• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veliaj i jep Çelësin e Qytetit këngëtares Dua Lipa

August 10, 2016 by dgreca

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar dje Çelësin e Qytetit këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i ka shprehur mirënjohjen këngëtares me famë ndërkombëtare dhe i ka dorëzuar një prej simboleve që u jepet miqve të qytetit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet shumë i lumtur që i dorëzon Çelësin e Qytetit një vajze që frymëzon shumë njerëz.  “Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash Çelësin dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”, tha Veliaj.

“Besoj që është një mënyrë për të frymëzuar djem edhe vajza të rinj që ta ndjekin këtë model dhe të kuptojnë që me punë, me energji, me talent mund të kapen gjëra që ndoshta duken të pamundura, por që njerëz si ty e provojnë që mundet me ia dalë. Besoj që për shumë djem dhe vajza, Dua Lipa është një histori frymëzimi dhe mezi pres që historinë e saj ta ndajë me ne edhe sot në qytet”, u shpreh Veliaj. Këngëtarja Dua Lipa tha se për të është një privilegj që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të performuar.

“Është një privilegj shumë i madh për mua të vij pas një kohe shumë të gjatë dhe të më prisni në Tiranë. Dua të theksoj se ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe ju falenderoj shumë për këtë mundësi që të jem me të gjithë shqiptarët”, u shpreh Dua Lipa.

Filed Under: Komente Tagged With: DUA LIPA, këngëtares, Veliaj i jep Çelësin e Qytetit

Dua Lipa dhe babai i saj këndojnë shqip

August 10, 2016 by dgreca

Një mbrëmje për tu mos harruar. Kështu është shprehur këngëtarja me famë botërore, shqiptarja Dua Lipa, e cila ka përjetuar një moment të veçantë gjatë koncertit të së martës në Prishtinë.

Për herë të parë, 21 vjeçarja ka dhënë një koncertin në vendlindje. Publiku ishte elktrizues, dhe i ka dhurar Duas, momente të paharrueshme. Ky koncert është për qëllime humanitare. 21-vjeçarja ka kënduar në skenë bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipën. Dua nisi të këndonte këngën “Beso në diell” të grupit rok kosovar, ‘Oda’, ku babai i saj Dukagjin Lipa ka qenë vokalist. Teksa këndonte, ajo u kthye nga babai që qëndronte në prapaskenë duke i lënë të kuptonte se duhej të shkonte pranë saj.

Publiku i Prishtinës, që gjatë gjithë mbrëmjes brohoriste ‘Dua, Dua’, sapo pa Dukagjin Lipën t’i bashkohej të bijës në skenë nisi të thërriste njëzëri ‘Duka, Duka’.

Dua në Instagram shkruan këto fjalë të ndjera

‘Yje deri sa të të zërë syri. Duke kënduar këngën e tim ati, i kërkova të ngjitej në skenë me mua! Një mbrëmje me të vërtetë e paharrueshme! Një nga ato që nuk harrohen për tërë jetën! Të dua, Dukagjin Lipa, faleminderit për gjithçka bën! Beso në diell’, kështu e ka përshkruar Dua Lipa këtë moment të koncertit në Parkun e Gërmisë.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe i ati, DUA LIPA, kendojne shqip

Dua Lipa merr Medaljen Presidenciale të Meritave

August 9, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 9 Gusht 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret neser në takim këngëtaren Dua Lipa.

“Për kontributin e saj në fushën e kulturës, këngëtarja Lipa do të nderohet nga presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave”, thekson njoftimi i dërguar sonte.

Dua Lipa pas 4 vitesh është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj humantar në Parkun e Germisë sot në Prishtinë.

Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga ajo per të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, merr Medaljen, Presidenciale të Meritave

Dua Lipa rrëfen për mediat kosovare projektet e saj në muzikë

August 8, 2016 by dgreca

9 gushti do të ngjisë në skenën kosovare në një emrat më të përfolur në muzikën ndërkombëtare siç është këngëtarja nga Prishtina Dua Lipa e cila më pas në 10 gusht falë Bashkisë së Tiranës do të jetë në kryeqytetin shqiptar.Dua Lipa ka rrëfyer se prindërit mbeten mbështetja e saj më e madhe e në veçanti babai dhe se të gjithë fansat e saj albumin e ri do ta kenë në duar në shkurt të 2017.

Vetëm disa orë përpara së të vijë në Tiranë ku do të performojë për publikun kryeqytetas këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka dhënë intervistat e para për mediat kosovare ku ka bërë pubilke disa nga projektet e saj të ardhshme.

Dua Lipa mbrëmjen e 9 gushtit do të performojë për publikun kosovar disa na këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si Be the one,Hotter then hell etj

21 vjecarja rrëfen se është mjaft e kënaqur me arritjet e saj deri më tani në fushën e muzikës ndërkohë mbështetje kryesore për të kanë qënë prinërit e saj:
Këngëtarja Dua Lipa për të gjitha fansat e saj ka bërë më dije se në shtator përfundon albumi i saj i ri i cili do të lancohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm…Realizimi i tij është bërë në Los Angelos:
Përveçse këngëtare Dua lipa rrëfen se së shpejti do të jetë protagonist edhe në botën kinematografike, por shpjegon se dashuria e parë për të do të mbetet përherë muzika:
Dua Lipa e cila është duke prekur majat e toplistave botërore është vajza e rokerit të njohur kosovar të grupit “Oda”, Dukagjin Lipa.

Në datën 10 gusht Dua Lipa falë Bashkisë së Tiranës do të jetë e pranishme në kryeqytet për të performuar për fansat e saj

Filed Under: Interviste Tagged With: DUA LIPA, ja planet

Dua Lipa koncert në Prishtinë

August 8, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Dua Lipa dhe talentët tjerë, burim motivimi dhe krenarie për Kosovën/

PRISHTINË, 8 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/Dua Lipa pas 4 vitesh është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj humantar në Parkun e Germisë  në 9 gusht në Prishtinë.

Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga ajo per të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim këngëtaren e famshme, Dua Lipa.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë shumë krenarë për sukseset e njëpasnjëshme të saj në skenën muzikore botërore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për të gjithë artistët dhe talentët e tjerë të Kosovës që veprojnë jashtë vendit.

“Dua Lipa dhe të gjithë këngëtarët dhe sportistët tanë që po arrijnë famë ndërkombëtare, fal talentit dhe punës së tyre të përkushtuar, janë shndërruar në figura motivuese dhe simbole krenarie për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju, po ashtu, po i jepni imazh shumë pozitiv shtetit dhe shoqërisë tonë në botë. Andaj, Kosova krenohet me sukseset tuaja”, tha kryeministri Mustafa.Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, duke theksuar lidhjen e saj të fuqishme me Kosovën.

Dua Lipa, po ashtu, e njoftoi kryeministrin Mustafa edhe për planet e saj në të ardhmen në botën e muzikës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, kryeministri, Pritje

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT