• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJEKIMI ZËVENDËSUES I VESHKAVE

March 12, 2021 by dgreca

-Në shenjë respekti tepër të vecantë për Eleonore-vajzën e mikut tim Tonin Mirakaj, dhe aktin e saj të jashtzakonshëm, njerëzor, bujar e fisnik që ka ba, me sakrifikimin e një veshke për nanën e saj të dashur Miliana Mirakaj….

Shkruan: DR. ZEKRI PALUSHAI-Australi/ GAZETA DIELLI

Veshkat janë organe vitale, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e trupit tonë.  Ato janë dy organe në formën e groshës, afërsisht në madhësinë e një grushti, të vendosura në hapsirën e sipërme të barkut, në të dy anët e shpinës. Veshka e djathtë asht e vendosur pak ma poshtë se e majta, -kjo për ti lanë vend të mjaftueshëm mëlçise (liver).

Ndër funksionet ma t’randësishme të veshkave përfshihen filtrimi dhe nxjerrja e produkteve të panevojshme (mbeturinave) prej gjakut, ballancimi i langjeve të trupit, formimi i urinës, kontrollimi i presionit të gjakut (BP), prodhimi i rruzave të kuqe të gjakut (erythrocytes), dhe prodhimi i një forme aktive të vitamins D, që mbanë kockat të shëndetshme.

Nqs veshkat humbin aftësitë filtruese, atëherë trupi mbushet me uji të tepërt, dhe produkte të panevojshme. Kjo konditë, quhet uremia, -gjendje në të cilën duart apo kambët fryhen/ajten, dhe i sëmuri ndjehet tepër i lothur, i dobët e i pa-fuqishëm. Një uremi e pa trajtuar, mund të çoje në convulsione, coma, e deri në vdekje. Kjo gjendje përban edhe Stadin e fundit të sëmundjes së veshkave (End-stage kidney disease), -ku tashma funksioni i tyre ka humbur rreth 90% të aftësive filtruese.

Ndër sëmundjet kryesore që çojnë në insuficiencen/ pamjaftueshmërinë e veshkave (KIDNEY Failure) janë:

Diabeti, në 25% të rasteve; -Ç’rregullimet autoimmune të veshkave, Çrregullimet e mpiksjes se gjakut (blood-clotting disorders);- Infeksionet e Traktit Urinar; -Sëmundjet auto-imune, (siç janë glomerulonephriti chronic dhe lupus-i); -Shkaktarët gjenetik, -si sëmundja polycistike e veshkave (polycystic kidney disease); -Sëmundja e Hypertensioni-t (BP); -Ulja e volumit të rrjedhjes së gjakut nga një BP i ulët; – Infeksionet e ndryshme; – Komplikacionet prej shtatzanisë (pregnancy); – Dehydrimi (dehydration); -Si dhe shkaqet e pa-njohura, -që në të vërtetë janë dhe shkaqet ma të shpeshta.

Mjekimi i kësaj gjendje:

Mjekimet ma të përzgjedhura për pamjaftueshmërinë e veshkave (end-stage renal disease), -pamvarësisht shkaktarve, janë:

-DIALIZA (dialysis), dhe TRANSPLANTIMI (transplantation). 

që bahen të nevojshme, atëherë kur funksioni i veshkave bjen në më pak se 10%, apo Filtrimi Glomerular (eGFR), bjen nën 15ml/min/1.73m2,- (normalisht duhet të jetë mbi 60).

Nëpërmjet DIALIZES eleminohen nga qarkullimi i gjakut produktet/mbeturinat e panevojshme.

Janë dy forma dialize, -HEMODIALIZA (haemodialisis) dhe DIALIZA PERITONEALE (peritoneal dialysis).

Ndërsa HEMODIALIZA filtron mbeturinat, dhe heq langjet e tepërta prej gjakut, -DIALIZA PERITONEALE përdor membranën peritoneale (cipa që mbulon organet e kavitetit të barkut), dhe një solucion që quhet DIALISTATE, për të hequr mbeturinat dhe langjet e tepërta prej trupit.

Përzgjedhja e një prej ktyre metodave varet në faktor të ndryshëm, -siç janë mosha, gjendja e përgjithëshme shëndetësore dhe mënyra e t’jetuarit,  (lifestyle).

TRANSPLANTIMI

Asht një procedurë kirurgjikale që përfshinë heqjen e një veshke nga një person që quhet dhurues, (DONOR), dhe vendosjen e sajë në trupin e një tjetri person që quhet marrës (RECIPIENT).

Zakonisht, ato njerëz që përfundojnë në fazat e fundit të funksionimit të veshkave, dhe mjekimet e tjera bahen të pa-efekteshme, (end-stage organ failure), -dhe mjeku mendon se e vetmja shpresë ngelet TRANSPLANTI, atëherë i sëmuri vihet në Listën e Pritjes (Transplant Waiting List), -ndërkohë, gjatë kësaj pritje, i sëmuri duhet të fillojë dializën. 

Megjithatë, ka raste të vecanta, kur i sëmuri nga veshkat ka një dhurues të gjallë, -atëherë ky i sëmurë fatlum, i nënshtrohet procedurës së transplantit, (që n’këtë rast quhet pre-emptive transplantation), pa pas nevojë që t’marrë rrugën e vështirë, dhe nganjeherë shumë të gjatë të dializës. 

Transplantimi mundëson një jetë aktive dhe shumë ma të lirë se sa ajo nën dializë, ku duhet t’i nënshtrohesh edhe një kufizimi lëngjesh dhe ushqimesh të ndryshme. Megjithatë duhet të kemi parasyshe, e të mbajmë mend se edhe veshka e re, kërkon një kujdes të vazhdueshëm.

Kërkesat apo rregullat për Transplantimin e Veshkave ndryshojnë nga një program-në-tjetrin, dhe nga një shteti në tjetrin. Vende të ndryshme, kanë programe dhe rregulla të ndryshme.

Dhurimi i nje veshke

Ndërsa shumica e njerëzve lindin me dy veshka, ne mund të jetojmë mjaft mirë edhe vetëm me njerën prej tyre.

Dhurimi i një organi mund të bahet ose nga të vdekurit, (deceased donors), ose nga të gjallët, (living donors).

Dhuruesit (Donors), i nënshtrohen një ekzaminimi të hollësishëm mjekësor e psikologjik. Kto ekzaminime na japin siguri që dhuruesi ashtë shëndosh-e-mirë, s’ka ndonjë sëmundje, përballon procedurën kirurgjikalë, dhe s’përban rrisk as për vehte, e as për marrësin (recipientin).

Nëse, dhuruesi i një veshke asht ekzaminue plotësisht dhe me një kujdes të veçantë, atëherë jetëgjatësia e tij/sajë, nuk ndryshon nga jetëgjatësia mesatare e popullsisë në përgjithësi.  Megjithatë, disa nga studimet mjeksore, sygjerojnë që njerëzit me një veshkë, -përfshi edhe dhuruesit, duhet ti shmangen një djetë me shumë proteina, dhe të kufizojnë marrjen e proteinave ditore, në me pak se nje gram per kg te peshes se trupit, ne menyre qe ti shmangen rrezikut per semundje chronike te veshkave. 

Ne Australi, shume njerez firmosin per te dhuruar organet e tyre pas vdekjes. Zakonisht veshkat merren nga ato njerëz që kan vdekur nga vdekja e trurit, apo arresti cardiac.

 Mesatarja e pritjes për një transplant veshkash në Australi asht 4 vjet.

PAJTUSHMERIA doner-recipient

Në përgjithsi, dhuruesi dhe marrësi duhet të kenë në pajtim grupin e gjakut ABO, dhe crossmatch (human leukocyte antigen-HLA).

Në raste pa-pajtushmërie, -për të paksue rriskun e flakjes (risk of rejection), përdoren protocole desensitizimi, ku përdoret Immunoglobulin Intra-Venoze (IVIG).

POST-OPERATION:

Procedura kirurgjikale e transplanit të një veshke zgjat zakonisht rreth 3 orë. Në vartësi të cilësisë, -veshka e re fillon funksionimin menjëherë, -dhe pas 3-5 ditësh arrine nivelin e funksionimit normal, (ndërsa veshkës së një dhuruesi cadaveric i duhet një interval prej 7-15 ditësh për të arritur në funksionin e sajë normal).

Për të evitue ‘procesin e flakjes’ (rejecting), apo goditjen që trupi i marrësit ban kundra veshkës së dhuruesit, -recipientit i jepen Ilace Immunosuppressante, që duhet ti vazhdojë gjatë gjithë jetës. Kombinimet ma të shpeshta që rekomandohen janë TACROLIMUS, MYCOPHENOLATE, dhe PREDNISOLONE. 

Me përjashtim ndoshta të binjakve, -të gjithë recipjentët që kan ba një transplant veshke duhet t’i marrin kto ilace çdo ditë, e rregullisht. 

Nganjëherë edhe mos-marrja e një dozë të vetme mund t’a bajë ma të mundëshme procesin e flakjes (rejection). 

Do të ishte mirë që kur recipientit i duhet të bajë analiza gjaku, – atëherë, ai/ajo duhet t’i merrni kto ilaçe, pas marrjes së gjakut për analiza. 

Nqs harroni një dozë, atëherë merreni atë sa t’ju kujtohet, -por nëse tashma ju keni kohën për t’marrë dozën tjetër, atëherë mos i merrni dy doza.

Duke ditur efektet nephrotoxice, asht shumë e rëndësishme që të matet niveli në gjak i Tracolimus (shumë i afërt me CICLOSPORINEN), -dhe nëse marrësi (recipienti) fillon të  ketë ulje të funksionit të veshkës, apo shfaqet PROTEINURIA, -atëherë biopsia e kësaj veshke bahet e domosdoshme për të parë nëse kjo ulje funksioni asht nga intoksikimi me Tracolimus/Ciclosporin, apo nga ‘flakja’ (rejection).

Po kshtu duhet ba kujdes nëse:

-keni temperaturë mbi 100oF (rreth 37.5-38oC)

-rrjedhje nga plaga kirurgjikale

-paksim të sasisë së urinës, urinim me gjak, djegie gjatë urinimit

-shenja gripi apo një kollitje që s’kalon lehtë.

-shtim në peshë, (ma shumë se rreth 1.5 kg. në dy ditë).

DIETA:

Marrësit (recipients) e një veshke, duhet t’i shmangen konsumimit të GRAPEFRUIT/citrus, SHEGAVE dhe produkteve të çajës së Gjelbërt (Green Tea Products). Këto produkte njifen për interferencë me mjekimin, -e për pasojë rritjen e nivelit në gjak të këtyre immunosupresantve që çojnë në OVERDOZË.

Flakja akute e një transplanti mund të ndeshet në 10-25% të rasteve gjatë 60 ditëve të para, pas transplantimit. Kjo s’do të thotë se veshka s’punon ma, por kjo mund të bajë t’nevojshme shtimin, apo agjastimin e mjekimit.  

GOUT/Hyperuricemia, dhe mjekimi me NSAID (si naproxen, brufen,…),  mund të jenë problem, në pacjentët me transplant, -prandaj këto duhet të diskutohen me doktorin gjatë një vizitë mjekësore.

VAKSINAT (vaccines)

Vaksinat ndihmojnë trupin prej infeksioneve, -megjithatë disa nga vaksinat “live vaccines”, si psh nasal influenza vaccine, ndoshta nuk rekomandohen, veçanërisht në 3-6 muajt e parë pas transplantimit, -e pastaj merret çdo vit, vetëm inxheksione booster, -po kështu duhet të shmangen kontaktet direkte me njerëzit që ka marrë live vaccine, si pash fëmijve që kanë marrë oral polio vaccine, measels or mumps vaccine, adulteve që kanë marrë varicella vaccine për tu mbrojtur nga zoster, si dhe fëmijve dhe të rriturve që kanë marrë nasal influenza vaccine.

Sidoqoftë puna në lidhje me vaksinat, -do të ishte shumë mirë që më parë se ti merrni ato, -të konsultoheni me kordinatorin tuaj të transplantit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr.Zekri Palushaj, MJEKIMI, ZËVENDËSUES I VESHKAVE

Një portret në Ditëlindjen e t’Lumtunit Fran Mirakaj

August 13, 2020 by dgreca

Shkruan: Dr Zekri Palushi-Australi-

13 Gush- Sot,- 104 vjet më parë, n’Iballë t’Pukës, lindi Fran Mirakaj, -ky Martir i Demokracisë Shqiptare, dhe Krishtërimit Botëror.

Po si mund t’ia merrte mendja ktij t’Lumtunuemi se në një ditë të afërt, -pikërisht besimi i Tij në Jezukrisht, dashuria për At’dheun dhe Patriotizmi i tij i flakët, do të quheshin “kriminalitet” nga komunistët, t’cilët  do t’i përdorenin bash natën e Krishtlindjeve, si pretekst-akuza kundër tij, për t’justifikue lidhjen në hekura, barbarizmin demonstrativ e tepër poshtrues, që përdorën para grues së tij,  dhe tre vajzave të mitura, që Frani i donte aq shumë.

Sigurisht që unë se kam njoft t’Lumtunin Fran Mirakaj, por kam njof shumë mirë bashkshorten e tij tepër të zgjuar, burrnore, e fjalëpaktë, -besniken e tij, -Prenë Aliajn e Palqit të Nikaj Metrurit, që jetonte me familjen e vajzës së saj,- Ages, në Fushë-Arrëz,  -ku unë, si një nga doktorat e asaj qytetze, m’duhej shpesh t’shkoja për ta vizitue për problemet e saj shëndetësore. 

Ma vonë, -kur fati e solli që unë të martohesha me mbesën e saj krenare, Tinën, -këto vizita u banë ëdhe ma të shpeshta, ma t’gjata e miqësore, dhe shpesh kalonim nga temat mjeksore, në ato rreth jetës së saj, -ku vendin kryesor e zinte skena makabre e asaj Nate të largët Krishtlindjesh, që Prenës i kishte mbet e freskët në kujtimet e saj trishtuese.

Asht fakt që për familjen e Frrok Gjokës,- burrit të Ages, t’gjithë Fush-Arrëzi kishte respekt, -ishte një familje e ndershme, e urtë, puntore, e pastërt, dhe me një harmoni të brendshme që admirohej prej të gjithve,-por sot, – kur mendon se në kushtet e at’hershme, që regjimi komunist i kishte krijue kësaj familje,-këto jo vetëm e mbanin si zojë, e kujdeseshin për Prenën, -gruen e “armikut të popullit” Fran Mirakës,- por për t’i rujt dinjitetin njerëzor, krenarinë dhe pamvarësinë idividuale, i kishin lanë edhe drejtimin e plotë të shtëpisë, -pra zojshpillikun, -shton ma tepër respektin për kët familje, që jo vetëm s’ju ndanë persekutimet, -por ato shtoheshin gjithmonë e ma shumë, -vetëm që kujdeseshin aq shumë për Prenë Aliajn e Fran Mirakës.

Respekti dhe dashuria njerëzore e kësaj familje për Prenën, reflektonin njëherësh edhe respektin, dashurinë, mallin dhe dhimbjet e thella, që ato ruanin edhe për Franin e pushkatuar nga ai regjim barbarik, që urrente ç’do gja të mirë mbi tokën Shqiptare, -përfshi edhe qytetarët e sajë.

Prena, me figurën dhe personalitetin e saj të jashtzakonshëm, -konkretizon plotësisht thanjen e urtë popullore, që thotë: “Gruja asht Pasqyra e Burrit”.  -Pra, ajo reflektonte me përpikmëri figurën, personalitetin, dhe vlerat morale e njerëzore të t’shoqit, -Fran Mirakës.

Me ardhjen e demokracisë, rasti e pruni që unë të isha një nga nismëtarët e saj, dhe kryetari i parë i Degës së Partisë Demokratike të rrethit të Pukës.  

Me këtë rast, mu dhanë mudësitë që të njifesha edhe me antarë të tjerë të familjes së Madhe e Fisnike t’Mirakajve, -siç ishin fillimisht, motra e Franit, -Sute Basha,- një personifikim i vujtjeve njerëzore, -protagonist i shpirtit t’madh, e fisnik t’malsoreve kreshnike, -sytë e saj, lehtësisht t’buzqeshur, t’ambël e paqsore, shprehnin gjithmonë mikpritje e bujari, -ndërsa ftyra dhe trupi i saj i brishtë reflektonin dukshëm, një histori 50 vjeçare, tepër të dhimbshme e rrëqethse, -duke fillue me vllain e saj, -Franin, e pastaj duke vazhdue me interrnimet e saj, -vdekjen e një djali 6 vjeçar, -e së fundi burgosjen e djalit t’saj t’vetëm,-Kin Bashës, -i cili la gruen e tij, -burrneshën Luce Paloka, -bij e një shpie kreshnikësh të Malsisë së Madhe,- me t’cilën u martuan në kampet e interrnimit të Lushnjës,-po kshtu mbetën jetimë, me babë gjallë, edhe dy djemt e tij të vegjël,-Çesku dhe Pjerini, që u rritën pa përkëdhlitë e babës tyre,-të cilin e dëshirun gjithmonë.

Nipit të Fran Mirakës,-pra Kin Bashës, -hetuesit kriminel s’ja kursyen turturat,-nga ato ma t’sofistikuarat, -fizike e psikologjike, që jo vetëm i kishin msuar me një zell t’madh, nga UDB-ja Jugosllave e asaj kohe, -por, me atë vendosmëri komuniste që i karakterizonte, ato i  perfeksiononin çdo ditë, duke i praktikue në Kin Bashën, e qindra mijra shokë të tij. 

Unë gjithmonë kam mendue, se figura e Sute Bashës, formonte një Kishë n’vehte, -Ajo ishte një shejtneshë e heshtun. 

Pak ma vonë, gjatë proceseve demokratike -kur nga burgjet dhe kampet e koncentrimeve, (komunistët me “përkdhelje” i quanin ato kampe internimi, apo pune), -fillun gradualisht të lirohen “armiqt dhe kriminelët” e pushtetit ditatorial komunist,-atëherë, unë pata rastin dhe nderin të njifesha edhe me pjestarë të tjerë të ksaj Familje të Madhe e fisnike Mirakajsh,-si për shembull, me djemtë e Kol Bibës,-Moisin, dhe Lekë Mirakën, – me djemtë e Pal Bibës, Sokolin dhe Simon Mirakën, e motrën e tyre t’mrekullueshme Lajden, -e po kështu, edhe me Klarën legjendare të Pashuk Bibës.

Të gjith kto kushri, -edhe pse ndanin mes vedit qindra vite burgimi e internimi, -ku çdo minut i jetës së tyre, kishte kalue nëpërmjet torturave t’përgjakshme, poshtrimeve, dhimbjeve shpirtrore e fizike, -ato prap-se-prap, -falë prejardhjes së tyre gjenetike, dhe krenarisë individuale, -kishin mujt me rujt e kultivue vlerat e tyre morale e njerëzore, -duke mbet’ njëherësh, njerëz t’shkëlqyeshëm, e tepër paqësorë. 

Do t’isha shumë kurjoz të dija, -apo ma mirë të pyesja komunistët tonë “t’nderuar”,- se sa t’zhgënjyer ndjehen ato, kur edhe sot, pas rreth 30 vjetësh,-jo vetëm Mirakajt, por asnjë nga kto mijra “kriminelë e armiq të popullit”,-megjithse në liri të plotë, -s’kan marrë pjesë, apo organizuar asnjë lloji aktiviteti armiqsor apo kriminal, qoftë ndaj tyre apo popullit Shqiptar!.

Po kështu, me shumë respekt, do të dëshiroja t’pyesja këta qindra e mijra njerëz të mirë,- “kriminel e armiq të pushtetit e popullit,” që humbën fëmijrinë, rininë dhe pjesën ma t’madhe të  jetës së tyre, në skëterrat komuniste shqiptare, -nga ma t’egra që ka njoft historia e njerëzimit Botnor- se si ndjehen ata sot, -kur edhe pas 30 vjetësh, jo vetëm që s’kanë marrë një falje apo pendim zyrtar nga këta komunistë, -por për ironi, ata hala vazhdojnë të qeverisen prej tyre?

Pra, -me njohjen nga afër të familjes së Frrok Gjokës, -(aty ku jetonte Prena e Fran Mirakës),-si dhe me njohjet personale, e miqësinë, lidhjet e përzemërta që krijova ndër vite me personat e lartpërmendun, -kam ardhë në konkluzion se fjalën fisnikri duhet t’a përdorim për ato njerëz që e kanë, e shfaqin, dhe e ruajn kët vyrtyt të naltë njerëzor, edhe kur janë duke vuajtur. Pra Fisnikria në vujtje asht fisnikëri e vërtetë.

Fran Mirakaj ne sallen e gjyqit pas torturave te tmerrshme te komunisteve.

Fisnikrinë në vuajtje mund ta shofim lehtësisht edhe në një fotografi të gjyqit të Fran Mirakës,-ku ftyra e ktij djali 30 vjeçar, trim, bujar e fisnik, asht shëndrrue pa-mëshirshëm, nga kriminelët e kuq, në një shembllim ftyre 80 vjeçari, që shpreh dhimbje t’madhe fizike e shpirtrore, -e njëherësh, burrni, besim, vendosmëri e patriotizëm,-Ai pranoj t’pushkatohej, por jo t’përdhunonte Vlerat e tij njerëzore e Kristiane, t’mohonte besimin e tij në Krisht, apo t’denonconte e tradhtonte njerëzit dhe shokët e tij që luftonin për Fe e Atdhe. 

Komunistët kanë pushkatuar edhe gjyshin tim, Myslim Çejku-n, -po n’ Zall t’Kirit në Shkodër, -për “Agjitacion e Propagandë, Luft kundra Pushtetit Popullor, dhe bashkëpunim me Diversantët”. Me këto epitete,-komunistët kanë pushkatue me gjygj-e-pa-gjygj, edhe mijra shqiptar të tjerë, që as varri s’u dihet. Fatkeqësisht kto martirë pothujse janë harruar, -ato kanë ngelur vetëm në Statistikat e pa-besueshme të Komunistve, -tashma edhe ato të fallsifikume. 

Ndërsa rasti i Franit, -me 37 martirët e tjerë, -ngelet i veçantë, për t’gjithë shqiptarët dhe botën katolike, -ashtu siç ka ngelë për mue tepër e veçantë, -fytyra e dhimbshme dhe tronditëse e Franit,- n’atë fotografi “gjygji” komunist. 

Kjo ftyrë m’ ka ngacmue vazhdimisht imagjinatën dhe mendimet për t‘i ba një portret këtij martiri të dekoruem nga Presidenti i Shqipërisë, -Zoti Bujar Nishani, dhe  t’Lumtunuem nga Vatikani i Shejt. 

Imagjinata, dhe njohjet e mia në Anatominë Normale dhe Fiziologjinë e Njeriut, -n’kombinim me talentin amator në pikturë, -më kanë ndihmue shumë në “ri-kontruktimin” e ftyrës së Franit në këtë portret. 

Siç shifet, nëpërmjet një stili t’përshtatshëm, pak-a-shumë ikonik,- me bojra vaj pikture, -kam zgjedhë e kombinue kryesisht ngjyra të ngrohta, -që pastaj, me penelata të buta e harmonike,- kam arritë të vij tek ftyra origjinale e Franit 30 vjeçar, -por tashma, Ai përcjëllet nga një nuancë të lehtë ëngjullore. 

Në sfondin e portretit të Tij, -jo pa qëllim, (Frani u arrestue natën e Krishtlindjeve), kam vendosë siluetën e Krishtit t’kryqëzuar, dhe Pemën e Bredhit,  (Christmas Tree), -që Papa Gjon Pali (Pope John Paul), e quante “Symbol të Krishtit”, -kjo traditë shumë e lashtë thonte Ai, personifikon vlerat e jetës, -sepse pema e Bredhit asht gjithmonë e gjelbërt,-dhe gjithçka që mbetet e gjelbërt edhe në dimër, -bahet shenjë e Jetës së Pa-vdekshme. 

Për tu sigurue n’lidhje me ngjajshmërinë e ktij portreti,- unë ja  dërgova mikut tim të nderuar Z. Tonin Mirakaj, me banim në NY USA. -Tonini e ka Franin kushri, dhe e kishte njoft personalisht. Ai pa vonesë, dhe me një kënaqësi t’madhe e tepër t’sinqert, -më thotë: “Zekri, ky ash axha Fran që unë mbaj mend”.

I knaqun nga rezultati, -dhe në shenjë dhimbje e respekti të thellë për këtë Martir të Lumtunum, që dha jetën për Kristianizmin, -fenë origjinale Arbnore, dhe Atdheun, -unë do t’ja dhuroj me gjith zemër kët portret,- Kishës së Shëngjergjit, -në Koprat t’Iballës, -ku ai shkonte vazhdimisht.

Me respekt, mirënjohje, dashamirësi e konsideratë të madhe, për Mirakajt, Iballësit e t’gjith Pukjanët kudo që janë,

Dr Zekri Palushi

Australi, 13 Gusht 2020

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr.Zekri Palushaj, Ne Ditlindjen, portret, t’Lumtunit Fran Mirakaj

Rubrika Mjeksore-OSTEOPOROZA OSE SEMUNDJA E HESHTUR

July 18, 2020 by dgreca

Shkruan: Dr Zekri Palushi-AUSTRALI-

Ashtë një së mundje e moshës, -ku kockat, si rrezultat i humbjes së mineraleve,-e kryesisht KALCIUMIT, dobësohen, humbin trashësinë (densitetin apo masën), e si pasojë bahen lehtësisht të thyeshme,-kështu pra, një përplasje, apo një rrëzim i vogël, mund të jenë shkaktar të një frakturë (thyerje) serjoze.
Çdo kockë mund të preket prej osteoporozës, por ato ma të prekshmet janë kockat femorale, vertebrat e shtyllës kurrizore, dhe kyçet e dorës.
Frakturat e vertebrave, mund të çojnë në humbjen e gjatësisë së trupit.
Osteoporozën e thirrin edhe “sëmundja e heshtur”,- pasi ajo zakonisht nuk jep dhimbje, apo shenja të tjera, deri sa të ndodhë një frakturë.
Prandaj njerëzit duhet të konsultohen me doktorin e tyre, për ta njoft ma mirë këtë sëmundje, si dhe RRISK-FAKTORET e saj.

Po kush janë kto rrisk-faktorë?
Faktorët e rriskut, mund ti gjejmë si në gratë, -ashtu edhe në burrat, mbi moshën 50 vjeçare,-por gratë, kanë ma shumë rrisqe, që u vijnë si rezultat i uljes apo paksimit te shpejte te nivelit te OESTROGEN-it, gjate MENOPAUZES, – ku grave ne moshen 45-55 vjeçare, – nuk u vijnë perjodat mujore, për ma tepër se 12 muaj.
Ulja ë nivelit të oestrogenit shkakton humbjen e KALCIUM-it dhe mineraleve të tjera, prej kockave. Për pasojë, kockat humbin afërsisht 2% të masës së tyre, në vit, -që zgjatë zakonisht 5-10 vjet,-pas menopauzës.
Me moshimin, edhe burrat humbin masën kockorë, -por jo aq shpejt sa gratë,-kjo për arsye së niveli i TESTOSTERONIT paksohet gradualisht, e nga pak, -kshtu që masa kockore mbetet pothuajse e përshtatshme deri në pleqërinë e vonshme të tyre.
Ç’do kush, në moshë mbi 50 vjeçare, që ka psue një frakturë, nga një përplasje apo rrxim të vogël, duhet të investigohet për osteoporozë.
Vazhdojmë me faktorë të tjerë rriskut:
-Niveli i KALCIUMI-t dhe Vitaminës D:
Të rriturit duhet të marrin 1gram (1.000mg) KALCIUM në ditë (preferohet të merret nëpërmjet dietës, ushqimeve,-një gotë qumështi në ditë, plotëson ma së miri këtë nevojë). Sasia e kalciumit duhet të rritet në 1.300 mg në ditë për gratë mbi 50 vjeçe, dhe për burrat mbi 70.
Vitamina D, – rritë absorbimin e kalciumit, dhe asht e randësishme për mineralizimin e kockave. Prodhohet në lëkurë nga stimulimi i rrezeve ultraviolet, -prandaj mos- ekspozimi në diell, tregon se ju s’jeni duke marrë mjaftueshëm vit.D, -e cila asht e domosdoshme per absorbimin e kalciumit në trup. Për këtë qëllim, rekomandohet ekspozimi i trupit në diell për 15 minuta,-4-6 herë në javë. Për ato që punojnë në zyra, dhe rezidentët e shtëpiave të pleqve, duhet të marrin 1000 -2000 IU (unitete) CALCIFEROL (vit D3) në ditë, nga goja.
-Historia juaj mjekësore:

-CORTICOSTEROIDS- që shpesh përdoren në mjekimin e asthmës, arthritit rheumatoid, e sëmundjeve të tjera inflamatorë.
-Hyperaktiviteti i gjandrrave TYROIDE apo PARATYROIDE.
-Sëmundje që shoqërohen me malabsorbim të ushqimeve në zorrë,- si Koliti Ulçeroz, sëmundja COELIAC-e, etj
-Disa sëmundje kronike si Arthriti Rheumatoid, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, etj.
-Disa nga mjekimet që përdoren në kancerin e gjoksit, prostatës, epilepsy, anti-depresant etj.
Faktorët që lidhen me Mënyrën e t’jetuarit (Lifestyle faktors).
-Aktivitete të pakta fizike
-Pirja e duhanit
-Teprimi në pijet alkoholike.
-Mbi-pesha (obeziteti). Disa nga studimet e tanishme, kanë tregue se hormonet që kanë lidhje me obezitetin, -prekin edhe kockat).
Frakturat mund të çojnë në dhimbje kronike, invaliditet, e deri në vdekje të para-kohëshme. Kështu që kujdesi për të t’I mbajtur kockat e shëndetshme, dhe prevenue frakturat, duhet të jetë prioritet.
Dihet se rrisku për një frakturë të ardhëshme, rritet pas çdo frakture të re. Psh -atyre grave që kanë pas një frakturë në shpinë, u shtohet rrisku për të pas një frakturë tjetër, 4 herë, brenda një viti.
Prandaj asht esenciale që osteoporoza të diagnostikohet, e të trajtohet sa më shpejt, -në mënyrë që të prevenojmë frakturat.

Si DIAGNOSTIKOHET?

Çdo person mbi 50 vjeç, që ka psue një frakturë, nga një trauma minimale,-duhet t’konsiderohet OSTEOPORETIK, -dhe në këtë rast, mund ti fillohet mjekim anti-osteoporotik, edhe pa konfirmimin e diagnosës me skaner.
Duhet të dyshojmë për një frakturë, nqs gjatsia e trupit asht zvoglue mbi 3cm, apo të sëmurit ankon për dhimbje të pa-shpjegueshme shpine, -ose paraqitet me një gungë (kyphosis) në shpinë.
Pra, Osteoporoza diagnosikohet nëpërmjet të një skanimi RADIOLOGJIK të quajtur DXA (Dual energy X-ray Absorptiometry), nëpërmjet së cilës matet DENSITETI I KOCKAVE, -zakonisht ai i vertebrave dhe pjesës proximale të kockave femorale. Kjo procedurë, zakonisht zgjat rreth 10-15 minuta.
Ç’far do t’ju tregojnë rrezultatet e BMD?
-Rrezultat NORMAL, –(T-Score 1 deri -1),- Në këtë rast sigurohuni se jeni duke marrë kalcium dhe vit D në dozat e nevojshme, si dhe jeni duke ba një jetë aktive.
-Densitet i ultë kockore,-OSTEOPENIA,-(-1 to -2.5), – Në këtë rast ju duhet të merrni masa për t’mos humbur ma tepër masë kockore, -doktorri juaj duhet të kontrollojë nivelin e Kalciumit dhe Vit D, e po kështu të organizojë pas 1-2 vjetësh një Scaner tjeter DXA.
-Osteoporozis, -(-2.5 e posht), -Në këtë rast, doktorri juaj duhet t’ju japë një mjekim specific për osteoporozen, si dhe të sigurohet për nivelet e Kalciumit dhe vit D, që ju keni.
MJEKIMI
Në ditët e sotme ka mjekime të shumë-llojshme, të bollshme e shumë efektive, -por unë po përmendi vetëm grupin e BISPHOSPHONATE-ve, (Alendronate, 70mg në javë, nga goja; Risedronate, 35mg në javë, ose 150mg në muaj, nga goja; Zoledronic acid, 5mg në vit Intra-Venoz).
DENOSUMAB, 60mg, SC (sub-cutane),çdo6 mujë.
OESTROGEN (Raloxifene 60mg ne dite nga goja).
Hormone zevendesuese per MENOPAUZEN, (HRT) si- kombinime OESTROGEN-i me PROGESTERONE, ose vetëm oestrogen. Kombinimet janë nga ma të ndryshmet, dhe kanë emra të ndryshëm.
TIBOLONE, -asht një steroid syntetik, me një efikacitet të përafërt me bisphosphonatet. Jepet në tableta 1.25mg,çdo ditë, nga goja.
Vitet e fundit, kanë hy në përdorim edhe ANABOLIKET, me përfaqësues TERIPARATIDE 20 microgram, që jepet çdo ditë SC.
Për sa kohë duhet të zgjatë mjekimi?
Nqs T-score qëndron nën (-2.5), dhe pacjenti ka pas fraktura vertebrale incidentale, -atëherë mjekimi duhet të vazhdojë, NDRYSHE, nqs pas 5-10 vjetësh, T-score ash (-2.5), e ma shumë, dhe pacjenti s’ka pas një frakturë të re,-atëherë mund ta ndërpresish mjekimin.
Në përfundim, do t’ju sygjeroja që të diskutoni me doktorrin tuaj, si për DIAGNOSTIKIMIN, MJEKIMIN dhe EFEKTET e PA-DËSHIRUESHME të tij, dhe MENYRAT PREVENUESE.
Dr Zekri Palushi
AUSTRALI
17 Korrik 2020

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dr.Zekri Palushaj, Osteoporiza

COPD (Chronic Obstructive Airways Disease)- Bllokimi Kronik i Rrugëve të Frymëmarrjes)

March 16, 2020 by dgreca

Rubrika Mjeksore e Gazetës “Diellit”/

– Ju siguroj se COVID-19 është një nga pjestarët e grupit të coronavirusve që prek si njerëzit ashtu dhe kafshët. Dy pjestarë t’coronavirusit, kanë pasë shkaktue sëmundshmëri ma t’randa, si-SARS coronavirus, në 2002-2003, dhe Middle East Respiratory Syndrom Coronavirus në 2012.

– Duke u bazu në tiparet klinike, -është shumë e vështirë me dallue pacientët e sëmurë nga COVID-19 me ato që kanë Infeksione virale të rrugve Respiratore,-përfshi INFLUENZA-n.

DR. ZEKRI PALUSHI-Australi

Krejt rastësisht këtë sëmundje po e diskutojmë në një kohë shumë të përshtatshme, -kur pjesa ma e madhe e botës po përballohet si me përhapjen PANDEMIKE të coronavirusit (COVID-19), -ashtu dhe me PANIKUN pandemic t’lidhun me të.  

Që n’fillim po ju siguroj se COVID-19 është një nga pjestarët e grupit të coronavirusve që prek si njerëzit ashtu dhe kafshët. Dy pjestarë t’coronavirusit, kanë pasë shkaktue sëmundshmëri ma t’randa, si-SARS coronavirus, në 2002-2003, dhe Middle East Respiratory Syndrom Coronavirus në 2012. 

Duke u bazue në tiparet klinike, -është shumë e vështirë me dallue pacjentët e sëmurë nga COVID-19 me ato që kanë Infeksione virale të rrugve Respiratore,-përfshi INFLUENZA-n. 

Megjithëse siç po shofim, -“expertët” kryesorë të kësaj pandemie janë MEDIAT dhe POLITIKANET, prapseprap, pasojat POLITIKE e SHQERORE, janë të konsiderueshme, e n’keqsim,-e ndoshta shumë ma t’rrezikshme se ato shëndetësore.

Le t’kthehemi tek diskutimi ynë:

Përfaqësuesit kryesorë të kësaj sëmundje janë BRONCHITIT Chronic në kombinim me EMPHYSEMEN që zhvillohen me një  progres të ngadalshëm ku 

 gjatë këtij progresi LEVIZJET, apo SHKEMBIMI i ajrit në mushkri, vjen duke u keqsue gradualisht, deri në bllokim, – për pasojë, FRYMËMARRJA bahet aq e vështirë sa edhe ilaçet që zgjerojnë  pemën bronkiale, (BRONCHODILATATORET), nuk, ose shumë pak, mund të ndihmojnë. Ndër  komplikimet ma serioze është PNEUMONIA, që mund të përfundojë  në MOS-FUNKSIONIM të RRUGËVE të FRYMARRJES (RESPIRATORY FAILURE),-një gjendje shumë i randë, në të cilin trupi i t’sëmurit nuk arrinë të marrë Oxygjen në sasi t’mjaftueshme, ose s’do t’ketë fuqi të nxjerrë jashtë DIOXIDIN e CARBONIT (CO2). 

Duke qenë se shenjat e keqësimit të COPD-së janë shumë të ngjajshme me ato të PNEUMONISË, -shpesh t’sëmurët e kanë shumë t’vështirë t’dallojnë nëse keqsimi i gjendjes së tyre shëndetësore ka ardhë prej një keqësimi të COPD-se, apo janë komplikue me një PNEUMONI. 

Prandaj, tash që edhe COVID-19 është present,-siqdo virus tjetër, ai mud të shkaktojë edhe PNEUMONI, e ky komplikacion është shumë ma i mundshëm në t’smurët me COPD. 

Pra, le t’diskutojmë shenjat kryesore e ma t’shpeshta të një PNEUMONIE: 

Ndjenjë të ftohti (chills), dridhje ethesh nga temperatura, keqësim t’dhimbjeve të gjoksit, temperaturë të naltë, dhimbje koke e dhimbje trupi.

Po kshtu, si pasojë e mungesës së OXYGJENIT, t’smurët shpesh kanë vështirësi në të folur, -gëlbaza (sputum) e tyre bahet ma e trashë (thicker) se më parë dhe ma e errët në ngjyrë.

Ngjyra normale e SPUTUM është e BARDHË, ndërsa në t’smurët me COPD mund t’jetë jeshile, e verdhë, ose e PËRGJAKUR, si ngjyrë ndryshku.

Pra, nëse keni  një keqësim të vështërsisë në frymëmarrje (SOB), ose fishllima gërrhitse gjatë frym-marrjes, ndjeheni konfjus, nuk gjeni rehati, jeni t’irrituar, ju prishet qartësia e t’folmit, keni një dobësi trupore të pa shpjegueshme  apo lodhje që zgjat ma shumë se një ditë, -atëherë mos hezitoni që t’shifni doktorrin tuj URGJENT,-ndryshe, vujtja e një kombinim COPD-PNEUMONI, mund të ketë pasoja afat-gjata, me damtime t’përherëshme t’mushkrive, që sjell si rrezultat, mungesën (deprivation) e vazhdueshme të O2 ose siç quhet,- HYPOXINE. Në ketë situatë, damtohen edhe VESHKAT, systemi CARDIO-VASCULAR që mund të shfaqet me goditje të zemrës, e damtime të pa-rikthyeshme të trurit.

Si trajtohet PNEUMONIA në t’sëmurët me COPD?

-I sëmuri shtrohet në SPITAL, ku i nënshtrohet testeve të ndryshme radiologjike, mikrobiologjike e bio-kimike. 

I fillohen urgjent ANTIBIOTIKT i përshtatshëm në rrugë IV (Intra-Venoze), po kështu, mund t’fillohen edhe GLUCOCORTICOIDET, qe paksojnë inflamacionin e pemës bronchiale, e kështu përmirësojnë procesin e frymë-marrjes. Këto mund të jepen nëpërmjet injeksioneve, tabletave apo inhaler-s.

Jepet OXYGEN shtesë, bile nganjëherë vihen n’përdorim edhe ventilatorë special për të rritur sasinë e OXYGJENIT.

A mund të parandalohet PNEUMONIA?

-Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, u  rekomandon të sëmurët me COPD që t’mundohen me çdo kusht t’prevenojnë një pneumoni të mundëshme. Një ndër rekomandimet kryesore është LARJA e DUARVE.

Po kaq e ransishme, e shumë ma tepër, janë VAKSINIMET kundra GRIPIT (Flu), ç’do vit, dhe kundra PNEUMONISË, ç’do 5 vjet. Po kështu rekomandohet edhe marrja e një vaksine të kombinuar (Tetanoz+Diphteri+Pertussis, -kollit mirë).  

Kush e shkakton COPD?

Shkaktari kryesor, e ma i ransishmi, është DUHANI, -megjithatë, nga kjo sëmundje mund t’vuajnë edhe ato njerëz që kanë qenë ose janë në kontakte t’vazhdueshem me ndotësit e damshëm, siç janë disa nga kemikalet, pluhurat, avujt/gaznat e ndryshme në vendin e punës.

Po kshtu, nga COPD mund t’vuajn edhe njerëzit që kanë qenë për një kohë të gjatë n’kontakt me duhan-piresit. 

Një shkaktar i rrallë, mund t’jetë edhe një sëmundje gjenetike që karakterizohet nga mungesa apo pa-mjaftueshmëria e alpha-1-antitrypsin (AAT), -një proteine që normalisht mbron mushkritë, -por jo n’kët rast.

 Le t’themi dy fjalë për EMPHYSEMEN dhe Bronchitin Chronic.

Emphysema- është një varjant extrem, në të cilën indi sfungjeror elasticknë fund të tubave bronchial damtohet, humbe elasticitetin, e për pasojë nuk mund të kontraktohet plotësisht, -kështu pra, ajri nuk mund t’hyj-e-dalë rregullisht në mushkëri, siç duhet. 

Pra, edhe një herë: -COPD shkaktohet pothujse GJITHMONË nga PIMJA e DUHANIT, ka një progres t’ngadalët e prekë mas’shumti ato që kan pi 20 cingare çdo ditë për 20 vjet. Po kështu, nga pimja e duhanit shkaktohet edhe BRONCHITI CHRONIC, që është një inflamacion persistent i Pemes Bronchiale.

Si i damton duhani MUSHKRITË?

Gjatë thithjes së cingares, 80-90% e tymit mbetet në mushkri dhe shkakton irritim, i cili shton prodhimin e mukusit dhe damton pjesët e thella të mushkrive, pastaj MUKUSI dhe TAR-i (është si dyll i zi, që mund ta shofim kur pastrohet cingaishtja), bllokojnë tubat e ajrit, si pasojë e së cilës shkaktohet BRONCHITI CHRONIC dhe EMPHYSEMA që së bashku formojnë COPD. 

Natyrisht, në personat që vazhdojnë pimjen e duhanit, gjendja shkon duke u keqsue. Ndërsa për ato që e stopojnë duhanin, sëmundja mund të ketë përmirësime të dukshme, ose t’paktën, qëndron në atë nivel.Le t’përqëndrohemi pak më tepër vetëm në COPD-ne:

Shenjat e sëmundjes

Në stadet e herëshme të saj, COPD, jep pak shenja, që zakonisht të sëmurët i injorojnë.

Shenje kryesore ështëë KOLLI i Mjesit, që quhet edhe “kolli i duhanxjinve”, i cili shoqërohet me gëlbazë (sputum), dhe frymarrje të shkurtra e t’vështira, sidomos gjatë sforcimeve, e që vijnë duke u keqsue. Duhanxjinjët e konsiderojnë këtë koll si ‘normal’, por n’fakt ai ska asgja t’përbashkët me normalen.

 Shenja të tjera mund të jenë zhurmat fishklluese në gjoks, si rezultat i bllokimit të rrugëve t’frymëmarrjes, lodhje, dobësi t’përgjithëshme, dhe vështërsi për t’pastrue gjoksin nëpërmjet kollitjeve të shumta e të vështira. Mungesë energjishë, buzët dhe shtrati I thonjëve marrin ngadalë një nuancë të ngjyrës BLUE.

DIAGNOZA

Duhet të konfirmohet me SPIROMETRY, nëpërmjet së cilës konfirmohet BLLOKIMI FIKS I Qarkullimit të AJRIT, kur raporti i FEV1/FVC është ma pak se 0.7, apo ma pak se kufiri normal për moshën e pacientit. 

Komplikacionet:

Pacjentat kanë tendenca të shumta për infeksione të gjoksit që kontribojnë në vazhdimësinë e ciklit vicious të sëmundjeve të mushknive.. Infeksione të tilla mund të çojnë edhe në PNEUMONI për t’cilën folëm ma sipër.

MJEKIMI në përgjithësi:

Fillimisht STOPOHET pirja e DUHANIT. Të shmangen me çdo kusht ambjentet me ajër të ndotur, tymna duhani, erna bojnash e pluhrat e ndryshme.

Ecja n’ajr të pastërt, dhe aktivitetet e mundshme fizike, ju bajnë shumë mirë mushknive dhe zemrës. 

Duhet të SHMANGEN kontaktet me njerëzit që janë me grip.

Nqs keni shenja të një gripi, bronchiti apo koll me gëlbazë të shumtë, shifni doktorrin, sepse ndoshta ke një infeksion të mushknive që mund të shërohet me antibiotik pa komplikime të mëtejshme.

BRONCHODILATATORS: 

Nqs vështirësia në frymëmarrje (DYSPNOEA)  është shumë problematike, keni  shtërngime të gjoksit, dhe zhurma fishkëlluese,-bronchodilatatorët duhet të ndihmojnë.

-SPIRIVA (Tiotropium bromide), është BRONCHODILATATOR me efekt të gjatë, merret me INHALIM një herë në ditë (mëngjes).

Nqs, kjo nuk përmirëson, atëherë jepet një MUSCARINIC antagonist (LAMA), me efekt të gjatë, plus beta2-antagonist me efekt të gjatë (LABA), që tashma gjinden të bashkum në të njëjtën “vegel shpërndarse për inhalim”- sic janë BREEZHALER, GENUAIR, ELLIPTA. Mjekimi me këto lloj kombinimesh është ma superior sesa vetëm me SPIRIVA.

Në raste ma të avancueme, me FEV1 < 25%, mund të shtohet një CORTICOSTEROID Inhalues (ICS) si FLUTICASONE, SYMBICORT, etj. 

Do të ishte mirë që, (ICS) të jepet vetëm në raste kur pacjenti ka edhe Asthëm bronchiale me EOZINOPHYLI.

Ndërsa për nxjerrjen e ajrit të bllokuar në rrugët e frymë-marrjes, dhe hyper-inflacionin e mushkrive ndihmojnë Bronchodilatatoret me effect të shkurt si Beta2-agonist (SABA),- SALBUTAMOL, VENTOLIN, ALBUTERON nebuliser, dhe SAMA (Muscarinic antagonist, po me effect të shkurt si IPRATROPIUM (Atrovent), TIOTROPIUM (Spiriva), GLYCOPYRRONIUM (Seebri).. që bllokojnë efektin muscarinic te acetilcholines. Beta2-agonist mund t’japin dridhje (TREMOR) dhe rrahje t’shpeshta të zemrës (TACHYCARDI).   

GLUCOCORTICOSTEROIDET Oral:

Ma i përshtatëshmi në këtë grup është PREDNISON-i, 40mg, që për të paksue sa ma shumë frenimin e gjandrrave ADRENALE, duhet të merret një herë në ditë, dhe në mëngjez, por jo ma shumë se 5 ditë,- ka raste që jepet për një kohë ma të gjatë, por në doza ma të vogla. 

ANTIBIOTIKËT:

Rrekomandohen, nqs pacienti ka vështërsi në frymë-marrje (DYSPNOEA) dhe një SPUTUM ngjyrë qelbi (PURULENT), që flet për një infeksion të mundshëm bacterial. Ndër antibiotikët, ma e rekomanduesheme është AMOXYCILLINE 500mg, cdo 8 ore, ose DOXYCYCLINE 100mg, 2 tab. Ditën e parë pastaj nga një tabletë cdo ditë për një deri në 2 javë, e që mund të vazhdojë deri në 12 javë.

Ndërsa, për pacjentat që mund të kenë edhe BRONCHIECTASIS, apo histori infeksioni me PSEUDOMONAS, rekomandohet: -CIPROFLOXACIN 500-750mg, oral cdo 12 orë për 7-14 ditë, ose IV 400mg cdo 12 orë.

OXYGENOTHERAPY

Në pacjentat me saturim oxygjeni të ulët (HYPOXEMIC),- jepet OXYGJEN, për një kohë të gjatë, çdo ditë, nga 15 orë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bllokimi kronik, Dr.Zekri Palushaj, Rrugeve te frymarrjes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT