* Dokumentari”DOM” i kushtohet Famulltarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj/
* Morën pjesë : Konsullaj e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ambasadorja Teuta Sahatcija dhe Konsulli Ylber Kryeziu si dhe kryesia e Vatrës me Kryetarin Gjon Bucaj, gazetarë e artistë.
Të Dielën, 23 tetor 2016, u shfaq në Qendrën “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” filmi dokumentar “DOM” i Bujar Alimanit me Skenar të Dritan Haxhia, producentë: Dritan Haxhia & Damian Pervizi, montazhi:Sabir Kanaqi,muzika Fatrin Krajka,fotografia Dritan Haxhia,Sabir Kanaqi;TD Digital Production- Euro-Photography-90 Production.
Fillimisht,pjesmarrësit kanë vizituar ekspozitën fotografike të Dritan Haxhisë kushtuar Famullitarit Dom Pjetër Popaj.
Kryetari i këshillit të Kishës”Zoja e Shkodrës” z. Tonin Lumaj, u ka uruar ,mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka prezantuar realizuesit e dokumentarit “DOM”.
Bujar Alimani ka treguar me emocion se si shkoi tek figura e meshtarit Dom Pjetër Popaj, kur e takoi për të parën herë në një veprimtari të komunitetit, si u impresionua nga kleriku me shqipen e kulluar, si e bëri për vete erudicioni i klerikut, si u ndje kur vizitoi për të parën herën bibliotekën e dom Pjetër Popajt, ku mes rafteve shqoi librat e Martin Camajt,Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, ku pa shumë enciklopedi dhe shumë shkrimtarë të huaj, kryesisht letërsi.
U binda, se përzgjedhja e meshtarit të përkushtuar Dom Pjetër Popaj, për këtë dokumentar, ishte plotësisht e merituar, tha në fjalën e tij para shikuesëve të parë të dokumentarit, regjisori Alimani.
Dhe kështu nisën xhirimet që në prill të vitit të shkuar…
Autori i skenarit dhe bashkautor i fotografisë, Dritan Haxhia, falenderoi dom Pjetër Popaj, që pranoi ta ndanin bashkë eksperiencën 30 vjecare për t’ia përcjellë shikuesit përmes kamerave. Më pas ai u ndal në rrugëtimine tij në shtigjet e gazetarisë dhe fotografisë, që nga fiksimi i refugjatëve të parë shqiptar që kaluan kufirin grek në fillim vitet ’90 të shekullit të shkuar(ekspoziat e tij në Athinë, Tiranë dhe Nju Jork) e deri në ditët e sotme në SHBA, si nisi bashkëpunimi me Alimanin dhe pjestarët e tjerë të këtij dokumentari, si u bashkua pasioni dhe inspirimi në këtë bashkëpunim vullnetar, ku koston prej 20 mijë dollarësh e ka përballuar vetë ekipi realizues.
Më pas shikuesit e shumtë që kishin mbushë sallën e ndoqën me interesim dokumentarin, duke duartrokitur shpesh herë rrëfimet e famullitarit Dom Pjetër Popaj.
Në ekran përcillej historia e dom Pjetër Popaj, që nga vendlindja e tij, fshati Shëngjergj, ku pati lindur më 10 qershor 1958, në një nga qendrat e hershme të krishtërimit ndërshqiptarë.
Para kamerave Dom Pjetër Popaj ka rrëfyer gjithë jetën e tij dhe të famullisë.Shikuesi ndjek rrëfimin dhe mëson se…(Për më shumë lexo Gazetën DIELLI ne print))