• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ra UNESCO e u pamë!

November 11, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Për fillim” “Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maskarenjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj ta njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar (Aurel Dasareti )
Agron Bala shkruan: “Kosova shitet nga Serbia dhe miqtë e saj si vend “islamik”, me që 90% e popullsisë se saj janë myslimane ( ? fxh ), por paradoksalisht 90% e vendeve islame votuan kundër pranimit te saj ne UNESCO !!! Porsa i perket vendeve “komuniste” si Kuba, Venezuela, Koreja e Veriut, etj. ata votuan 100% kundër !!! Dhe ne kërkojmë armiqtë e kombit shqiptar me qiri ne mes te ditës! Hajde shpjegoje këtë!!!”
“Nëse do të isha kryeministre e Austrisë, pas kësaj që ndodhi unë do të shkoja në Beograd e do të thoja se kështu nuk shkon e më pas do të shkoja edhe në Bruksel dhe t’u thoja se Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion që të jetë konstruktive dhe të mos t’i bëhet pengesë Kosovës pasi këto veprime nuk do t’i bëjnë dobi asnjërës palë”, ka thënë Lunacek.
Për Lunacek, sot ka qenë një ditë e trishtuar, për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
(Teoritë e konspiracionit parashikojnë edhe një luftë të re ballkanike, më së largu deri në vitin 2018, e cila ndërlidhet me shpërbërjen e Evropës, ringjalljen serbe dhe me rikthimin e “ariut rus” në Ballkan, e cila për ata duket krejtësisht e besueshme pas rikonsolidimit ushtarak dhe politik në Siri. Pra, ëndrra mesjetare serbe ka për personazh Putinin! nga Fadil Lepaja)
Nuk duhet të çuditemi nëse kjo gjë ndodh. Kthimi mbrapa njihet ne histori. Varfëria e skajshme qe po i imponohet popullit shqiptar sipas nje strategjie te mirëmenduar, e favorizojnë kthimin tone prapa. Karl Poper thotë se një gjenerate e vetme mund te shkatërroje punën e dhjete gjeneratave. Prandaj, shqiptare, jini vigjilentë
Dëshmi e qytetërimit tonë perëndimor, andaj të ëndërrosh ta rikthesh ferrin në këto hapësira është çmenduri që duhet qortuar publikisht dhe kolektivisht! Shqiptarët nuk do të rikthen në varrë, por fo të ecin krah-përkrah me popujt e qytetëruar, si kultivues të paqes dhe të dashurisë midis popujve!
Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi.
Nuk jermi kundër vendeve arabe e as Turqisë , nuk jemi kundër marrëdhenjeve ekonomike ,kulturore dhe poltike të atyre shteteve. Por një gjë që duhet të bindemi përfundimisht është se “agjentët” e tyre ( hoxhallarët , jo të gjithë ) në të gjitha trojet shqiptare janë në shërbim të shërbimeve të tyre sekrete të cilat e kanë për qëllim të shfrytëzojnë naivitetit tonë për trampoline në Europë , Nuk e di se se e kuptojnë e “besimtarët “ fanatikë të myslimanizmit por me bindje të fortë e ndaj mendimin me Z. Aurel Dasareti : ” Hoxhallarët tane janë , një nga personalitetet më komplekse, më të çmendur dhe të çuditshëm që ndonjëherë kanë ushtruar propagandë dhe spiunim politik në tokat shqiptare në favor të Shërbimeve Sekrete të boshtit pan-ortodoks Athinë-Moskë-Beograd “ .Me vetëdije apo pa te neve po na zhysin në shërbimin më të keq kundër kombit dhe tokave tona (Spiunazh është mbledhje informacionesh nga burimet e hapura dhe të mbyllura të kryera në fshehtësi. Vëzhgimi bëhet në mënyra të ndryshme dhe nga shumë subjekte. Spiunazhi bëhet nga shtetet, nëpërmes kompanive dhe organizatave të të gjitha llojeve dhe nga individët). “
Kemi shembuj shokues , të cilët duhen të na bindin përfundimisht që hoxhallarët ( jo të gjithë ) janë në shërbim boshtit islamik-ortodoks!
Ja një nga mijëra shembujt : “Për të katandisur shqiptarët myslimanë të ikin në Turqi, autoritetet greke kishin blerë dhe bërë për vete klerin mysliman, hoxhallarët dhe myftinjtë shqiptarë. Këta bënin propagandë në popull për të mërguar në Turqi. “Kur qeveria greke (nën presionin e Lidhjes së Kombeve – red), urdhëroi të deklarojmë racën tonë – thoshin përfaqësuesit në fjalë – çamët vrapuan të deklarojnë racën e tyre të vërtetë (shqiptare – red), por si u pa ky sulm, doli myftiu u Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish myftiu i Gumenicës, Halil Hilmiu, duke gënjyer popullin që të mos rrëfejnë se janë shqiptarë”.» (Luan Malltezi.” Roli i hoxhallarëve në shpernguljen e shqiptarëve )
Pataj : “Mësojmë që se tanë q’erdhi komisioni Turk në Athinë për të vënë në zbatim nomin e ndrimit, të përmëndurit Mehmet Zeqirja e Halil Hilmin erdhën në Athinë si Komisjon të dërguar nga Çamëria që të gënjejnë turqit se Çamët duan të venë në Turqi që për këtë komision kemi protestuar më telegram ndanë qeverrisë greke si dhe komisjonin që të mos mirren parasysh ankimet e këtyre se nukë përfaqësojnë gjithë popullin Çam veç një pakicë që janë sot refygjat pa mall veç nga një kalive që kanë, dhe dy të përmëndurit nuk dijnë nga janë të paguar ose më mirë s’mundin të rrëfejmë. “
“Qeveria Greke, pas nomit të ndrimit ndaloj shitjen e niqasjen nga gjithë myslimanët pa ndarë shqiptarët, të cilët s’janë në këtë nom. Kërkuam nga qeverria përjashtimin t’onë nga ky nom me që jemi shqiptarë e për këtë duhelt të jemi të lirë si dhe të tjerët. Mbi këtë, qeverria dha një urdhër që myslimanët e Çamërisë të deklarojnë zyrtarisht racën t’onë (duke) mare parasysh që të gjithë Çamët flasin vetëm shqip. Çamërit vrapuan të deklarojnë racën e vërtetë të tyren, po si u pa ky sulm, dolli Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish Myftiu i Gumenicës Halil Hilmiu duke gënjyer popullin që mos të rrëfejnë se janë shqiptarë se kush të thotë shqiptar e të mbetet këtu, greku do i djegij dhe na që do të vemi në Turqi do marrim pallate e shumë mallra që ne mot mot do bëhemi miljonerë duke dhënë në besën përpara e shtrëngimet e qeverisë me nomin e ndrimit zunë njerëzia të ftohen.
Me këshillat q’u dhanë popullit të paditur se këto që u thanë hoxhët janë propagandë për të përzënë Çamët nga vatrat e tyre. Na që do të mbetemi do rojmë më të lirë se sa kemi rojtur dhe gjithë të drejtat tona dot na mbrohin nga Lidhja e Kombeve e cila ishte e detyruar për këtë që të mbrojë të drejtat e pakicave që rojnë nënë shtete të huaja qe më këto njerëzia zuri të kuptojë të drejtën veç ata që janë muhaxhirë që sot. “
A është lufta serbe për “trashëgiminë kulturore serbe” në Kosovë – pyet Fadil Lepaja , fillimi i një lufte të re si po e paralajmëron dhe si kërcënon Patriarku serb dhe konspiracionit e tjerë serbë apo është vetëm fundi i ëndrrës mesjetare serbe për Kosovën dhe “ardhjen ruse në Ballkan”, kjo mbetet të shihet ?!
Pse ne shqiptarët të bëhemi shërbëtorë ,në shërbim boshtit islamik-ortodoks!

11.11.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: e u pame, Fahri Xharra, Ra UNESCO

RANË KËTO DOSJE E U PAMË

January 5, 2014 by dgreca

Cinizmi i fitores së humbësit/

Nga Rexhep Kasumaj/ Berlin/

1./

Ai  merr ashensorin i këndellur në këtë fillimjavë të pranverës ringjallëse dhe niset lirshëm drejt zyrës së tij. Hap derën dhe gatitet me një buzëqeshje të çiltër të përfalet kolegun e ri. Por befas shtanget. Nuk mund tu besonte syve. Përballë, me kundrim nga dritarja, qëndronte një i njohur i vjetër.

Nga koha e virgjër e fëminisë?

Nga vitet çapkenërore të studimeve?

Jo, jo!

Kujtesa e kthente rrufeshëm në një tjetër periudhë të jetës së tij: në motet e trishtuara burgëtare. Po përse ky shqetësim? Ja, një bashkëvuajtës me të cilin do evokonin stuhitë e ikura. Thënia e një urtaku lashtësie se është dëshpëruese të evokosh kohët e gëzuara në mjerësi, tani merrte kuptimin peshëplotë, pikërisht pse, ndoshta, ngjante e kundërta: do kujtonin kohët e liga në fatlumësi! Madje, për më tepër, ndryshe nga të bugosurit ordinarë apo mundimtarët e tjerë të jetës, këta kishin dhe një shtysë djellandritëse më shumë: shihnin të sendërtuar ëndrrën e tyre sublime.

Por çfarë ndodhi?

Përse ky nuk arriti për disa çaste që zgjatën një përjetësi, të frymonte për të thënë dhe një gjysmëfjale? Një pyetje idhtane si re shiu që errëson gjithçka përpara, i erdhi vetimthi e nuk ikte dot: Si ishte e mundur? Ishin po ata sy picërrues që zhbironin urrejtshëm e po ato duar që ruanin ende tizgën e gjakut. Megjithatë, mblodhi veten dhe shqiptoi përshëndetjen mirëmjesore me një zë të mekur e vështrim gati të rrëzuar përdhè. Iu bë se dëgjonte sërish fyerjet e goditjet më mizore dhe psherëtimat e britmat më pikëllimore. Tani, me një lehtësi të padurueshme, bëri rindarjen e roleve dramatike: ky e miqtë e tij të idealit qëndronin këndej, në një anë – në anën e dhimbjes e poshtërimit, kurse tjetri që tani rrinte ulur aty me një qetësi të habitshme përhihur njëj nënqeshje qesëndisëse, gati sfiduese, ishte andej, në anën e shkaktarit të dhimbjes – në anën e ofenduesit të ultë dhe torturantit të pashpirt. Dhe, si dredhë ere që përplas çdogjë, nuk tretej assesi pyetja shungulluese: Si ishte e mundur? Si ishte e mundur që tani, në një kohë të dytë, të ishin sërish të pabarabartë? Ky kishte lirinë për të cilën flijoj njomësinë e djalërisë, po dhe tjetri do të bënte herët një flijim, veçse, për ironi, në kah të kundërt: përdhoste shtegun e po kësaj të shkrete liri, që tash e gëzonte, në altarin e interesit të huaj. Ky kishte, tutje, epërsinë morale, por tjetri kishte armën tjetër që nuk i vjetërohej kurrë, cinizmin triumfues: aq ia bënte atij për etosin, ndërgjegjen dhe pendesën njerëzore!

Ndërsa bluante përfundimin e tillë, i ulur dhe ky pranë skrivanisë, diçka do thyhej e shmagjepsej, për të gurëzuar një zhgënjim të thellë brënda qenies së tij: ishte ideja tragjike se kjo s’ishte piktura e lirisë, por hirnosja e saj. Kurse  ai tjetri, mentori dhe ekzekutori i rrëzomës së kazamateve e të popullit  të ndaluar, që kishte nisur, ndërkaq, të dërdëlliste për punën – i dukej tmerrsisht i fituar!

2.

Kjo traumë i do ti ndodhte një të burgosuri politik, në beharin e shkuar, në një nga institucionet e rëndësishme politike të Kosovës së lirë. Dhe unë do endja atë në këto radhë, i frymëzuar nga paralajmërimi belgradas, si detyrim Europe, për të hapur dosjetë e Udb-së famkeqe që pat nxirë jetën shqiptare, aherë dhe pështjellon shpirtërat e saj, sot.

Dhe le të hapen, më në fund, o Zot!

Le të shohim, ditën për diell, cilët kjenë zyrtarë rrogtarë, e cilët bashkëpunëtorë të fshehtë!?

Mandej: Cilët ishin vullnetarë të zellshëm shërbimi dhe cilët sish rekrutë të zorit: pra, të dhunës e varfërisë!?

Tutje poashtu: Cilët i përkisnin rangut të ulët dhe cilët patën përbetuar në rrathët e sipërm të kierarkisë!?

Pastaj: Cilët janë përshpëritur a nofkuar, po, mbase, nuk paskëshin qenë të tillë!?

Dhe akoma: Cilët naltçmoheshin si burra të ndershëm kombi, madje duke ngjitur dhe karrierë me këtë profil publik, dhe nuk kjenë të këtij soji, por, përkundrazi, sigurimsa sekretë!?

Mëtej prapë: Cilët kishin autorizime vocërrane lajmdhënëse, e cilët ishin misionarë realizimesh “madhore”, nga ngujimi i lirisë e deri tek privacioni i jetës!?

Tutje: Frekuentonin vetëm këtë agjenturë apo, në multifunksione, dhe të tjera?

Dhe së fundmi: Cilët janë shuar dhe ç’bëjnë të gjallët? Kanë lënë zejen apo ushtrojnë ende pasionshëm e aktivisht atë dhe ku? Në ç’instancë e me ç’objektiv?

3.

Nëse, prandaj, nga Belgradi nuk vjen një mashtrim i ri çorientimor dhe, njëkohësisht, nëse shqiptarët, kthjelluar  kulture shtetërore e jashtë komleksesh provinciale, ndërtojnë një konsens nacional për të diferencuar kristalisht të mirën dhe të keqen – aherë Republika ende e brishtë, duhet të bënte lustrifikimin e kësaj  mbeturinë të neveritshme e, poaq, gjakmpikëse në trupin e saj.

Por dhe nëse eprorë të kastës politike nuk reflektojnë, prirë nga pragmatizmi votëprurës apo solidarësia natyrale e racës me ta, së paku ne vdektarët e pashibluar ti njohim bëmat dhe fytyrat e tyre. Dhe, duke i njohur, të mos i njatjetojmë respektshëm në udhë e sheshe të pafajshme. E, së mbrami, me një ofshamë klasike të themi çlirueshëm: ranë këto dosje e u pamë!

R.Kasumaj / janar 2014

Filed Under: Featured Tagged With: e u pame, Rane keto Dosje, Rexhep Kasumaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT