Nga Mimoza Dajçi/
Mosmarrëveshja PS-LSI për dosjet e sigurimit të shtetit ka bërë që të dështojë përsëri ky proçes. Sipas gjasave zgjedhja e anëtarëve të Autoritetit nuk ka për të ndodhur edhe për këtë vit. Konkurojnë 11 kandidatë, ku vetëm pesë prej tyre do të drejtojnë komisionin e Autoritetit. Një anëtar është propozim i qeverisë, një i të përndjekurve politikë, një i shoqërisë civile, dhe dy do të jenë përfaqësues të kuvendit. Shumë mirë deri këtu. Por njëri prej tyre na paskësh dalë një çikë – bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Troç muhabeti, me dosje. Për ironi të fatit është edhe qesharake – por edhe për të vënë duart në kokë. Me apo pa qëllim në krye të këtij komisioni të rëndësishëm vendoset dikush me begraund të errët në biografi. Po ky zotëri, ose shokë siç u pëlqen ti thërrasin me ç’sy e faqe pranon këtë detyrë. Duke qenë taze ky rast e tepër flagrant mirë do të ishte të bëhej publik emri i tij.
Kjo tregon se akoma po manipulohet në këtë drejtim. Nëse nuk do ta kishin pikasur ai do të vazhdonte punën i qetë duke sabotuar mbi vuajtjet e popullit e askush nuk do ta mësonte të vërtetën.
Kësaj i thonë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë.
Sot të privilegjuarit e rregjimit komunist, çështjen e dosjeve e quajnë “bajate”… Nuk kanë faj, sepse aq shumë është vonuar e folur në tym saqë atyre që nuk i ka “hyrë gjë në këmbë” në diktaturë është e tepërt të flitet për ato. Kjo është edhe një nga arsyet që vit pas viti shtyhet ky proçes. Qeverisë nuk i leverdis hapja e tyre, prandaj edhe “i mban mbyllur me kyç”. “Kyç” i thënçin sepse, në prononcime të ndryshme kemi dëgjuar se një pjesë e tyre janë zhdukur, djegur, me një fjalë janë vjedhur.
Hajdutllëku vënçe mbi dosjet, mbi hallet e popullit. Nuk u mjaftonin paratë që vidhnin qeveritarët, por edhe dosjet kishim mangut. Kuptohet se edhe ato ishin të rëndësishme jo vetëm për shtresën e persekutuar politike, por edhe për vetë autorët e krimit, prandaj mënyra më e volitshme për mbijetesë ishte zhdukja e tyre. Pra kishin e kanë vlera absolute brenda tyre. Letrat me vlerë s’kanë asnjë vlerë, ish të burgosurit politikë i ruajnë si relike, ashtu edhe fletët e rënuara të dosjeve, politika mesa duket kërkon ti nxjerë jashtë funksionimit.
Një gjë e dinë mirë persekutorët se, duke zvarritur hapjen e tyre, shpëtojnë vit pas viti – vetveten, e tallen me shtresën e persekutuar politike.
Shkurt vrasin kohën sa të harrohen fare, përderisa disa individë hapjen e dosjeve e quajnë bajate…
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!
Nga Frank Shkreli/
Të martën që kaloi, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman mori pjesë në ekspozitën “Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve: Fasha drite mbi historinë e Evropës së shek. XX“, në Galerinë e Artit “Edward Lear” në Berat. Sipas ambasadës gjermane në Tiranë, ekspozita e cila është shfaqur edhe në Tiranë fund vitin që kaloi, tregon Evropën e shekullit të XX, si një histori dramatike mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës. Në njoftim thuhet se shkas për këtë bëhet edhe njëkohshmëria e ngjarjeve historike, të cilat ilustrojnë më së miri ndërthurrjen e historive kombëtare në “epokën e ekstremeve”, siç ishte Lufta e Parë Botërore që shpërtheu në vitin 1914. Gjermania pastaj filloi Luftën e Dytë Botërore në vitin 1939. Në nëntor 1989, me shëmbjen e Murit të Berlinit filluan dhe revolucionet paqësorë duke i dhënë fund ndarjes së Evropës, dhe në vitin 2004 Bashkimi Evropian pa valën e parë të zgjërimit drejt lindjes ish-komuniste. Të gjitha këto ngjarje dhe zhvillime patën pasoja të menjëhershme edhe për Shqipërinë, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë,me rastin e hapjes së ekspozitës në Berat, eqë është e bërë e mundur nga Instituti i Mynihut për Historinë Bashkëkohore, Radio gjermane Kultura, Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman e përdori rastin e hapjes së kësaj ekspozite për tu bërë thirrje përsëri autoriteteve shqiptare nga qyteti i mbi 1000 dritareve që të hapin dosjet, pasi sipas diplomatit gjerman, me të vërtetë ka ardhur koha për një gjë të tillë. Kryediplomati gjerman në Tiranë u shpreh se, “Në gjykimin tim personal mendoj që ka ardhur koha për të hapur dosjet e ish sigurimit të shtetit. Mendoj që ky është një proces i dobishëm për të gjithë shqiptarët dhe shpresoj shumë që ai proces të përmbyllet në mënyrë të suksesshme”.Por, fatkeqsisht ky proces në Shqipëri nuk ka filluar ende seriozisht, ndonëse gjatë 25-viteve të fundit, është folur e përfolur për këtë problem, madje janë krijuar komisione, janë përpiluar edhe projektligje, por procesi për të cilin Ambasadori gjerman shpreson se do të “përmbyllet me sukses” në Shqipëri, nuk ka giasë të përfundoj askund, do të mbetet në hava — as me sukses as pa sukses. Kjo sepse për t’u përballur me të kaluarën e egër komuniste, në atë vend nuk ekziston vullneti i mirë as dëshira politike. Për t’u marrë me dosjet e komunizmit, njëkohsishtka munguaredheguximi politik, moral dhe njerëzor nga të gjithë krahët politikë, institucionet përkatëse të qeverisë dhe të shtetit si dhe nga protagonistët kryesorë të politikës shqiptare, të periudhës së ashtuquajtur post-komuniste, të çerek shekullit të kaluar.
Ambasadori Hellmut Hoffman,ambasador i një vendi të rëndësishëm në Europë, ndryshe nga ambasadorët e tjerë perëndimorë, ka treguar një interesim të veçantë në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-Sigurimittë regjimit komunist shqiptar, ç’prej ardhjes së tij në Shqipëri në vitin 2013.Kjo ekspozitë që fillimisht është shfaqur në Tiranë fund vitin e kaluar,siç duket ka për qëllim tënjohë shqiptarët me përvojën gjermane të ballafaqimit me të kaluarën e saj naziste dhe komuniste.Por njëkohsish duhet tësensibilizojë dhe të inkurajojë politikën shqiptare dhe opinionin publik në Shqipëri me qëllim që më në fund të nxisë zhvillimin e një debatitë hapur dhe seriozrreth mënyrës se si duhet trajtuar historia e tiranisë komuniste dhe trashëgimisë së saj në në atë vend,i cili, siç është shprehur ambasadori Hoffman, “për pothuaj një gjysëm shekulli ka pësuar një diktaturë staliniste të paskrupullt, me të gjitha tragjeditë dhe vuajtjet njerzore që mund të mbartë ajo.” Por, ai është shprehurnjëkohsishtse debati as përballimi me të kaluarën dhe me trashëgiminë komuniste të vendit, “nuk mund tu imponohet shqiptarëve, pasi janë ata vet që duhet të zhvillojnë këtë debat mes vetes.”
Ambasadori gjerman, me mbështetjen që është duke i dhënë hapjes së dosjeve të komunizmit në Shqipëri –si përfaqsues i një vendi të rëndësishëm në Europë dhe në botë — ai shpreh politikën dhe vullnetin e Gjermanisë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë duke i bërë thirrje Tiranë zyrtare për përmbylljen me sukses të këtij procesi, siç është shprehur ai. Duhet të lavdërohen deklaratat si dhe veprimtaria e Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman, si dhe gatishmëria e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në lidhje me këtë çështje, të cilën ai e ka cilësuar si të vështirë, por tepër të nevojshme për vendin. Kryediplomati gjerman në Tiranë ka shprehur në shumë raste bindjen e tij për hapjen e dosjeve dhe për nevojën e ballafaqimit me historinë 50-vjeçare të komunizmit shqiptar si dhe me trashëgiminë e njërit prej regjimeve komuniste më diktatoriale të botës.
Fund vitin që kaloi Ambasadori Hoffmanu shpreh se, “Këtë Nëntor festohet me krenari të përligjur 70-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë, por nga ana tjetër nuk mund të imagjinohet se ata dhanë jetën e tyre apo ata që vuajtën gjatë luftës, të kenë dëshiruar për pothuaj gjysëm shekulli, sistemin e një diktature në përbuzje të njeriut.”Nga ish kampi i të burgosurve të ish regjimit të Enver Hoxhës në Tepelenë, ambasadori gjerman theksoi, nëntorin që kaloi, se pa marrë parasyshë,të gjitha viktimat duhet të përkujtohen, “prandaj është e rëndësishme të thërrasim në kujtesë viktimat e diktaturës së Enver Hoxhës dhe njëherazi të përballemi hapur me të shkuarën e dhimbshme.”
Tirana zyrtare duhet të përdor rastin dhe vullnetin e mirë të këtij ambasadori me ndjenja përgjegjësie morale si individpor edhe si përfaqsues i një vendi mik,i cili duket se është gati tu vejë autoriteteve shqiptare në dispozicion përvojën e tij personale në këtë fushë si historian,por për më tepër ai është duke ofruar përvojën e suksesshme të vendit të tij në procesin e hapjes së dosjeve të shërbimit famëkeq të sigurisë,Stasi të Gjermanisë Lindore, ish-komuniste.
Përfaqsuesi i lartë diplomatik i Gjermanisë në Tiranë ri-pohoi gjatë qëndrimit të tij në Berat të martën, atë që e kanë thënë shumë historianë dhe ekspertë të ndryshëm gjatë këtyre 25-viteve të fundit se hapja e dosjeve të ish regjimeve komuniste të Europë Lindore, është tepër e rëndësishëme për një vend siç është Shqipëria, duke theksuar se, “Nëse një komb nuk di të kaluarën e tij, ai e ka të vështirë të dijë të sotmen”. Synimi i kësaj ekspozite pra ka thënë ambasadori Hoffman, “Është që të ndihmojë sadopak që të kuptohen më mirë tragjeditë e tmerrshme të shekullit të shkuar, arsyet pse uarrijt deri aty, dhe mbi të gjitha, që njerzit të mësojnë se angazhimi konstruktiv dhe bashkpunimi paqësor mund të sjellë frute madje edhe kur pengesat janë të mëdha.”
Kontrasti nuk mund të jetë më i madh se ai që ekziston në gatshmërinë për tu përballur me të kaluarën se ç’është dallimi i theksuar mbi këtë çështje midis Gjermanisë, një vendi i cili i ka hapur dosjet dhe është përballur dhe vazhdon të përballet me të kaluarën e saj naziste dhe komunist nga një anë, dhe Shqipërisë nga ana tjetër, një vend i cili ngurron të hap dosjet e regjimit komunist dhe refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen gjë që do të rezultonte nga një përballim serioz me trashëgiminë e saj komuniste.Gjermania, një vend i zhvilluar me një prej ekonomive më të forta në botë mundi, që nepërmjet hapjes së dosjeve dhe të përballimit me të kaluarën e saj të tmershme, të sigurojë një paqë shoqëroredhe begati ekonomike si rradhë ndonjë vend tjetër. Shqipëria, nga ana tjetër, një vend ish-komunist që refuzon të përballet seriozisht me të kaluarën dhe me trashëgiminë komuniste, pjesë e tëcilës është edhe hapja e dosjeve, por që qytetarët e së cilës të lodhur e të dëshpëruar nga situata e krijuar në shoqërinë e tyre, po braktisin vendin duke ia mësyrë me mijëra veta, pikërisht Gjermanisë, këtij vendi i cili është përballur me historinë e vet dhe e ka pëmbyllur këtë proces me sukses.(Megjithëse nuk është subjekt i kësaj teme, largimi në masë i shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, është një fenomen i trishtueshëm dhe pasqyron dështimin moral të politikës që po ndiqet.Është një çështje drejtësie dhe përgjegjësi morale e kësaj klase politike që më në fund të vejë gishtin në ball dhe të reflektojë mbi shpërnguljen që po ndodhëanë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan. Ndoshta hapi i parë duhet të jetë, pikërisht që të merren parasyshë thirrjet e kohëve të fundit të ambasadorit gjerman në Tiranëpërhapjen e dosjeve, dhe këshillat e tija për një përballim serioz me të kaluarën dhe njëkohsisht të përcaktohen përgjegjësitë, pasi kjo, sipas një ankete të kohëve të fundit, është edhe e dëshira e pjesës dërmuese të qytetarve shqiptarë.) Kjo thirrje e diplomatit gjerman duket se ka mbështjetje të fortë në radhët e shqiptarëve.Bazuar nëfirmën“The Pacific Institute of Research and Evaluation” që citohet nga Birn, rreth 83 qind e shqiptarëve mbështesin hapjen e dosjeve të Sigurimit afër 71 për qind e qytetarëve shqiptarë janë në favor të “lustrimit”, duke shprehur kështu besimin e tyre, në mënyrë dërmuese, se institucionet publike të vendit duhet të pastrohen nga ish-agjentët dhe bashkpuntorët e mbetur të Sigurimit. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman ka theksuar përvojën e vendit të tij në këtë fushë, duke u shprehur se përveç dobive të mbrendshme shoqërore, “Kjo lloj përballje me të shkuarën, për gjermanët ishte një mënyrë për të vendosur edhe një herë besimin tek fqinjët e vet në Europë”.Për shqiptarët, trajtimi i krimeve të komunizmit, sipas ambasadorit Hoffman, është një mënyrë që viktimave — të gjallë e të vdekur – të atij regjimi, “tu këthehet një pjesë e dinjitetit të tyre.”
Unë do të thosha që me përballimin me të kaluarën komuniste, duke hapur dosjet dhe me ligj për lustracionin – me punë të përbashkët dhe në solidaritet – përveç viktimave të komunizmit, do t’i këthehej dinjiteti dhe nderi mbarë kombit shqiptar, do të luftohej korrupcioni dhe do të de-kriminilizohej shoqëria dhe institucionet shtetërore – ashtuqë shqiptarët përsëri ta ndjejnë veten krenarë dhe të ndërtojnë të ardhmen e vet në paqë e mirëkuptim me njëri tjetrin, aty në trojet e veta mijavjeçare.Kjo është dëshira e miqëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.Për më tepër kjo është edhe dëshira e pjesës dërmuese të qytetarve shqiptarë.Kjo është një doemosdoshmëri ndër prioritetet kombëtare, që kërkon vëmendjen urgjente të autoriteteve kompetente të vendit.
Le të hapen dosjet!
Reshat Kripa/Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës/
Këto ditë një miku im më dha një poezi që sapo e kishte shkruar.
E lexoj:/
“Le të hapen dosjet, gjithë po thërrasin,/
Kush e kush më shumë, korbat po kërrasin,/
Korbat e pabesë, korbat shpirt të zi,/
Thua të jenë engjëj, apo faqezinj?”/
Lexoj dhe para syve më dalin këta “shakaxhinj të përparimit”, Siç i quante Noli, që në një kor të përbashkët po këlthasin për hapjen e dosjeve të regjimit komunist. Madje përgatisin edhe disa projekt-ligje që ia paraqesin Kuvendit të Shqipërisë. Por nuk e dimë nëse përpiluesit e tyre kanë vuajtur nga pasojat e këtyre dosjeve apo, ndoshta, janë nga zbatuesit e dikurshëm? Sepse në këtë botë absurde ku jetojmë më tepër ndihen zërat e korbave të dikurshëm se sa viktimave të tyre.
Kjo është Shqipëria jonë sot. Një vend ku nuk merret vesh se kush ishte paditësi dhe kush i padituri, kush ishte krimineli dhe kush viktima. Pothuajse të gjithë hiqen “të paditur” dhe “viktima”. Në këto çaste më kujtohet shprehja e zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:
– Unë nuk kam frikë as nga nazizmi dhe as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuarkëto regjime të qëndrojnë në këmbë.
E pra, janë pikërisht lakejtë e komunizmit ata që sjellin këtë kaos ku ndodhet vendi.
Le të hapen pra dosjet! Le të hapen dhe të publikohen të gjitha dosjet e sistemit totalitar. Është e drejta e qytetarëve të mësojnë mbi gjithçka që ka lidhje me to. Le të hapen dosjet për të mos lejuar që vendet në parlamentin shqiptar, qeverinë, sistemin e drejtësisë dhe administratën shtetërore dhe vendore të zihen nga të korruptuarit e sistemit të përmbysur. Kështu do të kemi një parlament të pastër, një qeveri të pastër, një drejtësi të pastër, një administratë të pastër, një shtet të pastër. Në rast se sot flitet për një shtet të korruptuar, kjo vjen edhe si rezultat se në të bëjnë pjesë edhe të korruptuarit me dosje që sjellin frymën korruptive të sistemit që i degradoi deri në atë gjendje.
Le të hapen dosjet që të mos kemi më në krye të partive politike apo shoqatave njerëz që ruajnë në ndërgjegje gjynahet e kohës së përmbysur.
Le të hapen dosjet që të mos kemi më gazetarë, analistë, komentatorë e të tjerë që me artikujt, analizat dhe komentet e tyre shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat e këtij kombi..
Le të hapen dosjet që të mos kemi më mësues e këshilltarë gjynahqarë që helmojnë ndërgjegjen e fëmijve tanë apo të mbarë popullit.
Le të hapen dosjet që të mos kemi më “të përndjekur politik” që natë e ditë i dëgjon të dërdëllisin për heroizmat e tyre.
Le të hapen dosjet të gjitha dhe të përlyerit të hiqen nga detyrat shtetërore që mbajnë. Këtu nuk bëhet më fjalë për ndëshkim, pasi tani është shumë vonë për këtë. Një gjë e tillë duhej të ishte bërë shumë vite më parë, kur ishin gjallë një pjesë e mirë e fajtorëve të katastrofës së kaluar. Le të merren me tregti apo çfardo aktiviteti tjetër privat, por të mos kërkojnë të bëjnë karrierë duke spekulluar me detyrat që mbajnë.
Vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të pastër, një Shqipëri dinjitoze. Vetëm atëherë do ta meritojmë të jemi vend anëtar i Bashkimit Europian, të jemi të barabartë me kombet e tjerë.
Jemi i vetmi vend i Europës Lindore që nuk i kemi hapur. Jemi me shumë vonesë, por një fjalë e urtë thotë: “Më mirë vonë, se kurrë!” Mos u mundoni të kopjoni modelin gjerman. çek apo të ndonjë vendi tjetër pasi asnjë prej atyre vendeve nuk mund te krahasohet me krimet e kryera ne Shqipëri. Shqipëria ka një specifikë të veçantë në lidhje me vendet e tjera të lindjes Më lejoni t’ju tregoj një shembull:
Në prillin e vitit 2009 në Tiranë u zhvillua Kuvendi i XVIII-të i Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, ku merrte pjesë edhe një delegacion i shoqatës tonë. Në këtë kuvend përfaqësuesi i shoqatës së të burgosurve politikë të Sllovakisë, Peter Bielek, deklaroi:
– Në Sllovaki dënimi i fundit me vdekje u ekzekutua në vitin 1956.
Ju lutem, krahasimin bëjeni vetë, kur ekzekutimi i fundit, ai i poetit Haczi Nela, është
bwrw mw 10 gusht 1988, pra në një kohë kur komunizmi kishte marrë rrokullimën.
Dua të theksoj gjithashtu edhe një çështje tjetër mjaft të rëndësishme. Në rast se miratohet një ligj i tillë, kush do të jenë zbatuesit e tij? Këtë pyetje e bëj pasi kam frikë se ata do të jenë nga përpiluesit ose zbatuesit e tyre, siç ka ndodhur edhe herë të tjera në rastet analoge në sektorin e drejtësisë e të tjera. Mos një ligj i tillë do të përdoret nga njëra apo tjetra palë për të bërë presione politike mbi palën kundërshtare ose individë të ndryshëm? A do të jetë një proces i ndershëm dhe i hapur?
Sipas zërave që qarkullojnë në dy projektet e paraqitura në kuvend, njëri i shoqërisë civile dhe tjetri i qeverisë shqiptare, theksi është drejtuar vetëm mbi ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit. Them sipas zërave pasi, deri më sot, asnjëherë nuk janë pyetur ata që i paguan më tepër se kushdo pasojat e sistemit totalitar, ish të dënuarit politikë. Jo vetëm qeveria por edhe shoqeria civile, që hartoi projekt-ligjin e paraqitur, jo vetëm që nuk u konsultua më parë me shoqatat e të përndjekurve politikë por, për më tepër, i përjashtoi ato nga diskutimi paraprak. Një gjë e tillë është e papranueshme për shumicën e kësaj shtrese. Mos vallë ligji kërkon t’i dënojë përsëri këta persona?
Një fenomen i tillë ndodhi edhe para disa vitesh kur diskutohej për ligjin e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Një ditë paraqitet në zyrën e shoqatës gazetarja e gazetës “Telegraf”, Anilejda Gjeta dhe më kërkon një intervistë. Midis të tjerave më pyet:
– Cili është neni më i kontestueshëm sipas jush?
Dhe unë i përgjigjem:
– Neni më i kontestueshëm është neni 6, sipas të cilit nuk përfitojnë dëmshpërblim
ish-anëtarët e byrosë politike, ish-punonjësit e Sigurimit të Shtetit, ish-prokurorët, ish-gjykatësit, pra të gjithë ata që kanë qenë pjesë e nomenklaturës së diktaturës komuniste. Ndërmjet tyre kanë futur edhe ish bashkëpuntorët e sigurimit. Te kjo e fundit ne kemi shumë rezerva, sepse duhet të kujtojmë gjithnjë se çfarë presioni është ushtruar mbi ata persona. Duhet të kemi parasysh torturat që kanë kaluar në hetuesi, duke filluar nga ato fizike deri tek torturat psikologjike. Ka patur raste kur i kanë përdhunuar vajzën apo gruan në sytë e tyre, thjeshtë për t’i detyruar të bashkëpunojnë. Atëherë ne shtrojmë pyetjen se a është e drejtë që këta njerëz të mos marrin dëmshpërblimin? Për më tepër këta kanë përfituar Statusin e të Përndjekurit Politikë nga ligji i miratuar në vitin 1993. Ndaj një ligj i ri nuk mund të jetë serioz nëse bie në kundërshtim me një ligj tjetër paraardhës.
Intervista u botua në gazetën Telegraf Nr. 399 (428) datë 28 prill 2007. Në të unë kisha
parasysh subjektin e romanit “Shkallët e Ferrit” që sapo e kisha botuar, të nxjerrë nga eksperienca e jetës sime.
Nuk kishte kaluar më shumë se një javë, kur më erdhi një letër pa autor dhe pa adresën e dërguesit. Ishte një letër e shkurtër, vetëm një faqe fletoreje. Midis të tjerave autori i saj shkruante:
Edukata, kultura dhe veçanërisht humanizmi i një bashkëvuajtësi, mund të shfaqte një largpamësi të thellë dhe një ndjenjë të paarritshme për ata fatkeq të nenit mbi të drejtat e përfitimit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë. Jam edhe unë një nga ata fatkeqë të këtij neni. Jam intelektual dhe në një ose tjetër rrethanë gabova dhe pas dhjetë vjet burg po vuaj persekutimin e atyre dhjetë vjetëve dhe më tepër të atij neni, sepse nuk kam çfarë t’u them fëmijëve të mi përse nuk e përfitoj dëmshpërblimin. Është e tmerrshme dhe nuk di si t’u shpjegohem juve dhe fëmijëve të mi. Dëshiroj që para jush të mbetem një bashkëvuajtës anonim.
U preka tepër. Përmbajtja e asaj letre më zgjoi disa kujtime të tjera, të harruara. Ata një pjesë nuk janë më, kanë ndërruar jetë dhe ndoshta kanë bërë mirë për të mos dëgjuar se si kërkojnë t’i diskreditojnë. Të tjerët që janë ende gjallë shohin punën e tyre dhe nuk kërkojnë të bëhen as deputetë, as këshilltarë ose kryetar bashkie dhe komune. As qeveritarë ose punonjës të rangjeve të larta të administratës shtetërore. As prokurorë ose gjykatës. As kryetarë partish politike ose shoqatash të ndryshme dhe as drejtues të mediave. Në rast se duhej pastruar, e para duhej të ishte politika që duhej të jepte shembullin. Duhej të ishin të pastra presidenca, parlamenti, qeveria, organet e drejtësisë, të zgjedhurit vendorë, administrata shtetërore, mediat e shkruara dhe ato vizive. Për këtë është miratuar edhe një rezolutë përkatëse që për çudi ka mbetur për kalendat greke zbatimi i saj. Le t’u hapen atyre më parë dosjet. Mos vallë trembeni për përmasat që mund të marrë largimi i tyre? Para syve më dilnin disa raste të tilla që ishin detyruar të nënshkruanin një deklaratë të tillë. Më kujtohej heroi i romanit tim, inxhinier Agroni, që përfaqësonte një peronazh të njohur timin, në kohën kur ishim së bashku në burg. A mund të ndëshkoheshin tani për këtë vepër? Më parë duheshin ndëshkuar ata që i detyruan të nënshkruajnë. Lërini të qetë këta gjynahqarë që u detyruan forcërisht për të bërë një veprim të tillë. Dhe hipokrizia qëndron në atë që sot, këta qyqarë, do t’i rigjykojnë përsëri po ata punonjës të Sigurimit të Shtetit dhe komiteteve të partisë ose bijtë e tyre. A mund të ketë moral një veprim i tillë? Ky do ishte në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të nënshkruara edhe nga shteti ynë. Dua t’i drejtohem Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrave përkatës, Opozitës, deputetëve, organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediave të shkruara dhe vizive, opinionit publik në përgjithësi dhe t’u them: – Kujtoni rrugën nëpër të cilën kanë kaluar këta fatkeq! Mos ua lëndoni më plagët e tyre që ende nuk janë tharë! Mos i detyroni të turpërohen para fëmijëve, të afërmve dhe miqve të tyre! Kujdes për ata që janë rrëzuar! Në rast se keni vendosur të bëni një gjë të tillë, atëhere hapuani më parë atyre që i detyruan të bëjnë një veprim të tillë! Hapuani edhe atyre që duan të ngjisin shkallët e karrierës!
Ndaj mendohuni mirë para se të vendosni!
KRIMET E KOMUNIZMIT NUK PARASHKRUHEN…HAPNI DOSJET!(Pjesa III)
Nga Fritz RADOVANI/
BURGU I BURRELIT/
“KËNDEJ KALOHET NË QYTET T’ MJERIMIT,/
KËNDEJ KALOHET NË DHIMBJEN PA KUFI,/
KËNDEJ KALOHET N’ SHPIRTNAT HUMUN SHQIMIT./
***
PARA MEJE GJA TJETËR S’ U KRIJUE/
VEÇSE E PËRJETSHME, – E UNË QENDROJ PËRJETË:/
O JU, QË HYNI MBRENDË, KENI MBARUE !”/
“Dera e Ferrit Komunist… Burrel” /
47 VJET KRIME e DHUNIME…/
■Në këte 70 vjetor të përmbytjes së Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, nga terrori e krimet barbare të tiranisë komuniste të viteve 1944 – 1991, Përulem me dhimbje dhe respekt para të gjithë Atyne Viktimave të Pafaj, që jo vetem, u torturuen, u vranë, vuejtën, u zhdukën dhe shpesh me Heroizëm të pashoq, arrijtën me u vetvra nder torturat ma mizore vetëm, mos me nënshkrue me firmat e veta proceset fallco apo shpifjet vrastare të shokut…
E këta Burra Shqiptarë, pjesa ma e madhe e Tyne nuk kanë as “Dosje”, e edhe nëse i kanë, nuk asht asgja e vërtetë e shkrueme mbrenda tyne…Vetëm shpifje vrastarësh!
■Ata e dinin mirë se çka asht e shkrueme në “Derën e Ferrit Komunist”!
■Ata porsa u ndodhën ndër prangat e robnisë sllavokomuniste, vetëm mendonin se si duhet me vdekë me faqe të bardhë, mos me turpnue Veten, Familjen dhe Atdheun, për të cilët “vdiqën si me lé!”… E nuk janë aq pak sa kujtojnë ata, që kërkojnë me i “harrue”!
■Shkodra duhet të shkruejnë me shkronja të arta Emnat e Martirëve të Pavdekshëm: Kolec Deda, Av. Muzafer Pipa, Simon Darragjati, Prof. Simon Deda (Durrës), Prof. Kolë Prela, Av. Paulin Pali, Prof. Prenkë Kaçinari (Tiranë), Palë Thani, Pjetër e Marije Deda, etj., tue mos harrue kurrë 118 Burrat e Kelmendit, vra në Kryengritjen e Prekë Calit, që as Emnat e Tyne nuk tregohen nga vrasësit terroristë të Janarit 1945.
■HAPNI DOSJET! Hiqni dorë nga mashtrimet dhe rrenat! Nuk ju beson ma askush!
■Ndër 26 hetuesitë e burgjet e Shkodres, vetëm në hetuesinë e Burgut mënershëm të Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit, kishte 700 viktima që torturoheshin ditë e natë…
■E pse?! – Me akuzue të pafajshmit, me shpifë per shokun e me pranue “bashkpunim” me sigurimin komunist, per me çue në plumb inteligjencën Atdhetare Shkodrane!
■Si thoni ju, a duhet të dijnë shkodranët se si e mbytën av. Muzafer Pipën në hetuesi kur po e torturonin Zoji Thëmeli e Vaskë Koleci, kur Ai nuk po pranonte me shpifë dhe këta, i futen nder muskujt e krahëve hekurin e skuqun, që takoi per shtyllen kurrizore dhe i shkreti Muzafer, mbeti i vdekun në çast… Madje, blene dhe pula e i ngranën të pjekuna, se gjoja Muzaferi deshti me ikë, u vra në dalje të hetuesisë e këte e vertetonte “heroi” Zoi Thëmeli, me gjakun e pulave që kishte hapë në çimenton rreth ndertesës!
■Më tregonte i tmerruem gati mbas 50 vjetësh i Nderuemi Loro Vata, sesi e kishin lidhë per karrigë, dhe hetuesi kriminel Fadil Kapisyzi po torturonte Simon Darragjatin… Po i kerkonte me nënshkrue procesin ku akuzoheshin edhe dy shokë të Simonit, i cili po kundershtonte se janë shpifje ato që janë të shkrueme aty. Hetuesi Fadil Kapisyzi, ishte një kokërr sarahoshi e fanatiku i pashoq. Mbrendë në zyrë të tij ishte edhe Dul Rrjolli, ndërsa, Simon Darragjati ishte i shtrimë për tokë e i lamë me gjak. Duli i hodhi Simonit një kovë me ujë për me e prue në vete. Porsa u duk se po e merrte veten, Duli i ra shpinës me një hu të trashë dhe i tha se, asgja nuk të ka ba Fadili ty, se shka kam ndër mend me të ba unë, a po flet, a po jo? – Simoni u përgjegj: Jo e jo, po të tham!! Fadili e humbi durimin mbasi kushedi sa kohë kishin që po e torturonin. E çoi nga toka, e afroi tek një dritare, të cilën e hapi dhe i tha: Sot ose do të firmosësh proçesin ose po deshte, hidhu nga dritaria e ta mbyllim historinë tande! Pa e mbarue fjalën mirë, Simoni zgjodhi rrugën e vdekjës nga dritaria…As unë nuk e kuptoj ku e mori forcën, veç, kur nuk e pashë ma në dhomë…Torturat e banë me vra veten. Mbas tij Fadili u sjell nga unë, po ti shka po ban? – Unë iu përgjegja se, nuk kam asnjë arsye me vra veten, ju, po deshët më hidhni vetë nga dritaria, por unë nuk bij! Duli më ra dy a tri herë me hunin që kishte në dorë, po, me thanë të drejtën pata frikë se po vdes pa muejtë me i lypë Zotit të falun për aktin e vetvrasjës, mbasi Simoni kur po dilte nga dritaria u ndigjue se tha vetëm fjalen “O Zot…”, ndërsa, unë, pata frikë se nuk po mundëm me e thanë as atë. Mandej, edhe po mendojshe me vedi ndër ata pak sekonda kohë, këta qej, kështu mendojnë me na vra të gjithëve… po, të provoj me durue torturat edhe pak si herët tjera…
Nxori një letër dhe ma vuni përpara, shkruej, më tha: “Unë, i pandehuri Loro Vata, nuk pranoj me nënshkrue proçes-verbal në hetuesinë që më ban kapiten Fadil Kapisyzi, në pezencën e Dul Rrjollit. Tuj mos pasë se çka me thanë as, me shkrue ma tepër se këto sa thashë, i vërtetoj me nënshkrimin tem pa as ma të voglin shtërngim… dhe, vuna firmë.
Mirë, tha Fadili, këtë deklaratë e kemi këtu, tashti, shko e mendoju në birucë, që kur të thërrasim, po nuk t’u mbush mendja me firmue do të gjejë ndera e Simonit e mos mendo, se del gjallë prej duerve të mija!
Persëriste Loro : Në torturë, një fije floku të ndanë nga vdekja ose vetvrasja!”
E, sa e sa Burra si këta, kanë zgjedhë “vetvrasjen”…si rrugë shpetimi? (1946 – 47).
***
■DOSJET E BASHKPUNTORËVE TË MASKUEM DUHEN HAPË TË GJITHA!
Agjentët e njohun per bashkpunim me vullnetin e vet, duhen dallue nga të dhunuemit!
■Ky bashkpunim me sigurimin e shtetit me vullnet, që duket sikur asht i njohun po, në fakt, ai ka kenë i mësheftë dhe vazhdon me kenë edhe sot. Në vitin 1945 Mark Çuni formoi në Shkoder Organizatën “Bashkimi Shqiptar”. Mbas pak muejsh, nga Nandori, pra në pragun e zgjedhjeve të 2 dhjetorit, grupi u zbulue… As sot nuk zihen me gojë agjentët që shkuen tek Tuk Jakova dhe i dhane një poezi… Që zbuloi krejtë Organizatën dhe çoi në plumb shtatë vetë, nder të cilët edhe tre klerikë katolik të pafajshëm…
■Po në vitin 1945 lexojmë në dy Dosje, n’atë të Don Lazer Shantojës dhe Ndue Palit, se kur po pritshin nga Riza Dani, kryetar i komitetit Shkodres njoftimin kur me u “dorzue”, forcat e ndjekjes, i zbulojnë ku janë dhe mbasi i kapin të tradhëtuem i pushkatojnë…
■Po kështu, kur forcat partizane kerkojnë me sulmue nga Selca Atdhetarin Prekë Cali, ata u thyen dhe i ranë mbas shpine, bashkë me forcat komuniste jugosllave… Pra, jo vetëm ua treguene rrugën e pabesisë, po edhe u lidhën me pushtuesit jugosllavë…
■Vjen në Shkoder Sejfullah Maleshova, me takue At Gjon Shllakun dhe gjoja, me i thanë se “duhet formue Partia Demokristjane Shqiptare, në Shkoder”, ashtu si kishte mashtrue në Tiranë disa vetë per “Partinë Social Demokrate” etj… Ai nuk mërrijti me u takue me At Gjonin, se ajo ide u kundershtue nga At Mati Prennushi dhe Imz. Gasper Thaçi, dhe megjithate, nuk munguen agjentët e sigurimit, me çue në plumb At Gjonin me shokë, simbas porosisë jugosllave, po gjithmonë me agjentat e sigurimit tonë të PKSh…
■Këta pak fakte mbrenda vitit 1945, i zuna në gojë jo vetëm me tregue se “shqiptarët” u treguen të zellshem me u vue në sherbim të sigurimit të shtetit, që instruktohej dhe në të gjitha veprimet antishqiptare bashkpunonte me okupatorët jugosllavë, po edhe mbasi këta tradhëtarë zbatonin “detyren”, punonin me shtue forcat e bashkpuntorëve të tyne, me agjenta sigurimi që dhunonin nder burgje dhe hetuesi me “plumbin ballit”.
■Nëse, Malet ishin të mbushuna me antikomunistë, lozhet e kinema Republikës në Shkoder ishin plotë me gra që thërrisnin “plumbin ballit” ose “në litar!”…
■Këta ishin “nënat e atyne djelmëve” që vdiqën tue thirrë: “Bijtë e Stalinit jemi né!”
■Ata që nuk u vranë në luftë njenimetjetrin, u angazhuen me PKSh, dhe sigurimin e shtetit që formoi kjo parti tradhëtare, per me nenshtrue Popullin Shqiptar me dhunë ndaj të gjithë pushtuesëve jugosllavë, sovjetikë, kinezë, e madje edhe të pa atdhe …
■Dosjet e agjentave që u vune në sherbim të PKSh, e i sherbyen sigurimit me vullnetin e tyne ma të madh, tue arrijtë deri aty sa “me kerkue pushkatimin e Atdhetarëve tanë”, se nuk donin robninë sllavokomuniste… Duhen njohë nga Populli Shqiptar!
■Duhen njoh edhe ata që u bane agjentë dhe vrastarë të shokëve të vet…
■Duhen njoh edhe ata që me tradhëti, jo vetem vranë Rininë Shqiptare, po edhe u bane “dr. prof. e akademikë”… e deputet të Kuvendit Popullor, ase “Heronjë të Popullit” tue nenshkrue akte e dokumenta pushkatimi, me procese fallco e shpifje…
■Dosjet ma të rendësishme per agjentët e sigurimit që ishin të burgosun janë ata që duhen ba të njohuna, për agjentët informatorë ma keqdashës që kanë sherbye padhunë, me vullnet të plotë, per vrasjen e tjetrit që i rrezikohej jeta si Bardhosh Danit me shokë.
■Nuk duhen perjashtue nga Hapja e Dosjeve, agjentët që ishin të burgosun dhe kanë krye detyren e “zberthyesit” nder birucat e sigurimit, vetem per dy lugë çorbë…
■Të gjithë agjentët dhe antarët e sekretarët e PKSh ose PPSh, hetuesit dhe kriminelët që kanë ndikue në “pushkatimin” e një personi të vetem, edhe në kjoftë se Enver Hoxha i ka burgosë ata, per vepren kriminale të vrasjes ai duhet njoh nga Populli Shqiptar.
■Nder burgjet dhe kampet e punës, vuejtja shpesh ishte e pafund. Shumë të burgosun mbasi plotsonin vitet e dënimit, dhunoheshin me u lirue me kusht: “Me nënshkrue para lirimit, deklaratë bashkpunimi me sigurimin!” Kush nuk pranonte dënohej përsëri. Ka nga Ata Martirë që pranuen me ba mbi 30 vjetë burg, e nuk janë pak Ata Burra si Dedë Markagjoni, Osman Kazazi, Don Nikoll Mazrreku, Don Mikel Koliqi…E, qinda të tjerë!
■Do të mbylli këte pjesë me Martirin e Shkodres Dulo Kali: “Kishte disa muej që nuk e pranonte akuzen (Shtator 1946)… Besoj, i kujtohet terroristit Aranit Çela. Nga korrenti elektrik Duli kishte humbë gati krejtësisht ndigjimin. Afer zyres ku torturohej kishin sjellë disa vajza që po qesheshin, dhe hetuesi i thotë Dulit: I ndigjon zanet e vajzave tua? Duli shokohet! Kujton se vertetë janë vajzat e Tij. Atëherë, hetuesi kur sheh Dulin e tronditun i thotë: Ndigjo Dulo Kali, po nuk firmove procesin, sot ke me pa me sytë tuej vajzat tua këtu mbi këte tavolinë, tue ti përdhunue me rradhë të gjithë hetuesit e policët e degës së mbrendshme! Duli pranon…akuzat dhe nenshkruen procesin!
■Me një proces të tillë Dulo Kali u pushkatue me 11 Mars 1948…mbas dy vjetesh hetuesi!
■Krenaria kombëtare e Popullit Shqiptar, ndera, burrnia, gjaku i kulluem dhe guximi i pathyeshëm historik i këtyne Burrave të pastër e Atdhetarë, lyp drejtësi dhe paqë!
■Vazhdon Pjesa e IV me Heroinat Shqiptare…
Melbourne Shkurt 2015.
*Ne vijim te rubrikes:Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…
Dosjet- Per cilin bien kemboret?
Shkruan: Prof. Sami Repishti/
Ridgefield,CT.USA.- Nga leximet ne shtypin shqiptar verehet nji rritje e interesimit publik per “dosjet”, zbulimin e “sekreteve”, dhe “lustracionin”, eliminimin- jo fizik!- te individeve qe per bindje, jo me detyrim, jane “komprometue” rande ne akte kriminale te “diktatures se proletariatit” 45 vjeçare ne Shqiperi.
Ky interesim per zbulimin e se vertetes te mshehun per dekada te gjata duhet çmue, dhe inkurajue. E verteta duhet te zbulohet. Ajo bien drite! Drita gjalleron, largon erresinen ku mshehet e keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.
Ajo qe ashte shqetesuese ne kete situate ashte “qellimi” i kerkeses per hapje dosjesh. Te gjithe e dime se çfare “misteri” permbajne dosjet e ish Sigurimit te Shtetit, ose te ish Partise Komuniste te Shqiperise, (dhe PPSH-se) Te gjithe jemi te ndergjegjshem per spiunazhin, arrestimet, burgosjet, torturat dhe ekzekutimet e vuejtjet ne burgje e kampet e debimit komuniste qe “dekoruen” peisazhin e vendit tone, ne moçalishte e miniera, e ne çdo sektor pune te rande dhe te rrezikeshme. Te gjithe jemi te informuem per kampet e debimit per dhjetra mijera familjare te prindeve “reaksionare” te detyrueme me vegjetue atje, qe nga ditet e para te vendosjes se regjimit komunist,1944, deri ne ramjen e turpeshme te pushtetit te urise dhe terrorit, ne 1991. Katerdhjete e pese vjet te gjata dhe pa nderpremje…. sikur te kishin gjuejte Zotin me gure!…. per fajin e vetem sepse gjyshi, babaj, vellau ose kusherini kane qene “armiq te popullit”. Groteske! Koncepti i “individit”,“persona” pergjegjes i vetem per fajin e kryem, nuk ekziston ne diktature.
Sot, te gjithe kerkojme me dite ma shume mbi “vuejtjet” dhe sidomos mbi “persekutuesin” qe vrau me gjyq e pa gjyq, qe torturoi deri ne çmendje, sidomos te rinjte “rebele”, qe denoi me uri e jetese ne baltat e Myzeqese pleq, gra e femije per dekada te gjata e per nji “qellim” te vetem: mbajtjen me dhune te “pushtetit popullor”, qe gjithçka mund te ishte por jo i nji populli te pa fajshem dhe te reduktuem ne nji mase pa mbrojtje, e te skllavrueme.. Ne pamundesi me fitue me arsye, ose me fitue zemrat e popullsise, komunizmi erdhi ne fuqi me dhune, u mbajt me dhune dhe u permbys me turp nga nji popullsi e dhunueme. Plaga e rande e se kaluemes kerkon sherim me kujdes te madh, “hic et nunc”.
Kerkesa per “hapjen e dosjeve” (1944-1991) ashte nji çeshtje me randesi te jashtezakonshme per vete natyren e saj, si dhe per rrjedhimet e paevitueshme. “Kerkesa” nuk mund te jete me plotesue “kuriozitetin” e lexuesve qe kenaqen me intrigat e Sherlock Holmes-it. Nji kuriozitet i ketill ashte banal, dhe nji fyemje e rande per viktimet. “Kerkesa” duhet te kete karakterin solemn te çlirimit nga ankthi i se kaluemes, te zbulimit te vertetes, dhe qellimin mbarenjerezor me evitue perseritjen e nji gjenocidi te ri ne vendin tone, perseritje qe do te ishte nji vetevrasje kombetare. Kerkesa duhet te synoje aspektin praktik te denimit te “fajit” dhe te denoncimit te “fajtorit” tue pamundsue veprimtarine e tij helmuese ne shoqenine tone te traumatizueme. Senatori amerikan, Herbert Pell, deklaronte ne 1945:”…ne se duem me evitue nji masaker te pergjitheshme, duhet te plotesojme kerkesen popullore per drejtesi”.
Nji qendrim i ketill ashte realizue sidomos me sjelljen e ish-te persekutuemeve qe ne vitin 1991; ata nuk u versulen me thika e sopata me vra e coptue…kriminelet komuniste. Tue kontrollue zemrimin plotesisht te justifikuem, ata mbeshteten kerkesen e tyne ne drejtesine e njohun nga ligji. Megjithese mbeten thellesisht te shgenjyem nga nji autoritet shtetnor i shurdhet – baza morale e te cilit ishin ata vete!- ata jetuen per 24 vjet ma rradhe me shpresen se do te vinte dita e “zbulimit” te sekreteve te tmerrshme ku ata vete ishin “personazhet e viktimizueme”. Sot, ajo qe mbetet per keto viktima, te vdekun apo ne prakun e vdekjes, ashte fitorja e madhe morale – historike!-, sepse ata me gjestin e tyne te perbuzejes se hakmarrjes dhe besimit te tyne ne ligjesi dhane nji shembull te shkelqyeshem te nji shoqenie te qytetnueme, dhe te perqafimit te shtetit ligjor…me gjithe se ne veshet e tyne tingellojshin akoma thirrjet komuniste “Ne litar! Ne litar!” Ata keputen zinxhirin e hakmarrjes, e per kete, duhet te jemi mirenjohes perhere.
Mbas nji konfuzioni njizete e kater vjeçar duket sikur kemi arrijte ne perfundimin se ky problem i “dosjeve” dhe “lustracionit” nuk zgjidhet me “forcat tona’. Fatmiresisht, pranojme shembullin e nji shtetit europian te qytetnuem, si Gjermania. Projekt-ligje ne kete drejtim jane paraqite para Kuvendit te Republikes se Shqiperise, per diskutim dhe aprovim.
Por, nuk ashte aq e thjeshte. Imitimi i shembullit gjerman, sado i deshirueshem qe te jete, permban nji “caveat” thelbesor: Shqiperia sot nuk ashte Gjermania! Çdo ngjarje historike – dhe hapja e dosjeve e lustracioni jane “historike”- ka parametrat e vet: vendin ku ngjet, dhe kohen kur ngjet. Rasti gjerman:
Me 9 maj 1945, u festue dorezimi pa kushte i Gjermanise naziste. Ushtrite aleate angleze, françese, amerikane dhe sovjetike pushtuen Gjermanine dhe me “marreveshje” e ndane territorin ne kater “zona pushtimi”. Nga Konferenca e Londres, 1945, u vendos krijimi i nji Gjykate Nderkombetare per Denimin e Krimeve te Luftes dhe te krimineleve kryesore naziste. Qyteti Nuremberg ishte ne “zonen amerikane”.
Si hap i pare ishte vendosja e rendit dhe qetesise. Gjate periudhes maj-gusht 1945, u arrestuen 52 kriminele kryesore naziste, dhe u burgosen ne Monsdorf (Nuremberg). Ne fund te vitit, arrestimet arrijten numrin 450.
Sherbimi i pare per te burgosunit ka qene ai fetar, “…ne nji beteje me shpetue shpirtin e atyne qe jetojshin me litar ne gryke.” Pergjigja ishte: “Na duhet te urrejme mekatin, por duhet te duem mekatarin!” Çdo njeri ka mundesi “me u ringjalle”! Ushtria amerikane kishte instruksione me ba te pamunduren me lehtesue vuejtjen, dhe me dhane ngushellim fetar per ata qe do te vdisnin.
Denimi me gjyq i krimineleve naziste (ne vend te ekzekutimit ne grup pa gjyq, ashtu si kerkonte Stalini dhe Churchilli) u ba me kerkesen e Presidentit Roosevelt. Arsyet e dhanuna, simbas juristit amerikan Gordon Dean, kane qene: qe te mos harrohen krimet e vertetueme publikisht, te edukohen brezenite e reja, te dekurajohen kriminelet e mundshem ne te ardhmen, te japim nji gjykim te drejte qe te mos flliqemi me arbitraritetin e diktatures, dhe te japim denime kryesisht per krimet kunder popullsise – e jo per shperdorime, vjedhje e tjera…!
Ideja “ligjore” e “konspiracionit kriminel nazist” ka qene me provue fajsine e organizatave naziste; ne se keto organizata gjykohen me qene fajtore per krimet qe akuzohen, dhe faji i “organizates” vertetohet, atehere çdo anetar i ketyne organizatave konsiderohet “fajtor”. Nga Gjyqi i Nurembergut u gjeten fajtore dhe u denuen me vdekje, ekzekutim ne litar: Goering (u vetehelmue) Ribbentrop, Keitel, Kalterbrunner, Frank, Sauckel, Rosenberg, Frick, Streicher, Jodl, Seys-Inquart. Ekzekutimi u ba me 3 tetor 1946 . Para ekzekutimit, shumica kaloi nji periudhe instraspeksioni. Disa u kthyen kah Zoti!
Deri ne dhetor 1947, ushtria amerikane ne sektorin e saj solli para gjyqit 1,676 kriminele naziste te rangut te dyte. Numri i te hetuemve ne ish Gjermanine ka qene afer 3 miljone. Vetem Gjykata e kampit Dachau procedoi 1,672 naziste. Nga keta, 1.090 u denuen si fajtore; 426 u denuen me vdekje, shifer qe provon se komandantet dhe rojet e thjeshta te kampeve naziste jane denue pa meshire. Ne pergjithesi, u zhvilluen 545 procese gjyqesore, me nji personel gjykues prej 22.000 vetesh. Megjithe amnistine e shpallun, 930.000 persona dolen para gjyqeve aleate, 1.549 fajtore te medhaj, 21.000 fajtore te kategorise se dyte, 104.000 fajtore per krime ma te vogla, 475.000 fajtore “perkrahes”, ma shume se 500.000 u denuen me gjobe, 122.000 u pushuen nga puna, 25.000 u shpronesuen, 22.000 u denuen pa te drejte pune shtetnore, 30.000 u denuen me pune te ndryshme…. Gjykatat vune ne dukje se faji per krimet ashte “personal”…! Keshtu u thye definitivisht kurrizi i nazismit ne Gjermani. Ne vitin 1991, kjo nuk ngjau ne Shqiperi!
Prokurori britanik Sir Hartley Showcross shkruente:” Besnikeria politike dhe bindja ushtarake jane dy cilesi te shkelqyeshme; por, as njena, as tjetra nuk justifikojne zbatimin e tyne ne akte qellim-keqia. Ekziston nji kufi ku njeriu duhet te refuzoje bindjen ndaj udheheqsit, ne qofte se mendon me i pergjegj ndergjegjes”. “Urdhenat nga eproret, qofte edhe per ushtarin e thjeshte, nuk mund te merren parasyshe si faktor lehtesues ne rastin e krimeve tronditese dhe monstruoze qe jane krye.”(Nga Gjyqi i Nuremberg-ut) Gjuha e ligjit ashte e qarte!
Me okupimin e Gjermanise. Aleatet fitimtare moren persiper mbrojtjen e jetes dhe fatin e popullsise gjermane. Ne zonen amerikane filloi menjihere procesi i denazifikimit. Aleatet arriten ne perfundimin se gjermanet vete nuk do te ishin ne gjendje me plotesue denazifikimin e vendit te tyne. Nazismi kishte rranje te thella ne psikologjine e popullsise.
Policia naziste u shpernda. Vetem ne qytetitn e Nurembergut u mobilizuen 500 persona “te paster”. Burgjet u reparuen. Bankat u hapen. U krijue agjensia e transporteve urbane, dhe 38 shoqeni sigurimesh. Qindra kuaj te ish ushtrise gjermane u falen fermiereve ne rrethe. U formuen kater parti politike. Filloi botimi i gazetave, u hap zyra e taksave e filloi vjelja e tyne. 70 perqind e banesave te shkaterrueme filluen reparimin. Ish-mesuesit naziste u pushuen nga puna te gjithe. Tekstet shkollore u demokratizuen. Mesues te ri u pergatiten intensivisht, e mbas gjashte muej pune, ne nandor 1945, 25.000 nxanes filluen mesimet ne shkolla te qytetit. “Sherbimet kritike” si gazi per ngrohje, drute e qymyri per dimen, dhe ushqimi per popullsi mori randesi prioritare. Vetem gjashte muej mbas mbarimit te luftes qyteti i Nurembergut filloi jeten e re me elektricitet, uje, e kanalizime. Mijera telefone, zyrtare e private, u instaluen. Klinikat shendetsore u hapen. U ba imunizimi i femijve e qyteti u pajis me ma shume shtreten se kishte ne vitin 1939. U hapen dy kinema dhe ne sallat e teatrit filluen çfaqjet. Administrata ushtarake amerikane tregoi me sukses per popullin gjerman rrugen e rimekambjes.
Rasti i dyte: me 3 tetor 1990, u ba bashkimi formal i dy Gjermanive. Lufta e Ftohet mori fund ne Europe. Filloi periudha e re e paqes, e perparimit, e zhvillimit ekonomik. Filloi edhe procesi i ramjes se shteteve satelite ish komuniste, dhe i Shqiperise. Procesi i dekomunizimit ne ish Gjermanine lindore filloi, vazhdoi dhe perfundoi me sukses per hir te ndihmes se madhe qe dha Gjermania Federale (afersisht 100 miljarde dollare ne vit), dhe te eksperiences se vitit 1945. Hapja e dosjeve dhe procesi i lustracionit u ba ne menyre te rregullt, i organizuem dhe i mbikeqyrun nga organet e Qeverise Federale Gjermane, nji shtet i pasun, dhe me aftesi te dores se pare.
***
Pervoja e se kaluemes komuniste duhet te na rikujtoje se tirania na nxjerre nga bota e humanizmit, dhe perfundon ne vdekje, morale e fizike. Sot, bindja e jone ma me randesi duhet te jete ”… njohja e dinjitetit tone njerezor, dhe e barazise se te drejtave te pa tjetersueshme per te gjithe pjesetaret e familjes se vetme njerezore , si themeli i lirise, drejtesise, dhe paqes ne bote “(UN Deklarata Universale)
Do te vije nji dite kur kujtimet e shtypjes, dhunes, terrorit te ushtruem nga kryekriminelet sadiste do te veniten ne kujtesen e popullit shqiptar. Me parafrazue kryeprokurorin ushtarak amerikan, Robert H.Jackson, ne se kemi kultivue ne boten tone shqiptare idene se “lufta e klasave”, kriminele e agresive, ashte rruga qe shpie agresorin ne banken e te akuzuemit e jo ne listen e nderit, atehere mund te themi se kemi dhane nji kontribut ne perpjekjen tone me ba jeten ma te sigurte. Me pune sistematike ne mbledhjen, paraqitjen e fakteve, na i bajme te qarte popullit shqiptar se jane kriminelet komuniste ata qe filluen kete proces, dhe pergjegjes per te gjitha rrjedhimet fatale,…. e jo ne! Ata jane persekutueset, ata jane fajtoret. Na jemi viktima, na jemi te pafajshem. Dhe per kete, ne kemi te drejten e plote morale me fole, me akuzue, dhe me kerkue reparimin e padrejtesive te bame ne kurrizin tone e te familjeve tona.
Tue marre parasyshe te kaluemen tone tragjike nen “diktaturen e proletariatit”, nji çmenduri komuniste e shekullit XX, te ushtrueme me egersi nga udheheqes injorante deri ne dhimbje, e te çveshun nga çdo cilesi qytetare te respektit te jetes dhe dinjitetit te “qytetarit” qe mendon ndryshe, njeriu pyet veten:
Çfare qendrimi duhet marre ne gjykimin e nji sjellje te ketille, sot kur Shqiperia kerkon te ballafaqohet me te kaluemen, te denoje ate, dhe te nxjerre mesimet e nevojshme per rindertimin moral te shoqenise sone, kryenalte per identitetin e saj dhe e denje per anetaresim ne Bashkimin Europian, vlerat e tij qytetnuese, e mireqenejen ekonomike qe na ofrohet?
Perpjekjet me denue te kaluemen komuniste kane qene te pakten jo serioze, te shumten ofenduese per viktimat. Para nji situate te ketill,
A jemi sot ne pozite qe ne “kontraten sociale” te shoqenise sone akoma te pa afirmueme, te harrojme gjithçka, dhe te vazhdojme ne “rrugen pa krye”, sikur asgja nuk ngjau ne kete boten tone?
A jemi te sigurte se me nji qendrim te ketill, konfliktet ekzistuese do te “eliminohen”, te veniten nga koha, sikur nuk ngjau gja ne kete boten tone? Çka mbetet atehere nga koncepti i “pergjegjsise qytetare para ligjit”, dhe respektimit te ligjit symbol i lidhjeve nderqytetare dhe lidhjeve te popujve ne kete planet tonin?
A duhet te pranojme se ushtrimi i “pushtetit te pakontrollueshem” don te thote se nuk ekziston nji detyrim me randesi ndaj shoqenise shqiptare te heshtun? A kemi ra sot ne nji pozite, thellesisht komprometuese, me pranue qe “me muratoret e ferrit do te ndertojme parrizin”? E te pranojme shprehjen franceze per Bourbonet “nuk mesuen gja, dhe nuk harruen gja”? Cila ashte e ardhmja e jone?
Nji pyetje e veshtire! Nji problem thelbesor qe kerkon nji zgjidhje te perhereshme. Nuk mund te vazhdohet ma gjate keshtu. Flitet per “hapje dosjesh” e “lustracion”, nji zgjidhje jo vetem e vonueme, por edhe e pa pergatitun me kujdes. Na ofrohet “modeli gjerman” rruga e ndjekun nga nji popull europian e perparimtar. Por Shqiperia sot nuk ka as perkrahjen e “aleateve perendimore” ashtu si Gjermania e viti 1945, as perkrahjen e Gjermanise Federale per Gjermanine lindore si ne vitin 1990-2000, as vullnetin e duhun per nji zgjidhje te drejte qe synon denimin e “mekatit” e jo vetem hakmarrjen kundrejt “mekatarit”.
Dy sprova personale! Ne vitin 1951, erdhi ne burgun e Shkodres nji i ri 21 vjeçar, ish oficer Sigurimi, i denuem sepse u trondit nga trajtimi kriminal i klerit katolik shqiptar. Nji dite u afrue e vullnetarisht filloi me u rrefye. “Duhet ta dini, me tha, se ne rast permbysje, ne kemi pergatite dy lloj dosjesh: njena, Dosja A, permban veprimtarine tone kunder jush; kjo Dosje do te digjet para se te largohemi. Dosja e dyte, Dosja B, ashte dosje per ju, e elementit te komprometuem, e do te mbetet e pa prekun. Kur te hapet do te shihni sa thelle kemi hyre ne rrethin tuej familjar. Atehere do te ziheni njeni me tjetrin…e do te na harroni ne”. Ashtu ngjau!
Mbas lirimit nga burgu, me vizitoi nji bashkevuejtes, i torturuem dhe tashti punetor krahu, baba i dy te rijeve gjimnaziste. “Kam ardhe me shkarkue nji barre te rande tek ti, me tha. Une jam nji kufome qe levize, sepse moralisht jam i vdekun. Me kane kercenue ne Sigurim se do te nxjerrin djelmet nga shkolla e do t’i detyrojne me ba pune krahu ne ndertime. Sot, nuk me ka mbete gja veçse grueja e smure e dy femijte. Ideja qe ata te rriten pa shkolle dhe punetore ne kantiere me tmerron. Me kerkuen “bashkepunim” si “informator”. Njizete e kater ore ma vone, pranova. Une kam vra veten moralisht me shpetue dy femijte nga nji katastrofe, me tha. Tashti, punoj me sigurue trisken e bukes per familjen…punoj ne tulla….! Kete sekret ta besoj ty…per hir te vuejtjeve te perbashketa….”
Nuk gjeta fuqi me thane nji fjale te vetme. I hodha krahet dhe perqafova kete shenjteni atnore. Pa fole, te perqafuem, dy viktima po jetojshim momente solemne te jetes sone te nxire, çaste cilesore te pa perseriteshme! I friksuem nga nji skenar i ketill, planifikova arratisjen time. Vdekja kishte humbe peshen e frikes qe e shoqenon….
Hapja e dosjeve, e te gjitha dosjeve, do te sjelle dhimbje te medha, vuejtje afatgjata, sidomos ne rradhet e viktimave te komunizmit. Si do te ndjehen dy te rinjte e bashkevuejtesit tim, krenare per sakrificen e atit te tyne ne burgje e kampe pune, kur te lexojne katastrofen morale te prindit te vdekun? Çfare kenaqsie do te nxirret nga dosja e ish-sigurimsit “te penduem”? E te mijera te tjereve te ngjashme me keto? Kjo do te ishte nji padrejtesi e madhe qe asnji ndergjegje njerezore nuk duhet te pranoje; dhe asnji shoqeni e qytetnueme nuk duhet te lejoje!
Dosjet duhet te hapen per te gjithe kriminelet e medhaj, te vegjel dhe “perkrahesit” qe kane perkrahe, dhe kane mbajte ne kambe me ndergjegje, e jo nga frika e persekutimit, diktaturen e kuqe. Le te çlirohemi njihere e pergjithemone nga “kercenimi i hapjes se dosjeve”, dhe le te eliminojme elementet e komprometuem me vullnet te lire, nga aparati shtetnor – dhe nga rrethet tona shoqenore.
Ne historine tone kombetare kemi mjaft trashegime, te mira dhe jo aq te mira, por qe jane pjese e pandame “e jona”. Bashkepunimi me okupatorin, dhe lufta e jone per liri; bashkepunimi me diktaturen komuniste dhe lufta e jone per demokraci, jane pjese e se kaluemes sone te veshtire. Nuk mund te shlyhen, as duhet te harrohen. Ata mund te shfrytezohen me nxjerre mesim per te ardhmen. Na do te dalim me sukses ne qofte se punojme ma shume per te ardhmen e femijve tone se per demonizimin e kundershtarit..…!
Edhe nji hap ma shume: “Mos lejoni fitoren e se Keqes mbi ju; por mundeni ate me nji te mire” (Romans, 12:21)