I – KU TA KËRKOJMË LIRIN:Ë ?../
Mos e kërkoni te të tjerët lirinë/
Mos e kërkoni te guri që nuk flet,/
As tek malet që nga drurët nxijnë/
Kërkoheni brënda vetes lirinë,/
Liria është njeriu vet…../
Liria nuk shitet as blihet,/
Atë askush s’ta dhuron,/
Nuk është suvaja që mureve u vihet…/
Kur shiu nga çatija i dëmton.
Liria djell i shpirtit, që përtrihet,
Kur me të dhe për të lufton
Liria nuk është vetëm një grusht mielli,
Për stomakun e tharë e të uritur
Po nuk është as një ëngjëll që zbret nga qielli,
Me diellin në dorë për të na ndritur.
Liria shkëlqen për ne si dielli,
Kur për lirinë luftojmë e s’rrijmë duke e pritur..
Liria si lule e bukur në shkretirë
Që diellin dhe ajrin adhuron.,
Liria ndriçon çdo errësirë.
Kur ajri dhe drita si mungon
Se pa ajër e dritë askush s’është i lirë,
Dhe pa liri askush nuk jeton ..
II – SAZANI
Sazani ,si margaritar ka mbirë në det,
Si lulja e gjelbërtë mbjellë në kaltërsi,
Është dorë e zgjatur e Vlorës që përshendet,
Pulëbardhat që fluturojnë të lira e sjellin dashuri.
Kështu ka qënë Sazani në qindra vjet
Sazani, kështjella jonë e murme mbi det,
Me njërin sy nga Vlora e tjetrin nga Mesdheu
Mbi të kanë fryrë stuhi e çfryrë rrufetë
Po trupin s’e largoi nga mëmëdheu
Kështu ka qënë ai në qindra vjet,
Sazani, ishulli mbështjellë me histori,
Dikur një pjesë e zëmrës së coptuar,
Kur lakmuan ta kishin për vete armiqtë e zinj
Nga Vlora kurrë se patën larguar,
Me Vlorën për jetë mbeti përqafuar.
Armiqtë që e shkelnin, nën këmbë u digjej bari
Kryelart erdhi këtu,po kokëulur iku edhe Jul Qezari
Mbi vete mban gjelbërimin që nuk shteron,
Po brënda trupin e ka veshur me hekur e beton,
Nga dashuri e Vlorës lindi, për Vlorën rron…
Në vend të një replike
TË VJEN KEQ SE JAM PLAKUR ? …
-Pas bisedës për moshën, me një shokun tim të viteve të rinisë,dhe pyetjes së tij :“Edhe ti, po plakesh ?..“-
Ty të vjen keq që unë jam plakur ?
Apo keq të vjen se do plakesh dhe ti ,
Unë vitet e rënda,pas vetes kam flakur
Dhe pleqërinë nuk e jetoj si pleqëri
Po ti pleqërinë e afroje qysh në rini..
Dhe ty të vjen keq që unë jam plakur,?
Se mendon që erdhi koha të plakesh dhe ti
Dhe vitet e arta pranë vetes dot si ke mbajtur,
Prandaj të tmerron edhe fjala pleqëri,
Ty, që pleqërinë e fute brënda vetes, qysh në rini.
Vërtet pleqëria ka ardhur për mua ?
Dhe ty të vjen keq, që si më parë nuk je .
Po ti, keqardhjen e ke për vete, apo për mua,
Se tek ty pleqëria ka kohë që ka bërë fole.
Ndaj ke harruar dhe fjalët “ të dua”?
Fjalët që na mbajnë të rinj, ty, edhe mua…
Të ardhka keq që s‘jam më i ri, si dikur ?
Dhe te plakja ime shikon plakjen tënde
Çudi, nuk e di, që dashuria s’plaket kurrë ?
Dhe ajo s’të lë të plakesh në shpirt e në mëndje.?
Po dashurinë mos e burgos brënda vetes tënde..
Vitet vërtetë nuk zvogëlohen
Po jetën gjithëkush vetë e ndreq
Të moshuarit mes të rinjëve rinohen,
Po një ditë edhe të rinjtë bëhen pleq.
Dhe për këtë, ty s’të zë gjumi, të vjen keq ?
Në do të mbetesh plak, pa pleqëri,
Të lutem plakjen,mos e ço në mëndje
Mos thuaj :”Rinia iku, unë mbeta pa rini…”
Mendo rilindjen e moshës tënde
Se edhe bari që pritet, lind përsëri ,
Se ka bimë që përkulen, po s’ thyhen as në stuhi,
Këtë të vërtetë të jetës, mësoje, në se nuk e di..