Që nga momenti i marrjes së lajmit tragjik të vdekjes të 23 vjeçarit Erion Meçani, shqiptarët e Bronxit, nuk kanë rreshtur së vizituari familjen Meçani. Mbrëmjen e së mërkurës të 2 Janarit, nga ora 6 e mbrëmjes e deri në orën 9 të mbrëmjes, qindra bashkatdhetarë kanë kryer homazhe pranë arkivolit me trupin e Erion Meçani në “Lucia Bros Funeral Home.” Me lot në sy ata ngushëllonin prindërit dhe motrën e Erionit,si dhe të afërmit dhe miqtë.
Edhe gjatë ditës së enjte, me 3 Janar, bashkadhetarët kane vazhduar qe t’i shprehin ngushëllime Familjes Meçani në Lucia Bros Funeral Home në adresën:
569 East 184th Street
Bronx, NY 10458
Shërbimet Funerale të ditës së enjte u kryen sipas këtij orari:
10.00 am deri në orën 2 pm
5 pm deri 9 pm
Sot, ditën e premte, 4 Janar, në orën 10 para dite do të mbahet mesha në Our Lady of Mt. Carmel Church, e cila ndodhet në adresën:
627 East 187th Street, New York, NY 10458
Pas meshës, kortezhi do t’i drejtohet varrezës Cemetery of the Gate of Heaven, ku do të kryhet varrimi.