• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALIMANI”RREMBEN” DY CMIME

September 21, 2016 by dgreca

1-ambasadorka-kryem

1-albanian-week

1-dalipi

  • Në Konsullatën e Kosovës u shpallën fituesit në Festivalin e V-të i Filmit në Nju Jork,  “ Java e filmit Shqiptar USA 2016”/

1-flamuri

1-mrika-flet

 

1-adem-ok1-flet-kozeta

 

1-fredi*Bujar Alimani fiton dy cmime, Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë dhe më i mirë/

1-bujar-alimani

*Këtë edicion u ndanë 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të  mira pjesmarrëse, -Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë, u shpallë filmi Crom i Bujar Alimanit, i nominuar për Oscar, nga Ministria e Kulturës në Shqipëri, dhe Aktori më i mirë u shpall aktori Kasem Hoxha me filmin Crom dhe aktorja më e mirë Ilire Vinca- nga filmi “A drop of blood”, ndërsa-Regjisori më i mirë Bujar Alimani – i filmit Crom.

1-beqiriNga Beqir SINA/

BIG APPLE NYC : Festivali i Filmit Shqiptarë, në SHBA, ku u shfaqën 26 filma shqiptarë, mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, në New York, ka mbërritur në natën e fundit. Ai, këtë vit u realizua në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ministrinë e Jashtme, atë të Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës.

Java e filmit shqiptar, është konsideruar si një ngjarje kulturore më e madhe, dhe është festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, dhe i pari i vetëmi shqiptarë, jashtë Kosovës, dhe Shqipërisë, i themeluar në vitin 2012 nga artistja e mirënjohur kosovare Mrika Krasniqi. Organizatorët e këtij festivali, kishin vendosur, që natën e mbylljes t’ia kushtojnë shpërblimeve të artistëve më të mirë të filmit shqiptar, të cilët gjatë një jave në këtë festival – u prezantuan  me filmat e tyre, të të gjitha zhanrreve.Violincistja Gilberta Lucaj në violinë ka shoqëruar interpretimin e aktorit të mirënjohur Xhavat Limani, duke shënuar edhe hapjen e ceromonisë së natës së ndarjes së çmimeve në Konsullatën e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.Drejtuesit e këtij festivali, përfshirë artistë, producentë, aktorë, dhe adhurues të filmit, që këtë vit kishte edhe editionin jubilar, tregojnë se ky event “nga viti në vit, ka shfaqur një interes të veçantë, tek publiku, shqiptarë dhe ai amerikan, dhe se ky festival po shënon rritje në cilësinë e risitë që sjell – duke promovuar për çdo vjet në Amerikë, kulturën dhe artin shqiptarë, mbarë kombëtarë”.Në Javën e Filmit Shqiptar 2016, protagonistë ishin të gjithë artistë shqiptar që dy viteve të fundit kanë prodhuar: Film metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurtër dhe film dokumentar.Poashtu, u shfaqen edhe tre filma me artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori, që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi ngaqë casti i tyre, ka në perberje shqiptar.

Kështu, që, për pesë netë me radhë, kan qenë dhjetra, kineast të nderuar , artistë, dhe adhurues të kinematografisë, lider dhe veprimtar të komunitetit, figura të shquara, studentë e studente shqiptarë, që studionë në shkollat amerikane, të cilët ndoqën me shumë interes Festivalin e Filmit Shqiptarë në New York- të quajtur “ Java e filmit Shqiptar USA 2016 “- me edicionin e 5-të saj.

Festivali u mbyll me një ceremoni kushtuar këtij eventi, në të cilën morën pjesë artistë të ndryshëm, diplomatë, dashamirës të filmit, miq, dhe të ftuarit specialë, përfshirë z. Isa Mustafa, Kryeministri i Republikës së Kosovës, gjithashtu, dhe z. Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija, me stafin e diplomatve të kësaj konusllate, këshilltari i Presidentit Nishani, z Flamur Gashi, z. Ismet Smajli sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Botë, e tjerë.

Edicioni i V-të, në të cilin u shfaqën 26 filma, u mbajtë në dy kinemat e  New Yorkut, Chelsea Cinepolis Cinema dhe Producers Club, prej dates 16  deri me 20  shtator  2016, dhe ka nxitur për çdo natë, edhe debate në një forum të tipit amerikan Q & A.

Festivali Albanian Film Week 2016, më parë kishte bërë përzgjedhjen e filmave konkurrent për këtë edicion të V-të, ku nga gjithsejtë 137 aplikimeve, ata kishin përzgjedhur për konkurim 26 filma të metrazhit të gjatë, metrazhit të shkurtër dhe atij dokumentar, që të ishin pjesë e festivalit të tyre.

Gjithashtu, ky festival me që u zhvillua edhe në vitin e Shejtërimit të Nëna Terezes, simbolikisht, ai  iu dedikua jetës dhe veprës së figurës të Saint Terezsa of Calcuta, tha në çelejen e këtij festivali, moderatorja – gazetarja e njohur Kozeta Turishta., e cila, mbrëmë u paraqit me një sharm të veçantë, kuq e zi.

Mbrëmë, në natën e fundit, konferencieria Turishta, duke vlerësuar në shkallën më të lart, punën e krijueses së këtij festivali në Amerikë, atë të producentes dhe artistes Mrika Krasniqi, tha se :”Misioni i Albanian Film Week, është që të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca shqiptare dhe e huaj, me synimin e veçantë, që filmit shqiptar ti ofrohen perspektiva të reja, edhe në këtë  botë të madhe të kinematografisë botërore, siç është edhe kryeqyteti i flimit në botë, metropoli botëror New Yorku”.Edhe, partneri i saj – konferencieri Bucolli, mbasi ka prezantuar çdo fitues, jurinë, dhe personalitetet, pjesëmarrse, duke treguar në mënyrë të veçantë edhe disa nga vlerat e tyre,  ka vlersuar gjatë fjalës së tij, artisten, producenten, dhe krijuesen e këtij, festivali, znj. Mrika Krasniqi CEO dhe ekipin AFW, “që me dedikim të plotë, tha ai, e kane bërë të mundshme ofrimin e kësaj foleje filmike për film bërësit dhe të dashamirët e filmit shqiptar në SHBA”. Në natën e mbylljes së festivalit ndarejn e çmimeve për filmat më të mirë pjsëmarrës në kategori të ndryshme, përshëndeti Festivalin e Javës së Filmit Shqiptarë në SHBA,, dhe urojë njëhereshit sukses, festivalit,  organizatorëve, artistëve dhe kinesatëve shqiptarë, edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Isa Mustafa.

Festivali, u mbyll me prezantimin e jurisë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.

Ndërkohë, që në emër të, jurisë profesionale, dy emrat më simpatik të moderatorëve, të cilët prezantuan me shumë fines, dhe profesionalizëm gjatë 5 netëve javën e filmit shqiptarë :”Java e Filmit Shqiptar 2016” në Manhattan, pra moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane, gazetarja Kozeta Torishta, nga Shkodra(e cila jeton e punon në SHBA) dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli, ftuan fituesit e çmimeve për të tërhequr çertifikatat e mirënjohjes dhe kupat e kristalta, të Festivalit të V-të, “Albanian Film Week 2016”

Këtë edicion u ndanë 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të  mira pjesmarrëse:

-Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë

Crom-Bujar Alimani-

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër

Capsule-Irdit Kaso

-Dokumentari më i mire

Trapped by Law-Sami Mustafa

-Aktori më i mirë

Kasem Hoxha-Crom

-Aktorja më e mirë

Ilire Vinca-A drop of blood

-Muzika më e mirë

Red Fire- Jiuseppe Teipodi & Francesco Barletta

-Kamera më e mirë

Buka

-Regjisori më i mirë

Bujar Alimani-Crom

-Çmimi i produksionit

PAFTUAR-Roland Uruci

-Çmimi i publikut

Red Fire-Jotti Ejlli

Kështu që misioni festivalit Java e Filmit Shqiptar 2016, në New York, përfshiu edhe misionin e saj fisnik, për të shërbyer si një katalizator për zhvillimin e komunitetit dhe angazhimin frymëzues të komunitetit nëpërmjet filmave në mendime dhe diskutime të hapura, edhe në një forum Q & A  me prootogonistët e këtij festivali, mysafirët e të ftuarit që janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedona, Mali i Zi, dhe Lugina e Presheves si dhe nga diaspora.

Debati në këtë festival – fokusohej në kinematografinë shqiptare, ndikimin e saj në botë dhe të ardhmen e industrisë së filmit shqiptarë.

Java e Filmit Shqiptar 2016, në New York, u ndoqë duke u pasqyruar gjerësisht në mjetet e shtypit, të cilat i dhanë jehonë të madhe edhe në Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, nga gazetarët e komunitetit shqiptarë, në Amerikë, Televizioni 21, nga Kosova, ( Halil Mula) Rexhep Myftari Founder and CEO at DardaMEDIA, gazeta Dielli ( editori Dalip Greca) Televizioni Klutura Shqiptare (Drejtor Adem Belliu), dhe gazeta Bota sot, si dhe gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

Konferencieri i këtij festivali në mbyllje, Lulëzim Bucolli, deklarojë se eshtë hapur konkursi për skenare, nga kompania Nil Production, e cila tha ai do të nadjë 50 mijë dollarë, për sinopsisët që premtojnë pët tu zhvilluar në skenar.

Ai sqarojë se :” Konkursi, do të jetë i hapur për aplikimet e hershme, për filma të metrazhit të shkurtër e të gjatë, e dokumentar, dhe do zgjatë deri në 5 Tetor 2016,(d.m.th. vetëm 15 ditë kohë për të përgatitur një Sinopsis së paku nji faqe)

Njëkohësisht të interesuarit, theksojë Bucolli, mund të aplikojnë tek faqja e festivalit ose direkt tek kompania www.nilproduction.net.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Bujar Alimani, e Nju jorkut, fitues i dy cmimeve, ne festivalin

25 Festivalet shqiptare ne Nju Jork

November 9, 2015 by dgreca

Intervistë me kryeredaktorin e revistës Jeta Katolike – Mark Shkreli/
Shkreli : “Festivali Shqiptar është vetëm SHQIPTAR – është madhështor me këngë, valle e melodi nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare përfshirë Arbereshët dhe diasporën”/
Nga Beqir Sina/
Lehman College – Bronx NY : Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, i cili është padyshim një ndër evenimentet më të mëdha kulturor, që mbahet në diasporë, dhe, tregonë më shumë se çdo gjë, se: në komunitetin shqiptar në Amerikë, shqiptarët janë njerëz të apasionuar, cilët, dinë të respektojnë dhe e paraqitin folklorin autentik kombëtar shqiptar, edhe në një largësi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre, festoi 25 vjetorin e krijimit të.
Natën e festivalit biseduam me kryredaktorin e revistës “Jeta Katolike” zotin Mark K. Shkreli i cili tha se :”Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është një pasuri e madhe dhe një famë e madhe, për gjithë folklorin e bukur shqipëtar. Pikërisht, kjo i bënë shqiptarët në Amerikë, të dallojne nga popujt e tjerë këtu(SHBA) me këtë manifestim të madh kulturoro-artistik”.
Në vigjilje të eventit më të madh të trashëgimisë folklorike, shqiptare në SHBA. Si pjesmarrës që nga festivali i parë çfarë mund të na thoni, rreth këtij edicioni, i cili është jubilar – pra kremton 25 vjetorin. Çfarë do të thonit për përgatitjet që keni bërë dhe si u prit nga publiku?
Planifikimi i Festivalit jubilar të 25-të ka filluar që nga përfundimi i Festivalit 24, kurse përgatitjet intezive nisen që nga qershori. Grupi përgatitor ka qenë në kontakte të vazhdueshme përmes postës elektronike, kurse mbledhjet janë bërë çdo të premte, duke filluar në javën e parë të shtatorit. Biletat ishin në shitje që disa javë para – dhe çka të themi, ndenjëset më të mira, pra publiku i gëlltiti që në ditët e para. Andaj, si përherë, edhe sivjet salla madhështore e Lehman Center for the Performing Arts, në kampin e Lehman College, u përmbush deri në ndenjësen e fundit në lozhat çka tregon edhe për një sukses tjetër. Atë se Shqiptarët e metropolit të New York-ut, por edhe rreth tij, kanë etje për këngët dhe vallet tona të mrekullueshme. Ne, brenda mundësive tona, jemi përpjekur që këtë etje t’ua shuajmë dhe besojmë se ia kemi arritur qëllimit, për 25 vjet festival vetëm shqip.

Prej kur e keni nisur rrugëtimin e këtij festival, a e keni menduar ndonjehër të ardhmen e tij?

Festivali i parë është organizuar në vitin 1991 dhe është zhvilluar mu në këtë sallë. Nismëtarët ishin dy të huaj nga organizata Ethnic Falk Arts Center (EFAC), z. Martin Koenig dhe zonjusha Ethel Raim, e me përkrahjen e pakursyer të famullitari tonë, të përndershmit Dom Pjetër Popaj. Natyrisht se atëherë nuk mendohej se kjo ngjarje kulturore do të bëhej tradicionale dhe edhe më pak se do të vazhdonte për 25 vjet, pa ndërprerje. Tani, jo vetëm që jemi të gëzuar që mbijetuam për një çerek shekulli, por jemi të sigurt se do të vazhdojë për shumë vjet dhe dekada në të ardhmën. Natyrisht, kjo do të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e artistëve tanë, në mënyrë vullnetare, ashtu si kanë bërë tash 25 vjet.

A ka ndikuar mbajtja e këtij festivali në diasporë, tek brezat e rinjë në trashigimninë kulturore të shqiptarve të Amerikës?

Natyrisht se festivali shfaqet vetëm një natë, por përgatitjet zgjasin pothuajse pa ndërprerë, ashtu që ndikimi në të rinjt është i jashtëzakonshëm. Grupet artistike të komunitetit, “Rozafati” i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, “Bashkimi” nga Bostoni, “Gjergj Kastrioti” nga Michigan-i, “Fondi i Përbashkët” nga New Jersey, “Kelmendi” dhe “Bashkimi Kombëtar” nga New York-u, e të tjerë, mbledhin rreth veti dhjetra, dhe qindra, të rinj, të cilëve u jepet rasti të vallëzojnë sëbashku, por edhe të shoqërohen njëri me tjetrin, ashtu që krijohet një lidhje mes tyre për tërë jetën. Disa nga ata janë sot instruktorë apo organizatorë të grupeve dhe festivalit. Të rinjtë që vallëzojnë së bashku, qëndrojnë së bashku.

A ka qenë ky festival një zgjedhje rastësore apo një ide e gjatë e atyre që e krijuan për të bërë një festival folklorik gjithë shqiptarë në Amerikë?

Rrënjet ose fillimet e festivalit duhet kërkuar në takimet e klerikëve shqiptarë të tre besimeve në fillim të të shtatëdhjetave, me përkrhajen e dy personave që u përmenden më sipër, pra Martin dhe Ethel, e me qëllim ruajtjen e folklorit dhe elementet e mira të traditës shqiptare, këtu në mërgim, gjithnjë duke u mbështetur në shembullin e arbëreshëve të Italisë, të cilët, me ndihmën e këngëve dhe valleve, mbijetuanë pesë shekuj dhe po vazhdojnë me shumë sukses, duke ia arritur që gjuha shqipe të radhitet mes gjuhëve të tjera zyrtare në Itali. Atëherë nuk mendonim për një festival, por thjeshtë për të siguruar një aktivitet që do të shërbente si mjet i ruajtjes dhe trashigimit të traditës dhe folklorit nga dhe për brerznitë e reja. Fati dhe puna e palodhur e vullnetarëve, dashamirëve të kombit dhe traditës, bënë që nga këto përpjekje të lind Festivali Shqiptar i New York-ut, me të cilin krenohemi ne si organizatorë dhe i tërë komunitetit shqiptaro-amerikan.

Cilat kanë qenë sfidat e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” nga edicioni në edicion, deri sa erdhët në 25 vjetorin e tij?

Çdo ndërmarrje, sado e vogël, për të pasur sukses, ka edhe kërkesat, nevojat e saj. Ne, që në fillim kishim deshirën, vullnetin dhe gatishmërinë të bëjmë ç’ishte e mundur për të ruajtur kombësinë, kulturën dhe traditat tona të mira, por na mungonin njohuritë e artit, këngës e valles. Përveç kësaj, mungonin edhe mjetet financiare për një gjë kaq të madhe. Por, sikur thonë këtu në Amerikë, “Kur është vullneti, gjëndet edhe mënyra”, edhe ne iu drejtuam artistëve të komunitetit, të cilët iu përgjigjen thirrjes sonë duke marrë pjesë, nga viti në vit, pa kurrëfarë shpërblimi monetar. Kurse, për mbulimin e shpenzimeve për sallën, foninë, ndriçimin, dhe shpenzime të tjera lidhur me venien e festivalit në skenë, na ndihmojnë biznesmenët shqiptarë dhe ata amerikanë që frekventohen nga shqiptarët, me reklamimin e biznesëve në broshurën që ne botojmë për çdo festival. Të ardhurat nga kjo broshurë e bëjnë të mundur që çmimi i biletave të jenë i përballueshëm për të gjithë.

Çfarë selektimi keni ndjekë, në çdo edicion për përzgjedhjen e grupeve, këngëve e valleve, istrumeneteve dhe veshjeve folklorike shqiptare. Ku janë fokusuar temat?

Qëllimi jonë parësor është që festivali të jetë gjithshqiptar, pa kurrëfarë dallimesh. Andaj, për t’ia arritur këtij qëllimi, ne përpiqemi që në çdo festival të ftojmë grupet nga i gjithë komuniteti. Natyrisht që përveç grupeve, edhe solistët janë të ftuar pa dallim. Besoj se kjo edhe e ka bërë festivalin të përqafohet nga të gjithë. Kërkesa jonë është që si valltarët ashtu edhe këngëtarët të vishen me veshjet kombëtare (mundësisht) dhe programi të pëmbajë pika nga të gjitha trojet pa kurrëfarë kufri artificial. Kurse tema gjithmon e përket një ngjarje historike të atij viti kur mbahet festivali s.p.sh, kur u shpall pavarësia e Kosovës tema ishte për Koosvën e pavarur e kështu kemi vazhduar me Nëna Terezen, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me ngjarje të tjera kombëtare.

Diçka mbi pjesmarrësit dhe grupet e festivalit të 25-të, a mund të na thoni?

Edhe kësaj radhe, pjesmarrja ka qenë e larmishme, me këngë nga të gjitha trojet, duke përfshirë edhe arbreshët, grupet artistike, tashmë të njohura publikut tonë, sikur janë “Bashkimi”, “Rozafati”, “Rugova”, “Gjergj Kastrioti”, “Kelmendi”, “Kënga dhe Vallja Shqiptare” dhe, kësaj radhe, ishte nga Ulqini, ShKA “Ana Malit”, e përbërë nga 35 veta, me ndihmën e kryetarit të Komunës z. Fatmir Gjeka.

Cila, është ajo që do të ishte risia e festivalit të 25-të të këngës dhe valles popullore në SHBA, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”?

Çdo këngë dhe çdo valle në festivalet tona është një risi, sepse ato janë të papërsëritshme nga vitet e mëparshme. Por, si e theksova më parë, këtë festival e bëri paksa të veçantë, për nga pjesëmarrja, dhe pritja që ju bë edhe grupit nga Ulqini, “Ana Malit”, si dhe Studentët e Montclair State University, me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hyseni..

Dhe së fundi, çfarë mesazhi mendoni se po përcillni me anë të këtij festivali ?

Është e tepërt ta përsërisim se Festivali Shqiptar është vetëm SHQIPTAR – është madhështor me këngë, valle e melodi nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare përfshirë Arbereshët dhe diasporën. Andaj u bëjmë thirrje të gjithëve, pa dallim, artistëve, mësuesëve të artit, shoqatave kulturo-artistke, vullnetarëve dhe, natyrisht popullit tonë të tre-shtetëshit, të marrin pjesë, në çdo festival ashtu që kjo traditë të vazhdojë të jetojë në pafundësi, për më shumë festivale.

Intervistoi:Beqir SINA – New York

Filed Under: Interviste Tagged With: e Nju jorkut, Festivalet, Mark Shkreli

Shqiptaret ne Nju Jork, ne mbeshtetje te Robert Astorino

June 12, 2014 by dgreca

NJU JORK: Një grup mbështetës i komunitetit shqiptar dhe amerikan në fushatën e Robert Astorino- Kandidat Republikan për Governator të Nju Jork-ut/
Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon/
Nga BEQIR SINA, New York /
SCARSDALE – NEW YORK : Një grup mbështetës, i komunitetit shqiptarë dhe atë amerikanë, të z. Rob Astorino – kandidatit republikan për governator të Nju Jork-ut në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2014, u mblodhën për të mbeshtetur atë për garën kundër Governatorit demokrat Andrew Cuomo.
Anëtarja e këshillit së bashkisë , Pleasant Valley në New York, Zj. Lisa Milicaj, si dhe presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley , organizojë të hënën, 9 Qershor 2014, një darkë për rritjen e fondeve(fundraiser) në lokalin”TuttaBella Trattoria” në Scarsdale. Kandidati republikan për governator, Rob Astorino, në 3 Nëntor 2014 do të përballet në garën për Governatorin e Nju Jork-ut, me demokratin Andrew Cuomo, i cili aktualisht qendron në postin e governatorit të shtetit.
Organizatoria e kësaj darke, për rritjen e fondeve(fundraiser), Znj. Milicaj tha “Ne u mblodhëm së bashku të hënën për të ndihmuar financiarisht fushatën e kandidatin republikan Astorino – për të bërë një ndryshim për shtetin tonë. Shteti i New York-ut, shtoi ajo i cili konsiderohet të jetë qendër e biznesit të botës, tani renditet në vendin e 50-të, vendeve më të keq për të bërë biznes. Kandidati republikan Rob Astorino – në Kuvendin Republikane të Nju Jork-ut, disa muaj më parë, është zgjedhur në mesin e shumë emrave, për të qenë ai kandidat për Governator nga Partia Republikane. Mbasi republikanët besojnë tek Rob Astorino, se ai ka për të bërë realitet të gjitha ato që ai ka premtuar të i realizoj. Republikanët, thonë se ai nuk ka “shkelur” asnjë herë mbi besimin e njerëzve dhe është i denjë për të qenë kandidat për Governator i shtetit të Nju Jork-ut.
Deri tani ka shumë prej nesh që janë të pakënaqur mbi tatimet, shprehet Zj. Lisa Milicaj – mbi ligjet, shkeljet e ndryshme, shkeljen e amandamentit të 2-të, shkeljet e të drejtave tona të pronës private dhe sistemit tonë shkollorë, të drejtuar nga qeveria federale. Zj. Milicaj sqaroi se Kushtetuta Amerikane lejon ç’do shtet te kete kontroll mbi sytemin e tij shkollor.
“Meqenëse, shumë prej nesh kemi bërë investime, kemi biznese, dhe familjet tona këtu në shtet; ne nuk kemi mundësi për të lëvizur larg tij – por do të qendrojmë dhe të ndihmojmë Nju Jorkun, thotë Zj. Lisa Milicaj dhe besonë se : “Në thelb, pra në esencë ne duhet të heqim me votë politikanët që bëjnë zgjedhjet e gabuara në qeverisje dhe si rezultat të veprimeve të tyre vuajmë ne”.
Më tej, anëtaria këshillit së bashkisë ,Pleasant Valley, New York, Zj. Lisa Milicaj, presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley theksonë se :” Politikanët duhet të mos harrojnë se zgjedhjet e tyre që po bëjnë, nuk po na ndihmojnë por vetëm po na krijojnë dhimbje, dhe ja pse duhet t’a bëjmë të ditur, këtë Nentor me votat tona, se ata janë votuar si shërbyes të publikut dhe nëse ato nuk e mbështesin publikun, atëhere duhen të zbohen”. New Yorku, duhet të jetë shteti që shkëlqen në këto zgjedhje dhe t’a bëjë të qartë, se nuk do të na verdadallisin më njerëzit e padobishëm, ne jemi këtu për të qendruar dhe ti bëjmë të ditur politikanëve në Albany – se nuk mund të sillen siç dëshirojne ato”
Z. Rob Astorino , aktualisht ka shërbyer për dy mandate si kryeshefi ekzekutiv i kantonit “Westchester County” që ndodhet në veri të Nju Jork-ut, dhe tani ka pranuar zgjedhjen e Partisë Republikane, për të kandiduar për governator të shtetit të New York-ut, në Kuvendin Republikanë të mbajtur në Rye Brook – New York.
Z. Astorino , është një 47 vjeçar , i cili ka lindur në Mount Vernon te Nju Jork-ut, por u rritë në provincën Mount Pleasant, duke u arsimuar në Universitetin Fordham në Bronx të Nju Jork-ut . Rob Astorino, është i martuar me Zj. Sheila Astorino, dhe ka tre fëmijë. Z. Astorino është komentator në radio, ku aktualisht komenton për një radio televizion katolikë – Channel SIRIUS XM në satellitë , dhe ka mbajtur disa poste të zgjedhura në Westchester County . Ai u zgjodh Kryeshef Ekzekutiv i qarkut në vitin 2009 dhe fitoi rizgjedhjen vitin e kaluar .
Në shtetin e Nju Jork-ut, republikanët nuk kanë fituar një garë për Governatorë, që nga republikani George Pataki i cili la mandatin e fundit në vitin 2002.
Republikanët e shtetit të Nju Jorkut, tani pritet të përballen me sfida të ndryshme, si ajo me Governatorin Andrew Cuomo, anëtarë i Partisë Demokrate, ku njerëzit që janë të regjistruar si demokratë, i tejkalojnë republikanët 2-1 në gjithë shtetin e New York-ut .
Republikanët, shpresojnë qe Z. Astorino, mund të përsëris suksesin e tij – duke tërhequr votuesit e të gjithë spektrit politik . Ai ka disa avantazhe : Pas një karriere të gjatë të komunikimit me publikun në të gjithë shtetin e New York-ut, duke dhënë intervista dhe bërë komente çdo ditë në mbrëmje në TV Channel SIRIUS XM . Të enjten, ai mbajti një pjesë të shkurtër të fjalimit të tij në spanjisht .
Duke folur me gazetarët të enjten e kaluar, z. Astorino pranoi sfidat me të cilat përballen , siç janë për ngritje fondesh, për të “mposhtur” avantazhin e z.Cuomo – Por, ai tha se ka besim se do të ketë mbështetje për te mbledhur fonde të mjaftueshme për të qarkulluar anembanë Nju Jork-ut mesazhin e tij “Një luftë për të shpëtuar Nju Jork-un ”
Ndërkaq, duke e parë kandidimin e z. Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Nju jorkut, kandidat, republikan, Robert Astorino, shqiptaret

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT