësi për të biseduar edhe me opozitën që të kemi një proces sa më bashkëpunues dhe mundësisht sa më konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri bashkë me opozitën.
Por kur u pyet se kur mazhoranca po kërkon t’i jap kohë opozitës për tu përfshirë në proces, pse raundi i dytë u vendos të zhvillohet vetëm 20 orë më pas, kryeparlemntari Meta dha këtë përgjgije.
Ilir Meta: Fakti që raundi i dytë do të bëhet nesër nuk do të thotë se raundi i dytë do të bëhet pasnesër.Mendoj që do të jepet koha e duhur dhe shpresoj që fillimi i javës së ardhshme të jetë fillimi i dialogut.
Rama e Meta u kujdesën që para mediave të deklarojnë se i kanë votat për presidentin e ri dhe se djegija e raundeve nuk vjen për shkak të mungesës së konsensusit brenda mazhorancës.
Edi Rama: Durimi vjen nga fuqia që kemi. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë si një motiv për të qenë arrogant. Ne e kemi kuptuar si një arsye më shumë për të qëndruar.
Ilir Meta: Kjo mazhorancë i numrat për zgjedhjet e presidentit të ri, por besoj se ky është një proces shumë i rëndësishëm që pa dyshim meriton edhe bashkëpunimin e tyre.
Por sa kohë, janë të gatshëm të presin opozitën? Kryeministri Rama tha se do bëjë gjithçka deri ne fund që emri i presidentit të ri të jetë konsensual dhe me integritet, por pritja e ka një fund ndërsa garantoi se pavarësisht gjithçkaje vendi do ta ketë presidentin e ri.
Edi Rama: Vendi nuk do ngelet asnjë ditë pa president. Ne Presidentin e duam për vendin jo për vete. Sepse po ta donim për vete sot do ishit duke intervistuar Presidentin jo mua.
Si përpjekeje për konesus dhe mundësi për përfshirjen e opozitës, Rama dhe Meta, cilësuan dhe kërkesën në KQZ për shtyrjen e afatave për regjistrimin e koalicioneve.
Edi Rama: Kemi të bëjmë krizë dramatike të PD. Po mundohemi t’ia lehtësojmë këtë rrugë PD për të dalë nga kjo krizë.
Ilir Meta: Vullnet maksimal për t’i dhënë më shumë kohë opozitës për t’u regjistruar
Kryemisnitri, Edi Rama, tha se opzitës do t’i jepet kohe dëri në regjistrimin e kandidatëve për deputetë, që është data 5 maj.
Edi Rama: Çdo përpjekje e ka një fund dhe fundi i të gjitha përpjekjeve do të jetë momenti i regjistrimit të kandidatëve të ekipeve që do të garojnë për 18 qershorin.
Por kryeparlamentari Ilir Meta nuk i mendon zgjedhjet pa opozitën.
Ilir Meta: Nuk dua ti mendoj zgjedhjet pa opozitën.
Meta, sqaroi se nuk është tërhequr nga kërkesa për qeveri besimi, por sipas tij propozimi u keqpërdor nga faktor të ndryshëm politik.
Ilir Meta: U keqpërdor për të ndezuar me tej retorikat duke kërkuar edhe arrestime të politikanëve të caktuar.
Seanca e raundit te pare – Procedura ishte thjesht formale pasi nuk kishte asnje kandidat. Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi lexoi raportin e komisionit për raundin e parë, kryeparlamentari Ilir Meta tha se seanca e parë konsiderohet e ezauruar.
Hysi: Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Votimi quhet i kryer edhe në konkurrim nuk pshtë paraqitur asnjë kandidat i paraqet seancës këtë raport me qëllim përmbylljen e procedurave të raundit të parë.
Meta: Bazuar në raportin e komisionit të Ligjeve, seanca e parë quhet e ezauruar.
Mbledhja e komisionit te Ligjeve- Rreth orës 17:00 u mblodh edhe Komisioni parlamentar i Ligjeve.
Kryetarja e këtij komisioni, deputetja socialiste, Vasilika Hysi tha se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur, duke shtuar se raundi quhet i kryer. Kjo do të thotë se raundi i parë ka dështuar.
Hysi: Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit. Kandidati duhet të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës. Raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat. Komsioni dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat.
Jane 5 raunde
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.