Nga AZGAN HAKLAJ- Unioni Artistik i Kombit Shqipētar si premisë/
Është e pamundur të studiosh historinë e një populli dhe të mos gjesh aty përpjekjet për të krijuar identitetin e vet kulturorë, si një pjesë themelore e pandashme e identitetit kombëtarë.Ai përfaqëson psikologjinē e tij, pērpjekjet, pēr tē ruajtur e trashëguar brez pas brezi, doket e zakonet, mēnyrën e jetesës.Shndërrimi i lēvizjeve kulturore në lëvizje kombëtare, është e përsenofikuar në jetēn dhe veprat e figurave mē të spikatura tē historisē së popujve në levizjet shtetformuese, tē cilën iluministët francezë e kanë cilēsuar si levizje kombëtare.Ngjarjet më të rëndësishme të historisē së popujve janë ruajtur e trashëguar pikërisht përmes eposëve kombëtare. Në anën tjetër personalitetet e shquara të kulturës i kanë dhanë një identitet kaq të fuqishëm kombeve të cilave u përkasin duke tejkaluar dukshëm nga pikëpamja e kujtesës historike ,famën dhe lavdinë e udhëheqësve, politikē, ushtarakë, e parandorëve apo mbretërve të këtyre vendeve.Gillgameshi, Vedat , Iliada e Odiseja e Homerit, Shahnameja e Firdeusit, këngët e Rolandit e Sidit apo Nibelungët, sot janë thesare te lashtësisë ,të kulturës sumero-babilonase -irakjane,të Indisë, Iranit, Greqisë, Francës, Spanjës, Gjermanisë.Nga koto thesare janë frymëzuar intelektualët më të shquar e figurat më të ndritura të letërsisē, arteve dhe tē iluminizmit. Askush nuk mund të tejkalojë në Angli Shekspirin, në Gjermani Gëten, në Francë Molierin, Dante Aligerin në Itali, apo Pushkinin në Rusi ,si emblema të ketyre popujve. Ata kanë kontribut të spikatur dhe ndriçimi i veprës tyre ka lanë gjurmë të pashlyeshme. Popullariteti që kanë fituar mbetet në kuotat maksimale, i jashtëzakonshëm ,aq sa ka eklipsuar edhe shtetarë të mëdhenj. Historia na mëson se aspak më shumē nuk ka rol Bismarku sesa Gëte në bashkimin e Kombit Gjerman. Askujt nuk ja kam frikën thoshte Cari i Rusisë, veçse Tolstoit. Lirikat e Eseninit u ndaluan nga pushteti i Stalinit dhe Hrushovit ,edhe pse është një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë, popullariteti i të cilit e ktheu atë në nje figurë mitike. E kunderta pati ndodhë me Aleksandrin e Madh. Ai u tha prerë ushtarëve të tij kur e pushtoi Tebën: “Mos guxoni të digjni shtëpinë e Pindarit”. U zgjata në këtë hyrje sintezë për të theksuar faktin se ne duhet tashmë të jemi të ndergjegjshëm se bota e civilizuar nuk ka hequr dorē aspak nga trashëgimia e saj kulturore historike, përkundrazi i ruan këto vlera si të shenjta e bazike, të cilat identifikohen me autoritetin dhe kontributin që kanë sjellë në historinë e Qytetërimit Botërorë.
Ne shqipëtarët kemi përshkruar një rrugē të gjatē e dramatike në histori, pēr shkak tē pushtimeve të gjata nga invadorët e Lindjes dhe Përendimit. Askush nuk ka arritur të na asimilojë të na imponojë gjuhën e tij apo një ndryshim drastik tē pandreqshëm në sjelljet, zakonet, doket dhe më në fund në mënyrën tonë të jetesës. E kemi ruajtur nga rrebeshet e shekujve ritin pagan të Ditës së Verës, lahutën , xhubletën, plisin e bardhë, si debora e Tomorit, Korabit, Shkëlzenit e Gjallicës, vallen e shqipeve, dhe atë pirrike, gjëmen e burrave, monofoninë e polifoninë, fustanellën labe e xhamadanin.
Revolucioni i Francës u frymëzua nga iluministët gjenial të këtij kombi, Rusoi, Volteri, Didëroi dhe përmes parimeve të tij tē mëdha: Liri-Barazi-Vellazëri shperndau dritën e shpresës dhe të qytetrimit në mbarë Evropën e Botën duke frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe duke i hapur rrugē shteteve kombe.
Tek shqipëtarët ishte aksioni i madh kulturorē i De Radës,i cili është urë lidhëse mes Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Shqipëtare por edhe i rilindasve të tjerë të shquar që kontribuan në zgjimin e vetëdijës kombëtare, për dashurinë e gjuhës, dokeve, e zakoneve tona të lashta.
Pra këta rilindas mendjendritur, De Rada, Pashko Vasa, vellezërit Frashëri e plejada e tyre e nxorën gjuhën shqipe nga bunkeri i shekujve dhe e prezantuan ate para Evropës si një vlerë krejt të veçantē dhe autentike, jo vetëm për shqipëtarët, por edhe për vetë historinē e Kontinentit të vjetër. Jorenim Derada me veprën e tij poetike, e publicistike e prezantoi para Evropës Atdheun e tij të robëruar si një komb kulturorë.
Pashko Vasa me veprën: “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët”, Vepra e Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe çdo të bëhet” u banë frymëzimi i platëformës politike të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit. Vargjet lapidare të Pashko Vasës tingëllojnë aktuale edhe sot.
Qē nga Tivari deri n’Prevezë
Gjithkund ku lëshon dieli vap’ edhe rrez’
Ësht’ tok’ e jona, t’part na kan lane
Kush mos ta prek se desim te tan’.
Të ndërgjegjshëm se pa një alfabet të tyrin, dhe me një gjuhë të shkruar e ardhmja e Shqipërisë do tē ishte e errët dhe e pashpresë, prandaj korifejtë e kulturës Fishta, Mjeda, Mithat Frashëri, Dervish Hima, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi etj, kurorëzuan përpjekjet dhe ëndrrat e rilindasve dhe i dhanë shqipëtarëve në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, Alfabetin Shqip.
Ata banë më shumē se askush më parē, projektuan shtetin komb.
Poeti Ndre Mjeda i ka kushtuar vargje të mrekullueshme Gjuhës Shqipe.
Permbi za që leshon bylbyli
Gjuha Shqipe m’shungullon
Permbi erë qi n’ep zymbyli
Pa ‘da zemren ma ngushllon
Geg e toskë, malësi, jallia
Jan nji komb, m’u ‘da s’duran
Fundë e majë nji asht’ Shqypnia
E nji gjuhë t’gjith na bashkon.
Katër vjet mē vonë ideja gjeniale e 160 delegatëve që u mblodhën nē Manastir, u kurorëzua në Vlorë, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisē dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit, nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali. Meqenëse gjuha identifikohet me tē drejtë si një nga tiparet themelore dhe shtylla kurrizore e identitetit të një kombi, këtu dallohet më qartë vepra e vizioni i jashtēzakonshēm i hartuesve të Alfabetit Shqip.
Nëse Kuvendi i Arbërit e kuroi Gjuhën Shqipe të plagosur rëndë nga barbaria turke, Kongresi i Manastirit e bëri atë të pavdekshme.
Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, përveçse një epos kombëtarë e kryevepër letrare, është njëherësh një minierë floriri. Aty janë ruajtur më mirë se kudo, gjuha e popullit, psikologjia e tij, mitologjia e folku.
Është absurde të kërkosh një krijues të madh shqipëtar, apo edhe evropian , i cili të krijojë teorinë e tij, e të mos jetë mbështetur fort tek folklori i popullit të vet. Rilindasit tanë, por edhe më të njohurit e letërsisë moderne shqipe Kuteli, Koliqi, Kadare, Agolli apo Martin Camaj e kanë gjetur frymëzimin për tē shkruar disa nga veprat e tyre më të mira tek folku. Ata janë frymēzuar nga mitet legjendat nga kënga dhe vallja e lashtë shqipe.
Realitetet e reja pas renies së perdes së hekurt, çlirimi i Kosovës dhe njohja e shtetit të dytë shqipëtar në Ballkan kanë sjellë për shqipëtarët shansin e papërseritshëm historik të bashkimit tē trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb.
Të vendosur e me bindje të patundur në drejtësinē e luftës së UÇK-së, dhe finalizimin e saj me çlirimin e Kosovës ,shpalljen e pavarësisë ,e integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Të bindur në domosdoshmërinë e ndërkombëtarizimit ,e njëherësh të kthimit në një kauzë kombëtare të Çeshtjes Çame. Të vetëdijshëm se shqipëtarët e Maqedonisë të Malit të Zi, të Çamërisë, të Preshevës, apo Mitrovicës së veriut janë pjesë e pandarë e gjymtyrëve të Atdheut.
Të ndërgjegjshëm se bashkimi shpirtërorë i Kombit Shqipëtar eshtë gurëthemeli i të nesërmes, para 15 vitesh në kryeqendrën e shqipëtarëve në Tiranë, themeluam Unionin Artistik të Kombit Shqipëtar.Ky osesacion u projektua dhe u themelua që në fillim, si një lëvizje kulturore, mbarë kombëtare, apo më mirë të themi, si një “Parlament Shpirtërorë i Kombit”.Kjo lëvizje, ky trust artistik, që hartoi Platformën e Unifikimit tē Kulturës Kombëtare u pagëzua e u mbështet nga korifejtë e kulturës kombëtare, duke firmosur platformën tonë.Apostrofoj këtu kollosët e letrave shqipe, Kadare dhe Agolli dhe dhjetra personalitete të shquara të botës akademike, kulturore e të shoqērisë civile.
E gjej me vend të veçoj ish-ministrin e Kulturës së Shqipērisë z. Bujar Leskaj, që ktheu projektet tona në program shtetërorë në vitin 2006.
Sot pas 15 vitesh udhëtimi në tē pērpjetat e majemalit tē kulturës shqipëtare, i cili duhet të theksojmë fort, është një Everest Shqipëtar, shohim me krenari se në kētë udhëtim të gjatë e të vështirē, na kanë shoqēruar e duartrokitur qindra-mijra shqipëtarë në tē katër anët e trojeve etnike.Ata kanë mbushur sheshet e qyteteve, stadiumet apo pallatet e sportit ku kemi organizuar aktivitetet të cilat janë kthyer natyrshëm në referendume qytetaro-artistike.Kanë bërë qindra kilometra rrugē për të përcjellë e brohoritur, spektaklet artistike, festivalet kombëtare, koncertet tematiko-patriotike nga Saranda në Vermosh e Tuz, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Tetovë, Dibër të Madhe e Strugë,
nga Tropoja në Plavë-Guci e Preshevë, nga Gjakova e Karadaku, në Deçan e Mal të Tomorit, nga Vlora nē Prishtinë, nga Bylysi nē Lezhë e Ulqin.Ky është treguesi i pamohueshëm se shqipētarët janë bartësit e trashëguesit e njërës nga kulturat mē të lashta të Evropës, përmes sē cilës duhet të krijojmë tashmë pas kombit kulturorë, ngrehinën e ëndërrave dhe të ardhmērisë tonē, shtetin komb. E drejta historike, ajo ndërkombëtare, zhvillimet e sotme në Ballkan dhe Evropë, si dhe aleatët, e fuqishëm demokratik, përendimorē janē në anën tonē.
Unioni Artistik i Kombit Shqipëtarē i ka konceptuar veprimtaritë e veta si një stafetë apo mē qartē si njē pishtar olimpik -kulturorë, i cili ka udhëtuar pandërprerje nga Jugu ne Veri, nga Lindja nē Perëndim, në mbarē hapësirën etnike shqipētare.Motoja jonë artistike “Një Komb, Një Kulturë”, ështē filozofia përbashkuese e folkut, etnografisē, këngēve e valleve, fjalës poetike, muzikēs së kultivuar, që sjellin një pasuri të paçmueshme të gjitha trevat shqipëtare.Në skenat dhe festivalet tona janë krah për krah, xhamadani e fustanella, lahuta epike e kënga maja krahu, me polifoninë e Labërisë, vallja e shqipeve të Tropojës dhe kënget e kushtrimit ,me vallen Pirrike të Çamërisë, ninullat e Ulqinit, me mallin e brengën për Plavë-Gucinë, Mitrovicën e Preshevën, por edhe thirrrja e fuqishme qytetaro-artistike për qëndrim unik për to.Tropoja si pikëpjekje e kulturave iliro-dardane është vendi ku Unioni organizon prej 15 vitesh “Sofrën Dardane”, të kthyer tashmē nē Sofrën Iliro-Dardane, e cila mbledh çdo vit mbi 1.000 artistë nga të gjitha trojet etnike të Shqiptarisë dhe nga Diaspora. Kjo sofër shtrohet në prehër tē Alpeve, ku prehen Eposet e Kreshnikëve, Mujit dhe Halilit e Gjergj Elez Alisë, shtrohet aty ku bashkohet Drini me Valbonën, pikërisht ku takon perënditë e Eskilit, siç thoshte Edith Durhami.
Për 10 vjet me radhë kemi organizuar Festivalin e Këngës dhe Valles Çame në Sarandë, nē brigjet e Jonit duke nderuar qytetin Kaonik, Epirin tonë të lashtë e Mbretin i tij Pirro. Mijëra njerëzit e mbledhur në vite janē shndërruar në përkrahës dhe sensibilizues të Çështjes Çame.
Me marshimin në Qafë-Botë ata i kanë treguar Greqisë shoviniste jo vetëm vendosmërinë për t’u kthyer në trojet stërgjyshërore, por se jemi pjesë e pandarë e një kombi 10 milionësh, i cili do të reagojë si një trup i vetëm.Spektaklet e mëdha të realizuara në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janē titullur: “Një Komb, Një Qendrim”. Ato janē mbështetur nga pjesëmarrja e qindra e mijëra qytetarëve.
” Një Komb, Një Histori” në Sheshin “Pavarësia’ në Vlorë, me rastin e Festës se Pavarësisë, ka qënë njē tjetër spektakël tematiko-patriotik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, dhjetëra mijëra vetë.
” Një Komb, Një Kulturë” në pallatin e sportit në Ferizaj, ka shënuar një tjetër sukses të Unionit duke i dhuruar publikut të shumtë një natë magjike.“Vllaznia nuk njeh kufij”, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe në sheshin qëndror në Shkodër, ka sjellë një risi për kohën.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka organizuar spektaklet “Engjëlli që pushtoj qiejt” dhe “Toka e Qielli flasin Shqip” në Tuz, në bashkëpunim me Shoqatën “Ded Gjo Luli”, kushtuar Nënë Terezës.
Ai ka organizuar aktivitete të mëdha në përkujtim të figurave të shquara të Kombit Shqipëtar: Ded Gjo Lulit e Isa Boletinit, Adem Jasharit e Azem Hajdarit.Prej 16 vitesh organizohet “Sofra Shkodrane” nga agjensia e spektakleve “Jehona e Shkodrës”. Ka 10 vite që shoqata e qytetit metropol të kulturës ka mbështetjen e bashkëpunimin e Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar.
Shtetin e Arbërit si një ngjarje madhore të historisë tonë, me rastin e 800 vjetorit e kemi kujtuar duke organizuar një akademi përkujtimore ,në të cilën referuan figurat më të njohura të historisë e studimeve shqipëtare ,duke e shoqëruar këtë aktivitet me një spektakël artistiko -tematik, në kryeqendrën e Arbrit, nē Krujën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të titulluar; ” Jam Arbër 800 vjet Shtet”. Këshilli Bashkiak i qytetit Krujës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, ndërsa Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoi z. Haradinaj me titullin “Kalorës i Lirisë”.
Tinguj dhe ritme shqipëtare është spektakli i organizuar në Dibër të Madhe dhe Strugë.
Spektakli “100 vjet për një Ditë”, organizuar në Tuz dhe Mitrovicë në vitin 2009, me rastin e 1 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, evokon betejat legjendare për liri e pavarësi të këtyre trevave dhe të bijëvë të tyre legjendarë Ded Gjo Luli dhe Isa Boletini.
Simbolika e shembjes së Murit të Berlinit mes shqipëtarëve dhe bashkimi në një shtet komb, nën një flamurë e kulturë të vetme, organizohet me moton: “Përjetësisht s’na ndan më guri” nē trekëndëshin patriotik Gjakovë-Tuz-Dibër e Madhe.
Patriakët e rapsodisë shqipëtare prej vitesh perkujtohen në Deçan me Festivalin: “Eshkë e djegur mbi Shkëlzen” Ky festival organizohet me dt. 6 maj, që përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe me rënien heroike në kufirin mes trojeve shqipëtare të gjeneral Luan Haradinajt. Bashkepunimi me organizatorët e këtij Festivali dhe mbështetja e Unionit ka qenë e përhershme dhe përfekte.
100 vjetori i Kuvendit të Junikut dhe 100 vjetori i Kuvendit të Shkupit janë shenuar me spektaklet madhështore të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar nē bashkëpunim me Komunat e Junikut dhe të Çairit nē Shkup, tē titulluar: “Tinguj dhe ritme dardane”.100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë është festuar me mdhështi në Tropojë dhe në Pejë, me Moton: ” Një Komb, Një Histori”. “Dardanët presin Dodonën” ështē festivali i organizuar në Tropojë dhe në Sarandë, pas Shpalljes së Pavarësisë tē Kosovës. Shumë vite bashkēpunimi me sukses kemi patur me Komunēn e Gjilanit nē organizimin e spektaklit “Flaka e Janarit”, kushtuar heronjëve Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha.
Me Komunën e Vitisë, nē organizimin e Festivalit “Flakadani i Karadakut”, kushtuar Deshmorit Njazi Azemi (Komandant “Mjekra”) rënë nē Preshevē për mbrojtjen e të drejtave universale tē vëllezërve tanē atje.
“Ashti i Shqiptarisē” është spektakli i organizuar në Tiranë, kushtuar dëshmorit të Atdheut, komandantit të Njssitit “Arbri”, Tahir Sinanit, i cili mori pjesē në luftē nē Kosovë, Preshevë, Maqedoni.Prej shumë vitesh, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka një bashkëpunim perfekt me Komunën e Strugës në organizimin e festivalit: “Këngē Jeho”.
Me rastin e 10 vjetorit tē luftës së UÇPMB-së dhe në kujtim të jetës dhë veprēs së Komandant Lleshit (Ritvan Qazimit), në bashkëpunim me Komunën e Preshevës, organizuam Festivalin e Parë të Këngës dhe Valles Shqipe.
Prej disa vitesh kemi kurorëzuar me sukses një bashkëpunim të frytshëm me Shoqatën e Alpeve dhe shoqatën “Maja e Karafilit” në Plavë Guci duke realizuar spektaklin: “Mirë se vini nē Alpet Shqiptare” dhe dy edicione të Festivalit Kombëtar: “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”. Me moton: “Një Komb, një Gjuhë, një Flamur, një Histori, një Atdhe, një Shtet”
Para disa vitesh në bashkëpunim me Komunitetin Musliman në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për herë të pare, organizuam ditëlindjen e mendjendriturit (Met-Madit) Profetit Muhamet.Së fundmi, në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Malin Zot të Tomorit, në kujtim të heroit tē Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut dhe të Dodonës, organizuam me dt. 22 gusht 2017, koncertin tematiko-artistik: “Froni i Perëndive”. Vitin tjetër ky koncert do të kthehet në festival kombëtar me të njëjtin titull.Kalendari i aktiviteteve dhe gjeografia e tyre tregon se Unioni Artistik i Kombit Shqipëtar tashmë është i shtrirë në tërë hapësirën etnike të Kombit tonē dhe nē Diasporë.
Më shumë se 150 shoqata, shoqeri kulturoro-artistike, grupe artistike, ansamble janë pjesë e këtij uragani artistik.
Pjesë e tij dhe aktiviteteve të organizuara nga ky institucion i rëndësishēm i kulturës kombëtare, janë emrat më të shquar të këngës dhe valles shhqipëtare, penat më të spikatura të Kombit tonë, artistë të veçantë të skenës dhe ekranit, muzikantë, kompozitorë, baletmaestra, producentë të talentuar, regjizorë të njohur, krijues të vyer tē artit shqiptarë.
Një numer i konsiderueshëm mjeshtrash të mëdhenj kontribuojnë nē hartimin e projekteve të ketij laboratori artistik. Misioni jonë në sherbim të Atdheut dhe për përmbushjen e kauzës tonë, e finalizimin e ëndrrës nacionale vazhdon.