• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Protestë masive në Prishtinë për Lirimin e Haradinajt

March 4, 2017 by dgreca

Protestë në Prishtinë, kërkohet lirimi dhe kthimi në Kosovë i Ramush Haradinajt/

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-2

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-3-Ishte kjo një protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës së Colmarit të Francës për të shtyrë tutje verdiktin dhe kthimin në Kosovë të liderit të AAK e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj/AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-4

PRISHTINË, 4 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Prishtinë, në Sheshin Skënderbeu, që dukej i vogël për të gjithë pjesëmarrësit, po edhe në sheshe tjera, sot nga mesdita u zhvillua një protestë e thirrur nga Alaenca për Ardhmërinë e Kosovës e zhgënjyër me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt. Në protestën e përkrahur edhe nga parti e organizata tjera, protestuesit kërkuan fuqishëm lirimin dhe kthimin në Kosovë të liderit të AAK-së – ish-kryeministrit të Kosovës.

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-5

Ishte kjo një protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës së Colmarit të Francës për të shtyrë tutje verdiktin për rastin Ramush Haradinaj.AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-6

Në 2 mars, gjykata franceze në Colmar ka vendosur që të shtyjë për në 6 prill vendimin në lidhje me rastin  Haradinaj, më shumë se një muaj për t’i shqyrtuar pretendimet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë.AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-7

Ramush Haradinaj në 4 janar 2017 është ndaluar në Aeroportin e Baselit sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-8

Derisa AAK ka ftuar protestën, grupi parlamentar i saj ka marrë vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri në 6 prill “të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës – Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt”.

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-9

Grupi Parlamentar i AAK-së është shprehur i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, ndërsa shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt e konsideron padrejtësi në vete.

AAK-protesta-Prishtine-4mars2017-10

“Deputetetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës. Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, theksohej në deklaratë.AAK-protesta-Prishtine-4mars2017

“Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn, askush nuk ka të drejtë që ta pengojë atë që të punojë për vendin e tij”, theksohej  në deklaratën nga një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Para 12 vitesh, Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës nga Tribunali i Hagës. Në 29 nëntor 2012 u shpall i pafajshm për të gjitha pikat e akuzës.

“Më në fund, pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës”, theksonte deklarata e Ben Emmerson në emër të ekipit mbrojtës.

Filed Under: Kronike Tagged With: e Ramush Haradinaj, ne Prshtine, per Lirimin, Proteste masive

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT