• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTA GJERMANE ALEATE E NATYRSHME E POPULLIT SHQIPTAR

July 5, 2015 by dgreca

Nga Prof. Asc. Dr. Thanas L. GJIKA/
Populli shqiptar, i quajtur ilir gjatë Antikitetit e arbër gjatë Mesjetës, këto 2000 vjetët e fundit ka jetuar nën presionin asimilues të romakëve, grekëve, sllavëve e osmanëve. Gjatë këtyre njëzet shekujve ai ka humbur shumë territore dhe sasi të madhe popullsie mbas luftrash e zgjedhash të gjata. Në këto përpjekje për të mbijetuar, për fatin e tij të mirë, popullit tonë i ka dalë në mbrojtje disa herë bota gjermane, thënë më qartë: populli gjerman e ai austriak, si dhe qeveritë e tyre.
* * *
Rastet e ndihmës që i janë dhënë popullit tonë prej popujve gjermanikë janë të shumtë, por ne po përmendim këtu vetëm disa:
Rasti i parë.
Dyndja e popujve gjermanikë (Gotë, Ostrogotë, Vandalë, Hunë, etj) në shekullin e V të e.r. në territoret e Perandorisë Romake e shkatëruan këtë perandori dhe sollën si pasojë çlirimin e popujve të saj dhe ndërprerjen e proçesit asimilues të romanizimit. Në rast se nuk do të ishte shkatërruar Perandoria Romake prej popujve gjermanikë, popullsia ilire mund të asimilohej prej kolonëve romakë. Rreziku i romanizimit bëhet më i qartë po të sjellim këtu gjendjen demografike të trojeve ilire gjatë periudhës së sundimit romak.
Në shekujt IV-V të e. r. proçesi i romanizimit kishte marrë përmasa të gjera në gadishullin Ilirik (sot quhet gadishulli Ballkanik). Mbas pesëqind vjet zgjedhë romake, qytetet fushore bregdetare dhe qytetet anës Rrugës Egnatia ishin mbushur me kolonë romakë (fise Galësh që merreshin me blegrori), mijra administratorë e ushtarë romakë, që ishin sjellë kryesisht prej gadishullit Italik. Qytete si Lissus (Lezha), Dyrrah (Durrsi), Apollonia (Pojani pranë Fierit), Aulona (Vlora), Nikopolis (Nikopoli, pranë Prevezës, sot gërmadha), Kabala (Kavaja), Andronikus (Ndroqi), etj ishin kthyer në qendra kozmopolite me popullsi të përzjerë ku popullsia vendase ilire jetonte në bashkësi me popullsi të tjera kryesisht romake dhe mbeturina të kolonëve helenë të vendosur aty që para pushtimit romak.
Pushtimi romak ndërpreu proçesin e helenizimit në qytetet ilire, por nxiti proçesin e romanizimit me anën e popullsisë romake që solli në ato qytete dhe përdorimin e latinishtes si gjuhë zyrtare. Mbas luftrave Iliro-Romake, popullsia ilire në përgjithësi ishte rralluar gjatë luftimeve. Rrallimi i saj u çua më tej prej konsullit romak Paulus Aemilius (Paul Emili), i cili mbas fitores përfundimtare, shpuri në Romë përveç thesareve të mbretit Gent e familjen e tij mbretërore dhe 150 mijë ilirë si skllevër. Për të ruajtur Rrugën Egnatia dhe degët e saj brenda pak vitesh u sollën në shumë qytete e fshatra anës kësaj rruge e degëve të saj 150 mijë kolonë romakë. Këta kolonë që u sollën me gjithë familje, krijuan një popullsi të privilegjuar, e cila merrej me mbarështimin e bagëtive dhe prodhimin e bulmetrave dhe pëlhurave të leshta për ushtrinë romake, si dhe me ruajtjen e rrjetit rrugor për të siguruar kalim të qetë të trupave ushtarake, të karvaneve të tregëtarëve dhe individëve nga qytetet porte të Adriatikut drejt Bizantit (Stambollit të sotëm). Këtë popullsi administrata romake e quajti AROMANI, për ta dalluar nga popullsia dake, të cilën e quajti ROMANI (rumunët e sotëm të Rumanisë). Në Shqipërinë e sotme pasardhësit e kolonëve AROMANI quhen ARUMUNË / RËMËNË ose VLLEHË, dhe kanë jetuar e jetojnë si një mbeturinë e Perandorisë Romake, si një diasporë që jeton në paqe me shqiptarët në Shqipërinë e Jugut, me grekët në Greqi dhe me maqedonët në Maqedoni për gjatë Rrugës Egnatia e degëve të saj. Kjo popullsi sot është etni kulturore e gjuhësore e veçantë në shtetet e Ballkanit Qendror-Perëndimor, por nuk përbën një minoritet kombëtar të veçantë. Aromunët e Ballkanit nuk mundën të ngjizen si një minotitet kombëtar, sepse ata nuk kanë përbrërë popullsi mbizotëruese në një territor të caktuar me fshatra e qytete, nuk e përpunuan gjuhën e tyre me shkrim, nuk krijuan një letërsi kombëtare, nuk formuan një flamur kombëtar dhe nuk zhvilluan një ideologji kombëtar gjatë shekullit të XIX-të (shekulli gjatë të cilit popujt e Ballkanit formuan ideologjitë e tyre kombëtare).
Me paj fjalë, dyndja e popujve gjermanikë i ktheu popullit Ilir statusin e hershëm, atë të të qenit zot i vendit, kurse popullsisë arumune i dha statusin e një popullsie ardhacake, pra të një popullsie të dorës së dytë, që filloi të jetonte në trojet e gadishillit si diasporë e jo si popull i privilegjuar, që rrezikonte vendasit për t’i asimiluar.

Rasti i dytë.
Dihet se një nga dokumentet e para të gjuhës shqipe të shkruar është fjalorthi i udhëtarit gjerman Arnold Fon Harf i vitit 1497. Ky udhëtar gjatë kalimit të tij me anie nëpër qytetet porte shqiptare Ulqin, Durrës dhe limanin e Sazanit, për të komunikuar me banorët e tregëtarët vendas, hartoi fjalorthin e tij me 26 fjalë, tre shprehje dhe numërorët 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 100, 1000. Ai i shkroi fjalët shqip me alfabet gotik ashtu si i dëgjoi prej banorëve shqipfolës. Kuptohet se këtë fjalorth ai e përdori gjatë ndalesave për të plotësuar nevojat e veta jetike ose tregëtare. Ky dokument u zbulua në Këln të Gjermanisë më 1860 prej një studiuesi gjerman.

Rasti i tretë.
Meshari i Dom Gjon Buzukut, monumenti më i rëndësishëm i shqipes së shkruar lidhet gjithashtu me ndikimin e drejtpëdrejtë të botës gjermane.
Ishte prifti i ri gjerman, Martin Luteri, i cili më 1517 shpalli si protestë ndaj Papatit nevojën e përkthimit, botimit dhe predikimit të Biblës në gjuhën e popullit gjerman për ta bërë më të kuptueshme fjalën e Zotit. Pikërisht këto mendime të Martin Luterit u bënë baza e asaj lëvizjeje fetare që shpuri në krijimin e Protestantizmit si besim fetar dhe të lëvizjes së njohur në histori me emrin Protestant Reformation (Reforma Protestante). Vetë Luteri përktheu Biblën e shenjtë në gjermanisht, duke hedhur kështu bazat e gjuhës letrare gjermane. Rrugën e tij e ndoqën në Europën e shek. XVI e më vonë edhe shumë priftërinj e besimtarë të devotshëm të besimit katolik roman.
Lëvizja e reformës protestante u shtri edhe në Italinë e Veriut dhe në pjesën katolike të Ballkanit të veriut, në Slloveni e Kroaci, ndoshta dhe në qytetet shqiptare me popullsi katolike Tivar e Ulqin, të cilat ishin nën mbrojtjen e Venedikut deri më 1571, kur ranë nën zgjedhën osmane.
Dom Gjon Buzuku, sipas studjuesve shqiptarë Eqrem Çabej, Injac Zamputi, Mahir Domi, etj, për ta krijuar veprën e tij u mbështet në vepra të ngjashme të priftërinjve katolikë kroatë, të cilët ishin të lidhur drejtpërdrejt me reformën protestante gjermane. Prej tyre Buzuku mori dhe gërmat që i duheshin shtuar alfabeit të shqipes që i mungonin alfabetit latin. Edhe studiuesi Ilia Karanxha në veprën e re Barleti apo Beçikemi?… Tiranë 2010, ecën në këtë vazhdë dhe sqaron se veprimtaria e Gjon Buzukut në Venedik ishte e lidhur me bashkëvllazërinë që njihej me emrin Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarëve) e cila mbante marrëdhënje bashkëpunimi me shkollën e dalmatëve San Giorgio degli Schiavoni (Shën Gjergji i Sllavëve) brenda së cilës nuk mungonte prezenca e shqiptarëve. Komunitetet e huaja, si dalmatët, grekët dhe shqiptarët, rekeshin të zhvillonin në Venedik shërbesat fetare në gjuhët e tyre amtare, si pasojë e ndikimit të reformës protestante gjermane.
Pra kushtet që krijoi reforma protestante gjermane i dhanë mundësi priftit shqiptar katolik Gjon Buzukut të përkthente në gjuhën shqipe një pjesë të madhe të Biblës, Së Shkruomit të Shenjtë, këtë vepër madhore që e quajmë Meshari. Me këtë vepër, të cilën e kemi sot të transkriptuar dhe transliteruar prej prof. Eqrem Cabejt (1967) dhe të sjellë në gjuhën e sotme shqipe prej studjuesit Thoma Qendro (2010), Dom Gjon Buzuku e hartoi dhe e botoi për të mbrojtur botën arbërore (shqiptare) të krishtere nga procesi i islamizimit dhe gjuhën tonë nga bastardimi e asimilimi.

Rasti i katër.
Rasti i katër është i lidhur me veprimtarinë e perandorit të parë të shtetit të bashkuar gjerman, Otto Bismark. Ky burrë i shquar shteti dhe politikan i zoti, me këshillat që u dha tre delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878 gjatë takimit me ta, ka luajtur një rol të rëndësishëm për orientimin e drejtë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Kontributi i tij, për fat të keq, deri sot ka qenë mohuar e shtrembëruar në kahje të kundërt.
Të dhënat e bisedës së Bismarkut me Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin dhe Mehmet Vrionin i kemi nxjerrë nga artikujt e gazetave shqiptare të Rilindjes, kryesisht prej gazetës Koha të Mihal Gramenos.
Bismarku mbasi u njoh me kërkesën e delegateve shqiptare për të ndikuar që territoret e banuara prej shqiprëve të mos u jepeshin shteteve sllave të Ballkanit, pyeti:
Si ju quajnë?
Delegatët shqiptarë thanë emrat: Abdyl, Ymer, Mehmet.
Bismarku u dha këtë këshillë: Ju jeni të tre myslimanë. Populli shqiptar është i ndarë në tre besime, në myslimanë, katolikë dhe orthodoksë. Kur të delni nëpër oborret mbretërore të Europës për të mbrojtur çështjen tuaj kombëtare duhet të zgjidhni delegatë nga të tre besimet e popullit tuaj. Ju, duke qenë të tre myslimanë, nuk ju beson kush se kërkoni mbrojtjen e tokave shqiptare. Ju krijoni idenë se ju ka dërguar Porta e Lartë e Stambollit për të mbojtur territoret e Perandorisë Osmane.
Kur Abdyli iu lut që Bismarku t’i ndihmonte për ta bërë të njohur kombin shqiptar, Bismarku i tha:
Më jepni një libër të shkruar në gjuhën shqipe.
Abdyli, i cili nuk u kujtua ose nuk e dinte se në gjuhën shqipe ishte përkthyer Dhiata e Re prej Vangjel Meksit dhe botuar prej misionit evangjelist anglez më 1827 dhe prej Kostandin Kristoforidhit më 1868, u përgjegj:
Nuk kemi ndonjë libër të botuar në gjuhën shqipe këto vite. Kemi vetëm disa libra shqip të shkruar dy tre shekuj më parë prej priftërinjve katolikë të veriut.
Atëhere Bismarku dha këtë sqarim:
Në Europë as ka as do të ketë komb pa gjuhë të shkruar. Shqipëria është një shprehje gjeografike po të mos shkruhet gjuha shqipe.
Propagandat e huaja antishqiptare dhe antigjermane, sidomos propaganda zyrtare osmane, ajo serbe e ruse, këtë thënie mobilizuese e shkurtuan duke ia ndërruar thelbin e saj. Ata shpallën sikur Bismarku kishte thënë vetëm: Shqipëria është një shprehje gjeografike, duke lënë më njanë sqarimin: po të mos shkruahet gjuha shqipe. Kjo shprehje e cunguar e tepër keqdashëse ka zënë vend dhe në shumë tekse të historisë së Shqipërisë edhe sot, madje edhe tek vepra e prof. Kristo Frashërit Lidhja Shqiptare e Prizrenit, TOENA, Tiranë 1997, f. 118.
Në fakt, delegatët e Lidhjes e kuptuan drejt thelbin mobilizues të porosisë së Otto Bismarkut, prandaj ata sapo u kthyen në Prizren dhe pastaj në Stamboll, nxitën atdhetarët që të ngrinin në një nivel të ri përpjekjet për hartimin e nje alfabeti të ri për ta shpënë përpara shkrimin e gjuhës shqipe.
Si pasojë e kësaj nxitjeje u arrit që në Stamboll më 6 janar 1879 të krijohej Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, e cila u njoh prej qeverise osmane në tetor të atij viti. Kjo shoqëri krijoi alfabetin e njohur me emrin Alfabeti i Stambollit që u krijua duke marrë gërmat e alfabetit latin duke e plotësuar këtë alfabet me disa gërma të alfabetit grek, për të pasqyruar me shkrim tingujt e gjuhës shqipe, që nuk i kishte gjuha latine. Filloi kështu puna për botimin e librave në gjuhën shqipe, sidomos puna për hartimin e tekseve shkollore. Poetë të talentuar, të cilët shkruanin e botonin vepra në gjuhë të huaja, si Vaso Pasha në italisht, Naim Frashëri në persisht, Sami Frashëri në turqisht, etj nisën të shkruanin e botonin vepra në shqip duke u bërë nismetarë të letërsisë kombëtare shqiptare.
Përpjekjet për ta bërë sa më masive e sa më të njohur çështjen kombëtare shqiptare shpunë edhe në botimin e disa gazetave e revistave në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj. Në Athinë doli në vitet 1879-80 shqip e greqisht gazeta I Foni tis Alvanias (Zëri i Shqipërisë) prej arbërorit të Greqisë Anastas Kullurioti. Në Corriliano Calabro të Italisë në vitet 1883-87 doli gazeta Fjamuri i Arbërit prej atdhetarit e poetit të madh Jeronim De Rada. Në Stamboll në vitet 1884-85 atdhetarët e atjeshëm botuan revistën Drita-Dituria, etj. Këto përpjekje u kurrorëzuan dhe me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë në vitin 1886 dhe të disa shkollave të tjera në Kolonjë prej Petro Nini Luarasit, etj.

Rasti i pestë.
Njohja dhe studimi i gjuhës, historisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare është kryer më tepër dhe me nivel më të lartë shkencor prej studiuesve të botës gjermane. Askush nuk mund të merret me studimin e këtyre fushave të dijes pa përvetësuar së pari arritjet e shkencës gjermane e austriake. Sa për orientim po përmendim këtu disa emra e vepra që kanë bërë epokë: profesori i Universitetit të Berlinit Franc Bop me veprën e tij Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj; Johannes Georg von Hahn (Johan Xhorg fon Han) me veprën e tij Albanesische Studien (Studime Shqiptare) në tre vëllime, me studimet e tij për përrallat e gojëdhënat tona, etj; Gustav Mayer (Majer) me fjalorin e tij etimologjik të shqipes; Norbert Jokli me stidimet e njohura për origjinën e gjuhës shqipe dhe për fjalëformimin; Maximilian Lamberrtz (Maksimilian Lamberc) me studimet e tij të shumta për përrallat, mitologjinë shqiptare dhe sidomos për epikën e Veriut, ciklin e kreshnikëve, etj, etj.
Të tilla vepra hodhën themelet e shkencave albanologjike në një kohë kur shqiptarët nuk kishin filluar të merreshin me to. Ato e bënë të njohur në botën shkencore europiane pasurinë tonë kulturore, gjuhësore, folklorike, letrare, etj.

Rasti i gjashtë.
Në përcaktimin e kufijve të shtetit shqiptar të pavarur politikanët gjermanë e austrohungarezë luajtën një rol të rëndësishëm për të mbrojtur krahina e qytete shqiptare. Në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha të Europës (Angli, Rusi, Gjermani, Itali, Austro-Hungari e Francë), që u mbajt në Londër prej dhjetorit 1912 deri në gusht 1913, ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Italisë luftuan kundër propozimeve makabre të ambasadorit të Rusisë. Pa këtë luftë kufijtë e shtetit tonë do të ishin kufizuar prej derdhjes së lumit Vjosa në jugë deri në derdhjen e lumit Mat në veri dhe prej Adriatikut deri te lumi Drin i Zi. Pra do të ishte krijuar një shtet shqiptar pa qytetet Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi, Korçë, Përmet, Gjinokastër, Vlorë, Himarë, Delvinë, Sarandë, etj. Ishte koha kur diplomacia e Rusisë cariste luftonte të zmadhonte shtetin Sërb sa më shumë si kundërpeshë ndaj Austro-Hungarisë. Kurse Franca me Anglinë i bindeshin politikës shoviniste ruse në dëm të popullit tonë.
Kur ambasadori rus në atë konferencë ngulte këmbë që Korça t’i jepej Greqisë dhe Shkodra t’i jepej Malit të Zi, ambasadori i Austro-Hungarisë përmendi fjalët e perandorit Franc Jozef: Shtet shqiptar pa Korçën e Shkodrën nuk mund të krijohet, sepse bijtë e këtyre dy qyteteve krijuan ideologjinë e Rilindjes Shqiptare dhe pa këtë mbështetje ideologjike nuk mund të mëkembet një shtet shqiptar.
Kjo thënie, bashkë me ndërhyrjen e Papës, ndikuan që ambasadorët e Francës dhe Anglisë të bashkoheshin me mendimin e diplomatit austrohungarez dhe kërkesa ruse të mos merrej parasysh.

Rasti i shtatë.
Perandoria Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mbas vitit 1918, shteti i vogël i Austrisë që u krijua pas shkatërimit të asaj perandorie, dhanë bursa e të drejta studimi për shumë djem të rinj shqiptarë. Ata u formuan në Vjenë e në qytete të tjera austriake dhe u kthyen e shërbyen në Shqipëri si kuadro të përgatitur në nivelet më të larta të kohës. Vlen të përmendim këtu studjuesin Gjergj Pekmezi, pedagog i gjuhës shqipe në universitetin e Vjenës, doktorët Omer Nishani, Mehmet Kërçiku, Shefqet Ndroqi, studiuesit Eqerem Çabej, Aleks Buda, poetin e përkthyesin Lasgush Poradeci, poetin Hil Mosi, mësuesit e shquar Xhevat Korça, Skënder Luarasi, agronomët Ilia Mitrushi, Milo Pasko, etj, etj.

Rasti i tetë
Politikën amerikane për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar të Kosovës e kanë mbështetur fuqimisht diplomacia gjermane, austriake e ajo angleze. Bundestagu gjerman shpalli me forcë më 1998 se stabiliteti i përgjithshëm i rajonit varet nga një zgjidhje e përhershme e çështjes së Kosovës, dhe se cështjet e të drejtave njerëzore dhe ato minoritare nuk janë assesi çështje të brendshme të Sërbisë. Këto vendime ndihmuan diplomacinë ndërkombëtare të ecte në rrugën e mbarë për ndërhyrjen e armatosur të forcave të NATO-s, veprim që solli çlirimin e Kosovës.

Rasti i nëntë.
Në periudhën e tranzicionit për kalimin e Shqipërisë nga sistemi diktatorial në sistemin pluralist me ekonomi të tregut të lirë, ishin pikërisht ndihmat gjermane ato që zinin vendin e parë midis ndihmave që iu dhanë Shqipërisë përmes Komunitetit Europian. Diplomacia gjermane e ajo austriake gjithnjë ka qenë për zgjidhje sa më të mira të çeshtjes shqiptare.
Rasti i dhjetë.
Diplomacia gjermane dhe ajo amerikane zenë vendin e parë në përpjekjet për njohjen e shtetit shqiptar të pavarur të Kosovës dhe për anëtarësimin e Shqipërisë e të Kosovës në NATO dhe BE…
Si përfundim themi se qeveritë e sotme të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës duhet që para se të marrin vendime të rëndësishme, është e mira të konsultohen me aleatët e tyre të natyrshëm: Gjermaninë, Austrinë, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë dhënë prova të shumta për një ardhmëri sa më të mirë të popullit shqiptar.
(Autori jeton në SHBA. Këtë artikull ai e botoi së pari në gazeta Illyria, New York 10-12 dhjetor 1997, f.16. Më 2011 e botoi të ripunuar në përmbledhjen Evoluimi ynë kërkon njohjen dhe dënimin e fajit, DDS, Durrës, 2011. Varianti që botohet tani u përpunua në qershor-korrik 2015).

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: aleate, Bota Gjermane, e popullit shqiptar

Fan S.Noli, figura faustiane e popullit shqiptar

March 15, 2015 by dgreca

Nga Skënder Luarasi/
Kombi shqiptar përkujton 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të personalitetit të shquar Fan S.Noli (6. 1. 1882-13.3. 1965) që në veprimtarinë e tij atdhetare, klerikale, kulturore e letrare u njoh dhe bashkëpunoi edhe me Petro Nini Luarasin dhe bijtë e tij Dhimitrin dhe Skënderin.
Në kryeveprën e Gëtes, ‘’Fausti’’, shqipëruesi Skënder Luarasi shkroi: ‘’Ky përkthim i blatohet Fan Stilian Nolit, figurës faustiane të popullit shqiptar’’ duke argumentuar se ‘’gjithë jetën e tij ai kërkoi të vërtetën dhe rrojti, punoi e luftoi për ta gjetuar atë. Përpjekja e Nolit identifikohet me përpjekjen e Faustit’’.
Në këtë rast jubilar po publikojmë disa fragmente nga kujtimet e Skënder Luarasit për udhëheqësin dhe mikun e tij të adhuruar Fan S.Noli.
Ismail Qemali, Isa Boletini e Fan Noli
Muaji janar i fali mëmëdheut tonë tre nga më të mëdhenjtë rilindas që patën fatin e bardhë të rrojnë sa ta shohin Shqipërinë të lirë e të pavarur dhe punën e tyre patriotike të kurorëzuar me sukses. Këta janë Ismail Qemali, i cili e blatoi emrin e tij përjetësisht në faqen e parë të Historisë së Shqipërisë së Re; Isa Boletini, i cili me luftën e tij për çlirimin prej zgjedhës turke e bëri emrin e Shqipërisë të dëgjohej me respekt nga gjithë bota dhe Fan S.Noli, i cili u bë një nga shprehësit më të fuqishëm të mendimit të rilindasve tanë dhe i dëshirave më përparimtare të popullit shqiptar.
Dy nga këta bij të nderuar të kombit tonë, Ismail Qemalin dhe Fan Nolin, kam patur fatin e madh t’i shoh për së afërmi dhe t’u dëgjoj këshillat atdhetare që më kanë ndihmuar edhe mua në çaste të vështira të jetës…
Kur në restorantin e hotelit ”Liria” në Manastir, ndër delegatët e Kongresit të Dytë të Manastirit, Dervish Hima fliste me fjalë lavdërimi për Ismail Qemalin, Hysni Curri për Isa Boletinin dhe Petro Nini Luarasi për Fan Nolin, unë nëntë vjeçari që sapo pata dalë nga spitali dhe babai atje më shpinte për drekë, harroja të haja edhe bakllavanë tek mbaja vesh e shihja me sytë e mendjes viganët Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Fan Noli tek suleshin drejt atdheut shqiptar që t’i jepnin dorën Nënës Shqipëri ta çlironin prej robërisë…
Të tre shqiptarët e mëdhenj vdiqën në mërgim: Isa Buletini vdiq 52 vjeç, më 23 janar 1916, i vrarë në Podgoricë me tradhëti. Ismail Qemali vdiq 75 vjeç më 24 janar 1919, i tradhëtuar në Peruxhia. Fan Noli vdiq 82 vjeç, larg atdheut i dërrmuar nga mundimet e 41 vjetëve në arrati. Ai është ndërlidhësi i dy epokave kombëtare.
(Shënim: Skënder Luarasit përgatiti për botim monografi për të tre këta kolosë të kombit shqiptar. Arriti të botonte ‘’Ismail Qemalin’’ (1962) dhe ‘’Isa Boletinin’’(1970) por ‘’Fan Nolin’’ jo! Në regjistrin e arkivit të Institutit të Histori-Gjuhësisë gjendet shënimi se S.Luarasi dorëzoi një material mbi 100 faqe për Fan Nolin, që ‘’nuk gjendet’’?!)

Masakra e Negovanit dhe Fan Noli
Më 12 shkurt 1905 ndodhi masakra e Negovanit dhe therrja e Papa Kristo Harallambit pikëlloi gjithë atdhetarët shqiptarë. Vetë malet buçitën:”Merrni gjaknë!’’ Porse gjaku i të parit prift shqiptar nuk shpaguhej as me gjak të dhespotërve të kishës bizantine, ndaj duhej një kryqëzatë kombëtare kundër terrorit të klerit shovinist dhe tiranisë së sulltanit të Stambollit. Këtë kryqëzatë e nisi Fan S. Noli, njëzetvjeçar, kur më 8 mars 1908 veshi rason e Papa Kristo Negovanit. Dorëzimi prift i Fan Nolit ndodhi në Nju Jork, porse lajmi i gëzuar u përhap me shpejtësi rrufeje nëpër gjithë Shqipërinë. Fytyra e patriotit nga Qyteza e Edrenesë u publikua dhe shpejt u bë ndër më të njohurat, më të dashurat e më të nderuarat e Rilindjes shqiptare.

Mbresa nga Fan Noli
Fan Nolin e kam parë me sytë e ballit dhe dëgjuar për të parën herë, nja katër vjet më vonë, në një miting kombëtar të thirrur nga shoqëria shqiptare ‘’Vatra’’ në Boston Mass. Aty mori fjalën ndër të huajt edhe George Fred Williams, personalitet impozant, i cili më 1914 humbi postin e ambasadorit amerikan në Athinë se pati protestuar për masakrat e ushtrisë greke në Toskëri. Një pesëmbëdhjetëvjeçar si unë në atë kohë, që akoma s’ka as përvojën, as kulturën e duhur për të çmuar vlerat morale dhe mendore të njerëzve të shquar, impresionohet përgjithësisht prej së jashtmes së një personaliteti. Fan Noli, emrin dhe famën e të cilit e kishin njohur gjithë patriotët shqiptarë që më 1908, qe disi shtatshkurtër. Kur e mori fjalën në atë miting, unë në fillim pësova një farë zhgënjimi sepse prisja të shoh diçka madhështore në të. Veçse në atë trup mesatar po të lidhur fort mirë, të binte në sy tipari i tij imperativ, sidomos kur fliste.
Dhe si fliste Fan Noli?
Me ne të rinjtë nga mosha që e vizitonim në qendrën e ‘Vatrës’’ për të nxënë prej udhëheqësit rolin dhe vrullin e asaj shoqërie, Fan Noli fliste me zërin e një prindi të dashur e të mirë, ashtu si fliste me punëtorët, veprimtarët e sinqertë, sidomos me anëtarët e shoqërisë panshqiptare ‘’Vatra’’. Me kokëfortët, me ata që as shohin, as dëgjojnë, Fan Nolit i pëlqente si për sport, ta amelzonte bisedën me lloj-lloj bulmesa të ironisë së tij të njohur. Porse kundër armiqve të tij politikë Fan Noli derdhte sarkazmën e tij therrëse. Këtë mënyrë të foluri do t’ia kenë ndjerë fort edhe përfaqësuesit e shteteve fqinj armiq të vendit tonë, asaj dite dhjetori 1920, kur i detyroi të njihnin edhe Shqipërinë anëtare të Lidhjes së Kombeve, por edhe katër vjet më vonë, pikërisht në atë shoqëri kombesh, kur si në pasqyrë u tregoi politikanëve të fuqive të mëdha se ç’fytyrë kishin.
Fan Noli qe i fortë në fjalën e tij kur e kapte zemërimi ndaj shkelësve të parimeve të tij socialiste.
Nga jeta patriarkale e ngushtë Fan Noli u shkëput shpejt dhe me vetëdije kapërceu nacionalizmin borgjez duke u bërë përfaqësuesi më i shquar në Shqipëri për idealin e lartë internacionalist.
Fan Noli e nisi karierën e tij si aktor dhe si i tillë kish një forcë retorike që e gjeje në bashkatdhetarin e tij Aleksandër Moisiu. Por unë këtu s’kam qëllim të tregoj për zotësinë që natyra dhe shkolla i patën dhuruar Fan Nolit. Gjeninë e tij si shkrimtar dhe njeri të artit e të kulturës ia kanë shpallur botës autorë me famë universale si Bernard Shou dhe Tomas Man dhe sa e sa profesorë, kompozitorë, biografë, historianë nga më të përmendurit në Amerikë e në Europë.

Takime me Fan Nolin
Unë dua të përmend këtu disa reminishenca që më kanë mbetur nga takimet e mia me këtë atdhetar, jo vetëm të madh por edhe të dashur e të mirë.
Përveç nga vizitat në grup që i bënim ne studentët Fan Nolit, në qendrën e ‘’Vatrës’’, u poqëm në Shqipëri më 1921 kur ai qe rikthyer nga Gjenova dhe në shoqëri të shumë personaliteteve të kohës po ecte në rrugën e Kalasë ndërsa unë po kaloja në drejtim të kundërt. Më vuri re, e përshëndeta, më dha dorën, të cilën ia putha me respekt. Më tha: ’’ Shyqyr mirë q’u poqëm në Shqipëri!’’ Më pyeti për familjen dhe u ndamë.
(I mjeri imzot Fan Noli! Erdhi në Shqipëri që t’i shërbente Atdheut siç i pati shërbyer përjashta. Po kush iu bë për shok? Nga një situatë e tillë do të lindte proverbi shqip: ”Po re me qena, ngrihesh me pleshta”
Ironia historike është e tmerrshme për këtë intelektual të dorës së parë. Rrethanat e shëmtuara e bënë të sillet edhe në mënyrë ‘’jo të pëlqyer’’ dhe nën influencën e mendjemëdhenjve dhe të sharlatanëve nisi të flasë dhe shkroi edhe gjëra që e dëmtuan. Marrim për shembull hymnin tallës që i bëri Ahmet Zogut. Ia dhuroi armën e tij malokut, shpatën me dy presa, me të cilën ai e goditi : ”Imzot, e dinja që ishe poet, po jo edhe bejtexhi!”)
Më 1923 u takuam në Vjenë. Ne nja pesë studentë e vizituam në hotelin ‘’Hamerlin’’. Na pyeti si vinim në mësime. Dhe kur dikush ia paraqiti Qemal Butkën si student të shkëlqyer, Fan Noli u shpreh: ‘’Ah, që beharin nuk e sjell një lule!’’ dhe na këshilloi të studjonim më mirë dhe të interesoheshim më shumë për hallet e popullit që na mbante me bursë…

Malli për trojet kombëtare
Fan Noli zhuritej nga malli për trojet kombëtare.
Vjeshtën e motit 1923, ai e grishi Halil Nesimin nga Qyteza, të cilin e pati njohur më parë në ShBA, ta shoqëronte gjatë udhëtimit elektoral Tiranë- Korçë-Kolonjë-Përmet-Gjirokastër. E pyeti Halilin në Korçë: Ku është Qyteza.
”Do ta shohësh kur të arrijmë Qafën e Qarrit” iu përgjegj Halili
Dhe kur arritë Qafën e Qarrit: ”Ku është Qyteza?” e pyeti Fan Noli përsëri.
”Do ta shohësh kur të arrijmë Qafën e dytë të Qarrit” iu përgjegj Halili duke ia shtuar edhe më kureshtjen. Dhe kur arrinë Qafën e Dytë të Qarrit, dhe Halili i tha shoferit të qëndronte automobilin, dhe zbritën jashtë: ”Ç’bukuri të rrallë që po më shohin sytë!” klithi Fan Noli duke soditur atë qark të rrethuar malesh që prej Gramozit e gjer përtej Vjosës e Dhëmbelit…
Pa Starjen e Shahin Kolonjës, në fletoren e të cilit ”Drita”pati shkruar që në rininë e vet artikuj patriotikë me pseudonimin ”Ali Baba Qyteza”; Rehovën e At Naum Cerës me të cilin kishin bashkëpunuar në Amerikë; më poshtë Vodicën e Atë Paisit me të cilin do të bashkëpunonte më vonë për të themeluar kishën autoqefale në Shqipëri. Lark mbi shtatë bregoret në mes t’atij qarku, Halili i tregoi mëhallën e fshatit të Petro Nini Luarasit, (i cili sikundër e thotë Fan Noli në letrën e tij 12.12.59 ”më gatiti udhën këtu” në ShBA)
”Po ku është Qyteza’?” pyeti Fan Noli me dëshirë ta shihte sa më parë.
Dhe Halili filloi t’i numërojë fshatrat n’anën e djathtë të asaj krahine të dëgjuar për burra trima dhe patriotë që ia kanë zbardhur faqen atdheut. I tregoi Vithkuqin e Naim Bredhasit, Rehovën e Bajazitit që u vra në Orman Çiflig, në mes të pesë djemve korçarë, në luftë kundër hordhive turke më 17 korrik 1911 dhe Selenicën e Shefko Ilikos, me të cilin Fan Noli pati punuar bashkë në zyrat e faderatës panshqiptare Vatra. Fan Noli dëgjonte; por befas i drejtoi sytë nga mali që quhet ”i zi” prej ngjyrës që i japin kreshtat dhe mërmëriti për vete:”Ç’formë fisnike i ka falur Natyra”.

Dhe pastaj me zë të lartë:”Qyteza-ku është Qyteza!”
Dhe Halili: ”Ai fshat më poshtë, n’anën juglindore të Malit të Zi, përkrah Selenicës, është Qyteza”
”Sa vend i bukur! Sa vend i dashur!” thirri Fan Noli ngadalë e me theks të fortë, të gëzuar. Pastaj si i rrëmbyer nga një vegim i largët, vazhdoi: ”Lil kur ta kemi shpallur Shqipërinë Republikë, do të ndërtojmë atje një kasolle dhe në behar do të vij të kaloj pushimet! ’’
Për fat të keq jo Qytezën, kurrë, por as Shqipërinë nuk e pa më pas dhjetorit 1924, kur u detyrua tok me antarët e qeverisë demokratike të largohet nga Tirana!
Fan Noli e deshi Shqipërinë me mall të madh, sikur të ishin mpiksur në zemrën e tij malli i gjithë atyre paraardhësve të tij që shekuj më parë e kishin lënë Qytezën, vatrën e katërgjyshërve dhe kishin vdekur në Ibrik-Tepe pa arritur të shihnin mëmëdhenë e moçëm.

Lamtumirë Shqipëri
Atë ditë të zezë, kur do të linte Vlorën për në Bari, mblodhi rreth tij edhe vullnetarët e bandës ‘’Vatra’’ që vetë i kishte nisur nga Bostoni për të përcjellë luftëtarët shqiptarë triumfalisht në Tepelenë, Korçë e Vlorë dhe u tha: ’’Vëllezër e shokë, ju duhet të qëndroni në Atdhe sepse populli ka nevojë për kulturë, për art, për muzikë. Këtë mund dhe duhet t’ia jepni ju këtij populli. Prandaj qëndroni në atdhe, duke punuar për këtë qëllim’’.
E përmenda këtë ngjarje sepse edhe vetë u gjenda në një situatë të ngjashme kur qeveria monarkike më preu bursën në Austri. Në qershor 1928, në Vjenë, roja personale e tij më shpuri afër parkun Schënbrun, ku u takova me Fan Nolin. I shfaqa pesimizmin që më kishte kapur dhe se do i shkruaja tim vëllai, Dhimitrit, të më siguronte pasaportën dhe navllon për në Amerikë.‘’Kjo tregon dobësi prej teje’’, më tha. ‘’Duhet të kini parasysh mbi të gjitha interesin e vendit, si yt atë‘’.
Në bisedë e sipër ra fjala për babanë tim (Petro Nini Luarasin) dhe m’u zotua se do të më tregonte ç’mbante mend për të. Kur u ktheva pas pushimeve në Vjenë, roja personale e tij më dorëzoi letrën me adresë Timmandorf, data 21.7.28.

Korespondenca me Fan Nolin
Kur vuaja në kampet e përqëndrimit në Francë, im vëlla Dhimitri më dërgonte nga Amerika të fala nga Imzot Fan Noli.
Më 1945, isha në Marsejë duke pritur riatdhesimin tim, kur im vëlla më dërgoi me anën e bankës së Bordeaux-it njëqind dollarë, me shënimin që të prisja të më vinte pasaporta për të vajtur në ShBA. Vetë Fan Noli qe interesuar për të vajtur atje dhe të punoja me të. Por sapo mora vizën nxitova të kthehem në atdhe. Avisën e bankës ia dhashë Vasil Gërmenjit që t’ia kthente bankës me shënimin’’ikur në Shqipëri’’ dhe t’i shkruante tim vëllai…

Më 21 tetor 1948, nga Bostoni më dërgoi një letër në të cilën më shkruante:’’Ju falemnderit për vjershat e Migjenit të cilat i këndova me interes të thellë.’’.

Më 1 dhjetor 1959 Imzot Noli më dërgoi ‘Albumin’’ me shënimin: ‘’Prof. Skënder Luarasit, Për kujtim miqësie’’.
Njëmbëdhjetë ditë më vonë, më 12 dhjetor 1959, më ngushëlloi me fjalë atërore për fatkeqësinë që më gjeti:
‘’Mësova me hidhërim të thellë që ju paska lënë shëndenë shoqja. Vetë shëndoshë! Ju rruashin fëmija,’’ 12/12/59
Dhe në anën e sipërme të letrës, shtesën: ‘’Ditën e Indipendencës fola mbi babanë tuaj Petron që më gatiti udhën këtu.’’
Përmes këtyre fjalëve njoha më mirë zemrën e madhe të Fan Nolit.

Më 20 mars 1960 i shkrova një letër ku i shkruaja për çastin e zbulimit të monumentit të Skënderbeut në Krujë, kur më pushtoi malli për këngëtarin e heroit kombëtar.
‘’I nderuar e i dashur Imzot Noli
Në mes të zisë sime e të fëmijëvet pa nënë mora letrën Tuaj dhe ndjeva në pikëllim e sipër sa e madhe qenka fuqia e ngushëllimit.
Ju, i dashur dhe i respektuar Atë Noli, me simathinë që më rrëfyet për vdekjen e sime shoqe po edhe me dashurinë që shprehni në të njëjtën letër për babanë tim, më dërguat prej shpirtit Tuaj të madh, që nga mërgimi, dy rreze drite, të cilat ma çuarrë mjergullën, më shtuan jetën e ma prunë zemrën m’afër njerëzimit.
Sa e sa herë, kur lexonja bashkë me të mjerën Olgë ndonjë veprën Tuaj, qoftë edhe vetëm shënimin për vëllanë e saj Migjenin, ajo psherëtinte, e si me vete, thosh për Ju: ”Ç’fatkeqësi për letrarët e rinj shqiptarë që nuk u ndodhët pranë t’i këshillonit e ti ndihmonit në ngritjen e kulturës sonë së re!’’
Unë vetë në punën mësimore timen ose në përkthimet që më duheshin në shkollë nuk do të kisha bërë dot asnjë çap përpara në lulishten e letravet botërore po të mos ecnja n’udhën e mbarë që na patët sheshuar Ju, i adhuruari Imzot Noli.
Shumë nga miqt e mi të rinj, që nuk Ju njohin veç se nga idealet Tuaj me të cilët janë ushqyer, kur u tregova për letrën Tuaj sa s’deshën të ma rrëmbenin duke thënë: ”A do të kemi fatin ta njohim edhe ne, ta shohim për së gjalli!”
Në Krujë, në çastin kur u zbulua monumenti i Skënderbeut, më pushtoi malli për Ju, Këngëtar i Kreshnikut tonë.
Skulptori Janaq Paço më dorëzoi dy fotografira të monumentit që t’Jua dorëzonj Juve, tok me lutjen që të kini mirësinë t’ia ndërroni me dy Tuajat, një në profil e tjetrën ballas. Unë s’po Ju lutem të më dërgoni një mua, shumë i dashur dhe i nderuar Imzot Noli, me shpresë se unë, bashkë me brezin e ri që Ju don dhe Ju adhuron, do të kem fatin t’Ju shoh prapë n’atdhenë tonë të rilindur, në lulëzim e sipër, n’altarin e të cilit Ju jini shtyllë themelore.
I adhuruar Imzot Noli,
Nga një ndjenjë që më diktonte distancë ndaj Jush, druanj se nuk e kam plotësuar detyrën, duke mos Ju përgjigjur për sa herë që Ju më kini kujtuar. Po gjithmonë Ju kam patur në zemër me ndjenja të thella dashurije dhe adhurimi dhe mbetem plot dëshirë që t’Ju kujtoj kështu për jetë.
Skënder Luarasi
20 mars 1960

Letra që mora më 16 korrik 1960 qe shkruar anglisht dhe e daktilografuar, gjë që tregonte se ia kishte diktuar sekretares, kurse Fan Noli nuk qe mirë me shëndet.
(Fan Noli u plevitos më 1933. Shkak kryesor që sëmundja s’i ndalej ish se gjatë kohës që qëndroi në Europë pas largimit nga Shqipëria, vojti keq, trupin e kish të lodhur nga puna, nga mjerimet e mërgimit dhe vobekësia. Nga ana tjetër Noli s’i jepte rast trupit të shëndoshej se punonte ditë e natë, duke shikuar libra, vjersha e përkthime të ndryshme, vojti nga anemia, reumatizmi s’iu nda fare, vojti nga diabeti deri sa e zuri kanceri.)

Tek letra, e përkthyer shqip, shkruhej:
I dashur Zoti Luarasi
Ju falem nderit për letrën tuaj të marsit ‘60, për kartëpostalen e mbyllur në të që paraqet përmendoren heroike të Skënderbeut punuar prej Janaq Paços, dhe për pullat që përkujtojnë babanë tuaj. Nën dy zarfe të veçantë do të merrni një kopje të librit tim botuar së fundi ”Përvjetori i pesëdhjetë i kishës” dhe një sërë gjashtë fotografish. Lutem ia dorëzoni të gjitha këto mikut tonë skulptorit Janaq Paço. Shpresoj se do të gjejë ç’i duhet në fotografitë me fytyrë të plotë, tri të katërta dhe në profil. Kur të ketë mbaruar me punën e tij, ju mund t’i ndani fotot në mes tuaj.
Lutem, thuajini zotit Paço që unë e vlerësoj shumë nderimin që të shoh të punuar bustin tim nga një artist aq i çquar. Duhet të kërkoj ndjesë për vonesën time në përgjigjen e letrës suaj.
Jam mbytur në punë. Shpresoj të jesh mirë. Me të fala të sinqerta për ju,
Mbetem juaji me besë
Fan S.Noli
Libri i përmendur në këtë letër nuk më ra në dorë, një letër në të cilën më kërkonte një kopje të librit ”Mallkimi i shkronjave shqipe” greqisht-shqip prej Petro Nini Luarasit, më humbi.

Nuk kishte mot që të mos merrja nga Fan Noli një letër ose kartëpostale me urim: Me falenderime dhe urime prej zemre…Gëzuar vitin e ri me të gjitha të mirat…’’
Në letrën e fundit që mora me rastin e përvjetorit të lindjes së Shekspirit (të cilën ia huajta dikujt për studim dhe ma humbi) më shkruante se sa i mbytur në punë që ishte.

Noli-gjigant intelektual
Noli qe i gjithanshëm: I thellë dhe i gjerë në mendime, enciklopedist nga dituria, ” rebel” që nga vogëlia dhe gjigant intelektual.
Ai është një nga letrarët më të shquar: 42 volume anglisht e shqip, origjinale dhe përkthime me brendi fetare, historike, biografike, letrare, muzikore, teatrale, oratorike, politike. Dallohej për durim shembullor në punë: një herë Fan Noli qe duke përkthyer ”Skënderbenë e Longfellos” në shqip. Ora vajti 12 dhe nëpunësit e lajmëruan për drekë. ”Kam punë” u tha. Kishte ngelur në rimën e vargun që fjalë për fjalë thuhet: Lidheni në hekura
Këtë shkronjës me libra dhe tru
Nuk dimë sa variante shkarraviti, por më në fund thirri: ”Eureka!”
”Lidhmani”- tha, ” me litar”
Shkronjësin me kallamar.”
Dhe çakërqejf mes shokëve që prisnin u nis për drekë.
Askush tjetër nga patriotët tanë nuk i shërbeu atdheut më gjatë e popullit më besnikërisht, e nxorri nga mesjeta e zezë dhe e pruri në pragun e socializmit.
Noli mbi të gjitha ishte atdhetar shqiptar.
Petro Kreshpani që për një kohë të gjatë kishte shërbyer në kishën e Bostonit si pitrop dhe e njihte nga afër Fan Nolin thotë se ai ‘’e përdori edhe kishën tonë në Amerikë si vend për të mbajtur gjallë shqiptarizmën. Feja e tij ishte një: atdhedashuria. Pra Noli mbi të gjitha ishte shqiptar.’’
Ai u përpoq me mish e me shpirt që Peshkopata e Kishës Ortodokse të Shqiptarëve në SHBA të varej nga Sinodhi i Shenjtë i Shqipërisë.

Një dokument kuptimplotë
Albanian Orthodoxe Church in Amerika
Boston Massachusette,
Korrik 28 1946
Krye-Hirësi,
Disa kohë më parë, ju bëra të njohur që Peshkopata këtushme, me vendim të kuvendit, dëshiron të hynjë nënë juridiksionin e Sinodhit të Shenjtë të Shqipërisë. Nuk e di a ju ranë në dorë telegramet që ju dërgova mbi këtë çështje. Në qoftë se po, ahere e mar me mend që ka ndalime për plotësimin e kërkesës sonë. Në rastin e funtmë, ju lutem, lajmëroni me pak fjalë se kjo punë nuk mund të mbarohet tani për tani dhe t’a mbyllim këtë mesele gjer sa të ndryshohet gjendja në favorin tonë. Kam shpresë të mar përgjigjen me kohë për kuvendin e afërmë të Peshkopatës 22 Shkurt 1947. Gjer ahere ju lutem të më kujtoni në meshë.
Shërbëtor i përunjur i Krye-Hirësisë suaj
F.S. Fanoli.
Krye-Hirësisë së Tij
Kryepiskopit të Shqipërisë

Na la Fan Noli!
Një ditë marsi të vitit 1965 po shëtisja në bulevard mes shokësh kur na u bashkua shkrimtari i nderuar Dritëro Agolli. Pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit, me zë të ulët na tha gjëmën: ‘’Na la Fan Noli’’.
M’u duk sikur më qëlloi zemrën një rrufe nga qiell i kaltër. U largova heshturazi nga shokët, u ngjita në banesë dhe qava e qava e qava për humbjen e mikut më të shtrenjtë që më kishte mbetur, kolosit patriot e diplomat, që gjatë viteve me radhë ndër ditë të zeza të Shqipërisë, i kishim kthyer sytë për shpëtim. Ai nuk qe vetëm mik i shtrenjtë i tim eti por dhe mentori im, mësuesi im gjatë punës sime si arsimtar. Me letrat e tij, të përhapura fshehurazi në kohën e Zogut, si abetarja në kohën e Sulltan Hamitit, unë ushqeva nxënësit e mi.
Imzot Fan Noli ishte babai shpirtëror i gjithë shqiptarëve atdhetarë, po për mua ka qenë mësues. Kam përfituar prej tij më shumë se nga gjthë profesorët që pata dëgjuar në shkollat e mesme ose në universitete. Që më 1920 kur fillova të jap mësime në fillore, më pas në gjimnaz e universitet gjer më 1968 kur më nxorën në pension, gjatë një gjysëm shekulli, Fan Noli me veprat e tij origjinale e me përkthimet e tij të mrekullueshme, m’u ndodh ndihmësi im më i mirë për të edukuar rininë shqiptare në drejtim nacional dhe internacional. Dhe kur jepja hartime letrare, kënaqesha kur edhe në regjimin e monarkut që kish dënuar Fan Nolin me vdekje, studentët shpreheshin me admirim për shqiptarin dhe socialistin e madh në arrati.
Fan Noli është ndërlidhësi më i dalluar midis Rilindjes Kombëtare dhe Shqipërisë së sotme që si një kolos e zgjeroi aktivitetin e tij në tri kontinente, rrojti shumë e vdiq me vaft e me nder.
Një nga miqtë që i qëndroi besnik deri në fund, Gary Riska, më shkroi:
‘’Fan Noli i lindur e i vdekur në dhe të huaj, me shqipen e tij, me kulturë universale, me ndjenjat e tij humane dhe socialiste, na la trashëgim këto vlera të mëdha dhe na bëri të nderohemi e të mburremi që jemi shqiptarë’’
Me vdekjen e Nolit, ‘’mbaroi’’ kolonia shqiptare në Amerikë.
Sa e varfër më duket tani edhe kjo Shqipëri që humbi burrin më të shquar të saj!
Skënder Luarasi – Kujtime, 1975

Filed Under: Featured Tagged With: e popullit shqiptar, Fan S Noli, figura faustiane, Skender Luarasi

E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASË

January 26, 2015 by dgreca

Nga Brahim Ibish AVDYLI/
“…E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË”
VASO PASHË SHKODRANI/
Që nga periudha e “frymëmarrjes“ së re “në Kosovën e lirë dhe të pavarur“ – si ish Krahinë Socialiste Autonome e RSFJ-së, të cilën e patëm vënë disa herë radhazi në spikamë, sepse kishte më shumë forca kombëtare e ndërkombëtare apo multinacionale që duanin me çdo kusht të rikrijonin „të renë“ nga partishmëria e thyer „komuniste“, pa e humbur mundësisht spektrin e jashtëm të njësive administative, dhe, duke i parë për pesëmbëdhjetë vite vetëm këto vlime të shumta e të pandalura, ne i ndërpremë daljet tona publike e politike dhe iu kthyem krijimtarisë sonë të gjithëmbarshme, me shpresën se kombit shqiptar do ti dilnin në mbrojtje djemtë nga gjeneratat e reja dhe ne nuk do të kishin nevojë t`i dalim përkrah Kosovës, edhe ashtu e vogël, pa bashkimin e vërtetë kombëtar autoktonë e demokratik shqiptar për të gjitha trevat ku ai jeton përgjatë shekujve.
Evropa i merr shabllonet e “dijetarëve” të mëdhenj, që asaj ia kanë servuar të ashtuquajturit “kombe” uzurpatore të rajonit e botës së gjërë, sidomos të Gadishullit Ballkanik, e në radhë të parë të armiqve tanë të shumtë kombëtarë, të Rusisë, të Serbëve, të Malaziasve, të Makedonëve sllavë, të Grekëve, dhe, në fund të fundit, piedestalit të armiqëve tanë, Turqisë, që nuk lënë gurë pa i luajtur me gënjeshtrat e shumta pseudoshkencore, sikur ata “duhet t`i ndëgjojë” Evropa, e pastaj t`i shikojë ajo “shiftarët apo arrnautët”, duke e fshehur mirë të vërtetën shkencore me psedushkencë të tyre.
Nga vetë shkencat Serbët, Slavo-makedonët, Malaziasit e Grekët janë okupatorë të vendit tonë, historik e etnik, dhe territorit historik të shqiptarëve prej gjenezës se kombeve në Evropë, Azi e Vogël e Afrikë, e jo ne , sidomos prej marrjes së dhunshme të Perandorisë bizantine, që në të vërtetë ka qenë gabimi i parë i joni, në Kosntandinopojë (sot e quajnë Stamboll) nga Perandoria osmane, kur jep shpirt gjatë vrasjeve mizore të komanduara nga Sulltan Mehmeti i II-të, e marte, 29 Maj 1453, dhe e tërë familja perandorake, e në mesin e tyre më i riu, Kostantini i XI, Paleologu, që është i varrosur me simbole kombëtare, shqiponjën me dy krerë, si simbol e stemë në radhë të parë e familjes perandorake të Paleologëve , dhe askush nuk e kthen kokën për të parë simbolin shqiptar, pra shqiponjën me dy krerë, prej nga e kanë “marrur” Serbët e Malazezët, që kanë qenë në “krushqi” me Paleologët, sepse kanë qenë ortodoksë si ata. Pra, ruset, bullgarët, dhe sllavët kanë ditur të vjedhin ekskluzivisht këto simbole, siç ua thotë besimi e feja. Ne jemi bijë të ilirëve, nipa të pellazgëve dhe populli më i vjetër në Evropë. Këtë duhet ta dijë bota e gjërë dhe Evropa.
Por, pseudoshkencëtarët grekë, rus e sllavë, e shtrojnë shtrembët këtë punë në qindra vepra pseudoshkencore të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. “Evropa ka lindur prej tyre”, thonë ata, me të pavëtetat e shumta apo gënjeshtrat. Atyre u mjegullohet shiqimi dhe koka, sikur ne, shqiptarëve. Ne jemi “zgjuar” nga “shkollat serbo-sllave”. Nuk i shohim armiqtë tanë të përbetuar: serbët, sllavo-makedonët, bullgarët, rusët, grekët, malaziasët dhe turqit. Gadishulli Ilirik apo Ballkani siç është quajtur më vonë kanë qenë përleshja e jonë më e madhe, me të gjithë këta armiqë. Grekët ishin nga brenda dhe tentonin të merrnin timonin e qeverisjes. Serbët dhe bullgarët u përpoqëm të kenë udhëheqjen, ndonëse luftonim për vdekje nëpër luftëra të pashpresë, deri te lufta e fundit e UçK-së. Ne nuk arritëm kurrë të marrim situatën në duar, as në këtë periudhë, të luftës e të krijimit të partive të reja në Kosovë, sepse në “komandë” e nëpër udhëheqje vinë të porositurit e UDB-së dhe politikës sllave dhe nuk të lënë aspak të jeshë udhëheqës i mirëfilltë i kombit shqiptar, madje aspak udhëheqës i njërës pjesë të vendit, Kosovës, alias Dardanisë, e cila duhet ti prishë tri shtete për rreth Kosovës, Serbinë, Madedonine e Malin e Zi. Kosova si shtet është krijuar sipas përkufizimeve të ish-Jugosllavisë dhe atyre të Perandorisë romake. Kjo paraqet “gabimin” e dytë e të qëllimtë edhe pse prej avionit mund të shihet se Kosova nuk është aspak “shtet multinacional”, sepse shqiptarët përbëjnë 82% të popullatës së saj dhe sado që do të “krijohen” artificialisht pakicat e tjera, si për shembull “egjiptianët”, që nuk është e vërtetë, sepse nuk ka të ardhur egjiptianë prej Egjiptit në Kosovë, por Rromë, dhe këtë shtet duhet ta udhëheqin shqiptarët, e jo “zëvendësministra” serbët apo malaziasit. Me shqiptarët, nuk mund të jenë “të barabartë” serbët, me fjalë të ndyta ndaj shqiptarëve, si Jabllanoviqi, i cili vjen nga “Lista Serbska”, i nxitur prej Serbisë e Beogradit, të “udhëheqë” Kosovën bashkë me Thaqin e Isa Mustafën. Dihet, ai nuk e ka hedhur poshtë as nga LDK-ja “Sejdo Bajramoviqin”, i cili ka qenë i madh për Kosovën kur vriste e plagoste shqiptarë Sllobodan Millosheviqi dhe nuk është i denjë për Kosovës që të jetë Kryeministër.
Ne refuzuam që të jemi pjesëtar të partive të shumta të Kosovës e Atdheut, sepse e dinim se ato nuk ishin ashtu siç na shiteshin e nuk pushonin së tumpetuari se kishin menduar „mjaft mirë për lirinë e pavarësinë e Kosovës“. Ato bënin përpjekje gjoja „për krijimin e shtetit të pavarur“ të këtij vendi me ligje e me organizata të shumta, kryesisht duke i shfrytëzuar për vete tenderët e duke ua shitur pronarëve grekë e serbë firmat e ndryshme, si p.sh. shkritoren e Feroniklit në Drenas, apo qindra e mija hektarë toke kishave ortodokse serbe dhe popullatës serbo-malaziase, të koncentruar në minierat e famshme të Trepçës. Këto luftëra e ngjarje të shumta të nxitura direkt nga Beogradi e lanë popullatën shqiptare edhe më të varfur se ka qenë. Po të themi realisht, 60% të kësaj popullate nuk mund të punojë e të fitojë as për ekzistencë, prandaj ia mësyen të vdesë nëpër dhéra të huaja, sepse nuk ka ku të kapet e të mbijetojë. Normalisht, po zvarriten kësisojit pesëmbëdhjetë vite në Kosovë me teritoret e paçliruara e të serbizuara, të udhëhequr direkt nga Beogradi armiqësor, i cili futet kur të dojë për dritare të këtij vendi me bandat kriminale e të armatosura fshehurazi, me flamujt e Serbisë, me targa të Serbisë, me tregëtinë e madhe që e leverdis ajo, ta bëje nëpër këtë tokë të vrarë, të dhunuar, të çnjerëzuar e poshtëruar, madje nëpër duar e qindra veglave të veta, të rinj e të vjetër, e ndihmuar nëpër qindra hyzmeqarë të tjerë ndërkombëtar, që vinin e shkonin me thirrjet e saj, dhe popullata shqiptare me barkun e zbrazët e gishta në gojë detyrohet të vdes e heshtur apo të arratiset kështu nëpër botë, pa e ditur se çka e pretë.
Partitë e reja të Kosovës, siç u vërtetua mirëfilli, janë të prirë nga ish-UDB-istë, ish-komunistë e socialistë dhe bijtë të tyre apo vartës të mirëfilltë të këtyre piunëve të djeshëm, që dinin mirë të na servireshin si të denjë e demokratë e liridashës, të përpunuar e komodë, modernë e evropianë. E konsideronim se të gjitha partitë e lejuara në Kosovë ishin e njëta alternativë politike, ishin një polifemi e të njëjtit krah apo spektër, të amputuar nga koka e ish-luftëtarëve të UçK-së, të cilat e patën marrë në duart e veta punën ushtarake nga përfaqësitë politike që nga periudha e luftërave, pak me dhunë e pak me dredhi, pak me krime e padrejtësi, nga ajo krijesë të mirëfilltë luftarake e liridashëse, me emrin e njohur “UçK”. Nesër, duhet të rishkruhen libra të tjera.
Pra, nuk do shumë mund të mendohet njeriu se si ka rastisur të jetë një „luftëtar i lirisë“ një ish pjesëtar i Unionit Studentor, që ka arritur edhe shpërblimin për arritje të karrierës, mes për mes të UçK dhe realitetit të ri të Kosovës, me gjysmës e vendit të stërshitur të Serbët dhe korrupsionit të majmë të parave për klikën e tij. Dhe, në fund, Isa Mustafën, që e ka pështyrë disa herë për tregëtinë dhe punën ditore në favor të padronëve serbo-sllav të Beogradit, ai u detyrua ta marrë me vete si Kryeministër të Kosovës dhe ta përqafojë. Kjo është një paradoks. A mos deshi me këtë rast Hashim Thaqi, siç u tha në bisedën rreth marrjes së shpërblimit në Vienë, të përmbyllë këtë punë në shenjë të pajtimit të radhëve papajtuara me shqiptarët e masakruar, të dhunuar, të vrarë të persekutuar, të çnjerëzuar në luftën e mbramë të UçK-së me serbo-sllavët, që të mund të rehabilitojë vendin me atë “ligj” special, i cili “do ta shpëtoj” pak ditë apo pak vite likuidimin e ndërrmarrjes së madhe “Trepça”.
Nuk do mund të dihet se vetëm Lëvizja e Vetëvendosjës e ka kundërshtuar këtë ligj për likuidim, siç ka qenë paraparë me tender, nga një ndërmarrje shoqërore e Republikës së Kosovës në ndërmarrje publike të pronarëve serb, malazez e grekë, në vitin 2011. Isa Mustafa arriti marrëveshje me Listën Serbe dhe atij iu deshën tre muaj që ta nënshkruajë marrëveshjen me VETËVENDOSJE-n, e cila kishte për qëllim ta ndërronte kursin e shtetit të Kosovës për ta nxjerrë atë nga negociatat e kompromiset e vazhdueshme me Serbinë, ndërsa vetëm 3 orë iu deshën Isa Mustafës që ta pranojë marrëveshjen me Listën Serbe përmes së cilës Serbia fiton peshë të jashtëzakonshme vendim-marrjeje në institucionet qendrore të Kosovës.
A do më tëpër koment se ky koment i shërbëtorit të Serbisë, argatit e mikut të pavdekshëm të Serbisë, jaranit të Sejdo Bajramoviçit! Ai dëshiron që të na kthejë në situatën e viteve të 90-ta, ndonëse kemi qenë në Serbo-Jugosllavi, e sot ndodhemi në Serbo-Evropë. Evropa ia jep krahun Serbisë, ndonëse ka qenë OKUPATORE në Kosovë, në një nga trevat e shumta etnike shqiptare me dhunën e paparë.
Pra, kombi shqiptar është nga të gjitha të drejtat i privuar! Ai nuk regjistrohet si shqiptar, por kosovar, edhe pse kosovarishtja nuk folet, sepse nuk ka gjuhë! Ai nuk ka të drejta pune dhe ndërmarrjet janë më së shumti private e publike, pa sindikata fare, dhe aspak shoqërore. Rrogat janë shumë shumë të vogla për ata që punojnë, ndërsa policia dhe politikanët i kanë disa herë më të mëdha.
Dihet, politika është mjeshtri e veçantë e njerëzve dinakë, të cilëve vështirë u shihen gjurmët. Politika është dredhi mjeshtërore, është art i mjeshtrimit të dinakëve, të cilëve i vardisen njerëzit e pafajshëm, të thjeshtët, të padijshmit, të ultët, të mjerët, cilët nuk duan asgjë me shumë se pak ujë e bukë. Ata i sjellë politika në maje të gishtit, tërë ditën, sepse sahanlëpirët i shpërlajnë edhe trohat. Rreth tij ngrihen një seri e vogël e brumbujve të shoqërisë. Pjesa e madhe e popullit ka qenë ashtu e varfër dhe ajo varfërohet edhe më tepër. Politika është gënjeshtër që të gënjen largë e ti vjedh për së afërmi gjepat, pa ia ditur e parë veprimin. Janë një lloj gjarpërinjësh në jetën e njeriut…
E njeriu ka mbetur të endet andej e këndej. Në vijë e parë, e drejta e votës i vjedhet politikisht dhe i uzurpohet e drejta e votës së tij nëpër gënjeshtrat e shumta. Ky është uzurpimi i të drejtës së popullit për vota, për liri, për mëvehtësi. Ai nuk ka kohë të mësohet, sepse i duhet punë për buke dhe ujë. Mendja është e lidhur me barkun. Kur barku është i thatë dhe kukatë, mendja rri te të hollat, si t`i ketë ato, si do t`i bëjë ato, me rrena apo me vjedhje, sepse me punë nuk bëhen kur punë nuk ka. Ai ka qenë nëpër të gjitha katrahurat e socializmit, nëpër të gjitha çnjerëzimet e vrasjet e shumta të Serbisë. Ajo që i ka bërë këto vrasje, këto persekutime të vazhdueshme, këto dhunime të pandalura e çnjerëzore, këto poshtërime të përditshme, është këtu, pranë, me të gjitha të drejtat nëpër Evropë, qoftë përmes Vuçiqit, edhe pse Kosovës i thotë nga territori i saj “Kosova i Metohija”, çoftë përmes mikut të flaktë të Thaqit, Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe nuk do ta njohë “Republikën e Kosovës”, dhe nuk dëshiron as të dëmshpërblejë viktimat e saj. Kështu është rrumbullaksuar dhe është mohuar e drejta e Kosovës për LIRI, sado që ka dhënë mjaft viktima gjatë luftës, mjaft dëshmorë e luftëtarë të denjë, dhe ka sakrifikuar pa masë deri më sot, deri në ardhjen tonë këtu, ditën e mbramë, kur na pritën me të këqija të pamohueshme. Aleksander Jabllonviqi mbërriti kulmin. Ai i ofendoi edhe nënat tona, motrat tona, vajzat tona.
Kjo e shprehi vetë fashizmin e Serbisë, të shprehur edhe përmes zëdhënësit të Listes Serbe. Dëshmoi se këtë urrejtje, këtë dhunë, këtë fashizëm të Serbisë e mbronë vetë Qeveria e Kosovës, duke pranuar të njëjtin si zëvendësministër.
Mua, më sillet nëpër mendje thënia e Vaso Pashë Shkodranit. Sado që ne e duam të drejtëm e lirisë, demokracisë, lirinë e shprehjes, te drejtën e punës, të drejtën barazisë, të drejtën e votës së lirë, “AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË!” Prandaj, e vërteta dhe drejtësia i thonë padiskutim këto çështje, si më poshtë:

1. Me vetë marrëveshjen e Hashim Thaqit e Ivica Daçiqit po bëhen komunat në veri të Ibrit sikuse shtete, kurse shteti i Kosovës po bëhet si asociacion komunash.
2. Nëse Isa Mustafa nuk heq dorë nga Aleksandër Jabllanoviçi dhe Lista Serbe, atëherë duhet edhe Isa Mustafa të japë dorëheqje.
3. Nuk jemi kundër serbëve të Kosovës, por jemi për një Kosovë të pavarur e demokratike, të integruar direkt në Evropë, pa Serbi mbrenda dhe pa e lidhur me Serbinë në Evropë. Më parë duhet të bashkëpunojmë me tokat shqiptare dhe Shqipërinë, se sa me bisnismenët e Serbisë. Ky është një amanet i dëshmorëve të kombit, ideali i brezit tonë dhe interesi i brezave të ardhshëm.
4. Trepça është e jona dhe kurrë nuk është e Serbisë. Në këtë ndërmarrje ka filluar shkatërrimi i ish-Jugosllavisë.
5. Me Trepçën mundësohet ndërtimi dhe punësimi i Kosovës. Nëse falimenton Trepça, atëherë falimenton vetë ekonomia e Kosovës. Nese copëtohet Trepça, atëherë nuk mund të bashkohet as edhe Mitrovica. Institucionet në Prishtinë mbesin automatikisht të ndara. Më Kosova nuk do të bëhet rehat. Nuk mund të themi se Serbia e ka humbur Kosovën nëse Serbia e fiton Trepçën. Me ligjin që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, Serbia e fiton Trepçën. Ajo nuk guxon tu shitet serbëve dhe as të ndahen disa miniera të saj që ndodhen në rajonet serbe, por këtë duhet të zhvillohet një Ligj i Veçantë që ate e le një ndërmarrje publike të veçantë të Kosovës dhe e lidhë përfundimisht me Kuvendin e Kosovës, kështu që Trepça vërtetë punon, Mitrovica bashkohet, Kosova jeton dhe i tërë populli i saj përparon.
6. Kur nuk ia vëmë si kusht të veçantë Serbisë dëmshpërblimin e luftës, dëmin e të pagjeturve, fondin pensional, suksesionin e ish-Jugosllavisë, atëherë përfundon puna duke e ndarë e lidhur Trepçën me te. Kosovën duhet ta bashkojmë me Mitrovicën e Mitrovicën me Kosovën, tërë Kosovën me Trepçën e Trepçën me Kosovën, sepse Trepça është e jona dhe jo e Serbisë, pra e të gjithë shqiptarëve dhe e tërë shqiptarisë.
7.Politikanët tanë na flasin për mundësi të barabarta, por a janë gjasat e “barabarta” që të nxjerrin nga varfëria. Tu thuash në Kosovë njerëzve se kanë gjasa të barabarta është një lloj si tu thuash të burgosurve të sigurisë së lartë se të gjithë i kanë mundësitë e barabarta për liri. Neve na vyen një shtet i cili ua plotëson të drejtat e nevojat e qyetarëve, por jo me gënjeshtra politike, i nxjerr jo me fjalë por me punë prej varfërisë, iu gjen punë dhe e zhvillon Kosovën për interesin, vullnetin, liritë dhe mirëqenien e të gjithëve, pa dalim e diskriminim, sepse varfëria është e tmerrshme dhe e padurueshme. Njerëzia në Kosovë nuk ka me çka nxehet, me çka e nxe ujin, drekën as darkën dhe nuk e di çka tu apë fëmijve për të ngrenë. Liria e zgjedhjes është sa për sy e faqe. Mundesh të “zgjedhësh” ushqim për fëmijët, për ta ngrohë ujin, për tu bërë drekë ose darkë, e ku mund ti marrësh paratë? Shpenzimet janë të mëdha, të hola nuk kanë! Kjo liri e zgjedhjes që na ofrohet, është e padinjitetshme! Neve nuk na nevojitet liria për zgjedhje, kemi liri deri në infinit, por neve na nevojitet e drejta e mirëqenies, e drejta për jetë të dinjitetshme.
Dhuna më e egër është sot për sot varfëria e popullit të Kosovës. Varfëria është me të vërtetë dhunë, sepse kur nuk ushqehesh mirë të bie imuniteti dhe sëmurësh lehtë e mandej të dhembin organet e ndryshme. As higjienën e duhur nuk e ke dhe lehtë infektohesh e sëmurësh. Në varfëri nuk mund të ngrohesh dhe ftohesh e sërish sëmurësh kur nuk e ke dhomën e ngrohtë e rrobat e mira gjatë dimrit. Gjysma e popullsisë së Kosovës janë nën dhunë për çdo ditë, sepse janë të varfër ose skajshmërisht të varfër. Shteti duhet të ndërhyjë që ta nxjerr popullin prej varfërisë…
26.01.2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Ibish AVDYLI, e drejta e mohuar, e popullit shqiptar

Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore, politike e morale sa raca shqiptare…

June 15, 2013 by dgreca

Shkruan: Msc Gëzim Llojdia/

 Pa mbritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në det,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët  trajtimi q kishin  në kohën  e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe  e serbe pa pas privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti  dhe gjuha e tyre.Diku aty nga 14 dhjetori 1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë  Shqipërinë mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali nga deti,Mithati me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori,gjuhë dhe vullnet.Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq  çështjen me prerjen kirurgjikale të Kososvës.Një gazetar i huaj shkruan periodikja Flamuri është shprehur”Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore,politike e morale sa raca shqiptare.Në qoftë se duhet të çuditemi  për ndonjë gjë kjo është s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që priret kah pohimit,kah rilindja e kombit.Ka një shqyrtim të hollësishëm të rrjedhojave mbi të cilat  ka ecur  historia jonë. Sa herë përhapeshin fuqimisht e kryengritjet aq herë nxirrej në pah rreziku i pavarësisë dhe lirisë.Ka edhe një fakt tjetër që citon e periodiku Flamuri. Kryengritjet e vonta të ballkanasve  ndihmoheshin e zmadhoheshin  dhe në kuvende ndërkombëtare shpërbleheshin ,përpjekjet shqiptare fillonin me guxim  e përfundonin me frikë sepse nuk kishte një fuqi e madhe si Rusia për sllavëve,bullgarët dhe grekërit,që të përkraheshin  të drejtat e tona aq sa përkraheshin  padrejtësitë e fqinjëve.Lidhja e Prizrenit qe një kuvendim i madh dhe një kryengritje qndërsa më vonë koha  solli kirurgjinë më të madhe të kombit tonë nga jugu dhe veriu. Në 1912 Kosova humbi atdheun,Shqipëria humbi gjysmën  e vetvetes shprehet periodiku Flamuri.Gjatë luftës së parë të përbotshme nuk kanë munguar sërish kasapët që janë paraqitur më harta për të bërë një tjetër kirurgji,për tu dhënë copa fqinjëve ardhacakë dhe në hartë të mbetej një Shqipëri e vockël dhe mesme. Parimet Wilsonit dhe përpjekjet shqiptare kanë triumfuar. Ndërkaq në luftën  e dytë të përbotshme aeroplanë të huaj deshën të ndihmonin kryengritjen jugosllave duke hedhur  trakte dhe harta gjeografike  ku Shkodra deri në Drinë në rrethin e Karagjorgjoviçit.Mirëpo shekulli i XX ishte shekulli që regjistroi humbjen  e madhe shqiptare por edhe shekulli që solli dritëzën  e parë me bombat e NATO në Kosovë. Ndërkaq shekulli XXI duhet të jetë shekulli shqiptar. Defteri ku regjistrohet bashkëjetesa me fqinjët.500 vjet nga koha e tyre llogaritet ta ketë mbështjellur guaska  e rëndë e perandorisë osmane.Kohërrëzimi,pra shurdhimi definitiv i saj,pritej të ndodhte riparimi.Ndërkohë vërshuan, si në skenarët e hershëm ballkanas,fqinjësia.Harta pushtuese lexohet:veri shkjau serb,jug grekëria e pabesë.Zënia e luftës së përbotshme ishte më tepër se llaftari.Flamuj shtetesh pollën motet.Pasqyra e pushtimeve:përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar,arkëmorte të rëndë.Fytyra e tyre, pasqyronte :ushtri që infektonin vdekjen.Në këtë Babiloni pushtuesish,pushtimet do të klasifikoheshin,përveçse të egra,të përbindshme pushtime.Ata,që janë të pushtuar e dinë se ç’farë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi.Një shkrim i hedhur në internet thoshte se Zoti është shqiptar. Dhe nuk ka më bukur dhe më mirë.Zoti tashmë është shqiptar.Naimi,do ta deshifronte në këtë mënyrë,syrin e Zotit,që vrojtonte ligësitë e fqinjëve,para një shekulli: “C’sheh,është Zot i vërtetë,ç’dëgjon është zëri i tia………….Pra,  nëse besoni në Zot,pra nëse keni një fe,hiquni,zmbrapsuni nga ligësitë ngase një ditë do të merrni të rëndat ndëshkime.Shqiptarët e Kosovës e vijuan rezistencën pas luftës së dytë të përbotshme.Përpara këtyre katastrofave,riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë.E shtuan qëndresën  duke shtuar edhe shumëzimin.Por momenti fundfillesh shekulli 19-20,korracoj një zgjidhje të përkohshme: shkumëzoheni, për të përballuar pushtimet e rënda,për të siguruar si hap të parë ,mbijetesën tonë. Në këtë mënyrë,ndyshoi grafiku i ekzistencës së shqiptarëve.Kështu nga  përndritja e madhe,që ishte  rilindja kombëtare,pas kataklizmës ballkanike,shqiptarët  kanë ndjerë se  Zoti  ka  ndikim një lloj dore,e përkthyer mirësie në çështjet tona kombëtare.Këto fjalë përbënin diagrama e rrahjeve të zemrës shqiptare,por në kohë të përndritjes sonë kombëtare.Kështu është vrojtuar se kombi ynë,ka edhe një grumbullim cilësish të mira. Kështu ,që nuk mundet të merret si rastësi e historisë që na flet se ne kemi qenë ndër kombet  e parë që kemi prejardhje nga pellazget dhe iliret janë paraardhësit tanë te njohur me ADN. Rilindësit ngrohën ngrohën venat e ngrira të kombit. Një dervish shqiptar ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:”Neve s’na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë / Do të rrojëShqipëria,sa të përmbyset kjo jetë.”Kjo nuk është muze.Ajo është përpjekja e atyre rilindësve,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe të përndritjes kombëtare shqiptare. Ajo është “vula”,për kombin tonë .Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s’mbahet mend.Ky dervish është baba Meleq Shëmbërdhenji ,rilindas i shquar.Nga thellësia e kohës dëgjojmë klithmën e dervishit rilindas.Duket,se prej andej ka mbritur aksioma: “Pa atdhe,s’ka fe”‘ ,rubin i parë në këto themele,ishte libri i këtij dervishi,”Besim e fe”. Këtu jemi,që kur dielli e hëna s’kishte lerë,është shprehur poeti Naimi ynë.Por përpara se tek poeti ynë të ndriçonte ora e territ,Naimi, ai ishte adresuar me një lutje shenjtorësh  Zotit:”Jepi shqiptarit drite / Zot i vërtetë të shohë / të marre vesh mirësitë / të vërtetën ta njohë.”  Midis atij trazimi të jashtëzakonshëm shpirtëror,që kishte ndodhur në Ballkan e kishte bërë poetin tonë por rilindës të tjerë të kërkonin për ndihmë edhe rrugën e frymës ,sepse nga të gjithë ballkanasit, popull më i sfilitur  se shqiptarët nuk besoj të kishte.Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues,por lihet në hije,vet tharmi i saj,vullneti i krijuesit tonë. Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë. Ndërkaq kjo nuk predispozonte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë. Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia. Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë ?Ishim një popull i vajtur në mes fqinjëve tinzar-pushtues.Nëse ky bekim nuk do të kishte ardhur asnjëherë,a do të kishte jetuar kombi ynë ?Nëse,  jetuam është edhe fryma shpirtërore dhe qëndresa e kahershme e jona. Kanë ardhur shumë kombe.Jetuan një pjesë,tek të tjerët zbriti nata. “Shumë kombe janë shuar, por shqiptarët kanë patur uratën e Zotit,që mbenë e kombi yne,s`ka rënë poshtë.” Me këtë gjuhë zemre me këtë pendë të florinjtë ka shkruar Naimi ynë, për ekzistencën e kombit tonë.Në fytyrën e tokës shqiptare, shfaqet fryma e një bukurie ballkanase,por me fytyrë mesdhetare,brenda suazës së Europës.Ka parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë. Me qindra  gërma plumbi ka derdhur poetet , për të rajvizuar natyrën e bukur.Por thellë,më tepër në padukshmëri,atje ku pamja është ngulitur fort,  ishte ka parë fytyrën e Zotit.Për bektashinjte dhe për Naimin panteiste, kjo botë ka krijuesin e saj.Edhe dëshira, aspirata e shqiptarëve për të ruajtur trojet e tyre u “magazinua”në formë lutjeje në “memorjen hyjnore”një ditë. Kishte mundësi, që pas ndonjë kataklizmi ballkanike, përpara syve të shqiptareve të kryhej copëtimi i plotë .

“_-Coniu shqiptare prej gjumit,çoniu”.Vikama e P.Vases, ishte preludi, për të gjithë rilindasit.Më e kthjelluar,më brilante do të qe:”çoniu prej gjumit, sundimi ëndrrës, po humbet pushtetin.”.Kjo do të thoshte,koha e ëndrrës kishte përfunduar. Zhvillime të reja,priteshin në skajin tjetër.Kishte kaluar faza e parë. Prandaj u zhduk ëndrra. Fjala tani qëndronte në “tavolinën supreme. Dhe verdikti u dha qartazi :ne 17 mars 2008 qe do te shprehej se numrat 1 dhe 7 janë mistik,kurse numrat p.sh  numri tek  2-mund te lexohet dy kombe shqiptare ne Ballkan. Ndërsa dikur kanë qenë një dhe i pandarë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: e popullit shqiptar, Gezim Llojdia, historia vecante

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT