• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM

August 8, 2016 by dgreca

Dr. Skënder Murtezani pret ngushëllime për Babanë që ndërroi jetë në Tetovë, të Shtunën me 13 Gusht 2016, nga ora 5.00 pasdite deri në orën 7 e 30 PM./

Njoftohet komuniteti shqiptar, miqtë,kolegët, vatranët, se të Shtunën me 13 Gusht 2016, në ‘Red and Black Cafe’, nga ora 5.00 pasdite deri në 7 e 30 pasdite, pret ngushëllime për babanë e ndjerë Sulejman Murtezani-Gega. I ndjeri ndërroi jetë në vendlindje, Tetovë dhe me 30 korrik 2016, u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni kombetare dhe fetare.I ndjeri Sulejman Murtezani-GEGA ishte vëllai  i patriotit të njohur tetovar Mehmet GEGA. Sulejman GEGA rridhte nga një familje e njohur kombëtare tetovare të cilët gjithnjë janë përndjekur dhe burgosur nga pushteti serb dhe sllavo-maqedonas për shqiptarizmin e tyre.

Në varrimin e të ndjerit morën pjesë me qindra shqiptarë të ardhur nga të gjitha viset kombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria duke i dhënë lamtumirën e fundit këtij atdhetari të devotshëm.

Familja njofton ata që duan të respektojnë të ndjerin Sulejman Murtezani-GEGA,  mund të dërgojnë donacion për studimin e kancerit te adresa:

https://secure2.convio.net/aicr/site/Donation2?df_id=10920&10920.donation=form1&tribute=

Familja Murtezani do të informohet për dhuruesit.

Adresa ku Familja Murtezani pret ngushëllime është :

Red and Black Cafe

21-23  21 Ave.

ASTORIA, NY 11106

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Skender Murtezani, Njoftim, për Babanë, pret ngushëllime, Sulejman Murtezani-Gega

DR. SKËNDER MURTEZANI: VATRËS IA KEMI BORXH PËRKUSHTIMIN

January 9, 2015 by dgreca

Intervistë me kryetarin e Degës së Vatrës në Queens-NY, Dr. Skënder Murtezani/
Dielli:- Dr. Murtezani: Si do ta vlerësoni këtë vit që po lëmë pas për degën e Vatrës në Queens?
Dr. Skënder Murtezani: – Dega e Vatres ne Queens është relativisht e kënaqur me aktivitetin e këtij viti, natyrisht që mund të behej më shumë, prandaj kemi zgjedhur të kalojmë një rrugë shumë të vështirë, të kthejmë në mënyrë të suksesshme komunitetin Shqiptar në NY të anëtarësohet në degën tonë. Numri egzistues i anëtarëve nuk është’ rritur aq sa dëshironim,natyrisht do të donim më shumë.Në fundjajavën, e 20 dhjetorit, ne u mblodhëm në tubimin e radhës dhe i diskutuam problemet dhe bëmë bilancin e punëve të kryera, dhe atyre që na kanë mbetë pa u krye. Shpresojmë që diskutimi ynë në ta ardhmen të vendosë pikat mbi”i” dhe të gjejë shkaqet e reagimit jo të dëshiruar të komunitetit për t’u bërë pjesë e Vatrës. Duket se edhe pse zhvillojmë aktivitet, tentojmë të ngremë mure bashkimi, jo rrallë duket se kemi fatin e kalase se Rozafes, ku muret rrëzohen. Prandaj unë vetë u drejtova një thirrje joformale disa intelektualve te suksesshem Shqiptar, për mendimin tim të vlerësuar si Vatranë të vërtetë, si djali i Vatranit të paharueshëm dhe më shumë kontribus në Vatër, Dr Hamdi Oruci, i cili është një mjek shumë i sukseshëm në New York,- Dr Edward Oruci, Cardiolog invaziv, arkitektit Magjister Besianë Krasniqi, Konsultantja e menaxhimit nga Universiteti i Columbia’s në Lehman Brothers MPh., Vjosa Isein, Cardiologut të mirënjohur Dr Kujtim Balidemaj-t, Doktoresha e mjeksisë primare Dr Evia Nano dhe Zotri Gjergj Nano, specialiste e Therapise Physicale MPh Ellie Tafana, Këshilltar për refugjatet pranë KB Burim dhe Merita Shoshi, dhe shumë intelektualëve të tjerë. Thirrja ime priret nga dëshira e mirë që të ndihmojnë në kontributin në cështjen kombëtare, dhe ku më mirë se në Vatër, mund të jepet ky kontribut? Apeli që u kam bërë intelektualëve të suksesshëm priret nga deshira e mirë që të ndihmojnë në realizimin e anëtarësimit cilësor dhe rritjes sasiore të Vatrës. Natyrisht kërkroj edhe ndihmën e vatarnëve të tjerë si dhe të zgjedhurve në strukturat e qendrës.
Dielli:-Cfarë do të veconit nga veprimtaritë e degës tuaj për vitin 2014?
Dr. Murtezani:-Do të vecoja, angazhimin maksimal në edukimin e komunitetit Shqiptar në Queens për historinë e Vatrës dhe rëndësinë e saj në historinë tonë moderne.
Së dyti; njohjen me historinë tragjike të popullsisë came, e cila ende ndjehet e privuar nga e drejta për t’u kthyer në trojet stërgjyshore. Për këtë qëllim ne prezantuam filmin dokumentar mbi Camërinë, që ishte një moment i rëndësishëm për Degën Queens. Më pas diskutuam. Dega jonë nuk do të pushojë së punuari fort për këtë cështje, deri sa të zgjidhet në mënyrë ligjore dhe të pranohet genocidi grek i ushtruar mbi popullsinë came. Dega e Vatrës në Queens do të vazhdojë me prezantimet të këtilla. Në fakt për cdo cep të trojeve etnike shqiptare, në varret e të parëve tanë, fshihen padrejtësitë shoviniste të armiqve.
Ne kemi krijuar dhe mjedise për t’u mbledhur vatranët e Queensit.
Ndër veprimtaritë e degës së Vatrës në Queens mund të përmendet fakti që për dy vite radhazi u përkujtua vdekja e kolosit të kombit Midhat Frashëri-t dhe, filluam punën drejt respektimit të testamentit të tij. Vitin e shkuar veprimtaria përkujtimore u organizua në Hotelin, ku u gjet i vdekur Apostulli i Shqiptarizmës, ndërsa këtë vit në mjediset e Kishës në Dauglaston Pkwy.
Dielli:- Me që e përmendët: Keni përkujtuar Mit’hat Frashërin në përvjetorin e 65-të të vdekjes, cili ishte motivi? Pse dega e Vatrës? Po për të ardhmen cdo të bëni për këtë figurë madhore?
Dr. Murtezani:- Dita e formimit të Vatrës ishte ditë madhështore për Shqiptarët në Queens dhe anëtarët e saj. Si kryetar u përbetova se do ta kultivoj frymën vatrane ashtu sic e kam praktikuar plot njëzet e tre vite. Ideja që fryma e Nolit dhe Konicës të vazhdojë tek gjeneratat e të rinjve shqiptar në Amerikë e gjetiu duke iu përshtatur rrjedhave ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, do të përbëjnë shinat ku do të lëvizë e gjithë veprimtaria e degës së Vatrës në Queens. Ky do të jetë preokupim madhor i kësaj dege.
Dielli: Nga del Mithat Frashëri në këtë kontekst?
Dr. Skëndër Murtezani- Pas dekadave të errta të dominimit Serbo- Rus në politikën Shqiptare është e kuptushme që shumë atdhetarë shqiptar ishin të ndaluar dhe kjo ndalesë ishte ekzekutuar me sukses nga canaklëpirsit e kësaj politike antishqiptare. Shumë atdhetarë, patriotë të kulluar, të të gjitha rrymave politike u vranë ose ranë në hije të plotë të atyre që u pajtuan me këtë dominim poshtërues. Atdhetarët e kristaltë ishin ata fëmijë të këtij kombit që e përkujtonin okupatorin se është në tokë të huaj, se është kolonizator prandaj ata duhej të zhbëheshin. Mit’hat Frashëri ishte i pari që duhej izoluar sipas recetës së antishqiptarëve.
Dega jonë e Vatrës mori vendim që t’i rikthejë në diskutim dhe të mirënjohë patriotët tanë më të spikatur, të cilët për gjatë kohëve i ka përbuzur apo i ka izoluar sllavo-komunizmi që në të vërtetë është një pansllavizm gjithmonë kundër interesit tonë kombëtar. Kjo është e vërtetuar katërcipërisht për gati një gjysëm shekulli e më shumë.
Pas, një studimi kritik të jetës dhe veprimtarisë diplomatike diskutova me një numër të konsiderueshëm vatranësh dhe diplomatë të vendit dhe të huaj u pajtuam se Mit’hati është lënë pas dore dhe duhet t’i jepet rast të zëri vendin e merituar. Vetë “koncepti” Frashëri ua bën Mithatin shqiptarëve të jashtzakonshëm.Niveli i qytetrimit, edukata dhe dija të fituara nga trashëgimia e të atit Abdylit, xhallarët – Naimi me Samiun, i japin një përparësi në njohuritë e problemit Shqiptar dhe kapacitet të plotë në veprimin diplomatik.
Mua më kanë bërë shumë përshtypje gjatë studimit të kësaj figure disa moment, që e bëjnë Mithat Frashërin kolos të dipomacisë Shqiptare dhe shembull në patriotizëm. Ka shumë merita Mithat Frashëri, që ne i nxorëm në pah gjatë sesionit shkencor që organizuam me rastin e 65 vjetorit të vdekjes së Tij.
Dielli: -Cila do të jetë veprimtaria e radhës për degën e Vatrës në Queens?
Dr. Murtezani:- Detyra e parë e vatranve të degës sonë është të gjejmë mënyra më të mira në informimin e komunitetit shqiptar se Vatra është e tyre, dhe se të gjitha nevojat e arsyshme të komunitetit në NYC mund të arrihen nëpërmjet degës sonë.
Përkujdes të vecantë në krijimin e një rrjetit profesional nëpërmjet degës sonë, kjo do të ndihmon në avancimin ekonomik të anëtarve të saj. Ky grup do të merret edhe me edukimin e vatranëve në menaxhimin financiar personal ose të bizniseve.Edukim masive në mjeksinë preventive dhe vaksinim falas për vatranët gjatë sezonit të gripit.
Në këtë moment kemi gjetur ndihmë nga: Network School district Mr Parus Daniel i cili na drejtoi të PS88 në Ridgewood qëllimisht zgjodhëm këtë qyteze në Queens ku ka më shumë familje Shqiptare.
Në mars planifikojmë një takim me të gjithë udhëheqësit e subjekteve politike Shqipetare për një nismë të përbashkët; të nderojmë testamentit e Mithat Frashërit.
Dielli-Jeni të kënaqur me anëtarësinë e degës në drejtim të rritjes së numrit? Cili do të jetë objektivi për vitin e ardhshëm?
Dr. Murtezani: Kemi një ngritje të re kualitative po jo kuantitative, shpresoj se me ndryshimet në kualitetin e degës do të kemi ndryshim në kuantitet. Po ashtu ne do t’u bëjmë thirrje anëtarëve të Kryesisë dhe të gjithë vatranëve ta konsiderojnë degën e vatrës si një familje të madhe. Nuk ka arsye që anëtarët e kryesisë nuk arrijnë t’i bindin pjestarët e familjeve të tyre, fëmijët e tyre, që t’i bashkohen Vatrës!
Dielli-Ndërkohë që keni krijuar mjedise për degën e Vatrës,ku shpenzimet i hiqni ju, si funksionion ajo?
Dr. Murtezani-Amerika si vendi më i avancuar në cdo aspekt na ka dhanë mundësi që cdo individi një pjesë të fitimit ta ndanjë nëpër Shoqatat bamirës që zakonisht janë të tipit pa profit për t’ju përshtatur nevojave shpirtrore, konceptuale, politike ose logjike. Unë si Skender Murtezani që u rrita në një familje me frymën IsmailQemaliste dhe me një dashuri të barabartë për cdo cep të atdheut tim zgjodha Vatren që të ndihmoj në mënyrë financiare për arsye se historikisht kam besim në këtë institucion të cilin edhe pse kanë fry erna të ndryshme për fat të mirë ka një fondacion të shkëlqyeshëm që e bën institucion shqiptaro amerikan me histori dhe kapacitet të kthehet në qendër e cështjeve shqiptare. Sot ndihma ime për Vatrën është edhe më e aresyshme se jemi në mesin e miqve dhe atyre që kuptojnë interesin tonë kombëtar. Unë përfitoj nga tax-at, Vatra përfiton ndihmën teknike të vazhdojë me dinjitet të mbrojë interesin kombëtar.
Dielli-Kur dhe si erdhët në Vatër? Cfarë e ka bashkuar dr. Skënder Murtezanin me Vatrën?
Dr. Murtezani: Nga fundi i vitit 1991 bashkë me miqt e mi, familjen Tonuzi erdha në Vatër për festën e 28 Nëntorit, me gëzim të madh, pagova anëtarsinë e parë, me entuziazëm të madh pranova një detyrë të re që edhe unë të mar pjesë formale në avancimin e cështjes Shqiptare. Kam pas fat të madh të kem një mik si Z-ri Hajdar Tonuzi, ai ështe shembull i një patrioti shqiptar shembull i një Vatrani. Një anëtar i palëkundshëm i Lëvizjes së Legalitetit, që më ka vulosur në karakterin tim njohuri të reja, që rrisin tek unë dashurinë për të punuar që ne kudo që jemi, të jetojmë me dinjitetet dhe ashtu si e dikton drejtësia.
Fillimisht me Vatrën më bashkoi misioni i themeluesve të saj, patriotëve shembull si At Noli,Faik Konica dhe shumë atdhetarë të tjerë. Tani meqë mësova shumë nga vatranët e vjetër, e dua Vatrën edhe më shumë, historiku i saj, shpirti i saj, me mësojnë si të nderoj cdo shqiptar dhe ti jap kurajo të besojë në vetvete, të avancojë në SHBA- vend i konkurencës së ashpër në cdo lami. Po të korrësh sukses në Amerikë ke korrur sukses botëror.Me Vatrën më bashkon ideja e afrimit të gjithë atyre që kanë arritur në këtë nivel botror, ata i duhen Vatrës ata i thërasin Noli me Konicën, unë dua të jem shërbëtor i Vatrës, që ajo t’i sjellë fëmijtë më të mirë të shqiptarizmës në vatrën e saj. Kështu fitojnë Shqipëria dhe Kosova, kështu fitojnë trojet Shqiptare. Cdo Shqiptar në Amerikë duhet ta konsiderojë vetën anëtar të Vtarës, jo thjeshtë të paguaj anëtarësinë simbolike, por të ndjehet vatran në shpirt. I kemi borxh Vatrës përkushtimin!
Dielli: – Cfarë të vecante ka në jetën profesionale të Dr. Murtezanit për këtë vit. Përvec dy klinikave ku ushtroni profesionin, c’ka tjetër?
Dr.Murtezani-Mendoj se dy klinika janë mjaft për tani, numri i pacientëve është në rritje progresive; detyrat ndaj programit të specializimit të mjeksisë Interne dhe studentëve të shkollës së mjeksisë në NYHQ/ Cornell University Medical College është shtuar.
Detyrat e spitalit janë shtuar me emrimin tim në komitetin e kredencijaleve dhe komitetin e mbykqyrjes klinike.
Në vitin 2015 shpresoj të avancoj me titullin akademik prej në Assistant Professor, në Associate Professor of Medicine; gjithnjë pranë Cornell University Medical College.
Në Mars pritet dalja në dritë e tri punimeve shkencore në fushën e mjeksisë preventive.
Dielli- C’projekte keni për Shqipërinë në fushën e shëndetësisë? Sipas vëzhgimeve tuaj të drejtëpërdrejta, cfarë nuk shkon atje?
Dr. Murtezani:Fat për Shqipërinë që ka kontakte të rregullta me shtetet mike në Eauropë dhe me Amerikën. Shëndetsia në Shqipëri ka nevojë për një menaxhim më praktik të sistemit shëndetsor. Mjeksia primare,ku hyjnë shumë disiplina si mjeksia interne, mjeksia e familjes, pediatrija dhe gjinekologjia me akusherine kërkojnë rievaluim të programeve të specijalizimit.
Ata duhet të jenë skeleti i sistemit shëndetsor dhe bartës të barrës së mjekësisë preventive primare.
Suksesi i këtij sistemi eshtë fitore e dyfishtë si në planin e shëndetit popullor ashtu edhe në planin financiar. Sukses në planin financiar për arësye se ndal shpenzimet e sëmundjeve që u kanë ikur nga dora e mjeksisë preventive primare. Po tu them se puna e kirurgeve kardiotorakal ka rënë më shum’ se 60%në SHBA vetëm se sistemi i shëndetsisë është praktik, i jepet rëndësi speciale Mjeksisë Preventive primare; Mjeksia interne e familjes,pediatrija dhe Gjinekologjia kanë kryer punë te mrekullueshme. Vlera e fitimit financiar është fascinante.
A nuk duhet kjo të jetë praktikë e një vendi në zhvillim, ku gjendemi ne? Sukseset e specialistëve dhe subspecialisteve janë ata që i japin një ngjyrë edhe më të bukur shëndetsisë së një vendi. Ata edhe përcaktojnë nivelin akademik dhe klinik të një sistemi shendetsor,por përsëri ajo “ushqehet” nga mjekësia primare. Me pak shpenzime ka mjeksia primare po të punojë me sukses në pengimin e sëmundjeve të rënda shëndetsia ka kryer detyrën dhe ministrisë u ngelin më shumë të holla të plotësojnë zbraztësirat e tjera akademike dhe investojë në hulumtime praktike.
Si shembull marr hipertensionin.Në SHBA trajtimi fillon në klinikat e mjeksinë primare, trajnimi është i mjaftueshëm për të kryer detyrën me sukses, vetëm 5% të rasteve mund te mbarojnë te nefrologu e disa herë te endokrinologu.
Prevenimi e infarkteve qoftë të zemrës apo te trurit fillojnë të internisti dhe mjeku i familjes. Infarkti i trurit mund të jetë iskemik /mbyllet arterja dhe vdes indi që ushqehet nga arterja në fjalë dhe kjo patologji përfshin 85% të rasteve në SHBA trajtohet prej Internistit dhe neurologut. Por 6-15% të rasteve të Strok-ut ose infarktit manifestohen me gjakderdhja në tru dhe janë urgjencë neurologjike, shum shum pak ngel vend për neurokirurgun, cili ndonjeherë intevenon në gjakderdhjet e trurit në pjesën infratentoriale.
Mjekësia urgjente të jetë e para në planin zhvillimit të sistemit shendetsor, efikasiteti I saj krijon ndjenjë sigurie në mesin e qytetarëve.
Ka nevojë për trejnimin e mjekëve të ri në laminë e Radiologjisë intervencionale;Shqipëria duhet të ketë 6-7 qendra më së paku një radiolog me aftesi intervenimi. Në këtë mënyrë do të bëhen më shpejt biopsitë e indeve në organet e brendshme, dhe shumë intervenime tjera që do na shpëtojnë nga intervenimet e shtrejta kirurgjike si dhe nga trajtimet e shtrejta të kimoterapisë po të zbulohen kanceret me kohë.
Në takim me kolegë dhe politikanë të Shqipërisë u pëlqy ideja e ndërtimit të një qendre shëndetsore terciare, që të jetë në funksion të shqiptarëve në rajon, modeli i saj pas disa vitesh të transferohet në Prishtinë e më vonë në Tetovë. Cfarë mund të bëjmë ne që me mundime dhe sakrifica te mëdha patëm fat të jemi pjesë e një sistemi që i jep drejtim gjithë mjeksisë botrore; si në e publikimet falas të algoritmitmeve për trajtimin e semundjeve si dhe me zbulimet e tyre shkencore që krijojnë mjete pune për gjithe botën.
Ministria e shëndetsisë është institucioni më i mirë që mund të drejtojë këtë energji. Unë isha i mendimit që, ne që punojmë me studentë dhe specijalizantë te shkollave të mjeksisë në Amerikë të na mundësohet të kalojmë nga një javë për cdo semester me specijalizantë të profileve të ndryshme. Shpresoj se kjo do të kalojë në vitin e ardhshëm shkollor, pasi të bëhet konsolidimi i mjekëve shqipetar në SHBA në një asocim më serioz, shpresojmë me emrin Albanian American College of Physicians.
Dielli- Mendimi juaj për cështjen kombëtare dhe zhvillimet në trojet etnike kohët e fundit?
Dr. Murtezani-Na ka buzeqeshur fati që kur Amerika dhe pjesa tjetër e botës së civilizuar na mori në radhët e saj, përndryshe do të ishte shumë vështirë t’u shpëtonim të këqiave të së shkuarës.Ky moment historik shpëtoi shpirtin tonë të robëruar nga ideologjia komuniste që ishte në shërbin të interesit politik të Rusisë. Kjo politikë edhe pse një demokraci e kamufluar, me shembullin e Krimesë (një siujdhesë e vogël që në mënyrë sistematike u pastrua nga Tatarët këta 60 vjet’ e fundit) dhe Ukrainës, na tregojnë se nuk ka ndryshime në planet ekspansioniste të Rusisë pa marrë parasysh a është mbretëri, komunizëm apo demokraci. Ky plan shtrihet edhe në trojet Illire sot me emrin Ballkan, ku Serbia, Maqedonia, (ndonjëherë nuk vonohet edhe Mali i zi) vazhdojnë politikën e urejtjes dhe agresivitetit, ndaj Shqipetarve në territoret e tyre historike.Kjo përforcon idenë e Shqipërisë etnike.
Serbia dhe Maqedonia duhet të heqin dorë nga politika e gjarpërit, gjarpri kafshon nga frika. Frika nga e vërteta nuk është produktive.
Mbasi jam Shqiptar i Maqedonisë dua të them se marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje që kurrë nuk është aplikuar, për arsye se nuk u respektuan nënshkruesit saj. Ata u perdorën që të ndihmojnë konsolidimin e shtetit policor antishqiptar që sot të lulëzojë shteti Pro-Serb në Shkup, me një sundim absolut gjuhsor, ekonomik dhe politik ndaj shqipëtarve. Kjo qeveri proSerbe bashkë me aleatin Serb bëjnë cmos që të mos jenë pjesë e Europës së Bashkuar. Në këtë moment punojnë me sukses në shndrrimin e Kërcovës dhe Strugës në qytete me shumicë Sllave.
Maqedonia fillimisht duhet të ndjekë shembullin e Belgjikës ku dy popuj jetojnë në mirëqënje, në një konfederatë pa përcaktim kufijsh, me të drejta të barabarta për të gjith qytetarët e saj.
Uroj që forcat e sinqerta demokratike Serbe dhe Ruse të tejkalojnë këtë lojë të vjetër të pafrytshme dhe ti bashkangjiten botës së lirë që ti zgjidhim problemet aq jetike të këtij planeti.
Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e negociatave Kosove Serbi dhe të ketë reciprocitet me kërkesat e Serbëve në veriun e Mitrovicës. Momentalisht problemi akute është shpërngulja. Të ndërpritet pastrami etnik i heshtur me formulën e re ekspansioniste të Rusisë.
Problemi cam kërkon punë të palodhshme në grumbullimin e fakteve të gjenocidit të paparë, kjo punë duhet ndihmuar edhe nga historianët dhe diplomatët, që e vërteta të shohë dritën e plotë; kërkesat e të dëmtuarve të respektohen dhe të pengohen opstrukcionet ligjore të shtetit Grek. Të mësohet nga kjo periudhe e idhët, të merren masa dhe të fillojë një periudhë e re e fqinjësisë së mirë, në bazë të respektimit të dyanshëm.
Shqiptarët e Malit të zi janë trima, që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare, por ata kanë nevojë për ndihme organizimi. Ata duhet të të jenë këmbëngulës dhe të organizuar në kërkesat e tyre; të mos i shpërndajnë forcat në shumë parti politike, por të përqëndrohen.Ndoshta vetë Mali i Zi, duke iu afrua Evropës, do t’i dalë”frika” nga shqiptarët, dhe do të shohë më shumë nga Tirana e Prishtina se sa nga Beogradi.
Dielli- Mesazhi juaj në pragfeste?
Dr. Murtezani:- Para së gjithash uroj Kërshëndellat dhe Vitin e Ri 2015, të gjithë Shqiptarve kudo që janë.
Dielli: Dhurata për Kërshëndellat?
Dr. Murtezani:
Armikut jepi faljën
Oponentit jepi Durimin
Myshteriut jepi shërbimin
Shokut jepi Zemrën
Fëmijës jepi shembull të mirë
Vetes dhuroja respektin!
Ne Foto:Dega e Vatres ne Queens ne veprimtarine e saj para Kuvendit te Vatres te qershorit te vitit 2014
(Intervistoi:D. Greca. U publikua ne Diellin e fundvitit, 30 Dhjetor 2014)

Filed Under: Vatra Tagged With: Dr. Skender Murtezani, intervistoi Dalip Greca, kryetar i deges ne Queens

Letter to UEFA

October 23, 2014 by dgreca

Dear Members of the Disciplinary Board,
Please be firm on this easy case. International football was hijacked by politics, not human friendly, and far for gentlemen behavior.
This happens just a day before Putin visiting Serbia and few days before Albanian Serbian relationship was about to start to shape up with the visit of Albanian Prime minister.
It’s obvious that Albanians wont gain anything by doing the banner circus but contrary the Serbs were expecting Albanians to lose serving them a byzantine desert. How could any one accuse Albanian players for displaying the banner?; nobody was captured, nobody accused, no suspects, except the speculations cooked and served by Byzantine cuisine.
Please do not accuse Albanian players for the display of the banner, it’s ridiculous, its same as joining the Serbian fans ready to lynch Albanian players during the game you are investigating. A game no different from the movie Gladiators.
Hope you are going to act in the best just and civilized European way.
Dr. Skender Murtezani,
New York, NY
October 21, 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Skender Murtezani, Letter to UEFA

TESTAMENTI DHE VARRI I MID’HAT FRASHËRIT

October 7, 2014 by dgreca

*Mid’hat Frashëri ishte një “Inxhinier” i shkëlqyeshëm i ndërtimit të urave të kulturës dhe gjuhës shqipe/
* Testamentin e tij, të 4 Prillit 1929, ku të gjithë pasurinë, librat, mobiljet, i falte për Institutin Albanologjik, që Shqipëria ende nuk e kishte, Mid’hat Frashëri, e përfundoi me këto fjali: “Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit, do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”….
NGA DR. SKENDER MURTEZANI*/
Mithat Frashëri Shërbëtor i Kombit: Njeriu që adhuroi librin dhe dashuroi Kombin, meriton që eshtrat e tij të pushojnë në kopshtin e librarisë dhe arkivit që ia fali Atdheut .
Mithat Frashëri është kolosi I fundit i Frashërllinjve. Sa më shumë lexon për veprimtarinë e tij aq më shumë dashuron këtë figurë të pakrahasushme kombëtare, këtij punëtori pa interes për Shqipërinë dhe Shqiptarin. Në të vërehet figura e një demokrati të avancuar,diplomat dhe patrioti që kurre nuk lejoji të shuhet cështja e Shqipërisë së dëmtuar dhe vetë u shua për cështjen Kombëtare.
Pak janë edhe sot diplomatët e kalibrit Mithat, ai kishte prirje të dëgjonte, të kuptonte, të dashuronte cdo mendim, cdo ide e iniciativë për të mirën e Shqipërisë. Kolosi ynë shpenzoi cdo second’ të jetës së tij për Shqiptarinë, cdo second të jetës duke menduar dhe duke i luftuar uzurpatorët dhe ata që ndihmonin uzurpimin e tokave tona.
Ishte njeri i pajtimit, i dialogut, i mirëkuptimit ndërshqiptar. Kur flaka e grindjes dhe përcarjes kërcënonte vëllazërimin shqiptar ai me autoritetin dhe fjalës së tij dinte ta shuante. Rasti i problemit ‘veri jug” në shoqatën e Manastirit e qetësoi me një të shkuar në Manastir.
Ishte Mithat Frashëri që i orientoi patriotët dhe diplomatët Shqiptarë drejtë së vërtetës historike se Europa nuk ndihmon interesin Shqiptar, ka prioritet dhe ushqen interesin PanSllav dhe Interesin PanGrek. Ky instikt e drejtoj ne kahje të shkëlqyshme diplomatike; fillon korespondencën me Presidentin Ëilson. Kjo korespondencë e viteve 1914-15, 1920, ishte e sukseshme, gjeti mirëkuptim tek cështja jonë dhe këmbëngulja e presidentit Wilson ishte jetike, shpëtoi Shqipëria e cunguar nga asgjesimi I plotë.
Në mbarim të Luftës së parë botrore edhe një vepër historike i diplomantit brilliant dhe të guximshëm. Dërgimi I Prememorjes në tubimin ku do të formohej mbretëria e Serbëve-Sllovenve-Kroateve . Me një gjuhë diplomatike ua tërhoqi vërejtjen:, nëse fillojnë një shtet duke zaptuar trojet Shqiptare Ballkani kurr nuk do jetë I qeti deri sa e drejta Shqiptare në trojet e veta të fitojë. Sot fjalët e diplomatit vizionar Mithat Frashëri vërehen në ndryshimet e kufijve që pësoi Balkani.
Shkollën diplomatike e kreu në Stamboll po studimet më të vlefshme albanologjike, letrare, diplomatike Mithat Frashër i kreu me shume sukses ndër mentorshipin e Naim dhe Sami Frashëri-t xhaxhallarëve të tij.
I ati i Mit’hat Frasherit ndërroi jetë kur ai ishte shumë i ri, po i ati Abdyl Frashëri, vëllau i madh kolosi i parë len një Amanet të regjistruar:
“Po: Unë kam një djalë të vogël. I thoni, se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe, të sillet kështu siç po sillem unë”.
Në qeverinë e parë Shqiptare të Ismail Qemalit zgjidhet Ministër, dhe njëkohësisht pas disa muajve është ministri i parë shqiptar që jep dorëhekje, ky moment duhet studjuar në arkivin tonë historic, mendimi I parë se dha dorëhekje për arsye se nuk lejoj që vullnetarët shqiptarë të luftës së parë ballkanike të kthehen në Vlorë por të qëndronin dhe mbronin Janinën Shqiptare, del se këtë aksion e ka ndërmerr si patriot me lejen dhe dijeninë e Ismail Qemalit.
Punët diplomatike të Mithat Frashërit janë të panumërta, vërtet një thesar për hulumtim si për historianë, politologë, albanologë, ashtu dhe për edukimin e gjeneratave të reja.
Jeta e tij diplomatike ka vazhduar njëherit si këshilltar për punë të jashtme në qeverinë e Princ Vidi-t, pastaj konsul në Beograd dhe Athinë. Në vitin 1920 të shpëtoj qeverinë e Lushnjës nga kolapsi financiar udhëton për në Amerikë. Europën e lëshon prej në South Empton, dhe në NY e prêt diplomati Mehmet Konica. Kalojne shume shtete te SHBA-ve bashku duke u takuar me bashkatdhetare te cmallur per atdhene dhe te vetedishem se cdo te thote te kesh shtet, vec te hollave bashkatdhetaret tane patriote te gjitha besimeve kane lene edhe rrobat dhe objekte me vlere, qe tregon nje vetedije te pa mase te Shqipetarit ne ate kohe. Ky projekt per Shqiperine i VATRES, pati dhe ndihmen e Mid’hat Frasherit. Sic dihet kjo Hua Kombëtare sipas shëniumeve përmbledhëse të Faik Konicës, shkoi 197 mijë dollarë. Pas fushatës për Huanë Kombëtare , Mid’hat Frashëri vazhdoi të ushtronte diplomacinë si përfaqësues i VATRËS në Zvicër.
Dashuria për librin dhe ashpërsimi i politikës e detyrojnë që të hiqet mënjanë nga Politika dhe t’i përkushtohet tërsisht librit dhe edukimit të rinisë. Libraria e Lumo Skëndos u bë nëj vatër kulture, ku mblidhej inteligjencia dhe rinia e kohës.
Libraria e tij numëronte më shumë se 40 mijë libra dhe ishte e hapur për publikun.
Mid’hat Frasheri ishte një “Inxhinjer i shkelqyeshem I ndertimit te urave”. Ajo me bukura urë, qe na e dhuroi ishte ndertuar per te vazhduar kontinuitetin kulturor gjuhsor dhe te qytetrimit shqiptar prej te Marin Barlettit deri ne kohen e tij. Sa ure e rendesishme!
Gjithashtu, Mid’hat Frashëri, ashtu si Syrja Vlora, si një nga historianët e parë të Perandorisë Osmane dhe të Shqipërisë, i panjohur deri tani për këtë ndihmesë të tij, do t’i shikonin dhe analizonin se bashku dokumentet, si një burim të rëndësishëm për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes për të krijuar një histori dhe një kulturë në vijimësi dhe vazhdimësi të kombit shqiptar.
Mid’hat Frashëri do të shkruajë në revistën “Dituria” se “askush nuk mund të mohojë lashtësinë e shkrimeve dhe të studimeve shqiptare për një periudhë katërqind vjeçare. Dhe për këtë, burimet historike duheshin grumbulluar, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Ai nënvizon se “nevoja për të ruajtur kujtimet është e pandarë prej nevojës që ndjen njeriu të ruajë mendimet e tij, t’iu japë një formë duke i fiksuar me anë të shkrimit, është pra një e duhur aq ’e inteligjencës sa edhe e sentimentit”.
Pushtimet e huaja, fatkeqësitë natyrore, moskujdesja sa duhet, kishte bërë që një pjesë e burimeve dokumentare të ishin zhdukur, grabitur, djegur dhe një pjesë shpërndarë sa andej këndej, dhe disave nuk dihej se ku ndodheshin. Mid’hat Frashëri do të ndërmarrë ekspedita të posaçme për t’i gjurmuar se ku ndodhen dhe do t’i prekë ato. Të rëndësishme ndër këto dokumente për historinë dhe kulturën e kombit shqiptar, ai do të veçonte dorëshkrimet shqip me alfabet arab të Hafez Ali Ulqinakut, të cilat i kishte parë në Shkodër, të Sulejman Ramadanit, Hasan Zyko Kamberit dhe Nezim Frakullës. Një pjesë të këtyre dokumenteve, ai kishte parë në vitin 1913 në Berat, në shtëpinë e Sulo Resulit, të priftit të Mirditës Zarishtit, ndërruar jetë rreth vitit 1780. Kurse liturgjinë e Theodhor Haxhi Filipit e kishte parë në shtëpinë e Lef Nosit, dorëshkrimet e Tush Pinës në Elbasan dhe ato të Gjergj Pekmezit në Vjenë.
“ Nga pyetjet e mia personale – shkruan Mid’hat Frashëri -, kam mësuar se, në Elbasan , të tillë sixhilate (rregjistra-K.N.) kanë qenë komplete të pacenuara prej zjarri ose katastrofe tjatre, dhe mbajtur në 64 defterë të mëdhenj, të lidhur me lëkurë”. “Por, vazhdon më poshtë, – mjerisht në luftë të Ballkanit, më 1912, kur okupuan e për ca kohë serbët qytetin, bashkë me arkivat relativisht tëra të kadastro dhe financës hupnë dhe të gjitha kartërat e gjykatores sherie”.
Një ose dy prej këtyre regjistrave që ndodheshin në shtëpi të Aqif Pashës kishin kaluar në dorë të Lef Nosit. Një fatkeqësi të tillë pësuan edhe arkivat e Durrësit dhe të Shkodrës, kur serbët me vandalizma i shkatërruan dokumentet. Vetë Mid’hat Frashëri kishte parë me sytë e tij, anës detit në Durrës, përpara godinës së qeverisë së atëhershme, pirgje kartërash të nxira, të thëngjillosura ose të bëra hi. Kurse grekërit, në kohën që pushtuan pjesën e jugut të Shqipërisë, morën nga Gjirokastra dhe i dërguan në Janinë, të gjitha dokumentet që ndodheshin në zyrat e bashkisë së saj.
“Prandaj, – nënvizon ai -, do të ishte mirë që një autoritet kompetent t’i jepte rëndësi kësaj pike, se çdo njeri që mejtohet pakë dhe që kujdeset për rrojtjen e këtij vendi të mjerë, dëshiron t’i shohë të mbështjella dhe të vihen në rregull ato pak gjëra, që kanë mundur të shpëtojnë nga zjarri dhe nga armiqësia e njerëzvet, të mos lihen nën mëshirën e brejtjeve ose të lagështirës.”. Një pjesë e këtyre burimeve historike janë grabitur dhe nga të huajt, për të cilat Mid’hat Frashëri shpresonte se një ditë do t’i kthehen vendit të tij. Ai, gjithashtu iu jep rëndësi të madhe dhe kërkimeve dhe grumbullimit gjerësisht të dokumenteve për Historinë e Shqipërisë në arkivat e vendeve të tjera, veçanërisht në arkivat e Turqisë, Venedikut, Milanos, Raguzës, Vatikanit, Propogandës së Fides, Mbretërisë së Aragones, të Parisit, Londrës, Vjenës, Petërburgut, Athinës, Mid’hat Frashëri një rëndësi të madhe iu jep dhe arkivave të Venedikut. Ai shkruan se ato mbushin 400 dhoma të Manastirit Ferari, të plotësuara këto me inventarë dhe katalogë, ku “këto lëndë gjigantike na premtojnë një prodhim të paçmueshëm, në të cilën çdokush do të gjejë materialin për të ngrehur një godinë gjithnjë të re dhe çdo ditë me madhështi. “Arkivat e Venedikut janë hulumtuar lidhur me historinë e Shqipërisë nga studiues të huaj të shumtë , veçanërisht gjatë viteve 1812-1875. Ndër këta, Mid’hat Frashëri do të theksojë Carlo Denois, Ceçhette, Makushef, Gregorovic, Lamnasky, Bogonic, Sathas, Marti Thomas etj.
Ndërmjet tyre që ka hulumtuar arkivat e Venedikut është dhe emri i dijetares shqiptare Dora D’Istria. Mid’hat Frashëri është një njohës i hollësishëm dhe i arkivit të Manastirit të Ferarit. Në Manastirin e Ferarit kanë shërbyer një numër klerikësh me origjinë shqiptare dhe mendohet se ata aty kanë ruajtur dhe një numër jo të vogël librash, fotografi dhe dokumente të vjetra në gjuhën shqipe. Mid’hat Frashëri jep të dhëna se në manastirin e përmendur më lart ndodhen për Dalmacinë dhe Shqipërinë 1279 regjistra dhe pjesa më e madhe e tyre u përket viteve 1519-1795. Katalogët e tyre përmbajnë rubrikat e klasifikimit: Albania, Butrinti, Korfuz, Durrës, Pragë, More, Prevezë etj.
Gjithashtu, Mid’hat Frasheri, duke parë punën e vazhdueshme dhe këmbëngulëse të At Shtjefën Gjeçovit në grumbullimin dhe ruajtjen e thesareve të kombit shqiptar, më 25 tetor 1922 dhe duke vlerësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një ngjarje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i shkruan për formimin e një shoqërie, e cila do të kishte si detyrë të mblidhte dokumentet për këtë ngjarje.
Veprimtaria e Mithat Frasherit na la aq shum njohuri me vlere enciklopedika dhe tani të gjithë e dimë nga e kishte kete prirje, po na ka nxjer perpara nje det’ të pafund per hulumtime ne te ardhmen. Ai veproi si nje institucion jo si individ.
Edhe pse deshmitar i krimeve te shekullit te njezet nga ushtaret dhe paramilitaret e panjerzishëm grek, edhepse deshmitar i shkatrrimit te dokumentacionit arkivor nga forcat e cmendura serbe, kuptohet me paramendim dhe urrejtje, Gjeniu i kombit e ruajti gjakftohtesine ne veprimtarine e tij kombetare ne diplomacine gjeniale. Puna e tij ne rizbulimin e dokumenteve historike dhe arkivimi i tyre ishte njesoj si me i mbledhë puplat te daluara nga thesi kur fryn murlani.
Mithat Frasheri i propozoj ambasadorit Amerikan në Itali se ne vitin 1947 formimin e nje komiteti nga patriotë Shqiptar qe sipas Mithat Frasherit do te fillonin luften kunder sipas tij okupimit Serbo-Rus te Shqiperise dhe tokave Shqiptare te kamufluar nen masken e komunizmit. Kuptohet puna e pare do te ishte ti zhvishej dhe shqyhej maska internacionaliste. Ne vitin 1949 deponimiiI hulumtimit te Robert Joyce/1946-1948 para senatit Amerikan /oficer i lartë pranë “Office of special Operations”/ per personalitetin e Mithat Frasherit prej rinise se hershme dhe deri te formimi i Ballit Kombetar ishte shumë bindes me konkludimin se Mithat Frasheri ishte njeriu me i pershtashem që të udhehiqte “Komitetin Shqipria e Lire”. Senati i dha status te Personit te rendesishem per Sigurine e Shtetit Amerikan” . Por, per fat te keq, nuk ishte jetegjatë, ndërroi jete me 3 Tetor te vitit 1949, dy jave pasi u emrua kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë.
Ka mister rreth vdekjes, por Autopsia, me te gjitha gjasat, eshte kryer sepse u varros me 9 Tetor ne Varrezat Upstate NY. Per kohe te shkurtër u mbajt ne shtepine e funeralit Campbell, diku afer nje muzeu ne Manhatan, (sipas kujteses se Dr Agim Leka). Qeveria Amerikane mori te gjitha masat që kjo ceremony te zhvillohej me dinjitet..
***
Nuk mund të anashkaloj dhe një fakt për inxhinierin e shpirtrave njerëzorë, për kulturën e gjuhën shqipe: Me 4 Prill 1929, Mid’hat Frashëri do të shkojë në Noterinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të nënshkruajë Testamentin me nr.163. Me këtë testament, gjithë pasurinë e tij mbas vdekjes ia dhuronte kombit shqiptar. Kopjen e këtij Testamenti ai ua dorëzoi dhe bashkëkohësve të tij, tek të cilët kishte besim, të cilët ishin: Njazi Tirana, Sotir Kolea, Dhimitër Berati, Et’hem Fuad Frashëri dhe babai i Teqesë së Frashërit. Mid’hat Frashëri, nëpërmjet këtij testamenti, gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, librat, mobiliet i linte për krijimin e një Instituti Albanologjik, të një qendre shkencore për studiuesit shqiptarë, në të cilin do të kryenin studimet e tyre për Historinë e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë testament ai kërkon që biblioteka e tij private të ruhej e plotë, ashtu si i kishte mbetur e trashëguar nga i ati, Abdyl Frashëri dhe të afërmit.
Librave të bibliotekës së tij dëshironte që t’iu vihej vula me nënshkrimin “Biblioteka Lumo Skëndo, 1897”. Një skicë e vulës ishte përgatitur nga Eshref Frashëri.
Nëqoftëse ndonjëri do të mungonte, në kohën kur Mid’hat Frashëri do të kishte ndërruar jetë, do të zëvendësohej nga Athanas Shundi, farmacist në Tiranë, dhe Hasan Toptani, biri i Murat Toptanit. Testamentin e tij ai e përfundon duke shkruar këto fjalë:
“Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”.
Ne anetaret e deges se Vatres Queens NY perpara botes Shqiptare apelojme tek Qeverija jone e respektuar qe te mer parasysh deshiren e fundit e ketij kolosi Shqipetar dhe ne mendojme se do te ishte e sinjifikante qe deri me 3 Tetor te vitit te ardhshem te krijohen kushte per realizimin e kesaj nisme.
* Kjo kumtesë u lexua nga dr. Skënder Murtezani me 3 tetor gjatë aktivitetit përkujtimor, që organizoi dega e Vatrës në Queens.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dr. Skender Murtezani, Testamenti dhe, varri i Mid'hat Frasherit

ESHTRAT E MID’HAT FRASHËRIT E KANË VENDIN NË PANTEONIN E KOMBIT

October 4, 2014 by dgreca

Dega e Vatrës në Queens- NY, përkujtjoi me një veprimtari emocionuese, 65 vjetorin e vdekjes së Mid’hat Frashërit…/
Të Premten në mbrëmje, në Douglaston, Queens-NY, dega e Vatrës, me inisativën e kryetarit të saj, dr. Skënder Murtezani, organizoi, për të dytin vit, përkujtimin e emblemës së Nacionalizmit Shqiptar, Mid’hat Bej Frashëri, të birit të Rilindasit të madh, Abdyl Bej Frashërit. Mjedisi i sallës,( që u pagua nga dr. Murtezani), ishte hijeshuar me flamuj Kombëtar të Shqipërisë dhe Amerikës, si dhe me portretin e Atit të Shtetit Shqiptar, Ismail Bej Vlora, të Mid’hat Frashërit, si dhe themeluesëve të Vatrës, Faik Konica e Fan S. Noli. Po ashtu u përdorën vidio dhe u dëgjua nga BBC intervista që Mid’hat Frashëri dha më 1949, pak caste pas krijimit të Komitetit Shqipëria e Lirë .
Takimin e ka hapë dr. Skënder Murtezani, i cili vlersoi figurën madhore të Mid’hat Frashërit dhe solli rrethanat e mistershme të shuarjes së tij në Hotelin Lexinton me 3 tetor 1949.
Shkrimtari i nohur, ish sekretari i Vatrës, Naum Prifti, vlerësoi figurën e Mid’hat Frashërit në lëmin e Letërsisë, publicistikës, përkthimit. Ai foli me detaje edhe për Librarinë e Lumo Skëndos, si një cerdhe e edukimit kulturor të brezit të ri të kohës(Kjo kumtesë do të publikohet e plotë në Dielli).
“Mid’hat Frashëri dhe Vatra” si dhe”Vlerësimi i Mid’hat Frashërit nga Hasan Dosti” ishte kumtesa që paraqiti editori i Gazetës Dielli, Dalip Greca.
Sekretarja e Vatrës, zonja Nazo Veliu, solli përshëndetjet e kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili ka udhëtuar për në Michigan, dhe nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë veprimtari. Sekretarja e Vatrës vlerësoi kontributin e Mid’hat Frashërit në cështjen Kombëtare dhe përgëzoi dr. Murtezanin për organizimin e kësaj veprimatrie.
Përshëndeti veprimtarinë edhe studiuesi shqiptar nag Maqedonia z. Kaim Murtishi, i cili u duartrokit gjatë në recitimin e poezisë kushtuar rilindasve.
Këngëtari i njohur i komunitetit shqiptar Haxhi Dauti ka përshëndetur organizatorët e kësaj veprimtarie dhe ka vlerësuar figurën madhore të Mid’hat Frashërit.
Përmes ekranit dr. Murtezani paraqiti në mënyrë vizive castet kryesore të jetës dhe veprës së Midhat Frashërit.
Në fund u dha një koktejl i pasur me pije dhe ushqime, shp[enzime të vetë dr. Murtezanit. Veprimtaria u ndoq nga Adem Belliu-Televizioni Kultura Shqiptare, gazetari i komunitetit Beqir Sina dhe Gazeta Dielli.
***
Editori i Diellit,Dalip Greca, në kumtesën e tij; tha se ish studenti i Universitetit të Sorbonës, ish Kryetari i Gjykatës së Diktimit në kohën e Zogut(edhe pse ishte dënuar si antizogist) ish Ministri i Drejtësisë, ish kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë, Hasan Dosti, na ka lënë një vlerësim brilant për jetën dhe veprën e Mid’hat Frashërit. Përmes një esseje shpirtërore, lexuar në një vjetorin e vdekjes së Mid’hat Frashërit, botuar në Gazetën”Shqipëria”organ i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, që dilte në Nju Jork(1950-56). Është fjalimi i Hasan Dostit tek varri i Mid’hat Frashërit në varrezat Ferneliff-it.
Përvjetori i parë i vdekjes së Mithat Frashërit u organizua jo me 3 tetor-në ditëvdekjen e tij, por me 15 tetor 1950. Ceremonia ishte e thjeshtë dhe kishte për organizator Komitetin Shqipëria e Lirë. Në varrezat Ferneliff-it, ku prehen sot e kësaj dite eshtrat e tij,u mbajt edhe fjala vlerësuese e Hasan Dostit, aso kohe kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë. Fjala e tij është më shumë një esse patetike-heroike me frymë kombëtare.
Shkëpusim nga fjala e Dostit një fragment”Mid’hat Frashëri është fytyrë e Madhe! Koha nuk e hedh në harrim!Përkundrazi, i lartëson emrin, i shton lavdinë.Është njeri i racës së zgjedhur, i gjakut të kulluar, i familjes së ndritur, i biri i Abdylit të Lidhjes së Prizrenit, dhe Dumes, nipi i Samiut dhe Naimit, viganëve të Rilindjes Kombëtare.”
Sipas Dosti, mendja e Mid’hatit ishte ndriçuar nga tre yj’ të madhërisë së parë dalë herët në qiellin e Shqipërisë.Janë yje të qëndrueshëm, jo meteorë të shkuar. Historia e familjes së Frashërllinjëve rilindas është saktësisht Historia e Rilindjes së Shqipërisë.
Mid’hati, i frymëzuar që në vogëli nga tradita e bukur, nga ideali i lartë i prindërve të tij, porsa arriti në pjekurinë e parë, hapi librin e artë të fateve të Shqipërisë. Këndoi punët Kombëtare të të atit, vjershat e Naimit dhe predikimet e Samiut, sidomos përthithi faqet e librit “Shqipëria Ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”- që mbetet ungjilli i shqiptarëve. Këto, në tërësinë e vet, përbëjnë testamentin shpirtëror të frashërllinjëve; frymëzuar nga epopeja e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, nga ideali i Naum Veqilharxhit; nga dalin dy parime: Liria e Kombit dhe edukimi i popullit.
Mid’hat Frashërit i është dashur që të punojë nën dhe’, në Katakombe, si priftërinjtë e shekujve të parë, që përhapnin Kristianizmin në Perandorinë e Romës Pagane. Kështu, biri i Abdyl Frashërit, ka lënë emrin e pagëzimit Mid’hat, për të marrë atë të Lumo Skëndos nën urdhërin e shqiptarizmit. Duhet të zotërosh mjeshtërinë e penës së Dostit për të përshkruar zgjimin e madh të shqiptarëve të kohës së Mid’hat Frashërit. Të mos ikim larg, por në agim të shekullit XX, Më 1906, Mihal Grameno, biri i madh i Korçës Plakë, me Hymnin e tij- Marsejezën e Shqipërisë:”Për Mëmëdhenë-Për Mëmëdhenë”, rrok trimërisht pushkën dhe del në male për të ringjallur lirinë”përmbi shkëmbinj e gurë”. Flamurin e Kryengritjes e bekonte Papa Kristo Negovani. Ky prift Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do ta lyente me gjakun e trupit të tij. Bëhet dëshmor i parë i shqiptarizmit të ri, si Shën Stefani promartir i Kristianizmit.
Lufta e shqiptarit për liri vazhdon: Në mars 1908 gjëmojnë armët e Mihal Gramenos dhe Çerçiz Topullit, te Rrapi në Mashkullorë. Burrat trima të Kosovës mblidhen dhe i japin Stambollit ultimatumin e famshëm që shtërngon Sulltanin dhespot të shpallë statutin e popujve të Perandorisë.
Në 1910-11 lufta shqiptare përhapet anë e mbanë trevave të saj; ngrihet Mirdita e dukagjinasit, Malësia e Madhe e Shkodrës së Teutës, digjen, prishen, vriten prej zjarrit dhe predhave të artilerisë t’ushtrisë turke të komanduara prej Muhedin Beut e Turgut Pashës. Shqiptarët valojnë Flamurin nën drejtimin e trimit Dedë Gjo Luli.
Historia arrin kulmin. Vjen viti 1912. Ngjarja e parë madhore për pjekurinë e Lëvizjes Kombëtare, 28 prill 1912 themelohet Vatra, që do të orientojë e mbrojë Kombin. Eshtë kohë lufte:Trevat shqiptare shkrumbojnë nga zjarri i luftës. Shqiptarët hyjnë në Shkup. Është Isa Buletini me trimat e racës së Dardanëve,që kanë çliruar Shkupin. Duket se ëndrra e Shqipërisë në katër vilajete, po realizohej.
Po ky ishet ideali i Fashërllinjëve! Dimri i 1912 shpërthen në zjarr të gjithë Ballkanin. Flaka përhapet prej detit të Zi në detin Adriatik.
Biri i Frashërllinjëve është atje ku e kërkon Testamenti i të parëve; në Shqipërinë e katër Vilajeteve. Ndodhej në Shkup. Atje ndjen se koha e volitshme po vinte. Ora e mbarë për Shqipërinë po trokiste. Flamuri i Indipendecës, idelait të Frashërllinjëve Rilindas kishte ardhë.
Mid’hati hyn në bashkëpunim me patriotë të vjetër e të rinj. Në stinën e pamëshirshme të atij viti, kapërcen malet e mbuluara me borë të Sharit, kalon përmes Fanit të Mirditës, dhe zbret në Tiranë. Pret të zbarkojë Ismail bej Qemali për të ngritur Flamurin e Skënderbeut në buzë-detin e Adriatikut, në Durrës, n’Epidamin e Vjetër të mbizotëruar prej fortesës gjigante të Krujës historike.
Rrethanat nuk janë të favorshme, por Lumo Skëndo nuk dëshprohet. Shkon prej moçaleve të Kavajës dhe të Myzeqesë, drejt Vlorës. Takohet me patriotë të ardhur prej viseve të Shqiptarisë. Dhe vjen dita e bekuar. 28 nëntor 1912, dorë për dorë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Pandeli Cale, e shumë atdhetare të tjerë, ngrenë Flamurin e Lirisë dhe nënshkruajnë dokumentin e Pvarësisë. Lumturohet tek sheh realizimin e aspiratës dhe idealeve të paraardhësve të vet. Vihet në shërbim të Qeverisë së Vlorës duke u bërë Ministër i saj. Është i pari në historinë e shtetit shqiptar,që jep dorëheqje për t’iu përkushtuar idealit kombëtar.
Po Shqipëria duket e pafat.Traktati i Londrës i 30 Majit 1913 e varros Pavarësinë e Shqipërisë. Këputet ëndrra e Samiut, Abdylit e Naimit për Shqipërinë me katër vilajete. Idealistit Mithat Frashëri i dhemb shpirti nga therja e Atdheut copash. Ngjarjet e vitit 1914, ku fqinji jugor, vret, ther, djeg, ia bëjnë zemrën plagë birit të frashërllinjëve. Veçse, atdhetari i madh, nuk është njeri që humb shpresën. Le Shqipërinë dhe merr rrugën e Mërgimit për t’i shërbyer Kombit. Shkon në Rumani, Francë dhe Zvicër, ku vihet në shërbim të Federatës Panshqiptare të Amerikës si diplomat, në mungesë të shtetit. Ai së bashku me Mehmet Konicën në Londër, dr. Mihal Turtulli në Lozanë, bëhen avokatë të kombit nën financimin e Vatrës.
Janë të paçmuara kontributet e Mid’hat Frashërit në kohën e Konferencës së Paqes në Paris. Së bashku me miqtë e tij, ai “gris” publikisht marrveshjete fshehta të fuqive të mëdha në dëm të Shqipërisë. Siç kishte bërë për denoncimin e Traktatit të fshehtë të Londrës, të njëjtën gjë bën edhe për memorandumin e 9 dhjetorit 1919,ku përfaqsëuesit e Anglisë, Francës, por dhe të ShBA-ve, i njihnin qeverisë Italiane sovranitet mbi Vlorën dhe krahinat përreth saj dhe mandatin mbi shtetin e cunguar shqiptar. Ky memorandum i njihte Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene daljen në bregdetin shqiptar. Mid’hat Frashëri me tagrin e delegatit të Vatrës i drejton një memorandum Konferencës së Paqes, ku proteston fuqishëm për padrejtësistë e reja ndaj një vendi sovran e neutral, siç ishte Shqipëria. Ai e vlerësonte memorandumin e të mëdhenjëve si krim ndaj popullit shqiptar. Delegati i Vatrës i shkruante Konferencës se” Qeveria shqiptare i ka vënë vetes detyrë të mbrojë integritetin e Shqipërisë, duke mos lejuar t’i shkelen të drejtat si shtet i pavarur dhe sovran”.
Është e njohur në këtë kohë edhe promemoria që delegati i Vatrës, Mid’hat Frashëri i dërgoi presidentit Uillson, ku i kërkon mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Amerikës për zgjidhjene drejtë të çështjes shqiptare.
Studiuesi i Mid’hat Frashërit, historiani dhe shkrimtari Uran Butka, e ka ndjekur përmes burimeve historike veprimtarinë e Mid’hat Frashërit dhe na ka sjellë të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë anbgazhimin e tij më Vatrën. Në fillim të shkurtit 1920 Mid’hat Frashëri la Lozanën për të shkuar në Paris, ku u bë një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare. Ndërsa me 23 shkurt 1920, si përfaqësues i vatranëve të Amerikës, Mid’hati i drejtohet me një mesazh, një grupi deputetësh italianë: Mr. Filipo Turato, C. Lazari, Frole, Luigi Ferra, P. Vasullo, T, Menes, për të kundërshtuar planet pushtuese të tokave shqiptare prej Italisë.
Piktakimi i tretë i Mid’hat Frashërit me Vatrën, është Huaja Kombëtare, tha editori i Diellit.Mid’hat Frashëri erdhi në ShBA në shtator 1920. Ai ka mandatin e qeverisë shqiptare që të ndihmojë në fushatën e Vatrës për Huanë Kombëtare. Mid’hat Frashëri shëtiti nën shoqërimin e Kristo Kirkës e vatranëve të tjerë të gjitha kolonitë shjqiptare të Amerikës dhe Kanadasë, bëri thirrje për atdhetarizëm.
Ishte edhe kontributi frymëzues që dha Mithat Frashëri, që Vatra e realizoi Huanë prej 197 mijë dollarësh për Shtetin shqiptar.
Një mision të shenjtë kreu Mid’hat Frashri si mbrojtës i fuqishëm i popullsisë shqiptare të Çamërisë në kohë këmbimin e popullsisë sipas marrveshjes së Turqisë me Greqinë.
Mid’hat Frashëri endet nëpër shtete të ndryshme në shërbim të Kombit deri më 1925. Pikërisht këtë vit kthehet në Shqipëri, por hiqet mënjanë dhe nuk merret me politikë.Vendoset në Tiranë ku drejton Librarinë. Biblioteka e tij pasurohet gjithnjë e më shumë. Libraria e tij u kthye në një strehë-shkollë për edukim Kombëtar, ku mblidheshin studentë e intelektualë. Kishte vendosë që aty ta mbyllte pleqërinë e tij me një shërbim modest ndaj Kombit.Por fati i keq e deshi që ai të shihte Yllin e Shqipërisë të zënë prej mjegullave të kohës. Janë episode dramatike të atdheut të Skënderbeut. Në 7 prillin e 1939-ës, ditën e së premtes së zezë, martirizohet Shqipëria prej forcës brutale të fashizmit. Nuk mund të rrinte mënjanë pinjolli i Frashërllinjëve.Zemra e tij nisi të rrahë vrullshëm. Përpiqet që të japë kontributin e vet. Por mjerisht hyn në mes ideologjia komuniste, që e turbullon gjendjen. Ideologjia e përçarjes ia preu krahët Kombit, duke marrë në shenjë nacionalistët, njësoj si pushtuesit. Shqiptari kundër shqiptarit. Koha punoi për komunistët, apostulli duhet ta braktisë tempullin e adhetarizmit dhe të mërgojë në dhera të huaja. Kapërcen Adriatikun duke humbur meditushëm nën fjalët e këngës :”Moj Shqipni, e mjera Shqipni…, pa harruar vargjet finale”prej Tivari deri në Prevezë”…të Vaso Pashë Shkodranit, shok ideali i Abdyl dhe Sami Frashërit. Zbarkoi në brigjet italiane, ku gjenë strehë në kampet e shërbimeve filantropike të demokratëve perëndimorë. Vazhdon pa ndërprerje luftën kundër komunizmit, bashkëpunon me grupet e tjera politike mërgimtare dhe hyn në kontakt me grupet demokrate perëndimore. Formohet Komiteti Shqipëria e Lirë. Mid’hatit i besohet posti i kryetarit. I drejton Kombit mesazh të kthjellët përmes BBC-së. Vjen në Amerikë për të organizuar luftën e çlirimit të Shqipërisë në bashkëpunim me forcat e tjera të demokracisë Botërore. Por vdekja i thur kurth dhe shuhet apostulli idealist. U varros në tokën e Xhorxh Uashingtonit. Trupi i tij edhe sot kësaj dite dergjet larg Mëmëdheut, duke u prehur nën hijen e Monumentit të Lirisë së Amerikës, simbol i shpresës së gjithë Kombeve të Botës.
Mendoj që në fund të këtij aktiviteti përkujtimor, t’i bëjmë një apel qeverisë dhe politikës shqiptare, duke çuar në vend edhe dëshirën e bashkëluftëtarëve të tij të idealit,të kthehen në Kryeqytetin shqiptarë eshtrat e Mid’hat Frashërit…. Sjell në Kujtesë: Hasan Dosti 64 vite më parë, tek do të mbyllte fjalimin e vet tek koka e mëmëdhetarit, do të rënkonte dhimbshëm:Ah, ai s’mund të rrijë larg popullit të vet…Vendi i prehjes së përhershme të eshtrave të Mid’hat Frashërit, nuk është këtu, në varreza e Ferneliff-it. Vendi i tij është tek Altari i madh ideal i Kombit, tek Tempulli i shqiptarëve të Mëdhenj, në Pantheonin e Tiranës! Zoti do të dojë!
…Edhe unë shpresoj!
(Fotot shihi ne Facebook)

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, dega Queens, Dr. Skender Murtezani, Mid'hat Frasherin, Vatra perkujton

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT