• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESE-Kur Dom Anton Kçira u takua me Papa Françeskun

September 8, 2018 by dgreca


2Antoni Papa Francesku
Nga Leonora Laçi/
Pak ditë pas festimeve të 2 vjetorit të shpalljes shenjtore Nanës Tereze( 4 shtator 2016), një tjeter shqiptar, dom Anton Kçira takohet me Papa Françeskun, së bashku me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj.
I njejti papë që lumnoi  klerikët katolik shqiptarë të persekutuar nga regjimi komunist.
40 Martirët e Shqipërisë janë shenjtorë të kishës katolike të pranuar si të tillë në 2016, prej të cilëve 2 në periudhën zogiste dhe 38 të tjerët gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u vranë mizorisht për besimin e tyre fetar. Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.
I njejti papë që shenjteroi dhe Nanen Tereze, e tashme takon një tjetër martir të gjallë që është sakrifikuar për popullin shqiptar e veçanërisht diasporen shqiptare në ShBA.
Dom Antoni shkruan rreth këtij takimi të rendësishëm të jetës së tij, ndonëse ka takuar në jeten e tij meshtarake edhe papet e mëparshëm:-“ Takimi i sotem me papa Françeskun, gjatë meshës së shejt që u kremtu në kapelen e Shën Martes, në Vatikan dhe takimi pas meshës ishte vërtetë diçka e veçantë për mu. Ishte një takim i përzemërt, me emocione dhe i paharrueshëm, nji bekim hyjnor për jetën time meshtarake.
Prandaj, falenderoj Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj qi ma mundësoi takimin e sotëm me papen, të cilin ai e njoftoi edhe për jetën, veprimtarinë dhe dëshmin time meshtarake.
Papa Françesku u interesu për jetën time meshtarake, për misionin e veprimtarinë dhe më përgëzoi përzemërsisht, më bekoi e më dha kurajo të shkoj përpara gjurmëve të krishtit shelbues. Dhe më tha:-“ Je deshmitar i gjallë i dashnis që Krishti ka për çdo njeri, kudo. Posaçërisht për popullin e vendit tand. Zoti të bekoft e të rujt.” Unë efalenderoj Zotin për këtë dhuratë të bukur, për këtë mirënjohje, për këtë bekim plot domëthanës që e pata sot në Vatikan, që s’ka president që mundet me ma dhanë. Dua të nënvizoj se pas nji jete mase 51 vjeçare meshtarie, gjithmonë në mesin e popullit tim shqiptar, në vendlindje dhe në diasporë ( në Detroit), komunitetit të Shën Palit, takimi me papa Françeskun e bekimi që mora prej tij, janë dhunti e çmueshme, nji lloj shpërblimi dhe mirënjohje për mundimin, vuajtjen por edhe për gezimet që kam pas gjatë tanë jetes dhe veprimtarisë time meshtarake. Po kthehem i lumtun, i pasun me hire e bekime hyjnore, me perqafimin e papes, për të cilin çdo ditë i lutem Zotit të na ruaj në drejtimin e kishës- mbyll fjalën e tij dom Anton Kçira.
Dom Antoni po gëzon frytet e punës së tij, një vit më parë iu festua 50 vjetori i meshtarisë si dhe studiuesit Tomë Mrijaj& Klajd Kapinova botuan një libër të dytë kushtuar atij. Ndërsa Shoqata Trojet e Arbrit mbajti me 1 gusht 2018  në Gjakovë që është vendlindja e tij, një Akademi për aktivitetin dhe kontributin e dom Antonit në diasporë por dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Tashmë dom Antoni takon papa Françeskun, dhe siç thotë dhe vetë takimi me të dhe vlerësimi që papa shfaqi ndaj tij ia kalonte çdo dekorimi e vlerësimi shtetërorë.

Filed Under: Histori Tagged With: Dom Anton Kçira, Leonora Laci, Papa francesku, takim

Akademia kushtuar dom Anton Kçirës nga Shoqata “Trojet e Arbrit”

August 2, 2018 by dgreca

 

2-Leonora-Laçi-250x274Nga Leonora Laçi/Sekretare e Përgjithshme e Shoqates Trojet e Arbrit, studiuese/1 akdemi1 Ish ambasad LaukaGjakovë, 1 gusht 2018- Në Sallen e Konferencave në Hotel Metropol-Gjakovë u mbajt akademia kushtuar dom Anton Kçira si dhe u promovua libri i dytë që i është kushtuar atij, organizatore ishte Shoqata I.Gj. Trojet e Arbrit, dhe ishte i treti organizim brenda pak ditesh që kjo shoqatë zhvilloi, pas Prizrenit dhe Lezhës i erdh radha Gjakovës2 akademi

Gjakoven po e vizitoja për herë të parë, është vendlindja e dom Anton Kçirës, vendi i heronjve real dhe atyre jo real. Pashë pak nga të gjitha; pak Shkodër, pak Prizren etj. 1 tomaTema bosht ishte- “Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptareve ne SHBA”. Shoqata Trojet e Arbrit nen kryesine e Mrsc. Nue Oroshit dhe keshillit organizator, pa harruar dhe bashkthemeluesit prof.dr. Muhamet Shatri, e veprimtarin, sekretarin e Lidhjes se III Shqiptare te Prizrenit,kontribuesin, studiuesin Tome Mrijaj i ardhur nga ShBA.

Sesioni filloi me himnin kombëtar e u ndoq nga poema e Kapedan Markut e Ernest Koliqi, fjalen e hapjes e mbajti prof.dr. Muhamet Shatri, ku përshendeti mysafirët e  studiuesit si dhe z. Tomë Jakun nga ShBA, u ndal tek rendësia e ketij sesioni dhe bëri nje apel të hapur, citoj-“ Guxoj të them ketu perpara jush të nderuar pjesëmarres, se ato që mohojnë këto figura madhore kombetare e njerëzore, me vlera që rrezatojnë në mbarë boten, e kanë humbur rrugen e shqiptarisë. Ne duhet ta kemi të qartë se pa terësinë e të gjitha feve te popullit tonë, do të zhbehet edhe shqiptaria. Prandaj, duhet të luftojmë me ngulm që fara e keqe, sidomos ajo e perskajshmërisë islamike, të mos mbijë dhe të mos leshoj rrenjë në trojet etnike”.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre perfaqësues të  klerit katolik si; Mons. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkvi i Tivarit, mons. Zef Gashi, ipeshkv në pension, mons. Hilë Kabashi, ka qenë administrator i kishës katolik në Shqipërinë e Jugut, aktualisht në pension në Gjakovë, dom Nikë Ukgjini – studiues, famullitar i kishës së dom Ndre Mjeda, Kukel- Bushat, Shkoder etj. Patëm nderin të kishim dhe ish- ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Islam Lauka ku tha mes te tjerave:-“ Më vjen mire që i bëhet sesion dom Anton Kçirës në të gjallë të tij, ne kemi nevojë për orientues si dom Antoni, pasi sesione i janë bërë vetëm figurave madhore si: Nane Terezes, Ismail Kadares etj. Dhe kjo tregon rendësin e madhe të tij.

Ndërsa mons. Hilë Kabashi vuri theksin se:-“ Harresa është nje armik i madh dhe këto takime janë për tu mos harruar personi dhe vepra e tij”.

Ndërsa pader Nue Kajtazi famullitar i kishës së Gjakovës, tha:- Mirë se keni ardh në Gjakovë, Gjakova flet shqip dhe do te flas gjithmonë shqip, ndryshe nga qytete të tjera që po përzijnë gjuhë tjera, psh;Prizreni. Dom Antonin e njoh, ai është një figurë që duhet hulumtuar e ne shqiptarët kemi të mirat dhe të këqijat tona, brenda natës të shpallim shenjt, e brenda natës të shpallim djall, brenda natës të shpallim hero, e brenda natës të shpallim armik. Shqiptaret sot nuk ia dinë vlerën dom Antonit, por në të ardhmen kanë me qenë krenar për te”.

Keto ishin pak nga fjalet e mbajtura të mysafirëve.

Pastaj filloi pjesa shkencore ku pati rreth 20 kumtesa nga studiues të ndryshëm nga mbarë trojet etnike dhe diaspora si; dr. Besim Morina, Eugjen Merlika,Tome Mrijaj, Pjeter Nikolla, dr. Riza Sadiku, dom Albert Jaku, Fatmir Minguli, Franc Llesh Grishaj, Leonora Laçi, Pal Canaj, Anton Antoni, Mhill Velaj, Mikel Gojani, Klajd Kapinova, Arben Çokaj, Krist Gjinaj, Lekë Mrijaj, Gjon Fran Ivezaj, Nue Oroshi, dr.Sali Haxhiu etj.

Referimet e mbajtura sollen mjaft të reja për veprimtarinë e dom Antonit në Kosovë por dhe diaspor, disa nga kumtesat ishin përshypje nga librat ; “ Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit te meshtarise” me autor Tomë Mrijaj& Klajd Kapinova dhe “Dom Anton Kçira sherbestar i Zotit e i Atdheut” po nga keto dy autor.

Dom Antoni ndërtoi jo vetëm një vend kulti në Detroit( ShBA), por Shqipërinë në miniaturë duke i ndihmuar shqiptarët të mos humbnin traditat e zakonet e tyre për t’ja përcjellë ato dhe fëmijëve. Kisha e Shën Palit u bë model për nga rregullat strikte jo vetëm për të respektuar rregullat kishtare por dhe shtëpinë e Zotit, Dom Antoni minimizoi hakmarrjen dhe ktheu besimtarët shqiptarë në kishë. Ai krijoi ura lidhese dhe nxiti bashkejetesen fetate ku bashkëpunoi pa dallim me klerin mysliman në dobi të çështjeve të përbashkëta. Dom Anton Kçira nuk u kursye për shqiptarët e diasporës, dhe  akademia pati këtë synim;nderimin e aktivitetit te tij, ndonëse nuk e bëri për të marrë vlerësime por e ndjeu si detyrë kombëtare.

Arrijmë në përfundim se Kisha e Shen Palit në Detroit u mishirua me emrin e Dom Antonit dhe ishin të pandashem në rrugetimin e tyre, Dom Anton Kçira- Kisha Shen Palit.

Ajo qe duhet theksuar nga ky sesion është se popullit që ai i ka sherbyer e ka shpallur Ambasador i komunitetit në SHBA, dhe ai nuk ka nevoje per dekorata nga institucionet shteterore te Shqiperise e Kosoves pasi de facto ai i ka fituar dekoratat, ka fituar zemrat, simpatine dhe respektin e atyre qe i ka udhehequr ne rrugetimin shpirteror.

Sikurse institucionet fetare shqiptare të kishin nga një Dom Anton, me mire do t’i kishin punet. Dom Antoni në Gjakovë njohu komunizmin sllav, e në Detroit atë sllav dhe shqiptar. Kur punon fort dhe armiqt e dashakeqasit janë të shumtë, por në fund askush nuk mund ta mohojë kontributin e Dom Antonit ne komunitetin shqiptar ne SHBA por dhe mbeshtetjen e pakursyer te tij ndaj çeshtjeve te ndjeshme e problemeve të Shqipërise dhe Kosovës.

Ai e la vepren, detyra jone eshte ta evidentojme dhe t’i japim meritat qe i ka.

Ky sesion i treti shkencor u përmbyll me sukses ashtu si dhe të tjerat para tij me fjalen e mbylljes nga prof. Riza Sadiku- studiues i mërgatës shqiptare të SHBA, ku nder te tjera tha:-“ të tilla sesione shkencore për personalitete të dalluar kombëtar, duhet të organizohen edhe ne te ardhmen sepse opinioni i gjere shqiptar nuk eshte sa duhet i informuar me veprimtarine e tyre kombetare, të cilët terë jetën ia kushtuan afirmimit dhe ndërkombtarizimit të çështjes mbarëkombetare, në veçanti të Kosoves, siç është rasti edhe me figuren emblematike dhe personalitetin e dom Anton Kçirës, personalitete te tilla te anatemuara dhe margjinalizuara nga sistemet komuniste ka shumë populli shqiptar, nxjerrja në dritë e veprimtarisë kombetare të personaliteteve të mirefillta te kombit shqiptar, jo vetem qe eshte obligim moral dhe njerezor por me veprimtarë të tillë të devotshëm pasurojnë dhe historinë e popullit shqiptar”. Profesor Riza vazhdoi fjalen më tej-“ Falenderoj Kryetarin  e palodhur te Shoqates Trojet e Arbrit magjister Nue Oroshin, sekretaren e shoqates zonjushen Leonora Laçi dhe ne veçanti perfaqesuesin dhe koordinatorin e mergatës shqiptare nga ShBA  z. Tome Mrijaj, i cili për 15 vite e mbanë timonin e organizimit dhe financimit të sesioneve te tilla shkencore – përmbyll fjalën prof. dr Riza Sadiku.

Dom Antoni ishte i pranishem dhe pershendeti klerikët katolik dhe organizatoret e sesionit shkencor, duke i falenderuar përzemersisht, ku iu dha dhurate simbolike Gjergj Kastrioti, në emer të Shoqatës  nga kryetari  Nue Oroshi.

Kështu edhe ketij sesioni i erdh fundi për t’ i lenë radhen botimit të kumtesave, diskutimeve për sesionet e ardhshme dhe projekteve ambicioze.

Filed Under: Politike Tagged With: Akademi, Dom Anton Kçira, gjakove, Leonora Laci

Dom Anton Kçira, njeriu i pamposhtur në dobi të kombit shqiptar

August 1, 2018 by dgreca

1 anton kcira

Nga Klajd Kapinova/*Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një fshat malor në Pukë të Shqipërisë nga ku e kur kanë ardhur të parët e tij në Kosovë? Ata që qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen Nikaj të Kçirës në Pukë.

Nga burimet që i dërgohen Vatikanit asokohe del se vetë fshati Kçirë nuk kishte më shumë se 18 shtëpi me gjithsej 158 frymë dhe që të gjithë ishin të krishterë të ritit katolik.

Ai lindi në 1939, në Gjakovë. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku kaloi një fëmijëri shumë të vështirë.

Asokohefamilja e tij me tradita shqiptare bënte një jetë mesatare. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare, në të cilën gjithmonë kultivohej dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.

Pashko Kcira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botërore ishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai falë kulturës dhe përgatitjes bashkohoredallohej për korrektësi, ndergjshmeri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare te tjera fisnike etnike shqiptare.

Por posti i lartë I kryetarit, si drejtues i administratës së zonësnuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së DytëBotërore do ti merrte haraç shumë të rëndë. Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës.

Shkollën fillore e filloi në Brekoc, në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës. Komunistët kryefamiljarit Pashkos asokohe ia kishin konfiskuar pa mëshirë të gjithë pasuritë, si: shtëpinë në Gjakovë dhe tokën në fshatin Moglicë.

Për Antonin e vogël jeta në këtë fshat ishte tepër evështirë. Mjerimi, ishte bashkëudhëtare në atë periudhëtmerri.

Nëna e tij fisnike, hoqi shumë keq për ti rritur, ushqyer, veshmbathur  dhe shkolluar fëmijët, në ato kushte shumë të vështira mbijetese ekonomike. Më i madhi nga fëmijët ishte 15 vjeç, ndërsa Antoni 7 vjeç.

Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Peshko Kçira doli nga burgu. Komunistët vazhdonin, që të mos e shohin me sy të mirë, familjen Kçira, duke i organizuar lloj-lloj kurthesh, për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.

Pashko për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për ti shërbyer popullit të të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësime dheas më të voglen padrejtësi.

Babai i dom Antonit, ishte i gjatësi lisat e bjeshkëve kreshnike, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetar i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike shumë e përvuajtur.

Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për thirrje të brendshme shpirtërore për Zotin, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe ti shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij, kur ai vesh petkat e meshtarit.

Gjatë periudhës së kolektivizimit të bujqësisë dhe heqjes së pronës private (sipas modelit bolshevik rus, të kolkozeve dhe solkozeve, shënimi im K.K.), përsëri dom Antonit ia burgosën babanë, sepse ai nuk pranoj të futej në kooperativën komuniste.

Pas lirimit të tij të dytë, duke parë se komunistët nuk do t’ia ndanin kurrë të zezat familjes Kçira, ai u shpërmgul nga Gjakova në Shkup.

Edhe vendbanimi i ri kishte vështrirësit e veta. Në rrethin e ri nuk njihte njeri. Dom Antoni kujton: “Ashtu siç e kishin babanë halë në sy, me siguri se po të kishim vazhduar të jetojmë në Kosovë, bolshëvikët do të na kishin zhdukur, gjatë operacioneve famëkëqia të Rankoviqit të mbledhjes së armëve.”

Jeta e re në një mjedis po shqiptar, do të bënte që familja Kçira të njihet me miq të rinj. Në Shkup, ata krijuan një rreth të ri, me duke iu përshtatur kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.

Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, të mesmen dhe prej ku pastaj u regjistrua për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Sllovenisë. Atje ai u diplomua në Teologji në vitin 1967, ku dhe u shugurua për meshtar.

Ai u caktua meshtar në fshatin Bishtazhin, në periferi të Gjakovës dhe më pas shkoi tu shërbej malësorëve të Gucisë, ku qëndroi një vit. Prej andej e caktuan famullitar në fshatin Gllogjan të Pejës, ku për gati 20 vjet i shërbei popullit të tij, duke e ndarë fatin me ta (në të mirë e në të keq) qoftë si meshtarë, ashtu edhe si njeri i thjeshtë.

Ndërsa nga shtatori i vtit 1989 e caktuan të shërbej në Detroit të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë dhe kreshnikë që ka shqiptaria, pikërisht malësorëve fisnik nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të Michigan-it në SHBA, ku gjendet edhe sot, që është në pension.

Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për ta ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija bolshevike, që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira.

Ata e konsideronin familjen Kçira të rrezikshme për komunizmin. Nëkëtësituatepa shpresç për njëjetënormale familja Kçira njeri mbas tjetrit u detyruaan të emigrojnë në SHBA.

Dom Antoni bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Pukë, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi për banorët shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.

Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndësishëm historik fshatit të të parëve të tij.

Për 51 vjet me radhë dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik kontriboj pa ndëprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në ShBA.

Shumë dekada më parë dhe deri tani, nëse shohim bilancin pozitiv, del se dom Antoni kontriboj dhe po jep edhe tani që është në pension gjithçka për kishën, besimtarët, gjuhën shqipe, tubimet politike për çlirimin e Kosovës martire (1999 nga trupat e NATO-s, të drejtuar nga SHBA), tubimet me intelektualët për krijimin e qendrave kulturore, ndërtimi i kompleksit të ri brenda ambienteve të kishës për emigrantët etj.

Duke hulumtuar për përgatitjen e këtij studimi, del se për dom Anton Kçirën, kanë folur dhe shkruar gjatë 50 vjetëve të meshtarisë shumë gazeta, revista, kanale televizive amerikane dhe shqiptare në Kosovë dhe tash 28 vjet në Shqipëri.

Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë, pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinal në disa vende të Ballkanit e përtej saj.

Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë një komb të lashtë sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.

Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro – amerikanë të Detroitit si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë dhe sot është shenjtëruar nga Papa Francesku si Shën Tereza e Kalkutës.

Ai tha një meshë dhe u lut shumë për Shenjtneshën me gjak shqiptari,së bashku me të gjithë shqiptaro – amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin së bashku.

I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot. Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.

Dom Antoni, u shërbeu shqiptarëve të Amerikës për disa dekada. Gjurmët e punës së tij, gjenden në zhvillimet e jetës kulturore e fetare të shqiptarëve në mërgim, duken qartë.

Kisha e shën Palit në Rochester Hills (Detroit, MI), e ndërtuar para 16 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, e cila me të drejtë mund të thuhet se është vepra e besimtarëve bujar malësordhe e tij.

Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës së shën Palit, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga lufta e ftohtë.

Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja u morën vesh me dom Antonin se si të përhapnin një kushtrim në popull që të mund të ndihmojnë popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi serbo-sllav.

Gjurmë të veprimtarisë përkushtuese fetare e atdhetare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Skënderbeut dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës.

Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?

Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës. Janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.

Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë. Edhe rruga e dom Antonit në krye të kishës, nuk ka qenë e shtruar, vlerëson me reportazhin e tij gazetari i Zërit të Amerikës Astrit Lulushi.

Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë, për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitar okular, në shumë qendra të sistemit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dimë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë “persona non grata”, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithe familje.

Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar armët dhe luftëtarët e lirisë të Batalionit Atlantikut, drejt Dardanisë.

Historia, është mësuesja dhe nëna e pagabueshme, që ka folur dhe do të flas serisht me gjuhën reale të fakteve, për punën e madhe dhe jetën në përkushtim të kombit dhe fesë, që ka bërë gjithnjë, I Perndershmi me përvujtëri dhe modesti dom Anton Kçira.

Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, erdhi në ShBA monumenti madhështor i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare.

Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figura të tilla si dom Anton Kçira, duke i renditur me nderim dhe respekt në xherdanin e yjeve të  pashuara, në Panteonin e Nderit Kombëtar.

 * Shënim:Kjo kumtesë e shkurtër është lexuar nga studiuesja zonjusha Leonora Laçi, në Simpoziumin Trojet e Arbërit, që i zhvilloi punimet në Gjakovë, më 1 Gusht 2018.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dom Anton Kçira, Klajd Kapinova, njeriu i pamposhtur

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT