-Në shenjë respekti tepër të vecantë për Eleonore-vajzën e mikut tim Tonin Mirakaj, dhe aktin e saj të jashtzakonshëm, njerëzor, bujar e fisnik që ka ba, me sakrifikimin e një veshke për nanën e saj të dashur Miliana Mirakaj….
Shkruan: DR. ZEKRI PALUSHAI-Australi/ GAZETA DIELLI
Veshkat janë organe vitale, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e trupit tonë. Ato janë dy organe në formën e groshës, afërsisht në madhësinë e një grushti, të vendosura në hapsirën e sipërme të barkut, në të dy anët e shpinës. Veshka e djathtë asht e vendosur pak ma poshtë se e majta, -kjo për ti lanë vend të mjaftueshëm mëlçise (liver).
Ndër funksionet ma t’randësishme të veshkave përfshihen filtrimi dhe nxjerrja e produkteve të panevojshme (mbeturinave) prej gjakut, ballancimi i langjeve të trupit, formimi i urinës, kontrollimi i presionit të gjakut (BP), prodhimi i rruzave të kuqe të gjakut (erythrocytes), dhe prodhimi i një forme aktive të vitamins D, që mbanë kockat të shëndetshme.
Nqs veshkat humbin aftësitë filtruese, atëherë trupi mbushet me uji të tepërt, dhe produkte të panevojshme. Kjo konditë, quhet uremia, -gjendje në të cilën duart apo kambët fryhen/ajten, dhe i sëmuri ndjehet tepër i lothur, i dobët e i pa-fuqishëm. Një uremi e pa trajtuar, mund të çoje në convulsione, coma, e deri në vdekje. Kjo gjendje përban edhe Stadin e fundit të sëmundjes së veshkave (End-stage kidney disease), -ku tashma funksioni i tyre ka humbur rreth 90% të aftësive filtruese.
Ndër sëmundjet kryesore që çojnë në insuficiencen/ pamjaftueshmërinë e veshkave (KIDNEY Failure) janë:
Diabeti, në 25% të rasteve; -Ç’rregullimet autoimmune të veshkave, Çrregullimet e mpiksjes se gjakut (blood-clotting disorders);- Infeksionet e Traktit Urinar; -Sëmundjet auto-imune, (siç janë glomerulonephriti chronic dhe lupus-i); -Shkaktarët gjenetik, -si sëmundja polycistike e veshkave (polycystic kidney disease); -Sëmundja e Hypertensioni-t (BP); -Ulja e volumit të rrjedhjes së gjakut nga një BP i ulët; – Infeksionet e ndryshme; – Komplikacionet prej shtatzanisë (pregnancy); – Dehydrimi (dehydration); -Si dhe shkaqet e pa-njohura, -që në të vërtetë janë dhe shkaqet ma të shpeshta.
Mjekimi i kësaj gjendje:
Mjekimet ma të përzgjedhura për pamjaftueshmërinë e veshkave (end-stage renal disease), -pamvarësisht shkaktarve, janë:
-DIALIZA (dialysis), dhe TRANSPLANTIMI (transplantation).
që bahen të nevojshme, atëherë kur funksioni i veshkave bjen në më pak se 10%, apo Filtrimi Glomerular (eGFR), bjen nën 15ml/min/1.73m2,- (normalisht duhet të jetë mbi 60).
Nëpërmjet DIALIZES eleminohen nga qarkullimi i gjakut produktet/mbeturinat e panevojshme.
Janë dy forma dialize, -HEMODIALIZA (haemodialisis) dhe DIALIZA PERITONEALE (peritoneal dialysis).
Ndërsa HEMODIALIZA filtron mbeturinat, dhe heq langjet e tepërta prej gjakut, -DIALIZA PERITONEALE përdor membranën peritoneale (cipa që mbulon organet e kavitetit të barkut), dhe një solucion që quhet DIALISTATE, për të hequr mbeturinat dhe langjet e tepërta prej trupit.
Përzgjedhja e një prej ktyre metodave varet në faktor të ndryshëm, -siç janë mosha, gjendja e përgjithëshme shëndetësore dhe mënyra e t’jetuarit, (lifestyle).
TRANSPLANTIMI
Asht një procedurë kirurgjikale që përfshinë heqjen e një veshke nga një person që quhet dhurues, (DONOR), dhe vendosjen e sajë në trupin e një tjetri person që quhet marrës (RECIPIENT).
Zakonisht, ato njerëz që përfundojnë në fazat e fundit të funksionimit të veshkave, dhe mjekimet e tjera bahen të pa-efekteshme, (end-stage organ failure), -dhe mjeku mendon se e vetmja shpresë ngelet TRANSPLANTI, atëherë i sëmuri vihet në Listën e Pritjes (Transplant Waiting List), -ndërkohë, gjatë kësaj pritje, i sëmuri duhet të fillojë dializën.
Megjithatë, ka raste të vecanta, kur i sëmuri nga veshkat ka një dhurues të gjallë, -atëherë ky i sëmurë fatlum, i nënshtrohet procedurës së transplantit, (që n’këtë rast quhet pre-emptive transplantation), pa pas nevojë që t’marrë rrugën e vështirë, dhe nganjeherë shumë të gjatë të dializës.
Transplantimi mundëson një jetë aktive dhe shumë ma të lirë se sa ajo nën dializë, ku duhet t’i nënshtrohesh edhe një kufizimi lëngjesh dhe ushqimesh të ndryshme. Megjithatë duhet të kemi parasyshe, e të mbajmë mend se edhe veshka e re, kërkon një kujdes të vazhdueshëm.
Kërkesat apo rregullat për Transplantimin e Veshkave ndryshojnë nga një program-në-tjetrin, dhe nga një shteti në tjetrin. Vende të ndryshme, kanë programe dhe rregulla të ndryshme.
Dhurimi i nje veshke
Ndërsa shumica e njerëzve lindin me dy veshka, ne mund të jetojmë mjaft mirë edhe vetëm me njerën prej tyre.
Dhurimi i një organi mund të bahet ose nga të vdekurit, (deceased donors), ose nga të gjallët, (living donors).
Dhuruesit (Donors), i nënshtrohen një ekzaminimi të hollësishëm mjekësor e psikologjik. Kto ekzaminime na japin siguri që dhuruesi ashtë shëndosh-e-mirë, s’ka ndonjë sëmundje, përballon procedurën kirurgjikalë, dhe s’përban rrisk as për vehte, e as për marrësin (recipientin).
Nëse, dhuruesi i një veshke asht ekzaminue plotësisht dhe me një kujdes të veçantë, atëherë jetëgjatësia e tij/sajë, nuk ndryshon nga jetëgjatësia mesatare e popullsisë në përgjithësi. Megjithatë, disa nga studimet mjeksore, sygjerojnë që njerëzit me një veshkë, -përfshi edhe dhuruesit, duhet ti shmangen një djetë me shumë proteina, dhe të kufizojnë marrjen e proteinave ditore, në me pak se nje gram per kg te peshes se trupit, ne menyre qe ti shmangen rrezikut per semundje chronike te veshkave.
Ne Australi, shume njerez firmosin per te dhuruar organet e tyre pas vdekjes. Zakonisht veshkat merren nga ato njerëz që kan vdekur nga vdekja e trurit, apo arresti cardiac.
Mesatarja e pritjes për një transplant veshkash në Australi asht 4 vjet.
PAJTUSHMERIA doner-recipient
Në përgjithsi, dhuruesi dhe marrësi duhet të kenë në pajtim grupin e gjakut ABO, dhe crossmatch (human leukocyte antigen-HLA).
Në raste pa-pajtushmërie, -për të paksue rriskun e flakjes (risk of rejection), përdoren protocole desensitizimi, ku përdoret Immunoglobulin Intra-Venoze (IVIG).
POST-OPERATION:
Procedura kirurgjikale e transplanit të një veshke zgjat zakonisht rreth 3 orë. Në vartësi të cilësisë, -veshka e re fillon funksionimin menjëherë, -dhe pas 3-5 ditësh arrine nivelin e funksionimit normal, (ndërsa veshkës së një dhuruesi cadaveric i duhet një interval prej 7-15 ditësh për të arritur në funksionin e sajë normal).
Për të evitue ‘procesin e flakjes’ (rejecting), apo goditjen që trupi i marrësit ban kundra veshkës së dhuruesit, -recipientit i jepen Ilace Immunosuppressante, që duhet ti vazhdojë gjatë gjithë jetës. Kombinimet ma të shpeshta që rekomandohen janë TACROLIMUS, MYCOPHENOLATE, dhe PREDNISOLONE.
Me përjashtim ndoshta të binjakve, -të gjithë recipjentët që kan ba një transplant veshke duhet t’i marrin kto ilace çdo ditë, e rregullisht.
Nganjëherë edhe mos-marrja e një dozë të vetme mund t’a bajë ma të mundëshme procesin e flakjes (rejection).
Do të ishte mirë që kur recipientit i duhet të bajë analiza gjaku, – atëherë, ai/ajo duhet t’i merrni kto ilaçe, pas marrjes së gjakut për analiza.
Nqs harroni një dozë, atëherë merreni atë sa t’ju kujtohet, -por nëse tashma ju keni kohën për t’marrë dozën tjetër, atëherë mos i merrni dy doza.
Duke ditur efektet nephrotoxice, asht shumë e rëndësishme që të matet niveli në gjak i Tracolimus (shumë i afërt me CICLOSPORINEN), -dhe nëse marrësi (recipienti) fillon të ketë ulje të funksionit të veshkës, apo shfaqet PROTEINURIA, -atëherë biopsia e kësaj veshke bahet e domosdoshme për të parë nëse kjo ulje funksioni asht nga intoksikimi me Tracolimus/Ciclosporin, apo nga ‘flakja’ (rejection).
Po kshtu duhet ba kujdes nëse:
-keni temperaturë mbi 100oF (rreth 37.5-38oC)
-rrjedhje nga plaga kirurgjikale
-paksim të sasisë së urinës, urinim me gjak, djegie gjatë urinimit
-shenja gripi apo një kollitje që s’kalon lehtë.
-shtim në peshë, (ma shumë se rreth 1.5 kg. në dy ditë).
DIETA:
Marrësit (recipients) e një veshke, duhet t’i shmangen konsumimit të GRAPEFRUIT/citrus, SHEGAVE dhe produkteve të çajës së Gjelbërt (Green Tea Products). Këto produkte njifen për interferencë me mjekimin, -e për pasojë rritjen e nivelit në gjak të këtyre immunosupresantve që çojnë në OVERDOZË.
Flakja akute e një transplanti mund të ndeshet në 10-25% të rasteve gjatë 60 ditëve të para, pas transplantimit. Kjo s’do të thotë se veshka s’punon ma, por kjo mund të bajë t’nevojshme shtimin, apo agjastimin e mjekimit.
GOUT/Hyperuricemia, dhe mjekimi me NSAID (si naproxen, brufen,…), mund të jenë problem, në pacjentët me transplant, -prandaj këto duhet të diskutohen me doktorin gjatë një vizitë mjekësore.
VAKSINAT (vaccines)
Vaksinat ndihmojnë trupin prej infeksioneve, -megjithatë disa nga vaksinat “live vaccines”, si psh nasal influenza vaccine, ndoshta nuk rekomandohen, veçanërisht në 3-6 muajt e parë pas transplantimit, -e pastaj merret çdo vit, vetëm inxheksione booster, -po kështu duhet të shmangen kontaktet direkte me njerëzit që ka marrë live vaccine, si pash fëmijve që kanë marrë oral polio vaccine, measels or mumps vaccine, adulteve që kanë marrë varicella vaccine për tu mbrojtur nga zoster, si dhe fëmijve dhe të rriturve që kanë marrë nasal influenza vaccine.
Sidoqoftë puna në lidhje me vaksinat, -do të ishte shumë mirë që më parë se ti merrni ato, -të konsultoheni me kordinatorin tuaj të transplantit.