• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY FJALE PER RAPSODIN TIRANAS ZENEL BASTARI

August 21, 2017 by dgreca

 1897 Baldacci ok
Nga Gezim Llojdia/
Ibrahim Hasnaj të paktën deri më sot ka sjellë të dhëna të hollësishme si dhe divanin e përbërë prej 145 odesh. Kush është Ibrahim Hasnaj ? Atje në kryegjyshatën Botërore në periferi të kryeqendrës shqiptare, janë ca varre shenjtorësh si observator kozmik. Pranë kësaj varreze shenjtorësh është edhe varri i Ibrahim Hasnaj. Ka të shkruar :Dervish nderi bektashi. Ibrahim Hasnaj ishte një eruditë e besimtar. Gjurmues dhe kërkues për bektashinjtë dhe kulturën popullore shqiptare në tërësi. Zenel Bastari dhe vepra e tij është më së paku një ndriçim për atë kohë terri. Veprën e Zenel Bastarit e kam dorëzue pranë Universitetit shtetëror,sektori histori-gjuhësi e cila u botue në buletinin e shkencave shoqërore, viti i XV Nr 1 ,viti 1961 ,shkruan Hima. Kontaktet me veprën e Zenel Bastarit, ai thotë se i ka marrë qysh kur ishte nxanës i klasave të ulta të shkollës fillore ,ku prej të moshuarve flitej për një bejtexhi që paska jetuar në qytetin e Tiranës, me emrin e Zenel Bastarit. Duke plotësuar me hollësi të tjera Hima shkruan :”në çdo gosti apo dasmë që bante në Tiranë ishte thuhesh e pamundur të mos bisedonin për këtë emër shumim popullor i cili paskish qenë i dallueshëm më gisht në krejt qytetin për bejtet e tij thumbuese dhe plot humor të hollë. Ata, që i dinin përmendësh strofat e Zenelit, nisnin plot qejf ti recitonin e ti deklaronin duke sjellë ndër të pranishmit nji atmosferë gazi dhe hareje. Lidhur me gjurmimin e veprës së Zenel Bastarit, Hima thotë tekstualisht,duke qenë kështu vepra e Zenel Bastarit në këtë vëllim asht ma e plotësueme mbasi shoqërohet edhe me një jetëshkrim të shkurtër të vjeshtorit që e ruaj prej kohësh në shënimet dhe që e pata tërhequn së bashku me një sasi strofnash nga biblioteka personale e hafëz Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Si gjurmues i veprës së Zenel Bastarit ,materialet ia dorëzua në vitin 1961 pranë universitetit shtetëror në sektorin përkatës ,ndërkaq që vepra e plotë me shënimet përkatëse e ka selektuar dhe bërë gati diku nga vitet ‘70. Të dhënat për jetën e Zenel Bastarit, Hima thotë se një jetëshkrim të shkurtër e pati tërhequre Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Sipas këtyre shënimeve, pikëzohet se Zenel Bastari si origjinë ashtë nga një fshatë i malësisë së Tiranës që quhet Bastar. I ati zbriti nga malësia për në Tiranë ende i pamartuem dhe e quante Ram Hyka, por me që ishte i shpërngulën nga Bastari,vendasit më kohë ia zhdukën mbiemrin Hyka duke e thirrur me atë të fshatit. Sipas këtyre shënimeve ,Ram Hyka(Bastari) është marr më punë krahu dhe kryesisht bahecenvallëk. Është martuar me një vajzë tiranase familja Kollçijve dhe pati dy djem, Zenelin dhe Rexhepin.
Jetëshkrimi i kohës së vegjëlisë për Zenel Bastarin, thotë se: Zeneli ka mësuar në një mejtep. Thuhet se i ati Rama ishte aderues i fesë islame prandaj e ka zgjedhur Zenelin për shkollën e mesëm fetare të kohës, ky lloj arsimi kryhej në medrese. Djali i dytë e bëri bahçevanë. Mirëpo ka një pikëpyetje të vogël ndoshta Zeneli ka shfaqur aftësi dhe mençuri, që i është lexuar në sy dhe në dritën e shpirtit. Përndryshe lumi do të kishte marrë xhevahiret,që i mbante brenda hepimi i shpirtit. Kur ishte nxënës të dhënat na shpien tek Zeneli se ndërsa shkollohej për hoxhë, ai nuk e ushtroj kurrë këtë profesion për të cilin u arsimua, çuditërisht sipas rrëfimit të Himës, kohën e kalonte jo ndër xhami por tek mjeshtërit gajtanxhi. Fuqia e këtyre të fundit fshinte diçka mister, përndryshe kohën do ta kalonte veçse me lutje. Tek gajtanxhinjtë zbuloi misterin e tij. Ky ishte profesioni i tij, që e përdori në gjithë jetën e tij. Zeneli ,thuhet në këto shënime ,u vesh me uniformën e hoxhës për të nderuar shkollën por këtë mision fetar nuk ushtroi kurrë dhe as që e ngarkuan me një mision të këtillë. I vdes i ati por i merr nën kujdestari familja Kollçijve dhe e ema më vonë ikën nga ëndrrat e dy djemve të Ramë Hykës. Veshja e tij është e përshkruar një çallmë,veshje hoxhe dhe një pallto të shkurtër. Zanati është artizan qepje, qëndisje sumbulla ferexhe e xhamadan. Mërgimi i Zenel Bastarit nga bota jonë thuhet se ka ngjarë rreth moshës 75 vjeç. Koha e mërgimit të madh ka qenë koha e luftës ruso-turke pra viti 1878. Iku në këtë mërgim i pamartuar si edhe i vëllai. “Nuse “pati “divanët e tij” poetik të përbërë nga 145 ode, në të vërtetë burimet citojnë mbi 200 strofa, ndërsa kostumi i tij dhëndëror ishte i përbërë nga mijëra gajtanë e xhamadanë, që ai qëndisi ndër jetën e tij. Divani është një grumbullim poezish me një renditje të veçantë sipas germave te alfabetit.
Vepra e Zenel Bastarit
Po të shqyrtosh krijimet e Zenel Bastarit vrenë se ky krijues ka pasur aftësi shpirtërore të cilat lindin nga ndijime të holla. Ndërkaq është ndihur në këtë prohi edhe nga shkollimi e cila mund të quhet mrekulli për atë kohë si dhe e lidhur pazgjidhmërisht me fatin e njeriut .Nga të dy djemtë Ram Hyka, vetëm Zenelin e dërgon për shkollim. Ky bëhet poet i dëgjuar i kohës. Bejtet e tij shëtisnin Tiranën atë fshatë të vogël të kohës, shëtisnin nëpër njerëzit e Shqipërisë së mesme si dituri ,si mençuri e dalë nga një botë. Shkollimi atë botë i përkiste veçse një pjese të vogël që shquante aftësi ose shpërthime shpirtërore qysh në vegjëli. Zenel Bastari u bë mjeshtër gajtanxhi por ai ushtroi një mjeshtëri tjetër shpirtërore e cila e radhiti ndër bejtexhinjtë e kohës, që i bënte nder letërsisë shqiptare të bejtexhinjve. Si lindi kjo letërsi që u quajt e bejtexhinjve? Studiuesit se letërsisë shkruajnë kështu:”Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke “bejte” – vjershë. Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat. Këtë udhë dhe këta sokakë i përshkoi edhe Zenel Bastari. Frymëzimi i tij edhe sipas studiuesve është ai i tarikateve mistik. Përmenden bektashinjtë , si udhëheqës shpirtëror kishin Haxhi Bektash Velinë, një dervishë nga Horosani që shërbeu në Anadoll i pajisur me fuqi mistike, që frymëzoi edhe Emren dhe poetë të tjerë. Ka të dhëna që tek ky tarikat letërsia pra poezia i ka shoqëruar ata gjatë gjithë misionit të tyre shpirtëror. Po të lexosh poezitë e një zonje mistike Rabije për Zotin e saj janë të hatashme apo divanet e shumë dervishëve. Mansevit e Rumihut janë ndër më të pëlqyerat tek lexuesi amerikanë, edhe ky dervish i tarikatit mevlani por banoi në Konjë të Turqisë ku edhe ka tyrben e tij . Këta të gjithë u frymëzuan për të derdhur në letër gjithë çka brenda shpirtit të tyre u përvëlonte. Ka edhe një arsyetim. Duke qenë se poezia është bija e parë e bukurisë hyjnore, frymëzimi i tyre shkon pikërisht në këtë kah. Bukuria e Perëndisë dhe nuri, që u hedh krijesave të saj. Ka edhe një arsyetim tjetër. Aso kohe ajo që lëvrohej ishte ky soj letërsie e bejtexhinjve e cila pëlqehej sepse cekte ato probleme, ku vuante populli ,poeti dhe gjuha e përdorur ishte e vet popullit. Ndër temat, që ka prekur Zenel Bastari janë tema sociale, fetare, e dashurisë. Me këtë lloj letërsia, krijuesit bejtexhinj godisnin shpejt në kohë, shkruanin thjeshtë duke përdorur vetëm gjuhën e popullit. Është gjithashtu e habitshme se si këto krijime përthitheshin në kohën më të shpejtë Ndërtimi i poezive të tilla me gjatësi poeme deri në 30 faqe, i është përshtatur edhe kohës. Krijuesit bejtexhinj i krijonin ato thesare ndër popull dhe aty hë për hë apo me nge dhe i mbetej popullit që e përhapte atë flakë nëpër krejt errësirën e kohës të sundimit otoman. Këto diamante të vyera nuk humbisnin. Nuk binin as në vesh të shurdhër. Këta krijues, që i quanin shkurt bejtexhi dhe krijimtarinë e tyre në poezi ,bejte ishin kronika më transparente e një qytetit, gazeta e qytetit në mungesë të kësaj të fundit. Gjuha popullore, që vlonte aso kohe ishte edhe epiqendra e krijimeve të bejtexhinjve. Këto krijime thitheshin si dielli. Mjeshtëria e gatimit të tyre tregonte për një nivel të lartë si dhe , për një kulturë të gjerë që ata dispononin.
“Kundër sundimtarëve dhe klerikëve”. Një krijim i gjatë i ndarë vetëm me numra për çdo strofë pra nga numri 1 deri në 108 strofa, që zë një madhësi shtrirje deri në 30 faqe. Aty shqyrton mundësinë se është e vërtetë , pasqyra e viteve 1800 në një qendër të vogël siç ishte Tirana. Pasqyra ku mund të shqyrtosh deri në detaje shqetësimet, përditshmërinë, vuajtjen, mbizotërimin fetar në përgjithësi të kohës otomane, gjithçka si në sira jepet me një gjuhë të thjeshtë tiranase dhe me plotë lëngë jete dhe me një stil të kuptueshëm. Ka ndër to një përpjekje që për të kuptuar gjërat siç ndodhin në realitete dhe sundimin e huaj si një rrezik të keq për sovranitetin e vendit.
“Tirana jonë si mësojë/fort e zuni insiqari/ kush e hypi e teprojë/ nuk pat frykë nga xhebbari/ po pate pare je njeri/tjetërsoj të zë bulluri/fukarenjtë i kanë bezdi/veç kërbaç kallankusuri….thotë Z.Bastari. Është gati e thjeshtë për të kuptuar se si këtë vend, që quhet Tiranë i kanë rënë fatkeqësitë si kresë e rëndë aq sa frikë nuk kanë edhe nga perënditë. Paraja mallkohet por ajo shkëlqen ndër kohëra dhe të ndritë faqen. Po pate pare je njeri,thotë Zenel Bastari. Kjo aksiomë është kaq reale në këtë periudhë të tranzicionit shqiptar. Shkëlqimi i parasë si mbulesa e smogut, përmbi qytete. Në të gjithë këtë krijimtari prej 108 strofa Zenel Bastari sjell realitete kohe. Është një dokument historik, për sundimin otoman. Zenel Bastari me veshje hoxhe dhe zanat artizani e sjell kohën e tij si në një gazetë ditore. Aty asgjë nuk mungon. Aty takon fakirë fukarenjtë. Të pasurit dhe sundimtarët. Sunduesit e fesë, që rrëndojnë barrën e popullit. Aty është jeta e një katundi të tërë. Kohët në të cilën u lind dhe jetoi Bastari i përket sundimit otoman. Në atë kohë gjejmë lëvrimin e disa lloje të letërsisë. Nëse bejtexhinjtë do ti vendosje në sira të parët, ngase krijimtaria e tyre ishte e gjithëpërfshirëse, të dytët ishin krijuesit që u përkisnin religjioneve fetare. Tarikatet mistike janë të pasur në literaturë. Kishin edhe një traditë që zbret nga mjegullinat e kohës. Këta u strehuan nëpër vakëfe, ndër vende të shenjta dhe krijimtarinë e tyre ua kushtuan Zotit, profetit, imamëve, shenjtorëve, dëshmorëve te fesë. Të parët bejtexhinjtë ishin kronike dite, faqja e sotme e një ëebi. Ishin njëqind për qind poet. Të dytët edhe këta ishin njëqind për qind poet. Mirëpo krijimtaria e tyre shkoi në atë drejtimin të fesë, që ishte letërsi religjioze, ajo i kushtohet Zotit në tërësi.
Zenel Bastarin e klasifikojnë tek kategoria e bejtexhinjve bektashinj. Në të vërtetë, ai ka shkruar edhe vjersha me frymëzim bektashianë kushtuar dervishëve të bërë dëshmorë .Ky frymëzim për kohën ka qenë i pranueshëm. Mistika në atë kohë ka qenë tepër e lëvruar ndër krijues. Dhe mistika bektashiane zinte vendin edhe për shkak të ndikimeve dhe përhapjes së këtij tarikati mistik në Shqipërinë e Mesme dhe të jugut. Megjithatë nuk kemi të dhëna, që ai ka qenë një besimtarë bektashi. Letërsia e tij ka qenë e frymëzuar prej tyre dhe për këtë udhëheqësit shpirtëror të kësaj udhe të vlerësojnë ashtu si Naimin, poetin kombëtar që i kanë dhënë titull nderi:” Baba nderi “të Teqesë së Frashërit. Edhe Zenel Bastari duke qenë se ka trajtuar vjersha me frymëzime mistike bektashiane është vlerësuar prej tyre. Besoj se edhe frymëzimi i tij të mos ketë qenë spontan por mund të jetë vulë e ndonjë shenjtori të këtij tarikati. Ajo që mbetet mister është se nuk kemi të dhëna, ndërkaq nëse do të dispononin, asnjëherë nuk mësohet se kur ka ngjarë frymëzimi dhe si. Megjithatë Zenel Bastari mbetet një emër me popullaritet. Zenel Bastari “pikturon” mjerimin e kohës, si një mjeshtër i vërtetë i satirës. Gjatanxahiu me gjilpërë në dorë dhe shpirt të pasur , Z. Bastari ka shkruar historinë e një katundi shqiptarë në vitet 1800. Në këtë krijim ndërthuret mirë vargu i thjeshtë, finë për nga ndërtim. Duke lexuar vetëm vargjet fundit :“ Çdo fe duhet të bashkohemi/qi t’na lirohet vatani/hall të madh duhet të kemi/qi t’ na hyqet sysh dushmani…
Kuptimi i këtij vargu është i ngjashëm me aksiomën e Vaso shkodranit :” Feja e shqiptarit, shqiptaria”. Mesazhi i tij qartazi bënë thirrje për largimin e sunduesit otoman. Një pjesë tjetër e krijimtarisë së Zenel Bastarit janë portret. Kushtuar vllahut të tij. Në krijime të ndryshme strofa të ndryshme dhe humoristike Zenel Bastari përdor një stil i këndshëm .Vargje plot me humor e sarkazëm. Kështu në krijimet “Ali bej Qorri”,Hysen ag Jellës, usta Likë Calit, Kryeusta Adem Syllit, Selim pashë Toptanit, Disa tregtarëve të vegjël, disa mullixhinjve në breg të lumit etj. Krijimtaria e Zenel Bastrait është njohur ndër tiranësit e vjetër. Ata i përdornin bejtet e tij në gëzimet dhe zijafetet apo hidhërimet. Emri i Zenel Bastarit ka qarkulluar me kohë në Tiranë. Bejtet e tij plot mençuri kanë gjetur vend nëpër ahengjet e shtëpive të vjetra të Tiranës së dikurshme. Emri i tij përmendet edhe ndër ata krijues humoristë, që kanë pasur talent të padiskutueshëm .Fakti, që këto krijime edhe sot gjejnë vend tregojnë se forcën talentit të Zenel Bastarit. E gjithë kjo krijimtari do të kishte humbur nëse nuk do të kishte bota njerëz të përkushtuar si hafëz Ibrahim Dalliu, Ibrahim Hasnaj apo Zyber Bakiu që kanë ruajtur apo publikuar të dhëna e krijimtari nga puna kolosale e Zenel Bastarit. Botimet për këtë figurë sipas të dhënave që ka ruajtur Hima janë në vitet 1961, buletini i shkencave shoqërore. 1972 ,revista “Nëntori’ me autor Zyber Bakiun. Bihiku: Histoire de la littérature albanaise. Tiranë: 8 Nëntori. 1980.Robert Elsie: Historik të letërsisë shqiptare. Pejë: Dukagjin. 1997. Zenel Bastari humori therës i Tiranës Dita 2002. Botimi i vitit 2003 me autorë Ibrahim Hasnaj, nga shtëpia Argeta LMB,Tiranë.
Trajtimi. Në shumë prej botimeve Zenel Bastari është trajtuar si poet bektashi. Në fakt në veprën e tij shquhet frymëzimi panteist i cili në atë kohë ishte më i adhuruari. I këtij frymëzimi është Naim Frashëri që siç e shqyrtuan më sipër ata kandilin ndiznin tek tarikati bektashi, një tarikat mistik, që pati përhapje të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërinë mesme dhe në jug të saj,nëpërmjet dervishëve . Shumë prej tyre kur binin në ekstazë me Zotin thurnin këngë e gazele të shkëlqyera që ua kalonin edhe poetëve më të mëdhenj. Prej kësaj grimce mistike është frymëzimi i Zenel Bastarit. Madje kemi edhe grumbulluesin e veprës se tij është Ibrahim Hasnaj është dervish nderi bektashi. I kësaj grimce është Naimi, Baba Ali Tomori dhe një varg dervishësh, myhibësh,që shkruanin, përkthenin letërsi kryesisht nga autorët orientalë.
Lirikat e Bastarit janë të ngopura me frymëzim mistik që zhvillohet , studiohet më tepër te udhët shpirtërore. Zenel Bastari përmendet ndër bejtexhinjtë të shquar citojmë nga letërsia e bejtexhinjve këto radhë:”Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashrin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami)…
“Poezisë së Hasan Zyko Kamberit e madje asaj të Nezim Frakullës nuk i mungon kritika sociale, sikundër e pamë, por duhet të vijmë te poeti bektashi Zenel Bastari që të gjejmë shprehjen e parë të vërtetë ideologjike të vetëdijes sociale në letërsinë e bejtexhinjve”. Pjesë nga libri: histori e letërsisë shqiptare, Autor Robert Elsie.Përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Botuar, Tiranë (1997).

Filed Under: Analiza Tagged With: dy fjalë, Gezim Llojdia, PER RAPSODIN TIRANAS, ZENEL BASTARI

Dy fjalë për armiqtë e vërtetë

May 24, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/

Eshtë një gazetar i yni që vjen nëpër këndet e Shqipërisë me mikrofon në dorë. Dhe mbeti duke na thënë se grekët, serbët, malazezët etj., po na vjedhin. Ky quhet Marin Mema dhe për më tepër një lukuni e tërë idealistësh të një patriotizmi të rremë, i kërkojnë Presidentit të Republikës shpalljen e tij Nderi i Kombit.

Së fundi po na flet për bimët e rralla të Kukësit që serbët po ua mohojnë identitetin shqiptar. Një soj i tulipanit, që vetëm dheu ynë paska fatin e madh ta rrisi në gjirin e tij.
Kjo frymë patriotike që i sillet me të njëjtën energji negative prej vitesh. Aq sa sot në kohën e globalizmit duket kaq bajate. Kaq e pështirë sa të krijohet përshtypja se të gjithë na i kanë me hile. Të gjithë na urrejnë. Të gjithë duan të na shfarosin. Dhe po na shfarosin. Edhe pse jemi kthyer në pushtues real të Ballkanit, Apenineve e më tutje. Të gjithë na kanë halë në sy. Kur e vërteta është se armiqtë më të mëdhenj, më të egër, më perversë, jemi vet ne për njëri-tjetrin. Jemi vet ne për vetveten. E këtu përfshihen të gjitha mënxyrat që ne, në një apo tjetër mënyrë jemi duke ia bërë, shoqi-shoqit dhe shqiptarizmës në përgjithësi.
E para…, hiqeni nga koka teoritë se Greqia po na vjedh. Nuk ka se çfarë na vjedhi. E ka plot hambarin…, është trualli i luftrave të lashtësisë. I demos-it dhe lirisë së fjalës. Një nga shembujt tashmë të përjetshëm i katedrave universitare kudo në botë. Dhe nuk mjafton vetëm kjo, por ka edhe të tjera. Kështu edhe Serbia, që ndjerë e pa u ndjerë, nga një vatër predhash sot doli prapë një aleate e Perëndimit. Kurse ne prapë vasalë e kritikues të tij.
E dyta…, ka mbaruar fryma patriotike e rreme. Ajo që ka ekzistuar për shkak të një lloj soji mes vendeve tona. Pikërisht duke i fryrë çështjeve të kota me valivtje flamuri. Sa nga Shqipëria, sa nga Greqia, sa nga Serbia.
Sado të sillemi evlement të së drejtës, ajo asnjëherë nuk është e jona. Por e një realiteti që ne e kemi nëpër duar dhe nuk dimë ta jetojmë. Grindemi për varrezat? Çfarë, grekët aty luftuan, luftuan për të mbrojtur lirinë e tyre. U vranë njëmbëdhjetëmijë njerëz. Tjetër gjë se në çështjet shtetërore, punë komisionerësh palësh që shiten për një dopio raki. Që nga oficerë regjimesh kthehen në priftërinj. Që se kanë për gjë, të shesin eshtrat e gjyshit për një grusht dhrahmi, a euro. Cilësojeni çfarë të duash etj. Dhe në një farë mënyre duam, apo nuk duam, qe një armatë e tërë shqiptarësh në radhët e Italianëve pushtues. Edhe pse ne përpiqemi t’i justifikojmë.
E konvertuam çështjen e pronave të çamëve me Bashkinë e Rrogozhinës. Dhe prapë fajin na ia kanë grekët. Ata po na vjedhin.
E kemi lënë Nolin në Boston, shtëpinë e tij të kalbet në Fort Lauderdale. Dhe prapë na e vodhën grekët besimin.
Ndërkohë e mbushëm ortodoksinë me policë e oficerë të regjimit.
Me shfarosësist e besimit. Dhe qahemi si ato gratë e këqija.
E treta …, kjo verbëri shekujsh ndaj armikut vetvete. Që po na asfikson sojin. Asesi se vihet re. Përkundrazi në emër të kësaj fryme dhe urrejtje, sot Kosova është Kosovë. Gjysmë e turqizuar aq sa në një emision të para disa ditëve, të cilin po e ndiqja i çuditur. Për çështje të martesa në mituri. Ku perçet etj elementë, janë të denja për botën e Afganistanit. Jo për Dardaninë e shqiptarit Rrugova. Po çfarë t’i thuash kësaj. Ndonjë ditë Marini do na bëj emision se po na vjedhin afganët perçen e tradita e mira muslimane.
E katërta…, po përmbysim sheshet. Qëndrat e qyteteve…mendojeni memoria jonë ndryshon çdo dhjetë vjet. Herë jemi kinezë, herë, sovjetikë, herë Turqi, herë Greqi, herë Itali, herë Arabi, herë modernë, herë tropikas etj. Po asnjëherë shqiptarë. Edhe pse hiqemi patriotë. Edhe pse çirremi për një tabelë sllave, greke, etj.
U shqyem me mbetjet e Perëndimit duke bombarduar të përditshmen tone me reklamat e tyre.
Çfarë tjetër? Eh, është një devijim total i mëndësisë intelektuale.
Duke shpikur e folur përjetësisht për armiq të jashtëm. Dhe asnjëherë për armikun real, vetveten.
Dhe ta dini, sa kohë që nuk respektojmë vetveten, nuk ka për të na respektuar kush. Por do endemi kështu, të dominuar nga një frymë e tillë. Nga mendësia se të tjerët po na vjedhin.
Eshtë koha e globalizmit, Marin. Dhe shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në ‘të. Aq më tepër që bimët janë produkt i pëgëres së zogjve. Po, po…, zogjtë me farat e tyre rrojnë. Hanë këtu dhe nxjerrin diku tjetër. Zogjtë janë mbi kufijtë. Mëshoi armikut vetvete. Hasanizimit dhe luftës me ta futur kaq shekullore mes shqiptarëve kosovarë, shqiptarëve muslimanë, shqiptarë ortodoksë, shqiptarëve turq e grek, shqiptarëve maqedonas e malazez…, shqiptarëve pa din e imam siç themi ne. Pasi me mendësinë tënde i bie, që sot të na akuzojë Pakistani, vendi i hashashit dhe opiumit. Se njerëzimi i ka vjedhur bimën e artë.
Lërini armiqtë e jashtëm. Se më të rrezikshmit jemi ne, batalioni i shushanjave të shqiptarizmës.

 

24 maj 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: dy fjalë, Ilir Levonja, për armiqtë e vërtetë

Dy fjalë për nënën time!

December 21, 2015 by dgreca

Miqtë e mi !
Dje u takova me dhimbjen e thellë që më shkaktoi ndarja me njeriun më të shtrenjtë të jetës time Nënën.
Fjalët nuk i gjej dot mes dhimbjes e dashurisë për Ty nënë.
Kujtimi për Ty do më shoqërojë çdo ditë të jetës time në përpjekje për t’iu afruar modelit te karakterit tuaj për të mbushur boshllëkun që më krijove me largimin tënd,duke u bërë më miqësor, më mirënjohës,më i matur, më bujar,më i arsyshëm dhe suksesin ta kërkoj mbi to.
Kjo ka qenë dëshira jote, edukimi yt.
Largou e qetë se do të jesh busulla Ime në jetën time dhe në trashegimninë time për fëmijët e mi.
Lamtumirë mamaja Ime.
U prehsh në paqe nëna ime e dashur.

Miqtë e mi !
Dua të shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata që respektuan dhimbjen time në këtë ditë të rëndë për familjen time.
Mirënjohje të thellë z.Lulzim Basha për nderimin që më bëri,
Mirënjohje të thellë për emocionin që morën nga kjo dhimbje z.Uran Butka, z.Simon Miraka,z.Klement Zguri, z.Eno Bozdo,z.Çelo Hoxha,z.Nebil Çika,
Mirënjohje të thellë për gjithë miqtë dhe bashkpunëtorët e mi të ngushtë z.Xhemal Shkiau,z.Aleko Gjergo,z.Tomorr Gostivari,z.Besnik Troplini,z.Gent Horieti,z.Gjyri Shehu,z.Nustret Nela,z.Korab Ndreu,z.Suri Damzi,z.Albert Baho,z.Edi Belishova,z.Kujtim Shpata,
Mirënjohje për mesazhet e ngushellimit të z.Fatmir Mediu,z.Arjan Madhi,z.Maks Begeja,
Mirënjohje të thellë nga miqtë që ndajmë të njëjtat bindje politike për mesazhet e tyre nga
Zvicra ,Kosova,Maqedonia,Amerika,Gjermania,z.Arber Gashi,z.Zydi Xhelili,z.Agim Curri,z.Mehmedali Jashari,z.Musi Jonizi,z.Xhemajl Tupalla,
Mirënjohje të thellë për ata që do mbeten gjithmonë në mëndjen time si pjesëmarrës në varrimin e saj.
Mirënjohje për çdo mesazh ngushëllimi që ka ardhur dhe do të vijë.
A. Roshi

Filed Under: ESSE Tagged With: A. Roshi, dy fjalë, për nënën time!

Pak fjalë rreth të shumëpërfolurës gjykatës speciale

July 13, 2015 by dgreca

Themelimi i një gjykatë që i paragjykon krimet në baza etnike dhe bën selektime brenda llojit është e paprecedent/
Opinion nga Fetnete Ramosaj*/
Në seancën e 26 qershorit, Kuvendi i Kosovës nuk i miratoi ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila parashihej t’i gjykojë në mënyrë selektive vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Themelimi i një gjykate të tillë që i paragjykon krimet në baza etnike, madje jo vetëm në baza etnike, por bën edhe selektime brenda llojit, do të ishte i paprecedent, i padrejtë, i njëanshëm, racist, e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërisht politik dhe si i tillë do të përbënte shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut, njëkohësisht do të cenonte rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Debatet e gjata që e përcollën këtë çështje para se të vihej në rend dite në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës, por edhe më shumë pas moskalimit të saj, vunë në pah qëndrimet për dhe kundër të palëve. Partitë e opozitës AAK, NISMA e Vetëvendosje! (ndonëse kjo e fundit kur ishte publikuar raporti skandaloz i Dick Martyt, në dhjetorin e vitit 2010, kishte dalë në mbështetje të tij), në rastin e fundit u pozicionuan me kohë kundër votimit për themelimin e kësaj gjykate, ndërkaq vendimtare ishin votat e deputetëve të partisë së pozitës – PDK-së, të cilët votuan kundër apo abstenuan. Natyrisht, po të vepronin ndryshe, përkundër rrethanave me të cilat mund të jenë përballur, do të shkelnin rëndë besimin e dhënë nga elektorati i rajoneve që i përfaqësojnë, që kanë pësuar aq shumë nga lufta e nuk kanë marrë drejtësi. Për këtë mund të bindet gjithsecili që vendosë të ndajë vetëm ndonjë orë nga koha e çmuar e tij, për të takuar njerëzit e prekur nga lufta.
Kishte dhe ka zëra nga ata që me opinionet e tyre u vunë në shërbim të themelimit të sa më të shpejtë të një gjykate të tillë, se kjo gjykatë po na vije peshqesh pasi që Kosova s’e paska dënuar asnjë “kriminel lufte”! Po t’i dëgjojë apo t’i lexojë dikush që nuk ka njohuri për periudhën e pasluftës në Kosovë mund edhe të bindet në deklarimet e tilla, aq më tepër kur kjo klasë abuzon edhe me emrat e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës sa herë që dëshiron ta bindë dikë për deklarimet e veta! Por, po t’u referohemi fakteve, realiteti është ndryshe! Pothuajse të vetmit që janë arrestuar, gjykuar e dënuar, por edhe mbajtur në burgje me vite të tëra pa aktgjykime të plotfuqishme janë ishte pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë të paktën shtatë mijë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga e gjithë Kosova, që kanë kaluar nëpër organet e hetuesisë e të gjyqësisë së UNMIK-ut e të EULEX-it, të paraburgosur, të akuzuar, të gjykuar, por edhe të dënuar për krime lufte, megjithëse në shumicën dërmuese të rasteve drejtësia nuk ka mundur t’i materializojë akuzat e ngritura kundër tyre. Natyrisht të gjitha këto akuza janë hartuar e përpunuar në Beograd, por nuk përjashtohet as implikimi edhe i segmenteve të caktuara vendore. Pothuajse të gjitha deklaratat paraprake “të dëshmitarëve” të përdorur në gjykata kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë dhënë në Serbi, madje nga disa herë. Për shembull, të të akuzojnë se ke vrarë dikë, që nuk i dihet emri as mbiemri, pra që nuk ka identitet, që nuk ka varr, që gjyqi nuk ka mundur ta vërtetojë fare ekzistencën e viktimës, vetëm në bazë të një dëshmie të një dëshmitari, siç ndodhi ditë më parë në procesin gjyqësor në rastin Drenica, nuk ndodh as në vendet më të prapambetura të botës, por lejohet dhe tolerohet të ndodhë në Kosovë dhe atë vetëm kundër ish-UÇK-së! Prandaj, dorën në zemër, meritat për suksese apo përgjegjësitë për dështimet e deritanishme në gjykimin e krimeve të luftës u takojnë mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (UNMIK-ut e EULEX-it) që kanë vepruar në Kosovë.
Një gjykatë e tillë speciale ndërkombëtare, në formatin në të cilin po i imponohet Republikës së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, natyrisht pas presioneve disavjeçare të Serbisë agresore e të Rusisë, është e paarsyeshme dhe e papranueshme. Se Europa është e interesuar për zgjidhje të lehta dhe të shpejta, edhe pse tepër të padrejta në raport me shqiptarët, kjo nuk është hera e parë për ne që e provojmë në kurriz, por duhet pranuar edhe përgjegjësitë për mospunën tonë institucionale për argumentimin real të krimeve të luftës dhe akteve të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), madje jo vetëm gjatë kësaj periudhe.
E kam thënë edhe herë të tjera se vëllezërve shqiptaro-amerikanë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë edhe për së vdekuri është për t’ua pasur lakmi. Po, lakmi për interesimin dhe këmbënguljen që e bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vet! Mbase po të mos ishte ky rast, vështirë se do të zbuloheshin varrezat masive me trupa të shqiptarëve në Serbi, përkatësisht në afërsi të Beogradit (Zemun-Batajnicë e Petrovo Sello), aq mirë të maskuara nën asfaltin e vendqëndrimeve të njësiteve elite të policisë e të ushtrisë së Serbisë, që siç u shpreh një vit më parë kryeministri serb, vozhdi çetnik Aleksandar Vuçiq, i kishin “paluar si sardele”!
Vetëm për rastin e vëllezërve Bytyçi janë më shumë se 40 veta, që do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Këto dëshmi nuk janë të sotme, pasi që dosja e vrasjes së vëllezërve Bytyçi që nga viti 2001, është në duart e drejtësisë serbe, por askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Ndonëse në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, e më pas në fshehjen e kufomave të tyre, sikurse edhe në rastet e mijëra shqiptarëve të tjerë, faktet e pakontestueshme dëshmojnë se janë të implikuara instancat më të larta të shtetit serb, i gjithë zinxhiri komandues i policisë dhe i ushtrisë serbe, ka më shumë se një dekadë që as ky rast nuk ka marrë drejtësi, sepse Serbia vazhdon t’i mbrojë me fanatizëm kriminelët e luftës. Tek e fundit ata kanë vepruar nën platformën serbomadhe, e përgatitur, e elaboruar, e përpunuar dhe e zbatuar gjatë më shumë se 150 vjetëve nga strukturat më të larta kishtare, akademike e politike serbe, që kanë pushtet absolut edhe sot e kësaj dite në Serbi, të përforcuar edhe më shumë me fitoren e vozhdëve çetnikë në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Kur jemi këtu, nuk duhet lënë pa përmendur se që nga plan-programi serbomadh “Naçertanije” i Garashaninit (1844) e deri në ditët tona janë të njohura 24 programe serbomëdha, të cilat e parashohin në detaje shfarosjen e shqiptarëve. Po ndalemi kësaj radhe vetëm tek njëri prej këtyre programeve, bashkëhartues të të cilit janë edhe drejtuesit e sotëm të Serbisë, përkatësisht presidenti dhe kryeministri.
Në vitin 1995, kryeministri i tashëm serb, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Radikale të Serbisë (SRS), së bashku me kryetarin e Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel, nënkryetarin Tomisllav Nikoliq, dr. Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, e hartuan dhe e nënshkruan platformën antishqiptare – programin e “Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale Serbe” (SRS), me titull “Si do ta zgjidhin serbët problemin e Kosovës”, i cili në detaje parashihte se si duhet të bëhet spastrimi etnik i Kosovës nga popullsia shqiptare dhe kolonizimin me gjysmë milioni serbë; parashihte që Prishtina të ishte kryeqyteti i Serbisë; që këtu të vendoseshin qendrat e forcave ushtarake e policore të Serbisë; që përqindja etnike e popullsisë me të gjitha mjetet të ndryshohej dhe të sillej në shkallën 50:50, etj. Pjesë të kësaj platforme serbe edhe sot po tenton t’i jetësojë qeveria Vuçiq!
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, në aktakuzën e ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe grupit të tij të afërt, për krimet e luftës në Kosovë, i akuzoi ata vetëm për 17 varreza masive, duke i lënë jashtë aktakuzës edhe 483 varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh, që i lanë pas vetes forcat serbe pas kapitullimit të tyre në luftën e Kosovës. Madje masakrën e Raçakut, masakrën kundër Familjes Imeraj në Padalishtë dhe masakrën kundër të burgosurve shqiptarë dhe robërve të luftës në Burgun e Dubravës, i hoqën më pas nga procesi gjyqësor kundër udhëheqësve të lartë serbë, me arsyetimin: për thjeshtësim procesi!
Përveç këtyre, askush nuk është përgjigjur as për varrezat tjera masive me trupa të shqiptarëve, të zbuluara në afërsi të Beogradit që nga viti 2001 e këndej (në Batajnicë e Petrovo Sello), varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, të cilën përkundër fakteve të pakontestueshme për vendndodhjen e saj, e mohoi dhe e zvarriti aq gjatë Serbia; autofrigoriferët e zbuluar me kufoma të shqiptarëve në lumin Danub dhe në Liqenin Peruçac në Serbi; dëshmitë për djegien e kufomave të shqiptarëve në fabrikën e Maçkaticës e të Surdulicës (në afërsi të Vranjës); pastaj djegiet e kufomave në shkritoret e Trepçës e në Furrnaltat e Obiliqit në Kosovë dhe në një varg krematoriumesh të tjera. Këto që u përmendën më lartë janë vetëm disa nga treguesit për rastet e shumta të përpjekjeve të organeve më të larta shtetërore të Serbisë për fshehjen e organizuar të dëshmive për gjenocidin e kryer nga forcat okupuese serbe në Kosovë. Rastet e tilla edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojnë të konsiderohen “sekret shtetëror”, madje moszbulimi dhe mosgjurmimi i tyre në territorin e Serbisë, në disa raste ishte urdhëruar edhe me dekrete presidentësh. Gjithashtu, vite më parë nga përtej Atlantikut, u ofruan dëshmi rrëqethëse lidhur me eksperimentimet e bëra me robërit shqiptarë të luftës në vend të minjve në laboratoret nëntokësore të VMA-së (Akademisë Ushtarake të Mjekësisë) dhe të Institutit për Siguri të ish-RSFJ-së në Beograd, por askush nuk është marrë me këtë çështje. Për këtë, vite më parë opinionit publik i kemi ofruar edhe një dëshmitar të gjallë, ish-pjesëtar i UÇK-së, rob i luftës, i cili gjatë vitit 1999 i ishte nënshtruar trajtimit të dhunshëm për marrjen e veshkës në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë (VMA) në Beograd, derisa mbahej në Burgun Qendror (CZ).
Dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare e ka imponuar “një ligj të pashkruar”, për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Madje, ajo ka shkuar edhe më larg. Me të gjitha mjetet është përpjekur t’i shkatërrojë dëshmitë që do të argumentonin gjenocidin serb në Kosovë. “Shumë prova u fshehën, por edhe u pengua grumbullimi i të tjerave nga UNMIK-u”, kanë deklaruar njohës të mirë të rrethanave brenda këtij misioni. Nga dikur viktima, propaganda serbo-ruse dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan që Perëndimi të fillojë t’i shohë shqiptarët si viktimizues e serbët si viktima. Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u nëpërmjet fshehjes së provave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Dhe për këtë, fatkeqësisht, deri më sot askush nuk kërkoi, as nuk dha llogari.
Deri në vitin e kaluar, me të gjitha proceset gjyqësore që kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës në Kosovë, është marrë ekskluzivisht bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u e më pas EULEX-i, të cilat kanë rezultuar të jenë tepër të njëanshme. Në një raport të publikuar në gazetën “Koha Ditore”, më 26 mars 2011, duke iu referuar shifrave zyrtare thuhej se “pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe pse gjatë luftës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë”. Pra, gjatë dekadës së parë të pasluftës, raporti etnik i të dënuarve për krime lufte në Kosovë ishte 5:1, ndërkaq pesë vjet më vonë, nuk përjashtohet fakti që kjo diferencë është edhe më e madhe. Pra, pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në shumicën e rasteve gjyqi nuk ka mundur t’i argumentojë akuzat e ngritura kundër tyre.
Përmasat e tilla të gjykimeve, kanë ndodhur falë përfaqësuesve “të drejtësisë” ndërkombëtare, të tipit të kryeprokurorit shumëvjeçar të EULEX-it, Mauricio Salustro, i shquar për zellin e tij në proceset e shumta gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i cili pas përfundimit të mandatit në Kosovë, doli se gjeti punë të re (mbase mund të jetë punë edhe më e hershme se detyra zyrtare që e kishte në Kosovë) dhe atë ku tjetër pos në Beograd, në cilësinë e këshilltarit kryesor të zëvendësprokurorit për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekariq, ku u mor vesh se nuk ka shkuar duarthatë, por i ka marrë me vete të gjitha dosjet e krimeve të rënda, që i kishte në duar gjatë punës së tij të dyshimtë në Kosovë! Se kjo kategori e dosjeve kanë përfunduar në Beograd, e ka vërtetuar kohë më parë edhe prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh, krahas skandaleve e shkeljeve të tjera të shumta, të bëra nga ky mision.
Është e udhës të përmendet se ka raste të shumta kur të akuzuarit shqiptarë janë mbajtur padrejtësisht me vite të tëra në paraburgim e pastaj janë liruar të pafajshëm, ka raste kur deri në një dekadë janë mbajtur në burgje pa aktgjykim të plotfuqishëm, por drejtësia ndërkombëtare nuk ka qarë kokën për këtë, sepse të akuzuarit ishin dhe janë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Si të tillë janë kategoria e shtetasve të Republikës së Kosovës që në Kosovën e pasluftës, janë viktimizuar më së shumti, janë kategoria që i janë bërë dhe po vazhdojnë t’i bëhen më së shumti padrejtësi, janë kategoria që është tentuar të njolloset e të poshtërohet më së shumti. Dhjetëra ish-luftëtarë të lirisë janë vrarë në Kosovën e pasluftës, por asnjë vrasje e tyre nuk është zbardhur deri më sot, madje as që i përmendë dikush; dhjetëra të tjerë janë gjykuar e dënuar në procese të montuara politike; dhjetëra të tjerë të gjendur buzë ekzistencës i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë; qindra të tjerë edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk i kanë as kushtet elementare për jetë, as për trajtim mjekësor, as një vend pune, as një kulm mbi kokë. U deshën të kalojnë 15 vite pas përfundimit të luftës, që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për veteranët e luftës, por që ende nuk ka gjetur zbatim.
Nuk është asgjë e re, as e panjohur, se Serbia çdo krim që e ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adresojë UÇK-së, ndërkaq në rastet tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet janë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK-së). Në kohën kur ende vazhdojnë të zbulohen varreza të reja masive me eshtra të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë nga forcat serbe për të fshehur gjurmët e gjenocidit, që e kreu Serbia ndaj popullit shqiptar në Kosovë, propaganda serbe tenton të krijojë paralelizma të tillë te shqiptarët. Në mungesën faktike të varrezave masive të serbëve, ajo tenton të gjejë individë, të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Në këtë funksion është edhe përralla serbe (e huazuar nga ndërkombëtarët) për “trafikim organesh”.
Është e çuditshme se si përralla e vozhdit çetnik Vojisllav Sheshel, për kinse “trafikim organesh” të serbëve nga ana e UÇK-së, e lansuar në vitin 1999, e përpunuar më pas nga shërbimi sekret serb BIA dhe e ashtuquajtura Prokurori Speciale (e Serbisë) për Krime të Luftës, me seli në Beograd, si e tillë përfundoi fillimisht në librin tendencioz të ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte (përkundër kësaj, më 12 prill të vitit 2014, siç raportonte Agjencia Informative “Presheva Jonë”, Del Ponte iu deklaroi medieve ndërkombëtare në Cyrih të Zvicrës se hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojnë) e më pas në raportin e senatorit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty, i njohur për përcaktimet e tij proserbe, të marrë përmasa të tilla. Aq më tepër kur dihet se nuk ka asnjë gjasë reale, as teorike as praktike që UÇK-ja gjatë luftës të ketë pasur mundësi të merret me “trafikim organesh” të serbëve apo të kujtdo tjetër. Në anën tjetër, dhjetëra luftëtarë të UÇK-së, të plagosur kanë ndërruar jetë në pamundësi të ofrimit të ndihmës përkatëse mjekësore, e dhjetëra të tjerë kanë dhënë jetën gjatë përpjekjeve për dërgimin e të plagosurve për shërim në Shqipëri.
Kur e trajtojmë çështjen e “Gjykatës Speciale” e cila ekskluzivisht do të merrej me krimet e pretenduara të UÇK-së, duhet shtruar disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare:
– Së pari, a kanë kërkuar ndonjëherë zyrtarisht nga Serbia që ta sqarojë veprimtarinë e Sigurimit shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e “Drejtorisë së Gjashtë” (“Drejtorisë për Vrasje”) të RDB-së, në krye me Ratko Romiqin, që përveç mekanizmave të tjerë, e kishte në dispozicion njësinë famëkeqe për operacione speciale JSO (apo “Beretat e Kuqe”, pasuese e të cilës sot është xhandarmëria e Serbisë), kur është dëshmuar se përmasat e aktiviteteve kriminale të “Drejtorisë për Vrasje” të RDB-së kanë përfshirë jo vetëm periudhën e luftës, por edhe atë të pasluftës, duke pasur në fokus me theks të veçantë zhdukjen e dëshmive e të dëshmitarëve të mundshëm që do të dëshmonin për krimet serbe, kur dihet se vrasjet e kryera nga kjo strukturë (anëtarët e të cilës edhe sot kanë pozita vendimmarrëse në institucionet më të larta shtetërore në Serbi) kanë përfshirë një gamë të gjerë të vrasjeve, të kryera jo vetëm në nivel në Serbisë e të Kosovës, por edhe në nivel ndërkombëtar, siç ishte rasti i vrasjes së gazetares së BBC-së Jill Dando gjatë luftës, vrasja e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind, pas përfundimit të luftës, etj. A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat e influencimit dhe të implikimit të drejtpërdrejtë të kësaj strukture në vrasjet e shumanshme që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë?
– Së dyti, si ndodhi që më 12 shkurt 2010, një gjyqtar i EULEX-it, fare pa zhurmë mediale, përkundër fakteve të shumta që i kishte në dispozicion, në seancën kur aktakuza duhej të merrte formën e prerë, t’i lirojë nga akuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA? Agjentët e BIA-s Igor Juçinac, Millutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq, në qershor të vitit 2009, ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës në Çagllavicë derisa ishin në gjah për mbledhjen e dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar “për trafikim organesh të serbëve”. Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s u akuzuan të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të dhënë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën shumën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë. Aso kohe, agjentët e shërbimit sekret serb – BIA, u deklaruan organeve të hetuesisë se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë (të rrejshëm) i paguan shteti!!! Me “dëshmi” të tilla u ndërtua raporti i Dick Martyt!
– Së treti, si ndodhi që të kalojë në heshtje rasti skandaloz, i publikuar në gazetën “Zëri” të Prishtinës (2 gusht 2013), me titull: “Komploti i Serbisë me veshka”, ku ofrohen fakte të tmerrshme mbi komplotin e shërbimeve sekrete të Serbisë për materializimin e procesit famoz “të trafikimit të organeve”. Sigurisht që ky nuk është një rast i izoluar. Faktet që i ofron gazeta, duke iu referuar të dhënave zyrtare nga hetuesia vendore, janë të tmerrshme. Sipas gazetës, në fillim të vitit 2012, ishte planifikuar që mbetjet mortore serbe të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e trafikantëve kosovarëve (një pjesë e të cilëve ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, më 23 korrik 2013, në qytete të ndryshme të Kosovës) për ta realizuar këtë plan të Serbisë, që të sjellin “dëshmi” se në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetjeje mortore shërbimi sekret serb do t’ua paguante shumën prej 20 mijë eurosh! Bartja e tyre ishte planifikuar që të bëhej me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos dyshuar policia e doganierët gjatë kontrollit kufitar. Grupi i trafikantëve kosovarë ishin kontaktuar nga shërbimi sekret serb, për ta realizuar planin, që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”. Serbët kishin ofruar para të majme për grupin e trafikantëve kosovarë në këmbim të kontributit që ata do të jepnin me sjelljen e mbetjeve mortore serbe nga Serbia në vende të caktuara në Kosovë. Për më tepër, trafikantët nga Kosova kishin premtuar se do të ofronin dëshmi shtesë se në Kosovë ka pasur trafikim organesh.
“Gjatë bisedave të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit serb se do të gjejnë edhe dëshmitarë, të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm nëse do të paguheshin mirë”, shkruante “Zëri”, duke iu referuar burimeve nga hetuesia vendore. Por, jo vetëm shërbimet sekrete serbe kanë pasur interes për grupin e trafikantëve nga Kosova. Këta të fundit ishin marrë vesh me shërbimin serb që t’i ndihmojnë gjatë transportimit ilegal të refugjatëve kosovarë, që përmes territorit serb t’i qesin në Europë.
Çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte të reja që zbardhin përmasat e krimeve të luftës dhe të gjenocidit që e kryen forcat okupuese serbe në Kosovë, me theks të veçantë forcat e rregullta ushtarako-policore serbe në Kosovë, si masakrën e Rezallës, të Izbicës, të Terrnjes, të Abrisë, të Kralanit, të Lybeniqit, të Qyshkut, të Mejës, të Krushës së Madhe, të Krushës së Vogël, të Lugishtës së Hasit, Godenit, Burgut të Dubravës, etj., të cilat, bazuar në dokumentet e publikuara ushtarake serbe, i kanë drejtuar edhe gjeneralë, që sot gjenden në krye të Armatës së Serbisë; janë ofruar fakte se serbët kanë shkuar aq larg sa që me kafka të shqiptarëve të vrarë, kanë bërë edhe llampa ndriçuese për tavolina; zyrtarë të lartë serbë pranojnë se Serbia ka shkuar aq larg sa që për të arritur qëllimet serbomëdha, të vrasë edhe fëmijët dhe të rinjtë serbë (kujto rastin e kafenesë “Panda” në Pejë në dhjetorin e vitit 1998), por që nga e njëjta linjë kanë filluar edhe vrasjet e qytetarëve serbë në Kosovën e pasluftës (kujto rastin e vrasjes në masë në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999), për të cilat u akuzuan shqiptarët; vet qytetarët serbë kanë ofruar dëshmi për vrasjet e familjarëve të tyre nga forcat serbe, vetëm pse u kanë ndihmuar fqinjëve të tyre shqiptarë, por edhe kanë ditur shumë për krimet e bashkëkombësve të tyre serbë. Të gjithë jemi dëshmitarë se këto vrasje më pas ia ngarkuan UÇK-së.
Në të gjitha proceset gjyqësore lidhur me krimet e luftës në Kosovë, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime të Luftës e Serbisë dhe Departamenti për Krime të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, kanë kryer vetëm procese formale gjyqësore ndaj individëve të parëndësishëm, që nuk kishin përgjegjësi komanduese në formacionet e rregullta ushtarako-policore, duke tentuar ta shfajësojnë shtetin serb nga përgjegjësia për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë. Në legjislacionin penal të Serbisë nuk ka institucion të përgjegjësisë komanduese, por nuk ka as vullnet politik që të gjykohen gjeneralët. Serbia është tallur dhe vazhdon të tallet me viktimat e luftës.
Sipas dëshmive publike, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime Lufte e Serbisë, në vend që t’i mbrojë, i ka përndjekur, i ka persekutuar, i ka shantazhuar e madje edhe i ka vrarë dëshmitarët serbë, që kanë dëshmuar pranë kësaj prokurorie për krimet e luftës në Kosovë. Për shembull, janë tepër qesharake dënimet që i ka shqiptuar Gjykata e Lartë në Beograd për krimet e luftës që i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, qoftë për masakrën mbi familjen Berisha të Suharekës, qoftë për masakrën e Qyshkut, të Pavlanit e të Zahaqit, etj.; me ç’rast të akuzuarit serbë, nuk u dënuan as me nga një vit burgim për një shqiptar të vrarë. Por edhe këto dënime Serbisë i janë dukur shumë të larta, ndaj që në fund të muajit mars të këtij viti, rastin e Qyshkut e kanë kthyer në rigjykim! Përkundër këtyre proceseve gjyqësore, që janë vetëm një farsë, askush deri më tani nuk e ka ngritur zyrtarisht çështjen se këto raste të krimeve të luftës duhet të gjykohen në vendin ku kanë ndodhur krimet, pra në Kosovë, apo në ndonjë vend të tretë.
Të kthehemi sërish te “Gjykata Speciale” ndërkombëtare për UÇK-në. Ka kohë që është banalizuar shprehja e stërpërdorur se kjo gjykatë nuk është e drejtuar kundër UÇK-së, kundër shqiptarëve, por kundër individëve! Të gjitha faktet e pasluftës e dëshmojnë të kundërtën.
Përkundër të gjithave që kanë ndodhur deri më tani, është joparimore, joetike dhe jonjerëzore që të ketë kute të ndryshme për ndarjen e drejtësisë. Në njërën anë të bëhen përpjekje për mohimin dhe minimizimin e skajshëm të krimeve të luftës e të gjenocidit që e kreu Serbia pushtuese mbi popullin shqiptar të Kosovës, madje jo vetëm mbi atë, ndërkaq në anën tjetër, një rast selektiv, faktikisht një rast joekzistencial i palës shqiptare që bëri luftë mbrojtëse, duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare, të ngritet artificialisht për trajtim në nivel ndërkombëtar, jo për të vënë drejtësinë në vend, por për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe për të arritur balancat politike, nën presionin e vazhdueshëm të aleancës serbo-ruse.
Të gjitha kushtet dhe parakushtet për gjykime të krimeve të luftës në Kosovë, të çfarëdo niveli qofshin ato, janë të favorshme. Meqenëse misioni i EULEX-it, si një mekanizëm ndërkombëtar që iu referon njëkohësisht edhe BE-së edhe OKB-së vazhdon ta ketë ekskluzivitetin mbi rastet e krimeve të luftës, për çfarëdo rasti që të jetë fjala shtrohet pyetja ç’nevojë ka që të formohet gjykatë e re ndërkombëtare me seli në tri shtete, apo vetëm për t’ia bërë qejfin Serbisë? Është e paarsyeshme dhe e papranueshme ngritja e një gjykate të tillë vetëm për UÇK-në. Bazuar në faktet reale, nëse ka drejtësi, asnjë ish-luftëtar i UÇK-së nuk ka pse t’i frikësohet asnjë lloj gjykate as vendore as ndërkombëtare, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës si aleate e NATO-s në të gjitha fazat e luftës, ju ka përmbajtur të gjitha konventave ndërkombëtare. Me amnisti për gjenocidin dhe krimet serbe të luftës e të pasluftës (madje edhe me miratime të ligjeve të veçanta) në njërën anë, e me organizim të gjykimeve e gjykatave të posaçme për raste të fabrikuara kundër shqiptarëve, kah po tentojmë të shkojmë ne, kah po tenton të shkojë bashkësia ndërkombëtare? Është e palogjikshme të ngritet gjykatë mbi gjykatë ndërkombëtare dhe atë vetëm për shqiptarët, që do të shënonte rastin e vetëm në rajon që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse krimet e pretenduara që i vihen në barrë UÇK-së qoftë në përmbajtje, qoftë në numër janë të papërfillshme në raport me agresorin serb, që u amnistua nga përgjegjësia për spastrimin etnik e gjenocidin e kryer në Kosovë. Nuk ka asnjë dëshmi reale, që do të dëshmonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime lufte kundër civilëve serbë apo të tjerëve, e lëre më spastrim etnik apo gjenocid!
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës i ngritur nga OKB-ja për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi e ka dhënë verdiktin për serbët, për shqiptarët e të tjerët. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj. Nëse patjetër duhet themeluar gjykatë, le të jetë ajo gjykatë apo departament që do të vepronte në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do t’i trajtonte të gjitha rastet e krimeve të luftës pa dallim, gjithsesi me seli në Kosovë e jo diku tjetër. Janë qindra-mijëra raste të krimeve të luftës që kërkojnë drejtësi, por jo trajtim paragjykues e selektiv në baza etnike, madje edhe trajtim paragjykues brenda të njëjtës etni, por që përgjithësisht kërkojnë trajtim objektiv, kërkojnë drejtësi e jo padrejtësi të reja, madje edhe me lënie në harresë. Është e padrejtë dhe jonjerëzore që për çfarëdo qëllimi apo arsyeje të tentohet të barazohet xhelati me viktimën, apo të amnistohet xhelati e të fajësohet viktima, siç po ndodh në rastin konkret. Do të ishte njëlloj sikur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore të përzgjidheshin hebrenjtë për t’i gjykuar e të amnistoheshin të tjerët, ata që i kryen krimet. Është jo vetëm antinjerëzore, por edhe e papranueshme që t’i zgjedhin për t’i flijuar sërish padrejtësisht ish-pjesëtarët e UÇK-së. Kosova ka kapacitete dhe duhet të tregojë se është e aftë t’i marrë dhe t’i kryejë përgjegjësitë e veta shtetërore.

*Fetnete Ramosaj
Bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës – Prishtinë

Filed Under: Opinion Tagged With: dy fjalë, Fetnete Ramosaj, rreth të shumëpërfolurës gjykatës speciale

Ma mbaj pak doçin,sa t’i them dy fjalë dobiçmadhes!

May 14, 2014 by dgreca

Nga LEK MIRAKAJ/
Mu kujtua kjo thënje gjatë kohës që ndiqja deklaratën e kryeministrit,gjoja para mediave ,ku nuk u pa asnjë gazetar dhe duke mos pasur gazetar, nuk kishte as pyetje që mund ta vinin në siklet kryeministrin.Ndëgjuam se sa i ndershëm është Beluli (d.m.th.kryeministri) mungoi vetëm betimi,qafsha nanën ashtë e vërtetë.Ndëgjuam se sa keq ka qeverisur qeveria paraardhëse,mbase e vërtetë,po deklarata nuk ishte për buxhetin apo arsimin.Nejse kishte të drejtë kryeministri të ishte i zemëruar me opozitën,që nuk bashkohet me qeverinë për ta mbuluar këtë incident,nuk nxiren teshat e palara në dritare që ti shohë bota ,jemi apo s”jemi patriotë,Në fund të fundit,nuk është e ndershme që ti gëzohesh fatkeqësisë së tjetrit,Ndëgjuam se në Divjakë nuk ka pasur asnjë ulje para kësaj ,se nuk ka folur njeri veç opozitës dashakeqe.Kryeministri nuk e dinte se janë edhe ca televizione po aq te pa ndersheme sa opzita, që intervistojnë ca fshatarë të pa shkollë të cilët pretendojnë se kanë parë edhe në rrugën e Bedatit aeroplanë që janë ulur,po të gjithë e dimë se ata janë ulur, ja ashtu kot sa për lezet,sa për të marrë një sy gjum.Intervistohet një injorant, që megjithse ka qenë aty me ndonja njëzet të tjerë ,nuk dallon dot pulëbardhat nga aeroplanat.Sa keq më vinte kur shihnja kryeministrin e vendit tim, të cilin ca mbeturina të qeverisë parë(FAJIN E KA SALIU) e mbajnë në injorancë totale dhe nuk e vënë në dijeni se kanë qenë dhe ca banorë të tjerë të asaj republike ,që pretendojnë se kanë parë ca si puna e kësaj mushkonjës së Divjakës ,diku në Kardhiq,diku në Lumalas apo edhe në një toponim të pandigjuar po të shpikur nga opozita ,Gjadër,thonë gojët e liga se quhet.Burrnija thonë nuk ka të paguar .Dhe kryeministri ynë e nxori pallën dhe e mbrojti si burrat ministrin tonë të Brendshëm.Me siguri nuk e ka parë deklaratën e Tahirit që gati nuk po qante ,i nxirë në fytyrë,ndërsa lexonte një gjoja deklaratë dhe na siguronte se aeroplani kur është kontrolluar nga policia ka qenë bosh.Nejse vetëm dy orë kishin kaluar para se policia e Z.Tahiri të arrinte në vendin e fatkeqësisë. ,Mbase dikush i kishte sugjeruar që të buzëqeshte dhe të mburej për suksesin e aksionit spektakolar,po Ai nuk ishte aq budalla të buzëqeshte,që pastaj Ata të mëdhenjtë,e kam fjalën për Ata fare të mëdhenjtë ,ta akuzonin se Ai kishte gisht në difektin e turistit nga vendi fqinj.ZOTI KRYEMINISTËR LE TË JEMI PAK MË SERIOZ,JU EDHE NE..Ju e dinit se paraardhësi juaj në bisedë me gazetarët,dy orë para deklaratës Tuaj, kishte përmendur emra konkretë,që simbas Atij kishin shoqëruar pilotin e drogës nga dera anësore.Për këtë të na kishe sqaruar,është e vërtetë apo jo.E di se është e vështirë po të jetë e vërtetë ta përgënjeshtrosh,mbasi me siguri duhet të ketë pasur dëshmitar dhe besoj se janë edhe kamerat e sigurisë.Po të jetë e vërtetë,do mjaftonte vetëm ky fakt që jo vetëm të shkarkoje Tahirin ,po edhe ta vije para përgjegjësisë penale,d.m.th t’ja dorezoje drejtësisë .Po ashtu, ishte dhe është detyrë jotja ta shkarkosh komunistin Naço nga detyra e ministrit të drejtësisë.Ti përkulesh në shenjë nderimi diktatorit,që të gjitha këto probleme që shoqeria shqiptare përballon sot, na i ka lënë peshqesh i mallkuari.është jo vetëm fyerje për të gjallët,po edhe për viktimat e shumta që nuk kanë edhe sot e kësaj dite një varr,ku të prehen si qenie njerëzore.Një ministër drejtesie në Gjermani që do të nderonte Hitlerin ,do kishte detyruar tërë kabinetin të dorëhiqej.Nga Ty po kërkojmë shumë pak .Shporri të diskretituarit,në mungesë të provave që e komprometojnë ,të pa aftin Tahiri dhe komunistin e pa ndreqshëm Naço.

Filed Under: Opinion Tagged With: dobiçmadhes!, dy fjalë, lek mirakaj, Ma mbaj, pak doçin, sa ti thëm

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT