UASHINGTON – NATO-ja dhe SHBA-ja duhet t’i dërgojnë armë ushtrisë ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur për të penguar një pushtim të pjesës lindore nga Rusia, deklaruan sot dy kongresmenë amerikanëme influencë, ku njëri prej tyre është John McCain.
“Ne i kërkojmë presidnetit Obama, në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s, që t’i përgjigjemi menjëherë kërkesës për asistencë ushtarake të lëshuar nga qeveria ukrainase”, kanë shkruar John McCain dhe kolegu i tij Lindsey Graham në një komunikatë.
Ndihma, sipas tyre, duhet të përfshijë armë të lehta, municione, sisteme mbrojtëse, sisteme antitank dhe antiajrore, pajisje mbrojtëse dhe një bashkëpunim në fushën e informimit./