• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI NISHANI:ELEZ ISUFI-FIGURË MADHORE E HISTORISË KOMBËTARE

September 6, 2013 by dgreca

NGA BUJAR NISHANI*/

Është një rast fatlumë, por dhe një detyrim për mua si President i Republikës  të jem këtu mes ju dibranëve, sot në këtë ditë pranvere, për të nderuar me një mirënjohje të thellë kontributin patriotik dhe liridashës të Elez Isuf  Ndreut, bir i kësaj treve dhe njëkohësisht një emër mjaft i njohur  në historinë e shqiptarëve.

Duke përcjell me emocion fesimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë kombëtare, prej të cilave nuk kemi shumë kohë që jemi ndarë, si të gjithë bashkatdhetarët e mi unë kam ndjerë dhe përcellë me respekt të veçantë edhe vlerësimet e herë pas hershme, që janë bërë në mënyra të ndryshme për Elez Isuf Ndreun, në Dibër, në kryeqytet, në Kosovë, Maqedoni, në të gjitha trevat shqipare; nga historianë, akademikë, nxënës, mësues dhe nga çdo njeri i thjeshtë…

Sot, kur ne kemi kaluar rreth dy dekada të lulëzimit të lirisë së mendimit, ideve dhe  rrymave më të reja mendore botërore, lipset të jemi gjithnjë e më të përgjegjshëm në kujtimin e personazheve të historisë sonë, një prej të cilëvë është edhe Elez Isuf Ndreu. Në këtë “det të trazuar” të kohës aktuale që ka krijuar globalizmi dhe përshpejtimi i ritmit të ndryshimeve dhe epokave që po jetojmë, është mjaft e rëndësishme të kthehemi tek rrënjët,tek etrit tanë themelues,tek rilindasit, tek ata të cilët luftuan me pushkë edhe penë për të shpëtuar atdheun tonë të përbashkët, Shqipërinë nga coptimi dhe të arrinin shpalljen e Pavarsisë sonë kombëtare. Eshtë më se i domosdoshëm ky rikthim, në mënyrë, që anija jonë e identitetit kombëtarë të mos e humbas busullën dhe të ecë përpara. Vetëm në këtë mënyrë shpirti i frymëzimit të gjithsejcilit prej nesh do të jetë kurdoherë i gjallë, do gjej dritë dhe eksperiencë, forcë dhe besim  për të punuar për atdheun tonë me atë përkushtim, që luftuan ata, luftëtarët e Rilindjes sonë kombëtare. Në lidhje me këtë periudhë për të cilën ne po flasim sot,më lejoni t’iu shpjegoj, se s’ka se si të mos na vijë ndërmënd historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi, një historian brilant, ish profesor në Universitetin Princtaun në Nju Xhersi Sh.B.A, i cili  ne vepren  e tij prestigjioze që i kushtohet periudhes së përgatitjes së pamvarsisë kombëtare shqiptare “Zgjimi kombëtar shqiptar” shkruan kështu: ”Ngurojmë të themi se shqiptarët qenë gati për pamvarsi.Zgjimi kombetar iu erdhi   pjesërisht në menyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”.Ai komenton  se shqiptaret për fat të keq për 500 vjet të sundimit otoman për arsye edhe të inteligjencës së tyre ,aftësive luftarake dhe qeverisëse,u bënë pjesë e rendësishme e Perandorisë otomane. E braktisën atdheun e tyre, nuk u kujdesën shumë për të, por nuk e harruan atë.Kjo u duk, kur Perandoria ra dhe bashkë me të rrezikohej dhe coptimi përfundimtar i Shqipërisë.Dhe kur shqiptarët e kuptuan se Shqiperia e tyre ishte në rrezikë, brenda një kohe të shkurter gati befasuese krijuan Shqiperinë ideale dhe pa ndonje përgatitje të gjatë kulturore  iu “vërsulën” përpjekjeve për shpalljen e Pavarsisë dhe qëndresës heroike për mos coptimin e trojeve tona nga grykësia grabitqare e fqinjëvë të kohës.

Elez Isuf  Ndreu me cilësitë e tij të larta atdhedashëse,politike, ushtarake, por dhe diplomatike, pa dyshim si një nga personazhet më të spikatura të kësaj periudhe, ka dhënë një kontribut të dorës së parë jo vetëm në lëvizjen patriotike të pavarsisë, por sidomos në ruajtjen e tërësisë toksore të atdheut tonë. Kujtimi historik i ka përjetësuar gjallërisht duke i përcjellë nga një brez në tjetrin,jo vetëm në Dibër por në gjithë Shqipërinë betejat e viteve 1911 -1924, ku në krye të luftëtarëve kryengritës të të cilave ka qënë Elezi, të cilët luftuan trimerisht kundra pushtuesëve serbë për t’i zbuar nga tokat shqiptare, që kishin pushtuar,duke përfituar nga periudha e vështirë dhe mjaft komplekse,që po kalonte kombi ynë shqipar, para dhe pas shpalljes së Pavarsisë.Historia na dëshmon qartë se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi ose siç i thonin asokohe  “Gjenerali me shajak” mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Ai  mori pjesë në shumë luftëra e beteja që drejtoheshin si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur  kryengritja e viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit  në 5 dhjetor të vitit 1915-të, ku si pasoj i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tre here kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në1921-in. Mirënjohja shqiptare ka folur,po flet dhe sigurisht që do flas përjetsisht  për figura të tilla heroike që u vetsakrifikuan për të ruajtur trojet shqipare.Pa dyshim që pjesë e kasaj mirënjohje shteterore do mbetet edhe ky nderim, që ne sot po bëjmë së bashku nëpërmjet kësaj cermonie. Ne qofte se themi kohe pas  kohe dhe herë pas here, se është dhe do jetë e nevojshme që të rikthehemi tek etrit tanë themelues,nuk duhet te harrojmë se personaliteti patriotik,lufarak, politik ,diplomatik ,dhe njerëzor i dibranit Elez Isuf Ndreut do mbetet njëri prej tyre.

*Fjala e mbajtur nga Presidenti i RSH, z.Bujar Nishani me rastin e dekorimit te Elez Isuf Ndreut “Nderi i Kombit”. Peshkopi, me 11.05.2013.

Filed Under: Editorial Tagged With: e Elez Isufi, Fjala, per nderimin, presidenti Nishani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT