-Para nisjes takon kryeministrin Haradinaj-
PRISHTINË, 4 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën të ditur se sapo u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, shprehet ai.
Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj bën të ditur se, në vazhdën e konsultimeve për axhendën shtetërore, sot priti në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në SHBA./b.j/