Nga Gëzim Llojdia/
1.Ai iku nëpër mjegull. Si mërgojnë shpirtrat e poetëve përtej botës tonë. Në dimensione të kohës është përsëritja qindra vjeçare e poetëve,që humbasin në pikëllimin mëngjesor,por që rizgjodhën e ndërkaq rilindin nga ndriçimi yllësor. Kishte kohë që sëmundja e rëndë tek fytyra e zbehtë e poetit,kritikut,publicistit Petrit Qejvani ,ruante kërcënimin e një dihatje të vështirë. Stomaku nuk ndjente më sëmbimet e zemrës. Por ajo nuk ndjente më, as klithmën e dalur nga fundi i shpirtit. Firomën e fundit, që kërcënonte dhe e kurthonte me terrin e zi,përgjithmonë e dha me 13 gusht 2014,në mbrëmje,ne Spitalin e Vlorës.I but shpirti i tij.I lehtë si ajri,shtegtoi në prerin qiellor. Kështu rangut të poetëve tw këtij qyteti jugor,do tu mungojë një zë i bukur.
2.Vasil Qesari-gazetarë TV Francë. Në Spitalin e Vlorës u shojt jeta e mikut, shokut dhe kolegut tone te shtrenjte, Petrit Qejvani. Pas një sëmundje te rende e te pashërueshme, pas një beteje te forte për ta mposhtur atë, zemra e tij pushoi. Kështu,në moshë të parakohshme, u nda prej nesh një nga intelektualet me te spikatur te qytetit te Vlorës: Pedagogu, poeti, kritiku i artit, publicisti dhe njeriu me zemër te madhe i njohur për veprimtarinë e tij intensive dhe cilësore, jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne trojet jashtë saj.
Petrit Qejvani, ishte njeri me vlera te veçanta humaniste, me kulture enciklopedike, me talent dhe krijimtari mjaft cilësore artistike, me sensibilitet te madh shpirtëror si edhe me virtyte te çmuara, njerëzore e intelektuale. Ai, le një boshllëk te madh mes nesh, miqve dhe shokëve te tij, një dhembje te thelle e pikëllim te veçante jo vetëm për familjen, vëllezërit e motrat, por edhe për te gjithë ata qe e njohën nga afër dhe i qëndruan pranë,ne çdo kohe,situate e periudhe te jetës,te mire apo te vështirë .Jeta, personaliteti, puna dhe krijimtaria e Petrit Qejvanit, veprimtaria pasiononte ne shume fusha si edhe kontributi i tij arsimor e artistik, gjithçka qe ai përfaqësonte si njeri, pedagog dhe artist, do te mbeten te paharruara ne zemrat tonë.
lmi Cani Një skicë e vogël,një portret perfekt për Kallaratin. Një përshkrim lakonik. Respekt për figurën e tij
Lame Fandi kritik arti: Ishte befasi e dhimbshme humbja e Petritit, këtij shoku te dashur, me te cilin kemi qene çdo dite, për një vit te tere, ne te njëjtat banka studimesh pasuniversitare.
Violeta Brahimaj Humbje e parakohshme për njeriun e shkrimeve, mësuesin e pasionuar, drejtuesin e drejte dhe vizionar.
Fatmir Toci :shuhet një zë nga Vlora dhe nga lumi… pedagogu i apasionuar, publicisti i shquar vlonjat. Një lajm i hidhur për humbjen e një miku si Petrit Qejvani, profesorit dhe publicistit te spikatur, një zë autentik intelektuali vlonjat.
Sejmen Gjokoli;Jam në Kosove por po më trondit lajmi që po lexoj në Statusin e Ergys Alushit,këtë mbrëmje të vonë . I rende plumb ky lajm, si Bogonica mbi Kallarat, apo si Çipini përballë….Na iku parakohe një shok i mire, një edukator shembullor, një krijues dhe analist i shkëlqyer,një poet i mrekullueshëm, një pasionant i fjalës dhe artit, një polemist i klasit të parë, një intelektual që s’dinte të bënte kompromis me mediokritetin, majtist evropian i thekur, një mjeshtër i njohur i fjalës së shkruar dhe folur, një bashkëpunëtor i shkëlqyer në veprimtaritë kulturore e artistike të 100 Vjetorit të Pavarësisë, një NJERI me germa te mëdha….Lamtumire shoku dhe miku im i mire !
3.Kallarati (skicë-esse) Nga Petrit Qejvani
Petrit QejvaniNë mes të Labërisë së thellë, në të dy anët e Lumit të Vlorës, sapo ai ka marrë startin, në këmbët e malit të Bogonicës, shtrihet Kallarati. Nga të rrallët fshatra të dyzuar, njëri përballë tjetrit, si ne legjendë: një i gjallë, tjetri i vdekur (i djegur), por me rrënojat thuaj 100-vjeçare ende në këmbë, mbresëlënëse.
Është një fshat i vogël, ” i paktë” siç thotë kënga popullore, por i vetmjaftueshëm në qenien tij, me njerëz të qetë e dinjitozë, që zënë vendin, që u takon në jetë dhe në shoqëri, modestë dhe të pagabueshëm në vlerësimin e vetes dhe të tjerëve. Që nuk e matin veten me hijen e mëngjesit, që nuk mburren e bëjnë zhurmë, kur bëjnë gjëra të çmuara, por bëjnë gjithçka bëjnë njerëzit e zakonshëm të kësaj bote.
Që zënë pozicionet e tyre kur kërcënohet liria dhe kur duhet thënë fjala. Ata nuk bënë asnjëherë teatër në jetën e tyre, për t’u dukur para të tjerëve, fqinjëve apo botës, sepse janë të natyrshëm. Një fshat mes malesh, me shpatulla mbështetur te mali i tij i bukur dhe bujar, Bogonica, një mal interesant, me dy maja gati simetrike dhe me një livadh të gjelbër në mes, si për të qetësuar rreptësinë e majave në krah të njëra-tjetrës. Duket sikur është projektuar njëherë nga njeriu, pastaj është realizuar, në trajtën e një ë-je gjigande, si tek “ëëolksvageni”. Është një fshat, që nuk shfaqet menjëherë, por pjesë-pjesë për shkak të relievit të thyer dhe të kodrave, që fshihen njera pas tjetrës, me pemë rreth oborreve dhe me një prehër tokë para çdo shtëpie për shkak të terrenit të sertë prej guri e shtufi. Por i bukur, ndoshta më i bukuri i fshatrave përreth , i zbritur buzë rrugës automobilistike, me një lumë të kthjellët, që gjarpëron midis rrapeve, që e bën më poetik dhe romantik. Një fshat i vogël, por i veçantë, me mullirin e dikurshëm, me shkollën, me qendrën shëndetësore, me klubin e vogël ndanë xhadesë, me dyqanin në Qafën e Ubavit, me njerëz, që e kanë ditur me kohe se bota nuk fillon e mbaron me sinoret e fshatit, ndonëse pa emigracion të shënuar. Ndërsa pas vitit 1990 si gjithë të tjerët. Dhe nuk e rrahën ndonjëherë gjoksin se kishin bërë çudira…
Ka qenë fshat i madh dikur, thonë. Bile një këngë popullore flet për 42 dyqane!.Pak si shumë!..Gojëdhëna thotë se dikur një murtajë shoi fshatin dhe, mes lemerisë, ata që shpëtuan iknin ku të mundnin. Një pjesë e tij mbeti, për pamundësi largimi apo nga malli për vatrën,(ku i dihet?!) duke u zhvendosur pak më tej, aty ku sot është Fshati i djegur, një arkeologji e rrallë mbi tokë, një “Trojë e vogël” labe, shqiptare, djegur në fillim të shekullit XX (1914) nga po ata që dogjën Trojën e madhe. Këtë ndjesi më jep, sa herë e vizitoj, sidomos pasdite, në perëndim të diellit, kur nga rrezet e tij muret e rrënuar dhe pluhuri i shkatërrimit marrin një ngjyrë kafe të kuqërremtë. Ka dhe një pllakë në lapidarin simbolik atje. Sot fshati po braktiset sërish, por jo prej ndonjë fatkeqësie natyrore a pushtimi, por thjesht me dëshirë për një jetë më të mirë drejt qyteteve. Ndoshta kjo braktisje do të kthehet në një rilindje, në një pamje e funksion tjetër. Do të vijë koha, kur do të ndërtohen shtëpi të reja për efekt pushimi, sidomos në verë. Nuk është një ide fantastike. Besoj do të ndodhë kështu, bile jo larg, sapo ish fshatarët të “ngopen” me qytetin, gjë që e kanë bërë të tjerët para nesh. Sepse natyra në Kallarat është e bukur: mali, lumi, pylli i Morrezës me rrepe te lashtë, ajri i pastër, qielli i thellë…Duhet vetëm rruga e mirë për të shkurtuar kohën, pasi nga Vlora 50km nuk janë ndonjë distancë e madhe. Ndoshta një ditë një rrugë e mirë do të shkojë dhe atje…