OKB: Elvana Shala , Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, takon drejtoreshen gjenerale të UNESCO-s znj. Irina Bokova/UN – NEW YORK : ( 2 3 shtator 2015 ) Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e cila është ftuar nga drejtori i përgjithshëm i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, z. Mark Donfried, të marrë pjesë në Samitin vjetor për të rinjtë në OKB, i cili zhvillon punimet paralel me sesionin e 70-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, thotë në një dekleratë të saj , se është takuar dje edhe me drejtoreshen gjenerale të UNESCO-se znj. Irina Bokova .Në qendër të bisedës së këtij takimi – sipas satusit të saj në rrjetin social facebook – thuhet të ketë qenë biseda rreth zhvillimit të diplomacisë kulturore në Kosovë si dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në UNESCO.Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, znj. Elvana Shala , e cila po qëndron gjatë këtyre ditëve në New York, në kuadër të Samitit Vjetor për të Rinjtë në Kombet e Bashkuara, u takua dje me drejtoreshen gjenerale të UNESCO-se znj. Irina Bokova , thotë deklerata .Duke shtuar se m e ke të rast ajo ka biseduar rreth zhvillimit të diplomacisë kulturore në Kosovë si dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në UNESCO.“Gjate bisedimeve Ambasadorja Shala – theksoi se pranimi i Kosovës në UNESCO është shumë i rëndësishëm dhe përveç tjerash vendit tonë do ti sillte me shumë perspektiva rinore, mundësi shkëmbimi ndërkulturor dhe mundësi bashkëpunimi mes të rinjëve të Kosovës dhe të rinjëve të vendeve të ndryshme botërore në fushën e kulturës edukimit dhe shkencës”.Nderkaq thuhet se znj. Bokova ka vlerësuar lartë pjesemarrjen e Kosovës në këtë samit dhe ka shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë e Kosovës./Beqir SINA/
Thaçi takon ambasadorët e UNESCO-s në Paris
Paris, 18 shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas Londrës ka vazhduar vizitën në Francë.Në Paris, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime të shumta me ambasadorë të shteteve të ndryshme të botës, që janë anëtare të UNESCO-s.
Ai i ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen që po i japin procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së dhe ka treguar që edhe Kuvajti e Luksemburgu janë nënshkruar në kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.”Kosova është angazhuar në një fushatë pozitive, sistematike dhe të fokusuar në promovimin e zhvillimit tonë social, kulturor dhe ekonomik, derisa shumica e shteteve kanë shprehur mirënjohje për qasjen tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.Ditë më parë, zëvendëskryeministri Thaçi ka qëndruar edhe në Britani të Madhe, ku po ashtu ka marr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO./b.j/