Dy greva urie, një tjetër ish e përndjekur hyn në çadër, protestë mbështetëse te Piramida/
Tendës së grevës së urisë së ish të përndjekurve i është bashkuar sot një tjetër protestuese. Ajo është Turbullira Jakup Shalsi, 70 vjeç e cila thotë se nga paratë e dëmshpërblimit ka marrë vetëm 60 mijë lekë, ndërkohë që para çadrave te Piramida ku prej 21 majit vazhdojnë grevën e urisë një përfaqësi e shoqatës së të larguarve nga administrata dhe 6 punonjës policie të liruar u mbajt një protestë.
Dy kategorit e personave që kanë hyrë në grevë urie janë zgjuar sot në një ditë me shi. Të larguarit nga administrata jënë në ditën e 10 të grevës së urisë të vendosur në çadrat përpara Piramidës dhe në krah të kryeministrisë. Kurse një grup ish-të përndjekurish kanë hyrë sot në ditën e 3-të të grevës së urisë. Ata janë vendosur përpara Parlamentit dhe në afërsi të Institutit të Përndjekurve Politikë.
Greva e ish-të përndjekurve politik
11:30 Grevës së ish-të përndjekurve politikë i bashkohet një e moshuar
Fatmir Hoxha, organizatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve u shpreh se janë të vendosur për ta çuar deri në fund grevën e urisë.
“Nuk i shkëputim grevës deri në vdekje. Ta marrë vesh politika shqiptare jemi të vendosur burra dhe gra deri në vdekje, të dënohet krimineli Enver Hoxha”.
Një grup ish-të përndjekurish politikë kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. 15 ish-të përndjekur janë vendosur me çadra përpara Parlamentit dhe në afërsi të selisë së tyre. Ata hynë në grevë urie me 5 kërkesa drejtuar qeverise. Ish të përndjekurit kërkojnë që dëmshpërblimi i tyre të kryehet brenda 2 vitesh.
Ditën e djeshme janë dërguar në spital dy gra greviste për shkak të problemeve shëndetësore. Njëra prej tyre ka nevoje edhe për ndërhyrje kirurgjikale. Por ata shprehen të vendosur për të vazhduar grevën.
Një ditë më parë ka pasur akuza dtrejtuar ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ndërkohë që sot do të shpërndahet kësti i radhës për këtë kategori
Greva e të larguarve nga administrata
Të larguarit nga administrata kanë hyrë sot në ditën 10-të të grevës së urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë.
Gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet nga dita në ditë, ndërsa shumica e tyre kanë marrë disa herë trajtim mjekësor, por shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në fund misionin e tyre.
Ndërkohë që grevës së të larguarve nga puna iu bashkuan edhe 5 policë të liruar nga detyra në vitin 2013.