Diskursi politik/
LIGJI ZGJEDHOR DISKRIMINON SHQIPTARËT/
Formimi i grupit punues për ndryshimet në ligjin zgjedhior në Mal të Zi, paraqet një rast të mirë për të eliminuar defektet e ligjit zgjedhor ekzistues i cili është diskriminues për shqiptarët nga fakti se në praktikë kemi pabarazi qytetare e nacionale të shqiptarëve , që nuk është në favor të demokracisë parlamentare, por të majorizmit të shumicës ndaj pakicës, andaj duhet gjetur një model të qendrueshëm dhe i pranuar për shqiptarët sikurse e kanë disa vende në regjion.
Shkruan: Dr.Nail Draga/
Duke marrë parasysh së deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare janë edhe dy vite, ka kohë që diskutohet për ndryshime në ligjin zgjedhor ekzistues në Mal të Zi, kryesisht nga ana e opozitës parlamentare. Andaj duke e trajtuar këtë çështje si të domosdoshmë ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi ka formuar grupin punues enkas për reformën zgjedhore me 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) me mandat njëvjeçar. Ndonëse kemi të bëjmë me një ligj kompleks i cili trajton një gamë të gjerë çështjesh, afati kohor prej një viti i këtij grupi punues si duket i konvenon më shumti pushtetit aktual, sepse nuk do të jenë në rend të ditës zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç janë paralajmëruar muajve të fundit.
Në kërkim të drejtave të mohuara
Në vend që të drejtat e arritura të mbrohen dhe të avancohen, në Mal të Zi, ndodhë pikërisht e kundërta, ata mohohen sipas vullnetit politik të pushtetit, ku ligji zgjedhor është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë.
Pikërisht një dukuri e tillë ka ndodhur me mosrespektimin e Ligjit të pakicave në cilin theksohet së të drejtat e arritura nuk mund të cenohen.Por, pikërisht një ligj i tillë nuk është respektuar me rastin e miratimit të ligjit zgjedhor në vitin 2011, duke iu mohuar shqiptarëve „njësinë e tyre zgjedhore“ e cila jepte pesë deputet.
Ishte një vendim kundër shqiptarëve dhe të arriturave të tyre, ku i detyroj deputetet shqiptarë(4) të lëshojnë seancën e parlamentit në mënyrë demonstrative, sepse ishte një votim kundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve. Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qendrim i tillë i shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e ri zgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijuese parlamentare(2012).
Ligji i ri zgjedhor shqiptarëve permes partive nacionale iu mundëson maksimalisht të jenë të përfaqësuar me tre deputet. Pra, nga 4 deputet sa kishin nga zgjedhjet e vitit 2009, me këtë ligj të ri iu mundësohet të kenë maksimalisht 3 deputet. Këtu qendron edhe problemi sepse katër deputetet shqiptarë që ishin më parë, si duket paraqitnin rrezik për pushtetin. Por, nëse analizohet ligji zgjedhor ekzistues, del qartë së shqiptarët permes subjekteve të tyre nacionale, nëse bëjnë koalicione parimore, mund të arrijnë të fitojnë 2 deputet, ndërsa i treti mbetet si mundësi teorike.
Infektimi me virusin e liderizmit
Pikërisht, nga mos koordinimi i subjekteve politike shqiptare, në sajë të infektimit nga virusi i bajraktarizmit dhe liderizmit në vend që të dalin në zgjedhje me një apo dy lista zgjedhore ata dolen me 3-4 lista zgjedhore, duke djegur votat dhe mos arritur objektivin e dëshiruar. Dhe një konstatim i tillë u dëshmu në zgjedhjet vijuese në vitin 2012, ku subjektet politike shqiptare edhe pse arriten të fitojnë 12.500 vota fituan vetëm 2 deputet ndërsa në vitin 2016, kemi një rënie drastike në 9.500 vota dhe u fitu vetëm 1 deputet.
Ishte ky një zhgënjim i shqiptarëve, që është rezultat i ligjit zgjedhor diskriminues si dhe mos arritjes së kompromisit në mes vet subjekteve nacionale të shqiptarëve, nga del se më së shumti përfitoj DPS-i, që ishte projektuesi i një ligji të tillë zgjedhor. Por, nëse e krahasojmë numrin e votave për një deputet për subjektet tjera në kuvendin e Malit të Zi, del qartë se deputeti shqiptar ka kushtuar më shumë se deputetet e subjekteve të tjera, që është pasojë e ligjit zgjedhor. Pikërisht, këtu qendron mashtrimi politik me sintagmen e njohur „diskriminimi pozitiv“, që me më vend do të ishte të thuhej diskriminimi ligjor për shqiptarët në këtë mjedis.
Nuk ka dilemë se ky ishte qellimi i pushtetit, që shqiptarët të jenë të përfaqësuar sa për sy e faqe, mundësisht vetëm me një deputet, dhe ai të jetë nën obrellen e pushtetit. Pra, e tërë loja politike kishte qellimin që të zvoglohet pesha politike e shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi, sepse numri i tyre i lartë ka pasur mundësi të jetë edhe vendimtar për miratimin e ligjeve të ndryshme.
Ndërsa është e tepërt të thuhet se po ishte numri i deputetëve shqiptarë autentik si në vitin 2009, atëher ata do të ishin vendimtarë për qeverinë aktuale, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë përfitimit kanë arritur dy subjekte tjera(BS,SD) që në këtë përbërje (2016) janë të përfaqësuar me vetëm nga dy deputet.
Kroacia dhe Kosova model për Malin e Zi
Pikërisht, gjendja ekzistuese obligon për ndryshime cilësore të ligjit zgjedhor, madje jo duke shpikur diçka të re por duke marrë parasysh përvojen e vendeve tjera. Në këtë aspekt si ma e pranueshme për Malin e Zi mund të jetë modeli zgjedhor i pakicave në Kroaci apo Kosovë.
Kështu Kroacia si anëtare e BE, iu ka kushtuar kujdes të veçantë përfaqësimit të pakicave kombëtare, sepse për to ajo ka mandatet e garantuara. Kështu ligji zgjedhor në Kroaci për serbët ka të garantuar tre mandate, e pakicat tjera së bashku pesë mandate. Madje kësaj here shqiptarët në Kuvendin e Kroacisë janë të përfaqësuar me një deputet, edhe pse ata marrin pjesë me 0.5% nga popullsia e përgjithshme. Nga ana tjetër në Kosovë, ligji zgjedhor avancon pakicat, ku në rastin konkret për serbët janë 10 vende të rezervuara, ndërsa 10 mandate të tjera janë për pakicat tjera.
Nëse krahasojmë pjesëmarrjen e shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme në Mal të Zi, statistika zyrtare e paraqet 5%, dhe janë të përfaqësuar me një deputet autentik, ngjajshëm është edhe në Kroaci, ku shqiptarët marrin pjesë me 0.5% e popullsisë së përgjithshme dhe përfaqësohen me një deputet. Dhe nga një e dhënë e tillë del se defekti parësor është se kemi të bëjmë me një ligj zgjedhor i cili është diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi, sepse nuk janë marrë parasysh të drejtat e arritura, por qendrimi mohues i pushtetit ndaj tyre, për qellime politike.
Andaj, do të ishte e udhës që ata të cilët me votat e tyre kanë miratuar një ligj të tillë(DPS dhe DF), të inicojnë rikthimin e të drejtave të mohuara, permes ndryshimit të ligjit zgjedhor. Dhe një mundësi e tillë tani ekziston, por, për një veprim të tillë konstruktiv duhet vullnet politik, që për momentin nuk shihet se ekziston, sepse në rend të parë janë interesat partiake e klaneve të ndryshme e jo ato të qytetarëve në përgjithësi e të shqiptarëve në veçanti.
Për shqiptarët njësi e veçantë zgjedhore apo mandate të garnatuara
Për të pasur një ligj zgjedhor të qendrueshëm, legjislativi është i obligueshëm të miratojë një ligj i cili do të jetë i pranueshëm edhe për pakicat kombëtare në rastin konkret për shqiptarët, të cilët janë të diskriminuar nga ligji zgjedhor ekzistues.Një vendim do të eliminonte dilemat të cilat ishin të pranishme në prag të zgjedhjeve parlamentare, siç ishte më parë, apo me arritjen e 0.7% si kusht për të hyrë në garë ne ndarjen e mandateve, përqindje kjo që nuk garantonte në realizimin e mandatit të deputetit. Andaj, duke e parë si jo praktik ligjin zgjedhor ekzistues nga viti 2011, ku subjekti politik i shqiptarëve duhet të fitojë 0.7% për të hyrë në garë për ndarje të deputetëve e jo se e fiton ate, është e nevojshme ndryshimi i tij, që mos të ndodh si deri më tash ku një mandat i deputetit autentik shqiptarë të jetë dyfish me i votuar se deputetet tjerë në përbërjen parlamentare në Mal të Zi.
Pikërisht, për të eliminuar këtë pabarazi praktike ligjore në llogaritjen e mandatit të deputetëve, mendoj se ekzistojnë dy mundësi që janë më optimale e ata janë: e para njësia e veçantë zgjedhore dhe e dyta ajo e mandateve të garantuara.
Nëse në lidhje me njësinë e veçantë zgjedhore ekziston një përvojë e mjaftueshme sepse ka qenë e aplikuar në praktikë, jo si njësi e dytë zgjedhore por në sajë të vendvotimeve me popullsi shumicë shqiptare nga Ulqini në jug e Rozhaja në veri, ajo duhet të modefikohet e plotësohet me disa vendvotime të reja shqiptare, që në të kaluarën pushteti i ka lënë me qellim jashtë kësaj “njësie zgjedhore”.
Në sajë të numrit të votuesve kjo njësi do të siguronte pesë mandate të deputetëve ku përveç subjekteve politike të shqiptarëve do të kishin mundësi të garonin edhe partitë tjera nga spektri i ashtuquajtur qytetar.Përveç votave nga kjo njësi subjektët konkuruese do të kenin mundësi të marrin vota edhe nga vendvotimet tjera në Mal të Zi, si njësi zgjedhore, pra nuk ekziston kufizimi votave, por e kundërta mundësohet bartja nga vendvotimet e ndryshme.
Ndërsa modeli i mandatëve të garantuara do të ishte zgjidhje juridike, që për të parën here do të definohej në Mal të Zi, që ka të bëjë në përcaktimin e numrit të deputetëve në sajë të elektoratit votues shqiptarë, që varet nga kompromisi në grupin punues dhe votimit nga shumica parlamentare.
Po ashtu nuk duhet harruar faktin se në ligjin zgjedhor aktual ekziston sistemi i aksionit afirmativ për pakicat kombëtare, por me prag të ndryshëm për bashkësi të ndryshme kombëtare. Në këtë aspekt del qartë se kemi pabarazi praktike, që duhet përpjekur të eliminohet në sajë të mandateve të garantuara, ku në garë marrin pjesë vetëm subjektet e partive nacionale duke iu garantuar pjesëmarrjen në parlament.
Madje analist të ndryshëm janë të mendimit së Kuvendi i Malit të Zi i duhet të miratojë një ligj të ri për zgjedhjen e këshilltarëve e të deputetëve, e jo ndryshimin e plotësimin e tij, siç pretendon të realizojë grupi punues i miratuar kohë me parë, në parlamentin e Malit të Zi.
Punët tona nuk i kryejnë të tjerët
Përvoja e deritashme pluraliste me pushtetin në Mal të Zi, na bën të dyshojmë në seriozitetin e tyre për ndryshime cilësore në ligjin zgjedhor, sepse ata do të përpiqen si zakonisht për ndryshime kozmetike, duke ia përshtatur vetës, e jo për shqiptarët e popujt e tjerë pakicë në këtë mjedis. Nuk ka dilemë se për ndryshime konkrete në këtë drejtim nevoitet vullneti politik i pushtetit si dhe angazhimi maksimal i përfaqësuesëve të shqiptarëve në këtë grup punues.
Pikërisht në lidhje me këtë çështje mediat informuan se javën që shkoi në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të parlamentit G.Nimanbegu është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi me temë për reformën e ligjit zgjedhor. Në takim kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues kur ka të bëjë me përfaqësimin autentik te shqiptarëve, sepse nga katër deputet që i kishim në vitin 2011, pas dy cikleve zgjedhore kemi rënë vetëm në një përfaqësues.
Duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarët duhet të jenë unik, duke lënë anash interesat personale, partiake e klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë personale e partiake e askuj, sepse çështja shqiptare iu takon të gjithëve, andaj angazhimi konkret në këtë drejtim me kuadra të dëshmuara me etikë profesionale duhet të jetë objektiv i përhershëm i të gjith neve, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
(Nëntor, 2018)