-Themelohet rrjeti për të rinjtë dhe studentët në Republikën e Turqisë. Takim me përfaqësuesit e më shumë se 20 shoqatave shqiptare në Stamboll dhe rrethinë/
PRISHTINË, 14 Mars 2016/ Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës ka dërguar sot këtë njoftim:
Angazhimi më i madh i rinisë dhe i studentëve, si brez i ardhshëm i liderëve, është i domosdoshëm. Shqiptarët janë njohur në botë si një komb me rini kreative, inteligjente dhe punëtore, duke ia shtuar këtyre edhe numrin e madh, me të cilin përfaqësohen.Ministria e Diasporës, në kuadër të përgjegjësive e përmbushjes së objektivave dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji i Diasporës dhe Mërgatës, si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën, e ka iniciuar themelimin e rrjetit për të rinjtë dhe studentët në Republikën e Turqisë, në Stamboll, rrjet ky që do të iniciojë bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të të rinjve dhe studentëve në Turqi. Më pas, ky bashkëpunim do të bartet edhe në vendet e tjera të botës.Ky rrjet u krijua në praninë e rreth 20 përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme rinore në Turqi dhe individëve, në mesin e të cilëve i pranishëm ishte edhe kampioni i Turqisë në pingpong, si dhe studentë të tjerë ekselentë në fushat e tyre përkatëse.
Pas një diskutimi dy orësh, në ambientet e një biznesi të suksesshëm shqiptar, u krijua edhe grupi koordinues prej 11 vetash, të cilët në një të ardhme të afërt do ta themelojnë edhe strukturën e rrjetit.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, bashkë me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina, dhe u.d. drejtori i Qendrës Kulturore në Turqi, Qamil Bytyqi, e përshëndetën organizimin, duke porositur se rinia shqiptare në diasporë është një fuqi e madhe si intelektuale, ashtu edhe artistike, dhe kjo fuqi, pasi të bashkohet, duhet të shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e pozitës të të rinjve në vendet ku jetojnë.Po ashtu, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Shahini, mbajti një takim me përfaqësuesit e më shumë se 20 shoqatave shqiptare në Stamboll dhe rrethinë, të cilët i njoftoi për punën e Ministrisë së Diasporës, në veçanti në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës, për çfarë edhe kërkoi angazhim nga shoqatat që t’i japin prioritet sensibilizimit për mësimin e gjuhës shqipe nga diaspora shqiptare në Turqi.“Ruajtja e identitetit është një hallkë e rëndësishme e punës së Ministrisë. Por, ajo që, po ashtu, është e vlefshme është potenciali ekonomik për ata që mësojnë gjuhën shqipe”, theksoi Shahini, duke cekur shembuj të investitorëve të ndryshëm nga Turqia në Kosovë dhe të atyre që mbajnë pozita të larta në organizata ndërkombëtare në Kosovë e Shqipëri e që kanë prejardhje shqiptare.Në anën tjetër, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Morina, theksoi kontributin e diasporës shqiptare në ndihmën dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.