Më shumë se 700 të ftuar kanë uruar Dritan Kolarin dhe Dafina Dikën: TË TRASHËGOHENI!/
Ibrahim Kolari, vatran prej tre dekadash, anëtar i Këshillit të Vatrës,ish kryetar i Shoqatës Dibrane, veprimtar i komunitetit shqiptar në Amerikë ndër më të dalluarit, një biznesmen i suksesshëm me investime në vendlindje, kandidat për bashkinë e Dibrës, të shtunën në mbrëmje, me 27 Dhjetor 2014, ka ftuar miqtë, të afërmit, bashkëpunëtorët në një dasëm të pazakontë, ku pjesmarrja i kalonte të 700 të ftuarit. Dritani, djali i tij dhe i bashkortes Merita, vuri kurorë me Dafinën, të bijën e familjes Dika, zonjushën Dafina Dika. Dasma u organizua në një nga restorantet më famoze të New Yorkut, ku harmonizohet tradita e shume gjeneratave me bashkohoren, El Caribe Country Club Caterers në Brooklyn, New York. Me një kapacitet prej rreth 1000 e më shumë të ftuarish, restoranti mbahet si një nga më konkuruesit sfidues për raste të tilla, veçanërisht për dasma.EL Caraibe shquhet për dekor klasik, dizajn elegant, tavane të harkuar dhe ndriçim spektakolar, ku gjithaçka duket fluorishente.
Sa për menynë e ushqimeve, kuzhina e Ela Caraibe është e pakonkurueshme. Piëkrisht në këtë mjedis u organizua dasma e martesës së djalit të Ibrahim dhe Merita Kolarit,-Dritanit, ku të fuarit ishin jo vetëm nga Dibra, por nga e gjithë Shqipëria, nga Çamëria dhe Kosova.
Orkestra, ku shkelqentejo vetem Raif Hyseni, por dhe instrumentistit e tjere, këngët e kënduara nga diva e këngës popullore Merita Halili, Shqipe Kastrati, i talentuari Bledi Maqellara e të tjerë këngëtarë të ftuar , ia shtuan emocionet dasmës. I Zoti i dasmës, Ibrahimi, tek u uron mysafirët pjesmarrës në këtë dasëm të madhe, uron çiftin, krushqinë, por nuk harron dhe individët, si biznesmenin dhe veprimtarin Rrustem Gecaj , veçon mysafirët nga Vatra, zv/Kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Zef Balaj, Marjan Cubi, Ramiz Mujaj,Uka Gjonbalaj,Ramadan Gashi, editorin e Diellit, përfaqësuesin e Çamërisë Sali Bollati, Lavdrim Cami,dhe shumë nga mysafirët e veçantë. Ai gjenë momentin dhe i thotë pak fjalë për Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, e cila për 102 vite, nuk i është ndarë çështjes Kombëtare.
Dasma u përshkua nga tradita shqiptare, ku natyrisht mbizotëroi traditat e njohur dibrane, këngët dhe vallet e Dibrës, dhe në krye të valles janë ata, nusja, dhëndri, por dhe vetë Ibrahimi e Merita. Edhe motrat e dhëndrit- Dritanit, e “ngritën” në këmbë dasmën, duke kënduar, vallzuar, duke shoqëruar çiftin, qe shkëleqen nga bukuria.
Mysafirët e Vatrës përshëndesin familjen Kolari dhe çiftin me këngën -himn”XHamadani vija-vija” dhe të gjithë së bashku ngrihen në valle.
Nusja në valle, prerja e tortës,vallja e qelesheve, ishin disa nga çastet me më shumë emocione që u shoqëruan me duartrokitje. Dasma ka vazhduar deri në pasmesnatë dhe u mbyll me urimin e 700 të ftuarëve: Të trashëgohet çifti!(dg)