• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“DIELLI I JETËS”, LIBËR I SHKRUAR ME PËRKUSHTIM DASHURIE PËR FIGURËN E NANËS

August 22, 2023 by s p

Besim MUHADRI/

Libri “DIELLI I JETËS-Rrëfim për një Nanë Hasjane”, i Hyre Tejecit, është libri i kujtimeve, i respektit, i dashurisë dhe i kujtesës ndër vite për Nanën. Librin autorja e ka shkruar me rastin e 70-vjetorit të Nanës së saj. Të kësaj krijese kaq të dashur dhe të dhimbshme njëkohësisht. Është libri i vuajtjeve, i sakrificave, por edhe i kujdesit, i sfidave dhe i triumfit të Nanës, në rrugëtimin e saj, sa të vështirë, po aq edhe madhështor.

Dhe janë 70 arsye pse Hyra e ka shkruar librin për Nanën më rastin e 70-vjetorit të lindjes së saj. Ndër 70 arsyet për të shkruar këtë libër në 70-vjetorin e lindjes së nanës, autorja i sheh të veçantia e saj, te dashuria e pakushtëzuar, te palodhshmëria, te parimet, te zotësia, te pathyeshmëria, te dinjiteti, ngrohtësia, afërsia, kujdesi, vigjilenca, qëndresa, besnikëria, fisnikëria e shumë e shumë elemente të tjera që karakterizojnë këtë grua të fisshme që diti dhe mundi të mund vështirësitë, duke jetuar dhe qëndruar përherë vertikalisht.

Duke qenë e lidhur aq shumë me Nanën, Hyra ka ditur tëshkruaj aq bukur për të. Nuk është intervistë me Nanën, por janë rrëfimet e jetës të kësaj gruaje fisnike hasjane, të cilat autorja i ka përshkruar në mënyrë besnike dhe pa hiperbolizime.

Libri i Hyres, sa është personal, po aq është edhe universal. Personalja qëndron sepse ajo librin ia kushton Nanës së saj, ndërsa universalja qëndron tek ajo sepse, duke shkruar për Nanën në veten e parë, ajo njëkohësisht përgjithëson dhe kuptimëson edhe misionin e Nanës, apo Nanave shqiptare, tëlindura e të rritura në kohë, ambiente dhe situata të vështira jete dhe historie.

Koha, jeta, vështirësitë, ballafaqimet me situata tepër tëvështira jete për Nanës së saj, autorja arrin të kuptimësojëqëndresën e kalitur të Nanave tona nëpër shtigje jete, të cilat ato i bënë më të forta, më të qëndrueshme dhe më heroike. Lindjet, rritjet e fëmijëve, në kushte aspak normale, por tëpërballuara nga to, në këtë rast nga Ajo, librit të Hyrës i japin dimensionin e një libri që ngrit përmendore letrare për Nanën.

Nana e Hyres, ashtu sikurse edhe Nanat e, është shembulli i misionares që në këtë botë vjen me misionin e shenjtë tëlindjes, rritjes dhe të zhvillimit të familjes, në kuadër të tëcilës pastaj hyjnë edhe aspekte të tjera që gërshetohen me tëpërgjithshmen dhe me kombëtaren.

Në Librin e Hyre Tejecit, përmes rrëfimeve të Nanës (qoftë edhe përmes penës së shkrimtares), në mënyrë retroaktive, gërshetohen shumë elemente të natyrës etnologjike, etnografike, gjuhësore, dialektore, që me një fjalë përbejnë arealin e përgjithshëm të një historie të tërë, jo vetëm personale, por edhe krahinore e madje edhe kombëtare.

Rrëfimet e Nanës së Hyrës, janë rrëfime spontane, tësinqerta dhe reale. Ajo tregon për fëmijërinë e saj tepër tëvështirë, fejesën dhe martesën shumë të hershme. Tregon për varfërinë materiale, por assesi shpirtërore, nëpër të cilën kaloi ajo dhe shumë fëmijë të tjerë të periudhës së lindjes dhe zhvillimit të saj. Në rrëfimet e Nanës së Hyrës, kemi histori, një histori të përjetuar nga vetë ajo, e assesi të dëgjuar. Kemi baticat dhe zbaticat e jetës. Rëniet dhe ngritjet, qoftë personale, qoftë familjare. Kemi gëzimet që i japin kuptimin jetës, por kemi edhe dhembjet për humbjen e më të dashurve, të përjetuara deri në pikëllim, mirëpo kemi edhe sfidat për të mundur dhe tejkaluar këto dhembje, për hir të një kauze më të madhe që shndërrohet në mision.

Dielli, që është nipi i Nanës, për të cilin ajo kujdeset, është personazh sa real, aq edhe simbolik, ashtu siç është emri i tij. Ardhja e Diellit në jetë, siç e thotë edhe autorja, ka qenë shpëtim për nënën. Ai lindi në kohën kur nëna e la angazhimin e madh në biznesin me djem dhe nevoja për të vazhduar me qenë e angazhuar ka qenë shumë e madhe për të. Prandaj, kujdesi për Diellin, kur e ëma është në punë, për nënën është një lloj shpëtimi.

Në librin e Hyre Tejecit, përmes personazhit të Nanës trajtohen shumë tema, të cilat prekin çështje me rëndësi kohore dhe hapësinore të zhvilluar për shtatë dekada me radhë. Në këtë kontekst kemi edhe temën e krizës së bukës, qëkoincidon me kohën e lindje së protagonistes së librit, kur ajo ka vuajtur shumë, prandaj ajo bën një krahasim të ditëve të sotme. Duke vuajtur zinë e bukës, ajo ende ka frikë se një gjëe tillë mund të ndodhë, prandaj thotë: “Unë tutna shumë prej buke. Kam vujt shumë. Kur jam kanë e re, me pas një kashore bukë të furrës kush e di çka kisha ba. Tash kur pe shoh gjithë këtë bollëk, më kujtohet kur isha në moshën që kanë tani nipat e mbesat e mia tash. Kuku çka kam hjek unë”.

Kur flet për fëmijërinë e saj, që kishte qenë një fëmijëri tepër e rëndë, protagonistja përshkruan jetën në familjen e varfër, me shumë fëmijë të vegjël. Te tema a martesës, ajo përshkruan martesën e saj, rrethanat se si e kishin fejuar, mënyrën si ishte bërë gati për martesë, vështirësitë që kishte kaluar etj.

Një temë interesante është e edhe ajo ku flitet për veshën e Hasit, në librin e saj, përmes rrëfimeve të Nanës, autorja tregon për rëndësinë e kësaj veshe, por edhe për punën e rëndëqë duhet bërë për përgatitjen e kësaj veshe që është krejt punëdore e që nana e saj, ashtu sikurse edhe vajat e tjera para se tëshkonin nuse duhej ta përgatisnin vetë, ka mbi 15 pjesë që vishen të njëjtën kohë, sidomos vesha e mirë që vishet në dasma. Protagonistja tregon dhe përshkruan vështirësitë me tëcilat ishte ballafaquar derisa i ka punuar veshjet e para për martesë e aq më tepër që ishte jetime dhe shumë e re për tëbërë një punë të tillë:

“Kur i bana 10 vjet u duhke me u ba gati me shku nuse. Më kishin pru penjë të pamuktë e do penjë tjerë me ba vek. Pëlhurën e kam ba krejt vet. Edhe vesha jonë e zorshme. Krejt me vek e me qennisë. Kanacë, mbështejllakë, marhama e sëlykë, këmisha, gryka të këmish’ve me pak e më shumë, xhemedanë, dorëza, rrëfana, shokë t’kollanit, t’llina, qarapë t’leshtë e krejt u duhke me i ba. Edhe jo veç një veshë, po u duhke më shumë. Na nuk kemi pas’ çka tjetër me veshë. Veç ato që i bajshim vetë. Tjera t’bleme nuk kemi pas, qysh po kanë tash këto t’rejat. Na kemi hjek gazepin. Ka pas’ çika që janë ba ma kallaj gati. Po, ka pas shumë tjera që me zor i kanë ba dy tri veshë gati e le ma ma shumë. Edhe unë me çykë t’zorit i kam ba gati. Këta më kishin pru hargje mu ba gati, po kush mi ba…”

Hyra në librin e saj, përmes gojës së nanës, përshkruanedhe ditën e dasmë së martesës së Nanës, pastaj momentin e shkuarjes nuse, jetën në fshatin e “zorshëm” siç ishte fshati Goruzhup, në të cilin kushtet e jetës ishin mizerje ku, mbi tëgjitha, mungonte uji i pijes. Në këtë rast ajo flet për kroin karakteristik të Gorozhupit që ishte burimi i vetëm i dy fshatrave, Gorozhupit dhe i Pogajvae, që i ndante vija e kufirit e që merrnin bashkë në të njëjtin burim. Nana tregon mungesën e ujit në fshat dhe oraret që kanë qenë të kufizuara për të marrë ujë të kroi i fshatit.

Protagonistja e librit të Hyrës, NANa, flet për lindjet e fëmijëve tësaj, që nga i pari e deri te i fundit. Natyrshëm përshkruan Kushtet e rënda të jetesës të cilat ua kanë renduar edhe më shumë grave procesin e lindjes. Nana tregon se në çfarë rrethana kanë lindur në shtëpi, ajo dhe gra të tjera, ku, duke qenë kushte mizerje, edhe vdekjet e fëmijëve dhe të grave kanë qenë më të shpeshta gjatë lindjeve atë kohë.

Në librin e Hyrë Tejecit shohim të përshkruara bukur edhe raportet motrës me vëllain, me burrin, pastaj martesën e fëmijëve, që siç e thotë autorja, “ka qenë gëzim edhe mallëngjim të njëjtën kohë për nënën. Ajo e ka përjetuar në mënyrë të veçantë martesat e secilit fëmijë të saj”. Autorja, përmes rrëfimeve të Nanës, ka treguar edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe përjetimet që kanë pasur gjatë asaj kohe. Flet për punën, për vdekjen e djalit, në këtë rast të vëllait tëautores: “Nana është provuar shumë rëndë me vdekjen e Nakisë. Ajo ka pasur humbje të tre fëmijëve të vegjël kur ka qenë e re, por vdekja e Nakisë, e ka vrarë shumë më shumë. Ajo ka vazhduar të jetojë me emrin dhe hijen e tij. Ngushëllimin nëna e ka gjetur tek fëmijët e tjerë, tek fëmijët e vetë Nakisë, prandaj ka gjetur forcën dhe është përmbajtur si ka mundur. Por motivin e madh, ajo do ta gjejë në vazhdimësi tek dy djemtë e tjerë, Enveri (Veli) dhe Skënderin (Neli), tëcilët kanë qenë shtyllë e punës dhe shtëpisë, por tani për nënën u shndërruan në çdo gjë që i ka dhënë kuptim jetës së saj.

Në librin e Hyrë Tejecit gërshetohen edhe shumë elemente të tjera që e bëjnë interesant dhe të veçantë si një libri të njëzhanri të veçantë. Ka elemente të romanit autobiografik, por edhe të një libri dokumentar dhe të ndonjë zhanri tjetër, me premisa edhe etnografike dhe gjuhësore. Libri, përveç që është shkruar me shumë kujdes, përkushtim dhe dashuri, ai është shkruar edhe rrjedhshëm dhe bukur. Me një sintaksë të jashtëzakonshme, që e bën atë të lexohet lehtë dhe pa përtesë. Ndonëse është shkruar në të folmen e Hasit, Hyra ka ditur aq bukur t’i shkruajë ato fjalë ku, në momente të caktuara, jep sqarimin e duhur për lexuesit që nuk i kuptojnë ato. Kjo i shton librit të saj edhe më shumë vlerat jo vetëm letrare, por edhe gjuhësore.

Autores i urojmë 70-vjetorin e lindjes së Nanës, por njëkohësisht edhe për ndërtimin e kësaj përmendore letrare për figurën e Nanës së saj dhe të shumë e shumë Nanave të tjera shqiptare, kudo që ato janë…
Gusht, 2023

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dr. Besim Muhadri

MYSAFIRË NGA KOSOVA NË VATËR

March 30, 2021 by dgreca

Sot, e Marte 30 Mars 2021, pata kënaqësinë që të prisja në selinë e Vatrës ne Bronx, New York, bashkatdhetarë nga Kosova. Dr. Besim Muhadri nuk e ka për të parën herë që viziton Vatrën. Ai është mik dhe dhurues i blibliotekës së Vatrës. Edhe këtë herë  kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës 3 kopje të librit të tij”Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lek Dukagjinit”, një libër studimor me 317 faqe, ku janë përmbledhë studime rreth jetës të Shtjefën Gjeçovit dhe Kanunit të Lek Dukagjinit. Në libër janë të përfshirë dhe dy artikuj të botuar në gazetën Dielli si: Faik Konitza”Ca Kujtime mbi At Gjeçovin”-Dielli 18 Mars 1930; dhe “Si ia dha Besën Gjeçovi Paskal Giadrit për ta lënë duhanin(Botoi Dielli 6 dhjetor 1929-marrë nga Gazeta shqiptare-Bari) etj. Libri ndodhet tash e tutje në bibliotekën e Vatrës në 3 kopje dhe të interesuarit mund ta tërheqin për ta lexuar.

   Dr. Besim Muhadri kishte sjellë për bibliotekën e Vatrës edhe librat”Rrjedhat e zhvillimit të Arsimit Shqip në krahinën e Hasit” , i shkruar në bashkëpunim me studiuesin Shaqir Lusha; si dhe librin e tij”Maletasit- Burra të Pushkës e të Penës” në 3 kopje.Dr. Muhadri shoqërohej nga profesor Hasan Sadriu, ish inspektor i arsimit në Kosovë.

Anëtari i këshillit të Vatrës z. Ramiz Mujaj shoqëroi gjatë vizitës në Vatër mikun e tij vizitor për të parën herë në SHBA, bashkavendasin prej Rugove z. Bek Lajqi.

Pata kënaqësinë t’u përshkruaja miqëve historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA që nga mbledhja e parë e 24 dhjetorit 1911, që i parapriu bashkimit të shoqatave shqiptare në Vatër në mbledhjen themeluse të 28 prillit 1912, plot 109 vite të shkuara.

Mysafirët lanë mbresat e  tyre  me shkrim gjatë kësaj vizite në librin e  vizitorëve në Vatër. Vatra është e hapur për çdo bashkatdhetar.

Filed Under: Featured Tagged With: Bek Lajqi, Dr. Besim Muhadri, Hasan Sadriu, Ramiz Mujaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT