• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fal familjes Kapiti, Drenica frymon edhe në Dyrrahun antik

July 18, 2016 by dgreca

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj./

Opinion rreth librit të Bedri Tahirit “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”/

Me  rastin e 60 vjetorit të lindjes, i uroj zotit Bedri Tahiri, Jetë të gjatë lumturi në familje, suksese në rrugën e vështirë , por të ndritur të krijimtarisë dhe studimit!Me respekt të veçantë! Vilhelme, Fitim  dhe Familja Haxhiraj

Në fillimmuajin qershor 2016  z.Bedri Tahiri pati mirësinë të më dërgonte librin e tij të fundit, me titull ”Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, një vepër kushtuar Sadri Kapitit dhe familjes së tij për vlerat e pamohueshme që kanë dhënë në dobi të çështjes kombëtare.

Ndërkohë që bashkëshorti im, Fitim Haxhiraj pati një takim në qytetin e Durrsit me z. Vladimir Muça, poet,shkrimtar,studiues  dhe kritik letrar, si dhe me z.Skënder Kapiti, shkrimtar dhe publicist me vlera të rralla atdhetare, takoi edhe miqtë e letrave, poetët e Durrsit si Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Xhevahir Cirongu, Skënder Kapiti, Bedri Tahiri dhe Naim Kapiti.Poetët dhe shkrimtarët durrsakë e kanë bërë zakon që mblidhen rreth tavolinës, në një Bar të qytetit apo në bregun e detit, jo vetëm për një kafe, por edhe thjesht për t’u përshëndetur,  për të këmbyer mendimet rreth problematikës së gjerë që shqetëson gjithë komunitetin. Duke shijuar kafenë, nën joshjen e brizës përkëdhelëse detare të Adriatikut, këmbejnë libra, artikuj publicistikë, rrahin mendime dhe ajo që i bashkon është shqetësimi për arritjet në letërsi dhe vlerat që ajo mbart.

Një përurim ndryshe

  Pikërisht më 7 qershor aty në Plazhin e Durrësit këta miq nga Thesprotia- Prishtina e Drenica, nga Korça e Skrapari, nga Vlora e Durrësi, të cilët i bashkoi rastësia, promovuan disi ndryshe dy libra  të të dy autorëve. Botimi i fundit  i vlonjates Vilhelme Vrana Haxhiraj është libri me titull “Dashuria plagoset, por nuk burgoset”, një përmbledhje letrash dashurie të pamundur, ose ndryshe autorja i ka quajtur “Letra nga Ferri”. Libri tjetër ishte i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”. Ishte si bekim i Zotit që bashkohej Vushtrria e Drenica e Atdhetarit të Madh, Hasan Prishtina dhe heroit legjendar Adem Jashari me Vlorën dhe Kaninën e Gjergj Arianitit,të Ismail Qemalit e të Osman Haxhiut. Një urë lidhëse  me vena e kapilarë  gjaku të pastër ilir (thesprot- kaon e dardan), ai që i bashkonte , ishte flamuri i Skënderbeut. Në këtë tryezë me miq e vëllezër të një gjaku pellazgo-ilir, e kishte marrë fjalën Kanina dhe i përgjigjej Drenica.  Në këtë mënyrë krej të natyrshme ishin bashkuar zemrat  bujare  për të folur me gjuhën e letrave të shpirtit mëmëdhetar. Por ajo që i shqetëson më shumë ata, janë problemet social –politike që mbart shteti më i ri shqiptar në  hartën gjeopolitike të Evropës dhe të  botës, Republika e Kosovës.

Si bijë të Dardanisë hyjnore, ata kërkojnë të ecin në gjurmët e të parëve të tyre. Ashtu si gjithë kombi, edhe ata nuk ia falin politikës së të Mëdhenjëve padrejtësinë që i kanë bërë kombit më të lashtë në botë, “Dekanes së Racave”,Shqipërisë, duke e copëzuar mes vendeve fqinjë. Nga trungu mëmë më 1945 shkëputën  Thesprotinë që shtrihet buzë detit Jon, Çamërinë duke ia aneksuar Greqisë, përmes një genocidi të paparë. Më 1948 Treva shqiptare e Kosovës iu bashkua Jugosllavisë. Kurse në veriperëndim pjesa dërrmuese e malësisë së Madhe, Plava- Gucia, Shën Stefani dhe Uliqini i Kaluan Malit të Zi. Shqipëria jugëlindore si, Shkupi, Ohri, Gostivari, Manastiri, Tetova i kaluan Maqedonisë. Ndarja dhe copëzimi i trungut mëmë të Shqipërisë ndodhi në kohën që drejtonte Partia Komuniste Shqiptare, ndërkohë që deklamonte se “mbronte me fanatizëm integritetin tokësor të vendit”, mes luftës më të egër të klasave Diktatura Komuniste ndoqi genocid ndaj gjysmës së shqiptarëve. Shqiptarët kanë qenë nën një trysni e luftë të dyfishtë, luftë brenda llojit  dhe luftë nga të huajt- shovinistët serbo –grek.

Gjithsesi lufta kundër asimilimit kombëtar dhe çkombëtarizimit  apo për largimin nga trojet e të parëve

pellazgo-iliro-daradanë të popullsisë shqiptare të Kosovës, ka qenë e gjatë dhe e pandërprerë. Pikërisht ka qenë kjo arsyeja që Kosova i qëndroi besnike ruajtjes së identitetit shqiptar.  Duke i ruajtur me fanatizëm gjuhën shqipe dhe zakonet,  shqiptarët e kësaj treve, trima e të paepur, kurrë nuk e ndalën kërkesën dhe luftën për liri, ndaj nuk u asimiluan as gjuha dhe as traditat dhe nuk u çkombëtarizuan. Serbia herëpashere zhvendoste nga trojet e etërve familje shqiptare përmes një genocidi shfarrosës ndaj të pafajëve, u mohoi të drejtat dhe i denigroi si shqiptar. Dhe kush e bëri këtë? Kush këlthet për nacionalizëm? Ardhacakët e Ballkanit, sllavët që kërkonin të zhduknin zemrën e shqiptarizmit. Kjo i detyroi shqiptarët të merrnin rrugët e kurbetit, duke e lënë të ndezur vatrën e zjarrit të luftës për liri. Emigrimi dhe mungesa e lirisë,  u bënë burimi kryesor për rritjen e kërkesave për pavarësi. Bota dhe Evropa i kanë shumë borxhe Shqipërisë.

Çdo familje kosovare u bë vatër qëndrese kundër pushtuesit në emër të atyre që dhanë jetën për liri, në emër të të drejtave të mohuara, në emër të varreve masive, të varreve pa emër, që ende këlthasin e kërkojnë drejtësinë e Hagës.   Një vatër e tillë, edhe pse jeton në Dyrrahun e lashtë është familja Kapiti.

Pikërisht për sa fola më sipër dhe për patriotizmin  e qëndresën e Sadri Kapitit bën fjalë libri më i ri i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në Përjetësi”.

Një libër për një të vërtetë të madhe

 Puna që ka bërë autori Tahiri është një përmbledhje me mendime e vlerësime të bashkëkohësve jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria. Në këtë libër çdo njeri që e lexon mëson të vërtetën e madhe historike për një familje që u sakrifikua, ku spikat portreti i Sadri Kapitit me djemtë e tij që e lartësuan emrin e të parëve, e ngritën veten në piedestal të kombit të tyre të shumëvuajtur e të larë në gjak. Kombi për ta ishte gjithçka. Kemi të bëjmë me një libër që flet për të vërtetën e pamohueshme historike, pasi historia e një kombi nuk është ideale, por janë ndodhi, ngjarje me vlera kombëtare, vendngjarjet, koha e zhvillimit të tyre, njerëzit që marrin pjesë në to dhe dokumentat që janë fakte të pamohueshme. Libri i zotit Tahiri është shkruajtur me kujdes, ku është përdorur standardi i shqipes letrare. Mendimet janë dhënë nga njerëz të kualifikuar si z. Shpend Topallaj-shkrimtar, Skënder Muçaj-arkeolog,Ilir Malindi (avokat) e Tomorr Çama etje…Për rëndësinë që ka për çdo shqiptar Pavarësia e Kosovës , unë për lexuesin po vendos këtë poezi të krijuar ditën e Pavarësisë së Kosovës ora 16…

 Krahët e Shqipes

                        (Kosovës së pavarur)

Dy krahët Shqipes ia prenë barbarisht,

pamëshirë në copa,copa  e ndanë

dhe e përçanë…

E trupi i të shenjtës “Mëmë”

 u la në gjak,

Kaoni, Thesproti, Dardani dhe sa e sa…

thirrën njëherësh fisnikët ilir anembanë:

-Ngrehuni o burra, kudo që jeni,

Sot Shqipja mëmë, e plagosur na thërret:

“- Ndër shekuj plagë të rënda kam marrë,

as vet s’e di si kam ngelur ende gjallë.

Nuk dua hakmarrje,

urrejtje dhe mëri.

 

 Shqipja të fluturojë,

 kërkon vetëm liri,

ndaj edhe sot nuk dua të merrni hak.

Mjaft me luftë,

 me mllefe dhe kërbaç,

Në Kosovë s’ ka prag të mos jetë larë me gjak 

një foshnjë të dëlirë,

një djalë a një vajzë e vranë,

apo  një vatër e shuan pa nam dhe nishan.

 

Vdekja për liri për ta ishte me mjaltë,

edhe pse mbyllën një derë,

shuan një vatër,

ku nuk ndizet më zjarr

dhe s’del më tym në oxhak.

Vëllezër, mos harroni të parët tuaj krenar,

atdhetari dhe vëllazërim kishin në plan të parë.

Kosovë martire!

Hidhi sytë nga flamuri kuq e zi,

me gjak ilir është endur,

mes territ ka dashur të flladitej në liri

                                                       Vivra -Vlorë më 17-2-2008

 

Duke shfletuar faqet e librit , u njoha me mendimet e vyera për vlerat atdhetare të familjes Kapiti. Z.Skënder Kapiti e kam njohur mes mediave ku ka shpalosur idetë e tij nacionaliste dhe për bashkim kombëtar, përmes artikujve të panumërt publicistikë edhe përmes librit “Triumfi i Kombit” Po perifrazoj disa nga këto vlerësime :

Shpendi Topallaj ka cituar për librin: “Personazhet e  Bedri Tahirit janë figurat tona legjendare si Azem Bejtë Galica, Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Hys Popova, Abdyl Krasniqi, Ramadan Zymer Bajraktari e shumë e shumë të tjerë nga ata që mbajtën ndezur “Flakadanët e lirisë”. Por shtjellohen aty edhe ngjarje kuptimplota, nga ato që me epikën e tyre e hijeshojnë biografinë e kombit tonë, na e shtojnë krenarinë dhe na bëjnë të ndihemi dinjitozë para syve të gjithë botës.”

Meqë mu dha rasti edhe unë kujtoj se kultura dhe reputacioni që ky bir i Drenicës, ky mësues i gjimnazit “Eqrem Çabej”, ky veprimtar i UÇK-së, ky gazetar dhe shkrimtar i palodhur, gëzon në Durrës respektin e të gjithë atyre që e njohin fizikisht apo përmes veprave të tij që hedhin dritë mbi luftën legjendare të Kosovës martire.

Natyrisht të gjithë e  kemi të qartë se  me punë njeriu arrin gjithçka sidomos  atëherë kur jep shembullin e mirë.  Gjatë leximit të librit çdo lexues mendon se familja e nderuar Kapiti ka nevojë për përkrahjen ose vëmendjen e pushtetit dhe të politikës si në Shqipëri edhe në Kosovë.

Sadri Kapiti nga Zallqi i Istogut, me prejardhje nga Medvegja e urrente shtypjen, ndërsa dëshira e ethshme për liri dhe dinjitet njerëzor e detyruan të largohet dy herë drejt Shqipërisë, pa ditur se edhe këtu, drejtonte Moska me Beogradin. Sadriu luftoi trimërisht krahas 4000 luftëtarëve të antifashistit Shaban Polluzha nga Drenica, i cili njëkohësisht ishte edhe kundërshtar i shovinizmit sllav. Ndaj u vra nga ushtria jugosllave në vitin 1945.

Sadri Kapiti pasi i vranë nipin, u plagos në këmbë dhe në dorë dhe u shtrua në spitalin e Tiranës. Ai mori një plagë të madhe në zemër kur pa me sytë e tij se ligjin edhe në Shqipëri e bënin emisarët e kuq jugosllavë. I tillë ishte Sadriu,i paepur që nuk falte tradhtinë dhe bashkëpunimin me armikun e kombit të tij.  Me edukatën dhe atdhedashurinë që u dha  djemve, ua la amanet vazhdimin e rrugës së tij, të cilët ecën në gjurmët e babait. Nga ky libër mëson shumë. Sugjeroj se ky libër dhe “Triumfi i Kombit” duhet të shërbejnë si pasaportë për brezat e rinj që nuk e dinë se ç’është sakrifica sublime.

*Është kënaqësi kur lexon se si shprehet Tomorr Çama tek Zemra Shqiptare më 13-10 2015 në shkrimin : “Si i njoha Kapitët e Durrësit”:“Libri i Skënder Sadri Kapitit  “Triumfi i Kombit”që sipas mendimit tim është një thesar e një kryevepër me rëndësi kombëtare, është ashtu siç e ka përcaktuar dhe dikush tjetër si një nevojë që ta ketë çdo familje shqiptare këtë libër në shtëpi. Do të ishte e mjaftueshme sikur vetëm ta lexosh hyrjen e atij libri për të kuptuar vizionin e autorit për prosperitetin, për integrimin ndër shqiptar dhe për atë europian dhe të bashkimit kombëtar.” 

*Ilir Malindi, po te Zemra Shqiptare reagon me zë të mprehtë e therës:“… sipas Skënder Sadri Kapitit patriotizmi kombëtar dhe demokracia e vërtetë janë ilaçet që e kurojnë politikën po që, po sipas tij patriotizmi dhe demokracia  janë dy moralet apo dy virtyte deficitare të mëdha për thuajse tërë politikën kudo shqiptare.” Në një shkrim publicistik të S.Kapitit me titull “Politika është korrupsion” ai citon të ketë thënë për të se : “Politika jonë e keqe përzgjedh, seleksionon, heton dhe vigjëlon për të përjashtuar prej vetes, prej punëve të shtetit dhe prej pushtetit profesionalizmin, moralin , ndershmërinë dhe patriotizmin si dhe atë pjesë të shoqërisë me individë të  këtillë pasi ajo xhelozon për ta , dhe ajo ,pra , politika e keqe ruan dhe mbron ndytësinë, injorancën, hajdutërinë , korrupsionin dhe tradhtinë e vet duke i bërë dëme të mëdha kombit, integrimit dhe prosperitetit të shoqërisë”.

Një mesazh për bashkim

  Një vlerë të madhe ka  libri i z. Tahiri  me kapitullin e veçantë me dokumente të faktuara kërkesa apo vlerësime drejtuar politikës dhe shtetit për vlerësimin e Hotel “Drenica” që ushndërrua në pike referimi i qëndresës së  palëkundur të familjes Drenica çpër çështjen kombëtare. Ai hotel u bë streha e gjithë  vullnetarëve që shkonin për t’u bashkuar me UÇK për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Nga ai hotel zinin fill peticionet, kërkesat, deklaratat  dhe thirrjet për të ndihmuar Kosovën. Edhe pa bërë asnjë shtatore nderimi, ajo godinë e Kapitëve duhet të quhet ” Faltorja e shqiptarëve “, Meka e atdhedashurisë”, “Drenica e Dyrrahut”. Kështu njerëzit do të kuptojnë dhe do ta nderojnë si një vend të shenjtë atë  tempull që hedh dritë mbi luftën legjendare të Kosovës, pasi nga aty niseshin  dhe vinin lajmet nga fushëbeteja e shqiptarëve . Ky tempull i shqiptarizmës i ndërtuar në token e Familjes patriote Kapiti, duhej respektuar edhe nga politika dhe nga shteti duke mos e cënuar por duke e shndërruar në një monument historik, sepse historia e përgjakur e Kosovës është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Po kështu është edhe historia e Çamërisë dhe e tokave shqiptare në Mal të Zi apo Maqedoni.  Diplomacia evropiane na cënoi  duke miratuar një pavarësi të cunguar me një komb të gjysmuar, ndërsa ne nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të rishkruajnë një histori të ndarë e të pëçarë në 5 shtete. Por ne duhet të kujdesemi që të shkruhet një dhe vetëm një histori e përbashkët kombëtare e Shqipërisë!

Pikërisht këtë mesazh dhe shumë të tjerë jep libri i z. Bedri Tahiri!

Urime z.Bedri për këtë dhuratë të çmuar që na ke dhuruar! Iu madhoftë emri Kosovës, trimave të saj dhe familjes së patriotit Sadri Kapiti që meriton vëmendjen  e të gjithëve nga të dy anët e kufirit!

Vlorë, më 17-7-2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Drenica, Dyrrahu antik, Familja Kapiti, Vilhelme Vrana Haxhiraj

“ Drenica , Athosi i dytë serb “…ose …Shqiptarët ortodoks të Drenicës

August 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Ballafaqimi me serbë është i vështirë , bile shumë i vështirë ,; kemi shumë fakte që i dalin krah kësaj thënje. Por nëse flasim vetëm duke u nisur nga Certifikata e jonë e lindjes , me kusht që mbi të cilën nuk është “shkruar” asgjë nga serbët, turqit apo shqiptarët mohues (të vetvetes), atëherë do të jemi plot krenari dhe mburrje kundrejt tyre ( serbëve dhe kishës së tyre pravosllave dhe faqebardhë përballë Botës që është me ne).
Nëse iu bie në dorë libri i Tatomir Vukanoviqit “ Drenica , Athosi i dytë serb ‘ (1934-1937) ( Drenica , Druga srpska Sveta Gora (1998, Prishtinë ) ,mos e lerni pa e lexuar . Do të mbeteni pa gojë me falsifikimet serbe për historinë tonë të Drenicës. Në këtë rast do të shfletoj pak faqe për t`iu kundervue Irinejit , Kishes Serbe , Daciqit , propagandës serbe dhe heshtjës së shqiptarëve pot ë Drenicës të cilët janë cijanuar nga vetvetja me “ helmet” publicistike serbe, me ligjëratat e përkrahësve shqiptar të Çubriloviqit , Garashaninit dhe ivo Andriqit .
Mos me lexoni me dyshim, nuk jam i llojit të… . por e dua të vërtetën tonë të cilën po e gjej në “trillerat” serb , dhe shumë lehtë po e kuptoj se pse jemi të tillë !Qysh se kur, Athosi është serb ?
Por edhe më qesharake se si na qenka Drenica , Athosi i dytë i shenjt serb? Nga mos dija , e kisha hapur gojën dhe isha befasuar me mosdijen time. Por pë një gjë që e di do ta flas , edhe sikur …..Nuk jam duke folur unë, por historia po flet ; po flet ajo çertifikata e lindjes sonë së cilës po ia ndërrojnë ( dhe po ia ndërrojmë ) shënimet ashtu se si po iu konvenon dhe duhet atyre ( E ne , në heshtje iu shkojmë pas)
Nëse vetëm pak e njohim historinë atëherë : Irinej duhet ta pranon te vërtetën se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është themeluar ne mesin e shekullit XIX. Deri ne vitin 1896 liturgjia ne kishat e Prizrenit është mbajte ne gjuhen greke. Qe nga mesi i shekullit XIX serbet i përvetësuan te gjitha kishat ne trojet shqiptare dhe mbi themelet e shume kishave katolike ndertuan kisha politike. Shume kisha politike te ndërtuara ne trevat shqiptare u ndërtuan duke bartur gurë nga kështjellat dhe lokalitetet e lashta arkeologjike. Kishat mesjetare ne Kosove nuk jane kisha sllave. ( Q,N )
Por edhe pak , ps shek.III-të të psKrishtit ,edhe Dardania u krishtërua, por edhe pas shek 11-të në këto anë kishte SHQIPTAR dhe vetëm shqiptar katolik dhe ortodoks ( Të tjerët ishin që numëroheshin me gishta )
Si u bë Drenica Athosi i dytë serb ? kur i themi Jo! kesaj teorije ?
(Tatomir Vukanović u knjizi ‘’Drenica – druga srpska Sveta Gora’’, piše :
‘’…..M. S. Milojević srpski spisatelj iz doba romantizma ističe kako u jednom delu Drenice u 431-oj kući živi ‘’sve sam Srbin poturčen , koji vrlo malo zna arnautski i koji više srpski no arnautski govore’’ . Zatim navodi : ‘’u 258 takođe poturčeni Srbin , ali koji podjednako govore i jednim i drugim jezikom’’.
Slično Milojeviću , nastavlja Vukanović , razlaže i drugi srpski spisatelj T. Stanković , koji navodi : ‘’Drenički Arnautaši , svi znaju dan svoje slave – svoga krsnog imena i toga dana ništa ne rade .’’
Së pari ta përkthejmë në shqip:Tatomir Vikanoviq ne librin “‘’Drenica – druga srpska Sveta Gora’’ shkruan : në një pjesë të Drenicës, në shtëinë e 431-të jeton një serb i turqizuar, i cili shumë pak di arnautisht dhe i cili flet më shumë serbisht se sa arnautski. Në shtëpinë e 258-të , të asaj pjeseje të Drenicë , ishin gjithashtu serb të turqizuar por që flasin edhe shqip edhe serbisht .” E mendoni ketë , si ju duket ?
Pastaj vazhdohet “ Arnautashët e Drenicës i dijnë të gjitha festat ortodokse dhe ditët e merave të tyre.
Jevto Dedijer ne librin “ Stara Srbija” flet për 60 000 të ikurit nga Kosva ne mes viteve 1880- 1900 , ketu mendon në “serbët “ e tij dhe të tjerët , “serbët” e mbetur thot: Banorët serbë ( lexo shqiptarët ortodoks ) të Kosovës kishin kaluar nëpër shumë vështirësi për të mbijetuar . Ata mbijetuan sipas duke e nderruar veshjen ; të gjithë burrat u veshen me rroba arbanshe , i rruan kokat dhe mbajtën perçe “ (Jevto Dedijer u knjizi ‘’Stara Srbija’’ govori o 60.000 proteranih sa Kosmeta u periodu od 1880. do 1900. godine . I on govori o drugom aspektu smanjenja broja Srba , o mimikriji : ‘’ Srpsko stanovništvo koje je ostalo u Staroj Srbiji dovijalo se na razne načine kako će da spase život . Najpre je promenjena nošnja . Svi su muškarci primili arbanaško odelo , obrijali su glave i nosili perčine’’ . )
Edhe këte “…. Prvi je znak mimikrije u ovim oblastima bio primanje arbanaškog odela . Zatim je došlo usvajanje njihovih pokreta , ponašanja i samog jezika , tako da se na putu i na trgu nisu mogli ralikovati Srbi od Arbanasa……’’ .‘’Balkanskog poluostrva’’ Jovana Cvijića )
Pra shenje e parë e mimikrisë ( pyetni Qosejen se çka do të thot mimikria, ishte marraj e tirqve shqiptare, pastaj mënyra e sjelljes fsahtare apo qytetare ( të kohës), kështuqë në rrugë apo në pazar shumë pak dalloheshin “serbët” nga shqiptarët . Ka shumë pyetje për t`u bër , por çka ti bejsh kur Jovan Cvijiqi dhe Tatomiri kanë vdekur e me këta t`anët që flasin si ata vështirë e kemi.
“Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët janë me trung familjar të përbashkët. Janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës. Familjet serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve, akademiku serb i shtyrë nga politika pansllaviste pa të drejtë shkruan se korçajtë e Gmicës janë serbë që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serbë në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes vete dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë”. (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani )
Fahri Xharra,13.08.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Athosi i dyte, Drenica, Fahri Xharra, Shqiptaret orthodokse et Drenices

Suksesi i artistit G4shi (Labinot Gashi) nga Drenica në New York

January 28, 2013 by dgreca

Nga Nora Kalaja, Prishtinë – New York

Labinot Gashi është një artisti i talentuar me aftësi të shumta si këngëtar, reper, shkrimtar lirikash, model, dhe themelues i grupit “Moxy”. Ka lindur në Afrikë nga dy prindër shqiptar nga Drenica e Kosovës, me 4 tetor, që shpjegon dhe pseudonimin artistik të tij “G4shi”. Familja e tij u shpërngul në Brooklyn, New York në vitin 1997.

“E konsideroj veten si një artist shqiptar që përfaqësoj Amerikën – New Yorkun. Si shqiptar familja më ka rritur me moral, tradita dhe respekt për të tjerët. Të gjitha vështirësitë që kemi kaluar si familje më kanë bërë ta vlerësoj më shumë jetën. Nuk bëj muzikë për famë ose pare, por sepse e dua. Besoj se mund të arrij një publik të gjerë nëpërmjet muzikës time. Të jesh në qendër të vëmendjes me jep mundësinë të sjell ndryshim për çështjen e Kosovës. 2013 është një kohë e re, ka ardhur koha për gjeneratën tonë të ngrihet dhe kontributojë për vendin tonë” tha i talentuari Labinot (Larry) Gashi.G4shi është një artist i pavarur, i cili ka arritur toplistat me këngët e tij. Si artist brilliant e dallon veten nga artistët e tjerë të së njejtës moshë dhe kohës së sotme. Njihet si një nga artistët më të famshëm të New Yorkut që po merr dhe famë botërore.

“Fansat e mi vijnë nga e gjithë bota, që nga Japonia, India, Anglia, Londra, Parisi, Austria, Gjermania dhe Austria. Por përkrahja më e fuqishme për muzikën time vjen nga fansat e mi besnik shqiptar. Ato kanë qenë me mua që në fillimet e karrierës time. Drenica njihet si vendi i hip hopit dhe jam krenar të vij nga Drenica dhe të arrij majat në Amerikë,”u shpreh G4shi.

Fëmijëria

Influenca e parë në muzikën e Gashi’t ka qenë legjenda Michael Jackson, kur Labinoti jetonte në Afrikë. “Artisti i parë që kam ndëgjuar në jetën time ka qenë Michael Jackson. Mbaj mend si fëmijë kam patur dëshirë të jem si ai dhe kërcej si ai,” tha Gashi. Pasi lëvizi në Amerikë, kur ishte në klasën e 3të të fillores, vëllai i tij Dre (Dre Gashi – Dj i talentuar në New York) e prezantoi me muzikën e hip hopit, me të cilën Gashi ra në dashuri. “Që kur kam dëgjuar hip hopin muzika u bë ëndërra e jetës time. Në shkollë të mesme kam kënduar majë tavolinave të mencës te shkolla dhe kur fillova universitetin vendosa ta marr muzikën seriozisht. Në këto vite muzika ishte pasioni im,” shtoi këngëtari.

Gashi ishte lojtar i shkëlqyer i futbollit amerikan në shkollë të mesme në Brooklyn dhe fitoi bursë të plotë për të luajtur futboll në universitet në shtetin e Massachusetts. Në vitin e dytë të shkollës të lartë, Gashi ndërpreu studimet dhe u mor vetëm me muzikë. Vitet që pasojnë hapin rrugën për Gashin si një histori suksesi dhe të një superstari ndërkombëtar.

Fillimet në Karrierën e Muzikës

Projekti i parë i Gashit u bë sukses i menjëhershëm. Në vitin 2010-11 G4shi u mor me inçizimin e mixtape-it të parë titulluar “Last of Rare Breed”,organizuar nga Don Cannon, famozi dhe nominuar nga American Grammy Award. CD-ja u prodhua në vitin 2011 dhe kishte bashkëpunime me repere të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Dy hite të kësaj cd-je janë: “Never Coming Back” dhe “Until the Day I Die”.
Gashi vendosi të largohet nga menaxhimi i tij dhe të vazhdojë një karrierë solo. Në 2012 G4shi themeloi grupin e tij me emër “Moxy”.

“Moxy nënkupton konfidencë. Në këtë grup dua të përfshij talente të ndryshme të artit si videografë, shkrimtarë, artistë, reperë, stilistë mode, piktorë etj. Për mua Moxy nënkupton një grup njerëzish me ëndërra të mëdha që kanë ardhur nga zeroja dhe synojnë majat. Dua të siguroj një strehim për ta. Nëse unë arrij sukses dua që dhe ato persona rreth meje të jenë të suksesshëm dhe të lumtur,” tha themeluesi i Moxy’t, G4shi.

G4shi është fitues i disa konkurseve dhe fitues i vitit për çmimit “First Time Performances”i edicionit “First Look Sessions” në 2010 dhe 2011. Në vitin 2011 G4shi kreu turneun me artistin Joe Budden nëWashington DC, Baltimore, Maryland dhe Virginia. Po në të njëjtin vit, hapi programin në koncertin për të famshin Wiz Kalifa nëConnecticut.

“Fansat dhe shfaqet e mija janë gjithçka për mua. Pa fansat e mi nuk kam asgjë. Mbi të gjitha vlerësoj njerëzit. Vlerësoj ato persona që ia dinë vlerën muzikës së mirë dhe kuptojnë identitetin tim artistik. Ato që flasin për mua e shpërndajnë muzikën timë më shpejt se parja. Pas performancës fansat komentojnë që nuk kanë parë ndonjë shfaqe si ajo e imja në jetën e tyre. Për këtë unë jetoj dhe falenderoj fansat për përkrahjen e jashtëzakonshme,” tha artisti i suksesshëm, G4shi.

Viti i Suksesi dhe Famës

Në vitin 2012 G4shi u njoh si artisti me sukses dhe famë në Amerikë. Me lançimin e këngës dhe videoklipit “Rocket” G4shi u bë emër i njohur në skenën muzikore. (http://www.youtube.com/user/thekidgash)

“Rocket është një vulë mode për stilin dhe muzikën time. Ne mund të veshim po të njëjtat rroba, por kur jam pranë teje unë bie në sy. Këtë e shfaq dhe në lirikën e këngës ‘I like it I cop it you can also cop it, but near yall I stand out like Yao when I rock it” që ka metaforën dhe kuptim e vet për lojtarin e Houston Rockets, Yao Mang,” tha superstari G4shi.

Stili, flow, lirika dhe luku i tij e dallojnë G4shin nga artistët e gjeneratës dhe kohës së sotme. Muzika, individualiteti dhe stili personal janë tepër të veçanta:

“Muzika është gjithçka për mua. Muzika është e vetmja gjë që më ka shoquar dhe qenë pranë meje kur të tjerët më lanë. Për mua muzika është ilaçi im – rrugdalja ime. Më pëlqen të përziej këndimin me repin. Preferoj beata të ndryshme dhe të krijoj melodi të bukura. E konsideroj veten të çuditshëm (weirdo). Më pëlqen çdo lloj muzike dhe ndëgjoj gjithçka përveç hip hopit. Edhe pse më pëlqen të bëj muzikë hip hop nuk e dëgjoj gjithmonë,” that këngëtari dhe shkrimtari i lirikave, G4shi.

“Kanye West është një nga frymëzimet e muzikës time. Ai ka ndryshuar industrinë që nga veshja, moda dhe muzika. Ëndërra ime është që bëhem pjesë e firmës së tij “Good Music”. Kur kam qenë në shkollë të lartë kam pas dëshirë të hyja në vëllazërinë me emër

Kappa Alpha Psi. Tani që merrem me muzikë mendoj se Kanye West dhe kompania e tij janë Kappa Alpha Psi e industrisë të muzikës sot,” shtoi Gashi.

Karriera në Modë dhe sfilada në New York

G4shi po krijon trende me veshjet dhe stilin e tij të veçantë dhe ka tërhequr vëmendjen e bizneseve dhe firmave të modës. Në vitin 2012 u zgjodh si fytyra dhe përfaqësuesi i firmës së rrobave “Problem Child NYC”, për të cilën ai edhe modelon nëpër sfilada në New York.

“Mendoj se stili dhe mënyra si prezanton veten janë kryesore. Kur më shikon mua dua të dish që jam rockstar. Më pëlqen të provoj rroba të ndryshme, më pëlqen xhinse të mira, një palë sneakers, bluze e gjatë, kapele e kuqe dhe dhëmë floriri. Të tjerët më konsiderojnë si krijues i trendeve të modës sepse nuk kam frikë ta çoj modën në një nivel tjetër. Nuk më shqetëson çfarë mendojnë të tjerët për mua. Jam konfident në zgjedhjet dhe stilin tim,”tha modeli dhe përfaqësuesi i firmës “Problem Child NYC”, Labinot Gashi.

“Do jem provë që mund të arrish çfarë duash edhe kur nuk ke asgjë. Hip hop është një stil jete për mua, kur shikon hip hopin më shikon mua në të, që nga mënyra e veshjes, stili dhe muzika ime. Stili im nuk është nga kjo botë. Mendoj se jam i pari emcee i bardhë që ka patur sukses edhe në modë,” shtoi G4shi.

Projektet e Fundit dhe Muzika e Re

Në vitin 2012 Gshi lançoi dy videoklipe. “Beautiful World” u prodhua nga grupi i G4shit, Moxy dhe“Rocket” me regjizor Mike D’Angelo u prodhua po në të njëjtin vit. Vitin tjetër në 2013, kënga “Lana’s Song” u bë një superhit ndërkombëtar, xhiruar nga

86th and 1/4th në New York.

Disa nga këngët famoze të tij të fundit përfshijnë: “Lana’s Song” dhe “Take My Time” prodhuar nga Success Beats, “Rocket” nga Dj Chew, “Beautiful World” nga Myles William, “Right” dhe “Topback” nga Smokie Morrison.

“Muzika ime ka ndryshuar me kohën. Kur fillova të merrem me muzikë fillimisht, kam qenë nën kontrollin e të tjerëve, që më thonin si t’ia arrija në kë fushë. Tani po merrem me atë që dua dhe bëj atë që dëshiroj. Muzika ime është nganjëherë miks me dub step, pak old school, dhe pak hip hop nga Houston Texas. Për mua Drenica është Teksasi i Kosovës, sepse është zemra e vendit. Për këtë arsye e ngadalësoj beatën në këngën time,” tregon i talentuari Gashi.Momentalisht G4shi po merret me mixtapin e ri që quhet “I’ll be right with you” që do lançohet në 2013, bashkë me albumin e tij të parë me titull “Didn’t Register”.

“Albumi im i parë ‘Didn’t register’ (nuk u regjistrova) do ketë muzikë të së ardhmes. Kur lashë shkollën e lartë prindërit më thanë të rikthehem dhe të regjistrohesha në klasa përndryshe nuk do ia dilja në jetë. Për mua plani parësor ka qenë gjithmonë muzika, e cila është pasioni im. Dua të jap mesazh dhe energji pozitive tek të rinjtë. Mesazhi im për gjeneratën e re është ky: Mos i ver kufi vetes. Në kohën e duhur, me njerëzit e duhur çdo gjë është e mundur. Nëse nuk po vjen shansi tani, mos u ndal, vazhdo pasionin tënd. Duaje veten tënde. Përshëndes dhe falenderoj z. Gashin për mundësinë e kësaj interviste në restorantin e tij fantastik në New York, me ushqim, atmosferë dhe staf të mrekullueshëm. Falenderoj motrën time Leonora si një mentore në jetën time dhe vëllain tim Dre që më ka prezantuar me hip hopin. Falenderoj të gjithë shqiptarët kudo për përkrahjen tuaj ndaj meje. Influenca më e madhe për mua është Manhattan – New Yorku, ku unë gjej veten me muzikën, stilin dhe veçantinë time. Fansat mund ta ndjekin artistin ne twitter @G4SHI,” tha talenti G4shi.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: artist, Drenica, Labinot Gashi, sukses

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT