• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Partia Drejtësi, Integrim, Unitet nis rrugëtimin drejt 23 Qershorit

May 26, 2013 by dgreca

Mes qindra e mijëra mbështetësve, Partia Drejtësi, Integrim, Unitet ka çelur pasditen e se dieles 26 Maj 2013 zyrtarisht fushatën duke prezantuar 140 kandidatët për deputet, me të cilët PDIU do të përfaqësohet në zgjedhjet e 23 qershorit. Nën tingujt e Himnit Kombëtar dhe me një dekor ku mbizotëronin ngjyrat e flamurit, PDIU ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e saj drejt zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të votojnë Nr. 50.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij është shprehur se sot është koha që të gjithë shqiptarët të votojnë PDIU. “Ju të dashur të rinj e të reja, që keni mëdyshje se për kë do të votoni, dua t’ju them diçka: Kur ju ta kuptoni origjinën e frymëzimit tonë politik, që qëndron në themelet e historive tona familjare, të brezave të tërë njerëzorë, të shpërngulur nga trojet e tyre etnike, atëherë do keni më shumë arsye pse do të votoni PDIU-në më 23 qershor. Kur ju të kuptoni se sa shumë kemi bërë Ne, të nxitur nga kjo histori personale, familjare, komunitare, tipike e popujve të gjysmuar nga genocidi, atëherë s’do të keni asnjë mëdyshje : do të votoni PDIU-në.” – u shpreh zoti Idrizi.

Duke u ndalur tek arritjet e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, zotit Idrizi renditi një sërë faktesh, të cilat janë të prekshme nga të gjithë shqiptarët. “Falë PDIU-se, tanimë është një fakt i pamohueshëm se çështja kombëtare çame e nëpërkëmbur gjatë rregjimit komunist dhe tranzicionit, është sot në qendër të vëmendjes së opinion publik, debatit politik dhe solidaritetit mbarëkombëtar. PDIU ka qenë partia e vetme shqiptare që pa kurrfarë kompleksi dhe frike ka folur haptazi për bashkim kombëtar dhe është angazhuar konkretisht me një program e plan veprimi për të përmbushur detyrën që paraqet kushtetuta shqiptare për përmbushjen e aspiratës shekullore të kombit tonë për bashkim. Ne ju bëmë krenarë se jeni çamë, sepse ne e shndërruam çështjen çame në çështjen kryesore kombëtare për t’u zgjidhur në marrëdhëniet me fqinjët. Ne i dhamë politikës shqiptare ngjyrën e flamurit , duke mbrojtur gjithmonë qëndrimet kombëtare, për ujrat detare, kundër varrezave greke pa reciprocitet, kundër censusit të paarsyeshëm mbi baza etnike dhe fetare. Ne po i japim çështjes çame një dokument politik të dorës së parë siç është Rezoluta e 2004-ës, që ka brenda gjithçka duhet për betejën tonë të re. Sepse Rezoluta nuk është e gjitha, ajo është vetëm fillimi. Rezoluta ishte e fshehur nën sirtar, nën pluhurin e harresës. Ne e detyruam politikën shqiptare të hynte në garë për të miratuar një rezolutë për çështjen çame.” – deklaroi kreu i PDIU-së.

Përsa i përketë katër viteve të ardhshme, zoti Shpëtim Idrizi, shpalosi programin e PDIU, program i cili sipas tij, do të zbatohet në çdo pikë dhe çdo gërmë :

· Ne do të jetësojmë Rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame dhe tëdrejtave pronësore, kulturore, etj të shqiptarëve në Greqi

· Ne do t’i kërkojmë shumë shpejt qeverisë shqiptare t’ja dërgojë këtë tekst rezolute SHBA-se, Bashkimit Europian, shteteve më të rëndësishme të botës. Ky është një detyrim i vetë rezolutës;

· Ne do mbajmë gjithmonë të hapur krahas shfrytëzimit të rrugëve diplomatike, dhe rrugët juridike, nëpërmjet dërgimit të kësaj çështjeje në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

· Ne do te kërkojmë të njëjtat të drejta pronësore për shqiptarët në Shqipëri, si ato që po kërkojmë për shqiptarët jashtë vendit.

· Ne do të kërkojmë institucionalizimin e bashkimit ekonomik shqiptar, si hap që çon tek forma përfundimtare e bashkimit, objektiv i parashikuar në kushtetutën e Shqipërisë, në preambulën e saj

· Ne do kërkojmë votimin e diasporës së vjetër dhe të re dhe sigurimin e përfaqsimit të saj parlamentar sipas modelit të vjetër të mbretërisë së Zogut;

· Ne do të propozojmë një projektligj për zgjidhjen e problemit të të zhdukurve nga koha e diktaturës, përkatësisht të vrarëve, të vdekurve me ose pa gjyq, dhe të zhdukurve, eshtrat e të cilëve nuk gjenden edhe sot;

· Ne do të kërkojmë ligje të rrepta që i japin fund gjakmarrjes në vend, një plage mesjetare që na turpëron.

Si shpjegohet që mbreti Zog e zhduku thuajse tërësisht gjakmarrjen dhe ne sot në shekullin e 21-të, nuk ja dalim dot ?

· Ne do të kërkojmë miratimin e një strategjie zhvillimi kombëtar, që mban parasysh ato që do të jenë prioritetet e zhvillimit tonë afatgjatë;

· Ne do të kërkojmë një moratorium për ndalimin e shfrytëzimit barbar të burimeve tona natyrore, pyjeve, lumenjve, bregdetit, mineraleve, etj, të cilat do të na lënë pa atdhe;

· Ne do të miratojmë një ligj që garanton punësimin në administratën publike të studentëve më të mirë në universitetet kryesore të perëndimit;

· Ne do të miratojmë një ligj që garanton pension për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç, pavarësisht mbushjes së viteve të kontributeve shoqërore;

· Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është parti e bashkimit kombëtar. Një komb, një gjuhë, një popull, një histori.

Deputeti i PDIU-së, zoti Dashamir Tahiri përpara mijëra mbështetësve u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 23 qershor të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. “Ju të gjithë e keni parë se çfarë ka bërë PDIU në këto vite, prandaj ju ftoj të gjithëve që më datë 23 qershor të votoni Partië Drejtësi, Integrim, Unitet, të votoni numrin 50, të votoni për veten tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë dhe për çështjen kombëtare.” – u shpreh deputetit Tahiri.

Ndërkaq, Presidenti i Nderit i PDIU-së dhe njëkohësisht edhe kandidati i PDIU-së për Qarkun e Tiranës, zoti Tahir Muhedini u shpreh se edhe pse me vetëm dy zëra në parlamentin shqiptar, PDIU ka mundësuar rezolutën për çështjen çame. “Me dy deputetë ne i kemi bërë shqiptarët të ndihen më krenarë, kemi shërbyer si zënëdhës të problemeve të bashkëkombasve tanë nga Tivari në Tetovë, nga Presheva në Prevezë” – u shpreh Muhedini. Në fund të fjalës së tij, zoti Muhedini u bëri edhe një herë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë numrin 50 për të garantuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Më pas fjalën e mori dhe një prej veprimtarëve më të vjetër të çështjes çame, zoti Servet Mehmeti. Në fjalën e tij ai theksoi se arritjet e deritanishme të PDIU-së na bëjnë të gjithë krenarë, dhe besimplotë, se Perëndia i shpërblen guximtarët, se projekti ynë kombëtar nuk është utopi, por një realitet të cilit po i afrohemi gjithnjë e më shumë. “Kini besim tek projekti kombëtar, kini besim tek PDIU si partia e vetme që e përfaqëson denjësisht këtë projekt.” – mbylli fjalën e tij zoti Mehmeti.

Gjithashtu, fjalën e morën me radhë disa prej kandidatëve për deputet të Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet të cilët u bënë thirrje të gjithë votuesve që më datë 23 qershor vota e tyre të shkojë për numrin 50, PDIU-në si partia e vetme patriotike në vend.

Ndërkaq, gjatë këtij aktiviteti morën fjalën një sërë figurash të njohura të Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet dhe komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, duke nisur që nga kryetari i Shoqatës Çamëria, zoti Ardian Tana, kryetatri i Klubit të Patriotëve të Rinj zoti Ardit Bido, Sekretari Politik i PDIU, zoti Adri Nurellari, zoti Spiro Cura si dhe shumë figura të tjera të shquara.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: drejt 23 qershorit, PDIU nis rrugetimin, Shpetim Idrizi

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT